Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Përplasja me Ramën, prokurorja e Shkodrës kërkon mbrojtjen e KLP

11 July 2025 at 19:07

Prokurorja e Shkodrës, Elsa Gjeli, reagoi të premten me një kërkesë drejtuar Këshillit të Lartë të Prokurorisë kundër deklaratave të kryeministrit që i cilësoi si “fyerje dhe diskreditim të figurës së magjistratit”. Në kërkesë, Gjeli tha se kryeministri e kishte ekspozuar “ndaj një linçimi të pashembullt mediatik dhe duke minuar çdo kuptim të drejtësisë si […]

The post Përplasja me Ramën, prokurorja e Shkodrës kërkon mbrojtjen e KLP appeared first on Reporter.al.

Aksioni në Theth, Lala: Benet Beci promovoi vilat për vota

By: Elva
10 July 2025 at 22:48

Gazetarja Klodiana Lala e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” ka folur për aksionin e prishjes së ndërtimeve pa leje në Theth dhe më gjerë, duke theksuar se e gjithë Shqipëria është e prekur nga ndërtimet ilegale. Lala fajëson autoritetet lokale dhe shtetërore, duke përmendur bashkinë e Shkodrës, IMT-në dhe Policinë që nuk kanë vepruar si duhet. […]

The post Aksioni në Theth, Lala: Benet Beci promovoi vilat për vota appeared first on BoldNews.al.

“Çlirimi” i Lungomares/ Vlorë, IMT vijon aksionin pas porosive të kryeministrit Rama

By: Re Nato
10 July 2025 at 18:13

Aksionet për lirimin e hapësirave publike vijuan edhe këtë të enjte në qytete të ndryshme të vendit.

Pamjet që shihni në ekran vijnë nga Vlora ku inspektoriati I mbrojtjes së territorit dhe policia bashkiake mësynë në zonën e Lungomares për ta liruar të gjithë hapësirën publike.

Aksioni vjen pas kërkesës së kryeministrit Rama një javë më parë, kur dha mesazhin e qartë jo vetëm për funksionimin e administratës, por edhe për zaptimin e hapësirave publike.

Lungomarja aty ku edhe u përqëndrua aksioni këtë të enjte, është hapësira e cila sipas shefit të qeverisë ka nevojë për t’u harmonizuar mes interesave të bizneseve dhe qytetarëve.

Shembja e ndërtimeve pa leje vijoi të enjten edhe në Theth. Inspektoriati I mbrojtjes së territorit dhe zyrtarë të lartë të policisë po ndjekin nga afër shembjen e godinave me strukture druri dhe betoni.

Aksioni për të shëruar thethin nga zaptimi nisi të hënën ndërsa sheshi ngjitur me kishën shekullore, simbol I fshtatit dhe destinacion I mijëra turistëve në çdo stinë, do I kthehet tërësisht publikut.

 

“IMT dhe policia bashkiake pjesë e problemit”/ Kontrolli i territorit, Rama paralajmëron “furtunë”

9 July 2025 at 11:50

Në mes të sezonit turistik, Edi Rama ka ndërmarrë një aksion për shembjen e ndërtimeve pa leje, ku më shumë se sa një aksion serioz, duke një “show” për tërheqjen e vëmendjes pas zgjedhjeve të `11 Majit. Ndërkohë, ditën e sotme, përmes një postimi në rrjetin social “X”, Rama paralajmëron një reformë të re për […]

The post “IMT dhe policia bashkiake pjesë e problemit”/ Kontrolli i territorit, Rama paralajmëron “furtunë” appeared first on BoldNews.al.

Fundi i zaptimit urban/ Shteti zbret në terren, lirohen hapësirat publike

6 July 2025 at 19:06

Në të gjithë kryeqytetin por jo vetëm, ka nisur puna për lirimin e hapësirave publike të zaptuara ndër vite nga biznese të ndryshme.

Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha, së bashku me drejtuesit e IMT-së, Policisë Bashkiake, si dhe policia e Shtetit, ishin në disa zona kyçe në kryeqytet, për të ndjekur aksionin e lirimit të hapësirave publike, si tek Bulevardi “Zogu i Parë”, Pazari i Ri, zona pas Muzeut Kombëtar dhe një kompleks pranë zonës së njohur si ’21 Dhjetori’.

” Apeli im shkon për çdo subjekt në shkelje, që të lirojë shpejt e vullnetarisht hapësirat e zëna, duke kontribuar për një qytet më të pastër, më të sigurt dhe të aksesueshëm nga të gjithë”, tha ministri Hoxha.

Reagimet e para pozitive nga vetë subjektet nuk kanë munguar. Shumë biznese kanë nisur sot të çmontonin strukturat e lokaleve, që kanë në shkelje.

Por ky aksion nuk po zhvillohet vetëm në Tiranë, pasi edhe në Vlorë këtë të diel, kanë nisur ndëshkimet e para për zaptuesit e hapësirave publike. Policia e qytetit bregdetar ka proceduar penalisht administratorin e një subjekti në lagjen “Uji i Ftohtë”, i cili kishte zënë në mënyrë të paligjshme një sipërfaqe toke publike prej 300 m², në të cilën kishte vendosur çadra, shezlong dhe tavolina plazhi, pa qenë i pajisur me leje nga autoritetet përkatëse.

Shërbimet e Policisë do të vijojnë kontrollet përgjatë gjithë vijës bregdetare, me qëllim lirimin e hapësirave publike për pushuesit dhe verifikimin e aktiviteteve që kryejnë subjektet, gjatë sezonit veror.

Zënia e hapësirave publike, Rama: Inspektorët e IMT-ve të evidentojnë abuzimet në terren, përndryshe do përballen me ligjin

TIRANË, 4 korrik /ATSH/ Kryeministri Edi Rama tha sot se do të kryhen kontrolle dhe inspektime në disa qytete të vendin në lidhje me zaptimin e hapësirave publike.

Nëpërmjet një videomesazhi në rrjetet sociale Rama theksoi se inspektorët dhe autoritetet lokale, përfshirë policinë bashkiake dhe atë shtetërore, gjatë javës së dytë të korrikut do të intensifikojnë veprimet në terren dhe me të gjitha forcat e ligjit do të “bëjmë pastrimin gjeneral të shtëpisë”.

“Duhet të kemi inventarët e të gjitha këtyre kleçkave që ia kanë nxirë jetën banorëve në këto qytete që u kanë nxjerrë komuniteteve të moshuarve, prindërve, fëmijëve dhe që i kanë kthyer territore të tëra në ‘’tokë e xanun’’ në mënyrën më të padrejtë, që të bëhemi gati dhe në dyjavëshin e dytë të korrikut, do të vazhdojmë pastaj, për të mos u ndalur më me të gjitha forcat e ligjit, me të gjitha inspektoratet, me të gjitha forcat e policive bashkiake dhe policisë shtetit për ta ngritur një herë mirë në hava këtë ‘’shtëpinë’’ tonë të përbashkët, njësoj siç amvisat ngrenë në hava shtëpinë, ku bëjnë atë pastrimin gjeneral të muajit dhe nga ana tjetër u bëj thirrje edhe një here, e përsëris, të gjithë atyre që janë të keqkuptuar, por që fatkeqësisht ia kanë dalë për një kohë jo të vogël që të bëjnë para’ dhe të bëjnë fitime në dëm të komuniteteve, që të fillojnë të mbledhin plaçkat. Fillojnë të mbledhim plaçkat, sepse boll është boll, boll është boll”, deklaroi Rama.

“Arsyet që dihen dhe nuk dua t’i komentoj. Më kanë bërë që të jem shumë më pranë Tiranës, të jem shumë më pranë banorëve, marr shumë më tepër se ç’kam marrë deri para disa kohësh; edhe mesazhe, edhe ankesa, edhe kërkesa dhe e kam shumë, shumë të fortë detyrimin që në radhë të parë në Tiranë, në Vlorë, në Durrës, ku kam marrë mbështetje edhe personalisht, të jem të jem gati për t’iu dhënë përgjigjen që ata kërkojnë dhe mbi të gjitha, përgjigjen që është një përgjigje e interesit publik të përbashkët, e interesit komunitar të përbashkët”, tha Rama.

Rama kërkoi gjithashtu që këto dy javë inspektorët e bashkive të IMT-së të vrapojnë që mos të ballafaqohen me abuzimet që kanë lënë që të bëhen në terren, përndryshe do të përballen edhe me ligjin.

“Kështu që duke shpresuar që edhe këta inspektorët e bashkive të IMT-ve, do të vrapojnë shumë këto dy javë që pastaj mos ballafaqohen dhe ata me faktet e syve të tyre të mbyllur, gjë që do t’i çojë në situata të papëlqyeshme, edhe ligjore, po të jetë nevoja si dhe duke i kërkuar policisë së shtetit, të vazhdojë të këmbëngulë në rritjen e vigjilencës për çdo ndërhyrje pa leje”, vuri në dukje Rama.

Duke iu referuar urimeve që i kanë ardhur për ditëlindje, Rama e mbylli videomesazhin me falënderime.

“Faleminderit gjithë atyre që më kanë çuar urime sot po kur vjen ajo, kur vjen prefiksi i gjashtë, mua më duket se s’është më nevoja për të bërë festa ditëlindjesh. Me të mirat e tërëve edhe të jeni të bindur që më e mira është e gjitha përpara”, tha Rama.

/m.q/j.p/

The post Zënia e hapësirave publike, Rama: Inspektorët e IMT-ve të evidentojnë abuzimet në terren, përndryshe do përballen me ligjin appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Vangjel Tavo “shkrin” IMT-në e Himarës, shkarkon 5 punonjës dhe drejtorin

9 June 2025 at 09:20

Kryebashkiaku Vangjel Tavo ka shkarkuar mëngjesin e kësaj të hëne pesë punonjës të Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit dhe drejtuesin e kësaj drejtorie në Bashkinë e Himarës Lajmi konfirmohet nga burime për mediat, teksa raportohet se drejtori dhe punonjësin e IMT-së së Bashkisë së Himarës kanë abuzuar me detyrën, duke lejuar ndërtime pa leje të […]

The post Vangjel Tavo “shkrin” IMT-në e Himarës, shkarkon 5 punonjës dhe drejtorin appeared first on BoldNews.al.

Abuzuan me detyrën, shkarkohen 5 punonjës dhe drejtuesi i IMT-së në Himarë

By: user 11
9 June 2025 at 09:39

Pesë punonjës të Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit dhe drejtuesi i kësaj drejtorie në bashkinë e Himarës janë shkarkuar mëngjesin e kësaj të hëne me vendim të kryetarit të bashkisë së qytetit bregdetar, Vangjel Tavo.

Burime bëjnë me dije se kjo njësi, që ka në fokus mbrojtjen e terrenit nga ndërtime të paligjshme dhe abuzime, ka bërë të kundërtën e asaj që ligji dhe rregullorja i përcakton, duke abuzuar me detyrën. Shkak për këtë dyshohet se kanë qenë një sërë ndërtimesh dhe objektesh pa leje në Drimadhe, Jalë dhe Dhërmi. Mbetet për t’u parë nëse do të ketë reagim zyrtar nga ana e institucionit mbi shkaqet që dërguan në shkrirjen e një strukture që duhet të jetë në terren për të konstatuar të gjitha shkeljet.

The post Abuzuan me detyrën, shkarkohen 5 punonjës dhe drejtuesi i IMT-së në Himarë appeared first on Lapsi.al.

Europa League flet “anglisht” Man. United e Tottenham drejt finales në San Mames

By: user 2
8 May 2025 at 09:34

Mbrëmja e sotme do të vendosë edhe cilat janë skuadrat finaliste të Europa League, edhe pse dy kandidaturat e forta janë hedhur. Madje më saktë hipotekuar, gjithnjë nëse nuk ndodh çudia në ndeshjen e kthimit. Manchester United dhe Tottenham kanë dominuar sfidat e para dhe tani luajnë për një vend në finalen e Bilbaos.

Pikërisht në San Mames, aty ku do të luhet finalja, Manchester United ka shkatërruar vendasit e Athletic Club me rezultatin 3-0. E paimagjinueshme që baskët të kthejnë një rezultat të tillë në Old Trafford, por me forca të barabarata gjithcka mund të ndodhë. Athletic e ka luajtur pjesën më të madhe të ndeshjes së parë me 10 lojtarë, pas kartonit të kuq të Vivian. Sidoqoftë, fatet duken të vendosura, për më tepër që United e ka shansin e fundit për tu futur në Champions sezonin e ardhshëm dhe nuk duhet harruar se është skuadra e vetme e pamundur e Europa League këtë sezon.

Lexo më tej: Conference, Chelsea sheh Vroklavën: Fiorentina e Betis betejë në Franchi për finalen

Praktikisht i njëjti diskutim vlen edhe për Tottenham. Spurs kanë triumfuar 1-3 në Londër ndaj Bodo/Glimt dhe norvegjezët, ndonëse një skuadër solide, vështirë se mund të bëjnë përmbysje të tilla në shtëpi. Postcoglu, njësoj si Amorim, ka një sezon të tmerrshëm në Premier League dhe e sheh finalen e Bilbaos si mundësia më e mirë për të shpëtuar sezonin në mënyrë madhështore: me futjen në Champions dhe një trofe të rëndësishëm të fituar.

Knockout Stage Europa League

21:00 Bodoe/Glimt – Tottenham Hotspur
21:00 Manchester United – Athletic Club

With a place in the #UELfinal on offer 👀 pic.twitter.com/g8siGMdJ4g

— UEFA Europa League (@EuropaLeague) May 5, 2025

The post Europa League flet “anglisht” Man. United e Tottenham drejt finales në San Mames appeared first on Lapsi.al.

Masakra me ndërtimet pa leje në Velipojë, IKMT dhe Bashkia Shkodër ia “pasojnë topin” njëri-tjetrit

25 April 2025 at 22:55

Siç ndodh gjithmonë në prag, ose gjatë fushatave elektorale, ku e gjithë vëmendja e autoriteteve është tek dalja në terren për të kërkuar vota, paligjshmëria kërkon të përfitojë. Dhe kjo më së shumti vihet re në sektorin e ndërtimit, kur ngado vërehen kantiere në të cilat punohet me intensitet, duke mos u kujdesur aspak për […]

The post Masakra me ndërtimet pa leje në Velipojë, IKMT dhe Bashkia Shkodër ia “pasojnë topin” njëri-tjetrit appeared first on BoldNews.al.

Akuzohet për korrupsion, GJKKO dënon me 3 vite burg ish-Kryeinspektorin e IMT Elbasan

By: user 5
25 April 2025 at 17:28

1. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur
pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Dërgimin në gjyq të çështjes penale, që i përket
procedimit penal nr. 94, të vitit 2024, në ngarkim të të pandehurve Andri Mehja dhe
Gentian Bako, të akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i personave
që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim të parashikuar nga neni 259
paragrafi i dytë dhe 25 të K.Penal”.

2. Gjykimi i kësaj ҫështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të shkurtuar. Në përfundim
të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e
Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Bib Ndreca, Erjon Bani dhe Rudina
Palloj, me vendimin Nr. 32, datë 25.04.2025 vendosi:

1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Andri Mehja, për kryerjen e veprës penale të
“Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në
bashkëpunim të parashikuar nga neni 259 paragrafi i dytë dhe 25 të K.Penal, dhe
dënimin e tij me 3 (tre) vjet burgim.

2. Në aplikim të nenit 406/1 të K.Pr.Penale, i ulet 1/3 e dënimit duke u dënuar i
pandehuri përfundimisht me 2 (dy) vite burgim.

3. Në aplikim të neneve 30/1, 35, të Kodit Penal, dhënien e një dënimi plotësues,
heqjen e së drejtës për të pandehurin Andri Mehja, për të ushtruar funksione
publike, për 5 (pesë) vjet.

4. Bazuar në nenin 59 të Kodit Penal, urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të
mëtejshëm të vendimit me burgim për të pandehurin Andri Mehja, duke u
detyruar që të mbajë kontakte me zyrën vendore të Shërbimit të Provës
Elbasan. Vënia në provë e të pandehurit për një periudhë kohe prej 4 (katër)
vitesh, me kusht që gjatë kohës së provës të mos kryejë vepër tjetër penale.

The post Akuzohet për korrupsion, GJKKO dënon me 3 vite burg ish-Kryeinspektorin e IMT Elbasan appeared first on Lapsi.al.

Portieri i Bodo/Glimt feston fitoren ndaj Lazios: del foto me fanellën e Totti

By: user 2
19 April 2025 at 10:53

Pas talljes nga Bodo/Glimt mbi fjalët e Paolo Di Canios disa vite më parë për “peshkatarët e salmonit”, vjen një tjetër thumb ndaj Lazios nga portieri i norvegjezëve, Nikita Haikin: lojtari publikoi një seri fotosh nga mbrëmja në “Olimpico” dhe në fund shtoi një foto të tij si fëmijë me fanellën e Romës. Më saktë të Francesco Totti, pasi pantallonat kanë numrin 10.

Portieri festoi fitoren dhe postoi disa foto: “Një natë e paharrueshme në Romë. Bëmë Norvegjinë krenare për ne! Faleminderit shumë për mbështetjen tuaj të çmendur. Përpara në gjysmëfinale! Le të shkojmë.” Deri këtu duket si një postim normal për të festuar një ngjarje sportive, por në fund ka një surprizë: pas katër fotove nga ndeshja ndaj Lazios, vjen e fundit ku shfaqet Haikin si fëmijë me kompletin e Romës. Pantallonat kanë numrin 10, ndaj janë të ish-yllit romanist Francesco Totti, por ajo që habit më shumë është simpatia e tij për verdhekuqtë që i vogël.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Nikita Haikin (@nikita1haikin)

Lexo më tej: Guendouzi i tërbuar pas eliminimit nga Bodo, akuzoi shokët e ekipit: “Nxirrni bo*et”

Pas eliminimit të Lazios, tani Bodo/Glimt do të përballet me Tottenham për të provuar të surprizojë sërish dhe të arrijë në Bilbao, ku do të luhet finalja, kundër fitueses së çiftit Athletic Club–Manchester United.

The post Portieri i Bodo/Glimt feston fitoren ndaj Lazios: del foto me fanellën e Totti appeared first on Lapsi.al.

Guendouzi i tërbuar pas eliminimit nga Bodo, akuzoi shokët e ekipit: “Nxirrni bo*et”

By: user 2
18 April 2025 at 15:28

Lotët nga zhgënjimi, pastaj zemërimi i tërbuar. Mateo Guendouzi përjetoi emocione të forta, kontradiktore, për shkak të eliminimit të Lazios nga Europa League pas penalltive. Ishte aq shumë i mërzitur sa i dërgoi të gjithë për dreq: nga shokët e skuadrës deri te zëvendëstrajneri Del Rosso (me të cilin thuhet se gati kanë kaluar në konfrontim fizik), dhe deri te vetë Baroni që u përpoq ta qetësonte. Por tashmë ishte shumë vonë. Nuk mund të kishte epilog më të keq. Kaloi më tej Bodo/Glimt, që kishte meritën të gabonte më pak, duke i lënë bardhekaltrit me hidhërimin e thellë për një rezultat që ishte përmbysur e më pas vënë sërish në diskutim.

Nga 2-0 në favor të norvegjezëve në 3-0 për skuadrën e Baronit, që u mbajt në lojë nga golat e Castellanos (minuta e 21-të) dhe Noslin (93’), dhe më pas shumë pranë kualifikimit falë depërtimit të Dia në shtesë (99’). Mungonte shumë pak, dhe në atë hapësirë u fut Andreas Helmersen, i cili në minutën e 109-të realizoi golin që mjaftonte për të çuar ndeshjen te penalltitë. Dhe aty bota u shemb mbi Lazion.

Reagimi i tërbuar i Guendouzi: çfarë ndodhi në fund të ndeshjes

Guendouzi, ish-lojtar i Marseille, ishte një nga më të prekurit: fytyra e tij u fokusua në plan të afërt nga kamerat, ishte imazhi i dëshpërimit. Me vështirësi mbante lotët, qëndronte i ulur përdhe dhe nuk e gjente qetësinë. Pastaj u ngrit, pa pritur të tjerët, shkoi të përshëndeste personalisht tifozët e Curvës dhe u largua. Ishte prologu i zemërimit të furishëm që e pushtoi pak më vonë, kur u kthye në dhomat e zhveshjes. Drejtpërdrejt në Sky Sport u tregua për shpërthimin e nervave aq të fortë saqë shfryu ndaj shokëve të skuadrës, duke mallkuar për mungesën e “atributeve” të nevojshme në situata të tilla.

Për çfarë po i referohej? Me shumë mundësi dikujt që nuk kishte pasur guximin të merrte përgjegjësinë për të goditur nga pika e bardhë e penalltisë. Del Rosso iu afrua pranë tunelit me qëllime të mira, por reagimi i Guendouzi ishte i ashpër, si në fjalë ashtu edhe në sjellje, aq sa Baroni rrezikoi një gjysmë shtyrje. Francezi ishte jashtë kontrollit, murmuriste diçka (“po nxirrini bo*et!”) dhe i dërgonte të gjithë në të s’ëmës.

Zaccagni: “Askush nuk ka refuzuar të godasë penalltitë”

“Inati është pjesë e të gjithëve. Dikush e shpreh në një mënyrë, dikush tjetër ndryshe. Do flasim nesër me mendje të kthjellët.” Janë fjalët e thëna nga Zaccagni pas ndeshjes, që u rikthye edhe te çështja e penalltive dhe nëse dikush ndoshta nuk e kishte ndier veten gati për të goditur. Por ai sqaroi: “Jo, askush nuk ka refuzuar – shtoi ai. – Ishin vetëm djem që kishin shumë dëshirë për ta gjuajtur. Penalltisë i njohim të gjithë dhe nuk mund të thuhet asgjë për to”.

🔴#Zaccagni in zona mista dopo #LazioBodo: “Siamo distrutti. I rigori e la rabbia di #Guendouzi? Domani ne parleremo a mente lucida, ma nessuno si è rifiutato di batterli. Rammarico sopratutto per la partita d’andata”@calciomercatoit #Lazio pic.twitter.com/wLNFRueI33

— Francesco Iucca (@francescoiucca) April 17, 2025

Baroni mbron skuadrën: “Jam krenar për këta djem, të gjithë”

Për këtë çështje foli edhe trajneri Baroni, i cili i doli në mbrojtje të gjithë lojtarëve duke hedhur poshtë çdo aludim, gjëja më e keqe në një moment të tillë. “Mund të bëj vetëm komplimente për të gjithë, përfshirë edhe ata që goditën penalltitë. Kur arrin te penalltitë ka shumë faktorë, ka lojtarë që e ndiejnë ose jo. Por unë jam krenar për të gjithë.” Mendimi i fundit iu dedikua Nuno Tavares, i detyruar të largohej për shkak të një dëmtimi të radhës. “E la fushën duke qarë – përfundoi trajneri i Lazio. – U përpoqa ta ngushëlloja dhe edhe stadiumi e përshëndeti me duartrokitje. Tani duhet të vlerësojmë shkallën e rikthimit të këtij dëmtimi të ri”.

The post Guendouzi i tërbuar pas eliminimit nga Bodo, akuzoi shokët e ekipit: “Nxirrni bo*et” appeared first on Lapsi.al.

EMRAT/ I prishi ndërtesën në Velipojë, 38-vjeçari kërcënon në telefon drejtorin e IMT-së

18 April 2025 at 13:37

Policia e Shkodrës ka proceduar penalisht në gjendje të lirë një person nga Velipojë, i cili akuzohet se ka kërcënuar përmes telefonit drejtorin e Inspektoriatit Rajonal të Mbrojtjes së Territorit në Shkodër, Emiljan Nika. Në hetim është vënë shtetasi Viktor Marku, 38 vjeç, banues në Velipojë, pasi është kallëzuar nga vetë drejtori i IMT-së, Emiljan Nika. […]

The post EMRAT/ I prishi ndërtesën në Velipojë, 38-vjeçari kërcënon në telefon drejtorin e IMT-së appeared first on BoldNews.al.

Lazio fik Italinë: eliminimi nga Bodø i heq mundësinë për pesë skuadra në Champions

By: user 2
18 April 2025 at 10:25

Eliminimi i Lazio nga Europa League shënon fundin e garës së Italisë për të çuar skuadrën e pestë në Champions League. Fitorja pas penalltive e Bodø/Glimt i ka dhënë Spanjës vendin e dytë aritmetikisht në renditjen UEFA, duke siguruar një vend më shumë në kompeticionin më të rëndësishëm kontinental.

Gjysmëfinalet e arritura nga Inter dhe Fiorentina, respektivisht në Champions dhe Conference League, nuk kanë mjaftuar për të qëndruar në ndjekje të iberikëve, të cilët kanë përfituar nga kualifikimi i Barcelonës, Athletic Bilbaos dhe Real Betis, duke krijuar një distancë të pakapërcyeshme për futbollin italian.

Lexo më tej: Europa League njeh gjysmëfinalistët: United kualifikim i çmendur, eliminohet Lazio

Të pavlefshme për renditjen mbeten përballjet direkte që do të shohin italianët dhe spanjollët përballë në dy nga tre gjysmëfinalet evropiane që do të zhvillohen javët e ardhshme; Italia do të duhet të kënaqet me vendin e tretë, edhe për shkak të eliminimit të të gjitha skuadrave gjermane, me Gjermaninë që duhet t’i kushtojë vëmendje një kalimi të mundshëm nga Franca në vendin e katërt, e cila është ende në garë me Paris Saint Germain.

Në përfundim të çerekfinaleve, Anglia kryeson renditjen me 26.821 pikë, përpara Spanjës që ndodhet në kuotën e 23.250 pikëve dhe është e sigurt për vendin e pestë në kompeticionin më të rëndësishëm kontinental, ndërsa Italia duhet të kënaqet me vendin e tretë me 21.187 pikë, përpara Gjermanisë dhe Francës, respektivisht në vendin e katërt me 18.421 dhe të pestë me 16.857.

🚨 Race for an extra Champions League spot is completed!

🏴󠁧󠁢󠁥󠁮󠁧󠁿 England secured an extra Champions League spot!

🇪🇸 Spain secured an extra Champions League spot! pic.twitter.com/z1ZAL2LCjK

— Football Rankings (@FootRankings) April 17, 2025

The post Lazio fik Italinë: eliminimi nga Bodø i heq mundësinë për pesë skuadra në Champions appeared first on Lapsi.al.

Mësohen skuadrat gjysmëfinaliste në Ligën e Evropës dhe Konferencës – Dominim nga ekipet angleze

18 April 2025 at 00:00

Kanë përfunduar ndeshjet çerekfinale në dy garat e tjera evropiane si Liga e Evropës dhe Liga e Konferencës.

Në katër ndeshjet e zhvilluar ka pasur spektakël, me Tottenham që eliminoi Eintracht Frankfurtin dhe Man Utd që me përmbysje mposhti Lyonin.

Bodo/Glimt befasoi të gjithë duke eliminuar Lazion, derisa Athletic Bilbao eliminoi Rangers.

Manchester United, Tottenham Hotspur, Bodo/Glimt dhe Athletic Bilbao janë skuadrat që kanë shkuar në gjysmëfinale të Ligës së Evropës.

Tanimë dihen edhe çiftet gjysmëfinaliste, me Manchester United që do të përballet me Athletic Bilbao.

Ndërkohë gjysmëfinalja tjetër është mes Tottenham Hotspur dhe norvegjezëve të Bodo/Glimt që eliminuan Lazion.

The last four 🤩#UECL pic.twitter.com/0uf1QpcQ7V

— UEFA Conference League (@Conf_League) April 17, 2025

Ndërkohë në Ligën e Konferencës në gjysmëfinale kanë shkuar Fiorentina, Chelsea, Djurgarden dhe Real Betis.

Në gjysmëfinale do të takohen Chelsea – Djurgarden dhe Real Betis – Fiorentina. /Telegrafi/ 

 

The post Mësohen skuadrat gjysmëfinaliste në Ligën e Evropës dhe Konferencës – Dominim nga ekipet angleze appeared first on Telegrafi.

Europa League njeh gjysmëfinalistët: United kualifikim i çmendur, eliminohet Lazio

By: user 2
18 April 2025 at 00:40

Europa League ka tashmë katër skuadrat e saj gjysmëfinaliste. Gjithçka shkoi lehtë për Tottenham Hotspurs, që siguroi kualifikimin duke mposhtur 1-0 Eintracht: vendimtar ishte Solanke me një penallti në minutën e 43-të. Më e vështirë ishte ndeshja për Djajtë e Kuq. United u përmbysën nga Lyon dhe panë veten në disavantazh 4-2 gjatë kohës shtesë. Bruno Fernandes, Kobbie Mainoo dhe Harry Maguire përmbysën gjithçka, duke vendosur rezultatin përfundimtar 5-4 në fund të takimit. Eliminohet Lazio me penallti nga Bodo/Glimt, ndërsa Athletic Club mposht 2-0 Rangers të Nedim Bajramit.

EINTRACHT FRANKFURT – TOTTENHAM 0-1 (1-2)

Nuk arriti të fitonte në shtëpi, por Tottenham ia del në transfertë, mund Eintracht 1-0 dhe siguron gjysmëfinalen. Gjermanët nisën me vrull ndeshjen, por më pas humbën Gotze dhe me të një pjesë të vetëbesimit. Kjo i dha mundësi Spurs-ave të rriteshin dhe të bëheshin të rrezikshëm. Portieri Kauà Santos ishte vendimtar në mbrojtje të portës angleze.

Kur ndeshja dukej se do të shkonte 0-0 në pushim, erdhi një gabim i rëndë nga portieri gjerman. Faull ndaj Maddison (i cili u dëmtua dhe u zëvendësua) në minutën e 43-të, dhe arbitri akordoi penallti. Solanke e realizoi saktë, sipas udhëzimit të trajnerit Postecoglou. 1-0 për Tottenham në pushim.

Në pjesën e dytë, Bentancur ishte pranë golit të dytë, por më pas Spurs u mbyllën për të ruajtur avantazhin. Ata vuajtën shumë në fund, por portieri Vicario ishte shpëtimtar dy herë ndaj Kristensen. Postecoglou bëri ndryshime taktike. Futi Danso dhe nxori Brennan Johnson, duke ngritur një “mur” përpara portës. Strategjia funksionoi, pasi Eintracht nuk arriti të barazojë as gjatë 8 minutave shtesë.

Tottenhami ecën përpara dhe ruan shpresat për të shpëtuar sezonin e tij të dobët përmes Europa League.

ATHLETIC BILBAO – RANGERS 2-0 (2-0)

Athletic Bilbao vazhdon rrugëtimin e tij drejt gjysmëfinales së Europa League duke mposhtur me lehtësi Rangers 2-0. Skuadra baske e nisi ndeshjen me vrull, edhe pse Inaki Ëilliams nuk ishte në formacionin titullar. Dominon vëllai i tij, Nico Ëilliams, që ishte motori i çdo sulmi dhe u tregua i pandalshëm. Rastet e para të rëndësishme erdhën nga Rangers, fillimisht me Kelly dhe më pas Tavernier. Sannadi humbi një rast të mirë, por fitoi penallti në fund të pjesës së parë. Sancet nuk gaboi dhe kaloi Bilbao në avantazh 1-0 në të 48-ën në pjesën e parë.

Në pjesën e dytë, Athletic ishte pranë golit të dytë, por edhe rrezikoi nga presioni i Rangers. Dessers gaboi me një roveshatë, ndërsa Raskin goditi shtyllën. Berenguer iu afrua golit. Por në minutën e 80-të ishte Nico Ëilliams që vulosi ndeshjen me golin e dytë. Nuk pati më emocione dhe Athletic feston një kualifikim të merituar në gjysmëfinale.

MANCHESTER UNITED–OLYMPIQUE LYON 5-4 (7-6)

André Onana rikthehet si titullar në një United që ka humbur Zirkzee-n, dhe Red Devils e zhbllokojnë ndeshjen thuajse menjëherë. Mjaftojnë vetëm dhjetë minuta për të goditur Lyon-in, me një aksion të bukur të ndërtuar. Një pasim i gjatë nga mbrojtja për Bruno Fernandes, topi shkon te Garnacho, i cili asiston për Ugarte që realizon për 1-0. Pas këtij momenti, vijnë dhjetë minuta furie nga Lyon, që i afrohet barazimit me Cherki dhe duket se mund ta rihapë ndeshjen. Bruno Fernandes tremb francezët duke goditur traversën me një akrobaci të bukur, dhe në kohën shtesë të pjesës së parë vjen edhe goli i dytë. Një pasim i gjatë nga Maguire, Dalot fiton pozicionin dhe e mposht portierin Lucas Perri (46’).

Në pjesën e dytë, Manchester United është pranë golit të tretë me Garnacho. Ndërsa Onana shpëton portën nga tentativa e Tolisso. Fonseca ndërhyn me zëvendësime që ndryshojnë rrjedhën e ndeshjes. Veçanërisht vendimtar ishte futja në lojë e Lacazette që vuri në vështirësi të mëdha mbrojtjen e United. Në minutën e 71-të, Lyon ngushton rezultatin me një gol me kokë nga Tolisso, dhe gjashtë minuta më vonë vjen barazimi. Onana devijon goditjen e Tagliafico-s, por topi ka kaluar vijën fatale para se të ndërhyjë Lacazette. Jemi në 2-2 në minutën e 77-të dhe Lyon është në maksimumin e besimit, duke shpërthyer në krah me  Fofana.

Lexo më tej: Conference League: Chelsea pëson humbjen e parë, por arrin gjysmëfinalen

United nuk arrin të përfitojë nga kartoni i kuq për Tolisso-n në minutën e 90-të dhe ndeshja shkon në shtesë, ku ndodh gjithçka. Lyon, me dhjetë lojtarë, kalon përpara me Cherki në minutën e 104-t. Më pas arrin 4-2 pasi Shaw ndalon Fofana-n në zonë dhe Lacazette shënon me penallti në minutën e 109-të. Kur gjithçka dukej e përfunduar, një penallti tjetër e rikthen Manchester United në lojë. Bruno Fernandes realizon me qetësi në minutën e 114-të, duke ngushtuar në 4-3. Në minutat e fundit ndodh mrekullia për tifozët në “Old Trafford”, të cilët festojnë përmbysjen totale. Mainoo barazon në minutën e 119-të dhe Maguire vulos fitoren 5-4 në të 121-ën. Manchester United kualifikohet në gjysmëfinale të Europa League, ku do të përballet me Athletic Bilbao.

LAZIO – BODO/GLIMT 3-1 (3-3)

Pas humbjes në ndeshjen e parë, skuadra e drejtuar nga Baroni humbet edhe kthimin e çerekfinales së Europa League. Ndaj ekipit të Knutsen lazialët mposhten 5-4 pas penalltive dhe largohen nga turneu. Në kohën e rregullt, është Castellanos që zhbllokon ndeshjen në minutën e 20-të me një goditje të bukur me thembër. Ndërsa Noslin barazon rezultatin e përgjithshëm në minutën e 93-të me një goditje të shpejtë në zonë.

Në shtesë, Dia (100′) dhe Helmersen (109′) shënojnë për të çuar gjithçka te penalltitë, ku gabimet e Tchaouna-s, Noslin-it dhe Castellanos-it i kushtojnë kualifikimin Lazios. Bodo/Glimt bëhet klubi i parë norvegjez që arrin në një gjysmëfinale të një kompeticioni të UEFA-s.

The post Europa League njeh gjysmëfinalistët: United kualifikim i çmendur, eliminohet Lazio appeared first on Lapsi.al.

Lejuan ndërtime pa leje në Mallakastër, pezullohen nga detyra 3 policë dhe 3 punonjës të IMT

14 April 2025 at 14:38

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka zbatuar urdhrin e Prokurorisë së Fierit për të pezulluar nga detyra tre efektivë policie në Fiedr dhe tre punonjës të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit në Mallakstër. Ndaj tyre, Gjykata e Fierit ka miratuar masën e sigurisë “detyrim paraqitje”, pasi akuzohen për veprat penale “Shpërdorim detyre” dhe “Ndërtim i paligjshëm”. […]

The post Lejuan ndërtime pa leje në Mallakastër, pezullohen nga detyra 3 policë dhe 3 punonjës të IMT appeared first on BoldNews.al.

Onana tjetër gafë, United arrihet në shtesë nga Lyon: në UEL fiton vetëm Bodo/Glimt

By: user 2
10 April 2025 at 23:49

Çerekfinalet e Europa League dhurojnë tre barazime emocionuese e vetëm një fitore. Rangers, barazojnë 0-0 me Athletic Bilbaon, që humb dhe një penallti. Në minutën e 12-të, skocezët mbeten me një lojtar më pak për shkak të kartonit të kuq të Propper. Tottenham-Eintracht përfundon 1-1, ndërsa Lyon-Manchester United përfundon 2-2, me një finale dramatike. Për United, një natë për t’u harruar për portierin André Onana, fajtor në dy golat e Lyon. Ndërsa Bodo/Glimt mund Lazio 2-0 dhe ka një avantazh të madh për kalimin në gjysmëfinale.

OLYMPIQUE LYON-MANCHESTER UNITED 2-2

Një natë e keqe për André Onana, fajtor në dy golat e pësuar nga Manchester United. Praktikisht i dhuroi një barazim 2-2 Lyon, që shënon në minutën e 95’. Djajtë e Kuq humbin mundësi që në fillim me Hojlund dhe në minutën e 25′ dënohen. Onana gabon në një goditje dënimi të Thiago Almada dhe lejon një gol të thjeshtë. Portieri, i cili kishte kritikuar Lyon gjatë javës, bëhet protagonist negativ për United. Manchester United reagon dhe barazon në fund të pjesës së parë me Yoro krosimit të Ugarte.

Lexo më tej: Onana injorohet nga Matic: “Portieri më i keq në historinë e United, kujdes kur flet”

Në pjesën e dytë, Lacazette hyn dhe rrezikon menjëherë, ndërsa Yoro mund të shënonte një dytë. Lucas Perri shpëton Lyonin nga një gol i Casemiro. Pas shumë mundësive të humbura, Zirkzee kalon përpara Manchester United në minutën e 88’. Por në minutën e 95’, Onana bën një tjetër gabim. Pas një gjuajtje të Mikautadze dhe Cherki shënon për 2-2. Kualifikimi mbetet i hapur për ndeshjen e kthimit në Old Trafford.

BODO/GLIMT-LAZIO 2-0

Në ndeshjen e parë të çerekfinaleve të Europa League, Bodo/Glimt mund Lazio-n 2-0. Kështu Bodo/Glimt ka një avantazh të madh për kalimin në gjysmëfinale. Në të ftohtin e Circulit Polark, në stadiumin Aspmyra, zhvillohet një ndeshje shumë fizike. Me norvegjezët që krijojnë shumë mundësi. Në pjesën e parë, Mandas bën disa pritje të shkëlqyera ndaj Hauge dhe Berg. Ndërsa Blomberg humbet një mundësi të artë. Në pjesën e dytë, Saltnes ndihmon Bodo/Glimt të shkaktojë dëme të mëdha me një dygolësh (47’ dhe 69’). Në fund, Mandas shpëton Lazio-n nga humbja më e thellë me dy pritje të shkëlqyera.

TOTTENHAM-EINTRACHT FRANKFURT 1-1

Tottenham nuk gjen dot qetësi dhe barazon 1-1 në shtëpi me Eintracht Frankfurt, duke humbur mundësi në pjesën e dytë. Ndeshja nis keq për Spurs, të cilët ndëshkohen nga Ekitiké që shënon një gol të shkëlqyer nga 30 m në minutën e 5’. Solanke rrezikon barazimin, që vjen në minutën e 26’ me një gol të Pedro Porro me takë, që kalon Kauà Santos. Në pjesën e dytë, Tottenham dominon. Godet shtyllën me Bergvall dhe traversën me Bentancur, por nuk arrin të shënojë. Në fund, Kauà Santos shpëton Eintracht me një pritje të shkëlqyer ndaj van de Ven.  Një barazim 1-1 që lë shumë pak shpresë për Spurs pas humbjes fillestare.

GLASGOW RANGERS-ATHLETIC BILBAO 0-0

Rangers bëjnë një mrekulli duke barazuar 0-0 me Athletic Bilbaon. Edhe pse luajtën me një lojtar më pak që nga minuta e 12-të, pas kartonit të kuq të Propper. Ndeshja merr një kthesë të papritur kur Propper bëhet shkaktar i ndëshkimit të tij. Pas një faulli të rëndë në minutën e 11-të, që pas rishikimit me VAR i jep kartonin e kuq. Nico Williams përpiqet të shfrytëzojë avantazhin. Por baskët nuk arrijnë të thyejnë mbrojtjen e Rangers, të cilët riorganizohen. Ndeshja mbyllet 0-0 në pjesën e parë. Pas pushimit, Athletic kërkon një penallti dhe humb mundësi të tjera me Sannadi. Pas një ndërhyrje të fortë dhe goditjes në kokë për Rice, që e detyron të largohet nga fusha, Rangers qëndrojnë fortë.

Në fund, Berenguer shënon për Bilbao. Por goli i tij anullohet për pozicion jashtë loje. Dhe një penallti për Athletic për shkak të një prekjeje të topit me dorë nga Sterling, që shkon dëm. Me Rangers që luajnë me 9 lojtarë për shkak të dëmtimit të Sterling ndeshja përfundon 0-0.  Një rezultat që mban shpresat e kualifikimit të Rangers të hapura për ndeshjen e kthimit në San Mamés.

The post Onana tjetër gafë, United arrihet në shtesë nga Lyon: në UEL fiton vetëm Bodo/Glimt appeared first on Lapsi.al.

Skandal/ “E legalizojmë ne”, inspektorët e IMT i kërkojnë 4 mln lekë ryshfet pronarit të dyqanit

9 April 2025 at 21:31

Emisioni “Fiks Fare” denoncoi mbrëmjen e së mërkurës një skandal në Tiranë, ku dy inspektorë të IMT-së, i kërkojnë një ryshfet prej 4 milionë lekësh të vjetra një qytetari. Në redaksinë e emisionit u ankua Ilir Haxhillari, i cili ka një dyqan te rruga “Siri Kodra” në Tiranë. Ai pohon se tregton lodra për fëmijë, […]

The post Skandal/ “E legalizojmë ne”, inspektorët e IMT i kërkojnë 4 mln lekë ryshfet pronarit të dyqanit appeared first on BoldNews.al.

❌
❌