Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Çeku që “nuk sjell” bebe

9 June 2025 at 16:46

Autore: Deada Hyka | Citizens.al | Tiranë

Shqipëria përballet me një krize të thellë demografike. Lindshmëria është në nivelet më të ulëta historike dhe emigracioni vijon të zbrazë fshatrat dhe qytetet. Një sprovë e dyfishtë për politikën: të nxiten lindjet dhe të mbahen të rinjtë në vend. Në këtë panoramë shqetësuese, programi “Bonusi i Bebes” është paraqitur si një përgjigje e shpejtë, por sa e qëndrueshme është ajo?

Programi nuk jep ndihmë reale për familjet

Në heshtjen e një pasditeje, Ina J. mendon për kredinë, ushqimet, rrobat dhe një vizitë mjekësore që nuk mund ta shtyjë më. Bonusi i bebeve – 40 mijë lekë që mori në muajin e parë pas lindjes së vajzës – u shpenzua menjëherë. Ajo nuk e pa kurrë si ndihmë që do t’i ndryshonte jetën, por si detaj të vogël në një realitet të vështirë ku barra e prindërimit është individuale dhe e vetmuar.

Rënia e lindjeve në vend është tashmë strukturore. Me një normë lindshmërie prej 1.2 fëmijë për çdo grua – shumë më poshtë se norma e zëvendësimit 2.1 – Shqipëria është në një udhëkryq që rrezikon zhvillimin e qëndrueshëm. Të dhënat e Institutit të Statistikave (INSTAT) për vitin 2024 tregojnë vetëm 22,425 lindje, 5% më pak se një vit më parë – niveli më i ulët që nga viti 1934.

Në përgjigje të kësaj krize, qeveria nisi në vitin 2019 “Bonusin e Bebes”, i cili ofron 40 mijë lekë për fëmijën e parë, 80 mijë për të dytin dhe 120 mijë për të tretin. Por kjo është një ndihmë e përkohshme, që nuk krijon kushte afatgjata për t’i ndihmuar prindërit të marrin vendime për të zgjeruar familjen.

Një ndër problemet që ka nxjerrë në pah ky program është përfitimi i gjerë i familjeve rezidente jashtë vendit. Deri në tetor 2023, rreth 46% e përfituesve ishin jashtë Shqipërisë, çka nënvizoi emigracionin masiv të të rinjve. Pas këtij fenomeni, Kuvendi miratoi një ndryshim ligjor që përjashton nga përfitimi prindërit që nuk janë rezidentë në vend.

Ekonomisti Selami Xhepa thotë se kapaciteti fiskal i Shqipërisë është i kufizuar për të pasur masa më efektive se “Bonusi i bebes”. Ai është i mendimit se duhen rishikuar politikat buxhetore dhe orientuar fondet drejt çerdheve, lejeve prindërore të paguara apo lehtësimeve tatimore.

“Do të ishte më efikase që të investohej në përmirësimin e infrastrukturës sociale dhe mbështetjen e punësimit të të rinjve,” thotë Xhepa. Sipas tij, vendi ka nevojë për një strategji afatgjatë që lidh zhvillimin ekonomik me kohezionin social.

Në këtë drejtim, Shqipëria ka për të mësuar nga modelet e vendeve të tjera.

Polonia, për shembull, ka zbatuar programin “Family 500+”, që jep 118 euro në muaj për çdo fëmijë pas të parit, ndërsa Franca dhe Suedia ofrojnë një sërë shërbimesh sociale, përfshirë leje prindërore të gjata e të paguara dhe shërbime për kujdesin e fëmijëve. Ato kanë krijuar një sistem gjithëpërfshirës që u mundëson çifteve të ndërtojnë jetën me më shumë siguri.

Efektiviteti i programit dhe sfidat

Sipas një analize të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, thuajse gjysma e përfituesve të bonusit janë familje shqiptare që jetojnë jashtë kufijve të Shqipërisë. Ashtu siç thekson një raport i INSTAT, “programet që synojnë të rrisin lindshmërinë duhet të ndihmojnë kryesisht popullatën brenda kufijve të vendit”

Politika ka arritur të stimulojë familjet që janë larg Shqipërisë, por ka dështuar të krijojë një ndjesi të fortë lidhjeje dhe mbështetje për ata që janë brenda kufijve. 

Një raport nga Banka Botërore, thekson se “incentivat financiare, ndonëse të nevojshme, shpesh nuk janë të mjaftueshme për të ndryshuar mendësitë dhe sjelljet e qytetarëve në lidhje me lindjet. Ato duhet të mbështeten nga politikat sociale të gjerë dhe përmirësimi i kushteve të jetesës”.

Një aspekt tjetër është që shpërndarja e bonusit është shpesh e përqendruar në qytetet më të mëdha dhe rajonet më të zhvilluara, duke lënë pas shumë familje që jetojnë në zona rurale, të cilat janë më të prirura të kenë nivele më të larta të varfërisë dhe do të mund të përfitonin më shumë nga një mbështetje e tillë.

Ministrja e Shëndetësisë nuk iu përgjigj kërkesës për një intervistë lidhur me këtë çështje, duke preferuar të mos japë koment mbi këtë temë. Zyra e ministres Albana Koçiu nuk komentoi për efektivitetin e bonusit të bebes dhe as masat për rritjen e lindshmërisë në vend.

Sipas të dhënave më të fundit, për programin e bonusit të bebes, në total prej vitit 2019 deri më 2023, nga ministria janë shpërndarë rreth 14,8 miliardë lekë apo rreth 148 milionë euro .

Familjet me sytë drejt emigrimit

Emigracioni ka luajtur rol kyç në ndikimin negativ mbi lindshmërinë në Shqipëri. Sipas të dhënave të INSTAT, diaspora e re, e cila përbëhet nga emigrantët që kanë emigruar pas viteve 1990, llogaritet të jetë rreth 1.68 milionë individë, ose rreth 37% e shtetasve shqiptarë gjithsej. 

Ky fenomen ka krijuar edhe disbalancnë në politikën e “Bonusit të Bebes”, pasi një pjesë e konsiderueshme e përfituesve të programit janë emigrantët që kanë ndihmën financiare të bonusit, por që nuk kontribuojnë drejtpërdrejt në rritjen e lindshmërisë brenda shtetit shqiptar.

Sipas të dhënave të INSTAT, popullsia (rezidente) e Shqipërisë është mbi 2.8 milionë banorë. Kjo tregon se emigracioni ka kontribuar në uljen e popullsisë së vendit, duke e bërë më të vështirë arritjen e objektivave të programit për rritjen e lindshmërisë.

Në këtë kontekst, sipas sociologes Marsida Simo emigracioni masiv përbën një sfidë të madhe

“Emigracioni masiv po bën që shumë të rinj dhe çifte të largohen nga vendi duke pasur synim të krijojnë familje jashtë”, vëren Simo. 

Ajo thekson se ky fenomen ka pasoja të drejtpërdrejta në zbrazjen e zonave rurale dhe qyteteve të vogla, duke frenuar rritjen natyrore të vendit. Përballë këtyre sfidave, Simo mbështetet te përvoja ndërkombëtare për të sugjeruar politikat që mund të funksionojnë edhe në Shqipëri.

Investime në shërbime që kujdesen për fëmijët, leje prindërore të zgjatura dhe të realizueshme për të dy sektorët, publik dhe privat”, janë disa nga propozimet e saj.

Lexoni gjithashtu:

The post Çeku që “nuk sjell” bebe appeared first on Citizens.al.

Gjermania pezullon bashkimet familjare

By: redi
27 June 2025 at 15:19

Parlamenti i Gjermanisë votoi për të pezulluar bashkimet familjare për refugjatët pa status të plotë azili. Kjo është një lëvizje e përpjekjes së Kancelarit Friedrich Merz për të ashpërsuar rregullat e imigracionit. Ligji i ri nënkupton se refugjatët me atë që njihet si “mbrojtje plotësuese” nuk do të mund të sjellin anëtarët e afërt të familjes në Gjermani për dy vitet e ardhshme.

Source

Bashkia e Tiranës propozon ulje 50% të taksave për gratë kryefamiljare me 3 fëmijë, ja çfarë parashikon paketa e re

16 June 2025 at 09:45

Bashkia e Tiranës ka propozuar një paketë të re masash për ulje dhe përjashtime nga taksat dhe tarifat vendore në përkrahje të shtresave në nevojë. Në paketën e masave propozohet ulje 50% e taksës për infrastrukturën arsimore dhe tarifën e pastrimit për bizneset e drejtuara nga gratë kryefamiljarë me më shumë se 3 fëmijë apo përjashtim prej tyre për shoqatat e krijuara nga pensionistë dhe persona me aftësi të kufizuara.

Masat janë propozuar përmes projektvendimit “Për disa shtesa dhe ndryshime në vendimin nr.158, datë 26.12.2019, të Këshillit Bashkiak, “Për sistemin e taksave dhe tarifave vendore në qytetin e Tiranës”, të ndryshuar që para shqyrtimit për miratim do të publikohet edhe për konsultim publik. Konkretisht në projektvendim propozohet mbështetje për gratë kryefamiljare me tre ose më shumë fëmijë. Për këtë kategori është propozuar që subjektet e krijuara prej tyre të përfitojnë: 50% ulje të taksës së përkohshme për infrastrukturën arsimore dhe 50% ulje të tarifës së pastrimit.

“Do të lehtësohen nga taksa e përkohshme për infrastrukturën arsimore, në masën 50% bizneset e krijuara nga gra kryefamiljare që kanë tre ose më shume fëmijë, vetëm pas depozitimit të certifikatës familjare dhe ekstraktit historik të regjistrit tregtar me të dhënat e subjektit, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Taksave dhe Tarifave Vendore”, theksohet në relacion.

Propozohet po ashtu edhe përjashtim nga taksa e përkohshme për infrastrukturën arsimore dhe tarifa e pastrimit për shoqatat e pensionistëve dhe personave me aftësi të kufizuara (PAK). Sipas relacionit të projektvendimit përfitimi do të bëhet efektiv pas dorëzimit të dokumentacionit ligjor që vërteton përbërjen e shoqatës.

“Për të përfituar nga ky përjashtim përfaqësuesi juridik i shoqatës depoziton pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Taksave dhe Tarifave Vendore, vendimin e gjykatës nëpërmjet së cilit është regjistruar shoqata dhe dokumentin shoqërues që vërteton statusin e pensionistit apo të personit me aftësi të kufizuara sipas rastit”, citohet në relacion.

Në projektvendim propozohet edhe ulje e taksës së ndikimit në infrastrukturë për ndërtimet publike

Për të nxitur ndërtimet publike me interes qytetar, është propozuar edhe reduktim nga 4% në 2% i taksës së ndikimit në infrastrukturë për investime publike me pronësi shtetërore.

Në projektvendim ndër të tjera është propozuar edhe shfuqizimi për lehtësinë fiskale për 30% bizneset e ngritura nga romët dhe egjiptianët dhe për ato biznese, në të cilat numri i të punësuarve romë dhe egjiptianë zë mbi 30% të numrit total të të punësuarve.

Ulja e taksës është miratuar fillimisht me vendim të Këshillit të Ministrave, ndryshime të cilat u reflektuan edhe në vendimin nr. 35, datë 28.03.2024, të Këshillit Bashkiak.

Por është propozuar shfuqizimi i këtij vendimi, pasi nga Drejtoria e Taksës së Pasurisë është vlerësuar se bie ndesh me nenin 155 të Kushtetutës, që kërkon që çdo lehtësi fiskale të jetë e parashikuar me ligj, dhe jo me vendime nënligjore./ Monitor

The post Bashkia e Tiranës propozon ulje 50% të taksave për gratë kryefamiljare me 3 fëmijë, ja çfarë parashikon paketa e re appeared first on Sot News | Lajme.

Poliklinika Nr. 10 në Tiranë bëhet qendra e parë e mjekësisë familjare

By: Besnik
6 June 2025 at 15:18

Qendra Shëndetësore Nr. 10, që shërben rreth 71 mijë banorë në Tiranë, është rikthyer si Qendra e Parë e Mjekësisë Familjare.

Struktura e re ofron një gamë më të gjerë shërbimesh për pacientët.

Vetëm në 5 muajt e parë të këtij viti, në këtë qendër janë realizuar 60 mijë vizita për patologji të ndryshme.

Mënyra e re e funksionimit bën të mundur që anëtarët e një familjeje të kenë një mjek të vetëm, pavarësisht moshës, dhe kartelat e tyre të organizohen sipas strukturës familjare.

Gjithashtu, në këtë qendër kryejnë praktikën specializantët e mjekësisë familjare dhe infermierët, duke e kthyer atë edhe në një qendër universitare për mjekësinë familjare, sa i përket mënyrës së ofrimit të shërbimit.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Poliklinika Nr. 10 në Tiranë bëhet qendra e parë e mjekësisë familjare appeared first on Euronews Albania.

Preken dhe shqiptarët, Gjermania do të ndryshojë rregullat për shtetësi dhe bashkime familjare

By: Ardit
28 May 2025 at 09:42

Në kabinetin qeveritar të Gjermanisë do të paraqiten sot për herë të parë propozimet e Ministrisë së Brendshme për ndryshime në marrjen e shtetësinë gjermane dhe për bashkimet familjare – për disa kategori. Ministri i Brendshëm Aleksandar Dobrindt do të paraqesë një projektligj në Qeveri ku do të kërkohet ndalimi i bashkimeve familjare për refugjatët […]

The post Preken dhe shqiptarët, Gjermania do të ndryshojë rregullat për shtetësi dhe bashkime familjare appeared first on BoldNews.al.

Fillon ndërtimi i Qendrës së Mjekësisë Familjare në Kijevë të komunës së Malishevës

28 May 2025 at 09:34

Kanë filluar punimet për ndërtimin e Qendrës së Mjekësisë Familjare në fshatin Kijevë, një projekt i rëndësishëm në fushën e shëndetësisë që po realizohet përmes bashkëpunimit të Komunës së Malishevës dhe organizatës humanitare “Qatar Charity”.

Ky projekt, i cili është bashkëfinancuar nga të dy palët, është cilësuar si një ndër investimet më të mira në sektorin e shëndetësisë në këtë komunë, me qëllim përmirësimin e shërbimeve mjekësore për banorët e Kijevës dhe zonave përreth.

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, ka theksuar rëndësinë e këtij investimi për komunitetin lokal, duke e cilësuar atë si një premtim të mbajtur dhe një hap konkret drejt përmirësimit të infrastrukturës shëndetësore.

Komuna e Malishevës ka paralajmëruar se do të vazhdojë me projekte të ngjashme në të ardhmen, duke synuar rritjen e cilësisë së jetës për të gjithë qytetarët e saj.

The post Fillon ndërtimi i Qendrës së Mjekësisë Familjare në Kijevë të komunës së Malishevës appeared first on Telegrafi.

Detaje të reja/ Aksidenti tragjik ku ndërruan jetë 3 shqiptarë në Gjermani po ktheheshin nga një festë familjare (Foto)

25 May 2025 at 19:50

Nga aksidenti i rëndë rrugor që ndodhi në orët e para të mëngjesit pranë qytetit Koblenz, në Gjermani, ku humbën jetën tre shtetas shqiptarë dhe disa të tjerë mbetën të plagosur, dalin detaje të reja rreth ngjarjes.

Sipas raportimeve, viktimat janë një burrë 53-vjeç dhe dy gra të moshës 47 dhe 65 vjeç. Ata, së bashku me gjashtë persona të tjerë të moshës nga 20 deri në 66 vjeç, po ktheheshin nga një festë familjare në landin e Hessenit.

Aksidenti ndodhi rreth orës 03:05 të mëngjesit, kur një minibus me nëntë pasagjerë doli nga rruga në të djathtë dhe më pas u përmbys. Policia gjermane ka bërë me dije se asnjë automjet tjetër nuk ishte i përfshirë në aksidentin fillestar, por një makinë tjetër kaloi mbi ‘rrënoja’ pak pas ngjarjes.

Shkaqet e aksidentit janë ende të paqarta, ndërsa autoritetet janë duke vijuar hetimet për të sqaruar plotësisht rrethanat. Gjithashtu, ende nuk janë konfirmuar plotësisht identitetet e disa prej personave që ndodheshin në automjet, ku mësohet se përveç shqiptarëve, kishte edhe shtetas të tjerë të huaj.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë ka konfirmuar humbjen tragjike të jetëve dhe ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjet e viktimave, si dhe ka uruar shërim të shpejtë për të plagosurit. Konsullata dhe Ambasada shqiptare në Gjermani po vijojnë bashkëpunimin me autoritetet vendase për të ndihmuar qytetarët e prekur nga kjo ngjarje e rëndë.

 

The post Detaje të reja/ Aksidenti tragjik ku ndërruan jetë 3 shqiptarë në Gjermani po ktheheshin nga një festë familjare (Foto) appeared first on Sot News | Lajme.

Brenda javës në rajonin e Ferizajt regjistrohen 12 raste të vjedhjeve dhe 26 arrestime

19 May 2025 at 16:00

Policia Rajonale e Ferizajt ka ndërmarrë një sërë masash për parandalimin dhe trajtimin e incidenteve, vjedhjeve dhe dhunës në familje. Sipas Policisë së Kosovës në Ferizaj, gjatë periudhës 12 maj deri më 18 maj janë raportuar 12 raste të veprave penale kundër pasurisë.

“Gjatë kësaj periudhe janë raportuar 12 raste të vjedhjeve, të cilat kanë ndodhur si vijon: 7 raste në Ferizaj, 3 raste në Shtime, një raste në Kaçanik dhe një rast në Shtërpcë.  Ndërkaq, veprat penale të dhunës në familje kanë ndodhur tre raste në Ferizaj dhe një rast në Shtime”, thuhet në raport.

Sipas Policisë së Kosovës gjatë kësaj periudhe janë realizuar edhe 26 arrestime të kërkuar nga gjykata.

“Policia ka arrestuar 26 persona të kërkuar me urdhëresa nga gjykatat kompetente për vepra të ndryshme penale dhe kundërvajtëse. Ftojmë qytetarët të bashkëpunojnë me policinë për parandalimin dhe luftimin e krimit. Ju mund të raportoni rastet kriminale”, thuhet në raport./Telegrafi/

The post Brenda javës në rajonin e Ferizajt regjistrohen 12 raste të vjedhjeve dhe 26 arrestime appeared first on Telegrafi.

Foto familjare e Samitit VI të Komunitetit Politik Europian në Tiranë

TIRANË, 16 maj/ATSH/ Kryetarë shtetesh dhe qeverish nga 47 vende europiane, së bashku me drejtuesit e institucioneve kryesore evropiane dhe ndërkombëtare kanë mbërritur sot në Tiranë për të marrë pjesë në punimet e samitit të Komunitetit Politik Evropian.

Pas ceremonisë së mikpritjes në sheshin “Skënderbej” nga kryeministri Edi Rama dhe eventit hapës së këtij forumi të rëndësishëm në Teatrin e Operas dhe Baletit, liderët pjesëmarrës në Samitin e VI të Komunitetit Politik Europian bënë edhe foton familjare, sipas protokollit zyrtar të këtij forumi.

Fotoja familjare e liderëve pjesëmarrës në Samitin e VI të Komunitetit Politik Europian u bë para Shtëpisë së Europës nën monumentin e heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeu.

Ceremonia e mirëseardhjes në samit u shoqërua nga performanca të ndryshme artistike, promovuese të traditës dhe kulturës kombëtare shqiptare.

Ndërkohë Samiti do të vijojë përgjatë ditës me seancat plenare dhe tryezat e diskutimeve.

Samiti i gjashtë i Komunitetit Politik Europian nisi sot punimet në Tiranë nën logon “New Europe in a new world”, duke shënuar takimin e tij për herë të parë në Ballkanin Perëndimor me pjesëmarrjen e liderëve, kryetarë shtetesh dhe qeverish nga 47 vende europiane, së bashku me drejtuesit e institucioneve kryesore evropiane dhe ndërkombëtare./m.m/j.p/

The post Foto familjare e Samitit VI të Komunitetit Politik Europian në Tiranë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Të shtëna me armë në një festë familjare në Hjuston, 1 i vrarë dhe 13 të plagosur

4 May 2025 at 14:36

Të paktën një person u vra dhe 13 të tjerë u plagosën, disa prej të cilëve në gjendje kritike, në një të shtënë me armë që ndodhi në një festë familjare në Hjuston të Teksasit, tha sot shteti amerikan i Teksasit.

Ndihmësshefe e Departamentit të Policisë së Hjustonit, Patricia Cantu, tha në një konferencë për shtyp se policia ka ndaluar disa persona, por nuk dihet nëse personi përgjegjës për të shtënat është ndaluar.

Ajo theksoi se disa nga të plagosurit u operuan pasi u transportuan në spitale, raportoi AP.

Patricia Cantu deklaroi se oficerët mbërritën në vendngjarje disa minuta pasi morën telefonatën dhe gjetën disa persona të plagosur në vende të ndryshme përreth shtëpisë.

Ajo tha se besohet se një mysafir i paftuar mbërriti në festën familjare dhe iu kërkua të largohej nga shtëpia, por më pas filloi të qëllonte, duke bërë që njerëzit e tjerë të kundërpërgjigjeshin me zjarr.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Të shtëna me armë në një festë familjare në Hjuston, 1 i vrarë dhe 13 të plagosur appeared first on Euronews Albania.

Rriten shpenzimet familjare, më shumë se 36 000 lekë shkojnë për ushqime

29 April 2025 at 17:15

Shpenzimet mesatare mujore për një familje shqiptare janë 91,700 lekë, me rritje rreth 4% krahasuar me vitin e kaluar.

Një analizë më e detajuar se si harxhohen këto para, është bërë nga qendra e studimeve ALTAX, e cila thotë se 40% e tyre shkon për ushqime dhe pije joalkoolike. Në vlerë, janë 36 400 lekë që shpenzohen në tregje dhe markete.

Shpenzimet për banesën dhe faturat e ujit dhe energjisë përfaqësojnë 10% të shumës, ose 8900 lekë.

Për transportin publik familjet harxhojnë mesatarisht 6800 lekë ose 7% të buxhetit, ndërsa shpenzimet e tjera që lidhen me  arsimin, shëndetësinë, argëtimin, veshmbathjen dhe përkujdesjen, shpenzimi i përgjithshëm është 43%.

Duke analizuar këtë ndarje, dilet në përfundim se familjet me të ardhura të ulëta për shembull., dy paga minimale ose ndihma sociale kanë vështirësi të konsiderueshme në përballimin e shpenzimeve të jetesës.

Kjo krijon nevojën për mbështetje shtesë, përfshirë politika sociale, mundësi për kurse profesionale, dhe nxitjen e mundësive për punësim.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Rriten shpenzimet familjare, më shumë se 36 000 lekë shkojnë për ushqime appeared first on Euronews Albania.

Pushimet familjare të Boris Johnson nuk shkon ashtu siç e kishte menduar! Ish-kryeministri i Britanisë kafshohet nga struci

By: Rovena
7 April 2025 at 17:37

Pushimet në SHBA me familjen për ish-kryeministrin britanik Boris Johnos nuk kanë shkuar ashtu siç ai do të kishte dashur. Në një video të filmuar nga gruaja e tij Carrie, shihet ai dhe djali i tij, 4 vjeç Wilfred, teksa po përgatiteshin për të ushqyer një struc.

Në atë moment zogu i madh i afrohet makinës, zgjat kokën nga dritarja dhe e kafshoi. Ish-kryeministri lëshoi disa ulërima nga dhimbja, ndërsa djali i vogël filloi që të qante.

/abcnews.al

Një model i ri i ADN-së rishkruan historinë familjare

By: Mirgen
5 April 2025 at 20:12

Pas falimentit të kompanisë së njohur të testimit gjenetik 23andMe, si do të duket e ardhmja e analizave të ADN-së për gjenealogjinë? Një ekip studiuesish nga Universiteti i Miçiganit thotë se ajo do të ngjajë më shumë me një film sesa me një portret, falë një modeli të ri statistikor që mund të përdoret për […]

The post Një model i ri i ADN-së rishkruan historinë familjare appeared first on BoldNews.al.

Laska i përgjigjet Ramës: Listat i mbushëm me familjarë, jo me kriminelë siç bën ti

By: Oldi
26 March 2025 at 14:33

Sekretari i Përgjithshëm i “Shqipëria Bëhet”, Elton Laska i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama i cili deklaroi se partitë e reja i kanë mbushur me familjarë. Gjatë një reagimi në rrjetet sociale, Laska i drejtohet Ramës se më mirë partia është me familjarë që nuk ka precedentë penalë sesa me kriminelë siç vepron Partia Socialiste. […]

The post Laska i përgjigjet Ramës: Listat i mbushëm me familjarë, jo me kriminelë siç bën ti appeared first on BoldNews.al.

Pas rënies së ndjekësve në rrjete sociale, reagojnë familjarët e Eglit!

By: gaze tare
17 March 2025 at 11:18

Pas rënies së ndjekësve në rrjetet sociale, familjarët e Eglit kanë reaguar me një mesazh në llogarinë e saj personale të Imstagram-it, duke theksuar se mbështetja e vërtetë nuk matet me shifra.

Ata sqaruan se vendimi i saj për të vazhduar rrugëtimin nuk ishte për vëmendje apo për ndjekësit, por për veten e saj.

“A do ta ketë të vështirë? Patjetër. A do t’ia dalë? Patjetër,” shkruhet në reagim, ndërsa familjarët shprehën besimin dhe mbështetjen e tyre të palëkundur për të.

The post Pas rënies së ndjekësve në rrjete sociale, reagojnë familjarët e Eglit! appeared first on iconstyle.al.

Nis sot aplikimi i çmimit të ri të energjisë për abonentët familjarë, Balluku: 10.5% më i ulët

1 February 2025 at 09:37

TIRANË, 1 shkurt /ATSH/ Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku u shpreh se nga sot, nis aplikimi i çmimit të ri të energjisë elektrike në masën 10.5% më i ulët.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Balluku bëri me dije se nga dita e sotme aplikohet çmimi i ri i energjisë elektrike me kategori konsumi për të gjithë klientët familjarë, ndërsa tarifimi i ri do të pasqyrohet në faturën mujore shkurt 2025 që paguhet në faturën e muajit mars.

Sipas zv/kryeministres, nga kjo masë pritet të përfitojnë 1 milion e 70 mijë abonentë, ose gati 95 përqind e konsumatorëve familjarë.

“Kush konsumon deri në 700 kw/orë paguan 8.5 lekë për kë/orë. Nuk është faturim me fashë, por me konsum dhe kush e kalon 700 kw/orë e paguan të plotë. Janë 1.070.000 abonentë, 95% e abonentëve që harxhojnë më pak se 700 kw/orë”, është shprehur më herët ministrja Balluku.

Në një konferencë për mediet me Kryeministrin Edi Rama, Balluku ka bërë më herët një analizë të çmimit të energjisë elektrike gjatë dekadës së fundit.

“Në vitin 2005 çmimi i energjisë ishte i ndarë në dy fasha, që nga analizat që kemi bërë nuk ka rezultuar e studiuar. Fasha 210 këh në vitin 2005 paguhej me 4,5 lekë dhe fasha mbi 210 kwh paguhej me 9 lekë. Në vitin 2006, këto dy fasha u bashkuan duke nxjerrë një çmim të ponderuar prej 7 lekësh. Në 2008 fashat rindahen nën 300 kwh paguhet me 7 lekë dhe mbi 300 kwh paguhet me 12 lekë. Në vitin 2010 regjistrohet çmimi më i lartë historik të aplikuar ndonjëherë dhe kemi fashën nën 300 kwh që paguhet me 7.7 lekë dhe ajo mbi 300 kwh që paguhet me 13,5 lekë. Ky vendim u mor në vitin 2009 që vijoi deri në vitin 2015, kur qeveria mori vendim që fashat të hiqen pasi krijoi dhe një sërë abuzimesh të analizuara nga viti 2014 deri në 2015 dhe vendoset një çmim prej 9,5 lekësh, një çmim i unifikuar që do të jetë në fuqi deri në 1 shkurt 2025”, tha ajo.

Bordi i Entit Rregullator të Energjisë (ERE) vendosi që çmimi për konsumatorët familjarë që shpenzojnë deri në 700 kwh, do të jetë 8,5 lekë për kilovat. Për ato familje që konsumojnë më shumë se 700 kilovat, çmimi do të jetë 9,5 lekë për kilovat. /j.p/

The post Nis sot aplikimi i çmimit të ri të energjisë për abonentët familjarë, Balluku: 10.5% më i ulët appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Hyn në fuqi çmimi i energjisë për abonentët familjarë, sa është fatura që do të paguajnë

By: V K
1 February 2025 at 08:46

Duke nisur nga sot, hyn në fuqi çmimi i energjisë për abonentët familjarë. Kush konsumon deri ne 700 kWh/muaj energji do të paguajë 8.5 lekë për kWh, ndërsa për familjarët që familjarët që konsumojnë mbi 700 kWh/muaj, çmimi mbetet 9.5 lekë për kWh.

Kështu nëse deri më sot familjet që konsumonin 700 kW paguanin 7980 lekë me TVSH, nga muaji i ardhshëm pagesa zbret në 7140 lekë ose 840 lekë më pak.

Ndërsa pa TVSH e njëjta faturë ulet nga 6650 lekë në 5950 lekë, ose 700 lekë më pak.

Porsa është numri i familjeve që përfitojnë nga kjo lehtësi. Janë mbi 1 milion familje që konsumojnë deri në 700 kWh energji në muaj.

Ky vendim u mor në muajin janar nga Enti Rregullator i Energjisë, ndërsa kryeministri Edi Rama, deklaroi pas vendimit për uljen e çmimit për abonentët familjarë se kjo lehtësi, nuk u mor për qëllime elektorale por qeveria ka një plan për ta shndërruar Shqipërinë në një vend eksportues të energjisë deri në vitin 2030. Tarifa e re e energjisë elektrike që hyn në fuqi nga kjo e shtunë, do të aplikohet deri në 31 dhjetor të këtij viti.

The post Hyn në fuqi çmimi i energjisë për abonentët familjarë, sa është fatura që do të paguajnë appeared first on Albeu.com.

14 vite nga 21 janari/ Familjarë, qytetarë dhe deputetë të mazhorancës, homazhe në nder të katër viktimave

By: E.K
21 January 2025 at 10:23

Janë mbajtur homazhet në nder të katër viktimave të 21 janarit të 14 viteve më parë. Të pranishëm veç të afërmve dhe familjarëve të viktimave, ishin edhe deputetë të grupit parlamentar të PS, Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali, ndërsa kryeministri Edi Rama nuk mori pjesë në homazhe për shkak se ndodhet jashtë vendit në Forumin […]

The post 14 vite nga 21 janari/ Familjarë, qytetarë dhe deputetë të mazhorancës, homazhe në nder të katër viktimave appeared first on FaxWeb.

Kishte lidhje familjare me princ Harryn dhe William? Kush është viktima e sulmit terrorist në New Orleans

4 January 2025 at 12:55

Edward Pettifer, 31 vjeç, një shtetas britanik nga Chelsea, Londër, është konfirmuar si një nga viktimat e sulmit terrorist të Vitit të Ri në New Orleans. Ai ishte njerku i Tiggy Legge-Bourke, ish-dados së Princit William dhe Princit Harry, dhe u vlerësua se ka vdekur nga lëndime të shkaktuara nga forcë e mprehtë.

Edward ishte djali i madh i Charles Pettifer dhe Camilla Wyatt, dhe pasi prindërit e tij u ndanë, ai jetoi me nënën dhe vëllain e tij në Londër. Pettifer ishte një skiator dhe peshkatar i pasionuar, dhe besohet të ketë qenë student në shkollën prestigjioze Stowe School.

Sulmi tragjik në New Orleans u realizua kur Shamsud Din Jabbar, një veteran i ushtrisë, përplasi një kamion të marrë me qira në turmën e njerëzve gjatë festimeve të Vitit të Ri. Ky akt, i frymëzuar nga ISIS, shkaktoi 14 viktima dhe shumë të plagosur. Jabbar, që u përball me autoritetet pas sulmit, vdiq pas një shkëmbimi zjarri me policinë. Në një deklaratë të lëshuar nga familja e Edward, ata shprehën “shkatërrimin” për humbjen e tij dhe kërkuan që të pikëllojnë në mënyrë private.

The post Kishte lidhje familjare me princ Harryn dhe William? Kush është viktima e sulmit terrorist në New Orleans appeared first on Sot News | Lajme.

“Jemi përballur me kërcënime ndaj nesh e familjarëve”/ Kreu i SPAK: Kanë tentuar të na minojnë punën me fyerje e…

19 December 2024 at 10:55

Drejtuesi i SPAK, Altin Dumani është shprehur se prokurorët e posaçëm gjatë punës së tyre janë përballur me kërcënime, si ndaj tyre, ashtu edhe familjarëve. Në 5 vjetorin e themelimit të SPAK, Altin Dumani u shpreh se ka pasur përpjekje për të minuar punën e tyre me shpifje e fyerje, por theksoi se “përballë tyre jemi mbledhur bashkë si një trupë e vetme kolegësh, kemi kuptuar e rëndësishme është pavarësia e institucionit ku ushtrojmë detyrën”. Drejtuesi i SPAK theksoi se nuk mund të ketë zyrtarë publikë të imunizuar nga drejtësia.

Altin Dumani: Ajo që na frymëzon të gjithëve është sa afër ndihemi me publikun, sa i prekshëm është besimi i tyre dhe rrëzimi i një mendësie e cila toleron korrupsionin, ku korrupsioni kalon vjedhurazi në fusha të ndryshme të jetës sonë i pandëshkuara, ku krimi bën plane të legjitimojë pandëshkueshmërinë në hallkat të ndryshme të jetës.

Jemi përpjekur të tregojmë se korrupsioni sfidohet se krimi i organizuar, mund të vihet para përgjegjësisë, se sot nuk mund të ketë zyrtarë publikë të imunizuar nga drejtësia. Se ligji funksionin dhe të rinjtë mund të shpresojmë fort tek një shtet i së drejtës. Kjo përpjekje e jona nuk ka kaluar pa vështirësi, korrupsioni apo krimi nuk mund të zhduken brenda ditës.

Jemi përballur me përpjekje për të minuar punën tonë, me fyerje, shpifje kërcënime ndaj nesh apo familjarëve tanë, por përballë tyre jemi mbledhur bashkë si një trupë e vetme kolegësh, kemi kuptuar e rëndësishme është pavarësia e institucionit ku ushtrojmë detyrën dhe sa e vyer është integriteti gjithsecilit nga ne, nëse dikush mendon ndryshe, gaboheni. Jemi betuar për tu shërbyer vendin. Misioni ynë nuk përfundon me dosjen e radhës, nuk kemi kohë për të shpjeguar por për të vijuar me tjetrën. Për këtë duket këmbëngulje. SPAK është më i fortë se është i pavarur.

The post “Jemi përballur me kërcënime ndaj nesh e familjarëve”/ Kreu i SPAK: Kanë tentuar të na minojnë punën me fyerje e… appeared first on Sot News | Lajme.

❌
❌