Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 18 July 2025Main stream

Maqedonia e Veriut forcon kapacitetin mbrojtës, siguron pajisje të reja ushtarake sipas standardeve të NATO-s

18 July 2025 at 18:10

Ushtria po modernizohet dhe ne po forcojmë kapacitetet mbrojtëse të vendit përmes prokurimit të pajisjeve të reja ushtarake në përputhje me standardet e NATO-s, tha sot kryeministri Hristijan Mickoski.

Në një ceremoni ku morën pjesë pjesëtarë të Ushtrisë, Ministri i Mbrojtjes dhe përfaqësues të bashkësisë ndërkombëtare, Mickoski theksoi se janë zbatuar dy kontrata që sjellin rezultate konkrete për sistemin mbrojtës të Maqedonisë.

“Jam krenar të njoftoj se Ministria e Mbrojtjes ka zbatuar me sukses dy kontrata të rëndësishme për prokurimin e pajisjeve të reja moderne ushtarake – pajisje që janë plotësisht në përputhje me standardet e NATO-s.

Ky nuk është vetëm një prokurim. Ky është një vizion për Maqedoninë si një anëtare e qëndrueshme, e sigurt dhe e përgatitur e Aleancës së NATO-s. Ky është një mesazh se shteti po bëhet një forcë që qëndron në këmbët e veta”, tha Mickoski.

Në kuadër të kontratës së parë, siç tha ai, janë blerë dhe tashmë janë dorëzuar gjashtë obusë – sisteme të fuqishme artilerie që do të forcojnë kapacitetin e Ushtrisë sonë. Së bashku me to, parashikohet edhe furnizimi me municione me rreze të rritur veprimi, dorëzimi dhe pagesa e të cilave janë planifikuar për vitin 2026./Telegrafi/

The post Maqedonia e Veriut forcon kapacitetin mbrojtës, siguron pajisje të reja ushtarake sipas standardeve të NATO-s appeared first on Telegrafi.

Before yesterdayMain stream

Prokuroria për vrasjen në Batincë: Autori është identifikuar, por është në arrati

11 July 2025 at 15:41

Prokurori publik në detyrë inspektoi vendin e ngjarjes në Batincë ku vra një pjesëtar i Ushtrisë së Maqedonisë së Veriut.

Zyra e prokurorit njoftoi se janë lëshuar urdhra dhe udhëzime për mbledhjen e provave.

“Autori është identifikuar, por është në arrati dhe është në kërkim”, theksojnë nga Prokuroria.

Më herët sot, u njoftua se sot, rreth orës 10:55 të mëngjesit, një burrë 49-vjeçar u soll në Spitalin e Qytetit me dy plagë në gjoks, pa shenja jete, pas një shkëmbimi zjarri në Batincë të Shkupit.

Nga URMV konfirmuan se personi me iniciale A. M., i cili u vra në Batincë të Shkupit ishte pjesëtar i ushtrisë./Telegrafi/

The post Prokuroria për vrasjen në Batincë: Autori është identifikuar, por është në arrati appeared first on Telegrafi.

Bllokohet rruga Shkup – Hani i Elezit

PRISHTINË, 9 korrik/ATSH/ Rruga Shkup-Han i Elezit është bllokuar për të gjitha automjetet, për shkak të zjarrit në afërsi të tunelit në Maqedoni të Veriut, njoftoi të mërkurën Qendra Kombëtare e Menaxhimit Kufitar.

“Ju informojmë se bazuar në informatën e pranuar nga pala e Republika e Maqedonisë së Veriut, rruga Shkup Hani i Elezit është bllokuar për të gjitha automjetet për shkak të zjarrit në afërsi të tunelit në Republikën e Maqedonisë së Veriut”, thuhet në njoftimin e 9 korrikut në Facebook.

Rreth 300 raste zjarresh janë regjistruar në Kosovë vetëm gjatë pesë ditëve të fundit, si pasojë e temperaturave të larta që kanë përfshirë vendin, raporton KosovaPress.

Drejtori i Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave (AME), Genc Metaj, tha se gjatë kësaj periudhe ekipet kanë ndërhyrë në 295 raste zjarresh nëpër komuna të ndryshme të Kosovës.

Në konferencën e thirrur për media, Metaj tha se dita më e rënduar ka qenë 7 korriku, kur janë shënuar gjithsej 66 raste të zjarreve, prej të cilave 57 kanë ndodhur pasdite.

/Kosovapress/

The post Bllokohet rruga Shkup – Hani i Elezit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Më shumë vdekje sesa lindje! Ndizet debati në Maqedoninë e Veriut, kryeministri propozon taksë për beqarët

By: D Marku
6 July 2025 at 11:08

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ka paralajmëruar masa të reja për të përballuar krizën demografike në vend.

Ai propozoi mundësinë e vendosjes së taksave shtesë për personat që nuk janë të martuar, si pjesë e përpjekjeve për të nxitur rritjen e lindjeve. Në vitin 2024, lindjet në vend ishin vetëm 16.061, ndërsa vdekjet arritën në 20.201, duke sjellë një rënie natyrore prej mbi 4 mijë personash.

Mickoski tha se në katër vitet e fundit vendi ka humbur më shumë se 33 mijë banorë. Norma e lindjeve ka rënë ndjeshëm nga 12,5% në vitin 2010 në 8,8% në vitin 2024. Ai shtoi se në shumë zona tashmë nuk ka as klasa të para në shkolla.

Kryeministri theksoi nevojën për të ndërtuar institucione që ruajnë dhe zhvillojnë potencialin rinor. Ai e quajti këtë sfidë si problem që prek jo vetëm Maqedoninë, por të gjithë kontinentin evropian.

The post Më shumë vdekje sesa lindje! Ndizet debati në Maqedoninë e Veriut, kryeministri propozon taksë për beqarët appeared first on Albeu.com.

Rama me shqiptarë të Maqedonisë së Veriut te Çarshia e Vjetër e Shkupit

By: D Marku
1 July 2025 at 16:48

Kryeministri Edi Rama gjatë qëndrimit në Shkup ditën e sotme u takua me shqiptarë të Maqedonisë së Veriut te Çarshia e Vjetër e Shkupit.

Rama ndau në rrjetet sociale foto nga takimet e zhvilluara te Çarshia e Vjetër e Shkupit.

Kryeministri Rama mori pjesë sot në Takimin e Liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësuesve të lartë të Bashkimit Europian kushtuar Planit të Rritjes për rajonin, që u zhvillua në Shkup, Maqedoni e Veriut, me një agjendë diskutimesh mbi bashkëpunimin ekonomik, reformat dhe integrimin drejt tregut të përbashkët rajonal.

Kryeministri Edi Rama dhe liderë të tjerë të rajonit u mirëpritën sot nga Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, në nisje të punimeve të takimit kryesor me temë “Stabilitet, Unitet, e Ardhme”, ku kryeministri Mickoski dhe Komisionerja për Zgjerimin e BE, Marta Kos iu drejtuan pjesëmarrësve me një fjalë.

Fokusi kryesor i bisedimeve ishte vlerësimi i Planit të Rritjes, propozimet për iniciativa të reja dhe bashkëpunimin ekonomik përmes Tregut të Përbashkët Rajonal, të konceptuara në dy panele diskutimi.

Paneli i parë: “Plani i Rritjes: Vlerësimi, hapat e ardhshëm dhe komunikimi”, ku u bë vlerësimi i Planit të Rritjes në të gjitha shtyllat e tij, si dhe diskutohet mbi iniciativat e propozuara në Shtyllën 1 (Turizmi, mbrojtja e konsumatorit dhe “Autostrada” e Tregut të Përbashkët) dhe lidhjet me Tregun e Përbashkët Rajonal.

Kryeministri Edi Rama dhe liderë të tjerë do të jenë pjesë e këtij paneli diskutimi.

Ndërsa paneli i dytë: “Thellimi në Shtyllat e Planit të Rritjes” do të bëjë bashkë ministrat për Çështjet e BE-së, përfaqësues të BE-së, organizatave rajonale dhe partnerë zbatues.

The post Rama me shqiptarë të Maqedonisë së Veriut te Çarshia e Vjetër e Shkupit appeared first on Albeu.com.

Dënohen me burgim të përjetshëm vrasësit e 14-vjeçares dhe pensionistit në RMV

25 June 2025 at 14:40

Gjykatësi i Gjykatës Penale të Shkupit, Ivica Stefanovski, shpalli sot dënimin me burgim të përjetshëm për katër të pandehurit për rrëmbimin dhe vrasjen e 14-vjeçares Vanja Gjorçevska dhe të pensionistit Pançe Zhezhovski. Babai i vajzës, i cili ishte i akuzuar për ndihmë në këtë krim, u shpall i pafajshëm.

Ky ishte vendimi i shkallës së parë të gjyqësorit për vrasjet që tronditën opinionin në Maqedoninë e Veriut. Vrasjet ndodhën në fund të nëntorit dhe fillim të dhjetorit të vitit 2023.

Me burgim të përjetshëm u dënuan i akuzuari kryesor, Lupço Palevski – Palço, si dhe Velibor Manev, Bore Videvski dhe Vllatko Keshishev. Ndërkohë, babai i Vanjës, Aleksandar Gjorçevski, u shpall i pafajshëm, pasi, siç tha gjykatësi, prokuroria nuk arriti të dëshmonte fajësinë e tij.

“Prokurori, pavarësisht bindjes së tij, nuk arriti të vërtetojë se i akuzuari Gjorçevski kishte kryer veprën për të cilën akuzohej. Prandaj ai lirohet. Të pandehurit e tjerë janë fajtorë, sepse në mënyrë mizore ia morën jetën viktimës, Vanja Gjorçevska, duke i shkaktuar vuajtje të rënda psikike. Velibori e nxori vajzën nga bagazhi, e futën në një gropë që e kishin hapur më parë, ndërsa Palevski qëlloi me armë në kokën e saj, duke përdorur një jastëk për të zbutur zhurmën”, tha gjykatësi Stefanovski.

Gjykata sqaroi në detaje edhe vrasjen e pensionistit Pançe Zhezhovski, për të cilën të pandehurit gjithashtu u dënuan me burgim të përjetshëm.

Sipas aktgjykimit, më 22 nëntor 2023, “të akuzuarit së bashku e rrëmbyen Pançe Zhezhovskit në Veles, dhe Lupço Palevski e qëlloi atë në kokë. Pastaj e sekuestruan makinën e tij ‘Citroen’ për ta përdorur në rrëmbimin e vajzës në Shkup”.

Vanja u rrëmbye më 27 nëntor, në hyrje të ndërtesës ku banonte, teksa po shkonte në shkollë. Ata e lidhën, e futën në një thes gjumi dhe më pas në bagazhin e Citroen-it, duke e vrarë në afërsi të Shkupit. Trupat e Vanjës dhe Pançes u gjetën më 3 dhjetor 2023.

Babai i Vanjës dyshohej se kishte dhënë informacionin se kur vajza do të dilte vetëm për të shkuar në shkollë. Ai kaloi disa muaj në paraburgim dhe arrest shtëpiak, duke deklaruar se kishte pranuar fajin pasi ishte rrahur nga policia. Sot gjykata e liroi atë nga çdo përgjegjësi dhe nga masa e arrestit shtëpiak.

Prokuroria nuk heq dorë nga ndjekja e babait të Vanjës

Prokuroria shprehu pakënaqësi me vendimin e gjykatës për lirimin e babait të vajzës dhe paralajmëroi se do të apelojë vendimin. Sipas saj, gjykata nuk dha asnjë argument bindës për lirimin dhe ekzistojnë prova të mjaftueshme për ta dënuar atë për ndihmë në krim.

“Është fakt i padiskutueshëm që vetëm prindërit e dinin që atë ditë vajza do të shkonte vetëm në shkollë. Dy prej të akuzuarve treguan pikërisht babanë si personin që dha këtë informacion. Po të mos e kishin këtë informacion, nuk do të kishte rrëmbim, e rrjedhimisht as vrasje”, tha prokurorja Ana Stojkoviq-Dimitrievska.

Avokati i Aleksandar Gjorçevskit, Vladimir Tufegjiq, tha se nuk e kupton pse prokuroria këmbënguli ta përfshinte babanë e vajzës në këtë proces, kur, sipas tij, që nga fillimi ishte e qartë se nuk kishte asnjë provë.

Ai kërkoi përgjigje nga organet hetimore dhe inspektorët policorë mbi disa çështje kyç.

“A ka qenë kjo përfshirje një mënyrë për të shpërqendruar vëmendjen nga ajo që duhet të ishte realisht objekt hetimi? Në seancë u tha se që nga viti 2022 ishin hartuar lista për rrëmbimin dhe vrasjen e njerëzve. Ata madje kishin hapur disa gropa paraprakisht. A kishin ata mbështetje logjistike nga brenda institucioneve? Këto janë pyetje për të cilat publiku meriton përgjigje”, tha avokati Tufegjiq.

Ai shtoi se do të konsultohet me klientin e tij për të parë nëse do të ngrehë padi penale për keqtrajtim, pasi aktualisht nuk është i prirë për këtë hap. Ndërkohë, presin zgjidhje ligjore edhe për kallëzimin për torturë ndaj klientit të tij.

Ndërkaq, avokatët e të dënuarve me burgim të përjetshëm paralajmëruan se do të apelojnë vendimin, duke pretenduar se nuk kishte prova të mjaftueshme për një dënim kaq të rëndë.

Të katërt mbeten në paraburgim. Prokuroria tha se dënimi me burgim të përjetshëm dëshmon se as krimet më të tmerrshme nuk mbeten pa u zbardhur.

Gjykimi nisi më 20 shtator dhe u mbajtën 35 seanca me pjesëmarrjen e publikut, pavarësisht kërkesës së prokurorisë që ato të ishin të mbyllura.

Fillimisht, të pandehurit mohuan fajin dhe pretenduan se motivi ishte vetëm zhvatja dhe jo vrasja, por prokuroria nguli këmbë se qëllimi kryesor ishte pikërisht zhvatja.

Megjithatë, pas nëntë muajsh disa prej tyre shprehën pendesë, ndërsa Palevski për herë të parë publikisht fajësoi Velibor Manevin si organizator, Bore Videvskin si ekzekutues dhe Vllatko Keshishev si roje.

Manev deklaroi se një anëtar i partisë “Desna” fshehu çantën blu me armën dhe pajisjet e komunikimit me urdhër të Palevskit. Ndërsa Videvski tha se dëshmitë ishin nxjerrë me dhunë dhe se hetimi kishte marrë drejtim të gabuar.

Në një letër drejtuar gjykatës, nëna e Vanjës kërkoi që ky krim të mos përsëritet kurrë.

“Një krim i tillë nuk mund të tolerohet. Nuk duhet që më prindërit të qajnë dhe të luten për drejtësi. Unë sot po lutem për drejtësi. Për drejtësi për Vanjën”, shkroi Zorica Gjorçevska.

Arma me të cilën u kryen vrasjet ende nuk është gjetur. Ajo figuron si armë e panjohur, kalibër 9 milimetërsh. Në përfundimet e tij më 20 qershor, Velibor Manev zbuloi se një punonjës i Bankës Popullore kishte marrë përsipër të asgjësonte armën dhe motorolat e përdorura për komunikim.

Pas kësaj, prokurori urdhëroi arrestimin e personit për veprën penale “ndihmë pas kryerjes së veprës penale. Megjithatë, rasti ndaj Manevit është i ndarë dhe nuk ndikon në gjykimin për rrëmbimet dhe vrasjet e dy personave.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Dënohen me burgim të përjetshëm vrasësit e 14-vjeçares dhe pensionistit në RMV appeared first on Euronews Albania.

Dënohen me burgim të përjetshëm vrasësit e 14-vjeçares dhe pensionistit në RMV

By: V K
25 June 2025 at 15:08

Këtë të mërkurë, Gjykatësi i Gjykatës Penale të Shkupit, Ivica Stefanovski, shpalli dënimin me burgim të përjetshëm për katër të pandehurit për rrëmbimin dhe vrasjen e 14-vjeçares Vanja Gjorçevska dhe të pensionistit Pançe Zhezhovski.

Babai i vajzës, i cili ishte i akuzuar për ndihmë në këtë krim, u shpall i pafajshëm.

Ky ishte vendimi i shkallës së parë të gjyqësorit për vrasjet që tronditën opinionin në Maqedoninë e Veriut. Vrasjet ndodhën në fund të nëntorit dhe fillim të dhjetorit të vitit 2023.

Me burgim të përjetshëm u dënuan i akuzuari kryesor, Lupço Palevski – Palço, si dhe Velibor Manev, Bore Videvski dhe Vllatko Keshishev.

Ndërkohë, babai i Vanjës, Aleksandar Gjorçevski, u shpall i pafajshëm, pasi, siç tha gjykatësi, prokuroria nuk arriti të dëshmonte fajësinë e tij.

“Prokurori, pavarësisht bindjes së tij, nuk arriti të vërtetojë se i akuzuari Gjorçevski kishte kryer veprën për të cilën akuzohej. Prandaj ai lirohet. Të pandehurit e tjerë janë fajtorë, sepse në mënyrë mizore ia morën jetën viktimës, Vanja Gjorçevska, duke i shkaktuar vuajtje të rënda psikike. Velibori e nxori vajzën nga bagazhi, e futën në një gropë që e kishin hapur më parë, ndërsa Palevski qëlloi me armë në kokën e saj, duke përdorur një jastëk për të zbutur zhurmën”, tha gjykatësi Stefanovski.

Gjykata sqaroi në detaje edhe vrasjen e pensionistit Pançe Zhezhovski, për të cilën të pandehurit gjithashtu u dënuan me burgim të përjetshëm.

Sipas aktgjykimit, më 22 nëntor 2023, “të akuzuarit së bashku e rrëmbyen Pançe Zhezhovskit në Veles, dhe Lupço Palevski e qëlloi atë në kokë. Pastaj e sekuestruan makinën e tij ‘Citroen’ për ta përdorur në rrëmbimin e vajzës në Shkup”.

Vanja u rrëmbye më 27 nëntor, në hyrje të ndërtesës ku banonte, teksa po shkonte në shkollë. Ata e lidhën, e futën në një thes gjumi dhe më pas në bagazhin e Citroen-it, duke e vrarë në afërsi të Shkupit. Trupat e Vanjës dhe Pançes u gjetën më 3 dhjetor 2023.

Babai i Vanjës, dyshohej se kishte dhënë informacionin se kur vajza do të dilte vetëm për të shkuar në shkollë.

Ai kaloi disa muaj në paraburgim dhe arrest shtëpiak, duke deklaruar se kishte pranuar fajin pasi ishte rrahur nga policia. Sot gjykata e liroi atë nga çdo përgjegjësi dhe nga masa e arrestit shtëpiak.

Prokuroria nuk heq dorë nga ndjekja e babait të Vanjës

Prokuroria shprehu pakënaqësi me vendimin e gjykatës për lirimin e babait të vajzës dhe paralajmëroi se do të apelojë vendimin.

Sipas saj, gjykata nuk dha asnjë argument bindës për lirimin dhe ekzistojnë prova të mjaftueshme për ta dënuar atë për ndihmë në krim.

“Është fakt i padiskutueshëm që vetëm prindërit e dinin që atë ditë vajza do të shkonte vetëm në shkollë. Dy prej të akuzuarve treguan pikërisht babanë si personin që dha këtë informacion. Po të mos e kishin këtë informacion, nuk do të kishte rrëmbim, e rrjedhimisht as vrasje”, tha prokurorja Ana Stojkoviq-Dimitrievska.

Avokati i Aleksandar Gjorçevskit, Vladimir Tufegjiq, tha se nuk e kupton pse prokuroria këmbënguli ta përfshinte babanë e vajzës në këtë proces, pasi sipas tij, që nga fillimi ishte e qartë se nuk kishte asnjë provë.

Ai kërkoi përgjigje nga organet hetimore dhe inspektorët policorë mbi disa çështje kyç.

“A ka qenë kjo përfshirje një mënyrë për të shpërqendruar vëmendjen nga ajo që duhet të ishte realisht objekt hetimi? Në seancë u tha se që nga viti 2022 ishin hartuar lista për rrëmbimin dhe vrasjen e njerëzve. Ata madje kishin hapur disa gropa paraprakisht. A kishin ata mbështetje logjistike nga brenda institucioneve? Këto janë pyetje për të cilat publiku meriton përgjigje”, tha avokati Tufegjiq.

Ai shtoi se do të konsultohet me klientin e tij për të parë nëse do të ngrehë padi penale për keqtrajtim, pasi aktualisht nuk është i prirë për këtë hap.

Ndërkohë, presin zgjidhje ligjore edhe për kallëzimin për torturë ndaj klientit të tij.

Ndërkaq, avokatët e të dënuarve me burgim të përjetshëm paralajmëruan se do të apelojnë vendimin, duke pretenduar se nuk kishte prova të mjaftueshme për një dënim kaq të rëndë.

Të katërt mbeten në paraburgim. Prokuroria tha se dënimi me burgim të përjetshëm dëshmon se as krimet më të tmerrshme nuk mbeten pa u zbardhur.

Gjykimi nisi më 20 shtator dhe u mbajtën 35 seanca me pjesëmarrjen e publikut, pavarësisht kërkesës së prokurorisë që ato të ishin të mbyllura.

Fillimisht, të pandehurit mohuan fajin dhe pretenduan se motivi ishte vetëm zhvatja dhe jo vrasja, por prokuroria nguli këmbë se qëllimi kryesor ishte pikërisht zhvatja.

Megjithatë, pas nëntë muajsh disa prej tyre shprehën pendesë, ndërsa Palevski për herë të parë publikisht fajësoi Velibor Manevin si organizator, Bore Videvskin si ekzekutues dhe Vllatko Keshishev si roje.

Manev deklaroi se një anëtar i partisë “Desna” fshehu çantën blu me armën dhe pajisjet e komunikimit me urdhër të Palevskit. Ndërsa Videvski tha se dëshmitë ishin nxjerrë me dhunë dhe se hetimi kishte marrë drejtim të gabuar.

Në një letër drejtuar gjykatës, nëna e Vanjës kërkoi që ky krim të mos përsëritet kurrë.

“Një krim i tillë nuk mund të tolerohet. Nuk duhet që më prindërit të qajnë dhe të luten për drejtësi. Unë sot po lutem për drejtësi. Për drejtësi për Vanjën”, shkroi Zorica Gjorçevska.

Arma me të cilën u kryen vrasjet ende nuk është gjetur. Ajo figuron si armë e panjohur, kalibër 9 milimetërsh.

Në përfundimet e tij më 20 qershor, Velibor Manev zbuloi se një punonjës i Bankës Popullore kishte marrë përsipër të asgjësonte armën dhe motorolat e përdorura për komunikim.

Pas kësaj, prokurori urdhëroi arrestimin e personit për veprën penale “ndihmë pas kryerjes së veprës penale. Megjithatë, rasti ndaj Manevit është i ndarë dhe nuk ndikon në gjykimin për rrëmbimet dhe vrasjet e dy personave.

The post Dënohen me burgim të përjetshëm vrasësit e 14-vjeçares dhe pensionistit në RMV appeared first on Albeu.com.

Taravari tregon pse u largua nga qeveria e RMV: Nuk bëmë asgjë nga ato që premtuam

11 June 2025 at 13:44

Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, 1 muaj më parë njoftoi se partia që ai drejton ishte tërhequr nga koalicioni qeverisës në Maqedoninë e Veriut.

Në një intervistë për Euronews Albania, Taravari tha se koalicioni VLEN në qeverinë e RMV, ku bënte pjesë edhe Aleanca për Shqiptarët nuk arriti të përmbushë asnjë nga premtimet dhënë shqiptarëve në RMV pas zgjedhjeve.

“Koalicioni VLEN u formua vitin e kaluar kur Aleanca për Shqiptarët ishte pjesë e qeverisë Kovaçevski dhe në atë kohë dolëm nga qeveria siç bëmë sot për t’ju bashkuar këtij koalicionit. Morën 107 mijë vota si koalicion, i premtuam qytetarëve shqiptarë në RMV se pas 22 vjet qeverisje të BDI dhe Ali Ahmetit, shqiptarët meritojnë ndryshimin në skenën politike. Pas 11 muaj qeverisje ne si VLEN, 4 parti së bashku, ishte një projekt i paqëndrueshëm… qytetarët janë të pakënaqur nga ne. Kishim dy opsione; të heshtnim dhe të mbanim karriget, unë isha ministër i shëndetësisë ose të reagonim”, ta Taravari.

 

The post Taravari tregon pse u largua nga qeveria e RMV: Nuk bëmë asgjë nga ato që premtuam appeared first on Euronews Albania.

Maqedonia e Veriut miraton uljen e doganës për gati 70 mallra

2 June 2025 at 21:56

Qeveria e Maqedonisë së Veriut miratoi propozim-ligj për ndryshimet në Ligjin për Tarifë Doganore, me të cilin parashihet ulja e normave doganore për 67 mallra që përdoren si lëndë të para dhe material ndihmës në industrinë vendase.

Masa, e cila pritet të hyjë në fuqi më 1 korrik, synon të forcojë konkurrueshmërinë eksportuese të industrisë automobilistike, të përpunimit të metaleve, metalurgjisë dhe sektorit të energjetikës në Maqedoni. Ministrja e Financave, Koçoska, theksoi se me këto ndryshime bëhet ulje e normave doganore për 50 për qind të diferencës midis normave ekzistuese doganore dhe atyre të Bashkimit Evropian për këto mallra.

“Paralelisht me ndryshimet, po qasemi edhe drejt harmonizimit të plotë me normën doganore që zbatohet në BE për bateritë litium-jon për ruajtjen e energjisë elektrike në sektorin e energjetikës. Gjegjësisht, nga 1 korriku norma doganore për to ulet nga 15 për qind në 2,7 për qind, me çka ndihmojmë drejtpërdrejt sektorin e energjisë. Kjo, për shkak se bateritë po bëhen element kyç në balancimin e energjisë, në shërbimet sistemore, si dhe në planifikimin e dorëzimit të energjisë në rrjet nga burimet e ripërtëritshme, me qëllim ruajtjen e stabilitetit të sistemit, por edhe sigurimin e fizibilitetit të projekteve të ripërtëritshme”, deklaroi Gordana Dimitrieska Koçoska, ministre e Financave.

Dimitrieska-Koçoska theksoi se ndryshimet janë propozuar me qëllim të rritjes së konkurrueshmërisë së kompanive vendore që eksportojnë në tregjet e huaja.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Maqedonia e Veriut miraton uljen e doganës për gati 70 mallra appeared first on Euronews Albania.

SHKUP – Kallas: Vendi i MV është në BE

SHKUP, 23 maj /ATSH-AA/ – Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian (BE) për Punë të Jashtme dhe Politika të Sigurisë, Kaja Kallas e cila po qëndron për vizitë zyrtare në Shkup, tha se vendi i Maqedonisë së Veriut është në BE dhe se blloku evropian qëndron përkrah vendit në rrugën e integrimit.

Kallas zhvilloi takim kokë më kokë dhe bilateral me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ndërsa më pas mbajtën konferencë të përbashkët për media.

“Bashkimi Evropian qëndron me Maqedoninë e Veriut në rrugën e saj drejt BE-së”, tha Kallas.

Ajo tha se kjo është hera e parë që viziton Maqedoninë e Veriut dhe shtoi se Maqedonia e Veriut është vendi i parë në rajon që nënshkruan marrëveshje me BE-në për sigurinë.

Kallas, së bashku me ministrin e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunsku, sot hapin dialogun e parë për siguri dhe mbrojtje midis BE-së dhe Maqedonisë së Veriut, që pason nënshkrimin e marrëveshjes bilaterale për partneritet të sigurisë dhe mbrojtjes në nëntor të vitit të kaluar.

“Maqedonia e Veriut i përket BE-së. Ju jeni një partner i besueshëm. Rruga drejt anëtarësimit nuk është e lehtë. Mesazhi im është të vazhdojmë kursin”, tha Kallas.

“Është e qartë se duam që Maqedonia e Veriut të përparojë në rrugën e saj evropiane. E dimë që ka pengesa dhe kemi diskutuar se si t’i kapërcejmë ato. Ballkani Perëndimor është pjesë e Evropës dhe qëllimi ynë është që të gjithë të integrohemi në BE. Integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE është receta më e mirë për paqe dhe siguri në gjithë rajonin”, theksoi kryediplomatja evropiane.

Ndërkaq, kryeministri Mickoski tha se vizita e Kallasit në Shkup është mesazh i rëndësishëm se BE-ja nuk e harron këtë rajon. “Ne i përkasim BE-së sepse për dekada kemi ndërtuar një shoqëri demokratike dhe marrëdhënie të mira me fqinjët tanë”, tha Mickoski duke theksuar se pret një mesazh dhe mbështetje më të qartë nga BE-ja.

“Evropa mund të mbështetet te ne dhe tani është koha që ne të mbështetemi tek Evropa”, tha kryeministri i Maqedonisë së Veriut.

Mickoski u pyet nëse do të pranonte ndërmjetësim nga ndonjë vend tjetër kur bëhet fjalë për Bullgarinë: “Kushdo që dëshiron të ndërmjetësojë, ne jemi të gatshëm të flasim me të. Isha shumë i qartë, ne duam zgjidhje që do të jetë dinjitoze. Jemi të lodhur nga bllokimet”.

Kjo është vizita e dytë e Kallasit në rajon që nga marrja e detyrës, pas vizitave të saj të mëparshme në Mal të Zi, Shqipëri dhe Bosnjë e Hercegovinë nga 7 deri në 9 prill.

Para se të mbërrinte në Shkup, Kallas vizitoi Beogradin dhe Prishtinën, ndërsa sot ishte edhe në Mitrovicën e Veriut./   /os/

The post SHKUP – Kallas: Vendi i MV është në BE appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Konfirmohen dy rastet e para me linë e majmunëve në Maqedoninë e Veriut

By: fra nc
23 May 2025 at 13:00

Instituti i Shëndetit Publik në Maqedoninë e Veriut njoftoi këtë të premte se janë konfirmuar dy raste të para të lisë së majmunëve në vend. Ky është konstatimi i parë zyrtar i këtij infeksioni viral në territorin e Maqedonisë së Veriut dhe ka shkaktuar menjëherë reagim nga autoritetet shëndetësore.

Sipas njoftimit të ISHP-së, të dy pacientët e infektuar janë referuar nga Klinika e Sëmundjeve të Lëkurës si të dyshuar për li majmuni, dhe në përputhje me protokollet mjekësore, iu janë bërë një sërë analizash, përfshirë testime për HIV, sifiliz dhe herpes. Pas këtyre ekzaminimeve, analizat laboratorike të kryera me tre metoda të ndryshme e konfirmuan praninë e virusit të lisë së majmunëve.

“Me marrjen e rezultateve pozitive, është aktivizuar menjëherë një plan reagimi institucional. Janë njoftuar të gjitha strukturat përkatëse, përfshirë Ministrinë e Shëndetësisë, Klinikën e Sëmundjeve të Lëkurës dhe Klinikën e Sëmundjeve Infektive”, bëhet e ditur në deklaratën e ISHP-së.

Për të identifikuar burimin e infeksionit dhe për të kufizuar përhapjen e mundshme, epidemiologët e ISHP-së kanë nisur një anketim të hollësishëm epidemiologjik me të dy pacientët. Anketa është në proces dhe synon të mbledhë të dhëna të rëndësishme që do të shërbejnë për vendimmarrje të mëtejshme shëndetësore.

“Ekspertët tanë janë kthyer menjëherë në terren për të ndjekur gjurmët e kontaktit dhe për të ndërmarrë çdo masë parandaluese të nevojshme. Pacientëve të prekur u është rekomanduar të ndjekin trajtim dhe vëzhgim të mëtejshëm në Klinikën e Sëmundjeve Infektive”, thuhet më tej nga ISHP.

Instituti siguroi qytetarët se aktualisht nuk ka arsye për panik. Të gjitha masat e nevojshme janë marrë në kohë dhe po zbatohen në përputhje me udhëzimet ndërkombëtare për trajtimin dhe parandalimin e lisë së majmunëve. Në të njëjtën kohë, është theksuar se janë mobilizuar të gjitha kapacitetet institucionale për të menaxhuar situatën dhe për të kufizuar çdo rrezik potencial për popullatën.

“Vazhdimisht do të monitorojmë nga afër situatën dhe do të informojmë publikun për çdo zhvillim të mëtejshëm. Qytetarët duhet të qëndrojnë të informuar vetëm përmes burimeve zyrtare dhe të ndjekin udhëzimet e autoriteteve shëndetësore”, përfundon deklarata e ISHP-së.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Konfirmohen dy rastet e para me linë e majmunëve në Maqedoninë e Veriut appeared first on Euronews Albania.

“Polarizimi i fortë politik reflektohet edhe në media”, DW: Mediat në RMV shënojnë regres, duhen reforma thelbësore

3 May 2025 at 13:12

Sipas organizatës Reporterët pa Kufij, Maqedonia e Veriut ka shënuar rënie në indeksin vjetor për lirinë e mediave, duke u renditur në vendin e 42-të nga 180 shtete. Mjedisi i përgjithshëm në Maqedoninë e Veriut mbetet i favorshëm për lirinë e shtypit, por që agjencitë qeveritare nuk janë shumë transparente dhe gazetaria kritike u nënshtrohet gjithnjë e më shumë sulmeve. Maqedonia përfshihet në grupin e vendeve ku situata me lirinë e mediave është e “kënaqshme”. Në këtë grup janë vetëm dy vende të Ballkanit, respektivisht Sllovenia, e cila ndodhet në vendin e 33-të dhe Mali i Zi në vendin e 37-të.

Polarizimi i fortë politik reflektohet edhe në media

Në raport gjithashtu theksohet se për shkak të polarizimit të fortë politik, media mund të vihet nën presionin e autoriteteve, politikanëve dhe biznesmenëve në nivel kombëtar dhe lokal. Dy partitë më të mëdha në pushtet dhe në opozitë kanë krijuar sisteme mediatike paralele mbi të cilat ushtrojnë ndikimin e tyre politik dhe ekonomik. Televizioni është burimi dominues i informacionit, por edhe mediat online luajnë një rol të rëndësishëm, thuhet në raport. Transmetuesit publik i mungon pavarësia editoriale dhe financiare, thuhet mes të tjerash në raportin e Reporterëve pa Kufij. Në raport thuhet se vendi nuk ka përparim në harmonizimet ligjore me standardet e BE-së në sferën e mediave.

“Ndërsa kushtetuta garanton lirinë e fjalës dhe ndalon censurën, vendi ka qenë i ngadalshëm në harmonizimin e legjislacionit të medias me standardet e Bashkimit Evropian, ku synon të anëtarësohet”, thuhet në raportin vjetor.

Duhen reforma thelbësore

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) e vlerëson si realist dhe të balancuar raportin e Reporterëve pa Kufij, sipas të cilit vendi ka shënuar regres prej gjashtë vendesh në lirinë e mediave. Sipas SHGM-së ekzistojnë sfida dhe ka nevojë për reforma thelbësore.

“Kjo paraqet sinjal të qartë për institucionet se nevojitet reforma të domosdoshme urgjente dhe të koordinuara për forcimin e sektorit mediatik dhe përmirësimit të veprimit të gazetarëve”, thonë nga Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë.

Kush është fajtor për pozitën e mediave?

Kritikat e shprehura në raport për mjedisin mediatik në Maqedoninë e Veriut u bënë shkas për përplasjen e pushtetit dhe opozitës. Sipas LSDM-së opozitare shkak për regresin në lirinë e mediave ështëardhja e VMRO-DPMNE-së në pushtet, pasi mediat janë në shënjestër të trysnive.

“Qeveria e udhëhequr nga VMRO-DPMNE kthehet në metodat e vjetra të kontrollit, trysnisë dhe frikës. Gjithmonë kur VMRO-DPMNE është në pushtet, liria e mediave ngufatet, gazetarët vendosen nën trysni, ndërsa hapësira mediatike mbyllet”, thonë nga LSDM.

Kurse VMRO-DPMNE-ja thotë se shkaku i regresit janë dezinformatat e LSDM-së opozitare. “Rënia në Indeksin e Reporterëve pa Kufij është kryesisht për shpërndarjen e lajmeve të rrejshme dhe dezinformatave. Fabrika kryesore për lajme të rrejshme dhe dezinformata, në mungesë të politikave konstruktive janë LSDM dhe Venko Filipçe”, thonë nga VMRO-DPMNE. Partia më e madhe shqiptare në opozitë BDI vlerëson se raporti i Reporterëve pa Kufij përbën tregues serioz për prirjet negative në qeverisjen demokratike në Maqedoninë e Veriut.

“Në vend që të garantojë pavarësinë institucionale, Qeveria ka zgjedhur ta thellojë klientelizmin përmes mekanizmave të rinj ndikimi, përfshirë edhe reklamimin e institucioneve publike në media private”, thuhet në reagimin e BDI-së./DW

The post “Polarizimi i fortë politik reflektohet edhe në media”, DW: Mediat në RMV shënojnë regres, duhen reforma thelbësore appeared first on Sot News | Lajme.

Aksident i rëndë në RMV/ Tre të vdekur dhe disa të plagosur

By: V K
19 April 2025 at 07:57

Mbrëmjen e djeshme në orën 20:55, në aksin rrugor që lidh Kërçovën me Gostivarin në fshatin Trapçin dol, ka ndodhur një aksident tragjik.

Si pasojë e përplasjes së fortë, fatkeqësisht humbën jetën tre persona dhe tetë të tjerë mbetën të plagosur.

Sipas informacioneve policore, disa nga të lënduarit janë dërguar në Spitalin e Kërçovës dhe ata në gjendje më kritike në Spitalin e Shkupit.

Rruga u bllokua për disa orë.

“Në ora 20:55 është raportuar një aksident trafiku në rrugën Kërçovë-Gostivar, në mes të Kërçovës dhe fshatit Trapçin Dol, në të cilin janë përfshirë tri vetura. Sipas informacioneve fillestare, nga lëndimet e marra kanë vdekur tre persona, ndërsa tetë persona janë lënduar dhe disa prej tyre janë transferuar në Spitalin e Kërçovës dhe disa në Spitalin Klinik “Nënë Tereza” në Shkup. Ndalohet qarkullimi në të dy drejtimet për të gjitha llojet e mjeteve”, thonë nga MPB për TV21.

 

The post Aksident i rëndë në RMV/ Tre të vdekur dhe disa të plagosur appeared first on Albeu.com.

Arkeologët besojnë se kanë zbuluar vendlindjen e Aleksandrit të Madh në RMV 

16 April 2025 at 16:39

Një nga zbulimet më domethënëse arkeologjike në rajon hedh dritë mbi origjinën e një figure kyçe të historisë së lashtë. Arkeologët besojnë se kanë zbuluar qytetin e lashtë Lyncus, vendlindjen e Euridikës, gjyshes së Aleksandrit të Madh, pranë fshatit Crnobuki, në afërsi të qytetit të Manastirit.

Për dekada me radhë, zona e njohur si Gradishta ishte identifikuar si një post ushtarak nga periudha e mbretit Filip V, por kërkimet më të fundit kanë ndryshuar plotësisht kuptimin e saj historik.

Në bashkëpunim me Universitetin Politeknik Shtetëror të Kalifornisë në Humboldt, arkeologët e Institutit dhe Muzeut të Manastirit përdorën teknologji të avancuar, si radari dhe skanimi LiDAR, për të zbuluar një akropol shtatë hektarësh, me strukturë të zhvilluar urbanistike, përfshirë një teatër maqedonas dhe një punishte tekstili.

Ky qytet i lashtë, i njohur si Lyncus, ishte kryeqyteti i Lyncestis, një shtet i pavarur në rajonin verior malor të Maqedonisë së Epërme që lulëzoi në shekullin e VII para erës sonë. Falë pozicionit të favorshëm në rrugët tregtare drejt Lindjes, Lyncestis kishte një rol të rëndësishëm ekonomik dhe strategjik. Në këtë qytet lindi Euridika, nëna e Filipit II dhe gjyshja e Aleksandrit të Madh.

“Është një qytetërim që luajti një rol të madh në kuptimin e sotëm të botës dhe dëshirën për të lidhur qytetërime dhe kultura të ndryshme”, – deklaron Engin Nasuh, kurator-këshilltar arkeolog në Institutin Kombëtar dhe Muzeun e Manastirit.

Në mesin e objekteve të zbuluara janë: monedha të periudhës së Aleksandrit të Madh, sëpata guri, vegla tekstili, copa qeramike dhe dëshmi të tjera që sugjerojnë se vendbanimi ka qenë i populluar që nga epoka e bronzit.

Zbulimi jo vetëm që pasuron historinë e Maqedonisë së Veriut, por sjell në vëmendje edhe ndikimin e hershëm.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

The post Arkeologët besojnë se kanë zbuluar vendlindjen e Aleksandrit të Madh në RMV  appeared first on Euronews Albania.

Përmbyset një automjet i URMV-së, lëndohet një person

21 March 2025 at 15:15

Një person ka mbetur i lënduar rëndë në një aksident trafiku që ka ndodhur në afërsi të mbikalimit në afërsi të Sokolarcit në autostradën Shtip – Koçan. Në aksident trafiku një automjet i URM-së është përmbysur në rrugë.

Nga Ushtria konfirmojnë se ka ndodhur një aksident trafiku, por më shumë detaje njoftuan më vonë.

I lënduari nga spitali i Koçanit është transferuar në spitalin e Shtipit.

Për shkak të një aksidenti trafiku që ka ndodhur rreth orës 13:00, trafiku është ndërprerë për të gjitha automjetet, ndërsa trafiku është duke u ridrejtuar përgjatë rrugës lokale nga Sokolarci në Koçan dhe anasjelltas.

Komunikacioni është duke u devijuar përgjatë rrugës së vjetër Shtip-Koçan dhe rrugëve përreth./Telegrafi/

The post Përmbyset një automjet i URMV-së, lëndohet një person appeared first on Telegrafi.

MV – Procedura hetimore kundër 30 personave për zjarrin në Koçan

SHKUP, 21 mars /ATSH-MIA/ – Prokuroria Themelore Publike e Koçanit ka lëshuar urdhër për zhvillimin e procedurave hetimore kundër 27 personave fizikë dhe tre personave juridikë lidhur me zjarrin katastrofik në Koçan.

Detajet për hetimin, të dyshuarit dhe masat e propozuara për siguri, siç është paralajmëruar do të jepen sot pasdite në një konferencë për median.

Gjykata Themelore në Koçan, më herët ka marrë vendim me të cilin u shqiptua 30 ditë paraburgim për 13 persona mes të cilëve edhe për ish-ministrin e Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi. Për gjashtë të dyshuarit e tjerë për të cilët më herët u caktua gjithashtu masa e paraburgimit afatshkurtër prej 48 orë, gjykata do të vendosë gjatë ditës.

Prokuroria dhe policia mbrëmë kanë zhvilluar aksion për arrestimin e personave të dyshuar për të cilët ekziston dyshim për përfshirje në incidentin me zjarrin, pas së cilës Prokuroria publike paralajmëroi do të japë informacion. Në hetime, deri para arrestimit të tre ish-kryetarëve të komunave, u përfshinë 28 persona.

Tashmë është hapur hetim dhe është caktuar paraburgim prej 30 ditësh për shtatë nëpunës zyrtarë, punonjës të SPB së Shtip dhe Koçan të cilët dyshohet se si bashkëpunëtorë, duke përgatitur, nënshkruar dhe miratuar pëlqim pozitiv i kanë mundësuar personit juridik që të pajiset me licencë për kryerjen e veprimtarive hotelerike-kabare edhe pse objekti nuk i ka plotësuar kushtet ligjore për punë.

Në zjarrin në diskotekën “Puls” në Koçan më 16 mars jetën e humbën 59 persona, ndërsa rreth 200 u plagosën. Viktimat të cilët janë të moshës prej 16 deri në 48 vjeç, dje janë varrosur në Koçan, Shtip, Strumicë dhe Shkup./ /os/

The post MV – Procedura hetimore kundër 30 personave për zjarrin në Koçan appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rritja e kostos së jetesës në RMV ka ndikuar negativisht në të drejtat e garantuara nga Karta Sociale Evropiane

By: D Marku
19 March 2025 at 14:09

Gratë, familjet me të ardhura të ulëta, fëmijët, të moshuarit dhe personat me aftësi të veçanta janë të prekura në mënyrë disproporcionale, duke u përballur me një rrezik në rritje të varfërisë, përjashtimit social dhe një përkeqësimi të standardeve të jetesës. Sipas Komitetit Evropian të të Drejtave Sociale (ECSR), kriza e kostos së jetesës ka ndikuar negativisht në të drejtat e garantuara nga Karta Sociale Evropiane, duke rezultuar në mbrojtje joadekuate sociale, ulje të pagave minimale reale, banesa e papërballueshme, varfëri energjetike dhe pasiguri ushqimore.

Në raportin e publikuar sot nga Komiteti Evropian për të drejtat sociale dhe kriza e kostos së jetesës në shtetet anëtare të Këshillit të Evropës, seksioni për Maqedoninë thekson se në vitin 2020 shkalla e rrezikut nga varfëria ishte 21.8 për qind.

Raporti gjithashtu ofron informacion mbi disa masa të marra në vitin 2022 për të ndihmuar në adresimin e krizës së kostos së jetesës midis grupeve të cenueshme.

“Me ndryshimet në Ligjin për Mbrojtjen Sociale, mbi 177.000 qytetarë morën ndihmë minimale të garantuar. Ndryshimet në Ligjin për sigurimin pensional dhe invalidor prezantuan një metodologji të re për përshtatjen e pensioneve në bazë të rritjes së pagës mesatare dhe indeksit të kostos së jetesës. Prandaj, rregullimi i shtatorit 2022 rezultoi në një rritje prej 9.7 për qind, ndërsa rregullimi i marsit 2023 rezultoi në një rritje shtesë prej 8.4 për qind. Të gjithë pensionistëve iu është siguruar një kompensim i njëhershëm në para në vlerë prej 1.000 denarë (16 euro) për tre muaj, prill, maj dhe qershor 2022, me qëllim të ruajtjes së standardit jetësor dhe zbutjes së ndikimit të inflacionit”, thuhet në raport.

Paga minimale është rritur vazhdimisht që nga viti 2017, nga shuma neto prej 12.000 denarë në 20.175 denarë në mars 2023.

Në përputhje me metodologjinë dhe kriteret e përcaktuara, pas harmonizimit, në mars 2023, paga minimale neto ishte 20.175 denarë. Kjo paraqet një rritje prej 12.1% krahasuar me vitin 2022

The post Rritja e kostos së jetesës në RMV ka ndikuar negativisht në të drejtat e garantuara nga Karta Sociale Evropiane appeared first on Albeu.com.

Tragjedia në RMV/ Bastiset Komuna e Koçanit, shkarkime masive në radhët e policisë

By: user 6
18 March 2025 at 21:59

Policia dhe Prokuroria në Maqedoninë e Veriut kanë ndërmarrë një operacion bastisjeje në Komunën e Koçanit, si pjesë e hetimeve për tragjedinë e rëndë që ndodhi në një klub nate në këtë qytet. Autoritetet po kërkojnë dokumente që mund të hedhin dritë mbi veprimet e paligjshme të zyrtarëve komunalë, të cilët dyshohet se kanë lejuar funksionimin e paligjshëm të lokalit që u përfshi nga flakët, duke shkaktuar viktima dhe dhjetëra të lënduar.

Paralelisht me hetimet, Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, ka marrë vendimin për shkarkimin e disa zyrtarëve të lartë të policisë në Shtip dhe Koçan, si pjesë e përgjegjësisë institucionale për tragjedinë. 

Në një deklaratë për mediat, Ministria e Punëve të Brendshme bëri të ditur se shkarkimet janë pjesë e një procesi të gjerë ristrukturimi për të vendosur përgjegjësi pas ngjarjes tragjike. Më shumë detaje pritet të jepen gjatë një konference për shtyp të planifikuar për më vonë gjatë ditës.

Zjarri masiv në klubin e natës “Pulse” në Koçan shkaktoi një bilanc të rëndë tragjik: 59 viktima dhe mbi 150 të plagosur. Ngjarja ka tronditur opinionin publik dhe ka shkaktuar zemërim të madh në Maqedoninë e Veriut.

Në përgjigje të kësaj tragjedie, qytetarët e Koçanit zhvilluan një protestë masive, duke kërkuar ndëshkim për të gjithë personat përgjegjës. Ndërkohë, qeveria ka shpallur 7 ditë zie kombëtare për të nderuar viktimat.

Inspektorati Shtetëror i Tregut ka marrë urdhër nga ekzekutivi për të kryer kontrolle të jashtëzakonshme në të gjitha klubet e natës dhe objektet e hotelerisë për të verifikuar nëse ato plotësojnë kushtet e sigurisë.

Sipas të dhënave paraprake, zjarri u shkaktua nga spërkatësit për efekte vizuale skenike, të cilët ndezën çatinë e klubit, e ndërtuar me materiale të ndezshme. Më pas, u konfirmua se klubi operonte me një licencë të falsifikuar dhe nuk kishte sisteme të duhura të sigurisë kundër zjarrit.

Autoritetet kanë arrestuar pronarin e klubit, i cili tentoi të arratisej, si dhe 19 persona të tjerë, mes të cilëve edhe ish-zyrtarë shtetërorë të dyshuar për lejimin e funksionimit të paligjshëm të lokalit.

Kryeministri Hristijan Mickoski ka reaguar ashpër ndaj ngjarjes, duke e cilësuar atë si një “vrasje masive” të shkaktuar nga korrupsioni dhe neglizhenca institucionale. Ai ka premtuar se të gjitha përgjegjësitë do të zbardhen dhe se askush nuk do të mbetet pa u ndëshkuar.

Hetimet po vijojnë në të gjitha nivelet dhe pritet që në ditët në vijim të dalin të tjera fakte mbi këtë tragjedi që ka tronditur Maqedoninë e Veriut. /Marrë nga Euronews Albania

The post Tragjedia në RMV/ Bastiset Komuna e Koçanit, shkarkime masive në radhët e policisë appeared first on Lapsi.al.

Tragjedia në RMV/ Bastiset Komuna e Koçanit, shkarkime masive në radhët e policisë

18 March 2025 at 14:45

Policia dhe Prokuroria në Maqedoninë e Veriut kanë ndërmarrë një operacion bastisjeje në Komunën e Koçanit, si pjesë e hetimeve për tragjedinë e rëndë që ndodhi në një klub nate në këtë qytet. Autoritetet po kërkojnë dokumente që mund të hedhin dritë mbi veprimet e paligjshme të zyrtarëve komunalë, të cilët dyshohet se kanë lejuar funksionimin e paligjshëm të lokalit që u përfshi nga flakët, duke shkaktuar viktima dhe dhjetëra të lënduar.

Paralelisht me hetimet, Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, ka marrë vendimin për shkarkimin e disa zyrtarëve të lartë të policisë në Shtip dhe Koçan, si pjesë e përgjegjësisë institucionale për tragjedinë. Të shkarkuarit përfshijnë:

Dejan Saltirovski – Shefi i Sektorit për Punë të Brendshme në Shtip
Ndihmës shefi i SPB Shtip
Shefi i Njësisë së Policisë Shtip
Shefi i Njësisë së Policisë Kriminale Shtip
Marija Manevska – Shefja e Njësisë për Punë të Brendshme në Koçan
Komandanti i Stacionit Policor në Koçan
Shefi i Zyrës së Jashtme për Çështje Kriminale në Koçan
Në një deklaratë për mediat, Ministria e Punëve të Brendshme bëri të ditur se shkarkimet janë pjesë e një procesi të gjerë ristrukturimi për të vendosur përgjegjësi pas ngjarjes tragjike. Më shumë detaje pritet të jepen gjatë një konference për shtyp të planifikuar për më vonë gjatë ditës.

Zjarri masiv në klubin e natës “Pulse” në Koçan shkaktoi një bilanc të rëndë tragjik: 59 viktima dhe mbi 150 të plagosur. Ngjarja ka tronditur opinionin publik dhe ka shkaktuar zemërim të madh në Maqedoninë e Veriut. Në përgjigje të kësaj tragjedie, qytetarët e Koçanit zhvilluan një protestë masive, duke kërkuar ndëshkim për të gjithë personat përgjegjës. Ndërkohë, qeveria ka shpallur 7 ditë zie kombëtare për të nderuar viktimat.

Inspektorati Shtetëror i Tregut ka marrë urdhër nga ekzekutivi për të kryer kontrolle të jashtëzakonshme në të gjitha klubet e natës dhe objektet e hotelerisë për të verifikuar nëse ato plotësojnë kushtet e sigurisë. Sipas të dhënave paraprake, zjarri u shkaktua nga spërkatësit për efekte vizuale skenike, të cilët ndezën çatinë e klubit, e ndërtuar me materiale të ndezshme. Më pas, u konfirmua se klubi operonte me një licencë të falsifikuar dhe nuk kishte sisteme të duhura të sigurisë kundër zjarrit.

Autoritetet kanë arrestuar pronarin e klubit, i cili tentoi të arratisej, si dhe 19 persona të tjerë, mes të cilëve edhe ish-zyrtarë shtetërorë të dyshuar për lejimin e funksionimit të paligjshëm të lokalit. Kryeministri Hristijan Mickoski ka reaguar ashpër ndaj ngjarjes, duke e cilësuar atë si një “vrasje masive” të shkaktuar nga korrupsioni dhe neglizhenca institucionale. Ai ka premtuar se të gjitha përgjegjësitë do të zbardhen dhe se askush nuk do të mbetet pa u ndëshkuar. Hetimet po vijojnë në të gjitha nivelet dhe pritet që në ditët në vijim të dalin të tjera fakte mbi këtë tragjedi që ka tronditur Maqedoninë e Veriut.

The post Tragjedia në RMV/ Bastiset Komuna e Koçanit, shkarkime masive në radhët e policisë appeared first on Sot News | Lajme.

MV – Shtatë ditë zi kombëtare për viktimat nga aksidenti tragjik në Koçan

SHKUP, 17 mars /ATSH-MIA/ – Në kujtim të viktimave të aksidentit tragjik në Koçan, nga sot në mbarë vendin janë shpallur shtatë ditë zi.

Flamuri kombëtar i vendit do të jetë sot në gjysmështizë.

Ky vendim është marrë në seancën e djeshme të jashtëzakonshme të qeverisë, pas ngjarjes tragjike që ndodhi mëngjesin e djeshëm në Komunën e Koçanit, ku 59 të rinj humbën jetën në një incident fatkeq gjatë zjarrit në një diskotekë, ndërsa mbi 100 persona janë shtruar në spital dhe po marrin kujdes mjekësor.

Të gjithë duhet t’i përmbahen vendimit sepse dënimet për mosrespektim do të jenë rigoroze.

“Nuk ka fjalë që mund të lehtësojnë dhimbjen e humbjes së pariparueshme. I gjithë ekipi shëndetësor dhe mjekësor në të gjitha institucionet shëndetësore është në dispozicion dhe ofron kujdes shëndetësor dhe ndihmë për shërimin e shpejtë të të lënduarve. Në këto momente jashtëzakonisht të vështira dhe pikëlluese për mbarë popullin e Maqedonisë, kërkojmë që rasti të mos politizohet, në mënyrë që institucionet të ndriçojnë rastin në kohë dhe në mënyrën e duhur. Asnjë informacion nuk do të fshihet nga syri i opinionit”, theksohet në një deklaratë të qeverisë maqedonase.

Të gjitha ngjarjet e planifikuara në institucionet në fushën e kulturës gjatë kësaj javë anulohen, informuan nga Ministria e Kulturës dhe Turizmit.

Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele (ASHMAA) dje përmes kumtesës u theksoi mediave se duhet të harmonizojnë punën e tyre me ditët e zisë.

“Mediat të transmetojnë/publikojnë përmbajtje që për nga funksioni mediatik janë të përshtatshme për ditët e zisë. Muzika që ata do të transmetojnë duhet të jetë nga zhanret muzikore të përshtatshme për ditët e zisë, ndërsa transmetimi i emisioneve argëtuese, humoristike apo programeve nga zhanri i komedisë duhet të shtyhen deri në përfundimin e tyre. Në të njëjtën kohë, deri në fund të ditëve të zisë duhet të shtyhet edhe transmetimi i reklamave, gjegjësisht të gjitha format e komunikimeve komerciale”, theksojnë nga ASHMAA./ /os/

The post MV – Shtatë ditë zi kombëtare për viktimat nga aksidenti tragjik në Koçan appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌