Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Lëvizja Bashkë përjashtohet nga vëzhgimi i rinumërimit të votave në Tiranë: Mos guxoni të prekni votat tona

18 June 2025 at 15:10

Lëvizja Bashkë ka kundërshtuar vendimin e kryekomisionerit Ilirjan Celibashi, per të mos patur vëzhgues në procesin e rinimumërimit. Sipas vendimit, rinumërimi realizohet në 24 tavolina, ku janë të pranishëm vëzhgues të autorizuar nga 3 subjektet ankimuese: Koalicioni PD-ASHM, PS dhe Partia Mundësia.

Në ankimimin e Lëvizjes Bashkë thuhet se përjashtimi nga kjo e drejtë përbën shkelje të parimeve të barazisë së subjekteve në garë dhe cenon besueshmërinë e procesit zgjedhor. Ndërkohë sot ka reaguar “Lëvizja Bashkë’, duke paralajmëruar qe te mos guxojë askush të prekë votat e saj!

Reagimi i “Lëvizja Bashkë”:

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka refuzuar kërkesën e Lëvizjes BASHKË për të marrë pjesë me vëzhgues në rinumërimin e votave. Arsyetimi është qesharak dhe në shkelje të parimeve elementare të barazisë ligjore: ne nuk jemi palë ankimuese që kemi kërkuar rinumërimin e votave. E megjithatë, ato që do të rinumërohen janë edhe votat tona.

Lëvizja BASHKË, me qindra aktivistë, e ka mbrojtur me devotshmëri dhe forcë çdo votë të sajën dhe nuk pret të humbasë asnjë të tillë. Mirëpo ne nuk kemi besim tek integriteti i palëve të përfshira në rinumërim. Mosbesim që përforcohet edhe më tej nga përjashtimi arbitrar i saj nga procesi i rinumërimit. Po ashtu, ne kemi të drejtën dhe detyrën qytetare për të qenë dëshmitarë të çdo manipulimi ose tentative për manipulim nga kushdo ndaj kujtdo, midis partive dhe brenda kandidatëve të së njëjtës parti.

Ne po ndjekim me vëmendje të gjitha hapat ankimues dhe vetë procesin e rinumërimit dhe paralajmërojmë këdo që guxon të shtrembërojë besimin e dhënë nga qytetarët për Lëvizjen BASHKË se do të përballen me kundërvënie të fortë me të gjitha mjetet legale dhe demokratike. Votat tona janë vota djerse, kauzash dhe shprese dhe jo vota të trafikut të influencave, parave të pista dhe kompromiseve nën tavolina.
Ne po ju ndjekim.
Ne po ju shohim.
Mos guxoni!

The post Lëvizja Bashkë përjashtohet nga vëzhgimi i rinumërimit të votave në Tiranë: Mos guxoni të prekni votat tona appeared first on Sot News | Lajme.

“Numërimi i votave të bëhet nga njerëz apolitikë”/ Flet Kryetari i Lëvizjes Bashkë: Stacionohen halabakëria e lagjes…

12 June 2025 at 21:49

Kryetari i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori, i ftuar në një emision televiziv ngriti shqetësime serioze mbi parregullsitë në procesin zgjedhor të 11 majit. Sipas tij, manipulimet më të mëdha dyshohet se ndodhin gjatë numërimit të votave për kandidatët, ku brenda partive mund të ndodhin deformime në renditje.

Ai deklaroi se, në shumë qendra votimi, individë të lidhur me pushtetin përpiqen të ndikojnë votuesit që në hyrje të shkollave. Qori propozoi që numërimi i votave të mos bëhet nga komisionerë partiakë, por nga persona të pavarur dhe me integritet, si gjyqtarë apo pedagogë të licencuar.

Arlind Qori:

Ne kemi mbrojtur të gjitha votat tona. I kemi numëruar votat tona dhe ai mandat që kemi fituar, nuk bëhet as zero e as dy. Ne jemi të interesuar për zgjedhje normale. Problemet kryesore janë përpara zgjedhjeve. Por edhe në ditën e zgjedhjeve, thuajse në çdo qendër votimi, stacionohen te dera e shkollës halabakëria e lagjes, të qeverisë dhe përpiqet të ndikojnë tek mënyra sesi qytetarët votojnë. Kjo ndodh rëndomtë tek dita e zgjedhjeve. Kur vjen puna tek numërimi i votave për kandidatët, ka dyshime të forta se mund të jetë bërë kërdia.

The post “Numërimi i votave të bëhet nga njerëz apolitikë”/ Flet Kryetari i Lëvizjes Bashkë: Stacionohen halabakëria e lagjes… appeared first on Sot News | Lajme.

A u vodhën zgjedhjet? Arlind Qori: Qytetarët nuk votojnë të lirë, kërcënohen me vendin e punës. Procesi vijon të jetë skandaloz

By: Rovena
2 June 2025 at 20:44

Kryetari i “Lëvizjes Bashkë”, Arlind Qori, në një intervistë në emisionin “Real Story” në ABC News, ka komentuar procesin zgjedhor të 11 majit, duke ngritur shqetësime serioze mbi mënyrën se si u zhvillua votimi dhe numërimi i votave.

Qori tha se partia që ai drejton ka tashmë dy përvoja elektorale dhe është përgjegjëse për monitorimin e të gjithë procesit, përmes vëzhguesve të saj të angazhuar në qendrat e votimit dhe të numërimit.

“Ne kemi dy përvoja zgjedhore. Ne jemi përgjegjës për atë që ndodh që prej momentit që nis votimi e deri tek numërimi, sepse ne kemi atje vëzhguesit tanë, njerëzit që rrinë një javë dhe që numërojnë çdo votë,” u shpreh Qori.

Ai theksoi se edhe pse parregullsia e konstatuar nuk e ndryshon rezultatin për partinë e tij, ajo është treguese për probleme serioze në përputhjen mes dokumentacionit zyrtar dhe të dhënave të mbledhura nga vëzhguesit në terren.

“Rasti që kemi pasur ne nuk e ndryshon rezultatin për Lëvizjen Bashkë, ama përvoja jonë është që shënimet e vëzhguesit tonë dhe procesverbali kanë një diskordancë. Ne e kemi ankimuar dhe presim tani nga institucionet përgjegjëse që të bëjnë transparencë për këtë gjë,” theksoi ai.

Sipas Qorit, problemi i sistemit zgjedhor nuk qëndron vetëm te procesi i numërimit, por që në fazën e votimit, ku sipas tij vullneti i qytetarëve mund të jetë i deformuar për shkak të presionit dhe frikës.

“Problemi nuk mbaron me kaq, sepse është shumë i rëndësishëm procesi i votimit. A deformohet vullneti i votuesit? A voton qytetari shqiptar në kushte vërtet të lira dhe të barabarta? Dhe unë di të them këtu që procesi në Shqipëri vazhdon të jetë vërtet skandaloz, ka qenë skandaloz dhe vazhdon që të jetë skandaloz,” deklaroi Qori.

Ai solli si shembull zonën e Tiranës së Re, ku sipas tij, qytetarët kanë frikë të identifikohen me partinë që mbështesin.

“Nga biseda me qytetarët, tek Tirana e Re, qytetarët kanë frikë të votojnë për partinë që preferojnë. Mua më thoshin që do të votojmë për Lëvizjen Bashkë, por të lutem më fike derën, po publikove foton e shtrëngimit të duarve mes nesh. Ka shumë qytetarë që kanë frikë dhe ndjehen të kërqënuar me bizneset ose me vendet e punës që ata kanë.”/abcnews.al

Pse po largohem nga Lëvizja Bashkë…

By: user 4
2 June 2025 at 12:56

Pjesa e parë e këtij shkrimi është një përmbledhje e shkurtër historike e Organizatës Politike, Lëvizjes “Universiteti në Rrezik” dhe Lëvizjes “Për Universitetin” nga këndvështrimi im si aktivist i angazhuar në secilin prej këtyre grupimeve. Ndërsa pjesa e dytë përbën një analizë kritike të asaj që përfaqëson sot Lëvizja Bashkë dhe realitetit kompleks që e rrethon atë.

Organizata Politike (OP)

Në vjeshtën e vitit 2011, unë bashkë me disa shokë dhe shoqe të degës së Shkencave Politike filluam të marrim pjesë në takimet e një grupi të quajtur Organizata Politike. Kjo organizatë ishte një hapësirë ku ne shkuam për të kuptuar më mirë rrethanat politike dhe për të zhvilluar një strategji angazhimi politik jashtë kornizave tradicionale. Në këtë mjedis gjetëm figura të ndryshme si Arlind Qori, Leart Kola, Deni Sanxhaku, Redi Muci, Jani Marka dhe shumë të tjerë, të cilët për disa kohë luajtën një rol në zhvillimin e idesë së organizatës.

Në vitin 2013, pas zgjedhjeve parlamentare, disa prej anëtarëve të Organizatës Politike u larguan, ndërsa të tjerë – si Deni, Jani, Arlindi dhe Redi – vazhduan rrugën e angazhimit politik brenda Organizatës Politike. Nga viti 2011 deri në vitin 2018, kauza studentore ishte i vetmi angazhim politik real i kësaj organizate. Gjatë kësaj periudhe, veprimtaria e saj u përqendrua pothuajse ekskluzivisht në çështjet e arsimit të lartë dhe në ndërmjetësimim e organizimit të studentëve përmes Lëvizjes “Universiteti në Rrezik” dhe Lëvizjes “Për Universitetin”.

Nga “Universiteti në Rrezik” te Lëvizja “Për Universitetin” – një vazhdimësi e të njëjtës rezistencë.
Nga fundi i vitit 2011, në një klimë gjithnjë e më të rënduar për studentët, nisi të marrë formë një revoltë e re brenda ambienteve universitare. Ajo nisi me pakënaqësitë ndaj detyrimit për të dhënë provimin TOEFL dhe kundër stazheve të detyruara dhe të papaguara për disa degë studimi. Pikërisht në këtë kontekst, një grup studentësh të Shkencave Politike nisëm një aksion simbolik duke ngjitur fletë me mbishkrimin “Universiteti në Rrezik” në muret e fakultetit. Ky akt shënoi fillimin e një lëvizjeje që do të shtrihej më tej në fakultete të tjera dhe do të konsolidohej si një organizim studentor me qëllim mbrojtjen e arsimit të lartë publik dhe të drejtave studentore.

“Universiteti në Rrezik” ishte një reagim i parë i artikuluar ndaj tentativave për komercializimin e universitetit. Ajo ndërtoi një frymë solidariteti dhe ndërgjegjësimi mes studentëve, duke krijuar një bërthamë aktivizmi që zgjati deri në vitin 2013. Në mesin e atij viti, për shkak të tensioneve të brendshme dhe debateve mbi drejtimin dhe strategjitë e veprimit, një pjesë e këtij grupi vendosi të rifillojë punën në një formë të re, duke themeluar Lëvizjen “Për Universitetin”.

Kjo lëvizje e re, ndonëse me një emër të ndryshëm, vijoi në të njëjtin drejtim thelbësor si pararendësja e saj: mbrojtjen e arsimit publik dhe ndërtimin e një universiteti si hapësirë demokratike. Me një strategji më të strukturuar dhe me përvoja të grumbulluara nga faza e mëparshme, “Lëvizja për Universitetin” organizoi protesta, aksione simbolike, diskutime publike dhe ndërhyrje të qëndrueshme në jetën akademike. Ajo arriti të krijojë një rrjet aktivistësh dhe të luajë rol kyç në rritjen e ndërgjegjes studentore, duke ushqyer një kulturë rezistence që kulmoi me protestat masive të dhjetorit 2018.

Që nga fillimi, as Lëvizja “Universiteti në Rrezik“ dhe as Lëvizja “Për Universitetin” në fakt nuk funksionuan si entitete të pavarura pavarësisht se roli i Organizatës Politike në fillim ishte vetëm ndërmjetësues. Të dyja u përdorën eventualisht si instrumenta të Organizatës Politike për të shtrirë influencën në fushën e aktivizmit studentor sipas konceptit të Gramshit për shtritjen e hegjemonisë përmes kontrollit ideologjik dhe kulturor, duke formësuar mënyrën e të menduarit dhe vepruarit të grupeve shoqërore. Në këtë kuadër, Organizata Politike i përdori këto lëvizje si mjete për të zgjeruar ndikimin e vet dhe për të konsoliduar pozicionin politik brenda universiteteve dhe mes studentëve. Megjithatë, ky ndikim nuk erdhi pa debate të brendshme. Kontrolli dhe ndikimi i Organizatës Politike brenda këtyre lëvizjeve çuan në mosmarrëveshje mbi drejtimin dhe strategjinë e tyre, të cilat shkaktuan largimin e disa aktivistëve që kritikonin hegjemoninë e organizatës brenda lëvizjes studentore.

Me zbehjen e protestave të mëdha studentore të vitit 2018 Organizata Politike ndali praktikisht çdo aktivitet të organizimit studentor, duke e reduktuar angazhimin në mesazhe por pa veprime konkrete në terren. Fokusin e kaloi te kauza punëtore, duke u përqendruar në ndërtimin e sindikatave në sektorë të vështirë si Bulqiza, Ballshi dhe Call Center-at. Megjithatë, përpjekjet për të ngritur një lëvizje sindikaliste u përballën me sfida të mëdha: kryetarët e sindikatave u pushuan nga puna, ndërsa Organizata Politike nuk dispononte infrastrukturën dhe burimet e nevojshme për t’u ofruar mbrojtje dhe siguri efektive atyre që përballeshin me presionin e punëdhënësve dhe shtetit. Si pasojë, këto goditje dhe mungesa e mbështetjes sollën rrëzimin e sindikatave të ngritura dhe rrugës sindikaliste që u nis, duke shënuar një humbje të rëndë për organizimin punëtor në vend.

Në vitin 2021, Organizata Politike ndërmori për herë të parë një përpjekje të drejtpërdrejtë në zgjedhjet elektorale, duke mbështetur kandidaturën e minatorit Elton Debreshi si i pavarur në Dibër. Ishte një moment simbolik: një punëtor i nëntokës sfidonte sistemin politik nga vetë zemra e një prej rajoneve më të margjinalizuara të vendit. Kandidatura e tij mishëronte aspiratën për të përfaqësuar një politikë tjetër, të dalë nga poshtë, nga vetë njerëzit që përballen përditë me padrejtësinë dhe pasigurinë. Megjithatë, pavarësisht jehonës fillestare dhe përfshirjes së sinqertë të dhjetra aktivistëve, rezultati ishte zhgënjyes. Fushata hasi në kufijtë realë të një strukture pa rrjet mbështetës, pa burime dhe pa infrastrukturë që mund të përballonte makinerinë e partive të mëdha.

Përtej rezultatit konkret, ajo përvojë shënoi një pikë kthese: zbuloi qartë sa i thellë ishte hendeku mes dëshirës për përfaqësim autentik dhe mundësisë reale për të ndërtuar një organizim politik të qëndrueshëm të klasës punëtore. Shpresa për një përfaqësim elektoral të punëtorëve u godit rëndë, duke lënë pas vetes më shumë pyetje sesa përgjigje mbi strategjinë, format dhe rrugës që duhej ndjekur për të ndërtuar një alternativë politike të së majtës reale në Shqipëri. Si pasojë e këtyre zhgënjimeve dhe debateve të brendshme mbi vlefshmërinë e përkushtimit ndaj kauzës punëtore nga ana e Organizata Politike ndodhi edhe largimi i një grupi aktivistësh që nuk ishin dakord me vazhdimin e rrugës sindikaliste të organizatës.

Që nga “Universiteti në Rrezik”, përgjatë viteve të Lëvizjes “Për Universitetin” dhe deri te kthesa sindikaliste e Organizatës Politike, janë larguar dhjetëra figura kyçe — aktivistë që i dhanë identitet, energji dhe drejtim këtyre fazave të ndryshme të angazhimit. Këto largime nuk ishin thjesht pasojë e lodhjes apo kalimit në etapa të reja jetësore të këtyre njerëzve por kryesisht rezultat i përplasjeve të përsëritura mbi drejtimin strategjik, rolin e hegjemonisë në organizim dhe mungesës së një reflektimi të ndershëm kolektiv mbi dështimet dhe kufizimet e akumuluara ndër vite. Shumë prej tyre lanë pas jo vetëm një boshllëk numerik por edhe një zbrazëti të thellë politike e intelektuale. Ky zbrazëtim i vazhdueshëm është dëshmia më e qartë se kriza nuk ka qenë thjesht personale apo kontingjente, por strukturore — një krizë e modeleve të organizimit dhe e kuptimeve të vetë angazhimit politik.

Lëvizja Bashkë – E reja që nuk po lind!

Lëvizja Bashkë u themelua në Dhjetor 2022, në Kongresin e parë ku u formalizua transformimi nga organizatë politike në parti. Në Kongresin e parë dhe të dytë morën pjesë më pak se 200 anëtarë, ndërkohë që shumë prej atyre që punuan me vite për ndërtimin e këtij projekti nuk u përfshinë në këto proçese themeluese. Kjo mungesë përfshirjeje nuk është thjesht një gabim organizativ por reflekton në mendimin tim një problem më të thellë: një distancë mes elitës drejtuese dhe bazës së vërtetë të aktivistëve dhe mbështetësve. Nëse kjo sfidë nuk trajtohet me sinqeritet, Lëvizja Bashkë rrezikon të kthehet në një strukturë tjetër të mbyllur, larg realitetit dhe pa forcën e vërtetë për të sfiduar sistemin politik ekzistues.
Në Lëvizjen Bashkë përgjatë një viti kam mbajtur pozicionin e drejtuesit të diasporës, ku kam pasur përgjegjësinë për organizimin dhe koordinimin e anëtarësisë jashtë vendit. Punën time e kam nisur me një databazë të vogël anëtarësh dhe përmes angazhimit të përditshëm dhe bashkëpunimit me anëtarë të tjerë në diasporë, kjo databazë u zgjerua në mbi 1000 anëtarë deri para zgjedhjeve te 11 Majit. Ky rezultat është arritur përmes një pune sistematike organizative, metodave fleksible të koordinimit si dhe decentralizimit të strukturës, duke marrë si shembull të mirë vetëfunksionimin e bazës organizative në Itali. Falë kontributit te anëtarësisë në diasporë, Lëvizja Bashkë arriti të mbledhë fonde të konsiderueshme por edhe të sigurojë 4346 vota në zgjedhjet e fundit, duke dëshmuar potencialin e madh të angazhimit politik jashtë vendit.
Gjatë nje viti e gjysëm që kam qenë anëtar i Sekretariatit të Lëvizjes Bashkë, kam mbajtur një qëndrim kritik dhe konstruktiv ndaj mënyrës së organizimit të strukturave tona. Kam qenë gjithmonë kërkues në lidhje me përgjegjësinë dhe llogaridhënien brenda partisë, duke theksuar nevojën për transparencë dhe punë konkrete politike. Në çdo mbledhje kam shprehur pakënaqësi të thella për mungesën e rezultateve konkrete dhe për mënyrën si po funksiononin strukturat, duke kërkuar vazhdimisht ndryshime dhe përmirësime që do të mundësonin një performancë më efikase dhe më të përqendruar te puna politike. Qëndrimi im kritik ka synuar gjithnjë që Lëvizja Bashkë të kalonte nga organizimi formal drejtë një force politike me ndikim real në shoqëri.
Një problem thelbësor që ka Sekretariati i Lëvizjes Bashkë është infantiliteti politik dhe amatorizmi organizativ, gjë që ka ndikuar në mënyrë të drejtpërdrejtë në funksionimin e përgjithshëm të partisë. Kjo mungesë pjekurie politike ka krijuar një situatë ku demokracia brenda strukturave tona është kthyer në një “demokraci me kokë poshtë”: struktura formale ekziston vetëm si një fasadë, ndërsa vendimet e rëndësishme merren nga Sekretariati në mënyrë të centralizuar. Për pasojë, kjo ka sjellë një defiçit organizativ të konsiderueshëm dhe një demotivim të dukshëm në radhët e bazës, e cila shpesh nuk ka ndjerë asnjë përfshirje reale në proçeset vendimmarrëse. Kjo dinamikë jo vetëm që ka penguar zhvillimin dhe konsolidimin e organizimit tonë por edhe ka ngritur pikëpyetje tek anëtarët për vlerat demokratike që duhet të na udhëheqin.

Paaftësia jonë për të identifikuar qartë ku dhe si të përqendrojmë burimet dhe njerëzit që kishim në dispozicion gjatë fushatës, krijoi një kaos organizativ që ishte më shumë dëm sesa përfitim. Në vend që strukturat drejtuese të shërbenin si shtylla kryesore të organizimit lokal dhe mobilizimit në terren, ato u reduktuan në thjesht pjesëmarrës pasivë në një numër takimesh pa strategji të qartë dhe pa përgjegjësi konkrete. Kjo situatë çoi në një shpërndarje të pakuptimtë të energjisë dhe burimeve tona, duke dobësuar ndikimin tonë në terren dhe duke krijuar një atmosferë konfuzioni brenda strukturave. Në vend që të ishin motor i ndryshimit dhe grumbullues i votave, drejtuesit u bënë thjesht dëshmitarë të një proçesi që nuk u ndërtua me mendje të qartë dhe strategji të konsoliduar.

Një nga gabimet më të mëdha dhe më të rëndësishme që Lëvizja Bashkë ka bërë dhe që fatkeqësisht nuk është pranuar kurrë si i tillë, është konflikti i pazgjidhur me Adriatik Lapajn. Ky konflikt, i mbajtur i fshehur nën petkun e heshtjes, vazhdon të ketë ndikim negativ në imazhin publik të Lëvizjes Bashkë. Mospërballja me këtë problem dhe mungesa e reflektimit për gabimet e bëra dëshmojnë një papjekuri politike dhe një rezistencë ndaj vetëkritikës së domosdoshme. Për më tepër, edhe pas përfundimit të zgjedhjeve, Lëvizja Bashkë vazhdon të mbajë një qëndrim të ngurtë dhe konfrontues ndaj rivalëve të rinj, duke përforcuar ndarjet dhe duke përcjellë mesazhe që dobësojnë misionin tonë. Ky qëndrim reflekton një mbivendosje të interesave të ngushta partiake mbi nevojën për ndryshim të vërtetë në vend, duke dëshmuar se edhe brenda politikës sonë të brendshme dominon lufta për pozicione dhe egoja, në vend të ndërtimit të një projekti politik serioz dhe transformues.

Në mungesë të strukturave të qëndrueshme dhe të organizuara fushata e Lëvizjes Bashkë në këto zgjedhje u mbështet kryesisht në frymën dhe entuziazmin e anëtarëve. Edhe në këtë drejtim, në vend që të nxirrnim në pah vlerat dhe potencialin tonë, fokusi u vendos tek sulmet ndaj kundërshtarëve politik dhe rivalëve të rinj, duke u përqendruar më shumë tek kritika e të tjerëve dhe jo në ofertën pozitive për ndryshim. Kjo qasje bëri që në thelb ne të terhiqnim në masë të madhe votuesit e mllefosur dhe të pakënaqur, të cilët ishin të gatshëm të votonin kundër sistemit aktual por jo domosdoshmërisht për një vizion konstruktiv dhe të ardhme të qartë. Për më tepër, në këto zgjedhje u provua se Lëvizja Bashkë nuk arriti të bëhej forca që do të “gërryente” Partinë Socialiste apo që do të siguronte një alternativë të fortë politike; ne akoma nuk e dimë me saktësi se kush na votoi dhe përse. Për mua kjo fushatë ishte reflektim i dobësive tona organizative dhe mungesës së një strategjie të thelluar dhe të konsoliduar politike.

Strategjia e Lëvizjes Bashkë për t’u fokusuar pothuajse ekskluzivisht te lista e mbyllur solli në praktikë djegien politike të listës së hapur. Edhe pse formalisht ajo ekzistonte, në realitet nuk u trajtua si pjesë e fushatës: nuk pati as strategji për ta aktivizuar, as komunikim të qëndrueshëm me kandidatët, as përfshirje të tyre në ngjarje apo vendimmarrje. Pjesa dërrmuese e kandidatëve të listës së hapur u lanë në heshtje dhe u injoruan, duke u përjashtuar de facto nga fushata. Vetëm 40-50 kandidatë morën rol aktiv në terren, ndërsa shumica u lanë jashtë një proçesi që duhej të ishte përfshirës dhe mobilizues. Ndërkohë, subjekte të tjera që dogjën vetëm një të tretën e listës arritën të krijojnë një garë të brendshme që i mobilizoi kandidatët për të kërkuar votën dhe për të rritur praninë në komunitet. Ky dështim i Lëvizjes Bashkë për të ndërtuar një strategji reale rreth listës së hapur nuk ishte teknik, por politik — sepse në thelb dërgoi një sinjal për mungesën e besimit ndaj bazës dhe paaftësinë për të ndërtuar një ekip të gjerë përfaqësues.

Kur unë kam propozuar sloganin “E reja po lind” në Këshillin Koordinues, nuk e kam menduar thjesht si një mjet elektoral por si një thirrje politike për lindjen e një epoke të re – një moment që i ftonte të gjitha alternativat që sfidojnë sistemin e vjetër dhe partitë e vjetra ta ndanin bashkë këtë horizont ndryshimi. Slogani synonte të përfshinte, jo të përjashtonte. Por ky slogan hasi në rezistencë nga vetë Lëvizja Bashkë, pikërisht për shkak të një ndjenje të thellë ekskluziviteti që karakterizon këtë forcë politike – një prirje për ta përvetësuar çdo shpresë të re dhe çdo gjuhë ndryshimi vetëm për vete. Kjo u bë e dukshme gjatë fushatës, ku “E reja po lind” u kthye në një pronësi simbolike të Lëvizjes Bashkë dhe jo si një ftesë e hapur për gjithë ata që e sfidojnë rendin aktual. Për mua, “E reja” nuk ka vetëm një emër apo një fytyrë të vetme. Ajo përbëhet nga shumë emra dhe fytyra të ndryshme — të gjithë ata që kërkojnë një ndryshim të vërtetë dhe të thellë në sistemin tonë. “E reja po lind” është thirrje për një epokë të re, ku nuk dominon një subjekt i vetëm, por ku bashkëjetojnë dhe bashkëpunojnë alternativa të shumta që sfidojnë rrënjësisht sistemin e vjetër dhe partitë tradicionale.

Për të gjitha arsyet e mësipërme, dhe duke njohur thellësisht strukturën e Lëvizjes Bashkë, është e qartë për mua se ndryshimi është bërë pothuajse i pamundur. Ata që duhet të ishin të parët në proçesin e reflektimit dhe hapjes, janë pikërisht ata që e mbrojnë më me fanatizëm gjendjen ekzistuese. Kjo ka prodhuar një kulturë mbylljeje, përjashtimi dhe vetëmbrojtjeje, ku çdo kritikë përjetohet si rrezik dhe jo si mundësi politike. Në këtë klimë, ku zëri kritik shtypet dhe ndryshimi sabotohet nga brenda, largimi im nuk është dorëheqje por akt politik kundërshtimi ndaj një strukture që nuk lë më hapësirë për emancipim të brendshëm. Megjithatë, unë do të vazhdoj angazhimin tim politik si një njeri i lirë dhe i pavarur duke qëndruar besnik ndaj idealeve të barazisë, drejtësisë dhe progresit shoqëror.

Në mbyllje dua të falenderoj në mënyrë të veçantë ata 211 njerëz që më besuan votën në këto zgjedhje dhe të gjithë anëtarët e Lëvizjes Bashkë, me të cilët patëm mundësinë të ecim në këtë rrugëtim plot sfida dhe shpresë. Në frymën e këtij përkushtimi të përbashkët, më kujtohen fjalët e Bertolt Brecht-it: “Nuk mjafton që e mira të jetë e mirë, ajo duhet të jetë edhe e fortë.” Kjo është thirrja që na sfidon të mos dorëzohemi, të luftojmë me guxim dhe pasion për një të ardhme ku ndryshimi nuk është vetëm ëndërr por një realitet i pamohueshëm./ Marrë nga Facebook i autorit, Alban Pira aktivist i Lëvizjes Bashkë dhe ish-sekretar për Diasporën

The post Pse po largohem nga Lëvizja Bashkë… appeared first on Lapsi.al.

Llogaria Facebook e Arlind Qorit u bllokua pas “sulmit” me raporte të rreme

20 May 2025 at 12:59

Prej 17 majit profili në rrjetin Facebook i Arlind Qorit, kreu i Lëvizjes Bashkë, e cila fitoi një vend në parlament pas zgjedhjeve të 11 majit dhe 24 mijë e 600 vota në rang vendi, është pezulluar pasi u  sulmua me raportime jo të vërteta se është profil i rremë apo imitues. “Ma kanë kthyer […]

The post Llogaria Facebook e Arlind Qorit u bllokua pas “sulmit” me raporte të rreme appeared first on Reporter.al.

A do ia lësh mandatin Arlind Qorit? Përgjigjet deputeti i Lëvizjes Bashkë: Zgjodhi vetë të mos ishte i pari në listë

19 May 2025 at 21:57
Deputeti i Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi, i pyetur nëse do ia lërë mandatin e tij kryetarit Arlind Qori, është përgjigjur duke thënë se në strukturat e tyre “lista e kandidatëve nuk bëhet me marrëveshje, por nëpërmjet votimit.” Në emisionin “Log.”, ai deklaroi se Qori vendosi vetë të mos ishte i pari në listë. “Ndryshe nga

Media online ‘injoroi’ fushatën e partive të reja në zgjedhjet parlamentare

19 May 2025 at 07:19

Mandatet e kandidatëve në zgjedhjet parlamentare të 11 majit nuk janë certifikuar ende. Megjithatë, sipas rezultateve të deritanishme, në parlamentin e ardhshëm pritet të hyjnë deputetë nga tre parti të reja – Partia “Mundësia”, Lëvizja Bashkë dhe koalicioni Nisma – Shqipëria Bëhet. Së bashku, këto tre grupime politike morën mbi 112 mijë vota brenda vendit, […]

The post Media online ‘injoroi’ fushatën e partive të reja në zgjedhjet parlamentare appeared first on Reporter.al.

A reflekton vota e diasporës mendimin e emigrantëve?

18 May 2025 at 08:05

Vite më parë, forca të ndryshme opozitare kërkuan me ngulm krijimin e sistemit të votimit me postë, gjë që do të sillte në skenën politike shqiptare votat e emigrantëve, të cilët, supozohej, do të votonin të çliruar nga skemat abuzive të partisë së radhës në pushtet. Ndërsa votat e emigrantëve vijojnë të numërohen, fakti është […]

The post A reflekton vota e diasporës mendimin e emigrantëve? appeared first on Reporter.al.

Zgjedhjet parlamentare të 11 majit në foto

16 May 2025 at 14:53

Të dielën e 11 majit, shqiptarët votuan për zgjedhjet parlamentare.  Korridoret e shkollave apo palestrave të përshtatura në qëndra votimi për qytetin e Tiranës ishin të tejmbushura me votues kryesisht gjatë orëve të paradites, pasuar nga një rënie e fluksit të votuesve gjatë orëve të mesditës dhe pasdites. Pavarësisht se fillimisht u duk se pjesëmarrja […]

The post Zgjedhjet parlamentare të 11 majit në foto appeared first on Reporter.al.

“Tirani” Rama do të rrëzohet nga mbipushteti, thotë Arlind Qori

15 May 2025 at 18:40

Duke i konsideruar zgjedhjet e 11 majit “ekstremisht të pabarabarta”, kryetari i Lëvizjes Bashkë dhe deputeti i ardhshëm Redi Muçi deklaruan të enjten në një konferencë për shtyp se beteja e tyre sapo ka filluar dhe se ata kishin bindjen se qytetarët do të gjejnë forcën të kundërshtojnë atë që e cilësuan si klimë frike […]

The post “Tirani” Rama do të rrëzohet nga mbipushteti, thotë Arlind Qori appeared first on Reporter.al.

Fitorja absolute e PS: Më pak vota, më shumë mandate

15 May 2025 at 07:09

Në një situatë që duket se përbën deformim të madh të vullnetit të votuesve, Partia Socialiste e Shqipërisë po siguron 83 mandate parlamentare, ndërsa mori praktikisht 52% të votave. Të 83 mandatet parlamentare përbëjnë 59% të parlamentit dhe diferenca është shkaktuar nga padrejtësitë sistemike të instaluara nga Rama dhe Berisha, fillimisht në një marrëveshje në […]

The post Fitorja absolute e PS: Më pak vota, më shumë mandate appeared first on Reporter.al.

Shqipëria shkon drejt supermaxhorancës socialiste ndërsa mbi 200 mijë vetë mungojnë

12 May 2025 at 07:48

Partia Socialiste e Shqipërisë është rrugës drejt krijimit të maxhorancës më të thellë qeverisëse që vendi ka parë që nga viti 1997 pasi makineria e saj elektorale duket se mposhti opozitën e plakur në disa qarqe duke pothuajse e shpërbërë atë tërësisht. Ndërsa janë numëruar rreth 10% e kutive të numërimit, socialistët kanë fituar nga […]

The post Shqipëria shkon drejt supermaxhorancës socialiste ndërsa mbi 200 mijë vetë mungojnë appeared first on Reporter.al.

Shqipëria voton me sytë nga diaspora dhe partitë e reja

11 May 2025 at 06:37

Të dielën në mengjes qendrat e votimit u hapën anembanë vendit, ndërsa qytetarët shqiptarë pritet t’i drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur 140 deputetët e Kuvendit të Shqipërisë. Në garë për 140 ulëset e Kuvendit janë 2046 kandidatë, nga të cilët 1259 burra (61.53%) dhe 787 gra (38.47%) në listat e 11 subjekteve zgjedhore […]

The post Shqipëria voton me sytë nga diaspora dhe partitë e reja appeared first on Reporter.al.

Profilet në Facebook nga Vietnami përmbytin intervistën e Ramës në Opinion

10 May 2025 at 11:45

Qindra komentues, në dukje nga Vietnami u angazhuan të ndiqnin live intervistën e kryeministrit Edi Rama dhe stafit të tij të premten në Opinion të gazetarit Blendi Fevziu, ndërsa komentuan thuajse në mënyrë automatike mesazhe në dukje në favor të “Lëvizjes Bashkë”. “Nëse doni ndryshim dhe jeni me të majtën e vërtetë, votoni numrin 2, […]

The post Profilet në Facebook nga Vietnami përmbytin intervistën e Ramës në Opinion appeared first on Reporter.al.

Lista të hapura, dyer të mbyllura: Në Tiranë politika nuk ngjall shpresë

9 May 2025 at 08:35

Djaloshi, ndoshta 26 vjeç, i mban syzet e diellit të ulura mbi hundë dhe e përkul lehtë kokën, sikur përpiqet të më dëgjojë më qartë. Për disa minuta nuk thotë asgjë – vetëm tund kokën në shenjë pohimi, kur e pyes nëse ka votuar më parë, nëse jeton në Tiranë dhe nëse e kanë kontaktuar […]

The post Lista të hapura, dyer të mbyllura: Në Tiranë politika nuk ngjall shpresë appeared first on Reporter.al.

A do ta çoni vendin në zgjedhje të parakohshme nëse varet nga ju? Përgjigjet Qori

By: Besnik
7 May 2025 at 21:48

I ftuar në emisionin “NOW me Erla Mëhillin” ishte kryetari i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori, i cili foli për programin elektoral të partisë së tij për zgjedhjet e 11 majit.

Qori deklaroi se thelbi i çdo politike dhe programi është ndershmëria ndërsa u shpreh se Lëvizja Bashkë nuk bën aleanca me parti të korruptuara që, sipas tij, kanë vjedhur shqiptarët.

“Nuk duam të bëhemi pis ose të mashtrojmë e tradhtojmë zgjedhësit. Për më tepër, nuk mund të qeverisësh mirë kur ke partnerë njerëz të korruptuar,” tha ai.

I pyetur nga drejtuesja e emisionit, Erla Mëhilli, se nëse Rama nuk arrin të fitojë 71 mandate, a do të veprojë njësoj si Adriatik Lapaj, i cili ka deklaruar se do ta çojë vendin në zgjedhje të parakohshme, Qori u përgjigj prerë: “Asnjë nga deputetët e Lëvizjes Bashkë nuk blihet.”

“Nëse nuk ka shumicë qeverisëse, ka disa opsione. Ai që del i pari, gjëja e parë që do të bëjë është të dalë për të blerë vota. Por e sigurt është se nuk ka për të blerë asnjë nga deputetët e Lëvizjes Bashkë. Këtë nuk mund ta thotë asnjë parti tjetër, përveç nesh. Ne e kemi të konfirmuar seriozitetin dhe ndershmërinë. I qëndrojmë fjalës sonë. Dy vjet më parë, në televizionin tuaj, thashë që nuk do isha i pari në listën e Tiranës dhe i qëndrova këtij premtimi,” u shpreh Qori.

Ai theksoi se Lëvizja Bashkë kërkon maksimumin e votave dhe është e gatshme për të qeverisur vendin ndërsa i pyetur se çfarë përkatësie politike kanë mbështetësit e tij, Qori u përgjigj se ata janë nga të gjitha shtresat dhe përkatësitë politike.

LEXONI GJITHASHTU:

The post A do ta çoni vendin në zgjedhje të parakohshme nëse varet nga ju? Përgjigjet Qori appeared first on Euronews Albania.

Në Durrës, investimet për turizmin nxisin akuza për përfitime elektorale

7 May 2025 at 10:10

Pak ditë pas nisjes zyrtare të fushatës për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, kryeministri Edi Rama ndaloi në shëtitoren “Taulantia” përgjatë vijës bregdetare të qytetit për të inauguruar një tjetër projekt rehabilitimi. I shoqëruar nga kryebashkiakja Emiriana Sako, Rama prezantoi punimet si pjesë e një strategjie për të forcuar turizmin lokal dhe gjallëruar jetën e […]

The post Në Durrës, investimet për turizmin nxisin akuza për përfitime elektorale appeared first on Reporter.al.

❌
❌