Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 7 August 2025Main stream

Ukraina, kampione e Europës/ Dyshja e vajzave fiton titullin kontinental në volejbollin e plazhit

By: xhir jeta
7 August 2025 at 11:58

Nuk kanë vetëm gjigandin e boksit, Oleksandër Usik. Ukraina po ashtu nuk shkëlqen vetëm në atletikë, me rekordmenen botërore të kërcimit së larti, Jaroslava Mahuçik.

Vendi i madh europian, që prej më shumë se 3 vitesh ndodhet në luftë për shkak të sulmit të Rusisë, arriti një tjetër kulm në sport, këtë herë në volejboll.

Skuadra kombëtare ukrainase, e përbërë nga dy lojtare, fitoi titullin kampion të Europës në volejbollin në plazh, në turneun e mbajtur në Dyseldorf të Gjermanisë.

Kjo ndodh për herë të parë. Kampionet e reja janë Marina Hladun dhe Tetiana Lazarenko, të cilat fituan në finale ndaj dyshes së Francës, të përbërë nga Klemensë Vieira dhe Alinë Shamero.

Rezultati I finales ishte 2-1, dhe setet u ndanë pas një lufte të ashpër me shifrat 21-23, 21-18 dhe 16-14.

Në gjysmëfinale, dyshja ukrainase, Hladun e Lazarenko, fitoi ndaj Gjermanisë, që ishte skuadra vendase dhe kampionia në fuqi e Europës.

Suksesi ishte I madh, pasi është I pari titull europian për Ukrainën në volejbollin e plazhit, për meshkuj e femra.

Femrat kishin arritur më parë deri në të tetat e finaleve, ndërsa djemtë kishin fituar një medalje bronzi./abcnews.al

Milionerët e Kombëtares/ Mitaj, Broja, Daku e Hysaj, lojtarët kuqezinj më të paguar

By: xhir jeta
7 August 2025 at 11:55

Disa prej tyre kanë pasur rritje. Në kombëtaren shqiptare po shtohen milionerët, pra ata futbollistë që paguhen me një shifër që ka gjashtë zero pas numrit kryesor.

Mirlind Daku, që rinovoi kontratën me Rubinin besohet se ka arritur apo kaluar 2 milionë eurot në sezon, një shifër tepër e rëndësishme në Premier Ligën e Rusisë, e mendohet se është bërë lojtari I tretë më I paguar I kampionatit.

Armando Broja shpreson ta ruajë rrogë prej rreth 2.5 milionë eurosh në sezon që merrte tek Çelsi, dhe që e ka pasur edhe si I huazuar në Fulham apo Everton.

Pritet të shihet sesi do të jetë marrëveshja me Bërnlin, klub I cili nuk I ka mundësitë financiare të Bluve të Londrës, ndonëse pritet që për kartonin e sulmuesit kuqezi të jepen të paktën 20 milionë paundë.

Me rritje edhe Ardian Ismajli.

Mbrojtësi e ka kaluar milionëshin tek Torino, dhe sipas raportimeve të mediave italiane, ka kontratë prej 1.1 milionë eurosh në sezon, ndonëse këtu hiqen edhe taksat.

Tek Empoli nuk shkonte më shumë se 800 000 euro.

Gjithsesi, është Mario Mitaj lojtari kuqezi që paguhet më shumë, me 3 milionë euro në sezon tek Al Itihadi në Arabinë Saudite, me të cilin fitoi titullin kampion dhe Kupën.

Kjo shumë merr më shumë vlerë edhe sepse taksat në vendin arab janë tepër të ulëta, ose nuk ekzistojnë fare për yjet e futbollit.

I rëndësishëm mbetet Elseid Hysaj që ka sërish shpresë tek Lacio me rikthimin e trajnerit Mauricio Sarri.

Njëri nga kapitenët kuqezinj ka një rrogë tepër të rëndësishme pasi merr 2 milionë euro, ndërsa bashkë me taksat arrin në 3.7 milionë.

Kombëtarja ka edhe të paktën 3 lojtarë të tjerë që kalojnë milionin si rrogë.

Marash Kumbulla besohet se merr 1.7 milionë euro në sezon sipas kontratës me Romën, e madje bashkë me taksat arrihet në 3.3 milionë.

Kristian Asllani tek Interi duhet të jetë në nivelin e mbi 1 milionë eurove, besohet 1.2 apo 1.4, sepse kontrata e fimosur në 2022 parashikonte rrogë fillestare prej 800 000 eurosh, dhe rritje çdo vit me 200 000.

Së fundmi, Nedim Bajrami, pasi mesfushori raportohet nga mediat në Skoci se ka pagë vjetore prej 1.15 milionë eurosh te Gllazgou Rejnxhërsi.

Me sytë nga Europa/ Egnatia dhe Dinamo City, në fushë për Conference League

By: xhir jeta
7 August 2025 at 11:52

Deri tani ecuria ka qenë e suksesshme, por për të vazhduar më tej duhet më shumë.

Egnatia dhe Dinamo City do të luajnë sot në mbrëmje sfidat e vajtjes në raundin e tretë kualifikues të Conferencë League.

Të dyja skuadrat shqiptare të mbetura në Kupat e Europës i kanë përballjet e tyre në transfertë, ndaj rivalëve ndjeshëm më të fortë se ata me të cilët janë përballur në dy fazat e para.

Kampionët në fuqi të Superiores do të zbresin në orën 20:00 në fushën e sllovenëve të Olimpija Ljubjanë.

Pasi dështoi në raundin e parë eliminator të Champions, Egnatia arriti të kalojë me sukses fazën e dytë kualifikuese në Conferencë League, duke fituar të dyja ndeshjet ndaj Dinamo Minsk, 2-0 në transfertë dhe 1-0 në shtëpi.

Një tregues i rëndësishëm, por tashmë niveli i kundërshtarëve është më i lartë.

Për këtë arsye, trajnerit Edlir Tetova dhe skuadrës së tij I duhet si fillim një rezultat pozitiv në transfertën sllovene, përpara ndeshjes së kthimit që do të luajë javën e ardhshme në fushën e saj.

I njëjti diskutim vlen për Dinamo City.

Në orën 21:00 skuadra e drejtuar nga Ilir Daja do të luajë në transfertën kundër Hajdukut të Splitit.

Kroatët janë një emër i madh në futbollin ballkanik dhe për këtë arsye bluve ju duhet një tjetër paraqitje nga ajo në sfidat e raundit të dytë.

Për të arritur deri këtu, Dinamo City kaloi me vështirësi Atletic Escaldes nga Andorra, falë fitores 2-1 në transfertë dhe barazimit 1-1 në shtëpi.

“Këpuca e argjendtë” e Dakut/ Shqiptari, i dyti shënues më i mirë në ligë që kur mbërriti

By: xhir jeta
7 August 2025 at 11:50

Ndoshta edhe ai vetë habitet sesi ka ndryshuar kaq shumë.

Në diçka më shumë se dy sezone që luan në Rusi, Mirlind Daku po arrin kulme gjithnjë e më të mëdhenj, dhe statistika më e fundit tregon se është thuajse më I miri për rrjetat në Premier Ligë.

Mediat ruse shkruajnë se sulmuesi kuqezi ka arritur në 28 gola në kampionat për Rubinin, duke qenë I dyti në këtë renditje, që kur ka vënë këmbë në këtë vend.

I pari është sulmuesi I Zenitit të Shën Peterburgut, Mateo Kasierra me 31 goditje të sakta në rrjetë.

Gjithsesi, ritmi I Dakut është I tillë që ai do të mundë ta lerë pas yllin nga Kolumbia që luan në Rusi nga viti 2021, pra është më shumë i përshtatur me futbollin e vendit.

Ai e ka nisur sezonin në mënyrë të shkëlqyer, me 3 gola e një asist në vetëm tri ndeshje, ndërsa ka shënuar edhe një herë në Kupën e Rusisë.

Interesant fakti se goditja ndaj Orenburgut ishte e para e saktë në Kupën e Rusisë, e cila nuk ka qenë konkurrimi i tij i preferuar.

Për momentin, Daku është Këpuca e Argjendtë virtuale e kampionatit rus, pas sulmuesit Vadim Rakov të ekipit Krilia Sovjetov që ka 4./abcnews.al

Botërori në ujë, fiton Kina/ Aziatikët triumfojnë në Singapor, Australia e dyta

By: xhir jeta
7 August 2025 at 11:48

Dominimi I tyre vazhdon prej tre vitesh. Skuadra kombëtare e Kinës në sportet e ujit vazhdon të fitojë Kampionatin Botëror dhe kështu ndodhi në turneun e mbajtur këto ditë në Singapor.
Totali I medaljeve ishte 37, nga të cilat 15 të arta, 12 argjendi e 10 bronzi, ndërsa në vend të dytë doli Australia, me vetëm dy të arta më pak, kurse Shtetet e Bashkuara të Amerikës u detyruan të kënaqeshin me vendin e tretë, ndonëse deri 8 vjet më parë ishin të paarritshme.

Paraqitje e mirë e Rusisë, me sportistët e saj që konkurruan si neutralë, dhe dolën në vend të katërt. Kinezët nuk pati rivalë në hedhjet nga trampoline, me 16 medalje gjithsej, duke lënë shumë prapa Australinë e Meksikën. Sportistët e vendit të madh nga Azia fituan plot 9 të arta.

Kina ishte më e mira edhe në notin artistik duke fituar 7 medalje, ndër të cilat 4 të arta, ndonëse shumë pranë ishin edhe Rusia e Spanja. Në garat e gjata të notimit në natyrë nuk pati asnjë rival për Gjermaninë.
Notarët gjermanë morën katër të arta, duke dominuar sidomos për meshkuj, si dhe në skuadrën e përzier. Notari më i mirë i Botërorit për meshkuj u shpall francezi Leon Marshan.

Marshan ishte I shkëlqyer duke fituar dy medalje të arta, e duke vendosur rekordin e ri botëror në 200 metra stil të përzier. Triumfi tjetër për 23-vjeçarin ishte në 400 metra stil të përzier, ndërsa ai mori pjesë në gjysmën e garave në krahasim me Olimpiadën e Parisit, pikërisht për të thyer rekordin botëror.

Për femra, më e mira ishte mrekullia e re kanadeze, Samër Mekintosh. Vajza 18-vjeçare fitoi katër medalje të arta, dhe një bronzi, duke dominuar në 200 metra flutur, 200 metra stil I përzier, 400 metra stil I lirë dhe 400 metra të përziera.

Mekintosh mban 3 rekorde botërore, dhe ka fituar medaljen e artë në moshën 15-vjeçare, edhe ky një rekord botëror. Ndërkaq, amerikania Keti Ledeki vazhdon të jetë e jashtëzakonshme.
Ajo fitoi edhe dy medalje të tjera të arta, në 800 dhe 1500 metra stil I lirë, si dhe bronz në 400 metra stil i lirë. Ledeki mbetet notarja me më shumë medalje në histori, ndër të cilat 9 të arta, po aq sa sovjetikja e famshme, Larisa Latinina.

Djali i Jakup Krasniqit bën thirrje për protestë: Nuk është për individë, por për luftën e UÇK-së

By: xhir jeta
7 August 2025 at 11:32

Djali i Jakup Krasniqit, Altin Krasniqi, ka ftuar qytetarët që t’i bashkohen protestës së sotme që do të mbahet në orën 17:00.

Ai theksoi se kjo protestë nuk ka të bëjë me mbrojtjen e disa individëve, por me mbrojtjen e vlerave të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, transmeton Klankosova.tv.

Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi tha se protesta është kundër përpjekjeve për të barazuar agresorin me viktimën dhe ndaj padrejtësive që po u bëhen ish-krerëve të UÇK-së.

“Protestoni sot bashkë me ne! Jo për individët, por për çka ata përfaqësojnë – për luftën e drejtë dhe të shenjtë të UÇK-së. Ata luftuan për ne, ne sot kemi obligim moral të ngrihemi për ta”, shkroi ndër të tjera ai.

Yesterday — 6 August 2025Main stream

Deklaratë zyrtare e DHTI: Tiranë mbi lajmet e rreme të publikuara ndaj kompanisë “Uji Lajthiza”

By: xhir jeta
6 August 2025 at 16:22

DHTI-Tiranë, duke ndjekur me shqetësim publikimin lidhur me lajmin e rremë dhe të pabazuar ndaj kompanisë “Lajthiza “, shpreh mbështetjen e plotë ndaj këtij subjekti prodhues i cili, ndër vite, ka dëshmuar standard të lartë profesionalizmi, cilësie dhe përgjegjësie ndaj konsumatorit shqiptar.

Kompania “Lajthiza”, anëtare prej vitesh pranë DHTIT, është një aktor i rëndësishëm në sektorin ushqimor vendas dhe operon me certifikime të vlefshme të sigurisë ushqimore dhe me monitorim të vazhdueshëm nga institucionet përgjegjëse.

Nisur nga ky rast, ne, dënojmë me vendosmëri këtë praktikë të papranueshme ku “gjyqi” i opinionit publik bëhet përmes titujve anonimë dhe jo përmes institucioneve shtetërore, të vetmet të autorizuara për të verifikuar cilësinë e produkteve dhe standardet e kompanive.

Gjithashtu, u bëjmë thirrje institucioneve përkatëse shtetërore dhe organeve rregullatore që të marrin masa të menjëhershme për të parandaluar dhe ndëshkuar përhapjen e informacionit të rremë, duke garantuar një treg të ndershëm, të sigurt dhe transparent për konsumatorin dhe bizneset në vend.

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë do të vijojë të jetë zëri i të gjithë sipërmarrjeve që operojnë ndershmërisht, në respektim të standardeve të sigurisë ushqimore dhe për mbrojtjen e konsumatorit në tregun shqiptar. Ne jemi të vendosur të mbrojmë integritetin e tyre, të promovojmë një klimë biznesi të shëndetshme dhe të bashkëpunojmë ngushtësisht me institucionet për të garantuar respektimin e të drejtave të bizneseve dhe konsumatorëve njëkohësisht.

Në përfundim, inkurajojmë kompaninë “Lajthiza” të vazhdojë punën me integritet dhe përkushtim, dhe jemi të gatshëm të ofrojmë mbështetje institucionale dhe publike për të tejkaluar këtë situatë të padrejtë.

Meta nuk tërhiqet, kërkon lirinë/ Avokatët: Hetimet u mbyllën, nuk prish provat

By: xhir jeta
6 August 2025 at 14:42

Ish-presidenti Ilir Meta ka paraqitur një kërkesë në Gjykatën e Posaçme për zbutjen e masës së sigurisë nga “arrest me burg” në një masë më të lehtë atë të ndalimt të daljes jashtë vendit.

Meta, i cili ndodhet në paraburgim prej tetorit 2024, kërkon të lirohet, me argumentin se SPAK ka mbyllur hetimet dhe nuk ekziston më rreziku për prishje provash.

Kërkesa vjen disa ditë pasi Prokuroria e Posaçme i komunikoi zyrtarisht mbylljen e hetimeve për dosjen e lobimit të LSI në SHBA dhe aferën CEZ-DIA./abcnews.al

“Liria ka emër!”, Çitaku për protestën: Bashkë, të gjithë, në mbështetje të luftës së UÇK-së

By: xhir jeta
6 August 2025 at 14:22

Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka mbështetur protestën e nesërme të veteranëve.

Ajo përmes një postimi në Facebook tha se nesër të gjithë duhet të jemi në mbështetje të luftës së UÇK-së.

“Liria ka emër! Nesër, bashkë, të gjithë, në mbështetje të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, ka shkruar ajo.

Irani ekzekuton një shkencëtar bërthamor: Spiunonte për Izraelin

By: xhir jeta
6 August 2025 at 11:34

Irani ka ekzekutuar një shkencëtar bërthamor që pretendon se spiunonte për Izraelin.

Roozbeh Vadi u dënua me vdekje për dhënien e informacionit në lidhje me një shkencëtar tjetër i cili u vra gjatë sulmeve të Izraelit në Teheran në qershor, tha Mizan, faqja e internetit gjyqësorit.

“Ekzekutimi u krye me varje”, thuhet tutje në informacionet e dhëna nga kjo faqe.

Vadi thuhet se ka punuar si ekspert bërthamor në Organizatën e Energjisë Atomike të Iranit, sipas Iran Human Rights dhe siç thuhet, është mbajtur në burgun Evin në Teheran që nga arrestimi i tij në shkurt të vitit 2024, raporton The Telegraph.

Mizan tha se Vadi transferoi “informacion të klasifikuar” dhe dyshohet se është takuar me agjentë të Mossad në Vjenë në pesë raste./abcnews.al

Haziri mbështet protestën e 7 gushtit: Duhet të mbrohen vlerat dhe qëllimi i përbashkët

By: xhir jeta
6 August 2025 at 11:02

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri e ka mbështetur protestën e 7 gushtit, të organizuar nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së.

Haziri përmes një postimi në Facebook tha se duhet të mbrohen vlerat dhe qëllimi i përbashkët.

“Një ushtri çlirimtare me një emblemë e me një qëllim, për një Republikë të lirë, të pavarur dhe të drejtë për të gjithë”.

“Protesta e 7 gushtit është thirrja jonë për Republikën. Duhet të mbrohen vlerat dhe qëllimi i përbashkët. Në emër të atdheut, familjes e Zotit, dje, sot e nesër”, ka shkruar Haziri.

Before yesterdayMain stream

Milinkoviç për Partizanin/ Trajneri serb shumë pranë uljes në stolin e kryeqytetasve

By: xhir jeta
5 August 2025 at 12:45

Ka punuar edhe më parë në Shqipëri. Mladen Milinkoviç ka drejtuar skuadra si Luftëtarin e Kukësin, ndërsa pritet të bëjë një rikthim.

Trajneri 57-vjeçar serb me shumë mundësi do të përzgjidhet nga Partizani si drejtuesi I skuadrës për sezonin që pritet të fillojë.

Milinkoviç drejtoi Luftëtarin në 2016-2017 duke arritur vendin e katërt në Superligë, ndërsa në 2017 punoi për pak kohë me Kukësin kampion, duke mos pasur sukses e duke dhënë dorëheqjen.

Klubi kryeqytetas dhe presidenti Gazmend Demi kanë qenë në procesin e përzgjedhjes së njeriut të stolit që pas dorëheqjes së Skënder Gegës, pak ditë pas eliminimit nga Liga e Konferencës.

Gega e mori skuadrën në mars të këtij viti dhe e ndihmoi të kualifikohej për në plej ofin për titull në Superligë dhe në kupat e Europës, por besohet se pati mosmarrëveshje me drejtuesit.

Të kuqtë kanë pasur shumë luhatje në stol gjatë gjithë viteve të fundit, të paktën që kur u shpallën kampion të vendit në 2019 pikërisht me Gegën.

Ish-mbrojtësi I shquar I Partizanit dhe I kombëtares u largua edhe atë herë, ndërsa nuk pati stabilitet as me trajnerë italianë si Kolela, me kroatin Zekiç, me serbin Veselinoviç që u largua këtë vit, apo me Ilir Dajën, Dritan Mehmetin, Orges Shehin apo drejtorin sportiv Abilaliaj./abcnews.al

Modriç zgjon “djallin”/ Mesfushori prezantohet zyrtarisht, entuziazëm i madh te tifozët

By: xhir jeta
5 August 2025 at 12:43

Nuk ka zbritur ende në fushë, por impakti I parë I Luka Modriç te Milan është me të vërtetë mbreslënës. Mesfushori kroat, edhe pse në fundin e një karriere spektakolare ka kthyer entuziazmin te populli kuqezi, pas një sezoni të dështuar.

Mijëra tifozët rrethuan selinë e klubit për prezantimin zyrtar të futbollistit që shumë shpejt do të mbushë 38 vjeç. Mosha nuk premton shumë për të ardhmen, por talenti dhe eksperienca e kroatit do ti shërbejë Milanit në misionin për t;u rikthyer kompetitiv në Itali dhe Europë.

Pikërisht këtë premtoi edhe Modriç në konferencën e parë për mediat si futbollist kuqezi.

“Mund të jap eksperiencën time dhe do të punoj shumë për të bërë atë që kam bërë diku tjetër. E di që ka shumë pritshmëri për mua, por jam gati dhe mezi pres të përballem me këtë sfidë. Mos harrojmë që Milan është një nga skuadrat më të mëdha të botës. Vjen pas një sezoni të keq. Objektivi I parë është rikthimi në Champions, por unë dua të fitoj këtu shumë trofe”

Modriç u transferua te Milan me parametra zero, pas më shumë se dekade të mbushur me suksese dhe trofe te Real Madrid. Pasi mungoi të turneun veror, mesfushori do të bashkohet me skuadrën e Masimiliano Allegri në rinisjen e përegatitjeve për sezonin e ardhshëm, ndërsa do të luajë edhe dy miqësoret e fundit në program. Mesfushori kroat ka zgjedhur numrin 14, ndërsa pritet të jetë një piukë referimi për Milan, brenda dhe jashtë fushës së lojës./abcnews.al

 

Hamas, kushte për paqen: Të ndalen sulmet në Gaza, që të ushqejmë pengjet izraelite

By: xhir jeta
4 August 2025 at 15:37

Në një deklaratë të fundit, grupi militant palestinez Hamas është shprehur se ata janë të gatshëm të bashkëpunojnë me Kryqin e Kuq Ndërkombëtar për të ofruar ushqim për pengjet Izraelite që mbahen në gaza duke I vën kusht Tel Avivit hapjen e Korridoreve Humanitare dhe ndalimin e sulmeve ajrore përgjatë shpërndarjes së ndihmave.

Presioni I grupit militant vjen pas publikimit të një videoje tronditëse të pengut Evyatar David i cili shfaqet i dërrmuar nga Uria the thoshte se po gërmonte varrin e tij.

Videoja ngjalli reagime të ashpra nga fuqitë perëndimore si Franca, Gjermania, Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara, ndërsa Ministria e Jashtme izraelite njoftoi se Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të zhvillojë një seancë të posaçme për çështjen e pengjeve këtë të martë.

Sipas autoriteteve izraelite, në Gaza ndodhen ende 50 pengje, nga të cilët besohet se vetëm 20 janë ende gjallë. Deri më tani, Hamas ka ndaluar organizatat humanitare të kenë qasje tek pengjet, ndërsa familjarët kanë pak ose aspak informacion për gjendjen e tyre.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha të dielën se i ka kërkuar Kryqit të Kuq që të ofrojë ndihmë humanitare për pengjet, në një bisedë me drejtuesin e delegacionit lokal të Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq (ICRC). Mediat Izraelite thonë se Netanyahu është zotuar përballë koalicionit të tij se kjo luftë do të përfundojë me shkatërrimin e Hamas, grupi militant I cili qeveris Rripin e Gazës dhe është konsideruar organizatë terroriste nga dhjetëra vende perëndimore përfshirë SHBA.

Forumi i Familjeve të Pengjeve e quajti deklaratën e Hamasit një përpjekje për të fshehur faktin se “ka mbajtur njerëz të pafajshëm në kushte të pamundura për më shumë se 660 ditë” dhe kërkoi lirimin e menjëhershëm të tyre. “Derisa të lirohen,” thuhet në deklaratë, “Hamas ka detyrimin t’u sigurojë gjithçka që u nevojitet. Çdo peng që vdes është përgjegjësi e Hamasit.”
Ndërkohë, Ministria e Shëndetësisë në Gaza njoftoi se gjashtë persona të tjerë kanë vdekur nga uria apo kequshqyerja në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin total të viktimave nga uria në 175 që nga fillimi i luftës, përfshirë 93 fëmijë.

Përballë presionit ndërkombëtar në rritje, Izraeli ka premtuar rritje të ndihmave dhe pezullime të përkohshme të luftimeve në zona të caktuara për të lehtësuar shpërndarjen e tyre. Sidoqoftë, OKB-ja thekson se dërgesat ajrore janë të pamjaftueshme dhe se duhet lejuar ndihma tokësore në shkallë të gjerë për të shmangur urinë masive në mesin e 2.2 milionë banorëve të Gazës, shumica e të cilëve janë të zhvendosur.

Qeveria e Hamasit në Gaza tha se që nga fundi i korrikut kanë hyrë rreth 1,600 kamionë me ndihma, por dëshmitarët dhe burime nga Hamasi raportojnë se shumë prej tyre janë plaçkitur nga njerëz të dëshpëruar dhe banda të armatosura.

Lufta në Gaza nisi më 7 tetor 2023, kur Hamasi vrau mbi 1,200 njerëz dhe mori 251 pengje gjatë një sulmi në Izraelin jugor. Që atëherë, ofensiva izraelite ka shkaktuar mbi 60,000 viktima palestineze, sipas autoriteteve shëndetësore në territorin e rrethuar./abcnews.al

Armëpushimi, “tik tak” për Putin/ Afrohet afati i fundit i lënë nga Trump. Wittkof shkon në Moskë

By: xhir jeta
4 August 2025 at 15:30

Kremlini zyrtar reagoi këtë të hënë për here të parë pas vendimit të Presidentit Amerikan Donlad Trump për të zhvendosur dy nëndetëse bërthamore pranë Rusisë. Moska zyrtare minimizoi rëndësinë e deklaratave dhe veprimeve të Presidentit Amerikan duke thënë se nuk dëshironin të përfshiheshin në polemika.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, deklaroi se nëndetëset amerikane janë gjithsesi në gadishmëri luftarake dhe hodhi poshtë idenë e një përshkallëzimi të situatës. “Çështje shumë komplekse dhe të ndjeshme po diskutohen, të cilat shumë njerëz i përjetojnë me emocione. Megjithatë, duhet të jemi shumë të kujdesshëm me retorikën bërthamore,” tha Peskov.

Trump, javën e kaluar, urdhëroi vendosjen e dy nëndetëseve në “rajonet e duhura”, si përgjigje ndaj komenteve që i cilësoi si “shumë provokuese” nga ish-presidenti rus Dmitry Medvedev.

Medvedev, i njohur për retorikën e tij gjithnjë e më ekstreme në rrjetet sociale, e akuzoi Trump për “lojë ultimatumesh” ndaj Rusisë, pasi ky i fundit caktoi një afat të ri për përfundimin e luftës në Ukrainë.

Pa e përmendur drejtpërdrejt ish presidentin Medvedev, zëdhënësi I Kremlinidt Dimitry Peskov deklaroi se “në çdo vend, anëtarët e lidershipit mund të kenë qëndrime të ndryshme, por politika e jashtme ruse përcaktohet vetëm nga presidenti Putin.”

Ndërkohë, i dërguari i SHBA-së për çështjet në rajon, Steve Witkoff, pritet të vizitojë Moskën përgjatë të mërkurës dhe të enjtes, vetëm një ditë përpara përfundimit të ultimatumit që Donald Trump i ka vënë Moskës për ti dhënë fund luftës ose në të kundert do të ketë sanksione ekonomike ndaj Ruisë. Zëdhënësi I Kremlinit tha se vlerësojnë këtë vizitë duke e quajtur atë të rëndësishme dhe të dobishme.

Trump ka kërcënuar se nëse deri më 8 gusht nuk arrihet një armëpushim, ai do të vendosë tarifa ndëshkuese ndaj eksporteve ruse të naftës dhe mallrave të tjera, si dhe sanksione dytësore për shtetet që kane bashkëpunim tregtar me Moskën.

Megjithatë, ai pranoi se Rusia “është mjaft e aftë në shmangien e sanksioneve”.

Në një deklaratë të fundit për Gazetarët ku konfirmoi vizitëne  Wittkof Trump tha se Rusia është shumë e aftë ti shmanget sanksioneve.

Tre raunde bisedimesh mes Rusisë dhe Ukrainës që nga pranvera nuk kanë sjellë përparim të dukshëm drejt paqes. Presidenti Putin ka përsëritur javën e kaluar se qëllimi i Rusisë është “eliminimi i shkaqeve të krizës në Ukrainë dhe garantimi i sigurisë së saj.”

Kushtet politike dhe ushtarake të vendosura nga Moska për paqen – përfshirë neutralitetin e Ukrainës, uljen drastike të kapaciteteve të saj ushtarake dhe braktisjen e aspiratave për anëtarësim në NATO – mbeten të papranueshme për Kievin dhe aleatët perëndimorë./abcnews.al

Subvencione për bujqësinë/ Fermerët nisin aplikim për financim për makineri bujqësore, serra e stalla

By: xhir jeta
4 August 2025 at 15:24

Fermerët në Fier kanë nisur aplikimet për  të përfituar mbështetje financiare  nga shteti për të investuar në bujqësi.

Të shumtë janë ata që kanë  kërkuar sqarime për përgatitjen e dosjeve pranë Agjencisë për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural  këtë fillim gushti.

Kërkesat me të shumta janë për makineri bujqësore,   ndërtim  të serave dhe  stallave.

Fermerët thonë se  rimbursimi i gjysmës së  vlerës së investimit ndihmon në uljen e kostove të shërbimeve dhe zgjerimin e aktivitetit bujqësor.

Përvec financimit me 50% të vlerës së investimit, qeveria po ofron edhe  kredi te bute.

Gjithsej janë  9 skema mbeshtetese me financim nga shteti që bashkë  me  me skemat kombetare te subvencioneve mbulojne ne total 17 sektore bujqesore.

Aplikimet e nisura  me  30 korrik përfundojnë në shtator.

Skema financuese per bujqesine po aplikohet per te dytin vit rradhazi.

Berisha: “21 janari”, krim shtetëror/ Ish-kryeministri e pranon: Por… pa dashje

By: xhir jeta
4 August 2025 at 15:11

Për herë të parë, Sali Berisha pranoi krimin shtetëror të 21 janarit 2011.

Nga oborri i Spak, ku u paraqit në zbatim të masës së sigurisë për aferën “Partizani” kryedemokrati foli për vrasjen e katër protestuesve poshtë zyrës së tij, vetëm pak ditë pasi kreu i Spak, Altin Dumani, zbuloi se po bëhen hetime intensive për ngjarjen e ndodhur gati 15 vite me parë.

“Unë nuk mund të them që ata nuk u vranë nga njerëz të shtetit. Ata u vranë nga armët e shtetit, por nuk ishte qëllim vrasja. Por krimi shtetëror është krim shtetëror me dashje dhe krim shtetëror pa dashje. Ka klasifikim krimi shtetëror. Krimi shtetëror me dashje ka rregullat e veta kur quhet, kur shteti e merr të pafajshëm dhe e pushkaton. Kur shteti jep urdhër këtë, kur s’duhet ta bëjë kurrë atë.”

Në një kohë që hetimet për 21-janarin janë cilësuar prioritet për SPAK, këto ditë të nxehta të gushtit, Berisha duhet ti shfryzojë për të përgatitur mbrojtjen. Pasi edhe Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut, në nëntor të 2023, kërkoi nga institucionet e drejtësisë që të zbulojnë përgjegjësit e vërtetë të krimit shtetëror.

“Krim shtetëror pa dashje është kur ndodh nga rikosheta, ndodh nga detyra, sepse garda ka patur një ligj. Në rastin e krimit shtetëror, dëmshpërblimi nga shteti i viktimës është më i madh. Nuk ka patur absolutisht asnjë urdhër. Aq sa është përgjegjës Edi Rama direkt që i solli aty. Ka një deklaratë të qeverisë amerikane aty, që thotë të hetohet nga polici, tek organizatori.”

Në 21 janar të 2011, Hekuran Deda, Ziver Veizi, Faik Myrtaj dhe Aleks Nika u vranë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit, ndërsa ishin duke protestuar kundër qeverisë së Sali Berishës, asokohe në koalicion me Ilir Metën. Një proteste thirrur nga socialistët, pikërisht pas publikimit të një përgjimi të ish kreut të LSI, i cili shfaqej duke i bërë presion ministrit të tij për një leje hidrocentrali për të cilin ai thoshte se I ishin premtuar 700 mijë dollarë.

Aktualisht, dosja e 21-janarit po hetohet nga Spak, ku në procedimin penal janë regjistruar tre akuza; vrasje në rrethana të tjera cilësuese, shpërndorim detyre dhe kryerje të veprimeve që pengojnë zbulimin e së vertetës./abcnews.al

Foshnja “31 vjeçare”/ Rekordi i ri, embrioni ishte ngrirë në 1994, fëmija lind pas 31 vitesh

By: xhir jeta
1 August 2025 at 15:21

Një ngjarje e pazakontë ka tërhequr vëmendjen e mjekëve dhe njerëvze në mbarë botën: një foshnjë e shëndetshme ka lindur nga një embrion i ngrirë që nga viti 1994, duke u bërë kështu foshnja më “e vjetër” në botë në kuptimin e kohëzgjatjes së ruajtjes së embrionit përpara lindjes.

Embrioni ishte ngrirë për plot 30 vjet përpara se të përdorej këtë vit për një procedurë të suksesshme të fekondimit in vitro.

Foshnja, gjinia e të cilit ishte djalë Lindi në Ohio të Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga Lindsey Pierce 35 vjec dhe bashkeshorti i saj Tim Pierce 34 vjec. Çifti I cili ka rrefyer se femija I tyre gezon shendet te plote kane thene per mediat nderkombetare se e gjitha kjo iu duket nje film fantastiko shkencor.

Prindërit e djalit te porsalindur kishin tentuar prej 7 vitesh që të sillnin një fëmijë në jetë përpara se të vendosnin të merrnin embrionin e një gruaje 62 vjecare që e kishte krijuar atë në vitin 1994 me ish bashkëshortin e saj.

Sipas shkencëtarëve në fushën e mjeksisë , kjo ngjarje shënon një moment historik për teknologjinë e ruajtjes së embrioneve dhe mund të ndikojë ndjeshëm në mënyrën si mendohet planifikimi familjar në të ardhmen. Edhe pse ka pasur lindje të tjera nga embrione të ngrirë për periudha të gjata, ky rast vendos një rekord të ri, duke kaluar rastet e mëparshme të ngjashme që kanë ndodhur me embrione të ruajtura për rreth 27 apo 29 vjet.

Mjekët theksojnë se ngrirja afatgjatë e embrioneve nuk duket të ketë ndikuar në zhvillimin apo shëndetin e foshnjës, çka tregon për sigurinë dhe qëndrueshmërinë e teknikave të ruajtjes me azot të lëngshëm.

Kurti “i bindet” Osmanit/ Heq tarifat për mallrat që hyjnë nga SHBA

By: xhir jeta
1 August 2025 at 15:15

Insistimit të presidentes së Kosovës muaj më parë për të hequr tarifat ndaj produkteve amerikane që futen në vend, si një sinjal që i dërgohet SHBA-ve dhe administratës Trump për bashkëpunim, më në fund i është përgjigjur kryeministri në detyrë.

Njoftimin, kryeministri qe i ka cuar marredheniet me SHBA-në në pikën më të ulët në 35 vitet e fundit, e dha nga mbledhja e qeverisë këtë të premte.

“Tjetër vendim shumë të rëndësishëm që po marrim sot është largimi i tarifës doganore me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kështu tani e tutje të gjitha produktet me origjinë nga SHBA-të do të kenë tarifë zero për qind kur të hyjnë në vendin tonë.

Kosova i mirëpret produktet amerikane në tregun e saj dhe besojmë fuqishëm që kjo të ndikojë në rritjen e këmbimit tregtar si dhe shtimin e investimeve.” deklaron Kurti, i cili ndoshta po e kupton se pa SHBA-te Kosova eshte ne renie te lire, mbitegjitha ekonomikisht.

Gjithesesi Kurti nuk pati hezitim ta shpallte kete vendim si një hap te radhës që dëshmon për marrëdhëniet shumë të mira ndërmjet dy vendeve, pretendim i rrezuar poshte disa here nga i zgjedhuri i Trump per misione te posacme Richard Grenell.

Vendimi i Kurtit ka ardhur një ditë pasi presidenti amerikan, Donald Trump, ka prezantuar tarifat e reja ndaj 69 vendeve me të cilat bën tregti SHBA-ja, me arsyetimin se ato kanë qenë të padrejta ndaj ekonomisë amerikane.

Me urdherin e Trump, që do të zbatohet prej 7 gushtit, vendet e tjera të Ballkanit janë goditur me tarifa te larta: Maqedonia e Veriut 15 për qind, Bosnje-Hercegovina 30 për qind dhe Serbia 35 për qind./abcnews.al

Shoqërimi i Veliajt në klinikë/ Avokati i Popullit nis verifikimin në paraburgimin e Durrësit

By: xhir jeta
1 August 2025 at 13:33

Avokati i popullit ka nisur verifikimet për mënyrën si është shoqëruar Erion Veliaj nga paraburgimi i Durrësit në ambjetet e klinikës private, ku ju nënshtrua analizave.

Pas deklaratve publike të Veliajt, për trajtim jo te drejtë, Komisioneri për parandalimin e Torturës Ahmet Prenci ka shkuar në paraburgimin e Durrësit për të bërë verifikimet, në lidhje me rastin.

Më 17 korrik la ambjentet e qelisë së paraburgimit të Durrësit për të kryer disa ekzaminime për shëndetin. Mësohet se Veliaj u dërgua në një klinikë private, i shoqëruar nën masa të rrepta sigurie, ku ka kryer analizat e nevojshme. Më pas është dërguar sërish në qeli.

Prej datës 10 shkurt kryetari i bashkisë së Tiranës mbahet i arrestuar me dyshimin se është i përfshirë në korrupsion dhe pastrim parash dhe fshehje pasurie.

❌
❌