❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Ursula von der Leyen përballet me votëbesim, Orban thirrje për rrëzimin e saj

Ligjvënësit e Bashkimit Europian organizojnë të enjten votëbesim kundër shefes së bllokut europian, Ursula von der Leyen, teksa kryeministri hungarez, Viktor Orban është në krye të thirrjeve për rrëzimin e saj.

Ky votim, i pari i këtij lloji në Parlamentin Europian në mbi një dekadë, është organizuar nga ligjvënës të ekstremit të djathtë. Për të kaluar nevojiten dy të tretat e votave të shumicës.

Von der Leyen mund të detyrohet të japë dorëheqje nëse humb, ndonëse fitoren e ka pothuajse të garantuar pasi shumica e grupeve politike kanë dhënë sinjale se do të votojnë kundër. Ajo nuk pritet të marrë pjesë në votimin që zhvillohet në Strasburg të Francës.

Mocioni përbëhet nga një mori dyshimesh kundër von der Leyenit, përfshirë mesazhet private me shefin e fabrikës Pfizer që ka prodhuar vaksina kundër koronavirusit, për keqpërdorim të fondeve të BE-së dhe për ndërhyrje në zgjedhjet në Gjermani dhe Rumani.

Orbani ka thĂ«nĂ« pĂ«rmes njĂ« postimi nĂ« Facebook se votimi “do tĂ« jetĂ« moment i sĂ« vĂ«rtetĂ«s, nĂ« njĂ«rĂ«n anĂ« do tĂ« jetĂ« elita imperialiste e Brukselit, nĂ« tjetrĂ«n patriotĂ«t. ËshtĂ« thelbĂ«sore tĂ« bĂ«het njĂ« zgjidhje. Zonja presidente, thelbi i udhĂ«heqĂ«s tuaj Ă«shtĂ« pĂ«rgjegjĂ«sia. ËshtĂ« koha tĂ« largoheni!”.

Shefja e BE-së ka pasur shpesh mospajtime me Orbanin për shkak të veprimeve të tij në Budapest që kanë dëmtuar demokracinë. Prandaj, Komisioni Europian ia ka ngrirë qasjen në miliarda euro në fonde të BE-së.

Ky votim ka hapur rrugĂ«n pĂ«r shumĂ« kritika ndaj von der Leyenit – e cila ka qenĂ« nĂ« krye tĂ« nismĂ«s sĂ« BE-sĂ« pĂ«r tĂ« gjetur vaksina pĂ«r gati 450 milionĂ« banorĂ« gjatĂ« pandemisĂ« – por edhe pĂ«r PartinĂ« e saj Popullore Europiane, e cila pĂ«rbĂ«n grupin mĂ« tĂ« madh politik nĂ« parlament./ REL

The post Ursula von der Leyen përballet me votëbesim, Orban thirrje për rrëzimin e saj appeared first on Lapsi.al.

BRUKSEL – Komisioni i BE-sĂ« i Von der Leyen do tĂ« pĂ«rballet me votĂ« mosbesimi

BRUKSEL, 2 korrik /ATSH-DPA/ – Komisioni Evropian nĂ«n drejtimin e presidentes, Ursula von der Leyen do tĂ« pĂ«rballet me njĂ« votĂ« mosbesimi nĂ« Parlamentin Evropian.

Presidentja e Parlamentit, Roberta Metsola i informoi krerët e grupeve parlamentare për zhvillimin e pasdites së sotme.

Mocioni i mosbesimit u paraqit nga ligjvënësi rumun i krahut të djathtë të BE-së, Gheorghe Piperea.

Iniciativa akuzon komisionin për mungesë transparence dhe keqmenaxhim, veçanërisht në lidhje me trajtimin e pandemisë Covid-19.

Mocioni kishte nevojë për mbështetjen e 1/10 së ligjvënësve të BE-së, ose të paktën 72 nënshkruesve, në mënyrë që të debatohej dhe votohej gjatë seancës plenare të javës së ardhshme në Strasburg.

Nëse miratohet, komisioni do të duhet të japë dorëheqjen në tërësi me presidenten e saj dhe 26 komisionerët e BE-së.

Megjithatë, një skenar i tillë konsiderohet i pamundur, pasi do të kërkonte një shumicë të dyfishtë që përbëhet nga dy të tretat e votave të hedhura dhe që përfaqëson shumicën e 720 vendeve të parlamentit./  a.jor.

The post BRUKSEL – Komisioni i BE-sĂ« i Von der Leyen do tĂ« pĂ«rballet me votĂ« mosbesimi appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

FRANCË – Qeveria i mbijeton njĂ« mocioni mosbesimi

PARIS, 1 korrik /ATSH-AFP/ – Qeveria e pakicĂ«s nĂ« FrancĂ« i mbijetoi njĂ« vote mosbesimi tĂ« sjellĂ« nga socialistĂ«t nĂ« AsamblenĂ« KombĂ«tare.

Mocioni kundër kabinetit të qendrës së djathtë, i cili ishte paraqitur nga socialistët për shkak të pakënaqësisë së tyre me qasjen e kryeministrit François Bayrou ndaj çështjes së pensioneve, nuk arriti të siguronte shumicën në Dhomën e Ulët të parlamentit.

Qeveria e pakicës ka humbur një burim të rëndësishëm mbështetjeje tek socialistët, i cili më parë e kishte penguar atë të mbështetej te nacionalistët e ekstremit të djathtë të udhëhequr nga Marine Le Pen.

Sfondi përfshin konsultimet e iniciuara nga Bayrou në lidhje me një ndryshim në reformën kontroverse të pensioneve të vitit 2023.

Kjo fillimisht i siguroi Bayrousë tolerancën e socialistëve.

Megjithatë, konsultimet dështuan dhe si rezultat, socialistët paraqitën një mocion për një votë mosbesimi.

Ata akuzojnë Bayrou se e ka shkelur fjalën e tij për këtë çështje dhe nuk i qëndron më premtimit se parlamenti do të kishte fjalën e fundit për çdo ndryshim të mundshëm në reformën e pensioneve.

Reforma e pensioneve shkaktoi protesta masive në Francë në fillim të vitit 2023.

Thelbi i reformës kryesore të presidentit Emmanuel Macron ishte rritja graduale e moshës së daljes në pension nga 62 në 64 vjeç.

Kjo do të ruhet edhe me një amendament.

Megjithatë, do të ketë lëshime për nënat dhe njerëzit në profesione kërkuese.

Edhe para votimit të mbrëmjes së sotme, pritej që përpjekja e socialistëve për të rrëzuar qeverinë të dështonte.

Ndërsa partitë e tjera të krahut të majtë donin të tërhiqnin besimin e tyre nga qeveria, blloku i Le Pen kishte deklaruar se nuk do ta bënte këtë.

Situata mbetet e pasigurt për Bayrounë.

Në vjeshtë, qeveria mund të përballet me një tjetër votë mosbesimi gjatë negociatave të buxhetit, në të cilat nacionalistët e krahut të djathtë mund të tërhiqnin besimin e tyre.

Pa tolerancën e socialistëve, qeveria e pakicës mund të bjerë./ a.jor.

The post FRANCË – Qeveria i mbijeton njĂ« mocioni mosbesimi appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Bie besimi në ekonomi në qershor

TIRANË, 1 korrik/ATSH/ Treguesi i ndjesisĂ« ekonomike (TNE) shĂ«noi njĂ« rĂ«nie prej 2.2 pikĂ«sh gjatĂ« muajit qershor, ndikuar kryesisht nga dobĂ«simi i besimit nĂ« sektorin e shĂ«rbimeve dhe atĂ« tĂ« industrisĂ«. MegjithatĂ«, TNE-ja mbetet ende nĂ« nivele tĂ« larta, duke qĂ«ndruar 6.4 pikĂ« pĂ«rqindje mbi mesataren historike.

Në sektorin e industrisë, treguesi i besimit ra me 2.3 pikë përqindje, duke reflektuar vlerësime më pak optimiste për prodhimin industrial dhe pritje në rënie për porositë nga eksportet.

Aktualisht, ky tregues ndodhet 6 pikë përqindje mbi mesataren historike. Ndërkohë, pritjet për punësimin në të ardhmen janë ulur, ndërsa çmimet e pritshme të produkteve pritet të mbeten të pandryshuara.

Ndërsa besimi në sektorin e ndërtimit regjistroi një rritje prej 1.6 pikësh përqindje, duke e çuar këtë tregues 15.4 pikë përqindje mbi mesataren afatgjatë. Rritja u ndihmua nga vlerësime më pozitive për aktivitetin aktual në këtë sektor. Megjithatë, pritjet për punësimin dhe çmimet në të ardhmen janë ulur.

Sektori i shërbimeve pati një rënie më të theksuar të besimit, me 5 pikë përqindje, krahasuar me muajin e kaluar. Pavarësisht kësaj, niveli i këtij treguesi qëndron ende rreth 11 pikë përqindje mbi mesataren historike. Rënia pasqyroi vlerësime më pak optimiste për aktivitetin aktual dhe kërkesën, si dhe pritje më të ulëta për punësimin.

Ndërkohë, janë rishikuar për lart çmimet në të ardhmen.

Treguesi i besimit në tregti mbeti thuajse i pandryshuar, me një nivel rreth 6 pikë përqindje mbi mesataren historike. Rritja e vlerësimeve për ecurinë aktuale të biznesit u shoqërua me pritje më të ulëta për punësimin dhe për ecurinë e ardhshme të biznesit, si dhe për çmimet.

Edhe treguesi i besimit konsumator mbeti pothuajse në të njëjtin nivel me muajin e kaluar, duke qëndruar 2.5 pikë përqindje mbi mesataren historike.

Rritje u shënuan në vlerësimet për situatën ekonomike në të ardhmen dhe për blerjet aktuale në shuma të mëdha, ndërkohë që pritjet për situatën financiare dhe blerjet e ardhshme ishin më pak optimiste. Pritjet për nivelin e përgjithshëm të çmimeve në të ardhmen janë rishikuar lehtësisht në rritje. /j.p/

The post Bie besimi në ekonomi në qershor appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

POLONI – Tusk i mbijeton votĂ«besimit ndĂ«rsa pĂ«rpiqet tĂ« rivendosĂ« kontrollin

VARSHAVË, 11 qershor /ATSH/- Qeveria polake i mbijetoi sot njĂ« votĂ«besimi nĂ« parlament, ndĂ«rsa kryeministri Donald Tusk kĂ«rkon tĂ« rivendosĂ« autoritetin e tij pas humbjes sĂ« aleatit tĂ« tij – nĂ« zgjedhjet e fundit presidenciale, sipas AP.

Ligjvënësit votuan me 210 vota në favor të qeverisë në Sejmin me 460 vende, Dhoma e Ulët. Nuk pati abstenime.

“Polonia Ă«shtĂ« nĂ« njĂ« realitet tĂ« ri dhe unĂ« po kĂ«rkoj njĂ« mundĂ«si tĂ« re, pas humbjes mĂ« 1 qershor tĂ« kryetarit tĂ« bashkisĂ« sĂ« VarshavĂ«s, Rafal Trzaskowski”, tha Tusk mĂ« herĂ«t – duke iu referuar – aleatit tĂ« tij tĂ« ngushtĂ« – historianit nacionalist, Karol Nawrocki.

“Po kĂ«rkoj njĂ« votĂ«besim me bindje tĂ« plotĂ« se kemi njĂ« mandat pĂ«r tĂ« qeverisur, pĂ«r tĂ« marrĂ« pĂ«rgjegjĂ«si tĂ« plotĂ« pĂ«r atĂ« qĂ« po ndodh nĂ« Poloni”, tha Tusk.

I mbĂ«shtetur nga presidenti i SHBA-sĂ« Donald Trump, Nawrocki do tĂ« zĂ«vendĂ«sojĂ« presidentin nĂ« largim Andrzej Duda, njĂ« tjetĂ«r konservator – i cili bllokoi vazhdimisht pĂ«rpjekjet e Tusk pĂ«r reforma.

Pjesa më e madhe e pushtetit në sistemin parlamentar të Polonisë i takon parlamentit të zgjedhur dhe qeverisë së zgjedhur nga parlamenti.

Megjithatë, presidenti mund të vërë veton në legjislacion dhe ta përfaqësojë vendin jashtë vendit.

Tusk kishte kohĂ« qĂ« mbĂ«shtetej nĂ« njĂ« fitore tĂ« Trzaskowski pĂ«r “tĂ« thyer” bllokimin institucional tĂ« krijuar nga vetot e Duda-s.

Në vend të kësaj, ai tani përballet me një president të ardhshëm të lidhur me opozitën nacionaliste dhe armiqësor ndaj prioriteteve legjislative të qeverisë së tij.

Rezultati i zgjedhjeve ka tronditur koalicionin qeverisĂ«s tashmĂ« tĂ« pasigurt, i cili shtrihet nga qendra e majtĂ« nĂ« qendrĂ«n e djathtĂ« – dhe ka luftuar pĂ«r tĂ« pĂ«rmbushur premtimet kryesore tĂ« fushatĂ«s, duke pĂ«rfshirĂ« liberalizimin e ligjit tĂ« abortit tĂ« PolonisĂ« dhe legalizimin e bashkimeve civile tĂ« tĂ« njĂ«jtĂ«s gjini. //a.i/

 

 

The post POLONI – Tusk i mbijeton votĂ«besimit ndĂ«rsa pĂ«rpiqet tĂ« rivendosĂ« kontrollin appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kryeministri polak Donald Tusk përgatitet për votëbesim

Kryeministri i Polonisë, Donald Tusk, ka bërë thirrje për një votëbesim ndaj qeverisë së tij pro-BE, pasi kampi i tij politik humbi me një diferencë të ngushtë zgjedhjet e fundit presidenciale.

Votimi i së mërkurës duhet të jetë një formalitet sepse koalicioni i Tuskut ka një shumicë prej 12 vendesh në Dhomën e Ulët, Sejm, dhe vetëm një shumicë e thjeshtë në prani të gjysmës së 460 parlamentarëve është e nevojshme për të fituar.

PĂ«rpara votimit, Tusk i tha dhomĂ«s se ata nuk mund tĂ« “mbyllnin sytĂ«â€ ndaj realitetit se qeveria e tij pĂ«rballet me “sfida mĂ« tĂ« mĂ«dha” falĂ« zgjedhjes sĂ« Karol Nawrocki-t, i cili mbĂ«shtetet nga opozita e Ligj dhe DrejtĂ«si (PiS).

Në Poloni, presidenti mund të vërë veton ndaj legjislacionit dhe Nawrocki, një mbështetës socialisht konservator i Presidentit Trump, i cili kundërshton një Evropë federale dhe hyrjen e Ukrainës në NATO dhe BE, pritet të vazhdojë të përdorë pushtetin e tij, ashtu siç ka bërë presidenti konservator, Andrzej Duda, gjatë 18 muajve të parë të mandatit të Tusk në detyrë.

The post Kryeministri polak Donald Tusk përgatitet për votëbesim appeared first on Euronews Albania.

KOMENT – Tusk cakton votĂ«besimin ndaj qeverisĂ« mĂ« 11 qershor, shkak realiteti i ri politik

VARSHAVË, 3 qershor /ATSH/- Kryeministri i PolonisĂ«, Donald Tusk tha sot se parlamenti do tĂ« mbajĂ« njĂ« votĂ«besim pĂ«r qeverinĂ« e tij mĂ« 11 qershor, ndĂ«rsa vendi pĂ«rballet me njĂ« realitet tĂ« ri politik, sipas AP.

Tusk bëri thirrje për votim pasi aleati i tij politik, kryetari liberal i Varshavës, humbi zgjedhjet presidenciale të Polonisë në fundjavë kundrejt konservatorit Karol Nawrocki.

“Po e fillojmĂ« seancĂ«n nĂ« njĂ« realitet tĂ« ri politik”, tha Tusk, nĂ« fillim tĂ« mbledhjes sĂ« kabinetit nĂ« VarshavĂ«.

“Realiteti politik Ă«shtĂ« i ri, sepse kemi njĂ« president tĂ« ri. Por kushtetuta, detyrimet tona dhe pritjet e qytetarĂ«ve nuk kanĂ« ndryshuar. NĂ« Poloni, qeveria qeveris, gjĂ« qĂ« Ă«shtĂ« njĂ« detyrim dhe nder i madh”, tha Tusk.

Qeveria e Tusk drejton shumicën e çështjeve të përditshme në Poloni.

Ajo gjithashtu ekziston veçmas nga presidenca, por presidenti ka fuqinĂ« pĂ«r tĂ« vĂ«nĂ« veton ndaj ligjeve dhe pĂ«r tĂ« ndikuar nĂ« politikĂ«n e jashtme – dhe fitorja e Nawrocki do ta bĂ«jĂ« jashtĂ«zakonisht tĂ« vĂ«shtirĂ« pĂ«r Tusk tĂ« avancojĂ« me axhendĂ«n e tij pro-evropiane.

Tashmë ka pikëpyetje nëse koalicioni i Tusk mund të mbijetojë deri në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të planifikuara në fund të vitit 2027. Disa nga kundërshtarët e tij politikë po bëjnë thirrje që ai të japë dorëheqjen.

Vendimi pĂ«r tĂ« thirrur njĂ« votĂ«besim Ă«shtĂ« me sa duket njĂ« pĂ«rpjekje e Tusk pĂ«r tĂ« rivendosur autoritetin nĂ« njĂ« situatĂ« politike nĂ« ndryshim – ku disa nga partnerĂ«t e tij tĂ« koalicionit mund tĂ« kenĂ« mĂ« pak gjasa pĂ«r tĂ« qĂ«ndruar me tĂ«.

Tusk mbikëqyr një koalicion prej disa partish. Koalicioni i ndarë nuk ka arritur të bjerë dakord për disa çështje dhe qeveria nuk ka arritur të përmbushë disa nga premtimet kryesore të Tusk, duke përfshirë liberalizimin e ligjit kufizues të abortit.

Nawrocki – i cili u mbĂ«shtet nga presidenti i SHBA-sĂ« Donald Trump, fitoi 50,89% tĂ« votave nĂ« njĂ« garĂ« tĂ« ngushtĂ« kundĂ«r kryetarit tĂ« BashkisĂ« sĂ« VarshavĂ«s, Rafal Trzaskowski, i cili mori 49,11% tĂ« votave.

Zgjedhjet zbuluan përçarje të thella në vend përgjatë krahut lindor të NATO-s dhe Bashkimit Evropian.

Nawrocki, i cili pritet tĂ« marrĂ« detyrĂ«n mĂ« 6 gusht, pritet tĂ« formĂ«sojĂ« politikĂ«n e brendshme dhe tĂ« jashtme tĂ« vendit – nĂ« mĂ«nyra qĂ« mund tĂ« tendosin lidhjet me Brukselin – duke e afruar mĂ« shumĂ« vendin e EvropĂ«s Qendrore me gati 38 milionĂ« banorĂ« me administratĂ«n Trump.

Nawrocki do të zëvendësojë Duda, mandati i dytë 5-vjeçar i të cilit përfundon më 6 gusht. Kushtetuta polake i kufizon presidentët në dy mandate.

Duda e ka ftuar Nawrocki në një takim sot në mbrëmje për të ndarë përvojat e tij, kryesisht në fushën e politikës së sigurisë dhe politikës ndërkombëtare. //a.i/

The post KOMENT – Tusk cakton votĂ«besimin ndaj qeverisĂ« mĂ« 11 qershor, shkak realiteti i ri politik appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

VATIKAN – Papa Leone XIV: Kuptimi i jetĂ«s pa besim humbet

VATIKAN, 9 maj /ATSH-DPA/ – NĂ« meshĂ«n e tij tĂ« parĂ« sot si udhĂ«heqĂ«si i ri i KishĂ«s Katolike, papa Leone XIV paralajmĂ«roi se humbja e besimit mund tĂ« ketĂ« “efekte anĂ«sore dramatike”.

”Midis kĂ«tyre, vĂ«rejtja se kuptimi i jetĂ«s Ă«shtĂ« humbur, mĂ«shira Ă«shtĂ« harruar, dinjiteti njerĂ«zor Ă«shtĂ« shkelur nĂ« mĂ«nyrat mĂ« dramatike, familja ka qenĂ« nĂ« krizĂ« dhe shumĂ« plagĂ« tĂ« tjera janĂ« shtuar, nga tĂ« cilat shoqĂ«ria jonĂ« vuan ndjeshĂ«m”, tha ai duke folur nĂ« italisht.

Komentet erdhën një ditë pasi kardinali Robert Francis Prevost u shpall si papa i parë amerikan, ndërsa tym i bardhë doli nga oxhaku i Kapelës Sistine pas katër raundeve të votimit në konklavën papnore.

Sot në mëngjes, Papa Leone XIV kryesoi meshën e parë që nga zgjedhja e tij, i shoqëruar nga kardinalë në Kapelën Sistine në Vatikan.

69-vjeçari tha se ”besimi konsiderohet diçka absurde dhe diçka e rezervuar pĂ«r njerĂ«zit e dobĂ«t dhe jointeligjentĂ«â€.

”Besimi shpesh zĂ«vendĂ«sohet nga gjĂ«ra tĂ« tjera si teknologjia, paratĂ«, suksesi, pushteti dhe kĂ«naqĂ«sia”, theksoi ai./   /os/

The post VATIKAN – Papa Leone XIV: Kuptimi i jetĂ«s pa besim humbet appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

26 vite nga sulmi ndaj Besim Kadriut, Kryeministri Kurti: Plagët e tij pasqyrojnë historinë e dhembjes kolektive

Më 29 prill 1999, kur forcat e armatosura serbe sulmuan fshatin Zhazhë, Besim Kadriu u godit me plumb dum-dum, që i shkatërroi pjesën më të madhe të fytyrës.

Në 26 vjetorin e kësaj ngjarjeje tmerri, Kryeministri Kurti ka nderuar Besim Kadriun, ku edhe ka potencuar se plagët e tij  pasqyrojnë historinë e dhembjes sonë kolektive.

“Besimi Ă«shtĂ« mishĂ«rim i qĂ«ndresĂ«s sĂ« popullit tonĂ«. NĂ« plagĂ«t e tij pasqyrohet historia e dhembjes sonĂ« kolektive, e cila nuk mund tĂ« harrohet kurrĂ«.

Krahas dĂ«shmorĂ«ve dhe martirĂ«ve, nderojmĂ« tĂ« gjithĂ« qĂ« sfiduan vdekjen dhe jetojnĂ« me plagĂ«t e lirisĂ«â€, ka shkruar Kryeministri Kurti.

Më poshtë gjeni shkrimin e plotë të Kryeministrit Kurti:

Më 29 prill 1999, kur forcat e armatosura serbe sulmuan fshatin Zhazhë, Besim Kadriu u godit me plumb dum-dum, që i shkatërroi pjesën më të madhe të fytyrës. Menduan që kishte vdekur. Por pas 24 orësh në gjendje kome, Besimi u rikthye në jetë.

Pa hundë dhe pa syrin e djathtë, ai mbijetoi për shtatë javë nëpër pyjet përreth Mitrovicës, me kujdesin e Jeton Pecit, të asistuar nga Ganimete dhe Nehat Peci, derisa erdhën në ndihmë ushtarët e KFOR-it.

Besimi u dërgua në Mbretërinë e Bashkuar nga Forcat Ajrore Mbretërore (RAF) në shtator, ku në nëntor 1999 iu nënshtrua një ndërhyrjeje të madhe kirurgjike.

“KurrĂ« nuk kam hasur dikĂ« qĂ« Ă«shtĂ« ende gjallĂ« me njĂ« plagĂ« kaq tĂ« tmerrshme si Besimi,” i kishte thĂ«nĂ« doktori Dan Clay revistĂ«s Time, e cila mĂ« 6 mars 2000 publikoi njĂ« shkrim pĂ«r Besimin.

Ai vazhdon të jetojë në Mbretërinë e Bashkuar, bashkë me familjen e tij.

Besimi është mishërim i qëndresës së popullit tonë. Në plagët e tij pasqyrohet historia e dhembjes sonë kolektive, e cila nuk mund të harrohet kurrë.

Krahas dëshmorëve dhe martirëve, nderojmë të gjithë që sfiduan vdekjen dhe jetojnë me plagët e lirisë.

Mund ta PROVONI edhe ju/Laura Pausini tregon se si arriti të zhdukë kilogramët e tepërt në vetëm pak muaj!

Ylli italian i muzikës pop, Laura Pausini ka ndarë me ndjekësit se si ka arritur të zhdukë kilogramët e tepërta nga trupi i saj.

Fillova një dietë me një dietolog në prill. Kam ngrënë për 5 muaj, duke peshuar gjithçka dhe nuk e neglizhova kurrë.

Fillova të bëja gjimnastikë 3 herë në javë për një vit të tërë dhe nisa një turne 3 orë në mbrëmje në skenë, ku nuk e kurseva veten fizikisht.

Peshohesha një herë në muaj për të kuptuar nëse ajo që po bëja po funksiononte. Vazhdoja me përpjekje dhe këmbëngulje për të hequr kilogramët që nuk më linin të ndihesha e qetë në skenë dhe jashtë saj.

Nuk kam bërë asnjë injeksion dhe nuk kam përdorur metodat që janë në modë sot për të humbur peshë shpejt.

Të gjithë ma kanë rekomanduar dhe meqë ra fjala nuk jam mjeke por përpara se të fus diçka në trup preferoj të njoh mundësitë pozitive, por edhe negative të çdo gjëje.

Për të humbur peshë (të paktën për mua) ju duhet mbi të gjitha vullneti dhe sakrifica dhe nëse e bëni këtë ngadalë do të përfitojë edhe lëkura dhe humori juaj për të qenë i mirë.

The post Mund ta PROVONI edhe ju/Laura Pausini tregon se si arriti të zhdukë kilogramët e tepërt në vetëm pak muaj! appeared first on Albeu.com.

Rikthehet besimi tek ekonomia/ BSH:Bizneset dhe konsumatorët vlerësime më të larta për të ardhurat

Afrimi i sezonit turistik të verës  ka përmirësuar pritshmëritë e biznesve për  ecurinë e aktivitetit dhe si rezultat dhe të ardhurat e tyre.Treguesi i besimit në ekonomi ka  marë një kthesë gjatë muajit shkurt duke iu rikthyer rritjes me 0.9.Ky vlerësim më I larte  u përcaktua nga rritja e besimit në sektorët e industrisë, tregtisë dhe atij konsumator. Nga ana tjetër, besimi në sektorin e ndërtimit dhe të shërbimeve regjistruan rënie.

Treguesi i besimit në tregti  u rrit me 3.2 % në muajin shkurt, pas rënies në dy muajt e mëparshëm. Aktualisht, vlerësimiqëndron rreth 7.5  % mbi  mesataren  historike  dhe ndikim kanë dhënë vlerësimet më pozitive në ecurinë aktuale të biznesit dhe pritjet për nivelin  e  punësimit në  të  ardhmen.

Po ashtu në shkurt më optimist për ecurinë kanë qenë edhe bizneset që operojnë në sektorin e industrisë. Treguesi  i  besimit  të  industrisë  u  zgjerua  me  1.1 %  në  muajin shkurt, duke iu rikthyer rritjes së treguesit pas tkurrjeve të katër muajve të kaluar. Niveli i tij qëndron rreth 4 pikë përqindje mbi mesataren historike

dhe vlerësimet kanë ardhur si pasojë e pritshmërive pozitive për prodhimin  industrial  aktual  si  dhe për  porositë  nga  eksportet.Nga ana tjetër një ngadalësim ka pasur sektori ndërtimit  e ndikuar nga  vlerësimet  më  pak  optimiste  për  aktivitetin  aktual  ndërtues.

Treguesi  i  besimit  konsumator  regjistroi  rritje  me  2%në  muajin shkurt, duke ndërprerë prirjen rënëse të dy muajve të fundit. Kjo pritshmëri ka ardhur si pasoje e planifikimit të blerjeve  në  shuma  të  mëdha që u  rritën  këtë  muaj  ndërkohë  që  edhe  pritjet për situatën ekonomike dhe atë financiare ishin gjithashtu mëmë të mira./abcnews.al

Humbja dramatike e peshës së Selena Gomez në SAG Awards 2025 trondit fansat

Selena Gomez magjepsi ndjekësit e saj me një dukje elegante teksa parakaloi në tapetin e kuq të SAG Awards 2025 të dielën mbrëma.

E veshur me një fustan të gjatë Celine me një të çarë të thellë deri te kofshët, 32-vjeçarja shkëlqeu me buzëkuq të kuq dhe një grim magjepsës.

Pamja e saj e re bëri që ndjekësit të mbushin rrjetet sociale me reagime, disa duke e komplimentuar dhe të tjerë duke spekuluar mbi humbjen e peshës, shkruan DailyMail.

Disa fansa përmendën mundësinë e përdorimit të Ozempic, ndërsa të tjerë theksuan se Selena ka folur më parë për SIBO, një sëmundje e zorrëve që ndikon në peshën e saj.

Në të kaluarën, ajo ka treguar se ilaçet për lupusin shkaktojnë luhatje në peshë dhe ka inkurajuar ndjekësit e saj të pranojnë trupin e tyre.

Edhe pse nuk ishte e nominuar individualisht, Gomez garonte pĂ«r çmimin e ansamblit mĂ« tĂ« mirĂ« nĂ« njĂ« serial komedi pĂ«r rolin e saj nĂ« “Only Murders in the Building”.

Ndërkohë, ajo vazhdon të promovojë pozitivitetin trupor, duke theksuar se shëndeti është më i rëndësishëm se pamja e jashtme.

The post Humbja dramatike e peshës së Selena Gomez në SAG Awards 2025 trondit fansat appeared first on Albeu.com.

Studim: Të kalosh shumë kohë në rrjete sociale lidhet me ulje të vetëbesimit!

Një studim i fundit nga Universiteti i Oksfordit ka treguar se përdorimi i tepërt i rrjeteve sociale mund të ndikojë negativisht në vetëvlerësimin dhe mirëqenien emocionale, sidomos tek të rinjtë. Hulumtimi, i cili analizoi sjelljen e mbi 5,000 adoleshentëve dhe të rriturve të rinj, zbuloi se ata që shpenzonin më shumë se tre orë në ditë në platforma si Instagram, TikTok dhe Facebook kishin më shumë gjasa të ndiheshin të pakënaqur me veten.

Sipas studiuesve, krahasimi i vazhdueshĂ«m me jetĂ«n e kuruar tĂ« tĂ« tjerĂ«ve nĂ« rrjetet sociale krijon njĂ« perceptim tĂ« shtrembĂ«ruar tĂ« realitetit, duke çuar nĂ« ndjenja pasigurie dhe stres. “Truri ynĂ« nuk Ă«shtĂ« i programuar pĂ«r tĂ« pĂ«rpunuar kaq shumĂ« informacione dhe krahasime sociale nĂ« njĂ« kohĂ« kaq tĂ« shkurtĂ«r,” shpjegon Dr. Michael Roberts, njĂ« nga autorĂ«t e studimit.

Ekspertët këshillojnë përdoruesit të kufizojnë kohën e kaluar në rrjetet sociale dhe të angazhohen më shumë në aktivitete që nxisin vetëvlerësimin, si aktiviteti fizik, meditimi dhe ndërveprimet e drejtpërdrejta me njerëzit. Studimi nënvizon rëndësinë e një marrëdhënieje të shëndetshme me teknologjinë për një mirëqenie më të mirë mendore.

The post Studim: Të kalosh shumë kohë në rrjete sociale lidhet me ulje të vetëbesimit! appeared first on iconstyle.al.

Kryeministri francez Bayrou i mbijeton votimit të tretë të mosbesimit

Kryeministri francez François Bayrou i mbijetoi votimit tĂ« tretĂ« tĂ« mosbesimit nĂ« mĂ« pak se njĂ« muaj kĂ«tĂ« tĂ« mĂ«rkurĂ«. Votimi erdhi pasi kreu i qeverisĂ« i emĂ«ruar sĂ« fundmi pĂ«rdori njĂ« mjet kushtetues tĂ« diskutueshĂ«m tĂ« njohur si neni 49.3 pĂ«r tĂ« shtyrĂ« planin e buxhetit tĂ« vendit tĂ« vonuar prej kohĂ«sh pĂ«r vitin [
]

The post Kryeministri francez Bayrou i mbijeton votimit të tretë të mosbesimit appeared first on BoldNews.al.

Treguesi i besimit në ekonomi ra me 0,8 pikë në janar, ende mbi mesataren afatgjatë

TIRANË, 3 shkurt/ATSH/ Treguesi i NdjesisĂ« Ekonomike (TNE) ra me 0,8 pikĂ« nĂ« janar. PavarĂ«sisht ngadalĂ«simit, niveli i tij aktual qĂ«ndron rreth 6 pikĂ« mbi mesataren afatgjatĂ«.

Sipas raportit të Bankës së Shqipërisë, në rënien e TNE-së ndikoi dobësimi i besimit në të gjithë sektorët, me përjashtim të sektorit të shërbimeve.

Ky i fundit dha një kontribut pozitiv në treguesin e agreguar të ekonomisë për muajin janar.

Treguesi i Besimit të Industrisë (TBI) vijoi prirjen ngadalësuese që nga tremujori i tretë i vitit të kaluar, duke shënuar rënie me 4,7 pikë përqindje në muajin janar. Pavarësisht këtij zhvillimi, niveli i tij vijon të qëndrojë 2 pikë përqindje mbi mesataren historike.

Rënia e TBI-së në janar u përcaktua nga vlerësimet më pesimiste për kontratat porositëse të bizneseve, veçanërisht ato nga eksportet.

Situata e prodhimit industrial aktual vlerësohet pothuaj e pandryshuar kundrejt një muaji më parë. Bizneset vlerësojnë në rënie të lehtë gjendjen e inventarëve, pasi kishin raportuar për rritje të tyre dy tremujorët e mëparshëm.

Pritjet për çmimet në të ardhmen kanë shënuar rënie të lehtë krahasuar me muajin e kaluar.

Treguesi i besimit në ndërtim (TBN) u ul me 4,1 pikë përqindje në janar. Megjithatë niveli i tij vijon të qëndrojë ndjeshëm mbi mesataren historike. Rënia e TBN-së u përcaktua nga rishikimi për poshtë i vlerësimeve të bizneseve për aktivitetin aktual ndërtues. Nga ana tjetër, vlerësimet e bizneseve për kontratat porositëse shënuan rritje të lehtë këtë muaj. Pritjet për punësimin dhe për çmimet në të ardhmen u rritën.

Treguesi i besimit në shërbime (tBSh) u rrit me 4,4 pikë përqindje në janar. Ky tregues qëndron 13 pikë përqindje mbi nivelin e mesatares historike. Në rritjen e TBSH-së kontribuuan vlerësimet më pozitive të bizneseve për ecurinë aktuale të aktivitetit të tyre dhe për nivelin aktual të kërkesës. Po ashtu, pritjet për nivelin e punësimit në të ardhmen janë rritur.

Treguesi i besimit në tregti (TBT) u ul me 2,9 pikë përqindje në muajin janar. Niveli i TBT-së është rreth 4,1 pikë mbi mesataren historike. Në rënien e TBT-së ndikoi vlerësimi më pesimist për ecurinë aktuale të biznesit. Nga ana tjetër, pritjet për nivelin e punësimit në të ardhmen kanë vijuar të rriten edhe këtë muaj. Pritjet për çmimet në të ardhmen janë rishikuar me rritje.

Treguesi i besimit konsumator (TBK) ra me 3 pikë përqindje në muajin janar, duke e çuar nivelin e këtij treguesi nën mesataren historike, për herë të parë nga muaji qershor 2024. Rënia e TBK-së këtë muaj ka reflektuar zhvillime më të dobëta në të gjithë komponentët përbërës të tij.

Kështu, pritjet për situatën e përgjithshme të ekonomisë, pritjet për gjendjen e tyre financiare në të ardhmen dhe për blerjet në shuma të mëdha janë rishikuar për poshtë. Pritjet e konsumatorëve për çmimet në të ardhmen janë rritur në janar.

/r.e/j.p/

The post Treguesi i besimit në ekonomi ra me 0,8 pikë në janar, ende mbi mesataren afatgjatë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Leskaj kundër Berishës: Primaret të nisin me drejtuesit e Qarqeve, kryetarët e degëve të mos dorëhiqen

Drejtuesi politik i PD-së në Qarkun e Vlorës, Bujar Leskaj ka dalë kundër kryetarit të partisë Sali Berisha në lidhje me deklaratën e tij, se kushdo prej kryetarëve të degëve të PD-së që kërkon të marrë pjesë në procesin e Primareve dhe të jetë kandidat për deputet, fillimisht duhet të japë dorëheqjen nga posti që [
]

The post Leskaj kundër Berishës: Primaret të nisin me drejtuesit e Qarqeve, kryetarët e degëve të mos dorëhiqen appeared first on BoldNews.al.

‘TĂ« Ndjesh Pamjen’- Çelet nĂ« FAB ekspozita retrospektivĂ« e Besim TulĂ«s

“TĂ« Ndjesh Pamjen” titullohet ekspozita personale e Besim TulĂ«s qĂ« Ă«shtĂ« hapur nĂ« galerinĂ« FAB. “Vdekja e NĂ«nĂ«s”, njĂ« pikturĂ« e artistit nĂ« vitin 1990 Ă«shtĂ« ajo qĂ« çeli ekspozitĂ«n me rastin e 75-vjetorit tĂ« lindjes sĂ« artistit.

Ekspozita e kuruar nga e bija e artistit Era Tula, sjell një përzgjedhje të veprave të Besim Tulës.

 “EkspozitĂ«n e kam menduar tĂ« hapet me ‘Vdekjen e nĂ«nĂ«s’, qĂ« sipas kritikut GĂ«zim Qendro ishte njĂ« nga veprat e fundit tĂ« viteve ’80-tĂ«, qĂ« shĂ«njoi kufirin ndarĂ«s midis epokĂ«s sĂ« realizimit socialist dhe periudhĂ«s paskomuniste, njĂ« vepĂ«r ku dallohej mĂ« shumĂ« koha qĂ« po vinte se ajo qĂ« po lihej pas”. Ekspozita do tĂ« mbyllet mĂ« pas me veprĂ«n “VrasĂ«sit me pagesĂ«â€ (2020), e cila Ă«shtĂ« dhe puna e fundit qĂ« babi ekspozoi”,- thotĂ« Era Tula.

Ajo që është veçanërisht e fuqishme në këtë vepër, është vendimi i artistit për të vendosur veten në pozicionin e viktimës, për të krijuar kështu një lidhje të identifikueshme midis saj dhe publikut.

 “Ka qenĂ« njĂ« autor qĂ« kam pasur gjithmonĂ« kuriozitetin pĂ«r ta parĂ« nĂ« retrospektivĂ«. Jam i lumtur qĂ« jemi mbledhur tĂ« gjithĂ« bashkĂ«, pĂ«r ta kujtuar Besimin, por edhe pĂ«r ta parĂ« nĂ« shkĂ«lqimin e tij maksimal. ËshtĂ« njĂ« autor qĂ« nĂ« kĂ«to 30 vite ka lĂ«nĂ« gjurmĂ« artistike dhe Ă«shtĂ« njĂ« artist qĂ« identifikohet shumĂ« lehtĂ« nĂ«pĂ«rmjet dy elementĂ«sh: shumĂ« ngjyra dhe e dyta, gjurma bashkĂ«kohore, qĂ« i vendoset çdo ngjarje tĂ« sĂ« pĂ«rditshmes”,-tha studiuesi Ermir Hoxha.

Ekspozita paraqet 30 vitet e fundit të rrugëtimit artistik të Besim Tulës, duke i lejuar vizitorët të dëshmojnë evolucionin e artistit.

Ekspozita, e cila do të qëndrojë e hapur deri më 31 janar,  për të reflektuar mbi kompleksitetin e natyrës njerëzore./euronews/ KultPlus.com

Kolegji largon nga detyra prokurorin Florian Bonjaku

 Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA, shpalli tĂ« enjten me 19 dhjetor vendimin pĂ«r shkarkimin nga detyra tĂ« prokurorit tĂ« KrujĂ«s, Florian Bonjaku. Vendimi u mor pas shqyrtimit tĂ« ankimit tĂ« Komisionerit Publik, Florian Ballhysa qĂ« e kundĂ«rshtoi si tĂ« pabazuar vendimarrjen e Komisionit tĂ« Pavarur tĂ« Kualifikimit, KPK pĂ«r konfirmimin nĂ« detyrĂ« tĂ« Bonjakut. [
]

The post Kolegji largon nga detyra prokurorin Florian Bonjaku appeared first on Reporter.al.

GJERMANI – Scholz humbet votĂ«besimin dhe i hap rrugĂ«n zgjedhjeve tĂ« parakohshme

BERLIN, 16 dhjetor /ATSH-DPA/ – Kancelari gjerman Olaf Scholz ka humbur njĂ« votĂ« besimi nĂ« qeverinĂ« e tij tĂ« pakicĂ«s nĂ« parlament duke i hapur rrugĂ«n zgjedhjeve tĂ« parakohshme nĂ« ekonominĂ« mĂ« tĂ« madhe tĂ« EvropĂ«s.

Scholz humbi një votëbesim dhe më 23 shkurt Gjermania shkon në zgjedhje të parakohshme, pas rënies së koalicionit të tij të qendrës së majtë, muajin e kaluar.

”Nga 717 ligjvĂ«nĂ«s tĂ« pranishĂ«m, 394 votuan kundĂ«r Scholzit, 207 pro dhe 116 abstenuan”, tha presidenti i Bundestagut, Barbel Bas.

Kjo do tĂ« thotĂ« se kancelari tani do t’i kĂ«rkojĂ« presidentit Frank-Walter Steinmeier tĂ« shpĂ«rndajĂ« parlamentin dhe tĂ« thĂ«rrasĂ« zgjedhje tĂ« reja rreth shtatĂ« muaj mĂ« herĂ«t se sa ishte planifikuar fillimisht.

Rezultati i votimit nuk ishte befasi pasi qeveria e Scholzit nuk ka më shumicën në parlament.

Scholz, një socialdemokrat, paraqiti mocionin e besimit, tre vjet pasi koalicioni i tij qeverisës trepartiak mori detyrën në 2021.

Lëvizja pason muaj të tëra luftimesh të ashpra mbi politikën ekonomike dhe buxhetin e vitit 2025, veçanërisht me partnerin e vogël të koalicionit, Demokratët e Lirë (FDP) pro biznesit.

Pasi kancelari vendosi të shkarkojë ministrin e atëhershëm të Financave, Christian Lindner nga FDP në fillim të nëntorit, partia doli nga koalicioni, duke e lënë Scholzin në një qeveri të pakicës me të gjelbrit./ a.jor.

The post GJERMANI – Scholz humbet votĂ«besimin dhe i hap rrugĂ«n zgjedhjeve tĂ« parakohshme appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Zgjedhjet e parakohshme më 23 shkurt, Bundestagu vendos sot për çështjen e votëbesimit të Scholz

TĂ« hĂ«nĂ«n Bundestagu vendos pĂ«r çështjen e votĂ«besimit qĂ« shtron kancelari, Olaf Scholz. Zgjedhjet e parakohshme janĂ« planifikuar mĂ« 23 shkurt. PĂ«r zgjedhjet e parakoshme tĂ« planifikuara mĂ« 23 shkurt debatohet kudo nĂ« Gjermani. Por zhvillimi i tyre kĂ«rkon ndjekjen e procedurave tĂ« caktuara tĂ« lidhura me kuadrin ligjor zgjedhor tĂ« GjermanisĂ«. Hapat kryesorĂ«: Kancelari [
]

The post Zgjedhjet e parakohshme më 23 shkurt, Bundestagu vendos sot për çështjen e votëbesimit të Scholz appeared first on BoldNews.al.

❌