Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar njoftoi të premten se kishte ndryshuar pjesërisht një vendim të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë dhe kishte pranuar kërkesën e SPAK për tre prej të pandehurve, duke ashpërsuar edhe dënimet ndaj tyre. Braniol Liço, Lulzim Selimi dhe Dhimitër Nina u gjetën fajtorë […]
Një dokument i publikuar së fundmi nga Arbenita Ismajli në Instagram ka tërhequr vëmendjen e publikut: në të, vajza e saj Nina figuron me mbiemrin “Ismajli”, jo më atë të babait të saj, reperit Fero.
Certifikata, që duket të jetë nga kopshti ku ndjek aktivitetet Nina, ka hapur diskutime të reja në rrjet për ndryshimin e mundshëm të mbiemrit të vajzës. Ende nuk është konfirmuar nëse bëhet fjalë për një vendim zyrtar apo thjesht për një referencë të përkohshme.
Ndërkohë, marrëdhëniet mes prindërve të saj vijojnë të jenë të tensionuara. Fero ka akuzuar disa herë publikisht Arbenitën për shkelje të marrëveshjes së kujdestarisë, duke deklaruar se nuk i lejohet të takojë vajzën për periudha të gjata.
Për momentin, nuk ka asnjë deklaratë nga ana e reperit lidhur me mbiemrin e vajzës. Por ky detaj i vogël ka rikthyer edhe një herë vëmendjen mbi betejën ligjore dhe emocionale që vijon mes dy ish-partnerëve.
Departamenti Amerikan i Sigurisë Kombëtare (DHS) lëshoi të dielën një njoftim zyrtar, duke paralajmëruar për një “mjedis të përshkallëzuar të kërcënimeve” brenda territorit të SHBA-së, pas goditjeve ushtarake ndaj Iranit.
Në njoftim thuhet se ekziston mundësia e sulmeve kibernetike me intensitet të ulët si dhe rreziku i veprimeve të dhunshme të individëve të vetmuar, të nxitur nga situata aktuale.
Pak ditë përpara sulmeve, burime nga agjencitë e inteligjencës dhe të zbatimit të ligjit thanë për CNN se po rishikohen dosjet e personave të dyshuar për lidhje me Hezbollahun brenda SHBA-së, për të vlerësuar çdo kërcënim të mundshëm që mund të lindë nga përshkallëzimi i tensioneve me Iranin. Sipas këtyre burimeve, aktualisht nuk ka asnjë kërcënim të besueshëm apo konkret.
“Ka gjithmonë një nivel kërcënimi kur bëhet fjalë për Iranin,” tha një zyrtar federal për CNN. “Dallimi qëndron tek konkretësia dhe besueshmëria e informacionit.”
Sipas buletinit të shpërndarë përmes Sistemit Kombëtar të Këshillimit për Terrorizëm (NTAS), aktivistë pro-iranianë në fushën e teknologjisë (“hacktivistë”) mund të synojnë rrjete kompjuterike amerikane, ndërsa aktorë të tjerë të lidhur me qeverinë iraniane mund të përfshihen gjithashtu në sulme të ngjashme.
Vitit e kaluar, SHBA akuzoi hakerë të lidhur me Iranin për ndërhyrje në fushatën zgjedhore të ish-presidentit Trump, çka rrit shqetësimet se Irani mund të përdorë sulme kibernetike si mjet hakmarrjeje.
Përsa i përket sulmeve fizike brenda vendit, DHS paralajmëron se në rast se udhëheqësit iranianë lëshojnë një dekret fetar që bën thirrje për dhunë hakmarrëse kundër objektivave amerikane, “rreziku që ekstremistë të dhunshëm të vetmuar të mobilizohen dhe të veprojnë brenda territorit amerikan do të rritej ndjeshëm.”
Gjithashtu, në buletin theksohet se konflikti mund të motivojë individë ekstremistë apo autorë të krimeve të urrejtjes që të sulmojnë objektiva të perceptuara si hebreje, pro-izraelite, ose të lidhura me qeverinë dhe ushtrinë amerikane./abcnews.al
Melatonina ndihmon në rregullimin e ritmit tuaj cirkadian, orës së brendshme biologjike që ndjek automatikisht ciklin gjumë-zgjim çdo 24 orë
Ky hormon përgatit trupin për gjumë. Nuk funksionon si një ilaç magjik që ju vë menjëherë në gjumë, por përfaqëson një ndryshim të rëndësishëm kimik që ndodh çdo ditë në organizëm.
Në disa raste, mjeku mund të rekomandojë marrjen e melatoninës vetëm 2 deri në 3 herë në javë, për të parë nëse ndihmon në përmirësimin e gjumit. Përdorimi i saj zakonisht këshillohet për një periudhë jo më të gjatë se 13 javë, kur trajtohen probleme afatshkurtra të gjumit tek të rriturit. Megjithatë, përdorimi për më gjatë mund të lejohet nën mbikëqyrjen e një specialisti.
Gjëndra pineale në tru sekreton më shumë melatoninë kur është errësirë dhe e redukton prodhimin kur ekspozohemi ndaj dritës. Kjo është arsyeja pse nivelet e melatoninës rriten natën gjatë gjumit dhe bien gjatë ditës.
Sa më e gjatë të jetë nata, aq më shumë zgjat sekretimi i melatoninës. Kjo shpjegon pse disa njerëz kanë tendencë të flenë më herët ose më gjatë dimrit, sepse errësira është më e pranishme, dhe trupi prodhon më shumë melatoninë në mënyrë natyrale, transmeton Telegrafi.
Shutterstock
Si funksionon melatonina?
Melatonina është një lajmëtar kimik që i dërgon trupit sinjalin se ka ardhur koha për pushim. Gjendra pineale e rrit prodhimin e saj zakonisht në të njëjtën kohë çdo ditë, shpesh pas perëndimit të diellit.
Ky hormon vepron mbi qelizat e hipotalamusit në tru, duke e sinjalizuar që të ngadalësojë aktivitetin ditor. Si pasojë, funksione të tilla si temperatura e trupit, presioni i gjakut dhe gjendja shpirtërore fillojnë të bien, duke përgatitur trupin për fazën e pushimit.
Në sy, melatonina ndikon mbi retinën, duke e përgatitur për më pak ndjeshmëri ndaj dritës. Retina bëhet më pak e ndjeshme, duke ju ndihmuar të relaksoheni dhe të ndiheni më të përgjumur. Kur drita natyrore arrin në mëngjes, retina riaktivizohet automatikisht, dhe trupi ndalon prodhimin e lartë të melatoninës, sipas Klinikës Cleveland.
Cilat janë përfitimet e melatoninës?
Melatonina luan një rol kyç si një kujtesë natyrale për trupin që ka ardhur koha për gjumë. Gjumi cilësor është thelbësor për çdo aspekt të shëndetit, përfshirë:
Flokët Organet e brendshme Shëndetin mendor dhe emocional Lëkurën
Përveç rregullimit të ciklit gjumë-zgjim, melatonina ka edhe funksione të tjera të rëndësishme:
Ndihmon në ruajtjen e një cikli të rregullt menstrual.
Mund të mbrojë trurin dhe qelizat nervore nga dëmtimet, duke ngadalësuar zhvillimin e demencës, përfshirë sëmundjen e Alzheimerit dhe Parkinsonit.
Një studim ka zbuluar se njerëzit të cilëve u është hequr gjendra pineale përmes ndërhyrjes kirurgjikale plaken më shpejt. Disa shkencëtarë besojnë se melatonina mund të ketë veti kundër plakjes.
Cilat janë nivelet normale të melatoninës?
Nivelet natyrale të melatoninës mund të ndryshojnë në varësi të gjinisë dhe moshës. Në përgjithësi, gratë kanë nivele më të larta të melatoninës sesa burrat.
Trupi prodhon sasi të ndryshme melatonine në faza të ndryshme të jetës:
Të porsalindurit nuk e prodhojnë vetë melatoninën. Para lindjes, e marrin atë përmes placentës; pas lindjes, përmes qumështit të gjirit ose formulës. Cikli i rregullt i melatoninës zakonisht zhvillohet rreth moshës 3–4 muajshe.
Fëmijët dhe adoleshentët para pubertetit kanë nivelet më të larta të melatoninës.
Pas pubertetit, këto nivele bien gradualisht dhe stabilizohen në fund të adoleshencës.
Rreth moshës 40 vjeç, prodhimi i melatoninës fillon të ulet natyrshëm dhe vazhdon të bjerë me kalimin e moshës.
Nëse nuk përjetoni ndonjë simptomë, është e mundur të mos e kuptoni kurrë nëse nivelet tuaja të melatoninës janë jashtë normales. Megjithatë, nëse lind nevoja, mjeku juaj mund të rekomandojë teste për të përcaktuar nëse nivelet janë brenda kufijve të shëndetshëm. /Telegrafi/
Në Kalanë e Kaninës kanë nisur ndërhyrjet konservuese, strukturale dhe gjeologjike, si dhe zbatimet e planeve të reja të interpretimit dhe përmirësimit të eksperiencës së vizitorëve. Kryeministri Edi Rama ka postuar pamje, ku informon se në Kalanë e Kaninës ka nisur nga procesi i rijetësimit, për ta kthyer këtë objekt të trashëgimisë sonë kulturore në një destinacion të vizitueshëm turistik.
TIRANË, 27 maj/ATSH/ Në Kalanë e Kaninës kanë nisur ndërhyrjet konservuese, strukturale dhe gjeologjike, si dhe zbatimet e planeve të reja të interpretimit dhe përmirësimit të eksperiencës së vizitorëve.
Këto ndërhyrje po financohen nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit si një projekt i Proskene dhe CHwB Albania, në kuadër të Programit PIUTD, me mbështetje nga Banka Botërore. Ndërhyrjet konservuese pritet të përfundojnë më 25 prill 2026.
Ky proces restaurimi dhe përmirësimi përfshin jo vetëm ruajtjen e strukturave ekzistuese, por edhe krijimin e hapësirave të reja që i japin jetë sitit, pa humbur identitetin e tij historik.
Pamjet mahnitëse të gjirit të Vlorës, të shoqëruara nga një qasje bashkëkohore në interpretim dhe mirëpritje, do ta kthejnë Kaninën në një ndalesë të paharrueshme për çdo udhëtar që kërkon të përjetojë historinë nga afër.
Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovaconit bëri të ditur se, gjatë kësaj periudhe kalaja e Kaninës nuk do të jetë e hapur për vizitorët.
Kamera e Emisionit Health O’Clock ishte në Spitalin Onkologjik, ku gazetarja Brunilda Cami realizoi një intervistë me shefin e shërbimit të kirurgjisë onkologjike, Dr. Helidon Nina, lidhur me melanomën dhe protokollet e ndjekura për trajtimin e saj.
Dr. Nina theksoi rëndësinë e diagnostikimit të hershëm dhe ndërhyrjes në kohë, duke nisur nga kontrolli tek dermatologu:
“Në momentin e parë kur një nishan ndryshon formë, madhësi apo ngjyrë, ndryshe nga ç’ka qenë më parë, është koha për të kryer vizitë te dermatologu. Ai vlerëson nëse ka vend për shqetësim dhe më pas, nëse është e nevojshme, e referon rastin për kirurgjinë onkologjike,” tha ai.
Si zhvillohet trajtimi?
Sipas Dr. Ninës, hapi i parë është heqja e formacionit të dyshimtë përmes një procedure kirurgjikale:
“Pasi dermatologu rekomandon heqjen e formacionit kutan, bëhet ndërhyrja kirurgjikale me kufij makroskopikisht të lirë – që do të thotë, hiqet formacioni dhe më pas, materiali dërgohet për analizë patologjike që konfirmon nëse bëhet fjalë për melanomë,” shpjegoi mjeku.
Pas analizave të anatomisë patologjike dhe atyre laboratorike e imazherike, rasti shqyrtohet nga një grup i specializuar mjekësh – kirurgu, patologu, imazheristi dhe onkologu – për të vendosur mbi trajtimin e mëtejshëm.
“Në disa raste mund të nevojitet një ndërhyrje më e thelluar ose trajtim shtesë me kimioterapi, varësisht nga stadi i sëmundjes,” theksoi ai.
Statistikat për vitin 2023
Duke iu referuar të dhënave zyrtare, Dr. Nina u shpreh se melanoma është pjesë e një grupi më të gjerë të kancereve të lëkurës, me shifra në rritje nga viti në vit.
“Vetëm gjatë vitit 2023 kemi pasur rreth 1250 raste me kancer të lëkurës. Nga këto, melanoma përbënte një nënkategori me 65 raste të reja, ku 31 ishin femra dhe 34 meshkuj,” deklaroi ai.
Ai shtoi se, ndonëse melanoma është një patologji serioze, ajo trajtohet me sukses kur diagnostikohet herët:
“Në stadet e para, një heqje kirurgjikale është e mjaftueshme. Në rastet e avancuara, kërkohen edhe trajtime sistemike si kimioterapia,” tha Dr. Nina.
Çfarë është melanoma?
Melanoma është një formë specifike e kancerit të lëkurës që zhvillohet nga melanocitet – qelizat që prodhojnë pigmentin melaninë, i cili i jep ngjyrë lëkurës. Ky lloj kanceri mund të shfaqet si një nishan i ri apo si ndryshim i një nishani ekzistues dhe është më agresiv se format e tjera të kancerit të lëkurës. Nëse nuk trajtohet në kohë, mund të përhapet në organe të tjera.
Një i moshuar shqiptar, 73 vjeç, është ndaluar sot nga policia greke në Janinë. 73-vjeçari rezulton person i shpallur në kërkim nga autoritetet shqiptar, i kërkuar me kartelë të kuqe nga Interpol Tirana për veprën penale “kultivim i bimëve narkotike”.
Sipas policia greke, ai kërkohej në Shqipëri prej korrikut të vitit 2022. Ndalimi i tij u bë në Janinë nga oficerët e policisë të Nëndrejtorisë së Hetimit Penal dhe Ndjekjes Penale. Dokumentacioni në ngarkim të tij i kaloi Prokurorisë kopetente./abcweb.al
Gianluigi Donnarumma dhe Interi janë protagonistët e një historie që mund të tronditë afatin e ardhshëm kalimtar të verës.
Portieri italian, që aktualisht luan për Paris Saint-Germain, mbetet nën kontratë me klubin parisien deri në vitin 2026, por nuk përjashtohet një largim më i hershëm.
Situata kontraktuale e portierit dhe interesimi në rritje i Nerazzurrëve kanë ringjallur zërat për një transferim të mundshëm, i cili mund të vijë me një çmim më të ulët se sa pritej, duke pasur parasysh nevojën për një rinovim të portës në skuadrën nga Lombardia.
Skuadra e Simone Inzaghit tashmë po planifikon zëvendësimin e Yan Sommer, koha e të cilit në portë duket se po i vjen fundi. Në këtë kontekst, emri i Donnarummas ka marrë forcë brenda klubit, si për shkak të moshës së tij, ashtu edhe për shkak të përvojës së tij në nivelin më të lartë.
El Inter de Milán podría reventar el mercado de traspasos de verano con este fichajehttps://t.co/MueO8RcwOr
Në moshën 26-vjeçare, portieri italian përfaqëson një investim në të tashmen dhe të ardhmen, dhe rikthimi i tij në ligën italiane jo vetëm që do të forconte Interin, por edhe do të rriste nivelin konkurrues të Serie A.
Megjithatë, operacioni nuk do të ishte pa tension. Tifozët e Milanit nuk i kanë harruar vitet në të cilat Donnarumma mbrojti shkëlqyeshëm portën e ekipit të tyre.
Ardhja e tij e mundshme te rivali i tyre i përjetshëm do të shkaktonte një tronditje të madhe emocionale dhe do të përfaqësonte një goditje simbolike të rëndësishme për tifozët kuqezi, të cilët tashmë e përjetuan largimin e tij në PSG me polemika.
Bordi i Interit nuk po e fsheh entuziazmin e tij për një marrëveshje që konsiderohet strategjike. Nënshkrimi me një nga portierët më të mirë në kontinent, me një të kaluar të lavdishme te Milani dhe në kulmin e aftësive të tij futbollistike, do të ishte një goditje mjeshtërore.
Topi është në fushën e PSG-së, por Interi tashmë po ëndërron të shohë Donnarumman të veshur me Nerazzurri në San Siro. /Telegrafi/
Reperi i njohur shqiptar, Fero, ka ndarë një moment shumë të ndjerë në rrjetet sociale me rastin e ditëlindjes së vajzës së tij, Nina. Përmes një postimi emocional, ai zbulon se ka plot 8 muaj që nuk ka mundur të jetë pranë së bijës dhe se kjo ndarje është, sipas tij, e padrejtë.
Reperi, emri i vërtetë i të cilit është Feronit Shabani, nuk nguron të shprehë hapur frustrimin e tij ndaj sistemit dhe institucionet që, sipas tij, po heshtin përballë një situate të padrejtë që po e privon nga lidhja me vajzën.
Kujtojmë që pas ndarjes së bujshme me ish-bashkëshorten e tij, Arbenita Ismajli, marrëdhëniet mes çiftit nuk kanë qenë aspak të qeta. Edhe pse Arbenita jeton aktualisht me vajzën, Fero është shprehur në disa raste se ka pasur vështirësi për të pasur kontakt me Ninën.
Ky mesazh i ndjerë ka prekur ndjekësit, të cilët në komente i kanë dhënë forcë dhe mbështetje në këtë betejë të vështirë si baba. Ai nuk është tërhequr nga lufta për të qenë pranë së bijës, duke e kthyer këtë çështje personale në një apel publik.
Gjykata e Durrësit ka caktuar ditën e sotme masën e sigurisë “Arrest në burg” për 39-vjeçarin Fatjon Janina, i cili akuzohet për vrasjen e fqinjit të tij, Paulin Gina, 82 vjeç, i cili pasditen e 30 Dhjetorit u gjet i masakruar në banesën e tij. Mbi Fatjon Janinën rëndojnë akuzat për veprat penale “vrasje me […]
Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për 39-vjeçarin Fatjon Janina. Ai akuzohet për vasje me dashje pasi masakroi me thikë dhe çekiç fqinjin e tij në datën 30 dhjetor.
Në gjykatë i pyetur nga gjyqtari Rexhep Bekteshi ai ka mbajtur të njëjtin version.
Janina ka thënë se viktima Paulin Gila i kishte borxh 200 mije leke dhe nuk ia kthente. 82-vjecari jetonte i vetem ne apartamentin e tij ku edhe u gjet i vdekur ne lagjen 16 te qytetit te Durrësit.
Fatjon Janina e ka pranuar autorësinë për vrasjen e 82-vjeçarit në Durrës. 32-vjeçari ka deklaruar se shkak për konfliktin është bërë një borxh prej 200 mijë lekësh që Paulin Gina ia kishte autorit. Gjithashtu Janina thotë se i ka thënë që të flasin për borxhin pasi i duheshin lekë për Vitin e Ri, por i moshuari i ka thënë se nuk ka lekë. Sipas tij viktima e ka ofenduar duke e quajtur drogaxhi dhe ka tentuar ta godasë me çekiç, por në atë moment Janina ka gjetur një thikë dhe e ka qëlluar disa herë.
“Po unë e vrava Paulinin. Me kishte 200 mije lekë borxh, e pashë dje qe po dilte nga shtëpia nga kati I 5 ku unë banoj të sheshpushimi I shkollave . I thashë hajde flasim për atë borxhin që me ke se me duhen lekët për viti e ri. U futëm të shtëpia e tij. Debatuam aty dhe me tha nuk kam leke. Me ofendoi, me tha drogaxhi. Aty e humba qetësinë, u përleshem afro 1 orë. Ai donte të me godiste me çekiç, unë gjeta një thikë e qëllova disa herë. Pastaj e qëllova edhe disa here me cekici derisa ngeli I shtrire ne toke. Me pas mora thikat dhe çekiçin dhe I dergova ne shtepine time. Kur dola mbyllja edhe deren e jashtme te tij me celes. Shkova ne shtepi fsheva thikat dhe cekicin, nderrova edhe rrobat e gjakosura dhe me pas ne gjendje te renduar psokologjike ika edhe nga shtepia une nga frika e policise.”, tha ai.
Fatjon Janina e ka pranuar autorësinë për vrasjen e 82-vjeçarit në Durrës. 32-vjeçari ka deklaruar se shkak për konfliktin është bërë një borxh prej 200 mijë lekësh që Paulin Gina ia kishte autorit. Gjithashtu Janina thotë se i ka thënë që të flasin për borxhin pasi i duheshin lekë për Vitin e Ri, por i moshuari i ka thënë se nuk ka lekë. Sipas tij viktima e ka ofenduar duke e quajtur drogaxhi dhe ka tentuar ta godasë me çekiç, por në atë moment Janina ka gjetur një thikë dhe e ka qëlluar disa herë.
“Po unë e vrava Paulinin. Me kishte 200 mije lekë borxh, e pashë dje qe po dilte nga shtëpia nga kati I 5 ku unë banoj të sheshpushimi I shkollave . I thashë hajde flasim për atë borxhin që me ke se me duhen lekët për viti e ri. U futëm të shtëpia e tij. Debatuam aty dhe me tha nuk kam leke. Me ofendoi, me tha drogaxhi. Aty e humba qetësinë, u përleshem afro 1 orë. Ai donte të me godiste me çekiç, unë gjeta një thikë e qëllova disa herë. Pastaj e qëllova edhe disa here me cekici derisa ngeli I shtrire ne toke. Me pas mora thikat dhe çekiçin dhe I dergova ne shtepine time. Kur dola mbyllja edhe deren e jashtme te tij me celes. Shkova ne shtepi fsheva thikat dhe cekicin, nderrova edhe rrobat e gjakosura dhe me pas ne gjendje te renduar psokologjike ika edhe nga shtepia une nga frika e policise.”, tha ai.
Fation Janina, 39-vjeçari i cili masakroi për vdekje me thikë dhe çekiç fqinjin e tij të moshuar është vënë në pranga nga policia. 82-vjeçari, Paulin Gina u gjet pasditen e djeshme i pajetë në banesën e tij, ndërsa nga këqyrja e trupit të tij eksperti mjekoligjor konstatoi se kishte dëmtime të shumta të shkaktuara me mjet prerës dhe me sende të forta.
Nga veprimet hetimore u zbulua se autori ishte 39-vjeçari, i cili kishte shkuar në banesën e të moshuarit, për ti kërkuar atij para, por Gina nuk i kishte dhënë. Më pas Janina e ka goditur me sende të forta dhe thikë, duke i shkaktuar plagë të shumta.
Ndërsa nga pamjet e kamerave te sigurisë të një karburanti ngjitur është konstatuar lëvizja e fundit e viktimës dhe hyrjet e daljet e vetme që kanë ndodhur në pallat gjatë kësaj fashe orare, që kanë qenë ato të fqinjëve.
Autori 39-vjeçar, i cili njihet nga banorët si person problematik, akuzohet për veprat penale “Vrasja me dashje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”. Ndërkohë gjatë kontrollit në banesën e autorit të dyshuar, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale 2 thika, 1 çekiç dhe veshjet që dyshohet se ka patur autori gjatë kryerjes së krimit.
Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me vrasjen e 82-vjeçarit, Paulin Gina një natë më parë në banesën e tij në Durrës. Nga hetimet dyshohet se autori, 39-vjeçari i identifikuar si Fation Janina kishte shkuar në banesën e të moshuarit, për ti kërkuar atij para, por Gina nuk i kishte dhënë. Më pas Janina e ka goditur me sende të forta dhe thikë, duke i shkaktuar plagë të shumta.
Gjithashtu shenjat ne trup dhe mënyra sesi është kryer vrasja kane çuar policinë në dyshimet se Janina ka qene person qe njihet me 82-vjeçarin. Ndërsa nga pamjet e kamerave te sigurisë të një karburanti ngjitur është konstatuar lëvizja e fundit e viktimës dhe hyrjet e daljet e vetme qe kane ndodhur ne pallat gjate kësaj fashe orare, që kanë qenë ato të fqinjëve.
Autori 39-vjeçar ishte i akuzuar për veprat penale “Vrasja me dashje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta” është shpallur në kërkim nga policia dhe po punohet për kapjen e tij. Po ashtu gjatë kontrollit në banesën e autorit të dyshuar, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale 2 thika, 1 çekiç dhe veshjet që dyshohet se ka patur autori gjatë kryerjes së krimit.
Policia ka zbardhur detaje nga krimi i ndodhur mbrëmjen e së hëns në Durrës, ku një 82-vjeçar, Pulin Gila u gjet i pajetë në banesën e tij.
Blutë kanë idenifikuar e më pas shpallur në kërkim një 39-vjeçar, Fation Janina, fqinj i vikitimës i cili dyshohet se ka vrarë me çekiç dhe thikë të moshuarin.
Në banesën e autorit janë gjetur 2 thika, 1 çekiç dhe veshjet, që dyshohet se ka patur autori gjatë kryerjes së krimit.
Mendohet se motivi ka ndodhur për motive të dobëta
Njoftimi
Vrau me thikë dhe me çekiç, për motive të dobëta, 82-vjeçarin, fshehu mjetet e krimit dhe mbylli me çelës nga jashtë derën e banesës së viktimës, pas disa orësh punë hetimore dhe profesionale në bashkëpunim me Prokurorinë, Policia zbardhi ngjarjen, identifikoi autorin e vrasjes dhe e shpalli në kërkim.
Gjithashtu, u bë e mundur gjetja dhe sekuestrimi i mjeteve të krimit dhe veshjeve që ka patur autori kur ka kryer krimin.
Vijon puna intensive për kapjen e 39-vjeçarit (fqinj i viktimës).
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, rreth orës 18:50 të datës 30.12.2024, kanë marrë njoftim se në lagjen nr.13, Durrës, ishte gjetur i pajetë në banesë, dyshohej i dëmtuar me mjet prerës, një 82-vjeçar.
Menjëherë kanë shkuar në vendngjarje shërbimet e Policisë, grupi hetimor, specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda, Drejtori i DVP Durrës dhe në drejtimin e Prokurorisë kanë vijuar veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave dhe identifikimin e autorit.
Nga këqyrja e trupit të 82-vjeçarit P. G., eksperti mjekoligjor konstatoi se kishte dëmtime të shumta të shkaktuara me mjet prerës dhe me sende të forta.
Pas një pune intensive hetimore dhe profesionale u bë e mundur zbardhja e ngjarjes, identifikimi dhe shpallja në kërkim e autorit të dyshuar, shtetasit F. J., 39 vjeç, banues në lagjen nr. 13, fqinj i 82-vjeçarit.
Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit në banesën e autorit të dyshuar, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provave materiale 2 thika, 1 çekiç dhe veshjet që dyshohet se ka patur autori gjatë kryerjes së krimit.
Mjeti prerës, çekiçi dhe veshjet me njolla gjaku janë dërguar në Institutin e Policisë Shkencore, për ekzaminime të mëtejshme.
Vijon puna intensive për kapjen e 39-vjeçarit.
Materialet u referuan në Prokurori, për veprat penale “Vrasja me dashje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.
Policia e Durrësit ka zbardhur vrasjen e të moshuarit, Paulin Gina, 82 vjeç, i cili pasditen e djeshme u gjet i masakruar në banesën e tij. Autoritetet policore të qytetit bregdetar raportojnë se autori i dyshuar i ngjarjes është fqinji i të moshuarit, shtetasit Fation Janina, 39 vjeç, banues në lagjen nr. 13, i cili […]
Dëshira e shtuar për ushqim dhe pije të hidhëta, tregon se ai person ka tendenca prej psikopati.
Nëse një person thjeshtë pëlqen të pijë kafe dhe xhin me tonik, atëherë tregon se ka tendenca jo normale.
Studimi i bërë me njerëz që pëlqejnë shijen e hidhët, tregon se ata kanë prirje për “Makiavellizëm”, sadizëm dhe narcizëm.
Sipas kësaj, këta persona janë mashtrues dhe kujdesen vetëm për vetën, të pandjeshëm dhe vetjak, zemër ftohtë dhe me shumë dëshirë kënaqen me dhimbjen e dikujt, transmeton Telegrafi.
Hulumtimi i bërë nga Universiteti Innsbruck në Austri, ka marrë në shqyrtim njëmijë persona.
Tek ata që kanë apetit për ushqime të hidhëta, është gjetur se kanë një lidhje të veçantë me veprimet dashakeqe.
Ushqimet e hidhëta përfshijnë, rrepkat, kafja, kakao e pa ëmbëlsuar dhe kinina në lëngun e tonikut. /Telegrafi/