Në parashikimet se cili do të jetë shteti i radhës që do të anëtarësohet në Bashkimin Evropian, bastin mendojnë se e fitojnë ata që e përmendin emrin e Malit të Zi, duke marrë parasysh se është duke negociuar me vite dhe ka avancuar më shumë se të gjitha vendet tjera kandidate.
Të tjerët pozicionohen nga Shqipëria, e cila është duke ecur me hapa të shpejtë drejt Brukselit.
Disa tjerĂ« mendojnĂ« se do tĂ« jetĂ« Moldavia â shtet ambicioz dhe i orientuar nga reformat.
Mirëpo, përgjigjja e saktë mund të jetë Islanda.
Synimet e administratës së presidentit amerikan, Donald Trump për ta aneksuar territorin danez të Grenlandës, dhe ideja e një lufte tregtare mes garantueseve të sigurisë, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, dhe partneres më të madhe tregtare, BE-së, kanë krijuar shqetësim në këtë ishull në veri të Atlantikut.
Qeveria aktuale e Islandës, e cila ka ardhur në pushtet vitin e kaluar, ka bërë të ditur se do të mbahet një referendum para vitit 2027 për rinisje të bisedimeve me Brukselin për anëtarësim në BE.
Sondazhet sugjerojnë se shumica do ta mbështeste rinisjen e bisedimeve.
Dhe kjo nuk është hera e parë që Islanda është në këtë pozitë.
Ky shtet ishte goditur ashpër nga kriza globale financiare më 2008, kur tri banka të mëdha i kanë falimentuar.
AnĂ«tarĂ«simi nĂ« BE â sidomos nĂ« EurozonĂ« â ishte konsideruar si njĂ« mĂ«nyrĂ« pĂ«r shmangie tĂ« krizĂ«s dhe negociatat me bllokun evropian patĂ«n nisur mĂ« 2010.
Bisedimet ishin pezulluar tre vjet më vonë nga një qeveri e sapozgjedhur e krahut të djathtë. Atëbotë, edhe vendet e Eurozonës kanë qenë në gjendje të rëndë nga kriza financiare, prandaj anëtarësimi në këtë grup, dhe miratimi i valutës së përbashkët, nuk ishte parë si hap shpëtues.
Përgjatë atyre tre vjetëve të bisedimeve për anëtarësim, Reikjaviku i ka hapur shumicën e 33 kapitujve dhe i ka mbyllur 11 sosh.
PĂ«r krahasim, Mali i Zi â nĂ« krye tĂ« vendeve qĂ« synojnĂ« BE-nĂ« â ka arritur tâi mbyllĂ« shtatĂ« kapituj mĂ« tepĂ«r pas mĂ« shumĂ« se njĂ« dekade tĂ« negociatave.
âVendim sovranâ
Kur zyrtarĂ«t e BE-sĂ« besojnĂ« se Islanda do tĂ« mund ta pĂ«rfundonte brenda pak vjetĂ«sh procesin e anĂ«tarĂ«simit â i cili Ă«shtĂ« ende valid â ata nuk ka flasin pa bazĂ«.
Këtij shteti i ndihmon fakti se është pjesë e Zonës Ekonomike Evropiane, çka do të thotë se bashkë me Norvegjinë dhe Lihtenshtajnin veçse i zbatojnë rregullat e tregut të brendshëm të bllokut evropian.
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen e ka vizituar kĂ«tĂ« vend javĂ«n e kaluar dhe e ka qartĂ«suar shpejt se anĂ«tarĂ«simi eventual nĂ« tĂ« ardhmen Ă«shtĂ« âvendim sovran qĂ« e marrin njerĂ«zit kĂ«tuâ.
âNuk Ă«shtĂ« temĂ« qĂ« unĂ« duhet ta komentojâ, Ă«shtĂ« shprehur ajo.
MegjithatĂ«, ajo ka shtuar se âIslanda Ă«shtĂ« e familjarizuar dhe e integruar nĂ« tregun e BE-sĂ«, dy palĂ«t kanĂ« vlera tĂ« njĂ«jta, njihemi me njĂ«ri-tjetrin shumĂ« mirĂ«, dhe e kemi tĂ« njĂ«jtĂ«n mendĂ«si â e gjithĂ« kjo Ă«shtĂ« vlerĂ« e shtuarâ.
Duke folur në kushte anonimiteti, një diplomat evropian i familjarizuar me këto zhvillime, ka qenë edhe më i drejtpërdrejtë.
âDo tĂ« ishte mirĂ« qĂ« njĂ« shtet i EvropĂ«s PerĂ«ndimore tĂ« anĂ«tarĂ«sohej nĂ« BE, sidomos pas Brexititâ, ka thĂ«nĂ« ai.
âKjo do tĂ« tregonte se klubi Ă«shtĂ« ende atraktivâ.
Procesi i integrimit do të zhvillohej lehtësisht, duke marrë parasysh se Islanda është më e pasur sesa mesatarja e BE-së, dhe me një popullsi prej 300.000 banorëve, ky do të ishte shteti më i vogël në BE, nëse anëtarësohet.
Ndonëse Brukseli zyrtarisht është duke qëndruar larg debatit për anëtarësim të këtij shteti në BE, ai në fakt është duke bërë gjithçka për ta pasur sa më afër.
Gjatë vizitës së saj, von der Leyen është zotuar për rishikim dhe potencialisht avancim të marrëveshjes aktuale tregtare.
Ajo e ka nënshkruar një tjetër marrëveshje për të mbrojtur infrastrukturën kritike e cila është thelbësore për Islandën, sikurse kabllot nënujore, si dhe ka nisur negociata për një marrëveshje të re për siguri dhe mbrojtje, e cila do ta rriste bashkëpunimin ndaj kërcënimeve kibernetike dhe atyre hibride.
Ky partneritet, që pritet të finalizohet deri në fund të vitit, ka rëndësi të posaçme për Islandën, e cila është e vetëdijshme për nevojën e bashkëpunimit në fushën e sigurisë, sidomos për faktin se Rusia dhe Kina po bëhen secilën herë e më aktive në rajonin e Arktikut.
Edhe Shtetet e Bashkuara e kanĂ« tronditur sĂ« fundmi kĂ«tĂ« shtet, pas debateve qĂ« janĂ« bĂ«rĂ« pĂ«r GrenlandĂ«n, duke ia forcuar edhe mĂ« tepĂ«r idenĂ« e anĂ«tarĂ«simit nĂ« BE, pavarĂ«sisht se ky shtet ishte larguar nga paraardhĂ«si i bllokut â Komuniteti Evropian â mĂ« 1985.
Ndonëse Uashingtoni nuk ka bërë pretendime të njëjta për Islandën, në këtë ishull është rritur doza e nervozimit, pasi SHBA-ja është garancia e saj e sigurisë në emër të NATO-s, përmes një marrëveshjeje bilaterale të nënshkruar më 1951.
Prandaj Islanda është anëtarja e vetme e NATO-s që nuk ka ushtri të veten dhe nuk ka plane të afërta për ta krijuar një të tillë.
Më 2006, Shtetet e Bashkuara kanë bërë të ditur se do të vazhdojnë ta mbrojnë ishullin, mirëpo forcat e veta nuk do të kenë prezencë të përhershme aty. Ajo politikë është ende në fuqi, ndërsa një bazë e dikurshme amerikane në Keflavik vazhdon të jetë qendër e stërvitjeve të NATO-s.
Tensionet tregtare
Në gjithë këto zhvillime, tensioni tregtar transatlantik vetëm sa e shton tensionin në Islandë.
Reikjaviku dëshiron që Brukseli ta konsultojë lidhur me bisedimet tregtare BE-SHBA, mirëpo zyrtarët evropianë kanë treguar nuk mund të premtojnë në këtë drejtim, pa anëtarësim të plotë të Islandës.
Dhe pikĂ«risht tregtia Ă«shtĂ« tema qĂ« mund tĂ« nxisĂ« konflikt nĂ« negociatat eventuale pĂ«r anĂ«tarĂ«sim, sidomos kur bĂ«het fjalĂ« pĂ«r bujqĂ«si dhe peshkatari â dy industritĂ« kryesore tĂ« ishullit.
Kjo është arsyeja pse këto dy industri janë të përjashtuara nga marrëveshjet tregtare aktuale.
EkzistojnĂ« shqetĂ«sime se politika e pĂ«rgjithshme e BE-sĂ« nĂ« bujqĂ«si mund tâi dĂ«mtojĂ« rĂ«ndĂ« bujqit e IslandĂ«s duke e vĂ«rshuar ishullin me produkte tĂ« lira nga vendet tjera anĂ«tare.
Peshkimi është temë edhe më delikate.
Reikjaviku pretendon me krenari se menaxhimin e rezervave të peshkimit e ka superior në krahasim me atë të Brukselit.
Prandaj Islanda ngurron të heqë dorë nga të drejtat e veta ekskluzive në peshkim në mbi 300 kilometra në zonës ekonomike me flotat daneze, holandeze, irlandeze, spanjolle dhe franceze.
Pastaj është gjuetia e balenave për qëllime komerciale, e cila është ende e lejuar në ujërat islandeze, pavarësisht presionit të BE-së për një moratorium global.
Të gjitha këto besohet se ndikojnë në faktin pse shumica e partive politike në Parlamentin e Islandës janë kundër anëtarësimit në BE.
Ndonëse sondazhet tregojnë se popullsia e pëlqen idenë e rinisjes së bisedimeve me Brukselin, banorët duket se nuk janë shumë të sigurt nëse duan të anëtarësohen në bllokun evropian.
Në Bruksel, zyrtarët e ruajnë shpresën, ndonëse shohin pengesa në rrugë, sepse Islanda është vend i vogël, mirëpo shumë i pavarur, dhe e ka të vështirë të heqë dorë vullnetarisht nga sovraniteti i vet./Radio Evropa e Lirë/
The post Islanda, Mali i Zi apo ShqipĂ«ria â cili shtet anĂ«tarĂ«sohet i pari nĂ« BE? appeared first on Telegrafi.