Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Zhdukja e Pëllumb Toçit në Elbasan/ Gjendet qeni i humbur, por ende asnjë gjurmë nga 56-vjeçari

14 August 2025 at 22:01

Vijojnë ende kërkimet për gjetjen e 56-vjeçarit Pëllumb Toçi, nga fshati Pashtresh, i njësisë administrative Gjinar në Elbasan. Sipas familjarëve, ai kishte dalë për të kërkuar qenin që i ruante bagëtitë, pasi i kishte humbur në mal, por nuk u kthye më. Familjarët apeluan për ndihmë në Policinë e Elbasanit për gjetjen e 56-vjeçarit. Burime […]

The post Zhdukja e Pëllumb Toçit në Elbasan/ Gjendet qeni i humbur, por ende asnjë gjurmë nga 56-vjeçari appeared first on BoldNews.al.

Zbulohen mbetje mortore në Vushtrri, dyshohet se i përkasin një personi nga lista e të zhdukurve

8 August 2025 at 13:40

Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur ka njoftuar se në Vushtrri kanë gjetur mbetje mortore, e që potencialisht i përkasin një personi nga lista e personave të zhdukur.

Në njoftim thuhet ky lokacion është identifikuar në bashkëpunim me shoqatat e familjarëve të personave të zhdukur, transmeton Telegrafi.

“Sot, gjatë gërmimeve të realizuara në një lokacion të ri në Vushtrri, janë gjetur mbetje mortore që potencialisht i përkasin një personi nga lista e personave të zhdukur. Ky lokacion është identifikuar në bashkëpunim me shoqatat e familjarëve të personave të zhdukur, konkretisht Shoqata ‘Martirët e Lirisë’ nga Vushtrria. Gërmimet janë zhvilluar nga Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur, në koordinim me Institutin e Mjekësisë Ligjore dhe Policinë e Kosovës”, thuhet në njoftim.

Tutje, thuhet se Komisioni do t’iu njoftojë për identifikimin pas pranimit të raportit të ADN, nga Komisioni Ndërkombëtar për Persona të Zhdukur. /Telegrafi/

The post Zbulohen mbetje mortore në Vushtrri, dyshohet se i përkasin një personi nga lista e të zhdukurve appeared first on Telegrafi.

Mbi 100 persona të zhdukur dhe të paktën një i vdekur pas përmbytjeve katastrofike në Indinë veriore

By: Rovena
6 August 2025 at 08:32

Më shumë se 100 persona rezultojnë të zhdukur dhe të paktën një ka humbur jetën pas një shpërthimi reshjesh (cloudburst) që shkaktoi përmbytje të mëdha në shtetin verior indian të Uttarakhand.

Operacionet e kërkim-shpëtimit po vijojnë në distriktin Uttarkashi, pasi një valë masive uji zbret nga malet dhe përmbyti fshatin Dharali të martën, duke zhytur rrugë dhe ndërtesa nën ujë.

Ekipet e ushtrisë janë vendosur në Dharali që prej ditës së martë, ndërsa forcat e tjera të emergjencës dhe zyrtarët lokalë nuk kanë mundur të hyjnë në zonë për shkak të dëmtimit të rrugëve dhe reshjeve të dendura.

Prej disa javësh, shteti malor i Uttarakhand është përballur me reshje të rrëmbyeshme. Veçanërisht i prekur ka qenë distrikti Uttarkashi, ku ndodhet edhe fshati Dharali, me përmbytje të raportuara në disa zona.

Sipas Kryeministrit të Uttarakhand-it, Pushkar Singh Dhami, rreth 130 persona janë shpëtuar deri më tani në këtë distrikt.

Ngjarja ndodhi të martën rreth orës 13:30 me orën lokale (08:00 GMT), kur reshjet ekstreme bënë që lumi Kheerganga të fryhej ndjeshëm, duke sjellë sasi të mëdha uji dhe balte në terrenin kodrinor.

Dharali është një destinacion turistik i njohur gjatë verës, dhe ndodhet rreth 2 km larg bazës së madhe ushtarake në Harsil. Në zonë ndodhet edhe një kamp i forcave paraushtarake të Policisë Kufitare Indo-Tibetiane (ITBP).

Zyrtarët njoftojnë se të paktën 10 ushtarë të stacionuar në bazën e Harsil-it rezultojnë të zhdukur.

Operacionet e shpëtimit po përparojnë me vështirësi për shkak të sasisë së madhe të baltës dhe rrënojave. Reshjet e dendura, të cilat kanë vijuar edhe të mërkurën, po e vështirësojnë më tej ndërhyrjen e ekipeve të emergjencës.

Shumë segmente të autostradës kryesore janë mbyllur, pasi janë dëmtuar rëndë nga shirat. Rrugët në distriktin Uttarkashi paraqesin çarje të thella dhe të rrezikshme.

Disa ekipe të Forcave Kombëtare dhe Shtetërore të Reagimit ndaj Katastrofave, të vendosura në Gangotri rreth 18 km larg Dharali janë në terren që prej pasdites së së martës, por autoritetet nuk kanë mundur të lidhen me ta për shkak të mungesës së sinjalit dhe ndërprerjeve të gjata të energjisë elektrike.

Departamenti Indian i Motit ka paralajmëruar për reshje të mëtejshme në ditët në vijim dhe u ka bërë thirrje qytetarëve të shmangin udhëtimet në zonat e rrezikuara nga rrëshqitjet e dheut. Në disa zona, shkollat janë mbyllur për arsye sigurie.

Një pjesë e lumit Bhagirathi – që më poshtë shndërrohet në lumin e shenjtë Gang është bllokuar nga balta, duke krijuar një liqen artificial që ka përmbytur zona të gjera, përfshirë edhe një helikopterpad të qeverisë.

Zyrtarët paralajmërojnë se nëse ky ujë nuk largohet në kohë, mund të rrezikojë seriozisht vendbanimet më poshtë në rrjedhën e lumit.

Autoritetet kishin lëshuar disa paralajmërime për reshje gjatë ditëve të fundit, duke i këshilluar turistët të shmangnin udhëtimin drejt kësaj zone.

Dharali, i cili është një ndalesë e rëndësishme verore në itinerarin pelegrinazh Char Dham Yatra, zakonisht vizitohet më pak gjatë sezonit të shirave. Kjo dhe paralajmërimet e hershme besohet se kanë shmangur një tragjedi edhe më të madhe.

Shteti i Uttarakhand-it, i vendosur në Himalajet perëndimore, është i njohur për ndjeshmërinë e lartë ndaj përmbytjeve të rrufeshme dhe rrëshqitjeve të dheut.

Në vitin 2021, mbi 200 persona humbën jetën si pasojë e përmbytjeve të shkaktuara nga një shpërthim reshjesh.

Një ndër fatkeqësitë më të mëdha që ka goditur këtë shtet ndodhi në vitin 2013, kur përmbytje dhe rrëshqitje masive shkatërruan fshatra të tëra, veçanërisht në qytetin e Kedarnath-it, i frekuentuar nga pelegrinët hindu. Mijëra persona u morën nga uji, ndërsa shumë trupa nuk u gjetën kurrë./abcnews.al

Karamuço: Nga zbërthimi i “Matrix” do të zbardhet fati i Ervis Martinajt dhe Talo Çelës

15 July 2025 at 21:26

Profesori i kriminologjisë, Ervin Karamuço deklaron se me zbërthimin e komunikimeve të aplikacionit “Matrix” do të zbardhen shumë ngjarje kriminale dhe të pazbardhura, të cilat po hetohen edhe sot, por që ende nuk janë sqaruar. I ftuar në Euronews Albania, Karamuço tha se është i bindur se me zbardhjen e këtyre komunikimeve do të dalë […]

The post Karamuço: Nga zbërthimi i “Matrix” do të zbardhet fati i Ervis Martinajt dhe Talo Çelës appeared first on BoldNews.al.

Të paktën 161 persona ende të zhdukur në Texas, pas përmbytjeve shkatërruese

By: Rovena
9 July 2025 at 07:28

Të paktën 161 persona rezultojnë ende të zhdukur në Kerr County, Texas, katër ditë pas përmbytjeve të papritura dhe shkatërruese që goditën pjesë të shtetit javën e kaluar. Lajmin e bëri të ditur guvernatori i Teksasit, Greg Abbott, duke shtuar se shpresat për të gjetur të mbijetuar po veniten.

Mes të zhdukurve janë edhe pesë kampsa dhe një këshilltare nga kampi veror i vajzave “Camp Mystic”, një kamp i krishterë që ndodhet buzë lumit Guadalupe.

Guvernatori Abbott konfirmoi se të paktën 109 persona kanë humbur jetën si pasojë e katastrofës, 94 prej të cilëve vetëm në zonën e Kerrville.

Përpjekjet për kërkim-shpëtim vijojnë

Në një konferencë për shtyp të mbajtur të martën, Abbott deklaroi se ekipet e emergjencës nuk do të ndalojnë derisa të llogariten të gjithë të zhdukurit. Ai shtoi se lista e personave të zhdukur mund të zgjerohet në ditët në vijim dhe u bëri thirrje qytetarëve të raportojnë çdo person të paidentifikuar.

Gjenerali Thomas Suelzer nga Garda Kombëtare e Teksasit tha se në operacionet e kërkim-shpëtimit po angazhohen helikopterë Chinook dhe Black Hawk me pajisje ngritëse, përfshirë 13 helikopterë Black Hawk – katër prej të cilëve kanë ardhur nga Arkansas. Po ashtu, po përdoren edhe dronë të tipit Reaper.

Në operacione janë përfshirë mbi 250 punonjës të agjencive të ndryshme, përfshirë Patrullën Kufitare, FBI-në dhe Gardën Kombëtare.

Një nga vullnetarët e përfshirë në kërkime, i quajtur Tim, tha për BBC se “nuk kishte parë kurrë më parë një shkallë të tillë shkatërrimi”. Një tjetër vullnetar, Justin, e krahasoi situatën me “përpjekjen për të gjetur një gjilpërë në kashtë”.

“Ka një gjurmë shkatërrimi që shtrihet për milje, dhe nuk ka mjaftueshëm qen për kërkime në të gjithë zonën”, tha ai. “Makineritë e rënda mezi mund të qasen. Shumë po punojnë me mjete dore – madje edhe me duar – por mezi po arrijnë të bëjnë diçka”.

Kritika për paralajmërimet e vonuara

Janë ngritur pikëpyetje nëse autoritetet kanë dhënë paralajmërime të mjaftueshme për përmbytjen dhe pse nuk u evakuuan banorët më herët. Abbott tha se një paralajmërim për stuhi ishte lëshuar, por askush nuk kishte parashikuar shkallën e jashtëzakonshme të përmbytjes, duke e përshkruar atë si një “mur uji 30 metra të lartë”.

Në një përgjigje për ata që kërkonin përgjegjësi për numrin e lartë të viktimave, ai tha se “kjo është një fjalë që e përdorin humbësit”, duke përdorur një krahasim me sportin: “Skuadrat kampione nuk kërkojnë fajtorë”.

Përmbytjet godasin edhe New Mexico-n

Edhe shteti i New Mexico-s po përjeton një emergjencë përmbytjeje, me Shërbimin Kombëtar të Motit që lëshoi paralajmërim të martën mbrëma për banorët e Ruidoso-s. Uji në lumin Rio Ruidoso arriti deri në 4.5 metra, ndërsa shumë shtëpi u përmbytën dhe disa njerëz rezultojnë ende të zhdukur. Sipas CBS, niveli i ujit ra rreth dy orë më vonë, por operacionet e shpëtimit vazhduan me varka të posaçme.

Jetët e humbura dhe dëmet materiale

Ndër viktimat e konfirmuara janë edhe 27 vajza dhe staf i kampit “Camp Mystic”. Ata që kanë mbijetuar po përpiqen tani të rindërtojnë jetën e tyre.

Justin Brown, një banor prej më shumë se 25 vitesh në parkun e karavanëve Blue Oak pranë lumit Guadalupe, rrëfen se para një jave jetonte aty me dy vajzat e tij të vogla dhe qenin. Shtëpia e tij lëvizëse u shkatërrua plotësisht nga përmbytja.

“Zoti na ndihmoi që pothuajse të gjithë të evakuoheshin në kohë,” tha ai për BBC, duke falënderuar pronarin e parkut dhe ekipet e emergjencës për reagimin e shpejtë. Ai shpreson të rikthehet dhe të rindërtojë sa më shpejt që të jetë e mundur.

Vizita e Presidentit Trump

Presidenti Donald Trump dhe Zonja e Parë Melania Trump pritet të vizitojnë zonat e goditura nga përmbytjet të premten, për të takuar të mbijetuarit dhe autoritetet lokale./abcnews.al

Shoku i “Sanços” prej dy javësh i zhdukur, babai: Kam 17 ditë pa gjumë, herën e fundit u pa në Sukth

2 July 2025 at 15:55

30-vjeçari Eraldo Muçi, nga fshati Bylysh i Memaliajr, prej rreth dy javësh rezulton i zhdukur teksa ende nuk ka asnjë gjurmë prej tij. Babai i tij ka bërë një kallëzim në stacionin e Policisë së Memaliajt më 24 Qershor, ku ka kërkuar ndihmën e uniformave blu për gjetjen e të birit. Ai u ka thënë […]

The post Shoku i “Sanços” prej dy javësh i zhdukur, babai: Kam 17 ditë pa gjumë, herën e fundit u pa në Sukth appeared first on BoldNews.al.

Mbyllet në tragjedi zhdukja e 77-vjeçarit/ Gjendet i pajetë pas më shumë se 3-javësh

29 June 2025 at 13:03

Sipas informacioneve paraprake, bëhet fjalë për shtetasin N. M., i cili ishte larguar nga banesa që më datë 6 qershor. Ishte bashkëshortja e tij ajo që kishte kallëzuar zhdukjen në polici, duke alarmuar për mungesën e tij.

Ngjarja e rëndë është regjistruar sot në Pogradec, ku është gjetur i pajetë një 77-vjeçar që ishte raportuar i zhdukur prej më shumë se tre javësh. Trupi i të moshuarit është gjetur pa shenja jete këtë të enjte në fshatin Piskupat.

Policia është nisur drejt vendit të ngjarjes dhe aktualisht po punon për të sqaruar rrethanat e vdekjes. Ende nuk dihen shkaqet e sakta të ndarjes nga jeta të 77-vjeçarit, ndërsa priten rezultatet e ekspertizës mjeko-ligjore dhe të hetimeve paraprake.

The post Mbyllet në tragjedi zhdukja e 77-vjeçarit/ Gjendet i pajetë pas më shumë se 3-javësh appeared first on Sot News | Lajme.

I zhdukur prej tre javësh, gjendet i pajetë i moshuari në Pogradec

By: Ardit
29 June 2025 at 12:58

Një 77-vjeçar që ishte shpallur i zhdukur, është gjetur i pajetë në fshatin Piskupat të Pogradecit. Shtetasi N. M., 77 vjeç, ishte larguar nga banesa më datë 6 qershor, ndërsa ka qenë bashkëshortja e tij që ka kallëzuar rastin në polici, duke njoftuar për zhdukjen e të moshuarit. Trupi i pajetë i 77-vjeçarit u gjet […]

The post I zhdukur prej tre javësh, gjendet i pajetë i moshuari në Pogradec appeared first on BoldNews.al.

Raportohet për një person të zhdukur në Ferizaj

13 June 2025 at 11:32

Policia e Kosovës në rajonin e Ferizajt, ka njoftuar se është paraqitur një grua, e cila ka raportuar se dy ditë më parë bashkëshorti i saj, A. A, 72 vjeç,  kishte dalë nga shtëpia dhe që nga ajo kohë nuk është kthyer më.

Telegrafi ka kontaktuar me zëdhënësin e Policisë në Ferizaj, Kanun Veseli, i cili e ka konfirmuar rastin dhe ka thënë se në momentin kur ishte larguar nga shtëpia 72 vjeçari, kishte të veshura pantallona të shkurtra, mbante syze dhe kapelë.

“Sipas të dhënave që kemi,72 vjeçari është i gjatë rreth 170 cm, është tullac dhe ka mjekër të bardhë. Lidhur me rastin janë njoftuar hetimet rajonale dhe në konsultim me prokurorin e shtetit, është iniciuar një shënim zyrtar dhe policia i ka nisur kërkimet”, ka thënë Veseli./Telegrafi/

The post Raportohet për një person të zhdukur në Ferizaj appeared first on Telegrafi.

Raportohet një person i zhdukur në Pejë, policia nis hetimet

12 June 2025 at 09:54

Një person është raportuar i zhdukur në Pejë. Rasti është paraqitur nga një qytetar (ankues mashkull kosovar), i cili ka raportuar mungesën e një viktime, gjithashtu mashkull kosovar.

Policia e Kosovës ka ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore.

Sipas burimeve zyrtare, në konsultim me prokurorin kompetent, rasti është iniciuar si “Person i zhdukur” dhe hetimet janë në proces./Telegrafi/

The post Raportohet një person i zhdukur në Pejë, policia nis hetimet appeared first on Telegrafi.

Aksidenti në Bulqizë/ Policia: Shoferi që u gjet në mjeti ishte shpallur i zhdukur, dërgohet tek Trauma

6 June 2025 at 19:45

Policia e Dibrës ka dalë me një komunikatë për mediat në lidhje me aksidentit e regjistruar pasditen e sotme në “Rrugën e Arbrit”, në vendin e quajtur Ura e Çerenecit, pranë rreth rrotullimit të Shupenzës, Autoritetet raportojnë se auomjeti i përmbysur pranë një përrroi ishte konstatuar nga kalimtarë të rastit, të cilët njoftuan më pas […]

The post Aksidenti në Bulqizë/ Policia: Shoferi që u gjet në mjeti ishte shpallur i zhdukur, dërgohet tek Trauma appeared first on BoldNews.al.

12 fëmijë të zhdukur, shoqëria civile: Duhet sistemi ”AMBER”

By: lindita
24 May 2025 at 14:00

Dita Ndërkombëtare për Fëmijët e Humbur që është me 25 maj, dje nën moton ”Mos na harroni”, Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri organizoi një aktivitet simbolik përpara kryeministrisë Që nga ‘91 e deri më sot, 12 fëmijë vazhdojnë të jenë të zhdukur, pavarësisht përpjekjeve të vazhdueshme të familjarëve dhe autoriteteve. Ndërsa sipas të dhënave të Qendrës, çdo vit në vendin…

Source

Gjendet gruaja e cila ishte raportuar e zhdukur ditë më parë në Gjilan

19 May 2025 at 11:40

Një grua e cila ishte raportuar e zhdukur ditë më parë, tashmë është gjetur.

Gruaja ishte raportuar e zhdukur që nga data 12.05.2025, ndërsa burimet e Telegrafit bëjnë të ditur se personi është i mitur.

Ndërsa, për zhdukjen e saj patën bërë të ditur Policia në Gjilan, duke theksuar se autoritetet policore ishin në kërkim të saj.

Ndryshe, e mitura është në gjendje të mirë shëndetësore. /Telegrafi/

The post Gjendet gruaja e cila ishte raportuar e zhdukur ditë më parë në Gjilan appeared first on Telegrafi.

Rrëshqitja e dheut në Klos/ Gjenden disa rroba që dyshohet se i përkasin 29-vjeçarit të humbur pak ditë më parë

7 May 2025 at 17:55

Kërkimet për gjetjen e Ardit Beshirit, 29-vjeçari që u rrëmbye nga rrjedha e ujit bashkë me mjetin eskavator gjatë punës në një stog minerali në zonën e Qafë Burrelit në Klos, vijojnë pa ndërprerje.

Në operacionin e kërkim-shpëtimit janë përfshirë edhe ekipe nga Forcat e Sigurisë së Kosovës, të cilat janë bashkuar këtë të mërkurë me forcat vendase pranë vendit të ngjarjes. Deri tani janë gjetur disa shenja rrobash, që dyshohet t’i përkasin 29-vjeçarit, si dhe mbetje të mjetit eskavator.

Ngjarja ndodhi të shtunën, më 3 maj, kur një nga rezervuaret e filtrimit të ujit në zonë pësoi çarje, duke shkaktuar një rrjedhë të fuqishme që përfshiu Beshirin dhe mjetin me të cilin ai po punonte.

Kërkimet po kryhen me mjete të rënda dhe me pajisje të specializuara për detektimin e trupave nën tokë. Në zonën ku janë gjetur rrobat është vendosur një perimetër sigurie dhe po punohet me kujdes për heqjen e dheut në rast se nën të gjendet trupi i pajetë i të riut.

Operacioni i kërkimit është shtrirë në gjithë gjatësinë e luginës, nga fabrika e përpunimit të kromit deri në zonat fundore të rrjedhës së ujit, dhe pritet të vijojë pa ndërprerje derisa të ketë rezultate.

The post Rrëshqitja e dheut në Klos/ Gjenden disa rroba që dyshohet se i përkasin 29-vjeçarit të humbur pak ditë më parë appeared first on Sot News | Lajme.

Rrëshqitja masive e dheut në Klos, vijon operacioni për gjetjen e punonjësit të zhdukur

6 May 2025 at 15:30

Ngjarja e rëndë në ambientet e fabrikës së përpunimit të kromit ku ka ndodhur rrëshqitje masive dheu ka përfshirë një mjet tip ekskavator dhe ka mbuluar një punonjës të kompanisë që operon në shfrytëzimin e mineraleve në këtë zonë. Menjëherë pas ngjarjes, janë angazhuar forca të shumta në përpjekje për të gjetur dhe nxjerrë trupin e punonjësit të zhdukur. Në operacionin kompleks janë përfshirë:

Shërbimi i Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi i bashkisë Klos, Forcat e Policisë, Punonjës të Autoritetit Kombëtar për Sigurinë dhe Emergjencat në Miniera (AKSEM), Ekip mjekësor me autoambulancë, Forca vullnetare nga komuniteti, Efektivë të Forcave të Armatosura me pajisje për detektimin e metaleve, Punonjës të Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore.

Rrëshqitja e ndodhur përfshin një masë të konsiderueshme dheu, me përmasa të vlerësuara rreth 500 metra gjatësi, 20 metra gjerësi dhe mbi 4 metra thellësi. Terreni në zonën e prekur mbetet i paqëndrueshëm, çka ka sjellë vështirësi të mëdha në ndërhyrjen me mjete të tjera të rënda, për shkak të rrezikut të rrëshqitjeve të mëtejshme. Për këtë arsye, ndërhyrjet po kryhen me kujdes ekstrem, për të shmangur çdo rrezik shtesë për forcat e angazhuara në operacion.

Megjithatë, aktualisht në një pjesë të luginës është bërë e mundur ndërhyrja me ekskavatorë dhe mjete të tjera ndihmëse. Pavarësisht përpjekjeve të pandërprera, deri në këto momente nuk është bërë e mundur lokalizimi apo nxjerrja e trupit të punonjësit të ekskavatorit. Operacioni i kërkimit nën vijon me përkushtim maksimal, duke respektuar të gjitha protokollet e sigurisë dhe në bashkëpunim të ngushtë mes institucioneve përkatëse.

The post Rrëshqitja masive e dheut në Klos, vijon operacioni për gjetjen e punonjësit të zhdukur appeared first on Sot News | Lajme.

Gruaja e zhdukur prej 63 vitesh gjendet e gjallë

5 May 2025 at 19:56

Një grua e cila rezultonte e zhdukur për gati 63 vjet është gjetur e gjallë dhe shëndoshë e mirë pasi u shqyrtua rasti i zhdukjes së saj, tha policia në shtetin amerikan të Wisconsin.

Audrey Backeberg ishte 20 vjeçe kur u zhduk nga shtëpia e saj në qytetin e vogël të Reedsburg më 7 korrik 1962, shkruan BBC.

Në një deklaratë, Sherifi i Qarkut, Sauk Chip Meister tha se zhdukja e zonjës Backeberg “ishte me zgjedhjen e saj dhe jo rezultat i ndonjë aktiviteti kriminal”.

Sherifi tha se ajo jetonte jashtë Wisconsin, por nuk dha detaje të mëtejshme.

Sipas organizatës jofitimprurëse Wisconsin Missing Persons Advocacy, znj. Backeberg ishte e martuar dhe kishte dy fëmijë kur u zhduk.

Grupi tha se disa ditë para se të zhdukej, znj. Backeberg, tani 82 vjeç, kishte ngritur një padi penale kundër bashkëshortit të saj, me të cilin ishte martuar në moshën 15 vjeç, duke pretenduar se ai e kishte rrahur dhe kërcënuar se do ta vriste.

Ditën që u zhduk, ajo doli nga shtëpia për të marrë pagën nga fabrika e leshit ku punonte.

Dadoja 14-vjeçare e çiftit i tha policisë se ajo dhe znj. Backeberg më pas udhëtuan me autostop për në Madison, kryeqytetin e shtetit të Wisconsin, dhe prej andej morën një autobus për në Indianapolis, Indiana, rreth 480 km larg.

Dadoja më pas u bë nervoze dhe donte të kthehej në shtëpi, por znj. Backeberg refuzoi dhe u pa për herë të fundit duke u larguar nga stacioni i autobusit.

Detektivi që zgjidhi çështjen, Isaac Hanson, i tha stacionit lokal të lajmeve WISN se një llogari online e prejardhjes që i përkiste motrës së znj. Backeberg ishte thelbësore për të ndihmuar në gjetjen e gruas së zhdukur.

Detektivi Hanson tha se kontaktoi sherifët lokalë ku jeton tani znj. Backeberg dhe foli me të në telefon për 45 minuta.

“Mendoj se ajo thjesht u ërhoq dhe, e dini, hoqi dorë nga gjërat dhe në një farë mënyre bëri gjënë e saj dhe jetoi jetën e saj”, tha ai për WISN. “Ajo dukej e lumtur. E sigurt në vendimin e saj. Nuk pendohet”.

 

LEXONI GJITHASHTU:

The post Gruaja e zhdukur prej 63 vitesh gjendet e gjallë appeared first on Euronews Albania.

30-vjeçari nga Mallakastra prej 6 ditësh i zhdukur, shkoi të paguante traktoristi e s’u kthye më

5 May 2025 at 17:40

30-vjeçari nga fshati Hekal i Mallakastrës, Muhamet Caushaj, rezulton i zhdukur prej 6 ditësh, pasi ka humbur kontaktet me familjarët që prej mëngjesit të së mërkurës (30 Prill). Njerka e tij, Shkëndi Caushaj, tregon për mediat se i riu mëngjesin e asaj dite shkoi për t`i paguar një shumë parash një bashkëfshatari për kryerjen e […]

The post 30-vjeçari nga Mallakastra prej 6 ditësh i zhdukur, shkoi të paguante traktoristi e s’u kthye më appeared first on BoldNews.al.

Gjendet pas 63 vitesh gruaja e zhdukur në SHBA/ Policia: Është gjallë e mirë

By: user 6
4 May 2025 at 20:14

Një grua amerikane nga Wisconsin, e zhdukur prej gati 63 vitesh është gjetur “gjallë dhe mirë” pas një rishqyrtimi të çështjes së saj. Audrey Backeberg ishte 20 vjeçe kur u zhduk nga shtëpia e saj në qytetin e vogël të Reedsburg më 7 korrik 1962.

Në një deklaratë, Sherifi i Qarkut Sauk, Chip Meister, tha se zhdukja e Backeberg “ishte me zgjedhjen e saj dhe jo rezultat i ndonjë aktiviteti kriminal apo veprimi të palejuar”. Sherifi tha se ajo jetonte jashtë Wisconsin, por nuk dha detaje të mëtejshme.

Sipas shoqatës “Wisconsin Missing Persons Advocacy”, një grup jofitimprurës, Backeberg ishte e martuar dhe kishte dy fëmijë në momentin që u zhduk. Shoqata tha se disa ditë para se të zhdukej, Backeberg, tani 82 vjeç, kishte ngritur një padi penale kundër burrit të saj, me të cilin ishte martuar që në moshën 15 vjeçe, duke pretenduar se ai e kishte rrahur dhe e kishte kërcënuar ta vriste.

Ditën që u zhduk, ajo doli nga shtëpia për të marrë pagën e saj në fabrikën e leshit ku punonte. Dadoja 14-vjeçare e çiftit i tha policisë se ajo dhe zonja Backeberg udhëtuan me autostop për në Madison, kryeqytetin e shtetit të Wisconsin dhe prej andej morën një autobus për në Indianapolis të Indianas, rreth 480 km larg.

Dadoja më pas u bë nervoze dhe donte të kthehej në shtëpi, por Backeberg refuzoi të kthehej dhe u pa për herë të fundit duke u larguar nga stacioni i autobusit. Zyra e Sherifit tha se hetuesit ndoqën pista të shumta në këtë rast, por ato nuk kishin gjetur dot zgjidhje derisa u kryh një shqyrtim gjithëpërfshirës i dosjeve të vjetra të çështjes në fillim të këtij viti.

Detektivi që zgjidhi rastin, Isaac Hanson, i tha stacionit lokal të lajmeve WISN se një llogari online që i përkiste motrës së Backeberg ishte thelbësore për të ndihmuar në gjetjen e gruas së zhdukur. Detektivi Hanson tha se kontaktoi sherifët lokalë ku jeton tani Backeberg dhe foli me të në telefon për 45 minuta.

“Mendoj se ajo thjesht u largua dhe, e dini, hoqi dorë nga gjërat dhe në një farë mënyre bëri gjënë e saj dhe jetoi jetën e saj. Ajo dukej e lumtur. E sigurt në vendimin e saj. Nuk është penduar” – tha ai. ©LAPSI.al

The post Gjendet pas 63 vitesh gruaja e zhdukur në SHBA/ Policia: Është gjallë e mirë appeared first on Lapsi.al.

Sot rivarrosen mbetjet mortore të 10 viktimave të luftës nga masakra e Kralanit

4 April 2025 at 11:38

Mbetjet mortore (eshtrat) e 10 viktimave të luftës që ishin në Listën e Personave të Zhdukur, të identifikuar së fundmi nga mbetjet mortore të zhvarrosura nga varreza masive në Bishtazhin, do të rivarrosen sot , sipas kërkesave të familjarëve, më 4 Prill 2025, në përvjetorin e Masakrës së Kralanit.

Pas Mbledhje komemorative të organizuar dje në Komunën e Malishevës, ceremonitë e rivarrimit të organizuara nga komunat përkatëse, më përkrahjen e Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës, do të organizohen sot më 4 prill 2025.

Në njoftim thuhet se duke filluar nga ora 12:00 – 13:00, me Homazhet në Sallën e Sporteve “Adem Jashari”, Klinë ora 13:00 – Akademia Përkujtimore , në Sallën e Sporteve Klinë.

Ndërsa nga ora 14:30 – Ceremonia e rivarrimit në Kompleksin Memorial “Kodra e Kuqe” në Grabanicë, të viktimave : Adem (Hazir) Gashi, Klinë, Sahit(Ahmet) Gashi, Klinë,  Bekim(Hashim) Hasani , Klinë, Sheremet(Brahim) Ismajli , Klinë.

Osman(Kadri)Fejza , Klinë, Shkelzen Rifat Hajdaraj , Klinë, Bekim (Muharrem) Gashi, Klinë.

Për të vazhduar nga ora 16:30 me ceremoninë e rivarrimit në varrezat në Jashanicë (Klinë), të viktimës së luftës Mentor (Xhemajl) Myrtaj.

Ceremonitë e rivarrimit në Malishevë: Rivarrimi i viktimës së luftës Vehbi (Pajazit) Halilaj ora 13:00 – Homazhet në Shkollën “Petro Nini Luarasi”, në fshatin Llapqevë, ora 14:00 – Rivarrimi në varrezat e fshatit Llapqevë.

Rivarrimi i viktimës së luftës Mentor (Maliq) Kryeziu ora 15:00 – Homazhe te Oda e Fshatit (pranë shkollës) në Bubavec ora 16:30 – rivarrimi në varrezat e fshatit Bubavec.

Ndërsa rivarrimi i mbetjeve mortore të viktimës Sabedin (Kadri) Kryeziu, është organizuar më 21 mars 2025 në varrezat e fshatit Mleqan, Malishevë.

Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur shpreh ngushëllimet dhe mbështetjen familjeve, në këtë ditë të dhimbjes, duke mbetur me përkushtimin e vazhdueshëm në zbardhjen e fatit te të gjithë personave të zhdukur me forcë gjatë luftës./Telegrafi/

 

The post Sot rivarrosen mbetjet mortore të 10 viktimave të luftës nga masakra e Kralanit appeared first on Telegrafi.

Misteri mbi rolin e prindërve të filipinasit që vrau studenten shqiptare në Itali

3 April 2025 at 09:44

Mbeturina dhe pajisje të ndryshkura. Dhe më pas një valixhe e errët, e hedhur mes shkurreve, nga e cila dalin këmbët e një vajze. Një tmerr, me pamje nga fshatrat e Monti Prenestini. Një zonë e izoluar, e përdorur nga çiftet që kërkojnë qetësi, me një shkëmb, por që nuk arrihet rastësisht. Këtu, Mark Antony […]

The post Misteri mbi rolin e prindërve të filipinasit që vrau studenten shqiptare në Itali appeared first on BoldNews.al.

❌
❌