Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Fluks i shtuar në Pikën Kufitare të Kakavijës, rriten kapacitetet për përpunimin e udhëtarëve

10 August 2025 at 17:25

TIRANË, 10 gusht/ATSH/ Gjatë orëve të fundit është vërejtur një fluks i shtuar hyrjesh në territorin shqiptar përmes Pikës së Kalimit Kufitar (PKK) në Kakavijë.

Sipas të dhënave nga Policia e Shtetit, ky fluks ka sjellë ngarkesë të përkohshme në përpunimin e udhëtarëve, por situata po menaxhohet në bashkëpunim të ngushtë me autoritetet greke, të cilat kanë shtuar numrin e sporteleve për përpunimin e dokumentacionit në drejtim të Shqipërisë.

Aktualisht, në hyrje të Republikës së Shqipërisë po operohet me 5 sportele dhe në dalje me 2 sportele, ndërkohë që pala greke ka vendosur në funksion 3 sportele për hyrje dhe 2 për dalje.

Nga ora 08:00 deri në orën 16:00 të ditës së sotme, përmes kësaj pike kufitare kanë hyrë dhe dalë gjithsej 5482 shtetas dhe 2090 automjete.

“Pika e Kalimit Kufitar e Kakavijës mbetet në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet homologe greke për të garantuar një menaxhim efikas të lëvizjes dhe për të shmangur krijimin e radhëve të gjata”, bën të ditur Policia e Shtetit.

/r.e/

The post Fluks i shtuar në Pikën Kufitare të Kakavijës, rriten kapacitetet për përpunimin e udhëtarëve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

VIDEO/ Rikthehen radhët kilometrike në doganën e Kapshticës

10 August 2025 at 09:44

Fluksi i emigrantëve në mesin e muajit gusht, sjell edhe radhët kilometrike në doganën e Kapshticës. E njëjta situatë po përsëritet edhe këtë vit. Siç e shihni në pamjet e mëposhtme, paraditen e kësaj të diele, radha e mjeteve që presin për të hyrë në territorin e Republikës së Shqipërisë i kalon 2 kilometra. Mësohet […]

The post VIDEO/ Rikthehen radhët kilometrike në doganën e Kapshticës appeared first on BoldNews.al.

Fluks në doganën e Morinës, afro 40 mijë persona nga Kosova drejt Shqipërisë gjatë 24 orëve të fundit

By: D Marku
9 August 2025 at 17:08

Edhe në fundjavën e dytë të gushtit në pikën e kalimit kufitar në Morin kishte fluks automjetesh e qytetarësh. Kanë zgjedhur destinacione të ndryshme për pushime, që nga Velipoja, Shëngjini e deri në Sarandë.

Do shkojmë në Sarandë, jemi nga Prishtina. Edhe vitin e kaluar isha po në Sarandë. Do qëndrojmë 10 ditë”, tha një qytetar.

Do shkoj në Velipojë, vijmë nga Gjilani”, u shpreh një tjetër.

Të tjerë po shkojnë në aeroport të marrin të afërmit e tyre.

Kujtojmë që nga protokolli I nënshkruar mes dy qeverive nuk ka kontrolle për qytetarët e dy vendeve për të gjithë periudhën 1 maj – 30 shtator. Në 24 orët e fundit, në pikën e kalimit kufitar në doganën e Morinit kanë hyrë rreth 18000 shtetas dhe kanë dalë rreth 21400 shtetas

The post Fluks në doganën e Morinës, afro 40 mijë persona nga Kosova drejt Shqipërisë gjatë 24 orëve të fundit appeared first on Albeu.com.

Rrëzohet helikopteri, humbin jetën dy ministra të Ganës

6 August 2025 at 20:44

Një helikopter ushtarak u rrëzua në rajonin Ashanti të Ganës jugore të dielën dhe si pasojë e aksidentit ajror mbetën të vdekur tetë personat që ndodheshin në bord. Helikopteri ushtarak Z-9 u rrëzua në rrethana të paqarta menjëherë pas ngritjes nga kryeqyteti Accra, gjatë rrugës për në qytetin Obuasi. Si pasojë e përplasjes kanë ndërruar […]

The post Rrëzohet helikopteri, humbin jetën dy ministra të Ganës appeared first on BoldNews.al.

Radhë të gjata pritjeje në doganë/ Fluks udhëtarësh në kufirin me Greqinë e Maqedoninë e Veriut

By: Rovena
20 July 2025 at 16:01

Personave që nga Greqia kanë hyrë në Shqipëri, por dhe ata që  kanë dalë nga vendi ynë drejt shtetit fqinj  nga  pika kufitare e Qafë Botës,  të dielën   iu është dashur  të presin disa orë  në radhë.

Kjo për shkak se autoritetet greke po punojnë vetëm me një sportel ku procedohet në të njëjtën kohë me hyrjet dhe me daljet.  Ndërkohë që  autoritetet shqiptare aktualisht  punojnë me tre sportele ato greke  pritet të marrin masa në fillim të javës së ardhshme.

Paraditen e të dielës nga pika kufitare e Qafë Botës  kaluan rreth 1400 shqiptar dhe të huaj me 460 mjete.

Me radhë janë përballur dhe ata  persona që kanë hyrë  në Shqipëri nga Maqedonia e Veriut. Në pikën kufitare të Qafë Thanës në anën e Maqedonisë së Veriut iu është dashur të presin deri në tre orë në doganë.

Sipas policisë kufitare shkak është bërë fluksi i lartë  i  udhëtarëve.  Procedurat për të hyrë në Shqipëri   kryhen vetëm në  pjesën e policisë së  Maqedonisë së Veriut. Kapaciteti i saj i përpunimit të të dhënave në sportele është shumë më i ulët se në doganën shqiptare./abcnews.al

BERLIN – Merz: Njohja diplomatike e talebanëve nuk është në axhendë

18 July 2025 at 16:29

BERLIN, 18 korrik /ATSH-DPA/- Kancelari gjerman Friedrich Merz ka hedhur poshtë zërat se qeveria e tij po përgatitet të njohë zyrtarisht talebanët në Afganistan.

“Njohja diplomatike e regjimit taleban nuk është fare në axhendë. Nuk mund të ketë diçka të tillë”, u tha Merz sot gazetarëve në Berlin – në konferencën e tij të parë për shtyp gjatë verës si udhëheqës.

Deklarata e Merz erdhi pas deportimit të afganëve – që kur qeveria e tij e koalicionit mori detyrën.

Ai tha se kishte pasur vetëm të ashtuquajturat “kontakte teknike” që përfshinin emiratin e Gjirit të Katarit për t’u përgatitur për deportimin.

“Negociatat rreth avionit, i cili u nis sot në mëngjes  nga Leipzig me 81 afganë në bord drejt Kabulit – ishin zhvilluar prej shumë javësh nga disa qeveritarë federale”, tha Merz.

Gjermania nuk e njeh qeverinë de facto në Afganistan, por nuk i ka ndërprerë kurrë marrëdhëniet diplomatike me vendin.

“Meqenëse ekzistojnë marrëdhënie diplomatike midis shteteve dhe jo midis qeverive, pati një mundësi për të zhvilluar bisedime dhe koordinimi teknik do të vazhdojë për momentin”, shtoi Merz.

Merz falënderoi shprehimisht Emirin e Katarit për ndihmën e tij në lehtësimin e fluturimit të parë si pjesë e deportimit të afganëve.

Avioni mbante njerëz të dënuar për vepra penale që nuk kanë më status qëndrimi në Gjermani.

“Të gjitha kërkesat për azil ishin refuzuar pa mundësi apelimi të mëtejshëm”, theksoi Merz.

Qeveria gjermane nuk ka marrëdhënie zyrtare me talebanët, të cilët janë të izoluar ndërkombëtarisht për shkak të shpërfilljes së të drejtave të njeriut, veçanërisht të drejtave të grave. //a.i/

The post BERLIN – Merz: Njohja diplomatike e talebanëve nuk është në axhendë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Radhë kilometrike në Qafë-Thanë, qytetarët presin me orë të tëra për të kaluar kufirin

12 July 2025 at 15:30

Prej më shumë se dy orësh janë krijuar radhe kilometrike të automjeteve në pikën doganore të Qafë Thanës, me qytetarë shqiptarë dhe të huaj që presin për të kaluar në territorin e Maqedonisë së Veriut. Burime bëjnë me dije se situata ka ardhur si pasojë e mungesës së personelit të mjaftueshëm në kabinat e kontrollit […]

The post Radhë kilometrike në Qafë-Thanë, qytetarët presin me orë të tëra për të kaluar kufirin appeared first on BoldNews.al.

OKB: Qindra mijëra afganë detyrohen të largohen nga Irani

7 July 2025 at 07:15

Qindra mijëra afganë janë larguar nga Irani javët e fundit, pasi Teherani u dha afat deri më 6 korrik më shumë se katër milionë imigrantëve afganë pa dokumente për ta lënë vendin, thanë Kombet e Bashkuara dhe organizata të tjera ndërkombëtare, duke ngritur alarmin për mungesën e theksuar të fondeve për t’i ndihmuar të kthyerit.

Më shumë se 256.000 afganë janë kthyer në vendin e tyre nga Irani vetëm gjatë qershorit, sipas Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin (IOM).

Agjencia tha se rritja e madhe e numrit të të riatdhesuarve po e bën të vështirë për IOM-in dhe partnerët për të ofruar ndihmë.

Këto organizata arrijnë t’i ndihmojnë vetëm te 10 për qind të atyre që kanë nevojë.

Irani thotë se i strehon më shumë se 6 milionë afganë, shumë prej të cilëve jetojnë atje pa status të ligjshëm. Shumë imigrantë afganë pretendojnë se përballen me diskriminim të rregullt në Iran.

Disa media iraniane kanë raportuar se edhe afganët me viza të vlefshme janë dëbuar me forcë gjatë valës së fundit të dëbimeve.

Lufta 12-ditëshe e Iranit me Izraelin në mes të qershorit thuhet se ka kontribuar në largimet, me mediat shtetërore iraniane dhe përdorues të rrjeteve sociale që pretendojnë se një numër i pacaktuar shtetasish afganë janë arrestuar nën dyshime për spiunazh për Izraelin.

LEXONI GJITHASHTU:

The post OKB: Qindra mijëra afganë detyrohen të largohen nga Irani appeared first on Euronews Albania.

Malaj dhe Murati: Dogana Morinë-Vërmicë, një nga shembujt më të suksesshëm të bashkëpunimit

TIRANË, 4 korrik/ATSH/- Ministri i Financave, Petrit Malaj zhvilloi një takim me Ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve të Kosovës, Hekuran Murati.

Ky takim u zhvillua në kuadër të një vizite të përbashkët inspektimi që dy ministrat patën në degën doganore Morinë-Vermicë, një nga pikat më të rëndësishme doganore mes Shqipërisë dhe Kosovës.

Ministri Malaj vlerësoi se ndër vite bashkëpunimi mes dy vendeve tona ka qenë i qëndrueshëm dhe gjithnjë në rritje, ndërsa rezultate konkrete dhe të prekshme janë shënuar në shumë sektorë.

Falë këtij bashkëpunimi, tha Malaj, rezultate konkrete janë shënuar edhe sa i përket doganave, çka ka sjellë lehtësim të tregtisë mes dy vendeve, standardizim të procedurave mes tyre dhe si rrjedhojë më shumë zhvillim ekonomik.

“Shembulli më i mirë i bashkëpunimit është On Stop Shop, i cili ka lehtësuar procesimin e udhëtarëve dhe të mallrave. Gjithashtu, edhe procedurat e përbashkëta të tranzitit apo deklaratat e thjeshtuara kanë ulur ndjeshëm kohën e zhdoganimit duke përmirësuar klimën e të bërit biznes nga të dy krahët”, u shpreh ministri Malaj.

Nga ana e tij, ministri Hekuran Murati theksoi se lehtësitë sa i përket procedurave dhe ulja e kostove janë ndjerë nga ana e bizneseve dhe tregtarëve, çka ka ndikuar në rritjen e shkëmbimeve tregtare mes dy vendeve tona. Murati tha se Shqipëria është ndër partnerët kryesorë tregtarë për Republikën e Kosovës dhe ky bashkëpunim pritet të thellohet edhe më shumë.

“Shqipëria është ndër partnerët kryesorë tregtarë të Republikës së Kosovës dhe qarkullimi i njerëzve veçse ka qenë në nivele të larta, por tani gjithnjë e më tepër ka integrim, ka ndërthurje, ka bashkëpunim më të madh dhe të njerëzve, që besoj se edhe rruga e infrastruktura e ka lehtësuar. Besoj kjo do të thellohet, sidomos edhe me planin që kemi për ndërtimin e hekurudhës së përbashkët Prishtinë-Durrës”, deklaroi ministri Murati.

Gjatë vizitës, Ministrat Malaj dhe Murati shoqëroheshin nga drejtuesit respektivë të doganave të dy vendeve, Gent Gazheli dhe Agron Llugaliu.

Drejtori i Përgjithshëm i Doganave të Shqipërisë vlerësoi se procedurat e përshpejtuara dhe pika unikale One Stop Shop në Morinë kanë ndikuar në rritjen e volumit tregtar mes dy vendeve dhe të fluksit të pasagjerëve.

Nga ana e tij, Drejtori i Përgjithshëm i Doganave të Kosovës vlerësoi se falë lehtësimit të procedurave është arritur që të ulen kostot financiare dhe kohët e pritjes, në një kohë që vëmendja duhet të kushtohet drejt zgjerimit të kapaciteteve të procesimit dhe dixhitalizimit.

The post Malaj dhe Murati: Dogana Morinë-Vërmicë, një nga shembujt më të suksesshëm të bashkëpunimit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

E dinit? Në Singapor, çdo person mbi 21 vjeç regjistrohet automatikisht si dhurues organesh

By: gaze tare
3 July 2025 at 13:40

Në Singapor, ligji i quajtur Human Organ Transplant Act (HOTA) parashikon që të gjithë qytetarët dhe rezidentët e përhershëm mbi 21 vjeç janë automatikisht të regjistruar si dhurues organesh. Kjo do të thotë se pas vdekjes, organet si veshkat, zemra, mëlçia dhe kornet mund të dhurohen në mënyrë automatike.

Megjithatë, kushdo që nuk dëshiron të jetë dhurues, mund të heqë dorë nga kjo detyrë. Por kjo ka një pasojë të rëndësishme: ata që zgjedhin të mos dhurojnë, renditen në fund të listës së pritjes për transplant, nëse ndonjëherë u nevojitet një organ.

Edhe pse me prioritet më të ulët, personat që nuk janë dhurues mund të marrin gjithsesi organ në rast nevoje.

Ky sistem synon të rrisë numrin e organeve të disponueshme për transplant dhe të shpëtojë më shumë jetë.

The post E dinit? Në Singapor, çdo person mbi 21 vjeç regjistrohet automatikisht si dhurues organesh appeared first on iconstyle.al.

Mes luftërave globale, gratë afgane druajnë se harrohen nga Perëndimi

By: user7
28 June 2025 at 12:55

Që nga rikthimi i talibanëve në pushtet gati katër vjet më parë, shumica e grave i kanë humbur vendet e punës, për shkak të ndalimeve dhe kufizimeve të ashpra të lirive të tyre. Ameena është ndër të paktat që punon ende.

Por, tani, ajo dhe pak gra të tjera si ajo, kanë një shqetësim tjetër – se luftërat, si ato në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme, si dhe ndryshimet e politikave të jashtme të vendeve perëndimore, do ta përkeqësojnë edhe më tej gjendjen e rëndë të të drejtave të grave në Afganistan, nën sundimin e talibanëve.

“Talibanët po ia dalin mbanë me shtypjen e tyre ndaj nesh, sepse e dinë se Afganistani nuk është më prioritet për bashkësinë ndërkombëtare”, thotë Ameena.

Ameena – emri i së cilës është ndryshuar për shkak të shqetësimeve për sigurinë – thotë se puna në një medium privat është jetike për “mbijetesën e saj si financiare, ashtu edhe mendore”. Paga e saj prej rreth 170 dollarësh në muaj nuk e ndihmon vetëm të sigurojë ushqim për prindërit dhe familjen e saj.

“Të kesh mundësi të punosh, për mua është shumë më tepër se paratë: i jep kuptim jetës sime, ndiej se po bëj diçka me jetën time. Do të çmendesha po të detyrohesha të rrija e mbyllur mes katër mureve të shtëpisë, ashtu si shumica e grave në vendin tim sot”, thotë 25-vjeçarja për Radion Evropa e Lirë.

Por, Ameena ka frikë se “laku po shtrëngohet edhe më shumë” rreth lirisë së grave në Afganistan, sidomos jashtë Kabulit. Sipas saj, talibanët po i kufizojnë edhe më tepër të drejtat e grave, duke ua mohuar ato që i kishin fituar gjatë 20 vjetëve të qeverisë së mbështetur nga Perëndimi, përpara se ajo të rrëzohej në gusht të vitit 2021. Edhe pse talibanët premtuan se do të krijonin një qeveri gjithëpërfshirëse, do t’i respektonin të drejtat themelore të njeriut dhe do të ndalonin që Afganistani të përdorej si bazë për grupet ekstremiste ndërkombëtare, ata nuk i përmbushën këto premtime.

Regjimi i ashpër islamist ka ndaluar në mënyrë sistematike qasjen e grave dhe vajzave afgane në arsim, punësim dhe lëvizje të lirë, duke i ndaluar të mbajnë edhe role të rëndësishme në qeveri ose shoqëri. OKB-ja e ka dënuar trajtimin e grave afgane nga talibanët si “aparteid gjinor” dhe ka nxjerrë në pah zhdukjen sistematike të tyre nga jeta publike dhe dënimet e rënda për rezistencën.

Në një raport të publikuar muajin e kaluar, Zyra e Kombeve të Bashkuara në Afganistan (UNAMA) dokumentoi diskriminimin e vazhdueshëm dhe të gjerë ndaj grave dhe theksoi se Ministria për Përhapjen e Virtyteve dhe Parandalimin e Veseve ka zbatuar ligje të rrepta të moralit, të miratuara nga udhëheqësi suprem shpirtëror, Haibatullah Akhundzada, në vitin 2024.

Urdhërarrestet e Gjykatës Ndërkombëtare Penale

Ligjet e moralit të talibanëve, mes tjerash, i ndalojnë gratë të flasin ose t’i tregojnë fytyrat e tyre në publik, të shkojnë në parqe publike dhe argëtuese, si dhe të udhëtojnë ose të hanë jashtë pa një kujdestar mashkull. Palestrat dhe sallonet e bukurisë për gra janë mbyllur në të gjithë vendin.

Më herët këtë vit, Gjykata Ndërkombëtare Penale ka lëshuar urdhërarreste për Akhundzadën dhe kryetarin e Gjykatës Supreme të talibanëve, Abdul Hakim Haqqani, duke i akuzuar për persekutimin e grave. Qeverisja e talibanëve i ka hedhur poshtë urdhërarrestet, ashtu si edhe dënimet e OKB-së për politikat e tyre kufizuese mbi të drejtat e grave.

Shkaku kryesor i shkeljeve të të drejtave të grave në Afganistan mbeten politikat shtypëse të talibanëve, por konfliktet në botë dhe ndryshimet në prioritetet ndërkombëtare janë duke e vështirësuar edhe më shumë situatën për gratë afgane.

Mbajtja në fokus e të drejtave të grave

Vendimi i fundit i administratës së presidentit amerikan, Donald Trump, për të reduktuar ndjeshëm programin e saj të ndihmave, USAID, është një nga këto ndryshime. Sipas grupit avokues OneAid, kjo masë do t’i kushtojë Afganistanit më shumë se 500 milionë dollarë ndihma, që nuk do të arrijnë në këtë vend.

“Duket sikur Afganistani dhe problemet e tij, përfshirë edhe të drejtat e grave, janë harruar nga Perëndimi”, thotë Rahila Yousofi, gazetare e pavarur afgane, e cila së voni ka lënë Kabulin dhe është larguar në Pakistanin fqinj.

“Afganistani po largohet gjithnjë e më shumë nga radari, për shkak të konflikteve të reja, si ato në Iran dhe në Gazë. Shtetet perëndimore, gjithashtu, po përqendrohen më shumë te çështjet e tyre të brendshme, natyrisht”, thotë ajo për Radion Evropa e Lirë. Ndërsa vëmendja e botës po shpërndahet, shumë aktiviste për të drejtat e grave në Afganistan po punojnë edhe më shumë për t’i mbajtur këto çështje në fokusin ndërkombëtar.

Fawzia Koofi, ish-anëtare e parlamentit dhe themeluese e grupit Gratë për Afganistanin, është një nga aktivistet që punon me Organizatën e Kombeve të Bashkuara, Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, Gjykatën Ndërkombëtare Penale dhe grupe të të drejtave të njeriut, për të dokumentuar “shkeljet e rënda të vazhdueshme” të të drejtave të grave në Afganistan.

Koofi u bën thirrje qeverive perëndimore që të mos braktisin Afganistanin dhe gratë e tij, duke thënë se “një veprim i tillë do të ishte gabim, për të cilin mund të pendohen më vonë”.

“Ndikimi” te talibanët

Pavarësisht varfërisë së thellë që ka përfshirë Afganistanin, Qeveria e talibanëve nuk pranon që ndihmat e Perëndimit të kushtëzohen me respektimin e të drejtave të grave dhe pakicave etnike. Në vend se me Perëndimin, autoritetet talibane në Kabul po bashkëpunojnë me vende si Kina, Rusia dhe shtetet e Azisë Qendrore, që nuk u kushtojnë shumë rëndësi të drejtave të njeriut.

Këto vende kanë krijuar marrëdhënie tregtare, ekonomike dhe politike me Qeverinë e talibanëve, e cila nuk është njohur zyrtarisht nga asnjë vend në botë.

“Perëndimi ka ende ndikim të madh mbi talibanët”, thotë Yousofi.

“Talibanët janë të dëshpëruar për t’u njohur ndërkombëtarisht. Perëndimi nuk duhet t’i japë legjitimitet Qeverisë talibane nëse ajo vazhdon t’i injorojë ankesat e popullit të Afganistanit”,përfundon ajo./REL

The post Mes luftërave globale, gratë afgane druajnë se harrohen nga Perëndimi appeared first on Lapsi.al.

Në Syriganë të Skenderajt digjen dy kontejnerë me të gjitha pajisjet, në rrugë dhe kontejner janë vërejtur mbishkrime serbe

21 June 2025 at 08:39

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të zjarrëvënies në fshatin Syriganë të Skenderajt.

Në raportin policor bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të premten.

“Fsh. Syriganë, Skenderaj  20.06.2025 – NN. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se i janë djegur dy kontejnerë me të gjitha pajisjet. Në vendin e ngjarjes, në rrugë dhe në kontejner janë vërejtur mbishkrime SRB dhe 4 S”, thuhet në raport.

Sipas ankuesit, vlera e dëmit të shkaktuar është rreth 36.500 euro. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti nën hetime. /Telegrafi/

The post Në Syriganë të Skenderajt digjen dy kontejnerë me të gjitha pajisjet, në rrugë dhe kontejner janë vërejtur mbishkrime serbe appeared first on Telegrafi.

Shoferi i autobusit Tiranë-Athinë i merr 800 euro për vulë në pasaportë, pala greke i vë gjobë 1.200 euro

By: Ela
13 June 2025 at 20:48

Një banor i Gramshit i është drejtuar emisionit “Fiks Fare” për një problem me një shofer të autobusit Tiranë – Athinë, i cili i ka marrë 800 euro për t’i vulosur pasaportën pa qenë ai i pranishëm. Shoferi i ka vendosur vulën, por kur denoncuesi kalon doganën pas disa javësh, pala greke i thotë se […]

The post Shoferi i autobusit Tiranë-Athinë i merr 800 euro për vulë në pasaportë, pala greke i vë gjobë 1.200 euro appeared first on BoldNews.al.

Fluks i lartë turistësh në pikat kufitare doganore

TIRANË, 7 qershor/ATSH/ Në pikën doganore të Hanit të Hotit ka nisur tashmë fluksi i parë i pushuesve të huaj dhe vendas, që zgjedhin të vizitojnë Shqipërinë gjatë sezonit veror. Ky fluks i shtuar dëshmon për rritjen e ndjeshme të interesit për vendin tonë si një destinacion turistik gjithnjë e më i preferuar në Europë.

Sipas të dhënave zyrtare, Shqipëria vijon të kryesojë në nivel europian përsa i përket rritjes së flukseve turistike, me një rritje mbresëlënëse prej 136%, krahasuar me periudhën para pandemisë COVID-19. Ky trend pozitiv është tregues i një transformimi të suksesshëm të imazhit turistik të vendit dhe rritjes së kapaciteteve pritëse.

Autoritetet doganore dhe policore në këtë Pikë Kufitare Doganore kanë marrë të gjitha masat për të përballuar këtë rritje të lëvizjeve, duke garantuar një proces të shpejtë dhe të sigurt për hyrjen e vizitorëve. Turistët që kalojnë në këtë pikë doganore vijnë kryesisht nga vendet fqinje dhe Europa Qendrore, duke shfrytëzuar mundësitë natyrore dhe kulturore që ofron Shqipëria.

Gjatë muajve në vijim, pritet që fluksi të rritet më tej, ndërsa operatorët turistikë dhe strukturat akomoduese janë tashmë në gatishmëri të plotë për të ofruar shërbime cilësore dhe për të përmbushur pritshmëritë e turistëve.

Gjatë katër muajve të parë të vitit 2025, Shqipëria ka pritur mbi 2,45 milionë turistë të huaj.

/a.gj/ /a.g/

The post Fluks i lartë turistësh në pikat kufitare doganore appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Nuk pyet për ligjin, makina e gruas së deputetit Agron Çela kalon pa radhë doganën/ VIDEO

By: Oldi
4 June 2025 at 10:53

Një qytetar nga Shkodra ka dërguar një denoncim të fortë për ngjarjen në doganën e Muriqanit, ku një automjet me targë AB 880 MF, që sipas tij i përket Belma Çelës, gruas së Agron Çelës dhe nënës së deputetes së re Xheni Çela, ka kaluar pa respektuar radhën e gjatë. “Pa radhë në doganë te […]

The post Nuk pyet për ligjin, makina e gruas së deputetit Agron Çela kalon pa radhë doganën/ VIDEO appeared first on BoldNews.al.

“Ulliri ka konflikt interesi”, Romeo Kara: “Partizani” është “prova e zjarrit” për organet e reja të drejtësisë

3 June 2025 at 08:30

Gjyqtarja Elsa Ulliri që do të kryesojë trupën gjykuese ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha dhe 4 të pandehurve të tjerë rezulton lidhje e afërt familjare me një prej deputeteve të Partisë Demokratike. Bëhet fjalë për Andia Ullirin, e cila hyri në kuvend pas zgjedhjeve te vitit 2021. Kryetari i Gjykatës së Posaçme Erion Bani u shpreh se nuk ka konflikt interesi, megjithatë ka dyshime se një gjë e tillë mund të jetë prezentë në këtë proces.

Avokati Romeo Kara, i ftuar në “Ora e Fundit” u shpreh se gjyqtarja në fjalë është në konflikt interesi dhe në këto kushte duhet të tërhiqet nga çështja. Ai theksoi se nëse gjyqtarja nuk ndërmerr një akt të tillë, atëherë SPAK duhet të ndërhyjë dhe të kërkojë përjashtimin e saj nga procesi gjyqësor i dosjes “Partizani”, ku i pandehur për korrupsion është marrë ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha.

“Unë mendoj se ky është gjykimi i parë për të treguar integritetin e strukturave të reja të drejtësisë.

Prova e parë e zjarrit për SPAK dhe GJKKO, Përgjigja e Banit nuk më ka shijuar aspak. Gjyqtarja do kishte konflikte interesi me kushërirën saj, padyshim, sepse e parashikon ligji. Kushërira e saj u bë deputete nga Sali Berisha. Gjyqtarja duhet të japë vetë dorëheqjen. Ka konflikt interesi dhe lë dyshime.

Nëse nuk tërhiqet, duhet të ndërhyjë SPKA që të përjashtohet gjyqtarja. Ky person është mësuar të mbajë peng sistemin dhe të shkojë në gjykime ku ka patur konflikt interesi. Ky person nuk mund të gjykohet me njerëz, që kanë lidhje të afërt me bashkëpunëtorë të tij”, theksoi ai.

The post “Ulliri ka konflikt interesi”, Romeo Kara: “Partizani” është “prova e zjarrit” për organet e reja të drejtësisë appeared first on Sot News | Lajme.

Maqedonia e Veriut miraton uljen e doganës për gati 70 mallra

2 June 2025 at 21:56

Qeveria e Maqedonisë së Veriut miratoi propozim-ligj për ndryshimet në Ligjin për Tarifë Doganore, me të cilin parashihet ulja e normave doganore për 67 mallra që përdoren si lëndë të para dhe material ndihmës në industrinë vendase.

Masa, e cila pritet të hyjë në fuqi më 1 korrik, synon të forcojë konkurrueshmërinë eksportuese të industrisë automobilistike, të përpunimit të metaleve, metalurgjisë dhe sektorit të energjetikës në Maqedoni. Ministrja e Financave, Koçoska, theksoi se me këto ndryshime bëhet ulje e normave doganore për 50 për qind të diferencës midis normave ekzistuese doganore dhe atyre të Bashkimit Evropian për këto mallra.

“Paralelisht me ndryshimet, po qasemi edhe drejt harmonizimit të plotë me normën doganore që zbatohet në BE për bateritë litium-jon për ruajtjen e energjisë elektrike në sektorin e energjetikës. Gjegjësisht, nga 1 korriku norma doganore për to ulet nga 15 për qind në 2,7 për qind, me çka ndihmojmë drejtpërdrejt sektorin e energjisë. Kjo, për shkak se bateritë po bëhen element kyç në balancimin e energjisë, në shërbimet sistemore, si dhe në planifikimin e dorëzimit të energjisë në rrjet nga burimet e ripërtëritshme, me qëllim ruajtjen e stabilitetit të sistemit, por edhe sigurimin e fizibilitetit të projekteve të ripërtëritshme”, deklaroi Gordana Dimitrieska Koçoska, ministre e Financave.

Dimitrieska-Koçoska theksoi se ndryshimet janë propozuar me qëllim të rritjes së konkurrueshmërisë së kompanive vendore që eksportojnë në tregjet e huaja.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Maqedonia e Veriut miraton uljen e doganës për gati 70 mallra appeared first on Euronews Albania.

Kur është sezoni i uraganeve 2025? Ja kur fillon dhe mbaron zyrtarisht

By: gaze tare
30 May 2025 at 16:26

Sezoni i uraganeve në Atlantik për vitin 2025 do të fillojë zyrtarisht më 1 qershor dhe do të zgjasë deri më 30 nëntor. Edhe pse këto data shënojnë periudhën e caktuar, meteorologët janë tashmë në gatishmëri për kushte atmosferike që mund të favorizojnë një aktivitet më intensiv se normalja këtë vit.

Sipas Administratës Kombëtare Oqeanike dhe Atmosferike (NOAA) , ekziston një shans prej 60% që aktiviteti i uraganeve në vitin 2025 të jetë mbi mesataren, krahasuar me një shans prej 30% që të jetë një sezon normal. Pritet të formohen midis 13 dhe 19 stuhi tropikale të emërtuara, nga të cilat midis gjashtë dhe 10 mund të shndërrohen në uragane. Nga këto, midis tre dhe pesë do të arrinin kategorinë e uraganeve të mëdha, pra kategorinë 3 ose më të lartë, me erëra të qëndrueshme prej të paktën 111 mph.

NOAA ia atribuon parashikimin një kombinimi faktorësh: temperaturat e oqeanit më të ngrohta se normalja, kushtet neutrale ndaj ENSO-s (as El Niño dhe as La Niña), erërat e forta dhe një sezon më aktiv i musoneve afrikane, të cilat janë pika fillestare për shumë stuhi Atlantike. “Të gjithë këta elementë favorizojnë formimin e cikloneve tropikale”, tha NOAA në raportin e saj.

Historikisht, Florida është shteti më i prirur ndaj uraganeve, me më shumë se 120 ndikime që nga viti 1851. Pas saj vjen Teksasi, me 66. Në fakt, 40% e të gjitha uraganeve që kanë arritur në tokë në Shtetet e Bashkuara kanë prekur Floridën.

Lista e emrave për uraganet kryesore në vitin 2025 përfshin: Andrea, Barry, Chantal, Dexter, Erin, Fernand, Gabrielle, Humberto, Imelda, Jerry, Karen, Lorenzo, Melissa, Nestor, Olga , Pablo, Rebekah, Sebastian, Tanya, Van dhe Wendy.

The post Kur është sezoni i uraganeve 2025? Ja kur fillon dhe mbaron zyrtarisht appeared first on iconstyle.al.

Procedohet penalisht 66-vjeçari/ Nuk deklaroi paratë në doganën e Kapshticës…

15 May 2025 at 11:38

Shërbimet e Policisë Kufitare në Korçë, kanë proceduar penalisht një 66-vjeçar pasi posedonte një shumë parash dhe tentoi t’i nxirrte nga Shqipëria, pa i deklaruar konform ligjeve në fuqi. I arrestuari akuzohet për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”. Blutë kanë sekuestruar 30 500 euro, në cilësinë e provës materiale.

Njoftim i Policisë:

Shërbimet e Policisë Kufitare kanë intensifikuar kontrollet për goditjen e paligjshmërive në kufi. Në këtë kuadër, në bashkëpunim me autoritetet doganore, në PKK Kapshticë, në dalje, është kaluar në vijën e dytë, për kontroll të detajuar, automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin B. S. Gjatë kontrollit u gjetën 30 500 euro, të cilat ky shtetas po tentonte t’i nxirrte nga Shqipëria, pa i deklaruar konform ligjeve në fuqi.

Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin B. S., 66 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.

The post Procedohet penalisht 66-vjeçari/ Nuk deklaroi paratë në doganën e Kapshticës… appeared first on Sot News | Lajme.

SHBA-ja heq mbrojtjen e përkohshme për mijëra afganë

By: Ardit
13 May 2025 at 10:37

Departamenti amerikan i Sigurisë Kombëtare (DHS) njoftoi më 12 maj se do të heqë statusin e mbrojtjes së përkohshme (TPS) për disa afganë që jetojnë në Shtetet e Bashkuara, duke përmendur përmirësime në situatën e sigurisë dhe në situatën ekonomike në Afganistan. “Kemi rishikuar kushtet në Afganistan, së bashku me partnerët tanë ndërinstitucionalë, dhe ato […]

The post SHBA-ja heq mbrojtjen e përkohshme për mijëra afganë appeared first on BoldNews.al.

❌
❌