Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Erion Veliaj kërkon lirinë në Gjykatën e Lartë

Në orën 12:00, trupa e Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, me relatore gjyqtaren Albana Boksi, pritet të mblidhet për të dëgjuar argumentet, pjesë e ankimit të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, bashkëshortes së tij Ajola Xoxa dhe 6 biznesmenëve, kundër masave të sigurisë të vendosura nga Gjykata e Apelit Kundër Korrupsionit dhe Krimit të […]

The post Erion Veliaj kërkon lirinë në Gjykatën e Lartë appeared first on Reporter.al.

Mungesa e kontrollit të lejeve minerare rrit kostot mjedisore në Bulqizë

Prej më shumë se shtatë dekadash, jeta e qytetit të varfër të Bulqizës në verilindje të Shqipërisë është e lidhur ngushtësisht me kromin. Mbi 120 subjekte ose 22 për qind e të gjitha lejeve minerare të vendit e kanë përqendruar aktivitetin e tyre në minierën e Bulqizës – e cila është njëherazi punëdhënësja më e […]

The post Mungesa e kontrollit të lejeve minerare rrit kostot mjedisore në Bulqizë appeared first on Reporter.al.

Erion Veliaj angazhon studio ligjore britanike për mbrojtjen

Të martën, zyra ligjore britanike “Mishcon de Reya LLP” dhe ajo amerikane “Kasowitz LLP”, të cilat deklarojnë se përfaqësojnë kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, publikuan një raport ku pretendojnë se ai po mbahet në burg në mënyrë të padrejtë. Raporti, i cili nis me një citim të Alistair Campbell – ish-këshilltar për mediat […]

The post Erion Veliaj angazhon studio ligjore britanike për mbrojtjen appeared first on Reporter.al.

Blendi Gonxhja ul tonet për ndërhyrjet në ish-burgun e Spaçit

Ministri i Ekonomisë dhe Kulturës, Blendi Gonxhja, reagoi për herë të dytë të shtunën për ndërhyrjen që ka ndërmarrë Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore (IKTK) në ish-burgun e Spaçit, duke premtuar transparencë për zbatimin e projektit. “Nuk është pjesë e ndërhyrjes ringritja e banjove dhe e tarracës mbi to, as nuk është aprovuar nga IKTK […]

The post Blendi Gonxhja ul tonet për ndërhyrjet në ish-burgun e Spaçit appeared first on Reporter.al.

Kandidatët për deputetë shkelën heshtjen zgjedhore me reklama politike në Facebook

Një ditë përpara se shqiptarët t’u drejtoheshin kutive të votimit, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi nxorri një urdhër të prerë për partitë politike: ‘ndaloni fushatën’. “Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve urdhëron respektimin e plotë të heshtjes zgjedhore, e cila ndalon çdo lloj fushate apo thirrjeje elektorale, përfshirë edhe atë në rrjetet sociale,” shkroi KQZ në […]

The post Kandidatët për deputetë shkelën heshtjen zgjedhore me reklama politike në Facebook appeared first on Reporter.al.

Media online ‘injoroi’ fushatën e partive të reja në zgjedhjet parlamentare

Mandatet e kandidatëve në zgjedhjet parlamentare të 11 majit nuk janë certifikuar ende. Megjithatë, sipas rezultateve të deritanishme, në parlamentin e ardhshëm pritet të hyjnë deputetë nga tre parti të reja – Partia “Mundësia”, Lëvizja Bashkë dhe koalicioni Nisma – Shqipëria Bëhet. Së bashku, këto tre grupime politike morën mbi 112 mijë vota brenda vendit, […]

The post Media online ‘injoroi’ fushatën e partive të reja në zgjedhjet parlamentare appeared first on Reporter.al.

Kontrolli mbi mediat shtroi rrugën për mandatin e katërt të Partisë Socialiste

Edi Rama në Opinion

Në pamje të parë, mbulimi i medias audiovizive gjatë fushatës elektorale që u hodh pas krahëve duket i balancuar.  Të dhënat e Autoritetit të Mediave Audiovizve tregojnë se gjatë edicioneve informative në 18 televizionet kryesore të vendit, Aleanca për Shqipërinë Madhështore e udhëhequr nga Partia Demokratike mori 51% të kohës televizive, ndërsa Partia Socialiste e […]

The post Kontrolli mbi mediat shtroi rrugën për mandatin e katërt të Partisë Socialiste appeared first on Reporter.al.

Çfarë kërkuan shqiptarët në Google gjatë fushatës elektorale?

Në një fushatë të dominuar nga videot e shkurtra dhe mesazhet emocionale të shpërndara në media sociale, kryeministri Edi Rama i dha një kthesë të papritur dhe tërësisht personale komunikimit politik me 21 prill, gjatë një mitingu në bregdetin e Kavajës. “Gjithë ky zdap siç më kishte bërë nëna,” tha ai me një buzëqeshje të […]

The post Çfarë kërkuan shqiptarët në Google gjatë fushatës elektorale? appeared first on Reporter.al.

Fushata në Facebook: Faqe anonime, bot-e nga Vietnami dhe Inteligjencë Artificiale

Më 19 mars, një faqe me emrin “Team Edi Rama” u shfaq në Facebook, Instagram dhe TikTok. Faqja, e cila e përshkruan veten si “një komunitet i dedikuar për mbështetësit dhe simpatizantët e Kryeministrit Edi Rama”, publikon rregullisht përmbajtje propagandistike në mbështetje të Partisë Socialiste dhe shpesh denigruese ndaj opozitës së drejtuar nga Sali Berisha. […]

The post Fushata në Facebook: Faqe anonime, bot-e nga Vietnami dhe Inteligjencë Artificiale appeared first on Reporter.al.

Të braktisur dhe pa shpresë, fshatrat e zonës së Dibrës me kërkesa bazike

Për vite me radhë, zonat rurale të Dibrës janë zbrazur nga banorët, ndërsa infrastruktura e premtuar dhe shërbimet bazike nuk mbërritën kurrë. Fushatë pas fushate elektorale, banorë të mbetur në fshat u duket sikur dëgjojnë të njëjtat premtime, të cilat nuk vihen kurrë në jetë. “Kemi pësuar si nusja e vaktit, e cila thoshte: me […]

The post Të braktisur dhe pa shpresë, fshatrat e zonës së Dibrës me kërkesa bazike appeared first on Reporter.al.

Mediat televizive kthehen në ‘zgjatim’ të propagandës partiake gjatë fushatës

Në më pak se dy javë, 3.7 milionë qytetarë shqiptarë brenda dhe jashtë vendit, do të kenë mundësinë që t’i drejtohen kutive të votimit ose kutive postare, për të zgjedhur deputetët që do t’i përfaqësojnë në legjislaturën e re të Kuvendit. Në këto zgjedhje garojnë më shumë se 2 mijë kandidatë për deputetë nga 3 […]

The post Mediat televizive kthehen në ‘zgjatim’ të propagandës partiake gjatë fushatës appeared first on Reporter.al.

‘SY m’SY’: Duopoli Rama-Berisha dominon median online gjatë fushatës zgjedhore

Në zgjedhjet parlamentare të 11 majit garojnë mbi dy mijë kandidatë për një karrige dhe karton në Kuvend, por megjithatë, vëmendja e medias dhe klikimet e publikut janë fokusuar në një duel të njohur gladitorësh – një ritual i vjetër dhe i përsëritur midis dy protagonistëve që prej dekadash përcaktojnë konturet e jetës politike shqiptare. […]

The post ‘SY m’SY’: Duopoli Rama-Berisha dominon median online gjatë fushatës zgjedhore appeared first on Reporter.al.

Aktivistët shqiptarë nderohen me çmimin ‘Goldman’ për mbrojtjen e Vjosës

Beteja 10-vjeçare e dy aktivistëve shqiptarë për mbrojtjen e lumit Vjosa nga ndërtimi masiv i hidrocentraleve, deri në shpalljen e tij nga qeveria shqiptare si Park Kombëtar, është vlerësuar me çmimin ‘Goldman’ për vitin 2025 – i njohur gjithashtu si Nobeli i mjedisit. Shpallja e Vjosës park kombëtar siguroi mbrojtjen e 270 kilometrave të lumit, i […]

The post Aktivistët shqiptarë nderohen me çmimin ‘Goldman’ për mbrojtjen e Vjosës appeared first on Reporter.al.

‘Takim ekskluziv’: Edi Rama bën fushatë të financuar nga ‘palë të treta’ me diasporën  

Të dielën në orën 15:00, në qendrën e kongreseve ‘Malpensa Fiere’ në Busto Arsizio të provincës së Varezes në Itali, kryeministri Edi Rama pritet të mbajë një miting të madh elektoral, me pjesëmarrjen e mijëra shqiptarëve me banim në vendin fqinj. “Ky është një moment unik për t’u lidhur me rrënjët shqiptare dhe për të […]

The post ‘Takim ekskluziv’: Edi Rama bën fushatë të financuar nga ‘palë të treta’ me diasporën   appeared first on Reporter.al.

Minatorët e Bulqizës në grevë për paga dhe kushte më të mira pune

Mbi 300 minatorë të minierës kryesore të Bulqizës kanë bojkotuar prej tre ditësh punën dhe kanë deklaruar grevë duke kërkuar kushte më të mira pune dhe zbatimin e kontratës që kanë me kompaninë që kontrollon galerinë. Arben Çupi 45 vjeç, thotë se arsyeja që  ai dhe kolegët kanë bojkotuar punën, është bërë moszbatimi i kontratës […]

The post Minatorët e Bulqizës në grevë për paga dhe kushte më të mira pune appeared first on Reporter.al.

Kompanitë dhe OJF-të e dyshuara për ryshfete përfituan 89 milionë euro nga Bashkia Tiranë

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, u arrestua të hënën me urdhër të Gjykatës së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, për veprat penale korrupsion, mosdeklarim pasurie dhe pastrim parash. Sipas SPAK, Veliaj së bashku me bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa, ndërtuan një mekanizëm kompleks korruptiv për të përvetësuar fondet publike, të cilat […]

The post Kompanitë dhe OJF-të e dyshuara për ryshfete përfituan 89 milionë euro nga Bashkia Tiranë appeared first on Reporter.al.

Erion Veliaj dyshohet se i dha leje ndërtimi për pallat fisit të Ajolës

Natën e 26 nëntorit 2019, ndërsa lëkundjet e tërmetit më shkatërrimtar të këtij shekulli goditën Tiranën, Valmir Xoxa dhe bashkëshortja e tij dolën me ngut nga shtëpia, duke marrë me vete vetëm dy jastëkë të vegjël. Sipas Xoxës, aty ishin kursimet e një jete prej asketi – e mbështetur me një rrogë si pedagog në […]

The post Erion Veliaj dyshohet se i dha leje ndërtimi për pallat fisit të Ajolës appeared first on Reporter.al.

Blerjet luksoze të Ajola Xoxës, ‘Imelda Marcos’ e Tiranës

Në Tiranë, një nga kryeqytetet më modeste në Evropë, ku paga mesatare është 600 euro në muaj; Ajola Xoxa, bashkëshortja e kryetarit të bashkisë Erion Veliaj, dyshohet se shpenzonte mbi 100 mijë euro në vit vetëm për blerje në internet. Hetimi i Prokurorisë Speciale Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (SPAK) ka zbuluar rreth 130 […]

The post Blerjet luksoze të Ajola Xoxës, ‘Imelda Marcos’ e Tiranës appeared first on Reporter.al.

Erion Veliaj dhe Ajola Xoxa akuzohen se ndërtuan një ‘mekanizëm korruptiv’ për jetë luksi

Kur oficerët e Byrosë Kombëtare të Hetimit e shoqëruan kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, për në paraburgim ditën e hënë në mesditë, në bazë të një vendimi për masë arresti nga Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, televizionet po transmetonin një nga kronikat e zakonshme, ku ai shfaqej buzëqeshur me fëmijë në […]

The post Erion Veliaj dhe Ajola Xoxa akuzohen se ndërtuan një ‘mekanizëm korruptiv’ për jetë luksi appeared first on Reporter.al.

Efekti ‘Trump’ në Kosovë: Kurti përballet me kritikat e Grenellit përpara zgjedhjeve

Sheshi “Skënderbej” dhe bulevardi “Nëna Terezë” në Prishtinë u mbushën nga mijëra mbështetës të Lëvizjes Vetëvendosje, të ardhur nga katër anët e Kosovës për tubimin përmbyllës të fushatës zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të së dielës. Qindra flamuj kuq e zi valëviteshin mbi turmën, ndërsa altoparlantët kumbonin me muzikë patriotike nga Vaçe Zela dhe Nexhmije Pagarusha. […]

The post Efekti ‘Trump’ në Kosovë: Kurti përballet me kritikat e Grenellit përpara zgjedhjeve appeared first on Reporter.al.

❌