❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Foshnja “31 vjeçare”/ Rekordi i ri, embrioni ishte ngrirĂ« nĂ« 1994, fĂ«mija lind pas 31 vitesh

NjĂ« ngjarje e pazakontĂ« ka tĂ«rhequr vĂ«mendjen e mjekĂ«ve dhe njerĂ«vze nĂ« mbarĂ« botĂ«n: njĂ« foshnjĂ« e shĂ«ndetshme ka lindur nga njĂ« embrion i ngrirĂ« qĂ« nga viti 1994, duke u bĂ«rĂ« kĂ«shtu foshnja mĂ« “e vjetĂ«r” nĂ« botĂ« nĂ« kuptimin e kohĂ«zgjatjes sĂ« ruajtjes sĂ« embrionit pĂ«rpara lindjes.

Embrioni ishte ngrirë për plot 30 vjet përpara se të përdorej këtë vit për një procedurë të suksesshme të fekondimit in vitro.

Foshnja, gjinia e tĂ« cilit ishte djalĂ« Lindi nĂ« Ohio tĂ« Shteteve tĂ« Bashkuara tĂ« AmerikĂ«s nga Lindsey Pierce 35 vjec dhe bashkeshorti i saj Tim Pierce 34 vjec. Çifti I cili ka rrefyer se femija I tyre gezon shendet te plote kane thene per mediat nderkombetare se e gjitha kjo iu duket nje film fantastiko shkencor.

Prindërit e djalit te porsalindur kishin tentuar prej 7 vitesh që të sillnin një fëmijë në jetë përpara se të vendosnin të merrnin embrionin e një gruaje 62 vjecare që e kishte krijuar atë në vitin 1994 me ish bashkëshortin e saj.

Sipas shkencëtarëve në fushën e mjeksisë , kjo ngjarje shënon një moment historik për teknologjinë e ruajtjes së embrioneve dhe mund të ndikojë ndjeshëm në mënyrën si mendohet planifikimi familjar në të ardhmen. Edhe pse ka pasur lindje të tjera nga embrione të ngrirë për periudha të gjata, ky rast vendos një rekord të ri, duke kaluar rastet e mëparshme të ngjashme që kanë ndodhur me embrione të ruajtura për rreth 27 apo 29 vjet.

Mjekët theksojnë se ngrirja afatgjatë e embrioneve nuk duket të ketë ndikuar në zhvillimin apo shëndetin e foshnjës, çka tregon për sigurinë dhe qëndrueshmërinë e teknikave të ruajtjes me azot të lëngshëm.

Kurti “i bindet” Osmanit/ Heq tarifat pĂ«r mallrat qĂ« hyjnĂ« nga SHBA

Insistimit të presidentes së Kosovës muaj më parë për të hequr tarifat ndaj produkteve amerikane që futen në vend, si një sinjal që i dërgohet SHBA-ve dhe administratës Trump për bashkëpunim, më në fund i është përgjigjur kryeministri në detyrë.

Njoftimin, kryeministri qe i ka cuar marredheniet me SHBA-në në pikën më të ulët në 35 vitet e fundit, e dha nga mbledhja e qeverisë këtë të premte.

“TjetĂ«r vendim shumĂ« tĂ« rĂ«ndĂ«sishĂ«m qĂ« po marrim sot Ă«shtĂ« largimi i tarifĂ«s doganore me Shtetet e Bashkuara tĂ« AmerikĂ«s. KĂ«shtu tani e tutje tĂ« gjitha produktet me origjinĂ« nga SHBA-tĂ« do tĂ« kenĂ« tarifĂ« zero pĂ«r qind kur tĂ« hyjnĂ« nĂ« vendin tonĂ«.

Kosova i mirĂ«pret produktet amerikane nĂ« tregun e saj dhe besojmĂ« fuqishĂ«m qĂ« kjo tĂ« ndikojĂ« nĂ« rritjen e kĂ«mbimit tregtar si dhe shtimin e investimeve.” deklaron Kurti, i cili ndoshta po e kupton se pa SHBA-te Kosova eshte ne renie te lire, mbitegjitha ekonomikisht.

Gjithesesi Kurti nuk pati hezitim ta shpallte kete vendim si një hap te radhës që dëshmon për marrëdhëniet shumë të mira ndërmjet dy vendeve, pretendim i rrezuar poshte disa here nga i zgjedhuri i Trump per misione te posacme Richard Grenell.

Vendimi i Kurtit ka ardhur një ditë pasi presidenti amerikan, Donald Trump, ka prezantuar tarifat e reja ndaj 69 vendeve me të cilat bën tregti SHBA-ja, me arsyetimin se ato kanë qenë të padrejta ndaj ekonomisë amerikane.

Me urdherin e Trump, që do të zbatohet prej 7 gushtit, vendet e tjera të Ballkanit janë goditur me tarifa te larta: Maqedonia e Veriut 15 për qind, Bosnje-Hercegovina 30 për qind dhe Serbia 35 për qind./abcnews.al

Shoqërimi i Veliajt në klinikë/ Avokati i Popullit nis verifikimin në paraburgimin e Durrësit

Avokati i popullit ka nisur verifikimet për mënyrën si është shoqëruar Erion Veliaj nga paraburgimi i Durrësit në ambjetet e klinikës private, ku ju nënshtrua analizave.

Pas deklaratve publike të Veliajt, për trajtim jo te drejtë, Komisioneri për parandalimin e Torturës Ahmet Prenci ka shkuar në paraburgimin e Durrësit për të bërë verifikimet, në lidhje me rastin.

Më 17 korrik la ambjentet e qelisë së paraburgimit të Durrësit për të kryer disa ekzaminime për shëndetin. Mësohet se Veliaj u dërgua në një klinikë private, i shoqëruar nën masa të rrepta sigurie, ku ka kryer analizat e nevojshme. Më pas është dërguar sërish në qeli.

Prej datës 10 shkurt kryetari i bashkisë së Tiranës mbahet i arrestuar me dyshimin se është i përfshirë në korrupsion dhe pastrim parash dhe fshehje pasurie.

Irani, ShqipĂ«ria krah PerĂ«ndimit/ “Teherani tĂ« ndalojĂ« aktivitetet qĂ« cĂ«nojnĂ« sovranitetin tonĂ«â€

Shqipëria rreshtohet krah SHBA dhe Perëndimit duke dënuar kërcënimet e Iranit. Tirana zyrtare ka nënshkruar një deklaratë të Departamentit Amerikan të Shtetit, që i bën thirrje autoriteteve iraniane për të ndaluar aktivitetet e paligjshme në territoret e tyre, ndërsa vendet firmetare angazhohen për bashkëpunim kundër kërcënimeve të mundshme.

Shqipëria është rreshtuar krah Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kanadasë, Britanisë së Madhe dhe dhjetë shteteve europiane, të cilat dënojnë sulmet dhe kërcënimet e Iranit në territoret respektive.

Në deklaratën e Departamentit Amerikan të Shtetit thuhet se përpjekja e inteligjencës iraniane për të goditur individë në Europë apo Amerikën e Veriut cënon sovranitetin e shteteve, pavarësisht se kush është objektivi.

“Ne jemi tĂ« bashkuar nĂ« kundĂ«rshtimin tonĂ« ndaj pĂ«rpjekjeve tĂ« shĂ«rbimeve iraniane tĂ« inteligjencĂ«s pĂ«r tĂ« vrarĂ«, rrĂ«mbyer dhe ngacmuar njerĂ«z nĂ« EvropĂ« dhe AmerikĂ«n e Veriut, nĂ« shkelje tĂ« qartĂ« tĂ« sovranitetit tonĂ«. KĂ«to shĂ«rbime po bashkĂ«punojnĂ« gjithnjĂ« e mĂ« shumĂ« me organizata ndĂ«rkombĂ«tare kriminale pĂ«r tĂ« sulmuar gazetarĂ«, disidentĂ«, qytetarĂ« hebrenj si dhe zyrtarĂ« aktualĂ« dhe tĂ« mĂ«parshĂ«m nĂ« EvropĂ« dhe AmerikĂ«n e Veriut.” 

Të gjitha shtetet firmëtare i bëjnë thirrje autoriteteve iraniane që ta ndalojnë aktivitetet e paligjshme në territoret e tyre ndërsa angazhohen për bashkëpunim kundër kërcënimeve të mundshme.

“Ne jemi tĂ« pĂ«rkushtuar tĂ« punojmĂ« sĂ« bashku pĂ«r tĂ« parandaluar qĂ« kĂ«to veprime tĂ« ndodhin dhe i bĂ«jmĂ« thirrje autoriteteve iraniane qĂ« tĂ« ndalojnĂ« menjĂ«herĂ« kĂ«to aktivitete tĂ« paligjshme nĂ« territoret tona pĂ«rkatĂ«se.”

Në shtator të 2022, Shqipëria ndërpreu marrëdhëniet diplomatike me Iranin pas sulmeve kibernetike që goditen infrastrukturën kritike të institucioneve shtetërore në korrik të po atij viti. I gjithë përsoneli diplomatik la territorin shqiptar brenda 24 orëve ndërsa asokohe, sulmi kibernetik kundër një aleati të NATO-s u dënua edhe nga Shtëpia e Bardhë./abcnews.al

Daku vazhdon me golat/ Pas kampionatit, sulmuesi kuqezi shënon edhe në Kupën e Rusisë

Mirlind Daku e ka nisur mbarë këtë sezon me fanellën e Rubin Kazan, duke qenë protagonist absolut i fazës sulmuese të ekipit të tij.

Kjo, si në kampionat, ashtu edhe në Kupën e Rusisë, ku sot ekipi i tij luajti ndeshjen e parë në fazën në grupe.

Rubin Kazan u përballe me Orenburg dhe Daku la shenjë që në pjesën e parë të duelit.

Ishte pikërisht një penallti e Dakut në minutën e 29-të, ajo e cila i dha avantazhin ekipit të sulmuesit shqiptar i cili ishte i pagabueshëm nga pika e bardhë.

Ky ishte goli i dytë sezonal për Dakun, i cili kishte shënuar pak ditë më parë edhe në kampionat përballë skuadrës së Zenit Shën Petersburgut./abcnews.al

Vllaznia eliminohet me “pengje”/ ShkodranĂ«t u mundĂ«n 4-2 nĂ« shtesĂ« nga Vikingur Reykjavik

Vllanznia largohet nga Kupat e Europës, por skuadra shkodrane duhet të mbajë kokën pas dhe të jetojë me shumë pengje për mënyrën si u eliminua nga Konferencë Ligë.

Pas fitores 2-1 nĂ« “Loro Boriçi”, formacioni I drejtuar nga Edi Martini u mund 4-2 nĂ« transfertĂ«n islandeze kundĂ«r Vikingur Rekjavik.

Rezultati përfundimtar u vendos vetëm në shtesë, ndërsa në kohën e rregullt, Vllaznia kishte në dorë kualifikimin.

Ndeshja nisi keq për shkodranët, që në minutën e 10-të e panë veten në dizavantazh.

Epërsia e vendasve zgjati deri në minutën e 26-të. Nga pika e penalltisë, Balaj goditi saktë, ndërsa pjesa e parë u mbyllnë barazim 1-1, një rezultat që kualifikonte Vllazninë.

Fraksioni i dytë i ndeshjes kishte në njëjtën pamje. Islandezët shënuan sërish të parët me Handsen në të 55-ën. Vetëm 5 minuta nga fundi I kohës së rregullt, Bekim Balaj shënoi edhe një herë nga pika e penalltisë atë që mund të ishte goli i suksesit.

Pas festa e Vllaznisë dhe tifozëve të saj zgjati pak. Pa u plotësuar një minutë, Vikingur kaloi edhe një herë në epërsi, duke barazuar rezultatin e përgjithshëm, ndërsa sfida shkoi në shtesë.

TĂ« besuarit e Martinit rezistuan pak.

TĂ« zotĂ«t e shtĂ«pisĂ« shĂ«nuan golin e katĂ«rt dhe atĂ« tĂ« “KO” pĂ«r shkodranĂ«t nĂ« minutĂ«n e 94, duke vulosur kualifikimin e tyre dhe zhgĂ«njimin e VllaznisĂ« nĂ« KonferencĂ« LigĂ«./abcnews.al

 

Ministrja e Kurtit sulmon drejtësinë/ Hetimet për rezervat shtetërore, Hajdari: Procesi jo i ligjshëm

Ministrja e Kurtit, Rozeta Hajdari, ndryshe nga shefi i saj qe nuk pyet per institucionet e drejtesise, eshte paraqitur edhe kete te enjte ne zyrat e Prokurorise Speciale.

Ajo perfundoj aty marrjen ne pyetje ne lidhje me hetimet për rezervat shtetërore, një çështje që shpërtheu si skandal publik në gusht të vitit 2023, kur disa zyrtarë të kësaj ministrie përfunduan në pranga për dyshime për keqpërdorim te detyres dhe abuzim me fondet e rezervave. Pas intervistimit, Hajdari reagoi ashpër ndaj mënyrës së zhvillimit të hetimeve dhe nuk harroj te uslmonte organet e drejtesise.

“Sot isha e ftuar nga Prokuroria Speciale pĂ«r intervistĂ«, pĂ«r kontraktimin e rezervave shtetĂ«rore proces jetik pĂ«r tĂ« gjithĂ« ne, proces i rĂ«ndĂ«sishĂ«m pĂ«r popullatĂ«n tonĂ«. Ministria ka bĂ«rĂ« blerjen e rezervave shtetĂ«rore nĂ« kohĂ«n kur ishim tĂ« pambrojtur, nĂ« shkurt 2022 dhe mars 2022. PĂ«r kĂ«tĂ« proces jetik tani pyetem nga Prokuroria Speciale, por njĂ« pyetje vjen se a Ă«shtĂ« ky proces i ligjshĂ«m dhe si prokuroria hyri nĂ« ministri pĂ«r tĂ« marrĂ« dokumente tĂ« klasifikuara si sekret tĂ« rezervave shtetĂ«rore. AsnjĂ« person nuk mund tĂ« ketĂ« qasje nĂ« rezervĂ«n klasifikuar sekret pa njĂ« procedurĂ« tĂ« qartĂ« ligjore sipas udhĂ«zime tĂ« AKI-sĂ« dhe AgjencisĂ« pĂ«r mbrojtje tĂ« klasifikuara.”

Ajo nuk eshte treguar e kursyer as ndaj prokurorit te ceshtjes.

“MĂ« vjen turp edhe pĂ«r veprimet e Gashit pĂ«r shkeljen e ligjit. PĂ«r mĂ« shumĂ«, ne si ministri kemi inicuar njĂ« hetim tĂ« AgjencisĂ« pĂ«r Parandalimin e Korrupsionit pĂ«r tĂ« inciuar njĂ« hetim dhe pĂ«r tĂ« ardhur nĂ« konstatim tĂ« kĂ«saj shkeljeje tĂ« kĂ«tij konflikti tĂ« interesit, sepse e kemi te dokumentuar nĂ« raportin e Inspektoratit Policor nĂ« emailin e dokumentar, ku prokurori Gashi pranon konfliktin e interesit pĂ«r tĂ« shqyrtuar kĂ«tĂ« raport tĂ« IP-sĂ«, pĂ«r mĂ« keq Prokuroria Speciale vetĂ« i njĂ«jti prokuror mbyll rastin. UnĂ« e di qĂ« pas kĂ«tij hetimi nga Agjencia pĂ«r Parandalimin e konfliktit ne do tĂ« pĂ«rballemi nĂ« gjykatĂ«.”

Po teksa parlajmeronte perballjen ne gjykate ministrja e Kurtit nuk shfaq asnje shenje pendimi per shkeljen e ligjeve ne kurriz te qytetareve dhe abuzim me rezervat shteterore, njejt si eproret apo koleget e saj ne Vetevendosje./abcnews.al

Mastercard sjell Apple Pay në Shqipëri/ Pagesa të shpejta pa kontakt, vetëm përmes iPhone

Mastercard ka sjellë Apple Pay për mbajtësit e kartave në Shqipëri. Një mënyrë që iu mundëson qytetarëe dhe bizneseve të kryejnë pagesa të shpejta, të sigurta dhe pa kontakt duke përdorur pajisjet e tyre Apple.

Shërbimi inovativ Apple pay i njohur globalisht do të pranohet për të kryer pagesa të ndryshme në farmaci, restorante, supermarkete, kafene apo edhe në shumë biznese të tjera të cilat pranojnë pagesa pa kontakt.

Shërbimi i pagesave Apple pay iu mundëson klientëve blerje më të shpejta në aplikacione apo faqe të ndryshme pa pasur nevojë që të krijojnë llogari apo të vendosin të dhënat e kartës bankare në mënyrë të vazhdueshme.

Aktivizimi i Apple Pay kryhet lehtësisht duke hapur aplikacionin Wallet dhe duke plotësuar të dhënat e kartës së kreditit apo debitit.

Në thelb të këtij shërbimi qëndron siguria dhe privatësia e klientëve. Numri real i kartës së kreditit apo debitit që do të përdoret prej tyre nuk ruhet në pajisje dhe as në serverët e Apple, por caktohet një numër unik llogarie e pajisjes që ruhet në mënyrë të sigurt.

Klientët kanë mundësi që ta përdorin Apple Pay qoftë përmes telefonave Iphone, në iPad apo Mac për të realizuar blerjet dhe pagesat për shërbimet e tyre.

Kjo shënon një tjetër hap të rëndësishëm drejt modernizimit të sistemit të pagesave, rritjes së përfshirjes financiare të qytetarëve por edhe përafrimit me standardet europiane për pagesat dixhitale./abcnews.al

“21 janari”, Dumani: Dosje me prioritet. Veliaj? Dosja Ă«shtĂ« ndarĂ«, po hetohen disa fakte penale

Kreu i SPAK, Altin Dumani nĂ« njĂ« takim qĂ« zhvilloi me gazetarĂ«t me dyer tĂ« mbyllura  Ă«shtĂ« pyetur edhe nĂ« lidhje me hetimin pĂ«r dosjen “21 janari”.

Dumani tha se çështja është në fazën e hetimit paraprak dhe se është një nga dosjet prioritare.

Ai tha se SPAK ka marrë në konsideratë edhe vendimin e Gjykatës së Lartë dhe Strasburgut. Kreu i SPAK sqaroi se është prokurori ai që vendos si do të hetoj dhe radhën se si do të merren në pyetje personat.

â€œĂ‡Ă«shtja Ă«shtĂ« nĂ« fazĂ«n e hetimit paraprak. SPAK ka marrĂ« nĂ« konsideratĂ« edhe vendimin e GjykatĂ«s sĂ« LartĂ« dhe Strasburgut. Prokurori Ă«shtĂ« ai qĂ« vendos si do tĂ« hetoj dhe radhĂ«n se si do tĂ« merren nĂ« pyetje personat. ËshtĂ« njĂ« nga dosjet prioritare”, tha Dumani.

I pyetur për hetmet ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliajn dhe pyetjet që ai shtroi publikiusht per spakj,Dumani tha se dosja në ngarkim të Veliajt është ndarë në një fraksion tjetër. ndërsa shtoi se nuk u përgjigjet pyetjeve të të pandehurve

“Ka njĂ« fraksion tjetĂ«r hetimor pĂ«r Erion Veliajn. Po hetohen disa fakte penale”, Ă«shtĂ« shprehur Dumani. NdĂ«rkohĂ« pĂ«r shtatĂ« pyetjet qĂ« Veliaj i drejtoi publikisht, kreu i sPAK Ă«shtĂ« shprehur nuk i pĂ«rgjigjet tĂ« pandehurve.“Nuk i pĂ«rgjigjemi tĂ« pandehurve, vetĂ«m nĂ« rrugĂ« ligjore kur ka pretendime, kur sillen memo nga avokatet, kjo Ă«shtĂ« forma proceduriale.”,

Takimin që u zhvillua neë spak, Dumani e nisi me krimet zgjedhore duke u shprehur se strategjia e SPAK kishte efekt parandalues, ndërsa shtoi se në total ka pasur 193 materiale të administruara nga prokuroria, nga 56 subjekte kallëzuese.

Kryeprokurori i Posaçëm ka bërë me dije se janë regjistruar 43 procedime penale ku një është dërguar për gjykim, ndërsa 39 procedime mbeten në hetim. Gjithashtu është shprehur se ka pasur 17 vendime për kontrolle banesash, zyrash apo kontrolle personale, ku janë gjetur prova të vlefshme materiale. Lidhur me tipologjinë e kallëzimeve nga subjektet politike, Dumani ka thënë se shumica ishin për shpërdorimi i asfaltit elektoral.

Edhe pse periudha zgjedhore ka përfunduar, prokurorët kanë në prioritet këto hetime. Janë 43 materiale mosfillimi që u janë komunikuar denoncuesve. Vetëm tre prej tyre janë ankimuar në gjykatë, ku gjykata ka gjetur të drejta vendimet e mosfillimit nga prokurori, tha Dumani./abcnews.al

Performanca e bashkiakëve, mbaron afati/ Fier, drejtorët e dorëhequr do largohen. Në Durrës nis konkursi

Ka perfunduar procesi i intervistimit te drejtuesve te Bashkise se Fierit. Burime nga bashkia konfirmuan për ABC News se te gjithe drejtoret e dorehequr do te largohen nga detyra.

Ndersa te pakten 5 nga 13 drejtues te njesive administrative do te vazhdojne detyren.

Faza e intervistimit nga komisioni i vleresimit ne Partine Socialiste te Fierit perfundoi te merkuren.

Tashme pritet qe drejtuesve te cilet do te largohen nga detyra t’u mberrijne shkresat zyrtare ku u komunikohet largimi. Ndersa drejtuesve qe do te qendrojne ne pune do tu komunikohet se nuk iu eshte pranuar doreheqja.

Doreheqjet kolektive ne Bashkine e Fierit dhe drejtorite rajonale u bene pas urdherit te kryeministrit Edi Rama ne funksion te vetepastrimit te adminsitrates publike.

Te enjten ka perfunduar procesi I vleresimit te drejtoreve dhe ne Bashkine e Durresit.

Ne bashki ka nisur konkursi per 85 aplikantet qe I jane pergjigjur thirrjes per tu bere pjese e ketij institucioni.

Pjesa tjeter e aplikanteve do te intervistohen ditet ne vijim.

“Kodi i ri Penal ka nevojĂ« pĂ«r ndryshime”, Dumani: Nuk jemi tĂ« pĂ«rfshirĂ« nĂ« hartimin e draftit

Edhe kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani është i mendimit se drafti i prezantuar për Kodin e ri Penal ka nevojë për ndryshime. Në një takim informal me gazetarët Dumani u shpreh se drafti ende nuk i është dorëzuar zyrtarisht për shqyrtim, duke theksuar se nuk ka marrë pjesë në hartimin e tij.

“Po, unĂ« e kam ndjekur diskutimin qĂ« Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« pĂ«r kĂ«tĂ« temĂ«, me tĂ« drejtĂ« pasi pas kushtetusĂ«s, vjen kodi penal praa Ă«shtĂ« shumĂ« e rĂ«ndĂ«sishme. Ne vet, nuk kemi qenĂ« pjesĂ« sepse sjemi njoftuar, por une vet kam mendimin se do duhej tĂ« nisnim fillimisjt me pyetjen, a na duhet te ndryshojmĂ« kodin penal?”

Unë mendoj se kodi ka nevojë për disa rishikime, përshembull sa i takon dënimeve për lëndët narkotike ne smund të kemi të njëjtin dënim edhe për një person që është kapur me kokainë, edhe për një që është kapur me kanabis apo nje tjetër me drogra sintetike./abcnews.al

Manaj shkon në shkretëtirë/ Sulmuesi i Kombëtares kalon në Emiratet e Bashkuara Arabe

ËshtĂ« autori i tĂ« dy golave tanĂ« nĂ« kĂ«to eliminatore. Rej Manaj ka njĂ« statistikĂ« impresionuese nĂ« KupĂ«n e BotĂ«s me dy rrjeta nĂ« tri ndeshje, e ndoshta kjo ka luajtur njĂ« rol pĂ«r ta bĂ«rĂ« njĂ« nga lojtarĂ«t mĂ« tĂ« paguar tĂ« kombĂ«tares shqiptare.

Sulmuesi 28-vjeçar braktisi Europën për ta vazhduar karrierën në Gjirin Persik, kundrejt një rroge që jepet 2.5 milionë euro në sezon.

Klubi Al Sharjah nga Emiratet e Bashkuara Arabe, nënkampion në fuqi I vendit, lajmëroi zyrtarisht arritjen e marrëveshjes me klubin turk, Sivaspor, duke e shoqëruar edhe me një video.

Sipas mediave turke dhe arabe, Al Sharjah pagoi 2 milionë euro për kartonin e Manajt, ndërsa sulmuesi ka firmosur kontratë dy vjeçare, deri në 2027.

Në këtë skuadër është edhe shqiptari tjetër, Feta Fetai, I huazuar nga Lokomotiva e Zagrebit. Lojtari I Shqipërisë ishte për dy sezone radhazi në Turqi, dhe për Sivasporin pati gjithsej 34 gola e 8 asistë në 63 ndeshje, kryesisht në Superligën turke, por edhe në Kupën e Turqisë.

Në 2024, ai ishte shënuesi I tretë më I mirë I elitës turke, pra Këpuca e Bronzit pas Ikardit e Xhekos. Gjithsesi, raportet e tij me drejtuesit e klubit dhe trajnerit u përkeqësuan derisa erdhi largimi.

Më herët në karrierë, Manaj luajti për Interin, Peskarën, Kremonezen, Pizën e Specian në Itali, për Albaseten, Granadën e Barcelonën B në Spanjë, si dhe për Uatfordin në Angli.

Skuadra e tij e re, Al Sharjah, është më e mira në Emiratet e Bashkuara Arabe, me 6 tituj kampionm 10 kupa e 3 Superkupa, ndërsa këtë sezon do të marrë pjesë në Championsin e Azisë, pasi vjet fitoi Championsin e nivelit të dytë./abcnews.al

Europa, mes zjarreve dhe përmbytjeve/ Rumani, tre viktima dhe dhjetëra të zhdukur

Teksa Ballkani dhe Europa janë në luftë me zjarret që kanë shkrumbuar mijëra hektarë dhe kanë detyruar mijëra njerëz të evakuohen, Rumania përballet me një situatë të pazakontë të motit për këtë stinë.

Të paktën tre persona kanë humbur jetën në Rumaninë lindore për shkak të përmbytjeve. Ndërkohë qindra njerëz u evakuuan teksa autoritetet po kërkojnë për persona të zhdukur.

Rreth 25 fshatra në nëntë rajone u goditën nga shirat e rrëmbyeshëm dhe erërat e forta që shkatërruan çatitë dhe shkulën pemët, duke bllokuar qarkullimin në rrugët kombëtare.

Qarqet më të goditura në Rumaninë veriore ishin Neamt dhe Suceava, ku dy lumenj dolën nga shtrati, duke lënë të vdekur një 66-vjeçar dhe duke detyruar qindra njerëz të evakuoheshin.

Agjencia e emergjencave tha gjithashtu se dy gra, të moshës 85 dhe 83-vjeç, gjithashtu humbën jetën si pasojë e përmbytjeve.

Agjencia e menaxhimit të ujërave e Ministrisë së Mjedisit tha se niveli i ujit në dia lumenj u rrit në nivele rekord dhe po vijon puna për riparimin e urave të shembura.

 

Cilët janë fituesit dhe humbësit në marrëveshjen tregtare SHBA-BE?

SHBA dhe BE kanë arritur atë që po cilësohet si marrëveshja më e madhe tregtare në histori, pas bisedimeve në Skoci. Në fakt, ajo i ngjan kornizës për një marrëveshje dhe jo një marrëveshjeje të plotë tregtare, me detaje ende të paqarta.

Por shifrat kryesore të njoftuara nga Presidenti Donald Trump dhe shefja e BE-së Ursula von der Leyen ofrojnë të dhëna se cilët sektorë dhe grupe mund të goditen më rëndë ose kanë më shumë për të fituar, shkruan BBC.

Trump – fitues
Pasi premtoi marrëveshje të reja tregtare me dhjetëra vende, Trump sapo ka siguruar marrëveshjen më të madhe prej të gjithave. Shumica e komentuesve u duket se BE-ja ka hequr dorë nga më shumë, me një analizë të menjëhershme nga Capital Economics që sugjeron një rënie prej 0.5% të PBB-së. Gjithashtu, dhjetëra miliarda dollarë do të derdhen në arkat e SHBA-së në taksat e importit. Por titujt kryesorë për Trump mund të mos zgjasin shumë nëse një mori të dhënash ekonomike që do të dalin këtë javë tregojnë se riformësimi i tij radikal i ekonomisë amerikane po kthehet mbrapsht. Shifrat mbi inflacionin, vendet e punës, rritjen dhe besimin e konsumatorit do të japin një pamje më të qartë nëse tarifat e Trump po sjellin humbje apo fitim.

KonsumatorĂ«t amerikanĂ« – humbĂ«s
Qytetaret e thjeshte amerikanĂ« janĂ« tashmĂ« tĂ« pakĂ«naqur nga rritja e kostos sĂ« jetesĂ«s dhe kjo marrĂ«veshje mund tĂ« shtojĂ« barrĂ«n duke rritur çmimet e mallrave tĂ« BE-sĂ«. NdĂ«rsa jo aq e vĂ«shtirĂ« sa mund tĂ« kishte qenĂ«, pengesa e pĂ«rfaqĂ«suar nga njĂ« normĂ« tarifore prej 15% Ă«shtĂ« ende e rĂ«ndĂ«sishme, dhe Ă«shtĂ« shumĂ« mĂ« e theksuar se pengesat qĂ« ekzistonin para se Trump tĂ« kthehej nĂ« detyrĂ«. Tarifat janĂ« taksa qĂ« aplikohen pĂ«r mallrat e blera nga vendet e tjera. Zakonisht, ato janĂ« njĂ« pĂ«rqindje e vlerĂ«s sĂ« njĂ« produkti. Pra, njĂ« tarifĂ« prej 15% do tĂ« thotĂ« qĂ« njĂ« produkt prej 100 dollarĂ«sh i importuar nĂ« SHBA nga BE-ja do tĂ« ketĂ« njĂ« taksĂ« prej 15 dollarĂ«sh tĂ« shtuar – duke e çuar koston totale pĂ«r importuesin nĂ« 115 dollarĂ«. KompanitĂ« qĂ« sjellin mallra tĂ« huaja nĂ« SHBA duhet t’ia paguajnĂ« taksĂ«n qeverisĂ« dhe shpesh ia kalojnĂ« njĂ« pjesĂ« ose tĂ« gjithĂ« koston shtesĂ« klientĂ«ve.

Tregjet – fitues
Tregjet e aksioneve nĂ« Azi dhe EvropĂ« u rritĂ«n tĂ« hĂ«nĂ«n pas publikimit tĂ« lajmit pĂ«r kuadrin e marrĂ«veshjes. Sipas kuadrit, SHBA-tĂ« do tĂ« vendosin njĂ« tarifĂ« prej 15% pĂ«r mallrat e importuara nga BE-ja. NdĂ«rsa kjo normĂ« Ă«shtĂ« e konsiderueshme, Ă«shtĂ« mĂ« e ulĂ«t se ajo qĂ« mund tĂ« kishte qenĂ« dhe tĂ« paktĂ«n ofron siguri pĂ«r investitorĂ«t. MarrĂ«veshja Ă«shtĂ« “qartĂ«sisht miqĂ«sore me tregun dhe duhet tĂ« sjellĂ« potencial tĂ« mĂ«tejshĂ«m rritjeje nĂ« euro”, tha pĂ«r AFP-nĂ« Chris Weston nĂ« Pepperstone, njĂ« ndĂ«rmjetĂ«s australian.

Solidariteti evropian – humbĂ«s
MarrĂ«veshja do tĂ« duhet tĂ« nĂ«nshkruhet nga tĂ« gjithĂ« 27 anĂ«tarĂ«t e BE-sĂ«, secili prej tĂ« cilĂ«ve ka interesa dhe nivele tĂ« ndryshme varĂ«sie nga eksporti i mallrave nĂ« SHBA. NdĂ«rsa disa anĂ«tarĂ« e kanĂ« pritur marrĂ«veshjen me kujdes, tĂ« tjerĂ« kanĂ« qenĂ« kritikĂ« – duke aluduar nĂ« pĂ«rçarjet brenda bllokut, i cili po pĂ«rpiqet gjithashtu t’i pĂ«rgjigjet krizave tĂ« tjera si lufta e vazhdueshme nĂ« UkrainĂ«. Kryeministri francez Francois Bayrou komentoi: “ËshtĂ« njĂ« ditĂ« e errĂ«t kur njĂ« aleancĂ« popujsh tĂ« lirĂ«, tĂ« bashkuar pĂ«r tĂ« afirmuar vlerat e tyre tĂ« pĂ«rbashkĂ«ta dhe pĂ«r tĂ« mbrojtur interesat e tyre tĂ« pĂ«rbashkĂ«ta, i dorĂ«zohet nĂ«nshtrimit.” Atij iu bashkuan tĂ« paktĂ«n dy ministra tĂ« tjerĂ« tĂ« qeverisĂ« franceze, si dhe Viktor Orban, udhĂ«heqĂ«si hungarez, i cili tha se Trump “e hĂ«ngri von der Leyen pĂ«r mĂ«ngjes”.

Prodhuesit e makinave nĂ« Gjermani – humbĂ«s
Tarifa me tĂ« cilĂ«n pĂ«rballen importuesit qĂ« sjellin makina tĂ« BE-sĂ« nĂ« SHBA Ă«shtĂ« pothuajse pĂ«rgjysmuar, nga norma prej 27.5% qĂ« u vendos nga Trump nĂ« prill nĂ« njĂ« normĂ« tĂ« re prej 15%. Makinat janĂ« njĂ« nga eksportet kryesore tĂ« BE-sĂ« nĂ« SHBA. Dhe si prodhuesi mĂ« i madh i makinave nĂ« BE – falĂ« VW, Mercedes dhe BMW – Gjermania do tĂ« ketĂ« qenĂ« duke vĂ«zhguar nga afĂ«r. UdhĂ«heqĂ«si i saj, Friedrich Merz, e ka mirĂ«pritur paktin e ri, ndĂ«rsa pranoi se do tĂ« kishte mirĂ«pritur njĂ« “lehtĂ«sim tĂ« mĂ«tejshĂ«m tĂ« tregtisĂ« transatlantike”. Kjo ndjenjĂ« pesimiste u pasqyrua nga organi gjerman i tregtisĂ« sĂ« makinave, VDA, i cili paralajmĂ«roi se edhe njĂ« normĂ« prej 15% do t’i “kushtonte industrisĂ« gjermane tĂ« automobilave miliarda çdo vit”.

Prodhuesit e makinave nĂ« SHBA – fitues
Trump po pĂ«rpiqet tĂ« rrisĂ« prodhimin e automjeteve nĂ« SHBA. Prodhuesit amerikanĂ« tĂ« makinave morĂ«n njĂ« nxitje kur mĂ«suan se BE po ulte tarifĂ«n e vet pĂ«r makinat e prodhuara nĂ« SHBA nga 10% nĂ« 2.5%. Teorikisht, kjo mund tĂ« rezultojĂ« nĂ« blerjen e mĂ« shumĂ« makinave amerikane nĂ« EvropĂ«. Kjo mund tĂ« jetĂ« e mirĂ« pĂ«r shitjet amerikane jashtĂ« vendit, por pakti nuk Ă«shtĂ« vetĂ«m njĂ« lajm i mirĂ« kur bĂ«het fjalĂ« pĂ«r shitjet vendase. Kjo pĂ«r shkak tĂ« mĂ«nyrĂ«s komplekse se si montohen makinat amerikane. ShumĂ« prej tyre nĂ« fakt montohen jashtĂ« vendit – nĂ« Kanada dhe MeksikĂ« – dhe Trump i nĂ«nshtron ato njĂ« tarife prej 25% kur ato sillen nĂ« SHBA. Kjo krahasohet me njĂ« normĂ« mĂ« tĂ« ulĂ«t tarife prej 15% pĂ«r automjetet e BE-sĂ«. Pra, prodhuesit amerikanĂ« tĂ« makinave tani mund tĂ« kenĂ« frikĂ« se do tĂ« ulen nga prodhuesit evropianĂ«.

Produktet farmaceutike tĂ« BE-sĂ« – humbĂ«se
Ekziston konfuzion rreth normĂ«s sĂ« tarifĂ«s qĂ« do tĂ« vendoset pĂ«r ilaçet e prodhuara nĂ« EvropĂ« qĂ« blihen nĂ« SHBA. BE dĂ«shiron qĂ« ilaçet t’i nĂ«nshtrohen normĂ«s mĂ« tĂ« ulĂ«t tĂ« mundshme, pĂ«r tĂ« pĂ«rfituar shitjet. Trump tha se produktet farmaceutike nuk mbuloheshin nga marrĂ«veshja e shpallur tĂ« dielĂ«n, sipas sĂ« cilĂ«s norma pĂ«r njĂ« numĂ«r produktesh u ul nĂ« 15%. Por Von der Leyen tha se ato ishin pĂ«rfshirĂ«, dhe njĂ« burim nga ShtĂ«pia e BardhĂ« e konfirmoi tĂ« njĂ«jtĂ«n gjĂ« pĂ«r BBC-nĂ«.

Secili skenar do të përfaqësojë zhgënjim për farmaceutikën evropiane, e cila fillimisht shpresonte për një përjashtim të plotë nga tarifat. Industria aktualisht gëzon ekspozim të lartë në tregun amerikan falë produkteve si Ozempic, një ilaç yll për diabetin e tipit 2 i prodhuar në Danimarkë. Kjo është theksuar në Irlandë, ku partitë opozitare kanë theksuar rëndësinë e industrisë dhe kanë kritikuar efektin dëmtues të pasigurisë.

Energjia amerikane – fituese
Trump tha se BE do të blejë 750 miliardë dollarë (558 miliardë paund, 638 miliardë euro) në energji amerikane, përveç rritjes së investimeve të përgjithshme në SHBA me 600 miliardë dollarë.

“Ne do ta zĂ«vendĂ«sojmĂ« gazin dhe naftĂ«n ruse me blerje tĂ« konsiderueshme tĂ« LNG-sĂ« (gazit natyror tĂ« lĂ«ngshĂ«m) amerikan, naftĂ«s dhe karburanteve bĂ«rthamore”, tha Von der Leyen. Kjo do tĂ« thellojĂ« lidhjet midis sigurisĂ« energjetike evropiane dhe SHBA-sĂ« nĂ« njĂ« kohĂ« kur ajo Ă«shtĂ« larguar nga importimi i gazit rus qĂ« nga pushtimi i plotĂ« i UkrainĂ«s.

Industria e aviacionit nĂ« BE dhe SHBA – fituese
Von der Leyen tha se disa “produkte strategjike” nuk do tĂ« tĂ«rheqin asnjĂ« tarifĂ«, duke pĂ«rfshirĂ« pjesĂ«t e avionĂ«ve dhe aeroplanĂ«ve, kimikate tĂ« caktuara dhe disa produkte bujqĂ«sore. Kjo do tĂ« thotĂ« qĂ« firmat qĂ« prodhojnĂ« pjesĂ« pĂ«r aeroplanĂ« do tĂ« kenĂ« tregti pa fĂ«rkime midis blloqeve tĂ« mĂ«dha tregtare. Ajo shtoi se BE-ja ende shpreson tĂ« arrijĂ« mĂ« shumĂ« marrĂ«veshje “zero pĂ«r zero”, veçanĂ«risht pĂ«r verĂ«rat dhe pijet alkoolike, nĂ« ditĂ«t nĂ« vijim./abcnews.al

BE, 15 milionë euro për ushtrinë shqiptare/ Këshilli Europian miraton paketën e dytë të mbështetjes

Këshilli Europian miratoi këtë të hënë paketën e dytë të ndihmës dypalëshe për Shqipërinë në kuadër të Mekanizmit Evropian të Paqes.

Vendimi i marrë nga Bashkimi Europian parashikon një mbështetje financiare prej 15 milionë eurosh për të fuqizuar kapacitetet e Forcave të Armatosura Shqiptare.

Sipas njoftimit zyrtar të Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri, qëllimi i kësaj ndihme është të përmirësojë efektivitetin operacional të ushtrisë shqiptare, me theks të veçantë në fushat e lëvizshmërisë, mbrojtjes, logjistikës dhe ndërveprimit me partnerët ndërkombëtarë.

Kjo mbështetje përfshin pajisje taktike, mjete transporti, sisteme mbrojtëse dhe pajisje të komunikimit që do të rrisin aftësinë e Shqipërisë për të marrë pjesë në operacionet e përbashkëta të sigurisë dhe mbrojtjes të Bashkimit Evropian, por edhe në misionet e NATO-s dhe koalicioneve ndërkombëtare.

Paketa e dytë vjen si vazhdimësi e ndihmës së parë të miratuar nga BE në korrik të vitit 2024 dhe është pjesë e një strategjie afatgjatë të Brukselit për të forcuar kapacitetet mbrojtëse të vendeve partnere në Ballkanin Perëndimor.

Bashkimi Europian e ka bërë të qartë se e Konsideron vendin tone partnerin kyç sa I përket stabilitetit rajonal. Brukseli zyrtar ka vlerësuat vazhdimisht kontributin e çmuar të Shqipërisë në misionet paqeruajtëse ndaj për Uninonin 27 anëtarësh, mbështetja për modernizimin e ushtrisë shqiptare shihet si një investim në sigurinë e përbashkët europiane.

Zyrtarët evropianë kanë deklaruar se bashkëpunimi me Shqipërinë në fushën e sigurisë do të thellohet edhe më tej në vitet në vijim, si pjesë e procesit të integrimit dhe angazhimit të vendit në arkitekturën e mbrojtjes kolektive të kontinentit./abcnews.al

Lapaj kĂ«rkon mandatin: ËshtĂ« i imi! I vendosur tĂ« bĂ«het deputet, çon ankesĂ« nĂ« KAS

Nuk ka fund telenovela verore pĂ«r tĂ« vetmin mandat tĂ« koalicionit “ShqipĂ«ria BĂ«het”. Pak ditĂ« pasi Komisioni QĂ«ndror i Zgjedhjeve i dha mandatin kushĂ«rirĂ«s sĂ« tij, Kleana Xhuveli, Adriatik Lapaj Ă«shtĂ« ankuar nĂ« Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve duke kĂ«rkuar qĂ« nĂ« karrigen e deputetit nĂ« shtator tĂ« ulet ai, si mĂ« i votuari i listĂ«s sĂ« hapur.

Në shkresën drejtuar KAS, partia e Lapajt kërkon që të njihen dorëheqjet e kandidatëve të listës së mbyllur në mënyrë që më pas të kalohet tek garuesit e listave preferenciale,Adriatik Lapaj renditet i pari me mbi 6000 vota. Po ashtu, kërkohet që të mos pranohet as revokimi nga dorëheqja për Kleana Xhuvelin dhe Zeqir Kordhonin. Pikërisht nga kërkesa e këtij të fundit për tu bërë deputet nisi edhe përcarja mes Lapajt dhe Shabanit. Dhe për të mos ja lene mandatin dajës së Shabanit, Kleana Xhuveli, kushërira e Lapajt revokoi dorëheqjen duke marrë mandatin e deputetes.

Me vendimin e 23 korrikut, Ilirjan Celibashi, jo vetëm që i la të dy jashtë kuvendit por i rrëzoi Adriatik Lapajt dhe Endri Shabanit edhe skemën që përdorën për të shmangur listat e mbyllura edhe si një simbolikë për një politike ndryshe ajo e të vjetërve. Por mesa duket, kanë më shumë të përbashkëta, përfshirë edhe luftën për një karrige./abcnews.al

Grenell: E turpshme që Thaçi mbahet ende në burg

ËshtĂ« e turpshme qĂ« ish presidenti i KosovĂ«s Hashim Thaci Ă«shtĂ« ende nĂ« burg.
Kështu shkruan në rrjetin e tij social X i derguari i presidentit Trump për misione special, Richard Grenell.

“Richard Grenell Jack Smith e arrestoi Thaçin nĂ« vitin 2020, kur Donald Trump ishte duke punuar pĂ«r marrĂ«veshjen KosovĂ«-Serbi. ËshtĂ« aq turpĂ«ruese qĂ« ai ende Ă«shtĂ« nĂ« burg. E gjitha Ă«shtĂ« njĂ« mashtrim. Haga ka marre fund.”

Kjo nuk është hera e parë që i zgjedhur i administratës Trump për misione të posacme reagon për Kosovën dhe vendimet e Hagës.

Hashim Thaçi ndodhet në paraburgim në Hagë që prej 2020-tës dhe akuzohet për krime lufte dhe pengim të drejtësisë.
Gjatë këtyre viteve prokuroria ka parashtruar kërkesën e saj dhe janë dëgjuar me qindra dëshmitarë, ndërsa në shtator pritet të nis faza e mbrojtjes.

PĂ«r kĂ«tĂ« tĂ« fundit, nuk ka financa tĂ« mjaftueshme, ndĂ«rsa qeveria nĂ« detyrĂ« e Albin Kurtit ka shfuqizuar hapĂ«sirat ligjore qĂ« mundĂ«sojnĂ« alokimin e fondeve shtesĂ«, c’ka rrezikon qĂ« avokati kryesor i mbrojtjes sĂ« Thaçit, Luka Misetic tĂ« tĂ«rhiqet nga detyra.

Ish-kreu i UÇK Hashim Thaci Ă«shtĂ« deklaruar i pafajshĂ«m pĂ«r akuzat qĂ« rĂ«ndĂ«ojnĂ« mbi tĂ«.

Dhomat e Specializuara të Kosovës deri më tani kanë shpallur dy aktgjykime për pengim në administrim të drejtësisë.

Dy ish-figura tĂ« OrganizatĂ«s sĂ« VeteranĂ«ve tĂ« UÇK-sĂ«, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj, janĂ« dĂ«nuar pĂ«r pengimin e drejtĂ«sisĂ« deri tani.

Ndërkohë, ato ka shqiptuar edhe dy aktgjykime për krime lufte.

Ish-eprori i UÇK-sĂ«, Salih Mustafa, Ă«shtĂ« dĂ«nuar me 22 vjet burgim pĂ«r krime lufte, ndĂ«rsa ish-pjesĂ«tari i UÇK-sĂ«, PjetĂ«r Shala ështĂ« dĂ«nuar me 18 vjet burgim pĂ«r ndalim arbitrar, torturĂ« dhe vrasje.

Gjykata Speciale u themelua në vitin 2015 nga Kuvendi i Kosovës dhe është pjesë e sistemit gjyqësor të Kosovës, por vepron me personel ndërkombëtar dhe ka selinë në Hagë.

Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit tĂ« Specializuar – qĂ« njihen edhe si Gjykata Speciale – hetojnĂ« krimet e pretenduara tĂ« pjesĂ«tarĂ«ve tĂ« UshtrisĂ« Çlirimtare tĂ« KosovĂ«s, tĂ« kryera nga janari i vitit 1998 deri nĂ« dhjetor tĂ« vitit 2000./abcnews.al

‘Babagjyshi’ ndjen tĂ« nxehtin/ Termometri shĂ«non temperatura rekord nĂ« Lapland

“Sigurohuni qĂ« drerĂ«t tĂ« kenĂ« shumĂ« ujĂ« – dhe mos harroni tĂ« pini edhe njĂ« gotĂ« çdo orĂ«â€, i kujton Babagjyshi njĂ« ekipi elfĂ«sh tĂ« zĂ«nĂ« duke bĂ«rĂ« dhurata pĂ«r Krishtlindjet e ardhshme, ndĂ«rsa Laplanda pĂ«rvĂ«lon nga njĂ« valĂ« rekord nxehtĂ«sie, shkruan BBC.

Nuk ndodh çdo ditë që Babagjyshi i Krishtlindjeve e gjen veten duke i informuar elfët e tij rreth rreziqeve të goditjes nga dielli, por këtë verë Finlanda veriore ka parë temperatura rreth 30 gradë Celsius për ditë të tëra.

Instituti Meteorologjik i FinlandĂ«s tha tĂ« premten se pĂ«r tĂ« 14-n ditĂ« radhazi njĂ« temperaturĂ« prej 30 gradĂ«sh u mat diku nĂ« FinlandĂ« – hera e parĂ« qĂ« nga fillimi i regjistrimeve nĂ« vitin 1961.
Pas njĂ« pranvere jashtĂ«zakonisht tĂ« ftohtĂ« dhe me shi dhe fillimit tĂ« verĂ«s, e gjithĂ« Finlanda – pĂ«rfshirĂ« veriun e largĂ«t tĂ« LaplandĂ«s, 500 km (310 milje) mbi Rrethin Arktik – papritmas u pĂ«rfshi nĂ« njĂ« periudhĂ« tĂ« vazhdueshme moti tĂ« nxehtĂ«.

Në vetë Rovaniemin, vala e të nxehtit tani ka zgjatur 15 ditë. Në Finlandë, një valë e të nxehtit përcaktohet si një periudhë prej të paktën tre ditësh radhazi ku temperatura maksimale ditore tejkalon 25°C.

Meteorologu i Institutit Meteorologjik Finlandez, Jaakko Savela, shpjegon se në Lapland, ku temperaturat mbi 30°C janë jashtëzakonisht të rralla, valët e të nxehtit si kjo e tanishmja janë të jashtëzakonshme.

“HerĂ«n e fundit qĂ« Laplanda finlandeze pati njĂ« valĂ« tĂ« nxehtĂ« po aq tĂ« gjatĂ« ishte nĂ« vitin 1972,” thotĂ« Savela. Por edhe kjo zgjati vetĂ«m 12 deri nĂ« 14 ditĂ«, varĂ«sisht nga vendndodhja e saktĂ«.
“Ky rekord tani Ă«shtĂ« thyer.”

Nuk është vetëm Rovaniemi që është përfshirë nga temperaturat përvëluese. Disa stacione të tjera meteorologjike në të gjithë Laplandën kanë regjistruar valët e tyre më të gjata të të nxehtit të regjistruara ndonjëherë.

Temperatura më e lartë e valës së të nxehtit, 31.7C, u mat në dy vende, Ylitornio dhe SodankylÀ, në fillim të kësaj jave. Kjo është rreth 10C mbi mesataren sezonale për Laplandën. Të premten, 30.3C u regjistrua në Koitsanlahti në juglindje./abcnews.al

Miq inteligjent por.. artificial/ Studimi: Adoleshentët komunikojnë më shumë me Chat GPT

Inteligjenca artificiale Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« njĂ« “mik” i pandashĂ«m i njerĂ«zve, sidomos adoleshentĂ«ve. NjĂ« studim i Common Sense Media zbuloi se mbi 70% e adoleshentĂ«ve ndihĂ«n po aq mirĂ« nga ndĂ«rveprimi me inteligjencĂ«n artificiale, sa edhe kur flasin me miq tĂ« vĂ«rtetĂ«.

Ata I drejtohen gjithnjë e më shumë për këshilla, mbështetje emocionale dhe vendimmarrje.

Common Sense Media zbuloi se gati një e treta e adoleshentëve thanë se bisedat me inteligjencën artificiale janë të paktën po aq të kënaqshme sa ato me njerëz të vërtetë. Dhe një e treta e përdoruesve adoleshentë, preferojnë më shumë inteligjencën artificiale se njerëzit, për biseda serioze.

Ekspertët paralajmërojnë se ky trend mund të dëmtojë aftësitë sociale dhe shëndetin mendor, pasi adoleshentët mbështeten në inteligjencën artificiale për vlerësim dhe shmangin sfidat e botës reale. Shqetësimet përfshijnë gjithashtu përmbajtje të papërshtatshme dhe mungesën e rregullimit të platformave të inteligjencës artificiale.

Platformat që gjejnë më shumë përdorim tek adoleshentët janë Replika ose edhe faqet e njohura ChatGPT apo Claude, te cilat kryesisht u përgjigjen pyetjeve. Rreziqet e mundshme të fëmijëve që krijojnë marrëdhënie me chatbot-e morën vëmendje të madhe në Shtetet e Bashkuara vitin e kaluar kur një djalë 14-vjeçar nga Florida vdiq nga vetëvrasja pasi zhvilloi një lidhje emocionale me një Chatbot.

❌