Tirana ka 16 linja urbane dhe mbi 300 autobusë, por për banorët e Treshit – një zonë periferike në Njësinë Administrative Nr. 11 – transporti publik mbetet luks i paarritshëm. Me një popullsi prej mbi 65 mijë banorësh, kjo zonë nuk ka qasje të drejtpërdrejtë në asnjë nga linjat ekzistuese.
Banorët kujtojnë për Citizens.al se dikur kanë pasur linjë autobusi, por pas vitit 2020 ajo u hoq.
“Na vunë një herë një autobus të vogël, linja e Bërxullit [njësi e Bashkisë Vorë]… as dy vjet nuk na e lanë,” thotë Xhelali, një nga banorët e zonës. “Pastaj ishte një autobus i linjës së Institutit [Bashkia Kamëz], që u fut te lagjja jonë, pak kohë e lanë edhe atë, para 4-5 vitesh.”
Për të arritur stacionin më të afërt, te Treshi, pranë shinave në rrethin ku bëhen bashkë rrugët “Lunxheri-Kastriotet”, atyre u duhet mbi gjysmë orë ecje, një sfidë që përkeqëson aksesin në arsim, punë e shërbime bazë.
Institucionet përgjegjëse – Bashkia Tiranë, Bashkia Vorë dhe ajo e Kamzës – bëjnë ping-pong me përgjegjësinë, ndërkohë që asnjë zgjidhje konkrete nuk është ofruar që prej ndërprerjes së linjës Kashar-Bërxullë në vitin 2023.
“[…] para pandemisë ka pasur linjë të transportit publik por jo e licencuar nga Bashkia Vorë.” tha kjo bashki për Citizens.al ndërsa nuk shpjegon arsyet se përse nuk u ofrohet një zgjidhje banorëve duke licencuar një kompani.
Qytetarë duke hipur në autobusin e linjës Kamëz-Qendër (Tiranë)/Shinat e Trenit tek Treshit, në kryeqytet.
Banorët flasin për një neglizhencë të thellë: “Janë tallur me ne në këto 30 vite, gjithë jetën në këmbë,” thekson Xhelali.
“Vijnë vetëm për vota,” shprehet e zhgënjyer Rita, një nënë e dy fëmijëve, të cilët ndjekin shkollën në Laprakë – mbi 3 kilometra larg – sepse zona nuk ka gjimnaz.
“E kanë harruar këtë lagjen tonë!” thekson më tej ajo.
Kjo mungesë e qasjes në transport përbën një problematikë serioze të barazisë sociale dhe urbanistike në Tiranë.
Dashnor Memaj, kryetar i Shoqatës së Transportit Urban, konfirmoi për Citizens.al se te zona e ashtuquajtur “Shinat e Trenit” te Treshi, kalojnë linjat “Institut-Qendër” dhe “Kamëz-Qendër”. Ndërkohë rreth 1.2 kilometra më tutje atyre u shërben linja “Vorë-Qendër” te qendra tregtare “Casa Italia”.
“Dal me fëmijët, pasi kanë qejf të shkojnë te lodrat, por na zë frika,” thotë Silva, një tjetër banore, e cila tregon se i druhen faktit se fëmijët lodhen të dalin deri në rrugën kryesore, teksa taksitë kërkojnë 300-400 lekë vetëm për një rrugë.
“Fëmija im shkon në shkollë në këmbë, unë përditë në këmbë, nuk e di si nuk menduan njëherë për ne,” vijoi ajo.
Qytetarë duke ecur në këmbë dhe automjete në rrugën Princ Vidi, ku mungon një linjë e transportit publik.
Bashkia Vorë i tha Citizens.al se për zonën që mbulon “nuk ka pasur ankesa nga banorët për shtim linje të re”.
Citizens iu drejtua Bashkisë Kamëz, e cila tha se “zona te rruga ‘Princ Vidi’ rrugicat përreth, deri në Bërxullë, nuk janë pjesë e juridiksionit të saj”.
Kryetari i Shoqatës së Transportit Qytetas, Kostandin Foni, sugjeroi që për këtë çështje t’i drejtoheshim Drejtorisë së Transportit Publik pranë Bashkisë Tiranë, pasi ajo harton mbulimin me linjat urbane.
Bashkia Tiranë pranoi se për linjën “Kashar-Bërxullë” në periudhën 2018-2023 qe lidhur kontratë shërbimi me kompaninë “Denisi Trans”, por që pas përfundimit të kontratës nuk e ka rinovuar atë.
Njësoj si dy bashkitë e tjera, edhe Bashkia Tiranë nuk sqaroi nëse ka pasur ndonjë studim për këtë komunitet apo për përshtatjen e linjave të tjera për ta mbuluar dhe zonën e Treshit duke e lënë çështjen pa zgjidhje.
Digjet një autobus që udhëtonte drejt Sarandës, fatmirësisht pa të lënduar Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme në aksin rrugor Kardhiq–Delvinë, pranë fshatit Kardhiq në Gjirokastër, ku një autobus i linjës drejt Sarandës është përfshirë nga flakët. Zjarri ka shpërthyer rreth 2 kilometra përpara hyrjes së tunelit të rrugës […]
Shqiptarët janë përballur me një rast të paprecedentë ditën e djeshme në aeroportin e Beugradit. Në një video të publikuar nga gazetari Blendi Fevziu, shihen disa pasagjerë shqiptarë që janë lënë brenda në autobus për më shumë se një orë me dyer të mbyllura dhe pa kondicioner.
Në videon e mëposhtme, shihet qytetarët të revoltuar me këtë gjendje, ndërkohë që fëmijë të vegjël dëgjohen teksa qajnë. Pas disa përpjekjesh të pasukseshme për të dalë nga autobusi, banorët kanë thyer xhamat e autobusit për të marrë ajër, pasi po asfiksoheshin.
“Kemi pritur me shume se 1 ore e 20 min me dyer te mbyllura ne nje bus plot me njerez. Fillova nga paniku se skishim ajer te hapja dritaret e siperme te busit, megjithate per shkak te temperaturave dhe njerezve te shumte ne bus ishte e pamundur te merrje mjaftueshem ajer. Njerezit filluan te revoltoheshin dhe te qellonin xhamat me grushta njeherazi duke shpresuar se dikush do na degjonte. Po mbyteshim… femijet qanin. Pamja me e shemtuar dhe c‘njerezore qe kam pare ishte kur policia serbe dhe shoferi i autobuzit afrohen perballe me autobuzin dhe shihnin sesi ne kerkonim ndihme te hapnin dyert e nuk benin asgje. Ne nje moment vajza ime 13 vjece merr ate pajisjen qe eshte per emergjence per thyerjen e xhamave dhe thyen xhamin e deres. Ne ato momente filluam te merrnim ajer,” thuhet në mesazhin e denoncueses.
Por nuk përfundon këtu, pasi me të njëjtën situatë janë përballur dhe në avionin ‘Air Serbia’, ku janë mbajtur 6 orë brenda pa ajër të kondicionuar. Dhe e vetmja përgjigje që kanë marrë është që avioni ka disa probleme.
Një autobus i linjës Tiranë-Kamëz është përfshirë nga flakët këtë mëngjes, duke shkaktuar panik te qytetarët që ndodheshin në bord.
Sipas informacioneve, zjarri ka shpërthyer fillimisht në pjesën e motorit, ndërsa mjeti ishte në lëvizje. Për fat të mirë, nuk raportohet për persona të lënduar.
Në vendngjarje mbërritën me shpejtësi zjarrfikëset e Kamzës, të cilat arritën të neutralizonin flakët dhe të shmangnin përhapjen e mëtejshme të zjarrit.
Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e incidentit. Paraprakisht dyshohet për një defekt teknik në sistemin elektrik të autobusit.
Një autobusi i linjës Tiranë-Kamëz ka shpërthyer në flakë. Sipas informacioneve të para, vetëm dëme materiale janë raportuar, ndërkohë që dyshohet për një defekt mekanik si shkak i incidentit.
Fatmirësisht, nuk ka pasur viktima apo të lënduar.
Zjarrfikësit e Kamzës kanë arritur në vendngjarje dhe kanë neutralizuar flakët. Autoritetet po hetojnë shkakun e këtij aksidenti.
Një autobus i kompanisë Flixbus u përmbys në autostradën A19 në Gjermaninë veriore, duke shkaktuar plagosjen e 20 pasagjerëve. Njëri prej të lënduarve ndodhet në gjendje kritike dhe mbeti i bllokuar për rreth dy orë. Në momentin e aksidentit, autobusi po udhëtonte nga Kopenhaga drejt Vjenës me gjithsej 55 persona në bord. Ngjarja ndodhi pranë […]
Një autobus i Flixbus doli nga rruga në autostradën 19 në Mecklenburg-Pomerania Perëndimore në Gjermaninë veriore dhe u përmbys. Bëhet e ditur se 20 pasagjerë u lënduan, ndërsa njëri prej tyre në gjendje kritike, sipas një zëdhënësi të policisë. Pasagjeri mbeti i bllokuar për dy orë para se të lirohej, shkruajnë mediat e huaja. Raportohet se autobusi me 53 pasagjerë dhe dy shoferë ishte duke…
Policia kufitare e doganës së Kakavijës ka gjetur të fshehura në autobusin e një agjencie udhëtimi mbi 74 mijë euro dhe 15 dokumente të ndryshme të dyshuara të falsifikuara. Si rezultat, në kuadër të operacionit të koduar “Pa identitet” janë arrestuar drejtuesi i autobusit dhe punonjësi i agjencisë, ndërsa është shpallur në kërkim pronari i […]
Një sulm me bombë ndaj një autobusi shkollor në rajonin Balochistan të Pakistanit ka vrarë të paktën pesë persona dhe ka plagosur dhjetëra të tjerë. Autobusi mbante rreth 40 nxënës shkolle kur shpërtheu rreth orës 07:40 sipas orës lokale, pak jashtë qytetit të largët të Khuzdari. Tre nga pesë personat e vrarë janë fëmijë, tha […]
Një aksident i rëndë ka ndodhur në segmentin rrugor fier-patos. Makina tip ford eshte perplasur me autobusin e linjes fier-roskovec.
Aksidenti ndodhi në afërsi të fshatit portëz rreth orës 14:20. Nga përplasja është lënduar drejtuesi i mjetit ford dhe është transportuar në spital. Nuk ka ende të dhëna për gjendjen e tij shëndetësore ndërsa nga pasagjerët e autobusit nuk ka të lenduar. Policia po heton rrethanat e aksidentit por paraprakisht dyshohet se autovetura po lëvizte me shpejtësi të lartë.
Vajzat e volejbollit të Skënderbeut pësuan një aksident të rëndë, teksa autobusi në të cilin udhëtonin u përplas me një makinë. Ato ishin duke udhëtuar drejt Tiranës për të zhvilluar sot ndeshjen e dytë finale në volejboll. Menjëherë pas publikimit të këtij lajmi, mediat kanë kontaktuar me trajnerin e ekipit të vajzave, Orlando Koja.
Ai shprehet se disa nga vajzat kanë dëmtime, njëra në hundë, tjetra në gju dhe tjetra në shpataull.
“Patëm një aksident të rëndë, jemi në Prrenjas, nja tre vajza kanë shkuar në urgjencë, të dëmtuar jemi, të shkundur, na goditi shumë fortë, autobusi është bërë përshesh, kështu që çfarë të them. Vajzat kanë dëmtime, njëra përplasi hundën dhe i doli gjak, njëra dëmtoi gjurin, tjetra ka probleme me shpatullën, kemi dëmtime të ndryshme”, tha shkurtimisht ai.
TIRANË, 11 prill /ATSH/ Një urban i linjës së Unazës në Tiranë është përfshirë nga flakët si pasojë e një defekti teknik.
Policia e Tiranës njoftoi se “rreth orës 11:45, në bulevardin “Zhan D’ark”, dyshohet se si pasojë e një defekti teknik, ka marrë flakë në lëvizje, një autobus i linjës së unazës së re. Si pasojë ka vetëm dëme materiale”.
Shërbimet zjarrfikëse po punojnë për fikjen e zjarrit, ndërkohë grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme. /j.p/
Një autobus që transportonte 30 fëmijë në një udhëtim shkollor është përfshirë në një aksident të rëndë mëngjesin e sotme në autostradës A1, në provincën Frosinone të Italisë. Sipas mediave italiane, autobusi me nxënës është përplasur me një kamion, duke shkaktuar dëme të mëdha në pjesën e përparme të autobusit dhe plagosjen rëndë të një […]
Një autobus me pasagjerë ka marrë flakë në ecje pranë tunelit të Skërficës. Ngjarja ka ndodhur këtë të shtunë dhe dyshohet për shkak të një defekti në motor. Mësohet se nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale. Delvinë/Informacion paraprak Sot, rreth orës 11:40, pranë tunelit të Skërficës, dyshohet se, si pasojë e një defekti në motor, ka marrë flakë në ecje një autobus me udhëtarë…
Një autobus në lëvizje është përfshirë nga zjarri paraditen e kësaj të shtune në dalje të tunelit të Kardhiqit, teksa brenda mjetit kishte edhe pasagjerë të cilët po udhëtonin nga Gjirokastra në drejtim të Sarandës. Siç shihet edhe nga pamjet, flakët kanë përpirë totalisht autobusin, teksa një shtëëllungë e madhe e tymit ka mbuluar zonën. […]
Një autobusi i linjës Tiranë-Priskë është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në zonën e Freskut. Tymi ka pushtuar të gjithë zonën. Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar. Nuk dihen ende detaje nga ngjarja.
Nga Boldnews.al Dosja hetimore për kryebashkiakun e arrestuar të Tiranës, Erion Veliaj, hedh dritë mbi një skemë të dyshuar pastrimi parash nëpërmjet transferimit të licensës së transportit publik të autobusëve që operojnë aktualisht në disa linja të kryeqytetit. Në qendër të këtyre manovrave qëndron Sokol Kryeziu. Në vitin 2015, ai ishte fatorino në shoqërinë “Gerard-A” […]
Një aksident tragjik që përfshiu një autobus në jug të Meksikës, afër qytetit Escárcega, ka shkaktuar vdekjen e të paktën 41 personave. Autobusi, që udhëtonte nga Cancuni në Tabasko, u përplas me një kamion dhe shpërtheu në flakë. Autoritetet e shtetit të Tabasko konfirmuan vdekjen e 41 personave dhe thanë se puna për shpëtimin dhe […]