TIRANË, 14 korrik /ATSH/ Gjykata Kushtetuese organizoi sot aktivitetin për prezantimin e Udhërrëfyesit (Guidës) së Jurisprudencës së Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë – Vëllimi II”.
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja në fjalën e tij deklaroi se, “publikimi i këtij vëllimi të ri është një hap domethënës për përmirësimin e kulturës juridike në vend”.
“Ai ofron një pasqyrë të qartë dhe të sistemuar të praktikës kushtetuese, duke shërbyer si një mjet i vyer jo vetëm për juristët, akademikët dhe studentët, por edhe për çdo qytetar që dëshiron të njohë më mirë të drejtat dhe liritë e tij”, tha Manja.
Kjo, theksoi Manja, “është dëshmi e përkushtimit institucional për transparencë, edukim juridik dhe forcim të besimit të publikut te drejtësia. Duke e bërë jurisprudencën më të aksesueshme dhe të kuptueshme, ne kontribuojmë drejtpërdrejt në krijimin e një kulture të respektit ndaj Kushtetutës dhe të drejtave themelore të njeriut”.
Në një shtet demokratik, shtoi ministri, “Gjykata Kushtetuese është garant i rendit juridik dhe i parimeve mbi të cilat ngrihet Republika. Përmes vendimmarrjes së saj, ajo mbron ekuilibrin mes pushteteve, siguron kufizimin e ndërhyrjeve arbitrare dhe mbron liritë dhe të drejtat themelore të individit”.
“Ky institucion nuk është thjesht një gjykatë që shqyrton çështje juridike – është mbrojtësi i kontratës sonë shoqërore, i themeleve të demokracisë sonë dhe i stabilitetit të shtetit”, nënvizoi Manja.
Manja theksoi se, Udhërrëfyesi për Shtetin e së Drejtës, i miratuar në fund të vitit të kaluar, përmban masa të qarta dhe ambicioze për forcimin e kapaciteteve institucionale dhe rritjen e transparencës.
Ai synon përmirësimin e sistemit të publikimit të vendimeve, zhvillimin e mjeteve të reja të informimit për publikun dhe profesionistët, rritjen e bashkëpunimit ndërinstitucional për zbatimin efektiv të vendimeve dhe ngritjen e kapaciteteve profesionale përmes trajnimeve dhe shkëmbimeve me gjykatat partnere në Evropë”, u shpreh Manja.
Këto masa, shtoi ai, “nuk janë qëllim në vetvete, por pjesë e një vizioni më të gjerë për të garantuar një drejtësi më të hapur, të përgjegjshme dhe të besueshme për qytetarët”.
Manja nënvizoi se, “për Shqipërinë, procesi i integrimit evropian nuk është thjesht një objektiv politik, por një reformë e thellë shoqërore dhe institucionale. Përafrimi me standardet evropiane të të drejtave të njeriut dhe të shtetit të së drejtës kërkon një sistem drejtësie që është i pavarur, i drejtë dhe efektiv”.
Në këtë proces, shtoi Manja, “Gjykata Kushtetuese ka një rol kyç: të sigurojë që çdo ndryshim ligjor apo institucional të respektojë Kushtetutën dhe vlerat themelore mbi të cilat mbështetet rendi ynë demokratik”.
Manja theksoi se, “Ministria e Drejtësisë mbetet e përkushtuar të mbështesë me të gjitha mjetet institucionale këtë proces. Ne jemi të vendosur të punojmë ngushtësisht me Gjykatën Kushtetuese, me gjykatat e tjera, me shoqërinë civile dhe partnerët tanë ndërkombëtarë për të garantuar zbatimin e reformave dhe ndërtimin e një drejtësie që i shërben vërtet qytetarit”.
Kjo, shtoi ai, “nuk është një punë që mund të bëhet vetëm. Kërkon bashkëpunim të ngushtë, mirëbesim dhe dialog të hapur ndërmjet të gjitha institucioneve”.
TIRANË, 14 korrik /ATSH/ Gjykata Kushtetuese organizoi sot aktivitin për prezantimin e Udhërrëfyesit (Guidës) së Jurisprudencës së Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë – Vëllimi II”.
Kryetarja e Gjykata Kushtetuese, Holta Zaçaj në fjalën e saj u shpreh se, “udhërrëfyesi është shumë më tepër se një botim: është i pari i këtij lloji që organizon në mënyrë sistematike vendimet e Gjykatës, duke përfshirë gjithçka: nga parimet themelore kushtetuese, liritë dhe të drejtat e njeriut, organizmin, funksionimin dhe parimet mbi të cilat ushtrojnë veprimtarinë institucionet shtetërore, në këndvështrim të ndarjes dhe balancimit të pushteteve, duke siguruar transparencë e akses në drejtësinë kushtetuese, si dhe duke ofruar një mjet të nevojshëm për të kuptuar evolucionin e saj në Shqipëri”.
“Ky udhërrëfyes është një dëshmi e gjallë e trashëgimisë së drejtësisë kushtetuese të Shqipërisë, e pasqyruar në vendimet kyçe të Gjykatës Kushtetuese. Shumë nga këto vendime janë shtyllat themelore të drejtësisë shqiptare, duke shënuar momente vendimtare në zhvillimin demokratik të vendit çka u jep atyre edhe një rëndësi historike. Ato pasqyrojnë sfidat e vazhdueshme të shoqërisë sonë dhe të reformave të ndërmarra, duke vënë në pah rolin e pazëvendësueshëm të Gjykatës Kushtetuese në mbrojtjen e demokracisë, të drejtave të njeriut dhe vlerave njerëzore që janë sanksionuar në tekstin e Kushtetutës tonë”, theksoi ajo.
Për herë të parë, shtoi Zaçaj “jurisprudenca e plotë e Gjykatës Kushtetuese bëhet e aksesueshme në një format të strukturuar dhe gjithëpërfshirës, duke mundësuar një kuptim më të mirë dhe një përdorim praktik të parimeve e standardeve kushtetuese”.
Ajo theksoi se, ky dokument shërben si një burim i rëndësishëm reference për disa arsye.
“Për vetë Gjykatën Kushtetuese pasi udhërrëfyesi është konceptuar si një dokument pune, i cili ndihmon dhe lehtëson analizën dhe kërkimin shkencor, ashtu edhe shkrimin e arsyetimin ligjor. Së dyti, për gjykatat e zakonshme – udhërrëfyesi ofron një pikë referimi të qartë në ushtrimin e veprimtarisë gjyqësore, interpretimin tonë të dispozitave kyçe kushtetuese. Së treti, për prokurorët pasi për shkak të rolit kyç që kanë prokurorët në zbatimin e ligjit, së katërti, për avokatët dhe praktikantet e ligjit”, tha ajo.
Për institucionet ekzekutive, udhërrëfyesi ofron qartësi se si parimet kushtetuese duhet të udhëheqin vendimmarrjen ekzekutive, duke siguruar që politikat dhe veprimet e kësaj dege të pushtetit të reflektojnë angazhimin për sundimin e ligjit dhe të drejtat e qytetarëve. Ndërkohë vuri në dukje ajo, për qytetarët dhe shoqërinë civile udhërrëfyesi bën të aksesueshme dhe të kuptueshme parimet kushtetuese duke u mundësuar qytetarëve të angazhohen më mirë për mbrojtjen e të drejtave të tyre.
Duke diskutuar për ndikimin e thellë të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, Zaçaj u shpreh se, “është e rëndësishme të theksojmë se këto vendime nuk janë thjesht me vlerë historike, ato vazhdojnë të formësojnë dhe pasurojnë peizazhin aktual ligjor përmes autoritetit të tyre precedencial”.
“Është po aq e rëndësishme të nënvizohet se autoriteti i këtyre vendimeve nuk është teorik. Përpjekjet për të kundërshtuar apo për të vënë në diskutim ekzekutimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese jo vetëm minojnë besimin e publikut në sistemin e drejtësisë, por edhe destabilizojnë qeverisjen demokratike”, tha ajo.
Zaçaj shtoi se, “vendimet e Gjykatës Kushtetuese nuk janë as këshilluese, as opsionale për t`u zbatuar—ato janë të detyrueshme dhe ekzekutimi i tyre përbën një detyrim kushtetues për të gjitha pushtetet.
Dështimi në ekzekutimin e këtyre vendimeve vë në diskutim vetë Kushtetutën dhe kërcënon integritetin e sundimit të ligjit, i cili kërkon që të gjitha institucionet shtetërore, jo vetëm të respektojnë vendimet e Gjykatës por edhe të veprojnë në shina kushtetuese”.
Kjo, nënvizoi Zaçaj, “ vlen gjithashtu për të mbajtur në vëmendje se kur institucionet përfshirë edhe ato gjyqësore krijojnë konflikte kushtetuese apo veprojnë jashtë kuadrit kushtetues – kjo minon vet legjitimitetin e sistemit ligjor dhe gërryen besimin e publikut”.
Ndaj, shtoi ajo, “Kushtetutshmëria si mënyrë të qeni dhe të sjelluri është pasaporta jonë e vetme në rrugën e integrimit drejt Evropës së bashkuar”.
“Ne jetojmë në një moment historik jo vetëm në Shqipëri por edhe në botë dhe na duhet të kujtojmë se vetëm demokracia, nuk mjafton. Sundimi i shumicës, edhe kur është i ligjshëm, mund të çojë në ligje që kufizojnë ose shkelin të drejtat themelore. Prandaj, është e domosdoshme që demokracia të jetë kushtetuese, me kufij për pushtetet, respekt të sundimit të ligjit dhe një pushtet gjyqësor të pavarur. Vetëm kështu demokracia nuk është thjesht dhe vetëm një mekanizëm qeverisës por një kulturë lirie, përgjegjshmëria dhe llogaridhënieje”, theksoi Zaçaj.
Megjithatë, shtoi ajo, “edhe vetë Kushtetuta, sado perfekte të jetë, nuk është e mjaftueshme. Është Gjykata Kushtetuese ajo që i jep kuptim, zbatim dhe mbrojtje asaj. Duke interpretuar vlerat mbi të cilat mbështeten dinjiteti njerëzor, barazia, liria dhe drejtësia, ajo siguron që parimet kushtetuese dhe të drejtat themelore të ruhen dhe te garantohen”.
Në këtë këndvështrim, Zaçaj theksoi se, mbetet një sfidë e vazhdueshme që drejtësia të jetë, jo vetëm e drejtë, por mbi të gjitha kushtetuese.
Udhërrëfyesi (Guida) e Jurisprudencës së Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë – Vëllimi II” përmbledh standardet e mbajtura në vendimmarrjen e saj që prej vitit 1992 sa i takon parimeve të së drejtës, ndarjes së pushteteve si dhe të drejtave kushtetuese substanciale.
Si një instrument i rëndësishëm i cili do të shërbejë për një njohje edhe më të mirë të vendimmarrjes dhe drejtësisë kushtetuese, ky vëllim i ri ndjek dhe plotëson udhërrëfyesin e parë të Gjykatës të botuar në vitin 2024, i cili përmban jurisprudencën e periudhës 1998-2023 të Gjykatës me fokus ankimin individual kushtetues.
Vëllimi i dytë i Udhërrëfyesit, në pjesën a parë të tij përmbledh vendimmarrjen e Gjykatës lidhur me parimet e përgjithshme të të drejtave dhe lirive themelore si dhe vendimmarrjen mbi të drejtat substanciale. Në pjesën e dytë ai paraqet standardet në jurisprudencën e Gjykatës mbi ndarjen e pushteteve si dhe mbi organizimin e funksionimin e organeve kushtetuese ku përfshihen institucionet si Presidenti, Kuvendi, Këshilli i Ministrave, Avokati i Popullit, Kontrolli i Lartë i Shtetit, gjykatat e prokuroria si dhe organet e qeverisjes vendore.
Të dy vëllimet e Udhërrëfyesit, përfaqësojnë një përpjekje të rëndësishme për të sistematizuar dhe bërë edhe më të aksesueshme jurisprudencën e Gjykatës Kushtetuese, duke synuar rritjen e transparencës, konsistencës dhe forcimin e kulturës kushtetuese në vend, në funksion të forcimit të shtetit të së drejtës dhe mbrojtjes së të drejtave e lirive të individit.
Botimi është rezultat i një pune të përbashkët të Gjykatës me ekspertë të shquar të së drejtës kushtetuese dhe mbështetet në një metodologji të qartë hulumtimi dhe sistematizimi.
Ky vëllim u realizua me mbështetjen e Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, si dhe me kontributin e Fondacionit Konrad Adenauer Stiftung. Ai është i disponueshëm në format botimi të shtypur si dhe në format elektronik të cilin e gjeni në faqen zyrtare të Gjykatës Kushtetuese.
Gjykata Kushtetuese paraqet udhërrëfyesin, foto: Florian Abazaj
1 nga 7
Gonzato gjatë paraqitjes së Udhërrëfyesit të Kushtetueses, foto: Florian Abazaj
TIRANË, 14 korrik /ATSH/ Gjykata Kushtetuese organizoi sot aktivitetin për prezantimin e Udhërrëfyesit (Guidës) së Jurisprudencës së Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë – Vëllimi II”.
Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, në fjalën e mbajtur në këtë aktivitet deklaroi se, në tetor të këtij viti do të mbahet një Konferencë Ndërkombëtare me fokus Reformën në Drejtësi.
“Po ndaj me ju një lajm të rëndësishëm, në tetor 2025 në rastin e 7-vjetorit të Komisionit të Venecias dhe të 30-vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në Këshillin e Europës, përvjetor i shënuar dje më 13 korrik, Kuvendi i Shqipërisë do të organizojë konferencë ndërkombëtare e cila do të fokusohet në Reformën në Drejtësi, Reformën Zgjedhore, dhe Drejtësinë Kushtetuese”, tha Spiropali.
Spiropali u shpreh se, një nga panelet do t’i kushtohet pikërisht sfidave dhe rolit të gjykatave kushtetuese në ruajtjen e rendit demokratik në vendet anëtare të KiE-së”.
Kjo, theksoi kryeparlamentarja, “do të jetë një mundësi për të ndarë përvoja dhe për të ndërtuar një vizion të qartë për të ardhmen e Shqipërisë në Europë dhe më gjerë.
Spiropali shtoi se, Kuvendi i Shqipërisë do të vijojë të mbështesë Reformën në Drejtësi.
Spiropali gjithashtu vlerësoi rolin kyç të Gjykatës Kushtetuese në konsolidimin e shtetit të së drejtës dhe theksoi se, vendi ndodhet në një moment të rëndësishëm historik.
“Shqipëria po kalon një etapë të rëndësishme në forcimin e institucioneve demokratike, në rrugëtimin drejt anëtarësimit në familjen europiane dhe në rritjen e prestigjit ndërkombëtar. Nga të gjithë ne kërkohet bashkëpunim i ngushtë për të çuar përpara këto procese jetike”, u shpreh ajo.
Duke iu referuar udhërrëfyesit të jurisprudencës, kryeparlamentarja nënvizoi se, ky botim përbën një mjet të rëndësishëm për të kuptuar dhe zbatuar vendimet kushtetuese në praktikën institucionale dhe ligjore të Shqipërisë.
“Vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë një kontribut i rëndësishëm në forcimin e shtetit të së drejtës. Ky vëllim vijon punën e nisur me botimin e parë dhe ofron një instrument të vlefshëm për analizën dhe zbatimin e jurisprudencës kushtetuese”, tha Spiropali.
TIRANË, 10 qershor /ATSH/ Agjencia Shtetërore e Kadastrës prezantoi sot, në mbledhjen e Komitetit Drejtues të projektit “EU for Property Rights”, dokumentin strategjik “Udhërrëfyesi i Digjitalizimit”, një hap thelbësor drejt transformimit të sistemit kadastral në Shqipëri.
Ky dokument vjen si rezultat i një analize të thelluar për modernizimin e shërbimeve të regjistrimit të pasurive, duke përcaktuar hapat konkretë proceduralë dhe teknikë, si dhe angazhimet institucionale të nevojshme për përmbushjen e objektivave të projektit.
Paralelisht, projekti fokusohet edhe në përmbylljen me sukses të procesit të regjistrimit fillestar në të gjithë territorin e Shqipërisë, një proces jetik për sigurinë juridike të pronësisë dhe zhvillimin ekonomik të vendit.
“Jemi të përkushtuar për digjitalizimin e plotë të të dhënave kadastrale dhe për përmbylljen me sukses të Regjistrimit Fillestar në të gjithë territorin e vendit”, siguroi Goxhobelli. /j.p/
Rreth orës 14:00, në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Prishtinë policia ka pranuar informatën për një mjet të dyshimtë shpërthyes.
Zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti ka konfirmuar për Telegrafin se njësitet përkatëse janë duke e trajtuar rastin me seriozitet të lartë.
“Sot rreth orës 14:00 kemi pranuar informatën për një mjet të dyshimtë shpërthyes në rrugën ‘Dëshmorët e Kombit’ në Prishtinë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore të cilat po ndërmarrin veprimet e nevojshme për të menaxhuar situatën”, ka thënë Ahmeti.
Për momentin nuk raportohet për ndonjë rrezik të drejtpërdrejtë për qytetarët, por autoritetet kanë bllokuar zonën përreth për siguri. /Telegrafi/
Në një kodër përballë Gazës, një çift përqafohet, të pavetëdijshëm për bombardimet në distancë.
Me filmin ”Yes” një afresk radikal i prezantuar në Kanë, regjisori izraelit Nadav Lapid thotë se dëshiron të dërgojë një elektroshok kundër verbërisë së vendit të tij që nga 7 tetori.
”Verbëria në Izrael është për fat të keq një sëmundje mjaft kolektive”, tha regjisori 50-vjeçar, i cili tashmë i kishte analizuar të këqijat e vendit të tij në filmin ”Synonyms”, i cili fitoi Ariun e Artë në Berlin në vitin 2019, dhe ”Ahed’s Knee” (2021).
Në filmin ”Yes”, të prezantuar në sesionin ”Filmmakers’ Fortnight”, ai përshkruan një shoqëri të varrosur nga ana e saj e errët që nga sulmi i Hamasit më 7 tetor 2023 dhe e cila zgjedh të mbyllë një sy ndaj luftës në Gaza me më shumë se 53 000 vdekje deri tani.
“Ajo që ndodhi më 7 tetor, niveli i tmerrit dhe mizorisë, e vendosi gjithçka në një nivel biblik”, shpjegon ai.
“Fantazia e madhe izraelite (…) për t’u zgjuar një ditë kur palestinezët nuk do të jenë më aty është shndërruar në një program”, thekson Lapid.
Për gati dy orë e gjysmë kaosi, filmi i tij ndjek një muzikant të quajtur Y, i cili ngarkohet nga autoritetet me detyrën e rishkrimit të himnit kombëtar izraelit për ta shndërruar atë në një copë propagande që bën thirrje për zhdukjen e palestinezëve. Ai pranon.
Dhe “Yes”-i në titull i referohet të vetmes përgjigje që u mbetet artistëve në Izrael, sipas aktorit kryesor Ariel Bronz, i cili shkaktoi një stuhi në vitin 2016 duke futur një flamur izraelit në anusin e tij gjatë një shfaqjeje në Tel Aviv.
”Detyra e parë e një artisti është të mos ecë me rrjedhën”, siguron ai.
“Duhet ta paguash çmimin. Është një sprovë e vërtetë të mbijetosh në këtë situatë ku je plotësisht i izoluar në vendin tënd. Ka shumë pak njerëz që ngrihen dhe thonë se ajo që po ndodh në Gaza është e padurueshme”, thotë Nadav Lapid, i cili beson se në vendin e tij ekziston ”një formë unanimiteti në lidhje me superioritetin e jetës izraelite mbi jetën palestineze”./atsh/ KultPlus.com
KANË, 22 maj /ATSH-AFP/ – Në një kodër përballë Gazës, një çift përqafohet, të pavetëdijshëm për bombardimet në distancë.
Me filmin ”Yes” një afresk radikal i prezantuar në Kanë, regjisori izraelit Nadav Lapid thotë se dëshiron të dërgojë një elektroshok kundër verbërisë së vendit të tij që nga 7 tetori.
”Verbëria në Izrael është për fat të keq një sëmundje mjaft kolektive”, tha regjisori 50-vjeçar, i cili tashmë i kishte analizuar të këqijat e vendit të tij në filmin ”Synonyms”, i cili fitoi Ariun e Artë në Berlin në vitin 2019, dhe ”Ahed’s Knee” (2021).
Në filmin ”Yes”, të prezantuar në sesionin ”Filmmakers’ Fortnight”, ai përshkruan një shoqëri të varrosur nga ana e saj e errët që nga sulmi i Hamasit më 7 tetor 2023 dhe e cila zgjedh të mbyllë një sy ndaj luftës në Gaza me më shumë se 53 000 vdekje deri tani.
“Ajo që ndodhi më 7 tetor, niveli i tmerrit dhe mizorisë, e vendosi gjithçka në një nivel biblik”, shpjegon ai.
“Fantazia e madhe izraelite (…) për t’u zgjuar një ditë kur palestinezët nuk do të jenë më aty është shndërruar në një program”, thekson Lapid.
Për gati dy orë e gjysmë kaosi, filmi i tij ndjek një muzikant të quajtur Y, i cili ngarkohet nga autoritetet me detyrën e rishkrimit të himnit kombëtar izraelit për ta shndërruar atë në një copë propagande që bën thirrje për zhdukjen e palestinezëve. Ai pranon.
Dhe “Yes”-i në titull i referohet të vetmes përgjigje që u mbetet artistëve në Izrael, sipas aktorit kryesor Ariel Bronz, i cili shkaktoi një stuhi në vitin 2016 duke futur një flamur izraelit në anusin e tij gjatë një shfaqjeje në Tel Aviv.
”Detyra e parë e një artisti është të mos ecë me rrjedhën”, siguron ai.
“Duhet ta paguash çmimin. Është një sprovë e vërtetë të mbijetosh në këtë situatë ku je plotësisht i izoluar në vendin tënd. Ka shumë pak njerëz që ngrihen dhe thonë se ajo që po ndodh në Gaza është e padurueshme”, thotë Nadav Lapid, i cili beson se në vendin e tij ekziston ”një formë unanimiteti në lidhje me superioritetin e jetës izraelite mbi jetën palestineze”./ a.jor.
Një sasi lënde plasëse është gjetur mbrëmjen e së martës në qytetin e Durrësit, në zonën e njohur si “Veliera”.
Qytetarë të rastësishëm kanë njoftuar menjëherë policinë, pasi vunë re një objekt të dyshimtë të lënë në rrugë nga persona ende të paidentifikuar dhe në rrethana të paqarta, raporton euronews.al.
Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë së Durrësit të cilat kanë njoftuar forcat xheniere.
Ishin këto të fundit të cilat kryen verifikimet përkatëse dhe më pas realizuan një shpërthim të kontrolluar të lëndës plasëse, për të neutralizuar çdo rrezik të mundshëm.
Zona ku u gjet lënda plasëse është në afërsi të pallatit ku banon së ish-kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako ndërkohë që hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes vijojnë.
Ndër veprimet e para nga hetuesit ka qenë këqyrja e pamjeve nga kamerat e sigurisë.
Ilia Lengu, profesor i shquar në fushën e përkthimit dhe studimit të letërsisë frënge, vjen në një rrëfim në Pas Mesnate me Leontina Nika, në ABC News.
Ai rrëfen se dashurinë për letërsinë e ka të brumosur që në fëmijërinë e hershme.
“Letërsia është një nga përmasat themelore të jetës sime, ka qenë në fëmijërinë time, leximi ka qenë i pandarë. Në gjimnaz më është thyer notë në sjellje sepse kam lexuar edhe libra që nuk duheshin lexuar, autorë të ndaluar. Kur ia dola që më doli e drejta e studimit për gjuhë letërsi isha shumë i lumtur, pata edhe një moment që më drejtoi për disa kohë në fushë e gjuhësisë.
Nga ky profil gjuhësor kalova në profilin letrar sepse mu krijua mundësia për të ndjekur studimet në një univertistet francez, dhe ishte si një dhuratë nga qielli. Në vitet ’60 ishim vetëm dy studentë që shkuan fillimisht në Universitetin e Sorbonnes.
Është një nga ngjarjet kryesore në jetën time, që i dha një drejtim krejt tjetër jetës. Me kulturën franceze, futa brenda vetes vlerat e franko-fonisë. Ishe një kontrast shumë i fortë kur vajta atje.” tregon ai, ndërsa thekson së nga mësimdhënia u largua më herët për shkak të nivelit të ulët të studentëve.
“Nuk e pranoja dot atë nivel mjeran ku ra mësimdhënia dhe mësimnxënia. Ishte e pamundur për mua, do e kisha pësuar nëse do kisha vijuar. Niveli i studentëve, por edhe fryma e përgjithshme e molepsur, ato që u quajtën reforma, e cuan sistemin e lartë drejt rënies. Kishe studentë që jo vetëm s’të dëgjonin por nuk e hapnin gojë për të folur. Dhe aty thash nuk ia vlen më të vijosh të shkatërrohesh plotësisht,”- thote ai/abcnews.al
Kandidati i koalicionit të PD-së, Lefter Maliqi i ka bërë thirrje elektoralit të tij që mos dorëzohet pavarësisht rezultatit zhgënjyes të manipuluar nga ajo që ai e etiketon si “narkoshtet”. Maliqi thekson se demokratët i presin sfida të reja por premton se zgjedhjet do të përsëriten. “Kurajo, mos u dorëzoni, numëroni çdo votë që na […]
TIRANË, 2 maj/ATSH/ Në kuadër të projektit të EU4Culture për trajnimet e udhërrëfyesve turistikë po përgatitet turi “Triada e Arbrit”.
Ky tur ekskluziv, ku janë të ftuar operatorët turistikë, guidat dhe profesionistët e turizmit përfshin kishën historike të “Shna’ Ndout” tek Kepi i Rodonit, kishën mesjetare të “Kuvendit të Manastirit” në Rubik dhe Urën të Kuçajt në Krujë.
Projekti mbështetet përmes programit EU4Culture, financuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatuar nga UNOPS në partneritet me Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.
“Triada e Arbrit” do të zhvillohet më 15 maj në këto tre destinacione magjepsëse të lidhura në një itinerar të harmonizuar që ofron përvojë të plotë kulturore dhe natyrore. Pjesëmarrësit do të marrin një paketë të plotë informative që përfshin jo vetëm të dhënat historike dhe kulturore për këto destinacione, por edhe udhëzime metodologjike se si të prezantohen këto informacione në mënyrën më tërheqëse për turistët.
Everton dhe Arsenal përballen sot në orën 13:30 për raundin e 31-të në Premier Leaguen angleze të futbollit. Trajneri i Everton, David Moyes ka folur edhe për cilësitë e Armando Brojës. Sulmuesi i Kombëtares ka lënë pas lëndimin dhe duket se do marrë më shumë se 11 minuta sot, pasi aq luajti raundin e kaluar. Moyes çmon cilësitë e 23-vjeçarit dhe duket se Armando mund të jetë në fushë nga minuta…
Policia e Kosovës në raportin 24-orësh bën të ditur se një person ka raportuar në lagje, në fushë ka vërejtur një mjetë të dyshuar shpërthyes.
Rasti ka ndodhur në fshatin Petrovë të Shtimes, të premten në ora 15:22.
“Një mashkull kosovar, ka raportuar se në lagje në fushë ka vërejtur një mjetë të dyshuar shpërthyes. Njësitet përkatës policore kanë siguruar vendin e ngjarjes derisa njësiti për deminim i FSK-së dhe KFOR-it amerikan kanë bërë tërheqjen e mjetit pa incidente”, thuhet në raport. /Telegrafi/
Kosova po pret një ekskluzivitet të ri në gastronomi, dy emra të njohur dhe shumë të kërkuar në industrinë e ushqimit amerikan.
Lideri global Burger King sjellë në vend dy marka legjendare: Firehouse Subs dhe Popeyes.
Ky është një hap i guximshëm që do të ndryshojë përherë skenën e gastronomisë kosovare, duke ofruar përvoja dhe shije të reja për të gjithë adhuruesit e ushqimit amerikan.
E në kuadër të këtij zgjerimi, për ata që janë të interesuar të jenë pjesë e këtij projekti të madh dhe të përjetojnë diçka të re, Burger King ka hapur pozita punësimi anëtar/e të ekipit te dy restoranteve të reja – Firehouse Subs dhe Popeyes – në Prishtina Mall.
Nëse jeni energjikë, keni pasion për shërbimin dhe doni të bëhen pjesë e një ambienti dinamik, e më e rëndësishmja, ushqimi i shijshëm dhe servimi i duhur është pjesë e stilit tënd të jetesës, atëherë kjo mundësi punësimi është e hapur për juve që kani dëshirë të rrisni standardet e shërbimit dhe të ofroni një përvojë të shkëlqyer për çdo konsumator.
Çfarë duhen të dinë aplikantët?
-Si anëtar i ekipit, do të keni mundësinë të kontribuoni në proceset e përditshme të restauranteve të Firehouse Subs dhe Popeyes, duke siguruar që çdo mysafir të ndihet si në shtëpinë e tij.
-Do të keni kontakt të drejtpërdrejtë me klientët, duke marrë porosi dhe pagesa, dhe gjithmonë duke ofruar një buzëqeshje dhe shërbim miqësor.
-Po ashtu, do të ndihmoni në përgatitjen e ushqimeve të shijshme dhe me të kërkuara nga këto dy marka ikonike.
Përfitimet përfshijnë një pagë konkurruese, bonuse, dy ditë pushim në javë, shujta ditore falas, aktivitete ekipore dhe mundësi të shumta zhvillimi në karrierë.
Dërgo CV-në tënde deri më 30 prill 2025 në email: jobs@fhs.al.
Firehouse Subs është e njohur për sanduiçët e saj të shijshëm dhe të pasur, ndërsa Popeyes ka bërë emër me pulat e saj të shijshme dhe të kripura, të servuara në mënyrë të veçantë.
Të dyja këto brende, do të ofrojnë mundësi të reja për ata që duan të shijojnë ushqimin e klasit të parë, tani ekskluzivisht në Kosovë, falë Burger King.
Lojtarët dhe menaxherët me të ardhurat më të larta të Premier League janë zbuluar tashmë, ku nuk mungojnë befasitë.
Gazeta franceze L’Equipe ka shikuar se cilët yje marrin më shumë para në shtëpi çdo javë.
Zgjatja e kontratës së Erling Haaland me Manchester Cityn në fillim të vitit 2025 e ka bërë atë lojtarin më të paguar në Ligën Premier.
Sulmuesi norvegjez, 24 vjeç, tani fiton 2.57 milionë euro në muaj apo 30 milionë euro në vit, shumë më përpara se shoku i skuadrës, Kevin De Bruyne, i cili fiton 2.06 milionë euro apo rreth 25 milionë euro në vit.
Pas tyre janë Casemiro (Manchester United) dhe Mohamed Salah (Liverpool), të dy me fitime prej 1.88 milionë euro në muaj apo 22.5 milionë euro në vit.
Dyshja angleze, Marcus Rashford (Aston Villa) dhe Raheem Sterling (Arsenal) plotësojnë pesëshen e parë me 1.67 milionë në muaj apo 20 milionë euro në vit secili.
Për sa i përket menaxherëve, Pep Guardiola i Manchester Cityt kryeson listën me 1.98 milionë euro në muaj apo rreth 24 milionë euro në vit.
Spanjolli renditet para bashkëkombësit të tij, Mikel Arteta (Arsenal), i cili fiton 1.48 milionë euro në muaj apo rreth 18 milionë euro në vit dhe David Moyes (Everton) me 1.23 milionë euro në muaj apo rreth 15 milionë euro në vit. /Telegrafi/
Sir Jim Ratcliffe ka emëruar trajnerin të cilin nuk do ta kishte punësuar kurrë tek Manchester United.
Në vitin 2013, trajneri legjendar Sir Alex Ferguson u pensionua pasi fitoi Ligën Premier me ‘Djajtë e Kuq’.
Gjatë kohës sa ai ishte në krye, Ferguson i udhëhoqi ‘Djajtë e Kuq’ drejt disa trofeve, duke përfshirë 13 tituj të kampionatit dhe dy Liga të Kampionëve.
Sidoqoftë, që prej se skocezi u pensionua, United ka pasur vështirësi që të konkurrojë në nivelet e larta të futbollit evropian.
Emra si David Moyes, Jose Mourinho, Louis Van Gaal dhe Erik Ten Hag që të gjithë u përpoqën, por dështuan të kenë sukses në ‘Old Trafford’.
Duke folur së fundmi në një intervistë, bashkëpronari i Unitedit, Ratcliffe, e zgjodhi Moyesin si dikush të cilin nuk do ta kishte punësuar kurrë për ta zëvendësuar Fergusonin.
“Shikoni, e dua David Moyes dhe mendoj se ai është një trajner shumë i mirë, por të shkosh nga Sir Alex Ferguson tek Moyes, nuk është diçka të cilën unë do ta bëja”.
“Moyes shkeli mbi këpucët e Ferguson, i cili e ka fituar Ligën Premier 13 herë, i cili ka fituar Ligën e Kampionëve dy herë dhe pastaj ia dhuroni këtë një njeriu i cili nuk ka drejtuar asnjëherë lojtarë të mëdhenj dhe nuk ka fituar asgjë”.
“Ai nuk e kishte personalitetin për të qëndruar para të gjithë atyre”, ka thënë Ratcliffe.
Në total, Moyes e ka drejtuar në 51 ndeshje Unitedin, duke fituar 27 prej tyre, duke barazuar nëntë dhe duke humbur 15./Telegrafi/
Të jesh trajner futbolli është një detyrë jo e lehtë. Ajo sjell një presion të jashtëzakonshëm, shpesh pa shumë shpërblim.
Nëse një strateg nuk del në pension ose jep dorëheqjen, ata do të shkarkohen nga puna sapo rezultatet të bëhen më pak se të kënaqshme.
Por nëse ata janë mjaftueshëm të mirë për të menaxhuar në nivelin më të lartë, ata do të paguhen jashtëzakonisht mirë për udhëheqjen e ekipit.
Një shumë e çmendur parash po qarkullon në lojën e bukur, me lojtarët dhe trajnerët elitë që paguhen me shuma marramendëse.
Financat kanë vazhduar vetëm të rriten me kalimin e viteve, veçanërisht me klubet Saudite të Pro League që shpërndajnë kontrata të mëdha për të joshur emra si Laurent Blanc në brigjet e tyre.
Për shkak të kësaj, GiveMeSport ka listuar 20 trajnerët më të paguar në botë, duke u shtrirë nga loja ndërkombëtare deri te dëshpërimi për të fituar Ligën e Kampionëve në disa klube.
Dinamika në sport po ndryshon vazhdimisht – dhe ka të ngjarë që këta trajnerë të jenë në ballë. /Telegrafi/
Nga: Dan Stone / The Daily Telegraph
Përkthimi: Telegrafi.com
Që nga fundi i Luftës së Ftohtë, një sasi e madhe e literaturës studimore është shfaqur mbi rolin e bizneseve gjatë Rajhut të Tretë. Në Gjermaninë e re të viteve 1990, korporatat u vunë nën presion për të hapur arkivat e veta dhe shumica e bënë këtë me dëshirë – jo më pak sepse kjo kishte kuptim edhe nga pikëpamja e tregut. Studimet që pasuan, kryesisht në gjermanisht, përfshijnë analiza mbi bankat, kompanitë e sigurimeve, institucionet financiare dhe të tjera, duke qenë njëherazi të ndërlikuara në aspektin teknik dhe tronditëse në përfundimet e tyre.
Prandaj, është për t’u vlerësuar fakti që Peter Hayes, në librin e tij të ri Përfitimet dhe përndjekja [Profits and Persecution], jo vetëm që përmbledh këtë literaturë dhe gjetjet arkivore në më pak se 200 faqe të qarta dhe të kuptueshme, por e bën këtë edhe duke ofruar analiza interesante dhe origjinale. Argumenti i tij, i shprehur në parathënie, është se “duke vepruar në mënyrë racionale në kontekstin e Rajhut të Tretë, drejtuesit e korporatave në fakt vepruan në mënyrë ideologjike, pasi zgjedhjet e tyre zakonisht i shërbenin regjimit dhe qëllimeve të tij”.
Hayes e zhvillon argumentin e tij përmes një analize të detajuar kronologjike, mbi mënyrën se si firmat gjermane “u koordinuan” me regjimin, “se si ç’hebraizuan” bordet drejtuese dhe, gjatë Luftës së Dytë Botërore, u përpoqën të përfitonin nga mundësitë e krijuara nga kërkesat e nazistëve, duke përfshirë shfrytëzimin brutal të punëtorëve të huaj dhe të të burgosurve të kampeve të përqendrimit. Në rastet më të rënda, ato siguronin punishtet dhe fabrikat e getove dhe kampeve të përqendrimit (Allianz), shkrinin arin dhe metalet e çmuara që nazistët u kishin vjedhur viktimave, përfshirë nga gojët e tyre (Degussa), dhe ishin kontraktuar për të siguruar sistemet elektrike të disa prej instalimeve të vrasjes në Aushvic-Birkenau (AEG) – edhe pse shumë prej këtyre veprimtarive nuk ishin veçanërisht fitimprurëse.
Bizneset gjermane fituan shumë para nga valët e “arianizimit” të firmave hebraike – pra, nga vjedhja e tyre me çmime simbolike. Megjithatë, ato ishin gjithmonë të kufizuara nga shteti, nga vendosmëria e Partisë Naziste për të ruajtur kontrollin e ekonomisë dhe nga dëshira e individëve, si Hermann Göring, për t’u pasuruar personalisht. Fakti që “përfitimet nga bashkëpunimi ishin përgjithësisht të vogla”, kjo ngre pyetjen se pse këto korporata vepruan në këtë mënyrë.
Hayes argumenton se në vitet pas ardhjes së nazistëve në pushtet, drejtuesit e bizneseve të mëdha gjermane u vendosën në një “territor mashtrues të mesëm në politikën publike” – që do të thotë se, edhe nëse shumica e tyre e shihnin me përçmim fanatizmin nazist, nuk ishin të gatshëm të flisnin kundër tij, nga frika se mund të dëmtonin interesat e kompanive të tyre.
Ky “konformizëm” refleksiv bëri që ata të përshtateshin me kërkesat e shtetit për të financuar sigurimin e vazhdueshëm të armatimeve, sidomos kur u bë e qartë se përmbushja e kërkesave të nazistëve u sillte fonde: një lloj “shantazhi i përhershëm” në të cilin bizneset e mëdha u përfshinë me dëshirë. Siç shkruan Hayes për këtë ekonomi të çuditshme dhe të përzier: “Shteti përcaktonte qëllimet e prodhimit, por ambiciet dhe energjia e individëve siguronin mjetet për t’i realizuar ato”.
Rezultati, në Përfitime dhe përndjekje, është një analizë e nuancuar e rolit të bizneseve gjermane, e cila shkon përtej pretendimeve të thjeshta mbi industrialistët e keqbërës – shpjegimi liberal – ose kapitalizmin monopolist grabitqar – shpjegimi marksist. Bazuar në kërkimet e tij arkivore dhe ato të historianëve të tjerë, Hayes ka bërë një libër studimor, por të lexueshëm, që ofron një analizë të sofistikuar, të ndjeshme ndaj kompleksiteteve të jetës reale.
Në fund të vitit 1941, kur filloi të bëhej e qartë se ekonomia e luftës e nazistëve po shpërbëhej, bizneset e mëdha ishin përfshirë aq thellë saqë nuk mund të bënin ndryshime të rëndësishme. Më e mira që drejtuesit e tyre mund të bënin ishte të zbatonin masa të kujdesshme për të shkëputur veten nga regjimi nazist, si për shembull krijimi i “grupeve të fshehta për planifikimin e paqes”. Siç vëren Hayes, shumë prej tyre ia dolën me sukses – përfshirë disa nga familjet më të pasura të Gjermanisë sot. “Llogaritjet e tyre racionale i çuan në shërbim ideologjik”, siç thotë Hayes, megjithatë ata mbijetuan shumë mirë në botën e “barbarizmit konkurrues”, me fitime të mjaftueshme për të mbuluar pagesat e dëmshpërblimeve në dekadat pas luftës.
Një vit më parë, autorët anglezë Douglas Brown dhe Christopher Serpell kishin botuar një libër të jashtëzakonshëm të titulluar Nëse vjen Hitleri [If Hitler Comes], në të cilin Britania bie nën dominimin gjerman. Në një moment, narratori, një gazetar nga Zelanda e Re, përshkruan se si biznesmenët britanikë kishin gabuar në vlerësimin e pozicionit të tyre në Evropën e re: “Ka një gjë për këta gjermanët”, thoshin me nervozizëm drejtuesit e bizneseve të mëdha, duke u përpjekur t’i japin kurajë njëri-tjetrit; “ata vërtet duan të çojnë punët deri në fund”.
Disa besojnë se shkrimi i historisë nuk duhet të lidhet me çështjet e ditëve të sotme. Por, ndërsa drejtuesit e korporatave të mëdha në ShBA – disa me të ardhura më të mëdha se PBB-ja e disa shteteve të vogla – ulen në tryezë me Donald Trumpin, është e vështirë të mos të mendosh për librin e Hayesit se sa e lehtë është për biznesin të rrëshqasë drejt bashkëpunimit me forca të rrezikshme – gjithmonë në emër të “interesave të biznesit”. /Telegrafi/
Pas shkarkimit të Sean Dyche, Everton nisi kërkimin për trajnerin e ri. Shumë emra u lidhën me ‘Toffees’ gjatë kësaj periudhe, ndër ta edhe Paulo Fonseca, i cili sapo ishte larguar nga Milani. Megjithatë, nuk do të jetë Fonseca trajneri i ri i skuadrës angleze, pasi klubi ka zgjedhur një profil tjetër. Sipas asaj që […]
Everton shkarkoi trajnerin Sean Dyche pasi fitoi vetëm 17 pikë në 19 ndeshje të luajtura në Ligën Premier këtë sezon.
Everton ishte pa fitore në pesë ndeshjet e fundit, me një rekord prej tre barazime dhe dy humbje, dhe drejtuesit e Everton vendosën se ishte më mirë të ndaheshin me Dyche, i cili arriti 26 fitore, 24 barazime dhe 33 humbje në 83 ndeshje.
Veçanërisht interesante është “lufta” për pasuesin e Dyche në stolin e Evertonit.
Tashmë bastet angleze kanë publikuar shanset për trajnerin e ri të Toffes, dhe veçohen dy emra – David Moyes dhe Jose Mourinho.
Kështu Moyes mund të kthehet në Everton pas 11 vitesh e tetë muajsh, ndërsa Mourinho është jashtë Ligës Premier për tre vjet e nëntë muaj.
Moyes ka një avantazh, para së gjithash sepse ai është i lirë në merkato që nga qershori i këtij viti kur i skadoi kontrata me West Hamin, ndërsa Mourinho është nën kontratë me Fenerbahcen.
Ndër kandidatët e tjerë duhet veçuar trajneri i djeshëm i Milanit, Paul Fonseca dhe ish-trajnerët e Anglisë, Gareth Southgate dhe Lee Carsley. /Telegrafi/