❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Alarm nĂ« KinĂ«! Mbi 7,000 tĂ« infektuar me virusin ‘chikungunya’

Një shpërthim i virusit chikungunya, i transmetuar nga mushkonjat, është regjistruar në provincën Guangdong të Kinës, me mbi 7,000 raste të raportuara deri tani.

Sipas mediave ndërkombëtare, qyteti më i prekur është Foshan, ku pacientët po trajtohen në spitale nën masa të rrepta sigurie. Përveç Foshanit, të paktën 12 qytete të tjera në jug të Kinës kanë raportuar raste të infeksionit.

Vetëm gjatë javës së fundit janë konfirmuar rreth 3,000 raste të reja, duke shtuar shqetësimin në mesin e banorëve, edhe pse shumica e rasteve konsiderohen të lehta.

Autoritetet kineze kanë bërë thirrje për kujdes të shtuar, ndërsa Shtetet e Bashkuara kanë paralajmëruar qytetarët e tyre që udhëtojnë drejt Kinës të jenë të kujdesshëm.

ÇfarĂ« Ă«shtĂ« virusi Chikungunya?

Chikungunya është një virus që transmetohet përmes pickimit të mushkonjave të infektuara. Shumica e të infektuarve shfaqin simptoma brenda 3 deri në 7 ditë pas pickimit.

Simptomat përfshijnë:

  • Ethe

  • Dhimbje tĂ« forta tĂ« kyçeve

  • Skuqje tĂ« lĂ«kurĂ«s

  • Dhimbje muskujsh dhe koke

  • Ënjtje nĂ« kyçe

Shumica e pacientëve shërohen brenda një jave, por në disa raste, dhimbjet e kyçeve mund të zgjasin me muaj apo edhe vite.

Grupet më të rrezikuara janë të porsalindurit, të moshuarit dhe personat me sëmundje kronike, si diabeti apo problemet kardiake.

Ndonëse nuk ka kurë specifike për chikungunya, rastet me pasoja fatale janë shumë të rralla.

Si mund të mbrohemi?

Mënyra më efektive për të parandaluar përhapjen e virusit është eliminimi i vendeve me ujë të ndenjur, ku mushkonjat shumohen. Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) këshillon gjithashtu përdorimin e repelentëve, veshje mbuluese dhe rrjeta kundër mushkonjave.

The post Alarm nĂ« KinĂ«! Mbi 7,000 tĂ« infektuar me virusin ‘chikungunya’ appeared first on iconstyle.al.

Rriten rastet e virusit të Nilit Perëndimor në Itali, dy viktima dhe dhjetëra të infektuar

Autoritetet italiane kanë njoftuar se këtë vit janë regjistruar 32 raste të virusit të Nilit Perëndimor, dy prej të cilëve kanë përfunduar me vdekje. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, kur ishin konfirmuar vetëm 13 raste dhe asnjë viktimë, shifrat tregojnë një rritje të ndjeshme.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Itali, shumica e rasteve janë raportuar në rajonin e Lacios, veçanërisht në provincën e Latinës. 23 prej tyre janë raste neuroinvazive, forma më e rëndë e virusit që prek sistemin nervor qendror, ndërsa një rast është identifikuar te një dhurues gjaku pa simptoma.

Drejtoresha e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në Institutin Kombëtar të Shëndetit të Italisë, Anna Teresa Palamara, tha se virusi është tashmë endemik në vend dhe këshilloi qytetarët të mbrohen nga pickimet e mushkonjave, të cilat janë bartëset kryesore të virusit.

Virusi i Nilit Perëndimor përhapet përmes mushkonjave që infektohen nga zogjtë, dhe në raste të rralla mund të transmetohet edhe nëpërmjet transfuzioneve të gjakut apo transplantimeve. Rreth 80% e të infektuarve nuk shfaqin simptoma, ndërsa 20% zhvillojnë ethe apo shenja të lehta. Megjithatë, në një përqindje të vogël, virusi mund të shkaktojë encefalit ose meningjit.

Ndërkohë, në SHBA janë konfirmuar 49 raste të virusit në 15 shtete gjatë këtij viti, ku mbi gjysma janë klasifikuar si raste neuroinvazive.

Ekspertët rekomandojnë kujdes të shtuar gjatë muajve të verës, veçanërisht në zonat me popullatë të madhe mushkonjash.

The post Rriten rastet e virusit të Nilit Perëndimor në Itali, dy viktima dhe dhjetëra të infektuar appeared first on iconstyle.al.

Analiza: Europa po tregohet e butë me Azerbajxhanin për të shmangur blerjen e gazit rus

Kur njĂ« aktivist i ri pĂ«r paqen u burgos me 15 vjet pĂ«r tradhti tĂ« lartĂ« nĂ« Azerbajxhan muajin e kaluar, zemĂ«rimi i miqve tĂ« tij u drejtua kryesisht ndaj Bashkimit Evropian, mĂ« shumĂ« se ndaj qeverisĂ« qĂ« e dĂ«rgoi atĂ« nĂ« burg. Bahruz Samadov, njĂ« student doktorature 30-vjeçar, po pĂ«rballet me njĂ« nga dĂ«nimet [
]

The post Analiza: Europa po tregohet e butë me Azerbajxhanin për të shmangur blerjen e gazit rus appeared first on BoldNews.al.

Kapitali në hije: A është Shqipëria në shënjestër të financimit rus?

NĂ« dukje, ShqipĂ«ria qĂ«ndron larg rrjedhave tĂ« errĂ«ta tĂ« kapitalit rus. NĂ« praktikĂ«, ekspertĂ«t paralajmĂ«rojnĂ« se ky mund tĂ« jetĂ« vetĂ«m njĂ« iluzion i rehatshĂ«m. NdonĂ«se investimet ruse nĂ« territor janĂ« minimale dhe tĂ« padukshme nĂ« sipĂ«rfaqe, struktura tĂ« cunguara mbikĂ«qyrjeje, tregje tĂ« pambrojtura dhe njĂ« mjedis i lartĂ« informaliteti krijojnĂ« hapĂ«sira tĂ« rrezikshme pĂ«r depĂ«rtimin e kapitalit tĂ« padĂ«shiruar — pĂ«rfshirĂ« atĂ« me origjinĂ« nga Moska.

Nga Jona Plumbi

Në korrik 2025 komisioni i posaçëm parlamentar kundër dezinformimit dhe ndërhyrjeve të huaja miratoi stratëgjinë në bazë të të cilës do të zbatojë punën e tij. Kryetari i Komisionit, Erion Braçe, e quajti luftën ndaj dezinformimit dhe ndërhyrjes së huaj keqdashëse një prioritet kombëtar që kërkon vëmendje në nivelin më të lartë legjislativ. Ndërsa grupi i ekspertëve pranë këtij komisioni përgatiti disa propozime për mbrojtjen ndaj ndikimeve të huaja, ku përfshihet ngritja e një platforme bashkëpunimi ndërmjet bankave si dhe komunikimin mes institucioneve financiare.

KĂ«tĂ« shqetĂ«sim e kanĂ« edhe ekspertĂ«t e ekonomisĂ« me tĂ« cilĂ«t Faktoje bisedoi lidhur me rrezikun e mundshĂ«m qĂ« i kanoset ShqipĂ«risĂ« pĂ«r ndĂ«rhyrjen e parasĂ« “sĂ« pisĂ«t” nga vende keqdashĂ«se si Rusia. Edhe pse sot pĂ«r sot ShqipĂ«ria duket se nuk Ă«shtĂ« shumĂ« e ekspozuar ndaj kapitalit rus, rreziku qĂ«ndron.

Në kërkim të gjurmëve të padukshme

“ShqipĂ«ria Ă«shtĂ« mĂ« pak e ekspozuar ndaj kapitalit rus se vendet e tjera tĂ« rajonit,” thotĂ« Ilir Brasha, ekspert ekonomie pĂ«r Faktoje. Ai thekson se pĂ«r momentin nuk ka tĂ« dhĂ«na konkrete pĂ«r investime direkte tĂ« fshehura nga Rusia. NjĂ« kĂ«rkim nĂ« databazĂ«n Open Corporates tregon vetĂ«m 43 biznese me origjinĂ« ruse tĂ« regjistruara nĂ« vend, dy prej tĂ« cilave themeluar nĂ« vitin 2023. Por kjo nuk do tĂ« thotĂ« se gjithçka Ă«shtĂ« nĂ« rregull.

“Problemi qĂ«ndron pikĂ«risht tek mungesa e gjurmimit tĂ« pĂ«rfituesve pĂ«rfundimtarĂ« tĂ« investimeve,” shpjegon Brasha. ParatĂ« ruse mund tĂ« vijnĂ« jo nĂ« mĂ«nyrĂ« direkte, por pĂ«rmes kompanive tĂ« ndĂ«rmjetme, juridiksioneve offshore, apo partnerĂ«ve qĂ« operojnĂ« nga parajsa fiskale.

Eduart Gjokutaj shpjegon pĂ«r Faktoje se sektorĂ«t mĂ« tĂ« rrezikuar pĂ«r infiltrimin e kapitalit rus janĂ« ndĂ«rtimi, tregu i pasurive tĂ« paluajtshme, energjia, minierat dhe turizmi rural. “PikĂ«risht aty ku ka informalitet tĂ« lartĂ« dhe mbikĂ«qyrje tĂ« dobĂ«t, aty mund tĂ« penetrojĂ« kapitali i huaj me interesa tĂ« errĂ«ta,” analizon Gjokutaj.

Sipas tij tregu i pasurive të paluajtshme është tejet i pambrojtur dhe veçanërisht zonat turistike si Saranda, Vlora, Lezha, Shkodra apo Tirana shihen si mënyra idelae për të legalizuar fonde të dyshimta.

Arben Malaj, njĂ« nga ekspertĂ«t qĂ« dha propozime nĂ« komisionin pĂ«r dezinformimin dhe ndĂ«rhyrjet e huaja nĂ« kuvendin e ShqipĂ«risĂ«, thekson edhe nevojĂ«n pĂ«r tĂ« “skanuar” tĂ« gjithĂ« ato biznese qĂ« nĂ« dukje e kanĂ« njĂ« problem.

“Bizneset aktuale qĂ« janĂ« nĂ« fushĂ«n e lojĂ«rave tĂ« fatit dhe nĂ« ndĂ«rtim aty ku ka, se nuk duhet t’i biem nĂ« qafĂ« askujt kot, aty ku ka flamuj tĂ« kuq tĂ« ngritur, duhet tĂ« skanohen dhe ta mbrojmĂ« ekonominĂ« tonĂ« nga paratĂ« kriminale”, tha Malaj.

Pikat e dobëta të shtetit

Edhe pse Shqipëria ka përditësuar legjislacionin për të qenë në përputhje me direktivat e Bashkimit Europian, institucionet e saj mbeten të papërgatitura për të ndaluar kapitalin e kamufluar. Gjokutaj gjykon se Agjencia e Inteligjencës Financiare (AIF) funksionon me kapacitete të kufizuara dhe nuk disponon mjete të avancuara të analizës. Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) ushtron mbikëqyrje kryesisht formale, ndërsa Drejtoria e Tatimeve nuk ka akses të plotë mbi të dhënat e transaksioneve ndërkombëtare.

EkspertĂ«t vlerĂ«sojnĂ« se nĂ« mungesĂ« tĂ« njĂ« sistemi pĂ«r verifikimin e pĂ«rfituesve fundorĂ« tĂ« kapitalit, gjurmimi bĂ«het gati i pamundur. Mekanizmi i vetĂ«m qĂ« duhet tĂ« funksionojĂ« pĂ«r tĂ« identifikuar lidhjet me vendet e sanksionuara si Rusia, Ă«shtĂ« ai i pronĂ«sisĂ« pĂ«rfundimtare – dhe ai mungon.

NjĂ«kohĂ«sisht “ShqipĂ«ria nuk aplikon kontrolle tĂ« forta pĂ«r kapitalin qĂ« vjen nga juridiksione offshore, si Qipro, Malta apo Ishujt VirgjĂ«r, ku fshihet shpesh pronĂ«sia”, vlerĂ«son Gjokutaj.

Një tjetër portë që Shqipëria ka lënë hapur për ndërhyrje të tilla është Ligji për Investimet Strategjike, vlerëson Gjokutajt. Ligji ofron përjashtime dhe përfitime të mëdha, pa hetim të thelluar mbi origjinën e fondeve, duke krijuar hapësirë për kapitalin që kërkon të fshehë gjurmët e veta.

Sot, ndikimi rus në ekonominë shqiptare duket i vogël dhe periferik. Por ekspertët paralajmërojnë se Shqipëria nuk duhet të mashtrohet nga kjo qetësi relative.

“Kapitali Ă«shtĂ« si uji – kĂ«rkon tĂ« rrjedhĂ« aty ku ka mĂ« pak pengesa,” thotĂ« Artan Gjergji, studiues i kapitalit dhe tregjeve financiare. Ai pĂ«rmend faktin se shumĂ« investime qĂ« shfaqen si evropiane apo nga Lindja e Mesme shpesh rezultojnĂ« me struktura pronĂ«sie qĂ« çojnĂ« tek kompani guackĂ« offshore, ku identiteti i investitorĂ«ve Ă«shtĂ« praktikisht i pakapshĂ«m.

Kjo mund të përbëjë një kërcënim serioz nëse flukset financiare nga Rusia fillojnë të devijojnë nga shtetet më të kontrolluara drejt vendeve si Shqipëria, ku kontrolli është më i brishtë.

ÇfarĂ« duhet bĂ«rĂ«?

ShqipĂ«ria e ka shmangur ekspozimin e drejtpĂ«rdrejtĂ«, pavarĂ«sisht pĂ«rpjekjeve pĂ«r hyrje tĂ« kapitalit kinez dhe rus nĂ« disa raste – pĂ«rfshirĂ« blerjen e Albpetrol nga Gazprom nĂ« vitin 2012 apo zotĂ«rimin e pĂ«rkohshĂ«m tĂ« Aeroportit “NĂ«nĂ« Tereza” nga njĂ« kompani kineze.

Ekspertët bien dakord për disa hapa urgjentë që duhet të ndërmarrë Shqipëria. Krijimi i një regjistri të detyrueshëm dhe publik të përfituesve përfundimtarë të çdo investimi të huaj është ai që i bën bashkë të gjithë ekspertët. Gjithashtu shkëmbimi në kohë reale i të dhënave mes institucioneve si AIF, Banka e Shqipërisë, AMF, DPT dhe SHISH është kyç në kndvështrimin e Eduart Gjokutajt.

Ligji pĂ«r Investimet Strategjike – i miratuar si ligj i pĂ«rkohshĂ«m por qĂ« ka pĂ«suar shtyrje tĂ« njĂ«pasnjĂ«shme tĂ« afatit pĂ«r pĂ«rfundimin e tij – duhet tĂ« vendosĂ« filtra tĂ« fortĂ« mbi origjinĂ«n e kapitalit. Themelimi i njĂ« task-force tĂ« pĂ«rhershme pĂ«r hetimin e flukseve financiare tĂ« dyshimta nga vendet e sanksionuara dhe forcimi i rolit tĂ« bankave nĂ« raportimin dhe analizimin e transfertave ndĂ«rkombĂ«tare tĂ« dyshimta Ă«shtĂ« njĂ« tjetĂ«r hap qĂ« duhet ndĂ«rmarrĂ« sipas ekspertĂ«ve.

Përfundim

NdĂ«rkohĂ« qĂ« flukset financiare nga Rusia nĂ« dukje janĂ« minimale nĂ« ShqipĂ«ri, ekspertĂ«t paralajmĂ«rojnĂ« se nuk Ă«shtĂ« çështja “nĂ«se”, por “kur” do tĂ« tentohet njĂ« formĂ« mĂ« agresive e depĂ«rtimit. Pa njĂ« arkitekturĂ« mbrojtĂ«se tĂ« mirĂ«filltĂ«, ShqipĂ«ria rrezikon tĂ« shndĂ«rrohet nĂ« hallkĂ«n e dobĂ«t tĂ« sigurisĂ« ekonomike nĂ« Ballkan.

Në një botë ku luftërat nuk bëhen më vetëm me armë, por me para, mosvëmendja ndaj kapitalit të padukshëm është një luks që Shqipëria nuk mund ta përballojë.

The post Kapitali në hije: A është Shqipëria në shënjestër të financimit rus? appeared first on Faktoje.al.

OBSH paralajmëron: Rikthim i rrezikshëm i chikungunya-s, virusi që përhapet nga mushkonjat

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka bërë një thirrje urgjente për të parandaluar rikthimin në shkallë të gjerë të virusit chikungunya, një sëmundje e transmetuar nga mushkonjat, që u përhap në mbarë botën dy dekada më parë.

Shkak për alarm është rritja e shpërthimeve të reja në rajonin e Oqeanit Indian, të cilat tashmë po përhapen edhe në Evropë dhe në kontinente të tjera. Sipas zyrtares së OBSH-së, Diana Rojas Alvarez, rreth 5.6 miliardë njerëz në 119 vende jetojnë në zona me rrezik potencial për përhapjen e këtij virusi.

Virusi shkakton ethe, dhimbje tĂ« forta nĂ« nyje dhe nĂ« disa raste mund tĂ« çojĂ« nĂ« paaftĂ«si afatgjatĂ«. Alvarez paralajmĂ«roi se situata po i ngjan epidemisĂ« sĂ« viteve 2004–2005, kur virusi preku afro gjysmĂ« milioni njerĂ«z, fillimisht nĂ« territore tĂ« vogla ishullore, pĂ«rpara se tĂ« pĂ«rhapej nĂ« mbarĂ« globin.

Sipas saj, vala e re e pĂ«rhapjes ka nisur nĂ« fillim tĂ« vitit 2025, me shpĂ«rthime nĂ« ishuj tĂ« njohur si La Reuniondhe Mauritius – zona qĂ« ishin goditur edhe mĂ« parĂ«. VetĂ«m nĂ« La Reunion, virusi ka prekur tashmĂ« rreth njĂ« tĂ« tretĂ«n e popullsisĂ«.

Përhapja vazhdon në Madagaskar, Somali, Kenia, si edhe në Indi dhe rajone të tjera të Azisë Juglindore. OBSH shpreh shqetësim edhe për rritjen e rasteve të importuara në Evropë, ku vetëm në Francë janë regjistruar rreth 800 raste që nga 1 maji.

Duke qenë se nuk ekziston asnjë trajtim specifik për chikungunya-n dhe se virusi përhapet shpejt, OBSH thekson rëndësinë e parandalimit. Si masa mbrojtëse rekomandohen përdorimi i insekticidëve dhe veshje me mëngë të gjata, pasi mushkonjat pickojnë gjatë ditës.

The post OBSH paralajmëron: Rikthim i rrezikshëm i chikungunya-s, virusi që përhapet nga mushkonjat appeared first on Albeu.com.

OBSH paralajmĂ«ron pĂ«r pĂ«rhapjen e virusit ‘chikungunya’ nga mushkonjat

Organizata BotĂ«rore e ShĂ«ndetĂ«sisĂ« (OBSH) bĂ«ri thirrje urgjente pĂ«r tĂ« parandaluar pĂ«rsĂ«ritjen e njĂ« epidemie tĂ« virusit ‘chikungunya’, i cili pĂ«rhapet nga mushkonjat dhe ka pĂ«rfshirĂ« botĂ«n para dy dekadash. Shkak pĂ«r shqetĂ«simin janĂ« shpĂ«rthimet e reja nĂ« rajonin e Oqeanit Indian, qĂ« tashmĂ« po pĂ«rhapen edhe nĂ« EvropĂ« dhe kontinente tĂ« tjera. Sipas zyrtares [
]

The post OBSH paralajmĂ«ron pĂ«r pĂ«rhapjen e virusit ‘chikungunya’ nga mushkonjat appeared first on BoldNews.al.

Brenda kampeve stĂ«rvitore ruse nĂ« Ballkan pĂ«r “destabilizimin” e MoldavisĂ«

Maxim Roșca tha se ishte rekrutuar nga njĂ« bashkĂ«punĂ«tor biznesi i gruas sĂ« tij. “A nuk dĂ«shiron tĂ« shkosh?” kujton ai t’i ketĂ« thĂ«nĂ« burri, Anatolii Prizenko. “TĂ« mĂ«sosh tĂ« mbrosh veten.” Kjo bisedĂ« e çoi RoșcĂ«n 41-vjeçar nga Moldavia e tij drejt Ballkanit, ku ai u stĂ«rvit me instruktorĂ« rusĂ« nĂ« kampe paramilitare tĂ« [
]

The post Brenda kampeve stĂ«rvitore ruse nĂ« Ballkan pĂ«r “destabilizimin” e MoldavisĂ« appeared first on Reporter.al.

Gjermania i dorëzon Ukrainës armë për të goditur thellë brenda territorit rus

✇Albeu
By: V K

Gjermania ka konfirmuar se do tĂ« furnizojĂ« UkrainĂ«n me sisteme tĂ« reja armĂ«sh me rreze tĂ« gjatĂ« veprimi, tĂ« cilat do t’i mundĂ«sojnĂ« Kievit tĂ« godasĂ« objektiva strategjike shumĂ« larg vijĂ«s sĂ« frontit, brenda territorit tĂ« RusisĂ«.

Sipas Gjeneralit të Bundeswehrit, Christian Freuding, i cili udhëheq grupin mbështetës të Ministrisë Gjermane të Mbrojtjes për Ukrainën, dërgesat e para pritet të shkojnë deri në fund të këtij muaji.

“Ky Ă«shtĂ« njĂ« hap i rĂ«ndĂ«sishĂ«m nĂ« rritjen e kapaciteteve ushtarake tĂ« UkrainĂ«s. KĂ«to sisteme do tĂ« pĂ«rmirĂ«sojnĂ« ndjeshĂ«m mbrojtjen ajrore dhe aftĂ«sinĂ« pĂ«r tĂ« kryer goditje tĂ« synuara nĂ« thellĂ«si tĂ« territoreve tĂ« kontrolluara nga Rusia”, tha Freuding pĂ«r mediat gjermane.

Sistemet e reja përfshijnë teknologji të avancuara, që mund të përdoren për të synuar depot e municioneve, qendrat logjistike dhe komandat ruse që ndodhen larg vijës së parë të luftës.

Kjo do të ndihmojë në uljen e presionit mbi trupat ukrainase dhe në ndërprerjen e zinxhirëve të furnizimit të forcave ruse.

Vendimi i Berlinit për të lejuar përdorimin e armëve të saj për goditje në territorin rus vjen pas kërkesave të përsëritura të autoriteteve ukrainase, të cilat kanë argumentuar se pa mundësinë për të goditur thellë brenda Rusisë, është e vështirë të ndalohet përparimi i ushtrisë ruse dhe të mbrohen qytetet ukrainase nga sulmet me raketa dhe dronë.

Ky zhvillim përfaqëson një ndryshim të rëndësishëm në politikën e Gjermanisë, e cila deri më tani ka qenë më e kujdesshme në lidhje me dërgesat e armëve që mund të përshkallëzojnë konfliktin.

Megjithatë, në kushtet e ofensivave të vazhdueshme ruse dhe pas dështimit të disa iniciativave diplomatike, Berlini ka vendosur të rrisë nivelin e mbështetjes ushtarake për Ukrainën.

Zyrtarët gjermanë theksojnë se përdorimi i këtyre armëve do të jetë i koordinuar me aleatët ndërkombëtarë dhe në përputhje me ligjin ndërkombëtar.

Gjenerali Freuding ka shtuar se objektivi kryesor mbetet ndihma për mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës.

Me dërgesat e reja, Ukraina do të ketë në dispozicion mjete më të fuqishme për të kundërshtuar agresionin rus dhe për të forcuar pozitat e saj në fushën e betejës në muajt e ardhshëm.

The post Gjermania i dorëzon Ukrainës armë për të goditur thellë brenda territorit rus appeared first on Albeu.com.

SLLOVAKI – Fico: SynojmĂ« marrĂ«veshje pĂ«r ndĂ«rprerjen e furnizimeve me gaz rus

PRAGË, 12 korrik /ATSH/ – Kryeministri i SllovakisĂ«, Robert Fico deklaroi sot se vendi synon tĂ« arrijĂ« deri tĂ« martĂ«n njĂ« marrĂ«veshje me Komisionin Evropian dhe partnerĂ«t e BE-sĂ« pĂ«r tĂ« siguruar garanci qĂ« nuk do tĂ« ketĂ« pĂ«soja nga ndĂ«rprerja e furnizimit me gaz rus si dhe pĂ«r paketĂ«n e re tĂ« sanksioneve kundĂ«r RusisĂ«, sipas Reuters.

Sllovakia ka bllokuar paketën e 18-të të sanksioneve për shkak të mosmarrëveshjes me një propozim të veçantë të Komisionit që parashikon ndërprerjen e të gjitha importeve të gazit rus nga viti 2028.

Sipas SllovakisĂ«, kjo mund tĂ« shkaktojĂ« mungesa, rritje tĂ« çmimeve dhe tarifave tĂ« tranzitit si dhe pretendime pĂ«r dĂ«mshpĂ«rblim nga furnizuesi rus ”Gazprom”. /Ad.Ab./  a.jor.

 

The post SLLOVAKI – Fico: SynojmĂ« marrĂ«veshje pĂ«r ndĂ«rprerjen e furnizimeve me gaz rus appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rizgjohen kujtimet e errĂ«ta tĂ« vitit ’86/ NjĂ« dron kamikaz rus ra nĂ« Çernobil, analiza: A mund tĂ« shpĂ«tohet mbuloja e centralit bĂ«rthamor?

✇Albeu
By: V K

GjatĂ« dimrit, njĂ« dron rus dĂ«mtoi mbulesĂ«n mbrojtĂ«se tĂ« centralit bĂ«rthamor tĂ« mbyllur Çernobil.

Ekspertët tani kanë zhvilluar një koncept për të paktën restaurim të pjesshëm të sistemit shumë kompleks.

Rusia i ka shtuar sulmet kundër Ukrainës në mënyrë masive, po në shkurt lajmi nga vendi i shkatërruar nga lufta tronditi të gjithë Evropën.

NjĂ« dron kamikaz rus, prodhim iranian kishte rĂ«nĂ« nĂ« Çernobil.

Më saktësisht në bllokun 4 të reaktorit të centralit bërthamor të çaktivizuar. Kjo rizgjoi kujtimet e errëta të vitit 1986, kur në atë reaktor ndodhi aksidenti më i rëndë bërthamor në historinë e njerëzimit.

Dëmtime të rënda

Droni dĂ«mtoi guaskĂ«n mbrojtĂ«se qĂ« kishte mbrojtur reaktorin qĂ« nga viti 2019 dhe kishte pĂ«r qĂ«llim tĂ« parandalonte daljen e radioaktivitetit. Ky lajm u harrua shpejt sepse ekspertĂ«t nuk mundĂ«n tĂ« matnin ndonjĂ« rritje tĂ« radioaktivitetit nĂ« reaktor. MegjithatĂ«, ndikimi i dronit pati pasoja tĂ« rĂ«nda. Droni depĂ«rtoi murin e jashtĂ«m prej çeliku tĂ« rrethimit mbrojtĂ«s, i njohur nĂ« zhargonin teknik si “Mbyllja e Re e Sigurt”-“New Safe Confinement”. Rreth nĂ«ntĂ« metra mĂ« poshtĂ« Ă«shtĂ« edhe njĂ« mur i brendshĂ«m – pjesĂ« tĂ« dronit gjithashtu e depĂ«rtuan atĂ«. MegjithatĂ«, hapĂ«sira midis dy mureve luajti njĂ« rol vendimtar nĂ« konceptin e sigurisĂ«.

Ekspertët vendas mendojnë se mbulesa mbrojtëse, ndërtimi i së cilës kushtoi mbi dy miliardë euro, ndoshta nuk do të funksionojë dot më siç ishte planifikuar.

Riparimi i plotë ka gjasa të kryhet, tha për portalin gjerman, tagesschau.de Artem Siryj, menaxher i operacioneve në mbulesën mbrojtëse, por sigurimi i burimeve financiare ndoshta nuk do të jetë i mundur.

Ndërkohë specialistë nga Ukraina dhe ndërkombëtarë, kanë zhvilluar një koncept për mbylljen e vrimave dhe të paktën mbylljen hermetike të murit të brendshëm, tha Siryj.

Kjo do të sigurojë mbrojtje të mirë. Siryj shpreson që punimet të fillojnë këtë vit. Mbulesa aktuale mbrojtëse, u financua nga një fond i kontribuar nga vendet donatore dhe nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH). Zyrtarët në Ukrainë shpresojnë për mbështetje të mëtejshme nga BERZH./ DW

The post Rizgjohen kujtimet e errĂ«ta tĂ« vitit ’86/ NjĂ« dron kamikaz rus ra nĂ« Çernobil, analiza: A mund tĂ« shpĂ«tohet mbuloja e centralit bĂ«rthamor? appeared first on Albeu.com.

“Konferenca pĂ«r UkrainĂ«n, njĂ« mesazh global kundĂ«r agresionit rus”, analisti: Ndihma e BE do tĂ« shpĂ«tojĂ« jetĂ«

NĂ« njĂ« kohĂ« kur lufta nĂ« UkrainĂ« vijon pa njĂ« horizont tĂ« qartĂ« paqeje, analisti Endri Tafani, i ftuar nĂ« emisionin “News Line” nĂ« ABC News, theksoi rĂ«ndĂ«sinĂ« dhe simbolikĂ«n e thellĂ« tĂ« konferencave ndĂ«rkombĂ«tare pĂ«r rindĂ«rtimin e kĂ«tij vendi, ku mĂ« e fundit u zhvillua nĂ« RomĂ«. Sipas Tafanit, kjo Ă«shtĂ« e katĂ«rta konferencĂ« qĂ« nga fillimi i agresionit rus nĂ« vitin 2022, dhe mbart jo vetĂ«m vlera financiare e ushtarake, por edhe njĂ« angazhim moral global kundĂ«r shkeljes sĂ« sovranitetit dhe rendit ndĂ«rkombĂ«tar.

“Deri mĂ« tani janĂ« premtuar 380 miliardĂ« dollarĂ« ndihma, ku 120 miliardĂ« janĂ« ndihmĂ« ushtarake. Kjo Ă«shtĂ« njĂ« pĂ«rpjekje e pĂ«rbashkĂ«t pĂ«r tĂ« treguar se bota nuk mbyll sytĂ« ndaj njĂ« lufte qĂ« çdo ditĂ« prodhon viktima dhe krime lufte,” u shpreh Tafani, duke shtuar se ndihma ndaj UkrainĂ«s nuk Ă«shtĂ« thjesht akt solidariteti, por njĂ« mbrojtje e vetĂ« rendit ndĂ«rkombĂ«tar.

Ai theksoi se pjesĂ«marrja e gjerĂ« e vendeve jo vetĂ«m nga Evropa, por edhe nga rajone tĂ« tjera si Japonia, dĂ«shmon se kĂ«rcĂ«nimi qĂ« paraqet Rusia Ă«shtĂ« universal. “UkrainĂ«s i jepet njĂ« dritĂ«, njĂ« mesazh i qartĂ«: nuk je vetĂ«m dhe nuk do tĂ« lĂ«mĂ« vetĂ«m,” pĂ«rfundoi Tafani.

“Kjo konferencĂ« nuk Ă«shtĂ« e para, Ă«shtĂ« e katĂ«rta qĂ« nga sulmi i RusisĂ« nĂ« vitin 2022. ËshtĂ« intensifikuar nĂ« rezultate. Fakti Ă«shtĂ« qĂ« ndihma e premtuar deri tani e EvropĂ«s dhe SHBA, ka qenĂ« deri 380 miliardĂ« dollarĂ« tani, ku 120 janĂ« ndihmĂ« ushtarake dhe tjetra financiare. Shifrat janĂ« shumĂ« tĂ« mĂ«dha. Nuk duhet qĂ« tĂ« harrohet qĂ« kjo konferencĂ« ka tĂ« bĂ«jĂ« me angazhimin e gjithĂ« botĂ«s, pĂ«r tĂ« treguar qĂ« Rusia Ă«shtĂ« agresori, e cila sulmon njĂ« vend sovran.

Sa mĂ« shumĂ« vende tĂ« marrin pjesĂ« nĂ« kĂ«tĂ« konferencĂ« aq mĂ« mirĂ« Ă«shtĂ«. MbĂ«shtetja pĂ«r UkrainĂ«n Ă«shtĂ« europiane, ka dhe vende tĂ« tjera qĂ« s’janĂ« pjesĂ« e EuropĂ«s, por e kanĂ« ndihmuar, si Japonia. Ky angazhim i kĂ«tyre vendeve ka pĂ«r tĂ« vazhduar, sepse e kanĂ« kuptuar qĂ« kjo qĂ« po ndodh Ă«shtĂ« njĂ« prishje e rendit botĂ«ror dhe se nĂ« tĂ« ardhmen do i dĂ«mtojnĂ« edhe ata. I jepet njĂ« dritĂ« UkrainĂ«s qĂ« ne jemi me ty dhe nuk tĂ« lĂ«shojmĂ«.

Nuk do ishte mbledhja nĂ« RomĂ« nĂ«se nuk do tĂ« kishim agresionin. Rusia nuk e do zgjidhjen, do vetĂ«m qĂ« tĂ« zgjerojĂ« territorin e vet. Pamjet e luftĂ«s janĂ« tĂ« pĂ«rditshme, u bĂ«nĂ« vite qĂ« shohim pamje tĂ« tilla. JanĂ« pamje tĂ« RusisĂ« qĂ« dĂ«shtoi tĂ« çajĂ« nĂ« sulm, prandaj mundohet qĂ« tĂ« godasĂ« civilĂ«t, pĂ«r t’i terrorizuar. KĂ«to janĂ« krime lufte. ËshtĂ« njĂ« luftĂ« jashtĂ«zakonisht e madhe sa i takon bombave dhe raketave qĂ« hidhen. Prandaj dhe Ukraina insiston pĂ«r atĂ« qĂ« Ă«shtĂ« mbrojtja kundĂ«rajrore. Kjo ndihmĂ« qĂ« i jepet UkrainĂ«s jo vetĂ«m qĂ« e ndihmon kundĂ«r RusisĂ«, por edhe shpĂ«ton jetĂ« njerĂ«zish”, tha analisti Endri Tafani./abcnews.al

PE i kërkon Shqipërisë që të ndalë projektet kontroverse në dëm të mjedisit

Rezoluta mĂ« e fundit e Parlamentit Europian lidhur me procesin e zgjerimit – specifikisht mbi progresin e vendeve tĂ« Ballkanit PerĂ«ndimor – dĂ«rgoi njĂ« sinjal tĂ« qartĂ« lidhur me masat pĂ«r mbrojtjen e mjedisit dhe biodiversitetit nĂ« ShqipĂ«ri, tĂ« cilat sipas BE-sĂ« janĂ« tĂ« panegociueshme kur bĂ«het fjalĂ« pĂ«r procesin e integrimit. Sipas eurodeputetĂ«ve, ShqipĂ«ria [
]

The post PE i kërkon Shqipërisë që të ndalë projektet kontroverse në dëm të mjedisit appeared first on Reporter.al.

Xhandarmëria serbe me simbole ruse, Islami: Nuk është rastësi, por sinjal shqetësues

Një pamje që ka qarkulluar në rrjetet sociale ku shihet një pjesëtar i xhandarmërisë serbe, duke mbajtur në uniformë një emblemë me simbole ruse ka nxitur reagime.

PjesĂ«tari i xhandarmĂ«risĂ« serbe thuhet se ishte i pĂ«rfshirĂ« nĂ« ndĂ«rhyrjen ndaj protestuesve nĂ« Beograd, dhe nĂ« uniformĂ« kishte emblemĂ«n me simbole ruse dhe mbishkrimin “Dimitrij Donski” – njĂ« figurĂ« historike ruse qĂ« sot simbolizon ideologjinĂ« nacionaliste dhe militariste pro-Kremlinit.

Eksperti i sigurisë, Avni Islami, në një reagim publik, e cilësoi këtë si një dëshmi alarmante të ndërthurjes ideologjike ruso-serbe brenda institucioneve shtetërore të sigurisë.

“Simbolet e RusisĂ« nĂ« uniformat e xhandarmĂ«risĂ« serbe janĂ« dĂ«shmi alarmante e ndikimit ideologjik nĂ« institucionet e sigurisĂ« tĂ« SerbisĂ«,” tha Islami.

Ai shtoi se prania e emrit të princit rus të shekullit XIV, Dmitrij Donski, në këtë kontekst, nuk është e rastësishme.

“NĂ« emĂ«r tĂ« tij marshojnĂ« ata qĂ« besojnĂ« nĂ« ‘BotĂ«n Ruse’ – njĂ« koncept ideologjik qĂ« promovon pĂ«rplasjen me PerĂ«ndimin, luftĂ«rat ‘tĂ« shenjta’, dhe pĂ«rhapjen e ndikimit rus pĂ«rtej kufijve tĂ« saj”, ka thĂ«nĂ« Islami.

Për të ky rast nuk mund të trajtohet thjesht si një incident i izoluar, por si tregues i një tendence më të gjerë e më të rrezikshme.

“Fakti qĂ« ky simbol gjendet nĂ« uniformĂ«n e njĂ« efektivi tĂ« xhandarmerisĂ« serbe, i cili ndĂ«rhyn ndaj qytetarĂ«ve tĂ« vet protestues, Ă«shtĂ« mĂ« shumĂ« se njĂ« incident – Ă«shtĂ« njĂ« tregues i rrezikshĂ«m i ndĂ«rthurjes ideologjike mes RusisĂ« dhe SerbisĂ« nĂ« nivel institucional”, ka shkruar Islami.

Ai ka edhe njĂ« apel duke theksuar se “Historia na ka mĂ«suar se kur ideologjitĂ« ekstremiste dhe strukturat e dhunĂ«s bashkohen, pasojat janĂ« gjithmonĂ« shkatĂ«rruese. ËshtĂ« koha pĂ«r vigjilencĂ« dhe pĂ«r njĂ« analizĂ« tĂ« thelluar tĂ« ndikimeve tĂ« jashtme nĂ« aparatin shtetĂ«ror serb”. /Telegrafi/

The post Xhandarmëria serbe me simbole ruse, Islami: Nuk është rastësi, por sinjal shqetësues appeared first on Telegrafi.

Gjendet i vdekur ministri rus, pak orë pas shkarkimit nga Putin

Ministri rus i Transporteve, Roman Starovoit, është gjetur i vdekur të hënën në afërsi të Moskës, vetëm disa orë pasi presidenti Vladimir Putin e shkarkoi nga detyra.

Sipas mediave ruse, pranë trupit të pajetë të Starovoit është gjetur një pistoletë, duke ngritur dyshime se ish-ministri mund të jetë vetëvrarë.

Shkarkimi i tij erdhi pas kaosit të shkaktuar në hapësirën ajrore ruse nga një valë sulmesh me dronë ukrainas, që detyroi më shumë se 300 fluturime të devijonin ose të uleshin në aeroportet kryesore të vendit.

Deri tani autoritetet nuk kanë dhënë një deklaratë zyrtare mbi shkaqet e vdekjes së ish-ministrit.

The post Gjendet i vdekur ministri rus, pak orë pas shkarkimit nga Putin appeared first on Euronews Albania.

SOFT NEWS – Ukrainasi gjen njĂ« dron luftarak rus në  kopshtin e tij tĂ« perimeve!

KIEV, 6 korrik /ATSH-DPA/ – NjĂ« banor i qytetit lindor ukrainas tĂ« Kharkivit zbuloi njĂ« dron luftarak rus, tĂ« paprekur, mes domateve dhe kastravecave tĂ« mbjella nĂ« kopshtin e tij me zarzavate.

Droni, i identifikuar si njĂ« model ”Molniya-2”, nuk kishte shpĂ«rthyer dhe nĂ« vend tĂ« kĂ«saj kishte rĂ«nĂ« pa u vĂ«nĂ« re nĂ« kopsht.

”Objekti i rrezikshĂ«m u çaktivizua pĂ«rfundimisht nga specialistĂ«t”, sipas administratorit ushtarak Oleh Syniehubov nĂ« Telegram.

Gjatë sulmeve të natës nga tufa të mëdha dronësh rusë, mbrojtja ajrore ukrainase vendos kundërmasa, të cilat çaktivizojnë sistemin elektronik të dronëve.

Këto dronë zakonisht rrëzohen, shpesh duke u ulur në fusha të hapura ose pyje pa shkaktuar dëme.

Kështu mund të kishte përfunduar mjeti pa pilot në kopshtin me perime./ a.jor.

The post SOFT NEWS – Ukrainasi gjen njĂ« dron luftarak rus në  kopshtin e tij tĂ« perimeve! appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

35 emra tĂ« rinj do tĂ« nderohen me yll nĂ« “Hollywood Walk of Fame” nĂ« vitin 2026

Dhoma e TregtisĂ« e Los Angelesit ka shpallur listĂ«n e 35 personaliteteve qĂ« do tĂ« nderohen me njĂ« yll nĂ« ‘Hollywood Walk of Fame’ nĂ« vitin 2026.

Lista përfshin emra të njohur nga fusha të ndryshme si filmi, televizioni, muzika, teatri dhe sporti.

Në kategorinë e filmit do të nderohen aktorë të njohur si Miley Cyrus, Demi Moore, Timothee Chalamet, Rachel McAdams, Rami Malek, Emily Blunt, Stanley Tucci, dhe Franco Nero.

Miley Cyrus

Një moment historik do të jetë për Deepika Padukone, e cila do të bëhet aktorja e parë nga Bollywood-i që do të ketë një yll në Hollywood.

Në televizion, mes të përzgjedhurve janë Gordon Ramsay, Lucero, si dhe prezantuesit Robin Roberts dhe George Stephanopoulos.

Kategoria e muzikës përfshin emra të tillë si Josh Groban, Lyle Lovett, The Clark Sisters, grupi meksikan Intocable dhe vetë Miley Cyrus, e cila do të nderohet edhe për kontributin në skenën muzikore.

NĂ« skenĂ«n e teatrit dhe performancĂ«s live do tĂ« vlerĂ«sohen Lea Salonga, ylli filipinas i “Miss Saigon” dhe komediani Gabriel Iglesias (Fluffy).

NĂ« kategorinĂ« e sportit, Shaquille O’Neal do tĂ« jetĂ« i vetmi qĂ« do tĂ« marrĂ« njĂ« yll, ndĂ«rsa regjisori Tony Scott dhe Carlo Rambaldi do tĂ« nderohen pas vdekjes.

Kjo listë shumëngjyrëshe përfaqëson një përzierje ndërkombëtare talentesh që kanë dhënë kontribute të rëndësishme në industrinë e argëtimit. /Telegrafi/

The post 35 emra tĂ« rinj do tĂ« nderohen me yll nĂ« “Hollywood Walk of Fame” nĂ« vitin 2026 appeared first on Telegrafi.

Ukrainasit vrasin gjeneralmajorin rus në një sulm në Kursk

Ushtrua ruse konfirmoi se zv.kreu i MarinĂ«s Ă«shtĂ« vrarĂ« pranĂ« kufirit ukrainas. Gjeneralmajori Mikhail Gudkov, i emĂ«ruar nga Presidenti Vladimir Putin nĂ« postin e lartĂ« detar nĂ« mars, u vra gjatĂ« asaj qĂ« ministria e mbrojtjes e RusisĂ« e pĂ«rshkroi si “punĂ« luftarake” nĂ« rajonin perĂ«ndimor tĂ« Kursk-ut, i cili kufizohet me rajonin Sumy tĂ« UkrainĂ«s. Ministria nuk dha detaje tĂ« mĂ«tejshme rreth operacionit.

Verën e kaluar Ukraina nisi një ofensivë të papritur në Kursk. Ndërsa trupat e saj janë dëbuar kryesisht, në qershor Kievi tha se ende po mbante zona të vogla të rajonit. Vdekja e Gudkov është një nga humbjet e profilit më të lartë për Moskën që nga fillimi i pushtimit të saj të plotë të Ukrainës. Sipas Oleg Kozhemyako, guvernator i rajonit Primorsky në Lindjen e Largët të Rusisë, 10 të tjerë u vranë gjithashtu në incident.

Kozhemyako bĂ«ri njoftimin nĂ« Telegram, ku e pĂ«rshkroi Gudkovin si njĂ« oficer besnik qĂ« vdiq “duke kryer detyrĂ«n e tij”. Raportime tĂ« pakonfirmuara nga kanalet Telegram tĂ« lidhura me ushtrinĂ« ruse dhe ukrainase sugjerojnĂ« se vdekjet ishin rezultat i njĂ« sulmi me raketa ukrainase nĂ« njĂ« postĂ« komanduese ruse pranĂ« qytetit Korenevo, rreth 30 km nga kufiri.

Ukraina nuk ka komentuar zyrtarisht pĂ«r sulmin – nĂ« pĂ«rputhje me politikĂ«n e saj tĂ« zakonshme pĂ«r tĂ« mos konfirmuar sulme nĂ« territorin rus. Gudkov mĂ« parĂ« kishte komanduar BrigadĂ«n e 155-tĂ« Detare tĂ« KĂ«mbĂ«sorisĂ« tĂ« FlotĂ«s sĂ« PaqĂ«sorit, njĂ« njĂ«si e pĂ«rfshirĂ« nĂ« luftime tĂ« ashpra nĂ« tĂ« gjithĂ« UkrainĂ«n lindore dhe mĂ« vonĂ« nĂ« vetĂ« rajonin e Kurskut.

Pamjet nga qyteti lindor i Vladivostokut, shtëpia e Flotës së Paqësorit të Rusisë, tregonin zi duke vendosur lule në një memorial të improvizuar për Gudkov, i cili mori medaljen e Yllit të Artë të Heroit të Rusisë në fund të vitit 2023. Ai u pa duke marrë nderimin nga Presidenti Putin në një ceremoni në Kremlin në shkurt. Ukraina nuk e ka pranuar përfshirjen në vdekjen e Gudkov.

MegjithatĂ«, burime brenda shĂ«rbimeve tĂ« sigurisĂ« ukrainase i kanĂ« thĂ«nĂ« mĂ« parĂ« medias, pĂ«rfshirĂ« BBC-nĂ«, se ata ishin pas sulmeve tĂ« ngjashme tĂ« synuara, siç ishte vrasja e Gjeneral Igor Kirillov nĂ« dhjetor 2024. MĂ« herĂ«t kĂ«tĂ« vit, Gjenerali Yaroslav Moskalik u vra nĂ« njĂ« sulm me bombĂ« nĂ« makinĂ« nĂ« MoskĂ« – njĂ« incident pĂ«r tĂ« cilin Kremlini fajĂ«soi gjithashtu Kievin. NĂ« atĂ« kohĂ«, zĂ«dhĂ«nĂ«si presidencial Dmitry Peskov akuzoi UkrainĂ«n pĂ«r “pĂ«rfshirje tĂ« vazhdueshme nĂ« aktivitete terroriste brenda vendit tonĂ«â€.

QĂ« nga fillimi i pushtimit tĂ« plotĂ« tĂ« UkrainĂ«s nga Rusia nĂ« vitin 2022, ka pasur disa komplote vrasjesh tĂ« nivelit tĂ« lartĂ« nga tĂ« dyja palĂ«t. Vitin e kaluar, shĂ«rbimi i sigurisĂ« ukrainase (SBU) tha se kishte penguar njĂ« komplot rus pĂ«r tĂ« vrarĂ« Presidentin Volodymyr Zelensky dhe zyrtarĂ« tĂ« tjerĂ« tĂ« lartĂ« ukrainas. NĂ« fillim tĂ« luftĂ«s, udhĂ«heqĂ«si ukrainas tha se ai ishte “objektivi numĂ«r njĂ«â€ i RusisĂ«.

Ndërkohë, zyrtarët në qytetin jugor ukrainas të Odesës thanë se 2 persona u vranë dhe 6 u plagosën në një sulm me raketa në port të enjten. Më parë, sulmet në qytetin qendror të Poltavas që synonin një qendër rekrutimi ushtarak vranë dy persona dhe plagosën gati 50 të tjerë, thanë autoritetet. ©LAPSI.al

The post Ukrainasit vrasin gjeneralmajorin rus në një sulm në Kursk appeared first on Lapsi.al.

Sulmi rus shkatërron një spital në Kherson, plagos disa civilë

Një sulm me artileri nga forcat ruse goditi një spital në qytetin jugor të Ukrainës, Kherson, e duke shkatërruar institucionin mjekësor dhe duke plagosur disa civilë, sipas zyrtarëve rajonalë.

Guvernatori rajonal i Hersonit, Oleksandr Prokudin, tha të mërkurën se pesë pacientë dhe tre infermiere u plagosën kur ndërtesa u godit gjatë natës.

Një infermiere 44-vjeçare pësoi lëndime nga shpërthimi, tronditje dhe plagë në gjoks dhe ndodhet aktualisht në spital, ashtu si edhe katër pacientë të tjerë. Të tjerët morën ndihmë mjekësore dhe më pas u liruan nga spitali.

Spitali u godit gjatë një sulmi më të gjerë rus ndaj infrastrukturës civile në rajonin e Khersonit gjatë 24 orëve të fundit.

Prokudin tha se lagjet e banuara, përfshirë godina shumëkatëshe dhe 11 shtëpi private, u dëmtuan nga sulmet. Një biznes, një autobus, disa makina dhe një strukturë bujqësore gjithashtu pësuan dëme. Dhjetë persona raportohet se janë plagosur nga sulmet.

Sulme janë raportuar gjithashtu në fshatin Antonivka pranë Khersonit, si dhe në Nikopol në rajonin e Dnipropetrovskut.

Pavarësisht mohimeve të përsëritura nga Moska se infrastruktura civile nuk është në shenjestrën e ushtrisë së saj, artileria, dronët, bombat e telekomanduara dhe raketat ruse vazhdojnë të godasin struktura të tilla në mbarë Ukrainën.

Autoritetet ukrainase dhe organizatat ndërkombëtare i kanë dënuar këto sulme si krime të qëllimshme dhe sistematike të luftës.

NdĂ«rkohĂ«, ushtria ukrainase kreu sulme thellĂ« brenda territorit rus nĂ« pĂ«rpjekje pĂ«r t’i ndĂ«rprerĂ« linjat e furnizimit tĂ« RusisĂ«.

Të mërkurën, Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës konfirmoi një sulm ndaj rafinerisë së naftës Saratovorgsintez në rajonin Saratov të Rusisë.

Rafineria, e cila thuhet se përdoret nga forcat ruse për të prodhuar karburant për njësitë ushtarake, u godit nga Inteligjenca e Mbrojtjes së Ukrainës (HUR) në bashkëpunim me njësi të tjera. Pajisjet teknologjike u dëmtuan dhe u shkaktua zjarr.

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha të mërkurën se forcat e saj të mbrojtjes ajrore ndalën dhe shkatërruan 60 dronë ukrainas gjatë natës në disa rajone të vendit.

 

 

 

The post Sulmi rus shkatërron një spital në Kherson, plagos disa civilë appeared first on Euronews Albania.

Rikthehet virusi i rrallë në Greqi, autoritetet nisin hetimet pas vdekjes së një 72-vjeçari

Autoritetet shĂ«ndetĂ«sore nĂ« Greqi kanĂ« ngritur alarmin pas vdekjes sĂ« njĂ« 72-vjeçari nga ethet hemorragjike Krime-Kongo, njĂ« sĂ«mundje virale qĂ« shkaktohet nga pickimi i rriqrave. Mediat raportojnĂ« se i moshuari, njĂ« fermer bagĂ«tish, u infektua nga njĂ« rriqĂ«r dhe u shtrua nĂ« spitalin e LarisĂ«s, ku dyshohet se e transmetoi sĂ«mundjen te mjeku i tij. FatmirĂ«sisht, [
]

The post Rikthehet virusi i rrallë në Greqi, autoritetet nisin hetimet pas vdekjes së një 72-vjeçari appeared first on BoldNews.al.

Dasma e shekullit nĂ« Rusi, djali i liderit tĂ« ÇeçenisĂ« martohet mes luksit tĂ« shfrenuar dhe tĂ« shtĂ«nave me armĂ«! Nga tĂ« ftuarit VIP te shumat marramendĂ«se

✇Albeu
By: M C

Djali 17-vjeçar i kreut çeçen Ramzan Kadyrov, Adam, Ă«shtĂ« martuar me njĂ« vajzĂ« vendase tĂ« quajtur Medni, e cila Ă«shtĂ« e afĂ«rme e Adam Delimkhanov, njĂ« deputet nga Çeçenia dhe aleat i ngushtĂ« i Ramzan Kadyrov.

Dasma madhĂ«shtore u zhvillua gjatĂ« tre ditĂ«ve, nga e enjtja deri tĂ« shtunĂ«n, nĂ« fshatin Akhmat-Yurt (ish-Tsentoroy), shtĂ«pia stĂ«rgjyshore e familjes Kadyrov nĂ« Çeçeni.

Adam Kadyrov u martua me vajzën e senatorit çeçen Suleiman Geremeev, i cili është një aleat i ngushtë i Ramzan Kadyrov dhe është kushëri i deputetit rus Adam Delimkhanov. Ceremonia u parapri nga një martesë fetare myslimane, e cila është zhvilluar një vit më parë, më 8 qershor 2024.

Përgatitjet për festimet zyrtare zgjatën disa muaj, me ftesa të dërguara delegacioneve nga vendet e Lindjes së Mesme, përfshirë ambasadorin e Emirateve të Bashkuara Arabe në Rusi, Mohamed Ahmed Al Jaber, i cili ndërpreu pushimet e tij në Abu Dhabi për të fluturuar drejt kryeqytetit çeçen, Grozny.

Dasma thuhet se u shty dy herë, disa burime e lidhën këtë me dëshirën e Ramzan Kadyrov për të organizuar një takim privat midis Adam Kadyrov dhe Presidentit rus Vladimir Putin. Përveç kësaj, Ramzan Kadyrov thuhet se planifikoi të martonte Adam Kadyrov verën e kaluar në të njëjtën ditë me vëllain e tij të madh Zelimkhan (Eli), por Kremlini thuhet se nuk e miratoi për shkak të moshës së Adam Kadyrov.

Ramzan Kadyrov shkroi nĂ« kanalin e tij nĂ« Telegram se Putin e pĂ«rgĂ«zoi personalisht familjen pĂ«r kĂ«tĂ« ngjarje. NĂ« mesazhin e tij, ai shprehu ‘mirĂ«njohjen e tij tĂ« sinqertë’ pĂ«r telefonatĂ«n e Putinit.

Gjatë festimit, detaje të papritura tërhoqën vëmendjen e medias: në kyçin e dorës së Adam Kadyrov, gazetarët vunë re një orë Jacob & Co. Billionaire Ashoka, të zbukuruar me 320 diamante, me një vlerë të vlerësuar prej afërsisht 27.7 milionë dollarësh.

Midis tĂ« ftuarve ishte komandanti i njĂ«sisĂ« sĂ« forcave speciale Akhmat, Apti Alaudinov. PĂ«rveç kĂ«saj, pamjet nga festimet tregojnĂ« 17-vjeçarin Adam Kadyrovin duke drejtuar njĂ« Mercedes-Benz G-Class “limited edition” nĂ« ngjyrĂ« Agave Green. MĂ« pak se 500 makina tĂ« kĂ«tij modeli janĂ« prodhuar dhe importi i tyre nga BE pĂ«r nĂ« Rusi Ă«shtĂ« zyrtarisht e ndaluar. Çmimi i tij i vlerĂ«suar Ă«shtĂ« rreth 190,000 dollarĂ«.

Videoja tregon gjithashtu Adam Kadyrov duke qëlluar në ajër me një pistoletë të artë. Përdorimi i armëve të zjarrit nga të miturit është i ndaluar në Rusi, ashtu si edhe të shtënat me armë zjarri në festime.

QĂ« nga qershori i vitit 2023, Adam Kadyrov ka mbajtur disa pozicione zyrtare: ai drejton shĂ«rbimin e sigurisĂ« sĂ« Ramzan Kadyrov, dhe nĂ« prill tĂ« vitit 2025 ai u bĂ« Sekretar i KĂ«shillit tĂ« SigurisĂ« sĂ« republikĂ«s dhe kurator i MinistrisĂ« rajonale tĂ« PunĂ«ve tĂ« Brendshme, si dhe kurator i universitetit tĂ« forcave speciale. Ai Ă«shtĂ« vlerĂ«suar gjithashtu me njĂ« numĂ«r urdhrash shtetĂ«rorĂ« dhe mban titullin Hero i RepublikĂ«s Çeçene.

The post Dasma e shekullit nĂ« Rusi, djali i liderit tĂ« ÇeçenisĂ« martohet mes luksit tĂ« shfrenuar dhe tĂ« shtĂ«nave me armĂ«! Nga tĂ« ftuarit VIP te shumat marramendĂ«se appeared first on Albeu.com.

❌