Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Pse nuk e nxit qeveria prodhimin vendas, kur jep statusin e investitorit strategjik?!

By: Oldi
19 July 2025 at 08:55

Qeveria qe nga viti 2015 u dha statusin e investitorit strategjik në turizëm investimeve që nisin nga 5 milionë deri në 50 milionë euro dhe që punësojnë së paku 80 punonjës, por nuk i kushtëzoi këto lloj investimesh që të përdorin prodhime vendas në mënyrë që të rriten përfitimet në ekonomi. Vendet e tjera me […]

The post Pse nuk e nxit qeveria prodhimin vendas, kur jep statusin e investitorit strategjik?! appeared first on BoldNews.al.

Man City tejkalon Unitedin dhe Barçën në renditjen e sponsorizimeve në fanella – Real Madrid kryeson listën e përfituesve

16 July 2025 at 12:38

Real Madridi vazhdon të kryesojë listën e ekipet që përfitojnë më shumë nga sponsorët e fanellave brenda një viti, ndërsa në vendin e dytë tashmë renditet Manchester City pas marrëveshjes së rinovuar me Puma-n.

Me marrëveshjen e re shumëmilionëshe sponsorizimi që Manchester City sapo ka nënshkruar me kompaninë Puma, sipas së cilës marka sportive gjermane do të paguajë hiq më pak se 1 miliard funte (1.153 miliardë euro) gjatë 10 viteve të ardhshme, skuadra e Cityt e ka rrëzuar Manchester United nga vendi i dytë në renditjen e klubeve që fitojnë më shumë nga sponsorizimi i fanellave.

Ekipi, i drejtuar nga Pep Guardiola nga stoli dhe Ferran Soriano nga zyrat, tashmë fiton 210.5 milionë çdo vit duke shfaqur logon e Pumas (115 milionë euro), logon e linjës ajrore Etihad (74 milionë euro) dhe logon e platformës së kriptomonedhës OKX në mëngë (21.5 milionë euro).

Megjithatë, sipas gazetës Marca, Real Madridi vazhdon të mbetet ‘mbret’ i përfitimeve nga fanella, pasi fiton 120 milionë euro në vit nga Adidasi dhe nga 70 milionë euro nga kompanitë Fly Emirates dhe HP që i ka si sponsor.

Unitedi renditet në vendin e tretë me 200 milionë euro përfitime, ku 105 milionë vijnë nga Adidas, 70 nga Snapdragon dhe 21.5 nga DXC Technology, ndërsa Barcelona renditet e katërta me 183 milionë euro përfitime dhe Paris Saint-Germain i pesti me 170 milionë euro.

Në pozitën e gjashtë vjen Arsenali me 141.5 milionë euro, Bayern Munichu i shtati me 123 milionë euro, Liverpooli i teti me 102.5 milionë euro, Borussia Dortmund e nënta me 99 milionë euro dhe Tottenham Hotspur që mbyll dhjetëshen me 80 milionë euro.

Renditja e sponsorizimeve të fanellave sportive në futboll:

Real Madrid: 260 milionë euro (Adidas, Fly Emirates dhe HP)

Manchester City: 210.5 milionë euro (Puma, Etihad dhe OKX)

Manchester United: 200 milionë euro (Adidas, Snapdragon dhe DXC Technology)

Barcelona: 183 milionë euro (Nike, Spotify dhe Ambilight)

Paris Saint-Germain: 170 milionë euro (Nike, Qatar Airways dhe Snipes)

Arsenal: 141.5 milionë euro (Adidas, Fly Emirates dhe Visit Rwanda)

Bayern Munich: 123 milionë euro (Adidas, Deutsche Telekom dhe Allianz)

Liverpool: 102.5 milionë euro (Nike, Standard Chartered dhe Expedia)

Borussia Dortmund: 99 milionë euro (Puma, 1&1, Evonik dhe GLS)

Tottenham Hotspur: 80 milionë euro (Nike dhe AIA)

/Telegrafi/

The post Man City tejkalon Unitedin dhe Barçën në renditjen e sponsorizimeve në fanella – Real Madrid kryeson listën e përfituesve appeared first on Telegrafi.

Shqipëria heq dorë nga prodhimi i bulmetit dhe mishit, rriten importet

14 July 2025 at 07:45

Gjatë vitit 2024, Shqipëria importoi 35.5 milionë kilogramë produkte bulmeti, vezë dhe mjaltë, me rritje 13% kundrejt vitit 2023 dhe me rritje 51% kundret vitit 2019. Në të njëjtën kohë, sasia e qumështit të prodhuar në Shqipëri, ra me 5% në vitin 2024 kundrejt vitit 2023 dhe me 30% kundrejt vitit 2019. Të dyja të […]

The post Shqipëria heq dorë nga prodhimi i bulmetit dhe mishit, rriten importet appeared first on Reporter.al.

Presidenti i Sporting Lisbonës lëshon një ‘deklaratë shpërthyese’ për rastin e Gyokeres

12 July 2025 at 23:35

Sulmuesi suedez Viktor Gyokeres është vendosur nën masë disiplinore nga Sporting Lisbona, pasi nuk u paraqit në grumbullimin e ekipit, konfirmoi të shtunën presidenti i klubit, Frederico Varandas. 

I pyetur për mungesën e sulmuesit, i cili kërkon largimin nga klubi, Varandas theksoi se Sporting është duke mbrojtur interesat e veta dhe shprehu besimin se situata do të zgjidhet. 

“Jemi të qetë. Gjithçka do të zgjidhet me mbylljen e afatit kalimtar, një gjobë të rëndë dhe një kërkimfalje ndaj skuadrës”, u shpreh ai. 

Gyokeres, golashënuesi më i mirë i kampionatit portugez në dy sezonet e fundit, ka qenë në qendër të vëmendjes për një transferim të mundshëm, me Arsenalin që ka treguar interes të përsëritur për të. 

“Nëse ata nuk duan të paguajnë vlerën reale të tregut për Viktor Gyokeres, ne ndjehemi shumë rehat me atë situatë për tre vitet e ardhshme”, theksoi Varandas. 

27-vjeçari iu bashkua Sportingut në fillim të sezonit 2023/2024 nga Coventry Cit për 20 milionë euro, duke nënshkruar kontratë deri në vitin 2028, me një klauzolë lirimi prej 100 milionë euro. 

“Nëse ‘strategët’ që po përpiqen të ushtrojnë presion mendojnë se kjo do ta bëjë më të lehtë largimin e lojtarit, jo vetëm që janë plotësisht gabim, por po e bëjnë gjithçka më të vështirë për të. Askush nuk është mbi interesat e klubit, kushdo qoftë ai”, deklaroi Varandas për agjencinë Lusa. 

Gyokeres mungoi në prezantimin zyrtar të ekipit të parë këtë të shtunë, ku skuadra u nis për në Lagos, ku do të zhvillojë përgatitjet parasezonale deri më 22 korrik./Telegrafi/

The post Presidenti i Sporting Lisbonës lëshon një ‘deklaratë shpërthyese’ për rastin e Gyokeres appeared first on Telegrafi.

Dasma e Alex Soros dhe Huma Abedin bën bashkë personalitetet demokrate në SHBA, Rama dhe Hillary Clinton fjalim urimi për çiftin

By: D Marku
15 June 2025 at 13:18

Establishmenti demokrat u mblodh këtë fundjavë në Hamptons për një dasmë që ngjante me një kurorëzim mbretëror në botën e politikës – një event që bashkoi botën e politikës me shumë para me figurat më me ndikim të epokës Clinton.

Të sapomartuarit ishin Alex Soros, djali i George Soros – donatori më bujar i Partisë Demokratike – dhe Huma Abedin, ndihmësja politike e cila shpesh është përshkruar si vajza e Hillary Clinton, ish-Zonjë e Parë dhe Sekretare Shteti. Dasma u mbajt të shtunën në një nga pronat e familjes Soros në Water Mill, Nju Jork, dhe tërhoqi rreth saj shumë avionë privatë dhe një grup ish-ndihmësish të Clintonëve, duke përqendruar në një vend të vetëm një sasi të pazakontë pasurie dhe pushteti.

Përtej familjarëve të çiftit, në listën e të ftuarve ishin: Hillary dhe Bill Clinton; nënpresidentja Kamala Harris me bashkëshortin Doug Emhoff; senatori Chuck Schumer nga Nju Jorku, udhëheqës i pakicës; ish-kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi; yje si Nicky Hilton Rothschild; figura të botës së kulturës si drejtoresha e Vogue, Anna Wintour; miq të vjetër të Clintonëve si Susie Tompkins Buell, një lobiste me peshë nga San Francisko; dhe madje edhe figura të huaja si kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Ky parakalim yjesh u përshkrua nga katër të pranishëm në dasmë si dhe nga disa përfaqësues të të ftuarve. Përfaqësuesit e çiftit nuk dhanë koment menjëherë.

Grupi i famshëm Boyz II Men performoi në dasmë, sipas dy të ftuarve, dhe mes atyre që mbajtën fjalime urimi ishin vëllai i dhëndrit, Jonathan Soros; zonja Clinton; zonja Wintour; dhe Edi Rama. Menyja përfshinte agnolotti me tartuf, supë të ftohtë me bizele angleze dhe mish amerikano-japonez Wagyu me karkaleca në zgarrë.

Festimet u zhvilluan në një fundjavë tejet kaotike në SHBA dhe jashtë saj. Protestues dolën në rrugë anembanë vendit për të kundërshtuar presidentin Trump, ndërkohë që ky i fundit organizoi një paradë ushtarake të pazakontë në Uashington; një ligjvënës nga Minnesota u vra në një shpërthim të ri dhune politike; dhe përplasjet mes Izraelit dhe Iranit ushqyen frikën e një konflikti më të gjerë në Lindjen e Mesme.

Por në Hamptons gjithçka ishte më e qetë, ndërsa kolona me SUV të zeza sillnin të ftuarit përgjatë një rruge të ngushtë të rrethuar me pyje dhe kalonin një portë të zbukuruar me lule vjollcë.

Alex Soros është një nga figurat më intriguese në botën e donatorëve. I diplomuar për histori, ai ka marrë tashmë në dorë aktivitetin filantropik të udhëhequr për dekada nga i ati, tashmë 94 vjeç, i cili është përkrahës i kauzave liberale në të gjithë botën dhe një fantazmë e urryer për të djathtën ekstreme. Djali Soros është shprehur se vetë ai është “më politik” se i ati.

Alex, 39 vjeç, i pëlqen vëmendja publike, dhe është aktiv në rrjetet sociale, ku ndan takimet me liderë demokratë. Ai pritet të jetë një figurë qendrore e filantropisë progresive për dekada, ndaj shumëkush në qarqet liberale kërkon të jetë afër tij.

Romanca e tij me Huma Abedin, 49 vjeçe, ka ngjallur interes në qarqet e larta. Një arsye është edhe mënyra dramatike se si përfundoi martesa e saj e mëparshme: burri i saj, ish-kongresmeni Anthony Weiner, u përfshi në skandale të përsëritura sexting-u, madje edhe me një të mitur, çka e çoi në burg dhe i shkatërroi karrierën politike dhe martesën.

Soros dhe Abedin shpallën fejesën korrikun e kaluar. Fillimisht kishin vendosur të martoheshin fshehurazi, por ndryshuan mendim pas një feste fejesash të organizuar nga Hillary Clinton në dhjetor, ku të ftuarit i shtynë të bëjnë një ceremoni tradicionale.

“Mendoj se ajo e meriton,” tha Hillary Clinton për revistën Vogue. “Ajo e meriton një moment të tillë.”

Fundjava përfshiu gjithashtu një ceremoni më intime që nderonte besimin mysliman të Abedinit dhe trashëgiminë hebraike të Sorosit.

Në kontrast me Sorosin, Abedin ka preferuar privatësinë. Ajo nisi punë me Hillary Clinton si praktikante 19-vjeçare në Universitetin George Washington dhe gradualisht mori role gjithnjë e më publike. Ka botuar një autobiografi në vitin 2021 dhe është aktualisht kontribuese në MSNBC.

Martesa e saj me Sorosin e pozicionon tani si një pjesë të pandarë të çiftit të ri të pushtetit në politikë, dhe pritet të jetë shpesh në vëmendjen e publikut.

Këtë fundjavë, Hamptons ngjante si një ribashkim i epokës Clinton, ku të ftuarit mbushën hotele luksoze dhe darka provash për të përditësuar miqësitë dhe diskutuar zhvillimet politike.

“Kaos trafiku këto ditë,” tha Zach Erdem, një figurë televizive që banon në Southampton që nga viti 2002.

Pamja e pasur e dasmës kontrastonte fort me debatin e brendshëm që përfshin Partinë Demokratike, e cila po lufton për të përmirësuar lidhjen e saj me votuesit e klasës punëtore – një lidhje që mendohet gjerësisht se e ka humbur.

Ndërsa Maserati, Porsche dhe makina të tjera luksoze rrëshqisnin përgjatë rrugës pranë vendit të dasmës, disa kalimtarë ndalonin për të parë. Një grua u përkul nga sedilja e pasagjerit dhe bërtiti: “Hi, Bill!” – nuk ishte e qartë nëse ish-presidenti Clinton ndodhej aty pranë.

Kjo dasmë mund të jetë ngjarja më e përfolur e verës për elitën shoqërore – por vetëm për pak javë. Më vonë këtë muaj, disa nga të njëjtët të ftuar pritet të udhëtojnë drejt Venecias për dasmën e një çifti tjetër të fuqishëm: Jeff Bezos dhe Lauren Sánchez.

The post Dasma e Alex Soros dhe Huma Abedin bën bashkë personalitetet demokrate në SHBA, Rama dhe Hillary Clinton fjalim urimi për çiftin appeared first on Albeu.com.

Man Utd publikon fanellën e re për sezonin 2025/26

12 June 2025 at 11:19

Klubi anglez, Manchester United ka prezantuar zyrtarisht fanellën e parë apo e njohur si fanellave për ndeshjet në shtëpi, për sezonin 2025/26.

Dizajni, i krijuar nga Adidas, paraqet një version modern të fanellës së kuqe ikonike të klubit.

Ashtu si sezonin e kaluar, Snapdragon mbeten sponsorët kryesorë dhe e gjejnë veten në pjesën e përparme të fanellës.

“Ngjyra e kuqe është themelore për ADN-në e klubit. Grafiku abstrakt i qëndron besnik ADN-së së klubit, duke i ofruar një pamje dhe ndjesi inovative një fanelle ndryshe elegante dhe klasike”, ka thënë drejtori i lartë i dizajnit në Adidas, Jurgen Rank.

 

Always United ❤

Introducing our new 2025/26 @adidasFootball home jersey. Available now 👇#MUFC

— Manchester United (@ManUtd) June 12, 2025

Lojtarët e Unitedit do ta debutojnë me fanellën e re gjatë ndeshjeve parasezonale këtë verë.

Pjesë e prezantimit të fanellës ishin lojtarë si Bruno Fernandes, Kobbie Maino dhe Leny Yoro. /Telegrafi/

The post Man Utd publikon fanellën e re për sezonin 2025/26 appeared first on Telegrafi.

Nga Shein te Adidas, kompanitë që po rrisin çmimet për shkak të tarifave të Trumpit

25 May 2025 at 23:54

Tarifat gjithëpërfshirëse të presidentit amerikan Donald Trump kanë shkaktuar zemërim te shumë njerëz.

Lista e kompanive që njoftojnë ndryshimet e çmimeve si rezultat është po aq e frikshme.

Bëhet e ditur se ndër taksat që Trump ka vendosur është një tarifë bazë prej 10% për shumicën e importeve dhe një tarifë 30% për shumicën e mallrave kineze.

Disa mallra, si çeliku dhe alumini, përballen me tarifa më të larta.

Walmart është një nga shitësit më të fundit me pakicë që thotë se do të shesë mallra më të shtrenjta së shpejti sepse tarifat e Trumpit janë “shumë të larta”.

Shitës të tjerë me pakicë që sugjerojnë se mund të rrisin çmimet së shpejti përfshijnë Ford, Best Buy dhe të tjerë.

Këtu janë disa nga kompanitë që mund të rrisin çmimet për artikujt e përditshëm, shkaku i tarifave të republikanit.

Walmart

Walmart njoftoi më 15 prill se do të rriste çmimet sepse tarifat e Trumpit ishin “shumë të larta”, veçanërisht kur bëhej fjalë për produktet e prodhuara në Kinë.

“Ne do të bëjmë çmos për të mbajtur çmimet tona sa më të ulëta që të jetë e mundur. Por duke pasur parasysh tarifat, ne nuk do jemi në gjendje të përballojmë gjithë presionin”, tha CEO i Walmart, Douglas McMillon.

Ndryshimet e çmimeve në Walmart ka të ngjarë të hyjnë në fuqi deri në fund të majit dhe çmimet do të rriten “shumë më shumë” në qershor.

Mattel

Më 6 maj, gjiganti i prodhimit të lodrave Mattel tha se do të rriste çmimet për shkak të tarifave.

Shefi ekzekutiv Ynon Kreiz u tha investitorëve se “sipas skenarëve aktualë” në përgjigje të tarifave, ai pret që 40% deri në 50% e produkteve të mbeten me çmim 20 dollarë ose më pak.

Megjithatë, ai gjithashtu avokoi për tarifa zero për lodrat në mbarë botën, shkruan CNN, përcjell Telegrafi.

Trump kërcënoi Mattel, duke thënë se ai do të “vendoste një tarifë 100% për lodrat dhe ai nuk do të shesë asnjë lodër në SHBA”.

Best Buy

Shitësi me pakicë i pajisjeve elektronike Best Buy paralajmëroi në mars se rritja e çmimeve është shumë e mundshme.

Disa komponentë dhe pajisje elektronike janë të përjashtuara përkohësisht nga tarifat e Trumpit.

Por, kjo nuk do të zgjasë përgjithmonë.

Nintendo, për shembull, vonoi datën e debutimit të konsolave për shkak të shqetësimeve në lidhje me tarifat.

Kompania më vonë tha se aksesorë të ngjashëm mund të përjetojnë ndryshime të çmimeve nga ato të shpallura më herët, për shkak të ndryshimeve në kushtet e tregut.

E njëjta gjë mund të ndodhë me çdo produkt për shkak të “kushteve të tregut”, vuri në dukje kompania.

Shein dhe Temu

Shitësit me pakicë Shein dhe Temu dikur ishin të përjashtuar nga tarifat për shkak të përjashtimit “de minimis”, i cili kursente dërgesat e mallrave me vlerë më pak se 800 dollarë.

Por Trump nënshkroi një urdhër ekzekutiv duke hequr qafe përjashtimin.

“Për shkak të ndryshimeve të fundit në rregullat dhe tarifat e tregtisë globale, shpenzimet tona operative janë rritur. Për të vazhduar të ofrojmë produktet që ju pëlqen pa kompromentuar cilësinë, ne do të bëjmë rregullimin e çmimeve duke filluar nga 25 prilli 2025”, shkroi Temu në një njoftim të ngjashëm me një njoftim të bërë nga Shein.

Që atëherë të dyja kompanitë kanë rritur çmimet për disa produkte.

Ford dhe Subaru

Veturat e importuara u goditën me një tarifë prej 25% dhe shumica e pjesëve të automjeteve përballen me një detyrim të ngjashëm, megjithëse disa prodhues të automjeteve mund të kërkojnë rimbursim të pjesshëm – tani për tani.

CFO i Ford Sherry House tha se pret të rrisë çmimet e veturave në SHBA deri në 1.5% në gjysmën e dytë të 2025 për shkak të tarifave.

Prodhuesi japonez i automjeteve Subaru ka thënë gjithashtu se do të rrisë çmimet në SHBA për të “kompensuar kostot e rritura”, duke përmendur “kushtet aktuale të tregut”.

Megjithatë, Subaru nuk specifikoi se sa mund të rriten çmimet.

“Ndryshimet u bënë për të kompensuar kostot e rritura”, tha një zëdhënës i Subaru of America.

“Çmimi i Subaru nuk bazohet në vendin e origjinës së produkteve të tij.”

Procter & Gamble, Stanley Black & Decker

Prodhuesi i produkteve shtëpiake Procter & Gamble, i cili zotëron marka si Pampers, Tide dhe Charmin, tha më 24 prill se do të konsideronte rritjen e çmimeve në disa kategori dhe tregje.

Në të njëjtën ditë, CEO Jon Moeller tha se “ka të ngjarë” të ketë rritje të çmimeve për konsumatorët sepse “tarifat janë në thelb inflacioniste”.

Në prill, Stanley Black & Decker, i cili zotëron markat e veglave elektrike, rriti çmimet për shkak të tarifave.

Një raund tjetër i rritjes së çmimeve do të vijë më vonë këtë vit.

Adidas

Ndryshe, Adidas tha se kosto më të larta ka të ngjarë të vijnë për shkak të tarifave të presidentit amerikan.

“Duke pasur parasysh pasigurinë rreth negociatave midis SHBA-së dhe vendeve të ndryshme eksportuese, ne nuk e dimë se cilat do të jenë tarifat përfundimtare”, tha CEO i Adidas, Bjorn Gulden.

Ai shtoi se “rritja e kostos për shkak të tarifave më të larta do të shkaktojë përfundimisht rritje të çmimeve”. /Telegrafi/

The post Nga Shein te Adidas, kompanitë që po rrisin çmimet për shkak të tarifave të Trumpit appeared first on Telegrafi.

Rriten çmimet në prill, inflacioni arrin në nivelin më të lartë në 14 muaj

By: user 8
8 May 2025 at 17:30

Çmimet në muajin prill kanë shënuar një rritje përtej tendencës sezonale, teksa zakonisht në këtë periudhë fillojnë e ulen për shkak të daljes së prodhimeve vendase.

Këtë vit, ecuria negative e sektorit të bujqësisë dhe çuarja e një pjesë të prodhimit kanë bërë që inflacioni të arrijë në 2.3% në prill, që është niveli më i lartë në 15 muaj, që nga marsi i vitit 2024, i ndikuar kryesisht nga çmimet e ushqimeve. Gjithsesi, ai vijon të mbetet poshtë objektivit të shënjestruar të Bankës së Shqipërisë prej 3%.

Banka e Shqipërisë ndërkohë në mbledhjen e fundit vendosi të mbajë të pandryshuar normën bazë në 2.75%, që është instrumenti i Bankës për të kontrolluar inflacionin, ndërsa guvernatori paralajmëroi se ekonomia ka shfaqur tendenca ngadalësimi në tre muajt e parë të vitit.

Sipas INSTAT, Indeksi i Çmimeve të Konsumit në muajin Prill 2025, arriti 119,8 kundrejt muajit Dhjetor 2020. Ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin Prill 2025 është 2,3 %, një vit më parë ky ndryshim ishte 2,1 %. Ndryshimi mujor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin Prill 2025, krahasuar me Mars 2025 është 0,1 %.

Rritja nga ushqimet

Sipas INSTAT, Rritja vjetore e çmimeve në muajin Prill është ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me +1,29 pikë përqindje, pasuar nga grupi “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me +0,24 pikë përqindje.

Gjithashtu, çmimet e grupit “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” ndikuan me +0,22 pikë përqindje, “Pije alkoolike dhe duhan” me +0,19 pikë përqindje, çmimet e grupit “Argëtim dhe kulturë” me +0,14 pikë përqindje, çmimet e grupeve “Veshje dhe këpucë” dhe “Hotele, kafene dhe restorante” me 0,10 pikë përqindje secili, çmimet e grupit “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me +0,07 pikë përqindje, çmimet e grupit “Komunikimi” me +0,04 pikë përqindje, çmimet e grupit “Shërbimi arsimor” me +0,03 pikë përqindje, çmimet e grupit “Shëndeti” me +0,02 pikë përqindje dhe çmimet e grupit “Transporti” me -0,16 pikë përqindje. /Monitor

The post Rriten çmimet në prill, inflacioni arrin në nivelin më të lartë në 14 muaj appeared first on Lapsi.al.

Mallrat e importit pushtojnë tregun shqiptar

7 May 2025 at 22:34

Struktura e ekonomisë shqiptare ka shfaqur gjithnjë probleme, të cilat lidhen si me orientinimin e politikave të duhura dhe me mirëqeverisjen. Ajo që do të analizohet është se si ka evoluar ekonomia jonë, çfarë po rrezikon sot dhe si shihet e ardhmja. Me hyrjen në tregun kapitalist, një pjesë e mirë e sektorëve të industrisë […]

The post Mallrat e importit pushtojnë tregun shqiptar appeared first on BoldNews.al.

Gonxhja: Rritje e produkteve “Made in Albania” në tregjet europiane, vijojmë mbështetjen për prodhimin vendas

By: redi
2 May 2025 at 15:59

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja thotë se produktet “Made in Albania” janë tashmë të pranishme në çdo treg europian. Kjo një arritje që ka ardhur falë iniciativës së guximshme të sipërmarrësve dhe punës së palodhur të mijëra punonjësve në fasoneritë shqiptare. ”Këto biznese janë një shembull i gjallë se si përkushtimi, cilësia dhe besimi në fuqinë vendase mund të…

Source

Adidas vs Puma/ Ryshfetet, tradhtitë dhe sherri i vëllezërve që ndryshoi historinë

By: user 6
17 April 2025 at 00:19

Pak ditë më parë, “Puma” njoftoi emërimin e Arthur Hoeld si CEO i grupit duke filluar nga 1 korriku 2025. Hoeld ka qenë më parë shef i shitjeve në “Adidas”. Kushdo që e njeh rivalitetin historik të këtyre dy markave sportive e ka kuptuar ironinë therëse që qëndron pas kësaj rokade rolesh. Ky është kapitulli i radhës (sigurisht jo i fundit) i një prej sherreve familjare më të famshme në botën e biznesit. Është beteja mes një Dasslers kundër një Dasslers tjetër apo Adidas kundër Puma.

Një sherr prej shumë brezash që “ka ndryshuar biznesin e sportit përgjithmonë”, siç rrëfen gazetarja Barbara Smit në librin e saj të fundit “Sfida e Shekullit”. Historia e vëllezërve armiq që themeluan Adidas dhe Puma, një libër i botuar në Britaninë e Madhe në vitin 2006 dhe që ka parë dritën e botimit së fundmi edhe në Itali. Sipas Smit, rivaliteti i mbushur me urrejtje midis vëllezërve Rudolf (1898-1974) dhe Adolf Dassler (1900-1978) “formësoi biznesin modern të sportit, por duke mos munguar korrupsioni dhe aksionet financiare gjithnjë në rritje”.

Fillimet

Kjo histori plot kthesa (dhe goditje nën brez) fillon në vitet 1920, në një Gjermani që po përgatitej të binte në duart e tmerrit nazist. Nazizmi ishte një nxitje e frikshme për vëllezërit Dassler dhe kompaninë e tyre të parë të këpucëve, Gebrüder Dassler Schuhfabrik. Jemi në Herzogenaurach, një qytet i vogël në Bavari (ndodhet rreth 20 kilometra larg Nurembergut) me një traditë të gjatë këpucarësh.

Edhe Christoph Dassler, babai i protagonistëve të kësaj historie, edhe pse vinte nga një familje sipërmarrësish tekstili dhe bojaxhish, e përqafoi këtë profesion. Gruaja e tij Algirdas, nga ana tjetër, drejtonte një dyqan pastrimi kimik në pjesën e pasme të shtëpisë. Adolf, i njohur si Adi, sipas prindërve duhej të bëhej bukëpjekës, por djali preferonte sportin dhe të mësonte bazat e zanatit nga babai i tij.

Adidas contro Puma, la storia della faida tra due fratelli che ha dato vita ai due celebri marchi

Nga e majta, Adolf Dassler dhe Rudolf Dassler

Lufta e Parë Botërore i pushton të gjithë. Rudolfi, i njohur si Rudi, dhe Adi largohen për t’iu bashkuar ushtrisë dhe pas kthimit e gjejnë biznesin e nënës së tyre të mbyllur për shkak të krizës ekonomike që erdhi bashkë me konfliktin. Adi, i cili tashmë është një këpucar vizionar, futet në laborator dhe fillon të prodhojë këpucë sportive të afta të kenë një ndikim të drejtpërdrejtë në performancën atletike të atyre që i veshin.

Adidas contro Puma, la storia della faida tra due fratelli che ha dato vita ai due celebri marchi

Ai e hapi kompaninë bashkë me vëllain e tij, i cili kishte një talent të madh për të bërë tregti, duke u bërë shitësi kryesor i kompanisë. Dassler-ët janë të zotë. Ata e dinë se çfarë po bëjnë, por e gjithë kjo nuk mjafton për hapin e madh. Duhej lidhja e duhur, theksi i Hitlerit për sportin dhe mbi të gjitha, mundësia e madhe që iu paraqit kompanisë së tyre të vogël Gebrüder Dassler Schuhfabrik në Lojërave Olimpike të Berlinit të vitit 1936.

Intuita

Intuita është e Adit. Veshja e atleteve të tij nga atletët më të mirë, ata që gjenerojnë më shumë eksitimin në publik, do të nënkuptonte marrjen e publicitetit më të madh të mundshëm. Adi punon shumë për të siguruar që këmbët e sportistëve të përshtaten në këpucët e tij. Dhe ai ia del mbanë. Por ai bëri edhe më shumë. Gjatë Lojërave Olimpike ai arriti të siguronte që ato t’i vishte edhe armiku i Hitlerit, Jesse Owens, sprinteri dhe kërcyesi afrikano-amerikan, i cili fitoi 3 nga 4 medaljet e tij të arta duke veshur këpucët e prodhuara nga Adi Dassler.

Lufta e Dytë Botërore

Lufta e Dytë Botërore shënoi një tjetër pikë kthese në jetën e vëllezërve Dassler dhe ishte gjatë kësaj periudhe që marrëdhënia tashmë e tensionuar mes të dyve u përkeqësua. Adi dhe Rudi jetonin nën të njëjtën çati me prindërit e tyre, por nuk shkonin mirë që kur Adi u martua me Käthe Martz në vitin 1934, e cila nuk e duronte dot familjen e të shoqit. Rudi e konsideronte atë si shkaktaren e vetme të vërtetë të mosmarrëveshjeve me vëllain e tij.

Gruaja e tij ndërhynte gjithmonë në çështje që lidheshin me kompaninë. Në fakt, Rudi nuk pranonte që vëllai i tij i vogël ishte bërë kryetar de facto i familjes Dassler. Për më tepër, kur u rekrutua përsëri në vitin 1943, ai besonte se nuk do të gjente ndihmë te vëllai i tij, ndihmë që i kishte dhënë një vit më parë, duke ushtruar presion mbi të njohurit e tij në partinë naziste, që të shmangte ushtrinë dhe të qëndronte në fabrikë. Inati i Rudit bëhet urrejtje e hapur kur, pas rënies së Hitlerit, vëllezërit dalin në gjyq nga aleatët për shkak të aderimit të tyre në partinë nazizte. Rudi akuzohet se i përket SS dhe është i bindur se për këtë e spiunuar vëllai i tij.

Lindja e Adidas dhe Puma

Pasi akuzat u rrëzuan, dy Dasslerët e ndanë fabrikën Gebrüder Dassler Schuhfabrik në 1947. Rudi themeloi një kompani konkurruese këpucësh që e quajti “Puma”. Punonjësit më të lidhur me prodhimin mbetën me Adin, i cili themeloi Adidas (një emër që vjen nga bashkimi i Adi me tre shkronjat e para të mbiemrit të tij). Ai regjistroi markën tregtare me tre shirita, tipari teknik që ai kishte filluar të përdorte që nga Olimpiada si një përforcim anësor në këpucët e tij, i theksuara nga një ngjyrë tjetër.

Nga ky moment, rivaliteti mes dy vëllezërve kthehet në një rivalitet korporativ që e ndan qytetin e Herzogenaurach në dy fraksione dhe i jep emrin “qyteti i qafës së përthyer”, për shkak të zakonit të përhapur në popullatë për të parë këpucët që mbante bashkëbiseduesi përpara se të fillonin një bisedë. Vëllezërit Dassler pushuan së foluri me njëri-tjetrin dhe nuk do ta bëjnë më kurrë këtë. Ata nuk do ta shihnin më njëri-tjetrin deri në vdekjen e Rudit më 27 tetor 1974. Adi e ndoqi 4 vjet më vonë, më 6 shtator 1978. Të dy sot janë varrosur në varrezat e Herzogenaurach, por në dy parcela të ndryshme, sa më larg nga njëra – tjetra, sipas amanetit të Adi Dassler.

Trashëgimia

Kur Adi dhe Rudi vdiqën, ata ua lanë perandoritë e tyre, djemve të tyre të pasuar edhe me një trashëgimi urrejtjeje. Kushërinjtë Dassler nuk kanë qenë kurrë në marrëdhënie të mira, pavarësisht nga një lloj pakti jo-sulmues i nënshkruar në fillim të viteve 1970, kur konkurrenca amerikane nga markat si Reebok dhe Nike i detyroi ata të bënin paqe. Marrëveshja në atë kohë ishte që të mos përpiqeshin të nënshkruanin me futbollistin më të madh të kohës, Pelé. Mirëpo, qetësinë e prishi Puma pasi Armini, djali i Rudi kontaktoi futbollistin dhe i ofroi sponsorizim, duke indinjuar kreun e Adidas-it, kushëririn e tij Horst.

Ryshfetet

Pika thelbësore e librit shumë të këndshëm të Barbara Smit është se grindja midis degëve Puma dhe Adidas të familjes Dassler fsheh nga pas edhe ryshfete dhe sponsorizime miliona dollarëshe, të cilat kanë formësuar sportin modern, profesional dhe amator. Që nga Olimpiada e parë e pasluftës, Dassler-ët kanë dërguar zarfe me para për atletët në një kohë kur lëvizja olimpike përpiqej t’i rezistonte komercializimit. Smit, e cila ka shkruar për Financial Times dhe Economist, citon një sprinter amerikan i cili garoi në Lojërat Olimpike të Tokios në vitin 1964.

“Ishte si në një film të James Bond-it apo një thriller. Në Tokio, një oficer shkonte në banjë dhe linte një çantë poshtë derës, dhe unë hyja menjëherë pas tij. Aty merrje nga 700 deri në 10 mijë dollarë”. Atletët, të hidhëruar që nuk paguheshin për përpjekjet e tyre olimpike, nuk thonë jo për të luajtur me Puma kundër Adidas, duke kërkuar gjithnjë e më shumë para nga rivali me kalimin e kohës.

Horst Dassler

Në realitet, sipas Smit, ishte një tjetër grindje familjare që nxiti korrupsionin e lëvizjes olimpike, ajo mes Adit dhe djalit të tij Horst. Pasardhësi u dërgua në Alsace për të krijuar një divizion të Adidas që do të shitej vetëm në Francë. Por Horst, një njeri jashtëzakonisht ambicioz, nuk ishte i kënaqur thjesht të priste radhën dhe e shndërron cepin e tij të kompanisë në një lloj perandorie sekrete që vepron kundër vullnetit të shprehur të prindërve të tij. Horst themelon një kompani në hije për të fshehur disa linja prodhimi prej tyre.

Adidas contro Puma, la storia della faida tra due fratelli che ha dato vita ai due celebri marchi

Ai miqësohet me të gjithë zyrtarët e rëndësishëm në botën e sportit, përfshirë ata që janë përgjegjës për Olimpiadën. Megjithatë ai di si t’u shërbejë dhe, mbi të gjitha, si t’i korruptojë. Ai e kuptoi shpejt se zotërimi i të drejtave për ngjarjet sportive mund të ishte një biznes shumëmilionësh. Kur ai vdiq në vitin 1987, vetëm 51 vjeç, zbulimi i sekreteve të tij për pak sa nuk falimentoi Adidas.

Konkurrenca e Nike

Ka dhe një re tjetër të errët që varet mbi këtë histori. Një re që doli nga një kompani e vogël këpucësh vrapimi në Oregon, e themeluar nga Phil Knight, një njeri aq ambicioz sa Horst Dassler. Ajo kompani, e quajtur fillimisht Blue Ribbon Sports, sot njihet si Nike. Shumë më tepër se Adidas apo Puma, Nike ka ndihmuar në transformimin e atleteve në këpucë që i veshin të gjithë, jo vetëm atletët. Ajo e kuptoi marketingun shumë më mirë se rivalët e saj evropianë dhe përfundimisht i parakaloi ata. Kur bëhet fjalë për transformimin e sporteve, pak momente janë më të rëndësishme se vendimi i Nike për të nënshkruar me Michael Jordan, duke i paguar atij miliona për të veshur këpucët e saj dhe për të lançuar një markë me emrin e tij që një ditë do të kushtonte më shumë se 100 dollarë për një palë. Asgjë, shpjegon Smit, nuk ka ndryshuar në biznesin e sportit. Por kjo është një histori tjetër dhe një libër tjetër. ©Përgatiti në shqip LAPSI.al

The post Adidas vs Puma/ Ryshfetet, tradhtitë dhe sherri i vëllezërve që ndryshoi historinë appeared first on Lapsi.al.

Të varur nga importet! Vetëm një nga tre produkte në treg është prodhuar në Shqipëri

By: Ela
5 April 2025 at 20:12

Për 1 kontejner me mallra shqiptar që ne dërgojmë për eksport në Evrope edhe më gjerë, 2 të tjerë hyjnë nëpërmjet rrugëve tokësore dhe detare. Është ky raporti i tregtisë së jashtme në vend që tregon sesa e varur është Shqipëria nga mallrat e huaj dhe në çfarë niveli ndodhen produktet shqiptare. Edhe më i […]

The post Të varur nga importet! Vetëm një nga tre produkte në treg është prodhuar në Shqipëri appeared first on BoldNews.al.

Përkujtohet dramaturgu, poeti e rilindasi Andon Zako Çajupi

27 March 2025 at 08:30

TIRANË, 27 mars/ATSH/ Më 27 mars të vitit 1866 lindi dramaturgu dhe atdhetari Andon Zako Çajupi.

Pas shkollimit bazë, do ta linte Zagorinë për t’iu bashkuar të atit, Harito Çakos, veprimtar në lëvizjen atdhetare. Atje do të ndiqte një kolegj francez, prej të cilit kultivoi njohuri të larmishme. I pajisur me botëkuptim europian, do t’i drejtohej Gjenevës, ku në vjetët 1887-1893, kreu studimet për drejtësi.

Më tej, u vendos në Kajro dhe nisi të ushtronte profesionin e avokatit. Do të hiqte dorë nga kjo detyrë për t’iu përkushtuar lëvizjes patriotike të shqiptarëve të ngulimeve të Egjiptit. U bë figurë protagoniste e shoqërisë atdhetare e kulturore të atjeshme, përmes përpjekjeve për të siguruar mbrojtjen e interesave të Shqipërisë dhe të popullit shqiptar.

Përmbledhja poetike “Baba Tomorri” (1902) që përfshin edhe komedinë “Katërmbëdhjetë vjeç dhëndërr”, veçohet si vepra e tij kryesore.

Botoi “Përrallat e La Fontenit” (1921) përshtatur prej tij në shqip, “Lulet e Hindit” (1922), një sërë vjershash të letërsisë sanskrishte. Pena e tij u vlerësua edhe në rrafshin e publicistikës të kohës, sidomos me pamfletin “Klubi i Selanikut” (1909).

Ndërkaq, la në dorëshkrim pjesën më të madhe të veprave të tij, si poemën “Baba Musa lakuriq”, tragjedinë “Burri i dheut” dhe komedinë “Pas vdekjes”.

Çajupi ndërroi jetë në Kajro, më 11 korrik 1930.

The post Përkujtohet dramaturgu, poeti e rilindasi Andon Zako Çajupi appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Liverpool ndërron sponsor, rikthehet tek Adidas pas 13 vjetësh

By: armand
10 March 2025 at 20:07

Liverpool do të bëjë një ndryshim të madh për sezonin e ardhshëm përsa i përket sponsorit në fanella. Të kuqtë do të rikthejnë si partner zyrtar kompaninë e njohur gjermane “Adidas”. Të dyja palët kanë arritur një marrëveshje afatgjatë, e cila do të hyjë në fuqi duke filluar nga data 1 gusht. Ky nuk është […]

The post Liverpool ndërron sponsor, rikthehet tek Adidas pas 13 vjetësh appeared first on BoldNews.al.

Turqia gjobit Adidas-in me 15,000 dollarë për këpucët e lëkurës së derrit

13 February 2025 at 23:29

Turqia ka goditur gjigantin gjerman të pajisjeve sportive Adidas me një gjobë prej më shumë se 15,000 dollarë për mosinformimin e klientëve se një nga modelet e saj kryesore të këpucëve përmbante lëkurë derri.

Rregullatori i reklamave i vendit me shumicë myslimane kritikoi Adidas-in për përshkrimin e atleteve të saj “Samba OG” – si të bëra nga “lëkurë e vërtetë”, pa specifikuar se ato vinin nga derrat, përcjell Telegrafi.

Në një vendim të parë nga AFP, ajo tha se përdorimi i materialeve “në kundërshtim me ndjeshmëritë fetare të shumicës së shoqërisë duhet të përmendet qartë” në reklama dhe përshkrime të produkteve.

Rregullatori vendosi një gjobë prej 550,059 lirash (15,200 dollarë) si përgjigje.

Adidas nuk u përgjigj menjëherë kur u kontaktua nga AFP për koment.

Në vitin 2020, Presidenca e Çështjeve Fetare të Turqisë vendosi se “nuk lejohet të prodhohen këpucë ose veshje nga lëkura e derrit ose qimet e derrit”.

“Pothuajse të gjithë dijetarët myslimanë pranojnë se lëkura e derrit nuk mund të pastrohet me rrezitje ose procese të ngjashme”. /Telegrafi/

The post Turqia gjobit Adidas-in me 15,000 dollarë për këpucët e lëkurës së derrit appeared first on Telegrafi.

E pazakontë/ Adidas gjobitet në Turqi, nuk informoi klientët për këpucë me lëkurë derri

By: Ardit
13 February 2025 at 21:07

Gjiganti gjerman i pajisjeve sportive është gjobitur me një shumë prej 15,000 dollarë në Turqi, për mosinformimin e klientëve se një nga modelet e saj kryesore të këpucëve përmbante lëkurë derri. Rregullatori i reklamave i vendit me shumicë myslimane kritikoi Adidas-in për përshkrimin e atleteve të saj “Samba OG” të veshura vitet e fundit nga […]

The post E pazakontë/ Adidas gjobitet në Turqi, nuk informoi klientët për këpucë me lëkurë derri appeared first on BoldNews.al.

Malaj: Asnjë rishikim të përjashtimeve tatimore për profesionet e lira dhe biznesin e vogël deri në 2029

31 January 2025 at 21:45

TIRANË, 31 janar /ATSH/ Ministri i Financave, Petrit Malaj ka vizituar sot një biznes familjar në Savër të Lushnjës. Biznesi i sipërmarrësit Gëzim Gjolena është një mobilieri që përveç tregut vendas, përmbush kërkesa edhe për klientët e huaj, siç thekson ministri Malaj në postimin në Facebook.

Sipas Malajt, bashkë me djemtë e sipërmarrësit që janë specializuar në arkitekturë dhe interior dizajn, Gjolena synon të mbyllë ciklin, duke i shtuar vlerë produkteve.

“Së fundmi ai ka investuar në krijimin e këtij ambienti të ri pune që do t’i shërbejë për zgjerimin e gamës së produkteve dhe rritjes së cilësisë për konsumatorët”, tha Malaj.

Ministri i Financave Petrit Malaj ka bërë me dije më herët se nuk do të ketë asnjë rishikim të përjashtimeve tatimore për profesionet e lira dhe biznesin e vogël deri në vitin 2029.

Gjatë takimit të ministrit të Financave, Petrit Malaj me sipërmarrësin në Savër të Lushnjes
1 nga 9

/r.e/a.f/

The post Malaj: Asnjë rishikim të përjashtimeve tatimore për profesionet e lira dhe biznesin e vogël deri në 2029 appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Mungon prodhimi vendas! Rriten me mbi 30% importet e zarzavateve dhe kafshëve

22 January 2025 at 08:00

Mungesa e prodhimit vendas dhe zhvillimi i turizmit është duke nxitur rritjen e shpejtë te importeve, sidomos në disa grupe ushqimesh ku sasitë u rriten me mbi 30 për qind në vitin 2024. Ri-zgjimi i kanaleve të importit po e bën edhe më të vështire konkurrencën e prodhimit vendas dhe po ul vlerën e mbetur […]

The post Mungon prodhimi vendas! Rriten me mbi 30% importet e zarzavateve dhe kafshëve appeared first on BoldNews.al.

Mungesë prodhimi vendas, importet e zarzavateve dhe mishit të kafshëve u rritën me mbi 30% më 2024

By: V K
22 January 2025 at 07:49

Mungesa e prodhimit vendas dhe zhvillimi i turizmit, është duke nxitur rritjen e shpejtë te importeve, sidomos në disa grupe ushqimesh ku sasitë u rriten me mbi 30 për qind në vitin 2024.

Ri-zgjimi i kanaleve të importit po e bën edhe më të vështire konkurrencën e prodhimit vendas dhe po ul vlerën e mbetur në vend nga prurjet e turizmit.

Sipas të dhënave zyrtare nga INSTAT në vitin 2024, importet e kafshëve të gjalla shënuan rritje me 35.5 për qind, në sasi.

Rreth 32 mijë tonë kafshë të gjalla, u importuan nga rajoni dhe më gjerë nga 22 mijë tonë në vitin 2023.

Rritja e importeve të kafshëve po vjen për dy arsye kryesore.

E para, si rrjedhojë e rënies së numrit të bagëtive, nga plakja e popullsisë dhe pakësimi i popullsisë në fshat. Numri i bagëtive në vendin tonë është përgjysmuar në dekadën e fundit.

Së dyti, konsumi i mishit ka pësuar rritjen prej zhvillimit të turizmit. Kuzhina shqiptare ka në themel të saj mishin dhe bulmetin.

Në njërën anë numri i vizitoreve dhe njësive të agro-turizmit po rritet, e nga ana tjetër numri i bagëtive në vend po pëson rënie duke bërë që hendeku të plotësohet në import.

Përveç kafshëve edhe importet e në sasi zarzavatet pësuan rritje me 29 për qind vitin e kaluar. Gjatë 2024, u importuan 61 mijë tonë zarzavate nga 47 mijë tonë më 2023.

Pavarësisht se prodhimi në sera po rritet vit pas viti, ai është destinuar për eksport, teksa falimenti i ngastrave të vogla i ka kthyer në konsumatorë fermerët e vegjël edhe në fshatra.

Gjithashtu, sektori i turizmit ka rritur kërkesën për zarzavate duke nxitur rritjen e importeve.

Në total importet e ushqimeve në sasi janë rritur me 15 për qind vitin e kaluar. Rritja me shpejtësi e vizitorëve të huaj në vendin tonë, është një mundësi e artë për të nxitur më tej ekonominë dhe mirëqenien në vend.

Përvojat e vendeve të tjera mesdhetare na tregojnë se, nga turistët nuk përfitojnë vetëm hotelet dhe restorantet, por të shumë sektorë të tjerë që lidhen me prodhimin dhe sidomos bujqësia dhe i gjithë zinxhiri i furnizimit që i nevojitet turizmit. Kjo lidhje e bën turizmin gjithëpërfshirës dhe zgjeron përfitimet tek më shumë njerëz. Apo ecën në këtë trajektore Shqipëria.

Të dhënat tregojnë një prirje të kundërt. Teksa numri i turistëve është duke u rritur në rekorde, sektori i prodhimit, bujqësia, industria dhe eksportet në përgjithësi po bien me shpejtësi. Bujqësia, sektori kryesor i ekonomisë shqiptare që kontribuon me shumë se 18% të PBB -së shënoi rënie me 2.5% në tremujorin e tretë 2024. Kjo ishte rënia më e fortë që nga tremujori i katërt i vitit 2022 kur prodhimi u dëmtua nga ngrica.

Mungesa e lidhjes së turizmit me sektorët e tjerë, po bën që një pjesë e madhe e fitimeve që vijnë turizmi të dalin jashtë për importin e mallrave që na duhen për turistët. Gjatë vitit artikujt lidheshin me furnizimet e hoteleve pësuan rritje në sasi deri në 50%, duke ndikuar negativisht deficitin tregtar./ Monitor

The post Mungesë prodhimi vendas, importet e zarzavateve dhe mishit të kafshëve u rritën me mbi 30% më 2024 appeared first on Albeu.com.

Ditëlindja luksoze e Gout Gout: fenomeni 17 vjeçar prej 6 milionë dollarë kontratë

By: user 2
29 December 2024 at 14:33

Gout Gout, sprinteri australian me origjinë sud-sudaneze, feston sot 17-vjetorin pak ditë pas lajmit që shumë agjenci lajmesh në botë kanë raportuar: një marrëveshje e tij me Adidas, kompania gjermane e veshjeve sportive, për shumën prej 6 milionë dollarësh, plus stimuj të lidhur me rezultatet. Një shumë vërtet astronomike, duke marrë parasysh moshën e re të atletit dhe sportin e tij, i cili nuk sjell të ardhura të krahasueshme me sporte shumë më fitimprurëse.

Është diskutuar shumë sidomos për mënyrën se si shifra e përmendur në artikullin e referuar – botuar më 20 dhjetor nga “Josh Alston për Daily Mail Australia” – krahasohet me të ardhurat vjetore të disa prej atletëve më të mëdhenj në botë aktualisht. Midis tyre përmenden amerikanët Noah Lyles dhe Sha’Carri Richardson, të dy sprinterë si Gout, apo suedezi Armand Duplantis, specialist në kërcimin me shtizë. Madje, është bërë një krahasim edhe me legjendën Usain Bolt, atleti më fitimprurës në historinë e atletikës, që thuhet se ka arritur deri në 10 milionë dollarë në vit, por vetëm pasi kishte arritur suksese dhe rekorde të shumta.

E vërteta është se këto janë vetëm hipoteza. Kontratat në atletikë janë gjithmonë sekrete, dhe askush nuk mund të dijë shifrat e sakta. Në rastin e Gout, edhe nëse pranohet që marrëveshja kap shifrën 6 milionë dollarë, duket më e besueshme që kjo shumë të jetë e shpërndarë gjatë periudhës deri në Lojërat Olimpike të Brisbane 2032, në vendin e tij. Kjo do të thotë rreth 750,000 dollarë në vit, duke përfshirë bonuse të mundshme, por edhe penalitete nëse performanca nuk është në nivelin e pritur.

KONTRATA ËSHTË FIRMOSUR NË VERË

Një marrëveshje vjetore nën 1 milion dollarë është shumë më e besueshme, pasi – sipas artikullit të “Daily Mail” – kontrata është nënshkruar gjatë verës, pas vendit të dytë të Gout në Kampionatin Botëror U-20 në Lima, Peru. Ai fitoi medaljen e argjendtë në 200 metra me kohën 20”60, duke treguar potencialin e tij, por jo mjaftueshëm për të justifikuar shifra jashtë tregut për atletikën.

Rezultatet e jashtëzakonshme të Gout në fillim të dhjetorit, veçanërisht koha 20”04 në 200 metra – duke thyer rekordin kombëtar australian 20”06 të legjendës Peter Norman nga Olimpiada e Meksikos 1968 – kanë konfirmuar potencialin e tij të madh dhe zgjedhjen e zgjuar të Adidas. Kompania gjermane ka mposhtur konkurrencën e Nike dhe Puma. Sipas “Daily Mail”, menaxheri i sprinterit, James Templeton, deklaroi: “Markat e mëdha e kanë ndjekur që nga viti 2022, kur ai theu rekordin australian U-16 në 200 metra. Adidas tregoi që nga fillimi dëshirën për ta siguruar dhe shfaqi shumë durim.”

Në çdo rast, ky është një ditëlindje shumë e lumtur për Gout. I mbetet të ruajë qetësinë përballë kësaj fame të papritur, sepse nderet e mëdha sjellin përgjegjësi të mëdha. Ai duhet të konfirmojë potencialin e tij, jo vetëm vitin e ardhshëm, por edhe në vitet që pasojnë. Siç është shprehur presidenti i World Athletics, Sebastian Coe: “Është një talent i jashtëzakonshëm, por tani e presin shumë sfida, pasi kalimi nga kategoritë e të rinjve në ato të të rriturve është faza më e vështirë për çdo atlet.”

The post Ditëlindja luksoze e Gout Gout: fenomeni 17 vjeçar prej 6 milionë dollarë kontratë appeared first on Lapsi.al.

❌
❌