Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

21 July 2025 at 08:31

Në hollin e zhurmshëm të aeroportit të Rinasit, mesditën e 13 korrikut, Maricel* qesh dhe qan njëkohësisht. “Jemi të lira, jemi të lira,” përsërit ajo me një gëzim të papërmbajtur. Vetëm pak çaste më parë, situata dukej e pashpresë. Maricel, një punëtore 40- vjeçare nga Filipinet ishte në prag të dëbimit të detyruar dhe të […]

The post Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj appeared first on Reporter.al.

A po funksionon skema me punonjësit e huaj

By: Ardit
20 July 2025 at 14:44

Deri në vitin 2024 në vend kishte 11.2 mijë të huaj, të pajisur me leje pune dhe vërtetime pune, sipas të dhënave të Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive (AKPA). Krahasuar me vitin paraardhës, numri i tyre u rrit me 14%. Në raport me 2018, numri i punëtorëve të huaj me leje apo vërtetime pune […]

The post A po funksionon skema me punonjësit e huaj appeared first on BoldNews.al.

Kulla që mbulon Zotin me beton

8 June 2025 at 00:46

Në një ditë që i përket kujtimit të sakrificës, në një shesh që i përket historisë, u lartësua një kullë që s’ka të bëjë as me Zotin, as me qytetin.

Më 6 qershor 2025, në Kurban Bajram, Edi Rama nuk flijoi një dash. Flijoi një tjetër copë Tirane. Me lavdi dhe spektaklin e ngjyrave të larmishme të tepihëve, inauguroi një nga kullat më të kontestuara të Tiranës.

E ngulur pas Sahatit dhe ngjitur me Xhaminë e Et’hem Beut, në zemër të zonës historike të qytetit, ajo kullë nuk është thjesht një ndërhyrje urbane.

Forma e saj pesëkëndëshe nuk është e rastësishme. Si vetë Pentagoni amerikan, simbol i komandës dhe i pushtetit absolut, kjo kullë ngrihet si një shenjë e arkitekturës që nuk strehon njerëz, por mbart një mesazh të koduar: një rit i ri flijimi, një ideologji e re.

Atje ku dikur sakrifikohej biri për një vizion hyjnor, sot sakrifikohet qyteti për një vizion personal.

Kjo kullë, që ka sfiduar ligjin dhe moralin, e ngritur mbi hirin e Bar Sahatit – e paralajmëruar dhe denoncuar pesë vjet më parë – është projektuar si një lavatriçe gjigande: një makineri betoni për riciklimin e parasë së zezë dhe larjen e mëkateve shtetërore me bojë estetike dhe forma arkitektonike.

Fjalimi i hapës i kryeministrit ishte një akt i mirëfilltë teatral. Me poezi, me metafora të ngarkuara me folklor, me përmendje të Abrahamit dhe “mendjeve të lira që nuk mbyten nga rregulloret”, ai nisi një spektakël ku arkitektura u shndërrua në alibi, dhe arti në pretekst për dominim, ku të vetmit spektator ishin mëkëmbësit e tij: Arkitektët.

Ai nuk ishte thjesht një fjalim, por një skenar për të legjitimuar një sistem. Një mashtrim i paketuar bukur për sytë e ushtrisë (siç i quajti vetë) prej 150 arkitektësh të huaj të ftuar, që si mëkëmbës të bindur duartrokitën – jo nga madhështia e idesë, por nga mirënjohja ndaj atij që u siguron çeqet dhe terrenin “më të lirë në Evropë” për të ndërtuar pa pyetur askënd: “në mënyrë të pabesueshme e lirë nga komforti i rregulloreve që nuk mbysin” (cit.).

Në emër të imagjinatës dhe ëndrrave arkitektonike, me investitorë të garantuar që s’kanë asnjë kërkesë përveçse të ndërtojnë shpejt, me vetëm një gjeneral idesh, dhe me projekte ku paguhen mbi 1 milion euro vetëm për dizajnin, Shqipëria u prezantua si vendi ku ëndrrat bëhen realitet – jo ëndrrat e qytetarëve, por të atyre që duan të pastrojnë para dhe të lyejnë krimin me ngjyrat e artit.

Si çdo lavatriçe që ka nevojë për aromatizues, edhe kjo lavatriçja e re urbane ka nevojë për arkitektë që të japin miratimin estetik. Ata u prezantuan si ushtri vizionarësh, por në thelb janë bashkëpunëtorë të një makinerie pushteti që përdor arkitekturën për të prodhuar amnezi kolektive.

Rama, i shndërruar nga piktor në arkitekt, nga kryeministër në “host-man”, ndoshta për disa minuta edhe e besoi atë që tha.

Por për të huajt që i vërtiten rrotull, fakti që kryebashkiaku i Tiranës është sot në burg për korrupsion, është thjesht një detaj – sa kohë që spektakli vazhdon, lejet vijojnë miratohen pa pengesa dhe çeqet 1 milion dollarësh plotësohen me përpikëri.

Për ne që jetojmë këtu, maketet, 3D-të dhe animacionet janë si tymi i djegies së plehrave – në pritje të inceneratorëve që nuk vijnë, dhe me sytë nga SPAK-u: kush e ka radhën pas Erionit?

Sepse ne e dimë, se pas atyre emrave dhe projekteve fshihen lejet e paligjshme, ndërhyrjet mbi monumente, mbi zonat historike, mbi zonat e mbrojtura, mbi malet dhe pyjet, bregdet, lumenj dhe liqene.

Pas shkëlqimit një ditor të “star-arkitektëve” fshihet dëbimi i njerëzve nga shtëpitë, dhe një ekonomi që mbijeton jo nga zhvillimi, por nga larja e parasë të bërë pis nga krimi dhe korrupsioni.

Arkitektët vendas, trullosur nga poezia e Kryeministrit, ndoshta dolën nga salla të frymëzuar – me atë vetëkënaqësinë e rreme se “arkitektura transformon jo vetëm hapësirën, por edhe mendjet” ose ndoshta si ushtarë të bindur – janë rreshtuar krah për krah me të huajt, përpara udhëheqësit të tyre, të cilit i kanë dhënë pushtetin e Kryearkitektit.

Ata u bënë bashkë në ditën e kurbanit – jo për të ndërtuar qytete më të drejta, më të qëndrueshme, më njerëzore – por për të zbatuar një mision shumë më të thjeshtë: Të shpëlajnë mëkatin me stil dhe të legjitimojnë krimin me dizajn.

Andaj, kulla pentagonale ku u prezantua ky “vizion” nuk është një koincidencë formale, porse ajo mishëron formën gjeometrike të një rendi të ri – ku sakrifica nuk është më akt besimi, por një strategji propagande.

Aty futen paratë e pista, betoni i paligjshëm dhe iluzioni i progresit, për të dalë më pas të pastruar me ngjyrat e artit dhe bekimin e arkitektëve të ftuar.

Prandaj, ngritja e saj pranë Sahatit dhe Xhamisë nuk ishte një zgjedhje arkitektonike-urbane – por një ritual i përmbysur flijimi, sepse sot, në këtë qytet, nuk sakrifikohet më djali për vizionin – por sakrifikohet vetë qyteti, për ta bërë vizionin të paprekshëm.

The post Kulla që mbulon Zotin me beton appeared first on Citizens.al.

Rama: Përshtypje frymëzuese të vizitorëve të huaj nga bregdeti i Durrësit

TIRANË, 19 korrik/ATSH/ Qyteti bregdetar i Durrësit po pret një numër të shtuar turistësh të huaj gjatë kësaj vere, të cilët po shijojnë përtej bregdetit edhe sitet kulturore.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale përshtypjet frymëzuese të disa vizitorëve të huaj nga bregdeti i Durrësit.

“Ne jemi nga Palm Springs në Kaliforni. Historia e këtij qyteti na duket mahnitëse. Durrësi ka relike të mrekullueshme nga e shkuara. Është një qytet shumë interesant për t’u vizituar”, u shpreh një çift amerikan.

“Jemi nga Bazilikata. Kemi qenë këtu të paktën 3-4 herë. Karakteristika si deti, vendi, shëtitjet dhe gjithashtu njerëzit mikpritës na ka bërë që të sjellim edhe dy njerëz të tjerë dhe të rikthehemi me të tjerë”, shtuan dy turistë të tjerë.

“Hera jonë e parë që vijmë këtu. Kemi ardhur dje kështu që nuk kemi vizituar shumë megjithatë ka shkuar mirë. Njerëzit janë përpjekur të na kuptojnë dhe ndihmojnë. Është shumë bukur dhe ka shumë gjëra për të parë”, thanë disa turiste të huaja.

Durrësi konsiderohet një nga qytetet më të mëdha bregdetare në vend, duke pasur një fluks të lartë të turistëve.

Me një vijë bregdetare të gjatë, Durrësi ofron gjithçka nga sitet kulturore te pushimet familjare, rëra kurative e deri tek aventurat dhe sportet ujore.

/m.m//a.f/

The post Rama: Përshtypje frymëzuese të vizitorëve të huaj nga bregdeti i Durrësit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama: 4.76 milionë vizitorë të huaj në gjashtë muajt e parë të 2025

TIRANË, 15 korrik/ATSH/ Bukuritë e Shqipërisë, që nga majat e Alpeve të thepisura, brigjet magjepsëse të rivierës shqiptare dhe të Adriatikut, sitet e trashëgimisë në UNESCO, monumentet e trashëgimisë kulturore dhe natyrorë, parqet kombëtare, fshatrat e bukur turistikë nga veriu në jug, kulinaria dhe prodhimet tradicionale tërhoqën 4.76 milionë të huaj gjatë 6 muajve të këtij viti.

Kryeministri Edi Rama u shpreh sot se këto shifra janë tregues i një rritjeje të stabilizuar të flukseve hyrëse dhe ekuilibrave të qëndrueshëm në menaxhimin e ofertës turistike.

“Ndërsa 1.32 milionë vizitorë të huaj vetëm gjatë qershorit janë fryt i një pune të suksesshme dhe përgjegjësi e shtuar për të gjithë në monitorimin e sezonit turistik veror”, vlerësoi kryeministri.

Konkretisht në qershor 2023 Shqipërinë e vizituan 1 007 033 turistë të huaj, ndërsa në qershor 2024 vendi u vizitua nga 1 244 967 të huaj.

Ndërkohë në qershor 2025 Shqipërinë e vizituan 1 329 204 turistë të huaj ose 7% më shumë krahasuar me qershor 2024.

Për periudhën janar-qershor 2023 janë regjistruar 3 396 932 turistë të huaj, ndërsa në të njëjtën periudhë të vitit 2024 ishin 4 547 896.

Ndërkohë për periudhën janar-qershor 2025 rezultojnë 4 761 648, ose 5% më shumë krahasuar me periudhën janar-qershor 2024.

/m.m/j.p/

The post Rama: 4.76 milionë vizitorë të huaj në gjashtë muajt e parë të 2025 appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kalaja e Rozafës, destinacion turistik në Shkodër: 80 mijë vizitorë këtë vit

TIRANË, 13 korrik /ATSH/ Turistët e huaj, por edhe pushuesit vendas, të shumtë në numër kanë zgjedhur të vizitojnë kalanë e Rozafës në Shkodër këtë të diel.

Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga grupe të mëdha turistësh që kanë vizituar kalanë e Rozafës, duke u njohur me një prej bukurive të qytetit verior.

“E diel korriku në kalanë e Rozafës”, shkruan Rama.

Kalaja e Shkodrës ka pozicion të atillë që nuk tërheq vetëm për vlerat e trashëgimisë historike, por edhe për peizazhet fantastike që mund të shihen prej saj me liqenin dhe luginën e Bunës.

Kalaja e Rozafës, simbol i qytetit të Shkodrës dhe krenaria e trashëgimisë sonë kulturore, ka mikpritur rreth 80,000 vizitorë gjatë periudhës janar–qershor 2025.

Statistikat u bënë publike sot nga Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Shkodër, sipas së cilës kjo shifër përfaqëson një rritje domethënëse krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Kalaja e Rozafës të mundëson një pamje 360° që të lë pa fjalë, ndërkohë që përjeton historinë e lashtë të këtij vendi.

Kalaja ka një pozicion të fuqishëm strategjik duke kontrolluar të gjithë territorin e gjërë përreth. Ajo përbëhet prej tre oborreve kryesore që janë në formë të shkallëve duke u ngritur njëri pas tjetrit ku dhe ndahen me porta në mes vete. Një strukturë e tillë e bën më të thjeshtë orientimin e turistëve në hapësirat e objektit.

Muzeu i Rozafës është i vendosur në oborrin e tretë të Kalasë, në godinën veneciane të njohur me emrin “Kapitaneria”. Këtu është skalitur e kaluara rreth 4000-vjeçare e Kalasë dhe e familjeve më me zë të vendit prej periudhave të ndryshme kohore.

Turistët e shumtë shqiptarë dhe të huaj që e vizitojnë këtë objekt informohen në gjuhën shqipe dhe atë angleze.

Grupe turistësh në kalanë e Rozafës në Shkodër
1 nga 9

/e.i/a.f/

The post Kalaja e Rozafës, destinacion turistik në Shkodër: 80 mijë vizitorë këtë vit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rusia lejon të huajt në ushtri, çfarë fshihet pas dekretit të ri të Putin

By: fra nc
9 July 2025 at 16:09

Presidenti rus Vladimir Putin nënshkroi së fundmi një dekret që u lejon të huajve të shërbejnë në radhët e ushtrisë ruse, jo vetëm gjatë gjendjes së  emergjencës apo ligjit ushtarak, por edhe gjatë periudhës së mobilizimit.

Në përpjekje për të zgjeruar fushatën e rekrutimeve, Kremlini do t’u lejojë gjithashtu specialistëve të kualifikuar që kanë arritur limitin e moshës të nënshkruajnë kontrata me shërbimin sekret rus për jashtë shtetit, SVR, Byronë Federale të Sigurisë, FSB dhe agjenci të tjera shtetërore.

Deri të hënën e kaluar, të huajt lejoheshin të shërbenin në ushtrinë ruse vetëm gjatë gjendjeve të emergjencave apo në bazë të ligjit ushtarak, të cilin Moska nuk e ka shpallur pavarësisht agresionit ndaj Ukrainës që nisi tre vjet e gjysmë më parë.

Ndërkohë, dekreti për mobilizimin e pjesshëm, që daton që prej shtatorit 2022 e që shkaktoi eksodin e rreth 261 mijë rusëve, mbetet në fuqi.

Teksa Moska ka intensifikuar së fundmi ofensivën verore ndaj Ukrainës, lejimi i të huajve në trupat e saj pritet të forcojë procesin e rekrutimit në Rusi dhe të shmangë regjistrimin formal.

Në prill, Ministria britanike e Mbrojtjes raportoi se Moska kishte rekrutuar mbi 1.500 shtetas të huaj për të luftuar në Ukrainë në periudhën prill 2023-maj 2024.

Rekrutët e huaj janë kryesisht nga ish-republikat sovjetike, Azia jug-lindore dhe Afrika. Faktorët që i shtyjnë të aderojnë në forcat e armatosura ruse janë stimujt financiarë dhe marrja e nënshtetësisë ruse, përmes të cilës mund të lëvizin më lirshëm.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Rusia lejon të huajt në ushtri, çfarë fshihet pas dekretit të ri të Putin appeared first on Euronews Albania.

Britanikët preferojnë Sarandën/ Vitet e fundit, interes i shtuar nga turistët ishullorë

By: Rovena
7 July 2025 at 14:36

Pushimet në jug të Shqipërisë e sidomos në Sarandë, po kthehen në të preferuarat për Britanikët. Turistet ishullorë duken qartazi të surprizuar nga bregdeti shqiptar dhe vete Saranda. Kjo e re ka mbërritur nga Anglia së bashku me disa miq të saj dhe duket se po befasohet për mirë.

“Është me të vërtetë shumë bukur, por ne jemi të surprizuar sesi ndryshon dhe merr tjetër ritëm jeta e natës. Ditën është kaq bukur, plot me familjarë, ka një shkëlqim me kaq shumë njerëz, ndërsa mbrëmja merr tone rinore. Është shumë këndshëm dhe të gjithë janë kaq të dashur. Jam nga Anglia dhe do të qëndroj për 3 ditë”, tha një pushuese.

Ky çift anglezësh ishin në një lokal në Korfuz kur dëgjuan për afërsinë me Sarandën dhe nuk e menduan dy herë për ta vizituar.

Me përshtypje të mira për plazhet dhe restorantet ata thonë se do të duhet të presin një tjetër biletë për tu rikthyer e shijuar qytetin më gjatë.

“Dëgjuam për herë të parë për Sarandën në një kafe gjatë pushimeve, lexuam dhe pame rreth kësaj dhe na u duk shume këndshëm, dhe thamë eja të shkojmë. Është shumë pastër këtu, shumë restorante të mira, plazhe të mira, vend miqësor, gjithçka shumë mirë”, shtoi një tjetër.

“Shumë këndshëm, shumë kozmopolit, bare, restorante të këndshëm. Do më pëlqente shumë të kthehesha për të ndenjur më gjatë, por në Angli i kemi të pakta fluturimet direkte me Shqipërinë”, u shpreh një pushues.

Turistët britanik po përbëjnë një pjesë të mirë prenontimeve në Sarandë në tre vjeçarin e fundit. Plazhet, temperaturat dhe çmimet janë arsyet se përse shkojnë në qytetin jugor, ndërsa për operatorët vendas turistët anglez konsiderohen turist që konsumojnë./abcnews.al

 

Sot provimi i gjuhës së huaj për rreth 28 mijë nxënës të klasave të 9-a

TIRANË, 30 qershor/ATSH/ Rreth 28 mijë nxënës të klasave të 9-a do të zhvillojnë sot provimin e fundit, atë të gjuhës së huaj.

Provimi nis në orën 10:00, ndërkohë që nxënësit do të kenë në dispozicion 2 orë e 30 minuta për të plotësuar të gjitha pyetjet e testit.

Nxënësit duhet të paraqiten në shkollë 1 orë para se të fillojë provimi.

Provimi do të kryhet në 340 qendra që administrohen dhe monitorohen nga stafe të kualifikuara të institucioneve tona arsimore.

Brenda muajit qershor nxënësit e klasave të 9-ta iu nënshtruan provimeve kombëtare në gjuhë shqipe, 19 qershor, matematikë, 25 qershor dhe sot gjuhë e huaj, 30 qershor.

/k.s/j.p/

The post Sot provimi i gjuhës së huaj për rreth 28 mijë nxënës të klasave të 9-a appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Tirana destinacioni i përhershëm i turistëve të huaj, interes për trashëgiminë kulturore dhe turizmin malor

TIRANË, 29 qershor /ATSH/ Tirana është kthyer në një atraksion absolut për turistët e huaj, por edhe për banorët e saj dhe vizitorë nga qytete të tjera mund të argëtohen në aktivitete të ndryshme në çdo ditë të javës.

Ketrina Jarazi, drejtoreshë e Drejtorisë së Turizmit pranë Bashkisë së Tiranës thotë për ATSH-në se kryeqyteti shqiptar është destinacioni i përhershëm i pothuajse të gjithë turistëve që vizitojnë Shqipërinë.

“Tirana është shndërruar në qytetin që nuk fle kurrë. Kultura, aventurat dhe jeta aktive e natës janë kryefjala e metropolit shqiptar. Një nga objektivat e turizmit në Bashkinë e Tiranës është rritja e kohëqëndrimit të turistëve në kryeqytet dhe në këtë fokus nga qershori, deri në gusht eventet kulturore të parashikuara janë të shumta, për të tërhequr vizitorë të huaj, por edhe qytetarët vendas”, tha Jarazi.

Duke iu referuar INSTAT, Jarazi u shpreh se numri i shtetasve të huaj të ardhur në Shqipëri  për periudhën janar – prill 2025 është 2,45 milionë, duke pësuar një rritje me 5% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar (2,33 milionë janar – prill 2024) dhe një rritje prej 45% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023 (1,68 milionë janar – prill 2023).

“Bashkia e Tiranës menaxhon dy qendra informacioni turistik (Info Point), të vendosura në Rrugën “Ded Gjo Luli” dhe në sheshin “Skënderbej”. Në këto qendra u ofrohet informacion vizitorëve për atraksionet turistike, muzetë, oraret e autobusëve ndërqytetas, eventet kulturore në Tiranë si edhe për çdo pyetjeje që ata kanë për Tiranën, rrethinat e saj apo edhe për qytetet e tjera. Në këto qendra turistët e ardhur që kërkojnë informacion janë individualë, ndërsa grupet e turistëve vijnë me agjenci turistike. Kohët e fundit ka një rritje të numrit të turistëve të cilët vijnë të organizuar me agjenci”, cilësoi Jarazi.

Sipas Jarazit, bashkia e Tiranës në misionin e saj për të tërhequr turistë dhe për të rritur kohën e qëndrimit të tyre, ka investuar jo vetëm në infrastrukturën rrugore sidomos atë që lidh zonat e rrethinave me Tiranën, por edhe në ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore të Tiranës me ngritjen e disa muzeve të rinj në kryeqytet, siç është muzeu vendor “Shtëpia Studio Kadare – Agolli”, Muzeu Etnografik i Tiranës (në ndërtim), Muzeu “Besa” në bashkëpunim me qeverinë, etj.

Gjithashtu, sa i takon sektorëve të turizmit që priten me interes më të madh në muajt e ardhshëm, drejtoresha e Drejtorisë së Turizmit pranë Bashkisë Tiranë pohon se fokusi pritet të jetë turizmi malor.

“Kryesisht në Dajt, ku ka mjaft kërkesa nga turistët, por edhe infrastruktura është e përshtatshme, për hiking në Bovillë apo vizitë në Petrelë. Ndërsa, në kryeqytet mbetet turizmi kulinar me kuzhinën tradicionale si dhe turizmi kulturor – historik me muzetë dhe atraksionet interesante”, tha ajo.

Këtë vit, Tirana është shpallur Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut 2025, ndaj dhe numri i aktiviteteve të parashikuara është i shumtë, si nga organizimet në sheshin “Skënderbej” përgjatë javëve kulturore italiane, suedeze, franceze, si edhe performancat e grupeve legjendare muzikore, më e fundit “Ace of Base”, etj.

Sa i përket aktiviteteve të parashikuara nga bashkia Tiranë për javët dhe muajt në vijim, Jarazi tha se deri në 30 qershor në Tiranë do të jetë prezent eventi “Tirana Photo Festival”, ku në themel është fotografia dhe angazhimi i të rinjve që promovojnë vendin përmes fotografisë.

“Festivali çdo vit tërheq rreth 1000 aplikime nga gjithë Shqipëria, por dhe nga bota”, pohoi ajo.

“Gjithashtu në fund të qershorit do të organizohen dy koncerte të titulluar “Tingujt e Mesdheut në Tiranë” tek Amfiteatri te Parku i Liqenit Artificial, ndërsa një nga aktivitetet e rëndësishme të muajit korrik është koncerti “Intruso – Ara Malikian” në 26 korrik, si pjesë e turneut botëror të Ara Malikian që do të organizohet tek Amfiteatri në Parkun e Liqenit Artificial”, vijoi ajo.

Jarazi u ndal edhe te kalendari i aktiviteteve të parashikuara nga Bashkia Tiranë nga korriku e në vazhdim, ku në 10 korrik, në kuadër të festave lokale të shndërruara në traditë, në ambientet e Kalasë së Tiranës do të organizohet për të shtatin vit radhazi, Festa e Fërgesës.

“Më 27 korrik do të mbahet ne Teatrin e Operas dhe Baletit shfaqja “United Dance Tirana 2025”. Në shtator në kinema “Millenium” do të mbahet ““Edicioni i 23-të i Tirana International Film Festival 2025”.

Gjatë shtatorit do të zhvillohet në Tiranë “Festivali Ndërkombëtar i Filmit për të Drejtat e Njeriut në Shqipëri”, edicioni i 20-të, teksa në tetor do të organizohet “Bienalja e 6-të Ndërkombëtare e Akuarelit””, pohoi Jarazi.

/e.i//r.e/

The post Tirana destinacioni i përhershëm i turistëve të huaj, interes për trashëgiminë kulturore dhe turizmin malor appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Turistët vizitojnë muzetë/ Shkodër, polakët dhe izraelitët në muzeun e rezidencës ndaj komunizmit

By: Rovena
26 June 2025 at 15:20

Të huajt kanë interes për të mësuar rreth historisë së Shqipërisë. Në  muzeun që i kushtohet vuajtjeve të të burgosurve politik gjatë regjimit komunist në Shkodër vizitorët janë shtuar.

Turistët janë nga shtete të ndryshme, por sipas drejtuesit të muzeut numër më të lartë vizitorësh ka pasur nga Polonia dhe  Izraeli. Nuk kanë munguar as ata nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Australia.

Vendi i dëshmisë dhe kujtesës vizitohet nga mosha të ndryshme. Të huajt shkojnë kryesisht në grupe të organizuara që ndërsa vizitojnë Shkodrën ndalojnë në dhe në këtë muze për t’u njohur me të shkuarën  e Shqipërisë./abcnews.al

Magjia e fijeve të arta, turistët e huaj mësojnë zanatet tradicionale në Gjirokastër

By: Besnik
13 June 2025 at 18:06

Vlerat e artizanatit dhe mjeshtërive tradicionale në Gjirokastër po tërheqin gjithnjë e më shumë interesin e turistëve.

Në këtë sezon vere, qendrat e artizanatit në qytetin e gurtë janë kthyer në atelie trajnimi, ku vizitorët njihen dhe mësojnë zanatet e traditës.

Këto vlera, të transmetuara brez pas brezi, turistët i cilësojnë si tërheqëse dhe mjaft interesante.

“Unë quhem Kelly dhe jam nga Izraeli. Kemi ardhur me një grup miqsh për të vizituar Shqipërinë dhe për t’u njohur më shumë me traditat. Na intereson veçanërisht qëndistaria. Po mësojmë nga artizanet vendase dhe është një eksperiencë e mrekullueshme, sidomos në një vend miqësor dhe me njerëz shumë të dashur,” – thotë një turiste.

“Unë jam Mihaila nga Izraeli. Punoj si artizane në disa profile të këtij zanati. Prej disa vitesh realizojmë ture të ndryshme, ku pjesë është edhe Shqipëria. Por ku më mirë se në Gjirokastër mund të mësojmë teknikat e qëndisjes, sidomos ato me fije ari, të cilat janë pjesë e rëndësishme dhe mjaft e bukur e kostumeve tradicionale të zonave të ndryshme?” – shton një tjetër vizitore.

Tashmë, qendrat e artizanatit janë bërë pjesë e rëndësishme e guidave turistike, duke promovuar për turistët e huaj edhe vlerat e trashëgimisë sonë kombëtare.

“Paketa jonë është diçka e veçantë. Dëshironim të ofronim diçka ndryshe nga turizmi standard – një turizëm të dedikuar, që sjell edhe gëzim. Deri tani kemi pasur sukses. Kemi paketa për jugun dhe për veriun, të dyja shumë të suksesshme. Jam shumë krenare për punën tonë dhe për vajzat që kanë marrë pjesë – të gjitha shumë të kënaqura me Shqipërinë, mikpritjen shqiptare dhe atë që ne ofrojmë,” – thotë Rozana Gjergji.

Zhvillimi i turizmit po nxit rikthimin e zejtarisë dhe të punimeve karakteristike në Gjirokastër, ndërsa këtë vit janë hapur edhe disa qendra të reja artizanale në zonën historike të qytetit.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Magjia e fijeve të arta, turistët e huaj mësojnë zanatet tradicionale në Gjirokastër appeared first on Euronews Albania.

Matura shtetërore, dalin rezultatet e provimit të Gjuhës së Huaj (Lista)

By: user 5
12 June 2025 at 18:05

Qendra e Shërbimeve Arsimore (QSHA) ka publikuar rezultatet e provimit të Gjuhës së Huaj, pjesë e detyrueshme e Maturës Shtetërore 2025. Lajmi është bërë i ditur edhe nga ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, përmes një njoftimi zyrtar në rrjetet sociale.

Maturantët mund të konsultojnë notat e tyre në dokumentin zyrtar të publikuar nga QSHA.

Provimi i Gjuhës së Huaj është një nga komponentët kryesorë të Maturës Shtetërore dhe përfshin gjuhët e përzgjedhura nga nxënësit, kryesisht anglishten, frëngjishten, gjermanishten, apo italishten.

Ministria e Arsimit ka bërë thirrje që çdo maturant të verifikojë me kujdes rezultatin e publikuar dhe të ndjekë udhëzimet për ankesat, nëse ka nevojë.

LISTA

The post Matura shtetërore, dalin rezultatet e provimit të Gjuhës së Huaj (Lista) appeared first on Lapsi.al.

Publikohen notat e provimit të gjuhës së huaj në Maturën Shtetërore 2025

By: Besnik
12 June 2025 at 19:19

Janë publikuar këtë të enjte notat e provimit të gjuhës së huaj. Provimin e gjuhës së huaj e kanë kryer gjithsej 25,743 maturantë.

Nga këta, 399 maturantë kanë marrë notën 4.00, duke mbetur, ndërsa 216 maturantë kanë arritur të marrin notën maksimale 10.00, duke u vlerësuar si ekselentë.

Kalueshmëria për këtë provim është 98.45%, ndërsa nota mesatare rezulton 7.8.

Ndërkohë, pritet të publikohen edhe notat mesatare sipas 12 qarqeve të vendit, si dhe statistika të mëtejshme për rezultatet e këtij provimi.

Të gjithë maturantët mund të marrin lehtësisht notat e tyre në sistemin digjital, në linkun zyrtar të publikuar nga QSHA.

( Kliko këtu ) për rezultat e provimit të gjuhës së huaj.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Publikohen notat e provimit të gjuhës së huaj në Maturën Shtetërore 2025 appeared first on Euronews Albania.

Berati në syrin e mediave të huaja: Vendi ku pushimet ideale bëhen realitet

9 June 2025 at 12:26

Duke ecur nëpër rrugët e qytetit të vjetër të Beratit të duket sikur je katapultuar pas në kohë, shkruan prestigjiozja ”Vanity Fair”.

”Ky qytet, një Vend i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s që nga viti 2008, duket sikur ka dalë nga një libër përrallash për fëmijë: shtëpi guri, rrugë labirint, kopshte me lule, xhami dhe kisha antika dhe një kështjellë që e mbikëqyr nga lart. Nga tarraca e ”Traditës së Beratit”, një shtëpi tradicionale e shndërruar në një hotel dhe restorant, pamja nuk harrohet lehtë. Duke shtrirë duart, duket sikur mund të prekësh çatitë me tulla të shtëpive antike përgjatë lumit Osum dhe Urës së Goricës. Vetëm pak metra larg është sfondi i përsosur për një foto suvenire. Është vendi ideal për t’u zhytur në këtë qytet me një histori mijëravjeçare.

Të zgjohesh brenda mureve të këtij hoteli të vendosur në një vilë guri dhe të hash një mëngjes të bollshëm i rrethuar nga heshtja e qytetit që zgjohet ngadalë, përpara se të fillosh ta eksplorosh atë, është një nga përvojat më të bukura që mund të kesh në Berat dhe në Shqipëri.

Në tavolinë keni shumë mundësi zgjedhjeje: lëngje frutash të freskëta, kafe, vezë fermerësh, kruasanë, petulla, makarona të skuqura që shkrihen në gojë, djathë i bardhë dhie, mjaltë dhe reçelra shtëpie. ”Tradita e Beratit” ka 6 dhoma gjumi të mobiluara deri në detajet më të vogla: midis qilimave me modele gjeometrike, objekteve prej bakri, dekorimeve prej druri dhe perdeve të bardha të qëndisura me dorë nga artizanët e qytetit, bien në sy elementët origjinalë të strukturës, siç janë oxhaqet dhe muret prej guri të ruajtura me kujdes.

Nevojitet një ngarkesë e plotë energjie për ta përballuar më së miri ditën.

Berati është një qytet piktoresk me rrugë të pjerrëta dhe labirinte që të çojnë në vende ku koha duket se ka ndalur. Shtëpitë e bardha me çati kafe dhe dritare që mbivendosen, kishat e lashta, si ato të Shën Thomait dhe Shën Spiridhonit, kopshtet e harlisura që dalin nga pas dyerve shumëngjyrëshe. Dhe, përsëri, xhamitë e qytetit, ndër të cilat spikat ”Xhamia e Beqarëve”, e ndërtuar për djem që kërkojnë gra, me piktura të kujdesshme që dekorojnë muret e saj të jashtme.

Çdo cep, çdo vështrim është një ftesë për të ndaluar dhe për të vëzhguar, pa nxitim, bukurinë dhe veçantinë e këtij vendi. Deri në Kalanë e Beratit, brenda mureve të së cilës, ende të banuara sot, ka rrënoja kishash, xhamish dhe një nga muzetë më të bukur në Shqipëri, ai i Onufrit, kushtuar piktorit të ikonave të shekullit XVI.

Për më romantikët, është mbrëmja, kur qielli ngjyroset me nuanca portokalli dhe rozë, kur ndodh magjia.

Menuja e ”Traditës së Beratit” përbëhet nga pjatat më të shijshme të kuzhinës vendase. Nga byreku me spinaq te fërgesa, një tavë e gatuar në furrë me gjizë të kripur, domate dhe speca, nga specat dhe patëllxhanët e mbushur te qoftet e bëra në shtëpi dhe ullinjtë e famshëm të Beratit, çdo pjatë është një gëzim për sytë dhe qiellzën.

Për t’u shoqëruar vetëm me një nga verërat nga vreshtaria vendase, ”Hoço Wine”.
”Berati, në zemër të Shqipërisë, krenohet me disa nga vreshtat më të mira në vend, të cilat së bashku krijojnë një peizazh që nuk ka asgjë për t’i pasur zili Italisë dhe Francës”, thotë Antonel Hoço, i cili, së bashku me motrën e tij Kejsi, menaxhon vilën.

Çdo përbërës në menu është vendase, sezonale dhe shumë e freskët, sipas traditës më të mirë shqiptare.
Në verë, kur nxehtësia e ditës ia lë vendin temperaturave të freskëta, ha nën qiellin me yje, ndërsa vështron dritat e qytetit. Një ëndërr? Jo, këtu është thjesht realitet.

The post Berati në syrin e mediave të huaja: Vendi ku pushimet ideale bëhen realitet appeared first on Sot News | Lajme.

Spageti që ‘kërcasin’ me salcë pa mish: Receta më e mirë për pjatën më trendi

9 June 2025 at 00:02

Një mënyrë e re për të shijuar të preferuarën tuaj

Përbërësit:

• 400 g spageti
• 6 thelpinj hudhre, të grirë imët
• 1 tufë majdanoz i freskët, i grirë imët
• 1 lugë çaji rigon i thatë
• 1 degëz rozmarinë e freskët, e grirë imët
• 1 tufë borzilok i freskët, i grirë imët
• 1/2 lugë çaji spec djegës (thekon djegës)
• 2/3 filxhan (rreth 160 ml) vaj ulliri
• Kripë dhe piper sipas dëshirës

Përgatitja:

1. Gatuani spagetit në ujë të kripur sipas udhëzimeve në paketim. Kullojini, por ruani rreth 100 ml nga uji i gatimit.

2. Në një tas të madh, përzieni hudhrën, majdanozin, rigonin, rozmarinën, borzilokun dhe specin djegës.

3. Ngrohni vajin e ullirit në një tenxhere të vogël derisa të fillojë të tymoset.

4. Derdhni me kujdes vajin e nxehtë mbi përzierjen me hudhër dhe erëza. Vaji do t’i gatuajë butësisht përbërësit dhe do të nxjerrë aromat e tyre të freskëta.

5. Shtoni spagetit dhe ujin e rezervuar të gatimit në tas dhe përzieni mirë që të bashkohen të gjitha.

6. Spërkatni me kripë dhe piper sipas dëshirës.

7. Shërbejeni menjëherë, të spërkatur me djathë parmixhano të grirë ose me barishte të freskëta sipas dëshirës.

♬ hidden beach – choppy.wav

Ju bëfshin mirë, – transmeton Telegrafi.

The post Spageti që ‘kërcasin’ me salcë pa mish: Receta më e mirë për pjatën më trendi appeared first on Telegrafi.

Vrasës të huaj/ Kontratat e vdekjes që u lidhën me italianë, grekë, portugezë, marokenë e rumunë

8 June 2025 at 21:28

Shumë vrasje që ndër vite mbeteshin pa autorë, i faturoheshin “profesionistëve”. Dyshimet hidheshin në disa drejtime. Për disa krime autorët aludohej se mund të ishin “ekspertë”, si ish-ushtarakë apo ish-policë, të stërvitur për të goditur në shenjë. E për disa të tjera, shpesh hetimet orientoheshin drejt vrasësve me pagesë, që nuk i lidhte asnjë motiv […]

The post Vrasës të huaj/ Kontratat e vdekjes që u lidhën me italianë, grekë, portugezë, marokenë e rumunë appeared first on BoldNews.al.

Publikohet teza e gjuhës së huaj, Ministria e Arsimit: Nuk cënon procesin

By: user 11
3 June 2025 at 11:33

Rreth gjysmë ore pas nisjes së provimit të parë të Maturës Shtetërore, në rrjetet sociale është publikuar teza e provimit të anglishtes nga “Studentet Denoncojne”.

Ndonëse u raportua se janë vendosur masa strikte të sigurisë, me sa duket nuk kanë arritur të ndalojnë maturantët të hynë në ambientet e provimit me telefona. Publikimi i tezave të provimit pak minuta pas nisjes është bërë e zakonshme tashmë çdo vit.

Ministria e Arsimit dhe Sportit ka reguar lidhur me publikimin e tezës së gjuhës së huaj pas nisjes së provimit të Maturës Shtetërore. Përmes nje postimi në faqen zyrtare në Facebook, Ministria e Arsimit dhe Sportit siguron maturantët, prindërit, mësuesit dhe gjithë publikun e gjerë se provimi i gjuhës së huaj, po zhvillohet në kushte të plota sigurie dhe në transparencë, sipas rregullores në fuqi duke garantuar standardet më ‘të larta’ të testimit për 27 mijë maturantët në të gjithë Shqipërinë. Rreth 27 mijë maturantë i janë nënshtruar sot provimit për gjuhën e huaj.

The post Publikohet teza e gjuhës së huaj, Ministria e Arsimit: Nuk cënon procesin appeared first on Lapsi.al.

Matura Shtetërore, sot testimi i gjuhës së huaj për rreth 27 mijë nxënës

TIRANË, 3 qershor/ATSH/ Rreth 27 mijë maturantë do t’i nënshtrohen sot provimit të parë të Maturës Shtetërore, ku do të testohen për gjuhën e huaj.

Provimi do të nisë në orën 10:00 dhe do të zgjasë 2 orë e 30 minuta. Janë rreth 145 qendra provimi, ku çdo qendër administrohet nga një përgjegjës administrimi dhe nga administratorë të caktuar për çdo mjedis ku zhvillohet provimi.

Gjithashtu janë të angazhuar më shumë se 640 mësues që do të korrigjojnë testet.

Provimet do të zhvillohen në shkolla që plotësojnë kushtet infrastrukturore të përcaktuara në Rregulloren e Maturës Shtetërore.

Këtë vit Ministria e Arsimit dhe Sportit ka vendosur që të ketë edhe teste të personalizuara për maturantët që janë me aftësi speciale.

Maturantët do t’i nënshtrohen provimit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë më 10 qershor, Matematikës më 17 qershor dhe provimit me zgjedhje më 24 qershor.

/k.s/j.p/

The post Matura Shtetërore, sot testimi i gjuhës së huaj për rreth 27 mijë nxënës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Matura Shtetërore/ Rreth 27 mijë nxënës, testohen sot në gjuhën e huaj

3 June 2025 at 08:10

Provimi do të nisë në orën 10:00 dhe do të zgjasë 2 orë e 30 minuta. Janë rreth 145 qendra provimi, ku çdo qendër administrohet nga një përgjegjës administrimi dhe nga administratorë të caktuar për çdo mjedis ku zhvillohet provimi.

Rreth 27 mijë maturantë do t’i nënshtrohen sot provimit të parë të Maturës Shtetërore, ku do të testohen për gjuhën e huaj. Gjithashtu janë të angazhuar më shumë se 640 mësues që do të korrigjojnë testet.

Provimet do të zhvillohen në shkolla që plotësojnë kushtet infrastrukturore të përcaktuara në Rregulloren e Maturës Shtetërore. Këtë vit Ministria e Arsimit dhe Sportit ka vendosur që të ketë edhe teste të personalizuara për maturantët që janë me aftësi speciale.

Maturantët do t’i nënshtrohen provimit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë më 10 qershor, Matematikës më 17 qershor dhe provimit me zgjedhje më 24 qershor.

The post Matura Shtetërore/ Rreth 27 mijë nxënës, testohen sot në gjuhën e huaj appeared first on Sot News | Lajme.

❌
❌