Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 12 July 2025Main stream

BE-ja njofton menjëherë përgjigjen ndaj tarifave të Trumpit

12 July 2025 at 17:47

Komisioni Evropian do të ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm për të mbrojtur interesat e BE-së, duke përfshirë miratimin e kundërmasave proporcionale nëse është e nevojshme, njoftoi presidentja Ursula von der Leyen pas njoftimit të presidentit të SHBA-së Donald Trump se ai do të vendoste tarifa prej 30% për mallrat nga BE-ja.

“Ne mbetemi të gatshëm të vazhdojmë të punojmë drejt një marrëveshjeje deri më 1 gusht. Në të njëjtën kohë, ne do të ndërmarrim të gjitha hapat e nevojshëm për të mbrojtur interesat e BE-së, duke përfshirë marrjen e kundërmasave proporcionale nëse është e nevojshme.”

Trump njoftoi sot se duke filluar nga 1 gushti, tarifat prej 30% do të zbatohen për shumicën e mallrave të BE-së të importuara në SHBA, përcjell Telegrafi.

E njëjta përqindje vlen edhe për Meksikën.

“Ne kemi diskutuar marrëdhënien tonë tregtare me Bashkimin Evropian për vite me radhë dhe kemi arritur në përfundimin se duhet të largohemi nga këto deficite tregtare të gjata, të mëdha dhe të vazhdueshme”, shkroi Trump në një letër drejtuar von der Leyen.

Presidentja e Komisionit theksoi se BE-ja vazhdimisht i ka dhënë përparësi një zgjidhjeje të dakorduar me SHBA-në, e cila pasqyron angazhimin për dialog, stabilitet dhe një partneritet konstruktiv transatlantik.

Sipas saj, tarifat prej 30% do të prishnin shumë zinxhirët e furnizimit transatlantik, në dëm të bizneseve, konsumatorëve dhe pacientëve në të dy anët e Atlantikut. /Telegrafi/

The post BE-ja njofton menjëherë përgjigjen ndaj tarifave të Trumpit appeared first on Telegrafi.

Trump vendos tarifa prej 30 për qind ndaj BE-së: Do t’i dyfishojmë, nëse veproni me reciprocitet

12 July 2025 at 15:36

Donald Trump njoftoi se SHBA-ja do të vendosë një tarifë prej 30 për qind për disa produkte importe nga Bashkimi Evropian, si dëmtues indirekt për kompanitë amerikane.

Ky vendim erdhi në kuadër të luftës tregtare dhe shqetësimeve për praktikat jo të barabarta tregtare që ndikojnë në prodhuesit në SHBA.

“Zonja e nderuar, Ursual von der Leyen, është nder për mua t’ju drejtohem me këtë letër që thekson rëndësinë e marrëdhënieve tona tregtare. Megjithëse kemi një deficit të madh tregtar me BE-në, SHBA mbetet e përkushtuar ndaj bashkëpunimit, por vetëm në kushte tregtie të ndershme dhe të balancuar. Duke nisur nga 1 gushti 2025, SHBA do të vendosë një tarifë prej 30% për mallrat e BE-së që hyjnë në tregun amerikan, për të korrigjuar këtë pabarazi të vazhdueshme, e shkaktuar nga tarifat dhe barrierat tuaja tregtare”, tha ai.

“Nëse BE vendos të hakmerret me rritje tarifash, ne do të shtojmë përqindjen e njëjtë mbi 30 për qindshin aktual. Nëse kompanitë evropiane prodhojnë brenda SHBA-së, nuk do të ketë tarifa – madje do të përfitojnë nga procedura të shpejta dhe efikase. Këto masa synojnë të mbrojnë ekonominë dhe sigurinë kombëtare të SHBA-së. Jemi të hapur për dialog dhe gatshëm të rishqyrtojmë tarifat, në varësi të marrëdhënieve tona dhe hapjes së tregjeve tuaja”, pohoi 79-vjeçari.

Në veçanti, tarifat do të prekin sektorët e automjeteve, pjesëve të automobilave, tekstilit dhe mallrave të tjera industriale.

Shtëpia e Bardhë po argumenton se masat janë të nevojshme për të mbrojtur prodhuesit amerikanë nga konkurrenca e pa drejtë.

Pas këtij njoftimi, vlera e euros ra kundrejt dollarit, ndërsa zyrtarë evropianë kanë paralajmëruar se do të reagojnë në mënyrë të ngjashme për të krijuar një strategji të përbashkët kundër tarifave amerikane. /Telegrafi/

The post Trump vendos tarifa prej 30 për qind ndaj BE-së: Do t’i dyfishojmë, nëse veproni me reciprocitet appeared first on Telegrafi.

Çmimi i duhanit në rritje, BE planifikon taksa të reja drastike për cigaret

By: V K
12 July 2025 at 10:42

Në kuadër të planeve për forcimin e buxhetit të ardhshëm të Unionit dhe frenimin e konsumit të produkteve të dëmshme, Bashkimi Evropian, po përgatitet për një goditje fiskale të paprecedentë ndaj industrisë së duhanit.

Komisioni Evropian, po propozon një paketë të re taksash që parashikon rritje drastike të akcizave, si për produktet tradicionale të duhanit, ashtu edhe për alternativat moderne si cigaret elektronike dhe qeset e nikotinës.

Sipas një drafti të brendshëm të publikuar nga “Tgcom”, akciza minimale për cigaret do të rritet me 139%, duke e çuar çmimin e një pakete nga 5 në 6.20 euro.

Ndërkohë, për purot parashikohet një rritje marramendëse prej 1,090%. Po ashtu, cigaret elektronike do të tatohen me 0.12 deri në 0.36 euro për mililitër, ndërsa duhani për mbështjellje me rreth 108 euro për 1,000 copë – afërsisht gjysma e akcizës për cigaret tradicionale.

Nëse kjo nismë miratohet, çmimi mesatar i një pakete mund të rritet me 20%, duke prekur më së shumti të rinjtë dhe grupet më vulnerabël.

Ekspertët ngrenë shqetësimin se rritja e fortë e çmimeve, mund të favorizojë rritjen e tregut të paligjshëm të duhanit.

Paketa fiskale e BE-së përfshin gjithashtu edhe taksa të tjera të reja: një tarifë mbi mbetjet elektronike për të nxitur riciklimin, një taksë mbi kompanitë me të ardhura mbi 50 milionë euro dhe një tarifë mbi paketat që vijnë nga tregtia elektronike jashtë BE-së.

Propozimi do t’i paraqitet Kolegjit të Komisionerëve më 16 korrik dhe më pas do të kalojë për diskutim në mesin e 27 shteteve anëtare.

Për miratimin e çdo ndryshimi tatimor do të kërkohet unanimitet, ç`ka e bën procesin të vështirë dhe të gjatë, sidomos duke pasur parasysh kundërshtimet.

Suedia e ka cilësuar të papranueshme idenë e përdorimit të taksave të duhanit për të mbushur arkat e BE-së, ndërsa Italia, Greqia dhe Rumania, shprehin shqetësime për ndikimin në sektorët ekonomikë lokalë.

Në anën tjetër, Franca dhe Gjermania, mbështesin fuqishëm përfshirjen e produkteve të reja të nikotinës në kuadrin e ri të akcizave.

Qëllimi i Komisionit mbetet i qartë: forcimi i autonomisë financiare të BE-së dhe krijimi i një buxheti më të drejtë dhe të qëndrueshëm.

The post Çmimi i duhanit në rritje, BE planifikon taksa të reja drastike për cigaret appeared first on Albeu.com.

Yesterday — 11 July 2025Main stream

BE dhe Ukraina bashkojnë forcat, ndajnë 100 milionë euro për mbrojtje

11 July 2025 at 21:35

Ukraina dhe BE njoftuan një fond prej 100 milionë eurosh për të përshpejtuar inovacionin në mbrojtje duke u bazuar në inovacionet e testuara në fushëbetejë nga Ukraina.

Iniciativa BraveTech EU, e zbuluar në Konferencën e katërt vjetore të Rimëkëmbjes së Ukrainës (URC) në Romë, u njoftua nga Ministri i Transformimit Digjital të Ukrainës, Mykhailo Fedorov, dhe Komisioneri i Mbrojtjes i BE-së, Andrius Kubilius.

Bëhet e ditur se BraveTech EU është aleanca e parë e madhe teknologjike midis Ukrainës dhe Evropës në kushte të barabarta, me secilën palë të vendosur të investojë 50 milionë euro në program.

Iniciativa do të përqendrohet në bizneset e vogla dhe të mesme dhe startup-et si në Ukrainë ashtu edhe në Evropë, shkruan euronews.

Aleanca do të shohë të dyja palët të shkëmbejnë përvoja rregullatore, të zhvillojnë inovacione dhe të sigurojnë teknologji të reja mbrojtëse.

“Kolegët evropianë do të marrin rezultate nga fusha e betejës”, tha Fedorov në një konferencë për shtyp në Romë.

“Vende të tjera evropiane gjithashtu mund të bashkohen për të financuar iniciativën”, shtoi ai.

“BE-ja dhe shtetet e saj anëtare kanë një kapacitet industrial që mund ta ndihmojë Ukrainën të zhvillojë sisteme të reja mbrojtëse dhe të rrisë qëndrueshmërinë evropiane”, tha Kubilius në një deklaratë.

Raportohet se programi do të zbatohet në dy faza.

Në vitin 2026, plani është të zgjerohet programi me grante dhe investime më të mëdha në projektet më premtuese.

Ndryshe, iniciativa BraveTech EU do të integrojë industrinë mbrojtëse të Ukrainës në mekanizmat evropianë, duke lidhur platformën teknologjike mbrojtëse BRAVE1 të Ukrainës me platformat e BE-së, të tilla si Fondi Evropian i Mbrojtjes (EDF) dhe Skema e Inovacionit të Mbrojtjes së BE-së (EUDIS). /Telegrafi/

The post BE dhe Ukraina bashkojnë forcat, ndajnë 100 milionë euro për mbrojtje appeared first on Telegrafi.

OBRM-PDUKM: Bullgaria po e keqpërdorë BE-në, fshirja e gjuhës dhe identitetit maqedonas nga raporti i PE-së është mohim për shtetin tonë

11 July 2025 at 19:51

Ministria e Punëve të Jashtme e Bullgarisë deklaroi se kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, po minon raportet e brishta ndërmjet dy vendeve, duke aluduar në deklaratën e kryeministrit se Bullgaria synim ka vetëm të fshijë identitetin dhe kulturën maqedonase.

Partia në pushtet drejtoi mesazhe se s’do të ndryshojnë qëndrim derisa në rikthim nuk marrin respektin bullgar.

“Fshirja e gjuhës dhe identitetit nga raporti i Parlamentit Evropian janë dëshmi se Bullgaria nuk e ka pasur çështjen tek vendosja e bullgarëve në Kushtetutë. Përkundrazi, ky është vetëm mjet për mohimin e plotë të shtetit. OBRM-PDUKM adreson porosi se nuk do të lëvizin asnjë milimetër pa u respektuar nga Bullgaria dhe garancia nga institucionet evropiane. Ky është keqpërdorim i BE-së nga ana e Bullgarisë dhe rrëmbim i procesit.”, – theksoi Dragan Kovaçki nga OBRM-PDUKM.

Edhe kreu i socialdemokratëve, Venko Filipçe, është shprehur se deklarata e ministrit të Jashtëm të Bullgarisë nuk është në frymën e vlerave demokratike e as të civilizimit.

Retorika e ashpërsuar Shkup – Sofje erdhi pas shlyerjes së gjuhës dhe identitetit maqedonas nga raporti i progresit të Parlamentit Evropian. Me gjithë reagimet, kryeministri Mickoski është shprehur se institucionet e vendit do të vazhdojnë përkushtimin në zbatimin e reformave drejt BE-së.

The post OBRM-PDUKM: Bullgaria po e keqpërdorë BE-në, fshirja e gjuhës dhe identitetit maqedonas nga raporti i PE-së është mohim për shtetin tonë appeared first on Telegrafi.

Berisha: Raporti i Komisionit Evropian thotë se shteti ligjor është i groposur në këtë vend

TIRANË, 11 korrik/ATSH/ Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një dalje sot për mediet nga selia e PD, tha se “raporti i Komisionit Evropian groposi shtetin ligjor në vend”.

Sipas Berishës, qeveria po përhap dezinformim duke përdorur Presidencën dhe Kuvendin.

“Kam këtu një dokumentraport të Komisionit Evropian për gjendjen e shtetit ligjor në Shqipëri. Ky raport me një objektivitet të plotë zbërthen korporatat e reja të krijuara në Shqipëri. Pra sot, po të lexosh me vëmendje këtë raport, arrin në përfundimin se shteti ligjor është i groposur në këtë vend, pasi krahas Korporatës Energjetike, Korporatës së Investimeve, është krijuar korporata e prokurorëve me në krye Këshillin e Lartë të Prokurorisë, korporata e gjyqtarëve me në krye Këshillin e Lartë të Gjyqësorit dhe korporata e Artur Metanit, me në krye Artur Metanin.

Ai tha se “më duhet t’u paraqes shqiptarëve disa nga konstatimet më thelbësore të këtij raporti, që i përkushtohet funksionimit të shtetit ligjor në Shqipëri dhe konkretisht sistemit të drejtësisë.

“Koordinimi ndërinstitucional i këshillave, pra KLP, KLGJ dhe institucioneve të tjera të drejtësisë, nuk është përmirësuar. Është pra përtokë, sepse nuk kanë asnjë vullnet të koordinojnë, por vetëm të qeverisin si korporata të veçanta. Dhe kjo është një gjëmë për shtetin ligjor. Defekte të mëdha të konstatuara gjatë Vetting-ut dëshmojnë se në 56 për qind të rasteve gjykatësit u larguan nga detyra. Imagjinoni me sa ka mbetur drejtësia shqiptare. Nga qindra e qindra gjykatës dhe prokurorë, janë arritur të referojnë në prokurori vetëm 19, sepse shumica e tyre janë hequr pa shkaqe ligjore, përndryshe ata sipas ligjit dhe Kushtetutës duhet të shkonin para ligjit, para drejtësisë”, vijoi Berisha.

“Defektet e konstatuara më parë në emërimet e anëtarëve jomagjistratë në KLGJ dhe KLP mbeten njëlloj. Parlamenti emëroi tre anëtarë jomagjistratë në KLGJ dhe në KLP, por proceset u vonuan dhe u ndikuan shumë nga Parlamenti, i cili përdori diskualifikimet e shumta, natyrisht në kurriz të cilësive dhe kualifikimeve të kandidatëve. Vetting-u i jomagjistratëve të emëruar nga këto është defektoz dhe cenon transparencën, meritokracinë dhe të gjithë procesin”, theksoi Berisha.

“Sfida të mëdha mbeten në vlerësimin cilësor, emërimet, promovimet dhe transferimet e magjistratëve. Këshilli, thotë, nuk ka rregullore të veprimtarisë. Që të dy këshillat nuk u përmbahen kohërave dhe afateve. Ato kanë akumuluar një numër të madh dosjesh.
KLGJ nuk ka rregullore të brendshme të funksionimit efektiv, kurse i KLP duhet të rishqyrtohet”, shtoi Berisha, duke theksuar se është kufizuar aksesi në drejtësi, veçanërisht në Gjykatën e Apelit.

/a.f//r.e/

The post Berisha: Raporti i Komisionit Evropian thotë se shteti ligjor është i groposur në këtë vend appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Parlamenti Evropian mbështet negociatat e BE-së, por është kundër marrëveshjes tregtare me çdo çmim me SHBA-në

11 July 2025 at 08:21
“Ne jemi në kontakt të vazhdueshëm me kolegët tanë përtej Atlantikut për të siguruar që të bëjmë përparim të qëndrueshëm dhe të konsiderueshëm”, theksoi Komisioneri i Tregtisë i BE-së, Maros Sefcovic, gjatë debatit në Parlamentin Evropian mbi mosmarrëveshjen tregtare me SHBA-në. Ndërsa situata në BE është lehtësuar disi pasi Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, zgjati
Before yesterdayMain stream

MIK Festival në Korçë, BE mbështet mbrëmjen e veçantë kushtuar Gaqo Çakos

TIRANË, 10 korrik /ATSH/ MIK Festival rikthehet këtë vit në edicionin e tij të 8-të në Korçë.

Bashkimi Evropian mbështet mbrëmjen e veçantë të MIK Festival, që mbahet nesër më 11 korrik ora 20:00 në Teatrin “Andon Zako Çajupi” në Korçë, dedikuar artistit të madh të muzikës lirike Gaqo Çako, Nder i Kombit.

Ky homazh sjell një ndërthurje të elegancës vokale me përkushtimin shpirtëror, duke rikthyer në skenë frymën e një epoke të artë të interpretimit operistik shqiptar.

Në koncert performojnë Tatjana Kora Elmazi, Kastriot Tusha, Gjergji Mani, dhe Xhoiden Dervishi. Koncerti shoqërohet nga Orkestra Simfonike e Forcave të Armatosura, nën drejtimin e mjeshtrit të madh Eno Koço.

Kulmi emocional i mbrëmjes pritet të jetë performanca përmbyllëse, ku Inva Mula do të interpretojë së bashku me të birin, një moment simbolik që përfaqëson vazhdimësinë e një trashëgimie familjare, por edhe lidhjen intime mes muzikës dhe traditës.

/gj.m/j,p/

 

The post MIK Festival në Korçë, BE mbështet mbrëmjen e veçantë kushtuar Gaqo Çakos appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ursula von der Leyen i mbijeton mocionit të mosbesimit

10 July 2025 at 12:38

Një mocion mosbesimi kundër presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe vetë Komisionit dështoi të miratohej në Parlamentin e BE-së në Strasburg.

Ursula von der Leyen dhe Komisioni Evropian i mbijetuan votës së mosbesimit në Parlamentin Evropian, me 175 eurodeputetë që votuan në favor të mocionit të mosbesimit, 360 kundër dhe 18 abstenime.

Votat në favor ishin shumë më poshtë shumicës prej dy të tretash të të gjitha votave të hedhura të nevojshme që mocioni të jetë i suksesshëm.

Von der Leyen, e cila nuk ishte e pranishme gjatë votimit, është e sigurt për momentin, shkruan euronews.

Por votimi padyshim e ka dobësuar atë dhe ka lënë pikëpyetje mbi mbështetjen për agjendën e saj në Parlament.

Ndryshe, Grupi i Socialistëve dhe Demokratëve mori një premtim për buxhetin e ardhshëm afatgjatë në këmbim të mbështetjes së tyre, një premtim që do të vihet në provë javën e ardhshme kur propozimi i Komisionit duhet të publikohet.

Grupet e krahut të djathtë Patriotët për Evropën dhe Evropa e Kombeve Sovrane, plus shumë nga Konservatorët dhe Reformistët Evropianë dhe disa delegacione nga e Majta, votuan në favor të mocionit. /Telegrafi/

The post Ursula von der Leyen i mbijeton mocionit të mosbesimit appeared first on Telegrafi.

Pse një euro e fortë është lajm i keq për kompanitë evropiane?

9 July 2025 at 23:52

Rritja e fortë e monedhës Euro në vitin 2025 po ushtron presion mbi fitimet e korporatave evropiane.

Raportet e tremujorit të dytë pritet të tregojnë fitime më të dobëta, ndërsa një monedhë më e fortë dhe kërkesa në zbutje ndikojnë negativisht në shitjet dhe margjinat në sektorët kyç.

Forcimi i shpejtë i euros që është parë deri tani në 2025 mund të fillojë të ndikojë në fitimet e kompanive evropiane, me efektin që pritet të shfaqet gjatë sezonit të fitimeve të tremujorit të dytë, raporton euronews.

Sipas një analize të fundit nga Bank of America, një euro më e fortë – së bashku me uljen e shitjeve – mund të ulin fitimet për indeksin STOXX 600, duke shënuar performancën më të dobët në pesë tremujorë.

Kursi euro-dollar është rritur me 9 për qind gjatë tremujorit të fundit, duke arritur në nivelin më të lartë në katër vjet dhe duke shënuar performancën më të fortë tremujore që nga fundi i vitit 2022.

Ndërkohë, vlera e euros ndaj një shporte monedhash të huaja, e ndjekur nga ECB-ja, është rritur me 4.6 për qind gjatë tremujorit të fundit, duke arritur nivelin më të lartë në rekord më 1 korrik.

Ndërsa nis sezoni i fitimeve të tremujorit të dytë në Evropë, konsensusi i analistëve në Wall Street parashikon një rënie prej 3 për qind të fitimit për aksion (EPS) krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Kjo rënie, e mbështetur nga një tkurrje prej 3 për qind në shitje, reflekton si kërkesën në zbehje, ashtu edhe dinamikat negative të shkëmbimit valutor, transmeton Telegrafi.

Sektorët e energjisë dhe të mallrave jo-essenciale (industrive që shesin mallra jo-thelbësore) pritet të jenë faktorët kryesorë që do të tërheqin poshtë fitimet e indeksit, duke e kompensuar më shumë rezistencën e vazhdueshme nga sektori i kujdesit shëndetësor.

Pas dy tremujorëve me rritje pozitive, fitimet nga sektorët ciklikë përjashtuar financiarët parashikohet të kthehen në tkurrje, me parashikime për fitimin për aksion (EPS) të ulura me 2.5 për qind vetëm gjatë muajit të fundit.

“Rritja e fitimeve në tremujorin e dytë për sektorët ciklikë (pa përfshirë financiarët) pritet të kthehet në negative sërish, pas dy tremujorëve me rritje pozitive”, tha Andreas Bruckner, strateg i aksioneve në Bank of America.

“Befasitë pozitive makro në zonën e euros nënkuptojnë fitime të forta mbi pritshmëritë (EPS), por forca e euros është një rrezik”, shtoi ai.

Ndërsa sektorët financiarë kanë mbështetur fitimet në tremujorët e mëparshëm, kontributi i tyre pritet të jetë më i dobët këtë herë. Surprizat makroekonomike në Eurozonë ishin pak a shumë pozitive në tremujorin e dytë, zakonisht një shenjë për performancë të mirë fitimi në vijim.

Analistët kanë reduktuar tashmë parashikimet për fitimet evropiane në vitin 2025, duke përmendur rritjen e vlerës së monedhës dhe barrierat në rritje tregtare si rreziqet kryesore.

Që nga fillimi i prillit, pritshmëritë e rritjes së EPS për vitet 2025 dhe 2026 janë ulur me rreth 5 për qind, me 17 nga 20 sektorët kryesorë që kanë pësuar ulje parashikimesh – sektori i automobilave është ai që është goditur më rëndë.

Pritshmëritë për rritjen e EPS në 2025 janë përgjysmuar, nga 6 në 3 për qind, dhe EPS-ja e pritur për 12 muaj për indeksin STOXX 600 tani është 3 për qind më poshtë nga niveli rekord i arritur në mars.

Bank of America parashikon një rënie prej 4 për qind në fitimin për aksion në vitin 2025 krahasuar me vitin e mëparshëm, ndërsa pengesat në tregtinë globale, efektet e tarifave dhe ngadalësimi i investimeve në SHBA ndikojnë mbi eksportuesit dhe multinacionale evropiane.

Tre raportet kryesore të fitimeve për t’u ndjekur

Pothuajse dy të tretat e kompanive evropiane pritet të publikojnë raportet e fitimeve deri në fund të muajit korrik.

Ndër to, tre kompani kryesore pritet të përcaktojnë në masë të madhe tonin e tregut për këtë tremujor.

ASML Holding N.V. do të raportojë më 16 korrik – Kompania më e madhe evropiane në industrinë e gjysmëpërçuesve, me një kapital tregu prej rreth 264 miliardë eurosh, pritet të raportojë një rritje prej 32 për qind në fitimin për aksion (EPS) në 5.30 euro, ndërsa të ardhurat parashikohen të jenë 7.61 miliardë euro, një rritje vjetore prej 23 për qind.

Investitorët do të analizojnë me kujdes nëse kërkesa e lidhur me inteligjencën artificiale vazhdon të mbrojë kompaninë nga presionet më të gjera gjeopolitike dhe tregtare. Pavarësisht këtij ndikimi pozitiv nga AI, aksionet e ASML kanë mbetur pothuajse të pandryshuara gjatë vitit 2025.

SAP SE, kompania më e madhe e listuar në Evropë me një kapital tregu prej 308 miliardë eurosh, do të raportojë më 22 korrik – Analistët parashikojnë një EPS prej 1.46 euro, nga 1.10 euro një vit më parë, ndërsa të ardhurat pritet të rriten në 9.15 miliardë euro nga 8.29 miliardë euro.

Aksionet e gjigantit të softuerit janë rritur me rreth 11.5 për qind deri tani këtë vit, të mbështetura nga optimizmi i investitorëve rreth transformimit digjital dhe adoptimit të teknologjisë cloud.

UniCredit SpA do të jetë banka e parë kryesore e Eurozonës që raporton rezultatet për tremujorin e dytë, gjithashtu më 22 korrik – Tregjet do të përqendrohen te mënyra se si bankat po menaxhojnë ciklin e uljes së normave të interesit nga Bankën Qendrore Evropiane.

Me bankën qendrore që uli normën e depozitave në 2 për qind në qershor, analistët presin që EPS i UniCredit të bjerë me 3.5 për qind krahasuar me një vit më parë, në 1.55 euro, ndërsa të ardhurat të bien me 3 për qind në 6.16 miliardë euro.

Aksionet e UniCredit janë rritur me 56 për qind që nga fillimi i vitit, duke barazuar të gjithë fitimin e parashikuar për vitin 2024 në vetëm gjashtë muaj. /Telegrafi/

The post Pse një euro e fortë është lajm i keq për kompanitë evropiane? appeared first on Telegrafi.

BE përgatitet për kriza: Shtetet anëtare të grumbullojnë ushqime, karburant, ilaçe dhe ujë

By: Elva
9 July 2025 at 22:50

Bashkimi Evropian ka njoftuar një plan të ri për përballimin e krizave, që përfshin krijimin e rezervave strategjike me mallra jetike si ushqimi, uji, karburanti dhe ilaçet. Strategjia e re vjen mes shqetësimeve në rritje për kërcënime të mundshme ushtarake nga Rusia, si dhe fatkeqësi natyrore, pandemi dhe sulme kibernetike. Plani, i quajtur “Strategjia e […]

The post BE përgatitet për kriza: Shtetet anëtare të grumbullojnë ushqime, karburant, ilaçe dhe ujë appeared first on BoldNews.al.

Kush kë do ta mbështesë në zgjedhjet lokale – partitë politike nisin me deklarata zyrtare

9 July 2025 at 14:25

Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut po afrohen, ndërsa partitë politike kanë nisur me kalkulimet se si do të dalin në garë. Ende nuk është zyrtarizuar asgjë, por ajo që dihet është se partitë në pushtet do ta përkrahin njëra-tjetrën, madje që në raundin e parë në disa komuna.

Kryeministri Hristijan Mickoski, tha se negociatat me VLEN-in dhe ZNAM-in që janë partnerë qeverisës, po shkojnë në drejtim të mirë. Mickoski tha se pret që të kenë mbështetje reciproke të partive në qeveri.

“Sa i përket ZNAM-it, kemi marrëveshje në parim që ata do të kandidojnë me listat e tyre të këshilltarëve, koalicioni i udhëhequr nga OBRM-PDUKM do të kandidojë me listat e tyre, dhe në ato komuna ku vendosim të mbështesim një kandidat, qoftë nga koalicioni i udhëhequr nga OBRM-PDUKM apo ZNAM, njëri apo tjetri nuk do të nominojë kandidat, ata do të mbështesin njëri-tjetrin”.

“Sa i përket koalicionit VLEN, pres që të mbështesim kandidatët e këtij koalicioni në raundin e parë sepse besojmë fuqimisht se partia që nuk ka bërë asgjë për më shumë se 20 vjet dhe fokusi kryesor i së cilës ishte lëshimi i licencave të marihuanës, hapja e kazinove dhe loja e futbollit në zyra, mendoj se duhet të mposhtet në këto zgjedhje dhe të hyjë në histori në skenën politike maqedonase”, tha Mickoski, duke iu referuar BDI-së për dështimet në vitet e fundit.

Edhe kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, i cili pritet të nominohet edhe për një mandat nga radhët e VLEN-it, tha se do të kenë marrëveshje me partitë e qeverisë për zgjedhjet lokale.

“Jemi në fazën e analizës së kandidatëve të VLEN-it. Nuk kemi vendosur nëse do të nxjerrim kandidat në Shkup. Kur do të kemi vendim edhe për komunat tjera do të kemi qëndrim kandidatëve tjerë. Ajo që e kam thënë është që si koalicion qeveritar, do të ketë bashkëpunim, në drejtim të përkrahjes së kandidatëve që do të shkojnë në raundin e dytë”.

“Sa i përket raundit të parë ne do të shkojmë në të gjitha komunat ku ka gjasa reale që edhe kandidati shqiptarë të garojë për kreun e komunës”, tha Kasami.

Situata është më interesante në kampin opozitar shqiptar, e cila pritet të zgjerohet edhe me kalimin e Arben Taravarit nga qeveria. Ky i fundit në një deklaratë për media para disa ditëve tha se së shpejti do të dalin me emrat e kandidatëve për kryetarë së bashku me partitë tjera të siç e quajti ai “Aleancës Kombëtare”.

“Së shpejti në koordinim me partitë që do të dalim së bashku në zgjedhje si Aleancë Kombëtare, do të promovojmë emrat e kandidatëve të cilët do të jenë të pranuar nga të gjithë. Emri i koalicioni nuk është përfundimtar nëse do të jetë Aleanca Kombëtare ose Fronti Kombëtar”, tha Taravari.

Ndërsa i pyetur kur do të ketë takim me Ali Ahmetin për të definuar bashkëpunimin në zgjedhjet lokale, Taravari tha se do të ketë grupe pune që do të merren me këtë çështje.

“Do të ketë grupe pune që do të vazhdojnë të koordinohen dhe do të shohim nëse do të dalim me lista të përbashkëta ose të veçanta. Unë si kryetar jam që të dalim me lista të veçanta, por për këtë duhet të vendos kryesia e partisë”, tha Taravari.

Përveç kandidatëve partiak në zgjedhjet lokale do të marrin pjesë edhe kandidatë të pavarur. I tillë është Mendi Qyra për Komunën e Strugës, por i cili do të merr mbështetjen e koalicionit VLEN. Ndërsa sot kandidaturë të pavarur për Komunën e Gostivarit ka shpallur edhe Visar Ademi.

Ndryshe, zgjedhjet lokale do të shpallen në muajin gusht ndërsa të njëjtat pritet të mbahen më 19 tetor, ndërsa do të votohet për 80 komuna dhe Bashkinë e Shkupit./Telegrafi/

 

 

The post Kush kë do ta mbështesë në zgjedhjet lokale – partitë politike nisin me deklarata zyrtare appeared first on Telegrafi.

Analiza: Arsyet pse BE-ja nuk ka vendosur sanksione të reja kundër Rusisë

By: user 11
9 July 2025 at 09:53

Bashkimi Evropian është një hap larg miratimit të paketës më të re të sanksioneve kundër Moskës, e 18-ta me radhë prej nisjes së luftës së Rusisë në Ukrainë tre vjet më parë. Mirëpo, dy pika kanë mbetur për t’u negociuar. E para, vendosja e çmimit tavan në naftën ruse. Ajo është ende e përfshirë në draft-propozimet që i ka parë Radio Evropa e Lirë, por mbetet të shihet nëse do të jetë edhe në draftin përfundimtar. Dhe e dyta, vetoja sllovake lidhur me një çështje të lidhur me sanksionet, ndonëse nuk është drejtpërdrejtë pjesë e paketës.

Kur Komisioni Evropian e pati prezantuar paketën para vendeve anëtare të BE-së në fillim të qershorit, pika kryesore ishte ulja e çmimit tavan, nga shifra aktuale 60 dollarë amerikanë për fuçi, në 45 dollarë.

Meqë kjo politikë i takon grupit të shtatë shteteve më të industrializuara (G7), BE-ja ka tentuar të sigurojë përkrahjen prej vendeve të G7-s, sidomos prej Shteteve të Bashkuara, në një samit të mbajtur muajin e kaluar në Kanada, mirëpo ka dështuar që ta ketë votën e amerikanëve, sidomos pas rritjes së çmimeve të naftës, si pasojë e sulmeve izraelite dhe amerikane kundër Iranit.

Megjithatë, Brukseli vendosi të çonte përpara iniciativën, sidomos për faktin që çmimi tavan në naftën ruse ishte fillimisht mundësi që BE-ja të vendoste ndalesë në shërbimet e transportit të naftës ruse. Në diskutimet e kryera së fundmi në Bruksel, disa zyrtarë evropianë kanë thënë në kushte anonimiteti që Qiproja, Greqia dhe Malta – të gjitha shtete me shërbime të konsiderueshme detare, janë kundër uljes së çmimit tavan.

Mirëpo, ka disa zëra që thonë se këto vende edhe mund t’i zbusin qëndrimet e tyre, sidomos pasi Mbretëria e Bashkuar, një tjetër shtet me shërbime të shumta detare, është në linjë me Brukselin për ulje të çmimit.

Madje, diplomatët besojnë se Shtetet e Bashkuara do t’i bashkohen Brukselit dhe Londrës, nëse këto dyja janë plotësisht dakord për pikat e marrëveshjes. Sfidën më të madhe e përbën Malta, ndonëse disa shpresojnë që Valleta edhe mund të pajtohet nëse çmimi tavan nuk ulet përtej 45-dollarëshit për fuçi.

Më pas vjen vetoja sllovake. Bratislava ka vënë kushte për votën për më shumë sanksione, duke kërkuar që të rishqyrtohet një propozim i Komisionit Evropian për t’iu dhënë fund importeve ruse të energjisë në bllokun evropian deri në fund të vitit 2027.

Propozimi, i bërë publik në maj, quhet “Rifuqizojeni BE-në” dhe ka nxitur shqetësim në Sllovaki dhe Hungari. Duket se kjo e fundit është duke mbështetur heshturazi fqinjën veriore.

Dhe është e lehtë për ta kuptuar pse. Prej vitit 2022, Bashkimi Evropian e ka kufizuar blerjen e energjisë ruse përmes sanksioneve, shembull vënien e ndalesës në shumicën e importeve të naftës dhe thëngjillit. Mirëpo, sanksionet kërkojnë unanimitet të 27 vendeve anëtare. Hungaria dhe Sllovakia e kanë përdorur disa herë veton në vitet e fundit, kur Brukseli ka prezantuar propozime më të ashpra që do ta shënjestronin sektorin rus të energjisë.

Prandaj Komisioni Evropian është duke tentuar që përmes nismës “Rifuqizojeni BE-në” të rregullojë tregun e brendshëm të BE-së me një mori masash, shumica e të cilave mund të miratohen me shumicë të kualifikuar prej 55 për qind të vendeve anëtare që përfaqësojnë 65 për qind të popullsisë së gjithë BE-së.

Me fjalë tjera, kështu i shmangen edhe Bratisllavës, edhe Budapestit.

Propozimi kryesor do të jetë një kërkesë ligjore për të vendosur ndalesë në të gjitha kontrata e reja për gazin rus si dhe në kontratat afatshkurtra për gazin e lëngshëm natyror për të paktën deri në fund të vitit.

Për kontratat afatgjata, rregulloret do të sugjerojnë periudhë të shkëputjes graduale deri në fund të vitit 2027. Importet e gazit rus në BE kanë rënë nga 45 për qind më 2021 në 19 për qind më 2024 dhe pritet të ulen në 13 për qind më 2025, me bllokimin e transitit ukrainas në fillim të këtij viti.

Megjithatë, BE-ja është turpëruar që importet e gazit të lëngshëm natyror janë rritur për 12 për qind vitin e kaluar, në krahasim me vitin 2023. Në importet e naftës, situata është më pak dramatike, mirëpo shumë specifike në aspektin gjeografik dhe e ndjeshme në atë politik.

Importet e naftës ruse përbëjnë vetëm 3 për qind të të gjithë naftës së importuar në BE, në krahasim me 27 për qind më 2022, kryesisht për shkak të sanksioneve.

Megjithatë, duhet përmendur se disa vende të Evropës Qendrore kanë pasur përjashtim nga një pjesë e sanksioneve. Ndonëse Çekia e ka ndalur importin prej këtij burimi, Hungaria dhe Sllovakia ende e importojnë 80 për qind të naftës së tyre totale prej Rusisë.

Komisioni Evropian do të kërkojë dhënien fund të importeve të naftës ruse deri në fund të 2027 dhe palët duhet të ofrojnë një strategji se si planifikojnë ta arrijnë këtë synim.

Kryeministri sllovak, Robert Fico ka sinjalizuar në samitin e BE-së, të mbajtur në Bruksel më 26 qershor, se ai nuk do të japë dritën e gjelbër për paketën e sanksioneve, dhe që i duhen më shumë sqarime për nismën “Rifuqizojeni BE-në”.

Sipas diplomatëve të afërt me këto zhvillime, Bratisllava nuk është duke kërkuar shumë përjashtime, por më tepër siguri ligjore lidhur me kontratat e ardhshme me Gazpromin. Javën e kaluar, zyrtarë të Komisionit Evropian e kanë vizituar Bratislavën për t’u takuar me zyrtarë sllovakë dhe përfaqësues të kompanive të energjisë.

Ndonëse sipas diplomatëve të BE-së, takimet kanë shkuar “mirë”, duket se Ficoja nuk është krejtësisht i bindur.

Ambasadorët e BE-së, të takuar në Bruksel më 4 korrik, për t’i diskutuar sanksionet kanë mësuar se dokumenti nuk është komplet gati për miratim. Në komunikatën për shtyp të lëshuar nga Ministria sllovake e Ekonomisë, pas vizitës së zyrtarëve të Komisionit Evropian, është sinjalizuar nevoja për më shumë diskutime në ditët në vijim.

Ministrja Denisa Sakova ka thënë se “takimi në Bratislavë është hap i rëndësishëm drejt gjetjes së zgjidhjes, duke i marrë parasysh faktorët specifikë të secilit vend anëtar kur bëhet fjalë për diversifikim të burimeve dhe garantimit të çmimeve të përballueshme të energjisë për industrinë sllovake, e cila po përballet me rritje të shpenzimeve”.

Në fund është thënë se Sllovakia është e gatshme të vazhdojë “qasjen konstruktive për masat e propozuara dhe do t’i vazhdojë diskutimet me ekspertë, me përfshirje të të gjitha palëve të interesuara”./REL

The post Analiza: Arsyet pse BE-ja nuk ka vendosur sanksione të reja kundër Rusisë appeared first on Lapsi.al.

BE shënjestron shëndetësinë, arsimin, policinë dhe kadastrat si zona korrupsioni

8 July 2025 at 19:13

Komisioni Evropian shënjoi veçmas sektorët e shëndetësisë, arsimit, të policisë dhe Agjencinë Shtetërore të Kadastrave si fusha ku rreziku për korrupsion mbetet i lartë, pavarësisht përjekjeve të lavdërueshme të SPAK dhe GJKKO për të luftuar problemin numër një të Shqipërisë. Në raportin e vet vjetor mbi Sundimin e Ligjit, [Link] në të cilin Komision vlerëson […]

The post BE shënjestron shëndetësinë, arsimin, policinë dhe kadastrat si zona korrupsioni appeared first on Reporter.al.

BE-ja përgatit masa ndëshkuese kundër Izraelit në përgjigje të veprimeve të tij në Gaza

5 July 2025 at 17:33

Bashkimi Evropian pritet të paraqesë një sërë masash të mundshme ndëshkuese kundër Izraelit javën e ardhshme në përgjigje të veprimeve të tij në Gaza, megjithëse ndarjet midis shteteve anëtare e bëjnë miratimin e tyre të pamundur.

Një shqyrtim i brendshëm i BE-së i marrëveshjes tregtare të Izraelit me bllokun, i siguruar nga Euractiv muajin e kaluar, gjeti “tregues të një shkeljeje” të angazhimeve për të drejtat e njeriut të përcaktuara në marrëveshje.

Në përgjigje, Shërbimi Evropian i Veprimit të Jashtëm (EEAS), krahu diplomatik i BE-së, po përgatitet t’u paraqesë ambasadorëve një dokument zyrtar me opsione të mërkurën e ardhshme, sipas zyrtarëve të njohur me diskutimet.

Dokumenti përshkruan pesë masa të mundshme, duke përfshirë një pezullim të plotë ose të pjesshëm të marrëveshjes së asociimit BE-Izrael, sanksione të synuara ndaj ministrave të qeverisë izraelite, personelit ushtarak ose kolonëve ekstremistë, kufizime tregtare, një embargo armësh dhe pezullimin e bashkëpunimit shkencor.

Ndërsa shumë nga këto opsione janë diskutuar në mënyrë joformale në muajt e fundit, kjo shënon herën e parë që ato do të paraqiten zyrtarisht me shkrim.

Ministrat e jashtëm të BE-së do ta diskutojnë dokumentin në takimin e tyre në Bruksel më 15 korrik, takimi i fundit para pushimeve verore.

Kjo datë shërben gjithashtu si një afat jozyrtar për Izraelin për të demonstruar përmirësime në situatën humanitare të Gazës.

“Qëllimi i parë është të ndryshohet sjellja në terren. Nëse situata nuk përmirësohet, atëherë mund të diskutojmë masa të mëtejshme”, tha muajin e kaluar shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas.

Një delegacion teknik i BE-së, i udhëhequr nga i dërguari për Lindjen e Mesme, Christophe Bigot, vizitoi Izraelin kohët e fundit për bisedime, megjithëse zyrtarët e BE-së shprehën skepticizëm në lidhje me arritjen e rezultateve konkrete.

Izraeli e ka kritikuar ashpër shqyrtimin e BE-së, duke e quajtur atë “të egër” dhe “plot mangësi metodologjike”.

Ndërsa Brukseli thotë se procesi synon të ndihmojë në lehtësimin e vuajtjeve të civilëve në Gaza, përçarjet e thella midis shteteve anëtare vazhdojnë.

Pezullimi i marrëveshjes së asociimit BE-Izrael do të kërkonte miratim unanim nga të 27 shtetet anëtare – një rezultat që shihet si i pamundur për shkak të kundërshtimit nga Gjermania, Çekia dhe Hungaria.

Komisioni Evropian, i cili mbikëqyr politikën tregtare, besohet gjithashtu se kundërshton masat e gjera ekonomike.

Një embargo armësh shihet në mënyrë të ngjashme si e pamundur, veçanërisht duke pasur parasysh rolin e Gjermanisë si furnizuesi më i madh evropian i armëve i Izraelit.

Megjithatë, sanksionet e synuara ndaj individëve konsiderohen opsioni më i mundshëm politikisht.

Diplomatët e BE-së vënë re se vende si Mbretëria e Bashkuar, Australia, Kanadaja, Zelanda e Re dhe Norvegjia kanë vendosur tashmë masa të ngjashme. /AA/

The post BE-ja përgatit masa ndëshkuese kundër Izraelit në përgjigje të veprimeve të tij në Gaza appeared first on Telegrafi.

Ndryshimet klimatike po godasin ekonominë e Evropës – pse jo edhe Kosovën?

4 July 2025 at 23:52

Ndërsa një valë e re e nxehtësisë ka goditur Evropën, një studim i fundit ka zbuluar se disa nga vendet më të mëdha të kontinentit kanë pësuar humbjet më të mëdha ekonomike gjatë shekullit të XXI-të për shkak të fatkeqësive natyrore dhe ndryshimeve klimatike.

Sipas raportit të fundit të Agjencisë Evropiane të Mjedisit (EEA), vendet si Gjermania, Italia, Franca dhe Spanja kanë pësuar humbje të konsiderueshme ekonomike që arrijnë në qindra miliarda euro, duke theksuar rëndësinë e përballimit të sfidave klimatike në rajon.

Në periudhën 1980–2023, Evropa ka përjetuar më shumë se 790 miliardë euro humbje ekonomike të shkaktuara nga ngjarje ekstreme të motit dhe fenomene klimatike.

Nga këto humbje, Gjermania kryeson me rreth 180 miliardë euro, duke u renditur si vendi me humbjet më të mëdha totale, transmeton Telegrafi.

Italia dhe Franca pasojnë me 135 dhe 130 miliardë euro, ndërsa Spanja ka regjistruar humbje prej 97 miliardë euro, shkruan euronews.

Megjithatë, nëse analizohen vetëm humbjet e shekullit të XXI-të, fotografia ndryshon pak.

Pas vendeve kryesore, gjashtë shtete të tjera anëtare të Bashkimit Evropian – Austri, Belgjika, Çekia, Portugalia, Rumania dhe Sllovenia – kanë pësuar humbje ekonomike relativisht të ngjashme, që ndryshojnë midis 12 dhe 15 miliardë euro. Kjo tregon se sfidat klimatike po përhapen në mënyrë më të barabartë në të gjithë rajonin.

Sipas Panelit Ndërqeveritar të Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike (IPCC), intensiteti dhe frekuenca e fenomeneve klimatike ekstreme, si përmbytjet dhe valët e nxehtësisë, janë rritur në disa rajone evropiane dhe parashikohet që këto fenomene të vazhdojnë të shtohen me përkeqësimin e ngrohjes globale.

Këto ngjarje kanë qenë shkaktarët kryesorë të dëmeve ekonomike në të gjithë Bashkimin Evropian.

Edhe pse humbjet në vendet më të pasura dhe të zhvilluara duken të mëdha, ato zakonisht kanë një ndikim më të vogël në ekonominë e tyre kombëtare sesa humbjet më të vogla që pësojnë vendet më të varfra dhe më pak të zhvilluara.

Vendet më të pasura kanë më shumë mjete për t’u rikuperuar dhe ndajnë më pak nga buxhetet e tyre publike për rimëkëmbjen nga katastrofat natyrore.

Në Evropën Perëndimore dhe Qendrore, vende si Sllovenia, Belgjika dhe Gjermania përjetojnë humbje më të mëdha për kilometër katror, ndërsa vendet në Evropën Lindore dhe Veriut, përfshirë Finlandën dhe Estoninë, vuajnë më pak nga dëmet financiare.

Sllovenia ka regjistruar humbjet më të mëdha për frymë, duke arritur në 8,733 euro për banor gjatë periudhës 1980–2023, ndjekur nga Luksemburgu, Zvicra, Italia dhe Spanja.

Në anën tjetër, vendet me humbjet më të ulëta për kokë banori janë Kosova me vetëm 10 euro, Mali i Zi me 41 euro dhe Islanda me 87 euro.

Raporti i EEA-së thekson se humbjet për frymë ndryshojnë më pak se humbjet për kilometër katror dhe shumë vende kanë vlera të ngjashme në këtë aspekt.

Sa i përket sigurimit ndaj rreziqeve klimatike, shumica e vendeve evropiane kanë zhvilluar sisteme private të sigurimeve për mbrojtje kundër rreziqeve natyrore të lidhura me klimën.

Këto sigurime mbulojnë individët, familjet, kompanitë, institucionet dhe qeveritë, duke u siguruar pagesa të shpejta pas ngjarjeve katastrofike dhe duke ndihmuar në rimëkëmbjen e shpejtë të të prekurve.

Mesatarja e humbjeve të sigurimit në 27 vendet anëtare të Bashkimit Evropian është rritur nga 2.5 miliardë euro në vitin 2009 në 4 miliardë euro në vitin 2023, duke reflektuar rritjen e ndërgjegjësimit dhe nevojën për mbrojtje më të madhe ndaj fatkeqësive natyrore.

Franca dhe Spanja kanë ndërtuar sisteme kombëtare sigurimi që operojnë nëpërmjet partneriteteve publike-private, por megjithatë, të paktën 16 vende të BE-së vazhdojnë të kenë një hendek mbrojtjeje të sigurimit mbi 90 për qind.

Vetëm Danimarka ka arritur të sigurojë mbulim për më shumë se 50 për qind të humbjeve të saj ekonomike nga fatkeqësitë natyrore, duke treguar një nivel më të lartë të përgatitjes dhe mbrojtjes ndaj ndryshimeve klimatike.

Kjo tregon se ende ka shumë për të bërë në nivel evropian për të përmirësuar mbrojtjen financiare dhe rezistencën ndaj sfidave që sjell klima në dekadat e ardhshme. /Telegrafi/

The post Ndryshimet klimatike po godasin ekonominë e Evropës – pse jo edhe Kosovën? appeared first on Telegrafi.

BDI: Në Shtip u kremtua 111 vjetori i pushtimit serb të Maqedonisë, dëshmi që jemi larguar nga vlerat euroatlantike dhe afruar me “Botën serbe”

4 July 2025 at 16:56

“Ngjarjet e fundit tregojnë qartë një devijim alarmant të kursit shtetëror të Maqedonisë së Veriut drejt një projekti ideologjik që e largon vendin nga vlerat euroatlantike dhe e kthen në një zgjatim institucional të “Botës serbe”;, kështu reaguan sot përmes një komunikate për media nga Bashkimi Demokratik për Integrim.

Nga BDI thonë se “ndërkohë që Parlamenti Evropian në raportin e tij më të fundit shpreh shqetësimin për thellimin e ndikimit serb në strukturat shtetërore dhe diskursin publik të vendit, autoritetet në Shkup, me mbështetje të plotë shtetërore, organizojnë përkujtimin e 111-vjetorit të pushtimit serb të Maqedonisë në Shtip, duke e kthyer një ngjarje historike të dhunshme në një manifestim “festi” të përbashkët me Beogradin zyrtar”.

“Në të njëjtën kohë, ambasadori i Shqipërisë në Shkup, z. Mejdani, i cili ndërhyri për të zgjidhur një çështje konkrete në një shkollë shqipe në fshatin Nerovë të Krushevës aty ku shteti dështoi u bë objekt i një sulmi verbal të ashpër nga përfaqësuesit shqiptarë të qeverisë, të cilët në vend që të japin llogari për paaftësinë e tyre, u hodhën në agresion të turpshëm ndaj atyre që e mbajnë gjallë përgjegjësinë institucionale për shqiptarët. Të gjitha këto janë pjesë të një narrative të qëllimshme: përjashtimi i shqiptarëve nga shteti, Kjo nuk është më politikë, është projekt. Një projekt që e sfidon Marrëveshjen e Ohrit, e minon bashkëjetesën, dhe e orientojnë vendin drejt një modeli shtetëror etnik, nën ndikimin serb.BDI kërkon reagim të menjëhershëm nga faktori ndërkombëtar dhe u bën thirrje qytetarëve që besojnë në një Maqedoni të barabartë dhe evropiane të mos qëndrojnë indiferentë”, thuhet në kumtesën e BDI-së.

The post BDI: Në Shtip u kremtua 111 vjetori i pushtimit serb të Maqedonisë, dëshmi që jemi larguar nga vlerat euroatlantike dhe afruar me “Botën serbe” appeared first on Telegrafi.

BE-ja premton mbështetje të plotë për nevojat financiare të Ukrainës

By: fra nc
1 July 2025 at 15:43

Kryeministri i Ukrainës, Denys Shmyhal, deklaroi se presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka konfirmuar mbështetjen e plotë të Bashkimit Evropian për stabilitetin financiar të Ukrainës dhe aspiratat e saj për anëtarësim në Union. Komentet u bënë pas një takimi dypalësh në Spanjë, në kuadër të Konferencës së OKB-së për Financimin e Zhvillimit.

Në fokus të diskutimeve ishin angazhimet e ardhshme financiare të BE-së për Ukrainën, për periudhën 2026–2027, në funksion të rimëkëmbjes ekonomike të vendit që vijon të përballet me agresionin rus.

“Falënderova Komisionin Evropian dhe presidenten Von der Leyen për mbështetjen e tyre kyçe, veçanërisht në sektorin e mbrojtjes,” shkroi Shmyhal në një postim në Telegram pas takimit.

Ai shtoi se biseda u përqendrua gjithashtu te përgatitjet për nisjen e negociatave zyrtare për anëtarësimin e Ukrainës në BE. “Bashkimi Evropian konfirmoi mbështetjen e plotë për hapat tanë të ardhshëm,” tha kryeministri ukrainas.

Ukraina synon të hapë zyrtarisht bisedimet për anëtarësim brenda këtij viti, si pjesë e rrugës së saj drejt integrimit evropian, ndërkohë që vazhdon përpjekjet për reforma dhe forcimin e institucioneve në kushtet e një lufte të përgjakshme dhe të gjatë.

The post BE-ja premton mbështetje të plotë për nevojat financiare të Ukrainës appeared first on Euronews Albania.

Kurti në Shkup: Kosovës t’i garantohet qasje e barabartë në programet dhe instrumentet e Bashkimit Evropian

1 July 2025 at 15:48

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në Takimin e Liderëve të Ballkanit Perëndimor për Planin e Rritjes, që u mbajt në Shkup të Maqedonisë së Veriut, nën tematikën “Stabiliteti, Uniteti dhe e Ardhmja”.

Ai udhëtoi mbrëmë për në Shkup, për të qenë pjesë e darkës me liderët pjesëmarrës në samit, të shtruar nga Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Mickoski, ndërkaq sot, kryeministri Kurti ishte pjesë e panelit të parë të diskutimit ndërmjet liderëve me temën “Plani i Rritjes: Vlerësim, puna e ardhshme dhe komunikimi”.

Në fjalën e tij, ai vlerësoi Planin e Rritjes të Bashkimit Evropian si një hap të rëndësishëm, duke theksuar se mbështetja e BE-së për vendet e rajonit duhet të jetë në përputhje me përkushtimin e tyre ndaj reformave, progresit demokratik dhe vlerave të përbashkëta evropiane. Në këtë kuadër, ai kërkoi që Kosovës t’i garantohet qasje e barabartë në programet dhe instrumentet e Bashkimit Evropian.

Kryeministri Kurti rikonfirmoi mbështetjen e Kosovës për nismat e BE-së në kuadër të Planit të Rritjes, përfshirë turizmin, mbrojtjen e konsumatorit dhe “Autostradën e Tregut të Përbashkët”, ndërsa propozoi tre sektorë të tjerë me potencial bashkëpunimi: shërbimet digjitale konkurruese, përfshirë zhvillimin e softuerëve, sigurinë kibernetike, inteligjencën artificiale dhe teknologjitë e strukturuara; sektorin e mbrojtjes; dhe sektorin e bujqësisë dhe përpunimit të ushqimit. Për këtë nismë, ai shtoi se nearshoring-u duhet të jetë gjithashtu i orientuar drejt partnerëve të besueshëm (friendly shoring), dhe se kjo është një mundësi e madhe jo vetëm për rajonin tonë, por edhe për Bashkimin Evropian.

 

Ai theksoi disa fusha të progresit që nga takimi i fundit në Kotor, përfshirë edhe kryesimin e Kosovës në CEFTA. Bëri thirrje për zbatimin e marrëveshjeve të arritura në Procesin e Berlinit, përfshirë atë për diploma dhe lëvizje të lirë me letërnjoftime. Pas vendimit për heqjen e vizave, hyrjet nga qytetarët e Bosnje dhe Hercegovinës në Kosovë u rritën dukshëm. Meqë qytetarët boshnjakë udhëtojnë lirshëm në Kosovë, edhe qytetarëve të Kosovës duhet t’u mundësohet e njëjta liri në Bosnje dhe Hercegovinë.

Në përmbyllje, kryeministri Kurti theksoi se siguria është parakusht për zhvillim dhe rritje, duke vënë në pah se Ballkani Perëndimor nuk është i shkëputur nga rrafshi gjeopolitik i Evropës. Ai mirëpriti angazhimin e Shteteve të Bashkuara për të parandaluar Iranin që të pajiset me armë bërthamore, si dhe vendimin e anëtarëve të NATO-s në Samitin e Hagës për të rritur shpenzimet për mbrojtje në 5% të Bruto Prodhimit Vendor./Telegrafi/

The post Kurti në Shkup: Kosovës t’i garantohet qasje e barabartë në programet dhe instrumentet e Bashkimit Evropian appeared first on Telegrafi.

Danimarka merr presidencën e radhës së Bashkimit Evropian, prioritet siguria e vendeve anëtare

By: E.K
1 July 2025 at 09:25

Danimarka merr presidencën e radhës së Bashkimit Evropian për 6 muaj dhe do të përqendrohet kryesisht në temat e mbrojtjes, konkurrueshmërisë, transformimit të gjelbër, migrimit dhe zgjerimit. Presidenca e radhës merret çdo 6 muaj midis shteteve anëtare të BE-së dhe që nga sot ajo i ka kaluar Danimarkës nga Polonia, e cila e ka mbajtur […]

The post Danimarka merr presidencën e radhës së Bashkimit Evropian, prioritet siguria e vendeve anëtare appeared first on FaxWeb.

❌
❌