Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

EMRAT/ Aksidenti tragjik në Shkodër, ja kush është viktima dhe të plagosurit

By: Ardit
18 August 2025 at 13:30

Detaje të reja janë mësuar nga aksidenti tragjikë në aksin Shkodër-Lezhë, ku një person humbi jetën dhe tre të tjerë u plagosën. U raportua se trupi i viktimës, që humbi jetën në aksidentin e rëndë, ka mbetur i bllokuar tek njëra prej automjeteve të aksidentuara. Po punohet për nxjerrjen jashtë makinës të trupit të viktimës, […]

The post EMRAT/ Aksidenti tragjik në Shkodër, ja kush është viktima dhe të plagosurit appeared first on BoldNews.al.

Porosi e Piro Bares/ Prokurorja Beluli tërheq akuzat për 25 mijë ton “naftë ruse kontrabandë”

By: Ela
12 August 2025 at 11:27

Nga Boldnews.al Kapiteni rus i anijes me flamur liberian, Alexey Smaznov, mbyll përfundimisht hesapet me drejtësinë shqiptare në favor të tij. I arrestuar në mars të vitit 2023, nën dyshimet se kontrabandoi në vendin tonë 24.500 ton naftë ruse, në thyerje të embargos ndërkombëtare, për llogari të një kompanie shqiptare në pronësi të biznesmenit Piro […]

The post Porosi e Piro Bares/ Prokurorja Beluli tërheq akuzat për 25 mijë ton “naftë ruse kontrabandë” appeared first on BoldNews.al.

Aksioni për ndërtimet pa leje, Rama i përgjigjet komentuesit: Për gjumin po më ngatërron me atë që i ke vajtur pas…

By: D Marku
10 August 2025 at 14:35

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur sot një komentuesi në rrjetet socialë, i cili solli në vëmendje shembjen me tritol të një pallati në bregdetin e Vlorës në vitin 2014, i lidhur me familjarë të Lulzim Bashës.

Komentuesi shprehej konkretisht: “A e mbani mend në 2014 shkatërrimin me tritol të vilës i kryetarit të atëhershëm të PD dhe shumë shtëpi të tjera, nxorri edhe ligje të forta për ndërtimet pa leje, dhe disa muaj do zgjasin këto shkatërrime dhe kryeministri do t’ia fusë gjumit.”

Ndërkohë në përgjigjen e tij, Rama e mohoi në mënyrë të prerë që shteti të ketë financuar ndonjëherë ndërtimin e asaj godine dhe duke ironizuar tha se “te gjumi po ngatërron njeriun”.

Ai shtoi se objekti në fjalë ishte një pallat i ndërtuar buzë detit dhe jo “një vilë” siç u përmend në koment.

“Te gjumi më ngatërron me atë që i ke vajtur mbrapa për shumë kohë.

Meqe ra llafi, bëhej fjalë për njëpallatnë det. Kur flitet për atë vilë në thonjëza, flitet edhe për para të dhëna nga shteti, por asnjëherë nuk janë dhënë nga shteti për ndërtuesit e asaj vile dhe jo sa të jem unë.”, tha Rama.

The post Aksioni për ndërtimet pa leje, Rama i përgjigjet komentuesit: Për gjumin po më ngatërron me atë që i ke vajtur pas… appeared first on Albeu.com.

“Nuk kemi dashur ta sulmojmë kurrë Kosovën”, gazetarja: Serbia mohon planin për sulm

By: Besnik
27 June 2025 at 22:08

Gazetarja Ardita Behluli foli nga Lugina e Preshevës për emisionin “Balkan Talks” ku solli lajmet më të fundit në lidhje me reagimet mbi deklaratat e presidentit të SHBA, Donald Trump, se ai shmangu një përplasje ushtarake mes Serbisë dhe Kosovës.

Sipas saj, këto deklarata janë komentuar si një fushatë kundër Serbisë dhe ka pasur një reagim nga presidenti Vuçiç, i cili i ka cilësuar këto deklarata si të pavërteta dhe të papërgjegjshme, duke shtuar se Serbia nuk ka pasur asnjë dëshirë për të sulmuar Kosovën.

“Vuçiç thotë se Serbia nuk ka pasur plan të sulmojë Kosovën dhe sipas tij, kjo është një manipulim politik për interesa ndërkombëtare. Vuçiç ka thënë se Serbia nuk ka qenë kërcënim për askënd, por dëshiron paqe” tha gazetarja.

Sipas gazetares fjalimi i presidentit Trump u konsiderua nga mediat serbe si një fushatë kundër Serbisë, dhe kjo interpretohet si një përpjekje e SHBA për të rritur presionin mbi Beogradin në negociatat me Kosovën, me qëllim që Serbia të njihet nga Kosova.

“Opozita në Serbi është bashkuar me qëndrimet e qeverisë, dhe çdo herë që diskutohet çështja e Kosovës, pozita dhe opozita janë të bashkuara. Edhe këtë herë, deklaratat e opozitës qëndrojnë të njëjta, duke e quajtur presion të SHBA ndaj Beogradit për njohjen e Kosovës. Megjithatë, disa përfaqësues opozitarë nuk përjashtojnë mundësinë e një përgatitjeje të fshehtë ushtarake, bazuar në atë që tha Trump, por gjithsesi kritikojnë deklaratat e tij”, tha gazetarja.

Gazetarja theksoi se Ministria e Mbrojtjes e Serbisë ka thënë se këto deklarata janë një fyerje ndaj ushtrisë serbe dhe se nuk ka pasur ndonjë plan konkret ushtarak për një ofensivë kundër Kosovës.

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Nuk kemi dashur ta sulmojmë kurrë Kosovën”, gazetarja: Serbia mohon planin për sulm appeared first on Euronews Albania.

I dënuar me 11 vite për drogë, autoritetet britanike kërkojnë t’i heqin nënshtetësinë shqiptarit

By: Ardit
19 June 2025 at 18:44

Shqiptari Olsi Beheluli, është kthyer sërish në vëmendjen e mediave britanike, pasi ‘Home Office’ kërkon t’i heqë nënshtetësinë britanike shqiptarit. Në një artikull të publikuar nga ‘The Telgraph’, Home Office (Ministria e Brendshme) dhe Agjencia Kombëtare e Krimit (NCA) po kërkojnë të esktradojnë Olsi Behelulin, 33 vjeç, i cili u dënua me 11 vite burg […]

The post I dënuar me 11 vite për drogë, autoritetet britanike kërkojnë t’i heqin nënshtetësinë shqiptarit appeared first on BoldNews.al.

3 mijë € ryshfet policit, ndërmjetës Ervis Deti/ Si trafikanti i drogës kaloi ilegalisht drejt Italisë

23 May 2025 at 17:58

Në dosjen e SPAK për operacionin “Ura” zbardhet edhe roli i efektivit të kufirit në portin e Durrësit Naim Beluli, i cili akuzohet se ka kaluar në mënyrë të paligjshme drejt Italisë një prej trafikantëve të drogës Edison Gjoka alias Cukaj, ndërsa ndërmjetësi është Ervis Deti. Në emër të tij, është personi Bexhet Mema që […]

The post 3 mijë € ryshfet policit, ndërmjetës Ervis Deti/ Si trafikanti i drogës kaloi ilegalisht drejt Italisë appeared first on BoldNews.al.

Rama me anëtaren e vjetër të Elbasanit, ajo përlotet: Luli mbante derën hapur të PS-së në kohët më të vështira

By: redi
24 April 2025 at 19:49

Një falenderim special përcolli kreu i PS-së, Edi Rama gjatë takimit me vajzat dhe gratë në Elbasan. Rama ftoi në skenë një anëtare të Partisë Socialiste të Elbasanit, e cila iu afrua kreut të PS-së e përlotur. Kreu i PS-së tha se Luli, anëtarja e vjetër e PS Elbasan, ka qëndruar në ditë të vështira, të cilëve i ka shprehur mirënjohjen. “Tani unë dua të bëj një nderim për një grua këtu…

Source

💾

Arrestohet Melisa Beluli, bashkëpunoi me të dashurin për plagosjen e bashkëshortit

By: fra nc
15 April 2025 at 10:38

Policia e Fierit ka arrestuar 29-vjeçaren Melisa Beluli, e cila rezulonte në kërkim si bashkëpunëtore e plagosjes me armë të bashkëshortit të saj, me të cilin ndodhej në proces divorci.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 5 janar 2025, në lagjen “Apollonia” të qytetit të Fierit. Sipas hetimeve, ishte 26-vjeçari Klement Beqaj, partneri i ri i Belulit, i cili qëlloi me armë zjarri në drejtim të 40-vjeçarit G. H., duke e plagosur rëndë. Në momentin e sulmit, 40-vjeçari ndodhej bashkë me të birin 10-vjeçar.

Melisa Beluli akuzohet për bashkëpunim në këtë ngjarje, ndërsa mbi të rëndojnë veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”. Ajo është ndaluar pas vendimit të Gjykatës së Fierit, e cila ka caktuar ndaj saj masën e sigurisë “Arrest në burg”.

Sipas burimeve nga policia, konflikti mes Melisa Belulit dhe bashkëshortit të saj kishte kohë që ishte intensifikuar për shkak të çështjes së divorcit dhe lidhjes së re që ajo kishte krijuar me Klement Beqajn. Dyshohet se përshkallëzimi i konfliktit ka çuar në përfshirjen e të dashurit të saj në ngjarje.

Ndërkohë, autori i dyshuar i plagosjes, Klement Beqaj, është ende në kërkim nga policia. Strukturat e specializuara po vijojnë operacionin për lokalizimin dhe kapjen e tij.

Materialet procedurale për ngjarjen i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier për veprime të mëtejshme ligjore.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Arrestohet Melisa Beluli, bashkëpunoi me të dashurin për plagosjen e bashkëshortit appeared first on Euronews Albania.

I dashuri i qëlloi me armë bashkëshortin në sy të djalit të tyre 9-vjeç, arrestohet Melisa Beluli

By: V K
15 April 2025 at 10:36

Melisa Beluli, e reja që u arratis pasi i dashuri plagosi me armë zjarri bashkëshortin e saj, është vetëdorëzouar në policinë e Fierit.

Ndërkohë autori i dyshuar Klement Beqaj, ndodhet ende në kërkim

Ngjarja u regjistrua në fillim të këtij viti, në sy të fëmijës së tyre vetëm 9-vjeç.

Gledian Hoxhallari, u plagos mbrëmjen e së dielës (5 janar) në një lokal tek ‘Zogu i Zi’ në Fier, nga autori i dyshuar, Klement Beqaj.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve Kundër Personit ndaluan shtetasen e shpallur në kërkim M. H., 29 vjeçe, pasi Gjykata e Fierit i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”. Më datë 05.01.2025, në lagjen “Apollonia”, dyshohet se shtetasi K. B. (aktualisht në kërkim), në bashkëpunim me 29-vjeçaren, plagosi me armë zjarri, shtetasin G. H., 40 vjeç”, informoi sot policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

The post I dashuri i qëlloi me armë bashkëshortin në sy të djalit të tyre 9-vjeç, arrestohet Melisa Beluli appeared first on Albeu.com.

Vazhdon “avazi”/ Basha-Ramës: Ku i ke shokët? O Rame, Çyrbja ka fillu me fol, s’ka buf që të bon derman

By: D Marku
22 March 2025 at 20:37

Në një takim të zhvilluar sot në Durrës, Luli Basha i është përgjigjur ironisë dhe talljes së kryeministrit Edi Rama, ku në rrjetin e tij social “Facebook” i ka kujtuar Lulit kohën kur ai i këndonte himnin poshtë Kryeministrisë.

Në replikat e Luli Bashës ajo që vihet re është se e ka marrë seriozisht zgjimin e tij dhe i është përgjigjur po me të njëjtën mënyrë Ramës duke i kujtuar, se ku i ka shokët, përfshirë këtu Erion Veliajn, Arben Ahmetajn, Ilir Beqajn, Lefter Kokën dhe Jurgis Çyrbjan.

“O Rame, m’Durrës jam Rame. A ja çove dy paketet Lali Erit apo jo? Apo po i ru për ndonjë tjetër? E di vet ti. Më tha një nga të tutë këtu “o Lul mos fillosh ndonjë biznes me import cigaresh, se s’ke për t’ia dal dot me paketa për këta tanët në burg”.

E më Ram, më Ram, ngele duke u marr me shokët e mi, ja ku i ke. Shokët e mi të Durrësit, të Krujës, të Fushë Krujës, të Shijakut. Po shokët e tu ku i ke mo Rame? Ku e ke Lali Erin mo Ram, ku e ke Terin mo Ram, ku e ke mo Ram Gjush akulloren?

E mo Ram, po Lir Beqajn, po Ben Ahmetajn? E mo Ram mo Ram, ça do i çojmë Jurgis Çyrbes o Rame, se s’ia mush mendjen vetëm me cigare atij.

Ka dalë gjithandej duke thon që votat i mora për Ramën jo për vete. Kujdes Rame, se s’ta dal dot as me fabrikë duhani mo, tha Basha.

 

The post Vazhdon “avazi”/ Basha-Ramës: Ku i ke shokët? O Rame, Çyrbja ka fillu me fol, s’ka buf që të bon derman appeared first on Albeu.com.

Mbetjet e rrezikshme, mjedisorët ngrenë alarmin për ngecjen e hetimit

4 March 2025 at 17:30

Basel Action Network dhe Milieukontakt Shqipëri e cilësuan të martën shqetësues mungesën e rezultateve të hetimit nga Prokuroria e Durrësit dhe mungesën e një plani të qartë për trajtimin e mbetjeve të dyshuara të rrezikshme, që u rikthyen në portin e Durrësit 12 javë më parë nga Ministria e Mjedisit. Mbetjet e dyshuara të rrezikshme […]

The post Mbetjet e rrezikshme, mjedisorët ngrenë alarmin për ngecjen e hetimit appeared first on Reporter.al.

Zi në familjen e këngëtares kosovare, ndahet nga jeta personi i rëndësishëm

By: Oldi
30 January 2025 at 10:13

Lajm i trishtë për këngëtaren kosovare Shyhrete Behluli. Përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se nëna e saj ka ndërruar jetë. Ajo ka treguar se varrimi bëhet sot në orën 15:00 në varrezat e fshatit Mushtisht. “Me pikëllim të thellë ju njoftojmë se sot ndërroi jetë Nana jonë. Varrimi do të bëhet, më 30.01.2025 […]

The post Zi në familjen e këngëtares kosovare, ndahet nga jeta personi i rëndësishëm appeared first on BoldNews.al.

Zi në familjen e Shyhrete Behlulit, ndahet nga jeta personi i rëndësishëm

By: gaze tare
30 January 2025 at 09:44

Lajm i trishtë për këngëtaren kosovare Shyhrete Behluli.

Përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se nëna e saj ka ndërruar jetë. Ajo ka treguar se varrimi bëhet sot në orën 15:00 në varrezat e fshatit Mushtisht.

Postimi i saj;

Me pikëllim të thellë ju njoftojmë se sot ndërroi jetë Nana jonë. Varrimi do të bëhet, më 30.01.2025 në orën 15:00 në varreza të fshatit Mushtisht. Nënë, mungesa jote është dhembja më e madhe, por dashuria dhe kujtimet e tua do të mbeten përgjithmonë në zemrën time”

The post Zi në familjen e Shyhrete Behlulit, ndahet nga jeta personi i rëndësishëm appeared first on iconstyle.al.

Berisha ndjen vetminë, hedh sytë nga Luli/ “Të gjithë të mirëpritur të rikthehen”, nuk përmend kushte

19 January 2025 at 15:14

I mbetur vetëm në Partinë Demokratike, me aletë në burg ose nga ata të cilët i kërkojnë vetëm mandate, Sali Berisha ka nisur gjuetinë e afrimit të individëve përpara zgjedhjeve parlamentare të 2025, duke i bërë një ofertë indirekte Lulzim Bashës.

Duket se kryedemokrati ka hedhur një hap pas nga kushtet e tij kokëforta për pranimet në selinë blu, duke vendosur kësaj radhe të amnistojë Lulzim Bashën dhe të tijët.

Berisha beson se rotacioni politik në Shqipëri do të vijë vetëm nga Diaspora. Sipas disa shifrave që vetëm ai i di, shumica e shqiptarëve jetojnë jashtë vendit dhe jo brenda, ndaj dhe ka besimin se emigrantët do e votojnë atë e jo Ramën.

Madje Berisha ka shpresë edhe tek simotrat e Partisë Demokratike. Kjo dëshirë e tij, vjen nga shpresa se me ardhjen e Presidentit të ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tramp, non-grata në supet e tij do të hiqet, por sondazhet e instituteve republikane e nxjerrin po Berishën më pak të besuarin nga liderët politikë në Shqipëri.

Ndonëse premton prej kohësh hapje të Partisë Demokratike për të rinjtë, në Gjirokastër, ai vijon të ketë drejtues politik të preferuarin e tij Tritan Shehun, i cili në skenarin më të mirë, do të mbetet deputeti i vetëm i Partisë Demokratike për këtë qark.

Megjithatë, kryedemokrati nuk bën asnjë hap pas në përballjen me drejtësinë. Të hënën, ai duhet të paraqitet pranë oficerit të policisë gjyqësore në SPAK për të zbatuar masën e detyrimit të paraqitjes dhe me një mesazh në celular, ka udhëzuar të gjitha strukturat e Partisë Demokratike të mbledhin sa më shumë njerëz në orën 9:30 për ta mbështetur atë në ecejaken 2 minutëshe në derën e Prokurorisë së Posaçme./abcnews.al

Plagosja në Fier/ Melisa nxori në pritë burrin, i dashuri e qëlloi në sy të djalit. Çifti në kërkim prej 5 ditësh

10 January 2025 at 12:38

Janë zbardhur detaje të reja nga ngjarja e regjistruar mbrëmjen e të dielës në Fier, ku u plagos me armë zjarri 40 vjeçari Gledian Hoxhallari, i njohur si “Gledi”. Si autor i dyshuar i krimit është shpallur në kërkim prej 5 ditësh 26-vjeçari Klement Beqaj, i njohur si Klejdi, teksa bashkëpunëtore në krim dyshohet edhe […]

The post Plagosja në Fier/ Melisa nxori në pritë burrin, i dashuri e qëlloi në sy të djalit. Çifti në kërkim prej 5 ditësh appeared first on BoldNews.al.

“Mami eja!”- Detaje nga plagosja në Fier, 40-vjeçari u qëllua nga i dashuri i bashkëshortes në sy të fëmijës! Gruaja dhe autori në arrati

By: gsh
10 January 2025 at 12:33

Detaje të reja janë bërë të njohura lidhur me plagosjen e 40-vjeçarit me iniciale G.H në Fier, i cili u qëllua me armë zjarri nga i dashuri i bashkëshortes së tij, ngjarje kjo e ndodhur pesë ditë më parë.

40-vjeçari i plagosur ndodhet aktualisht në spital në gjendje kritike për jetën.

Burime për News 24 bëjnë me dijë se autor i plagosjes është Klement Beqaj, 25 vjeç.

Beqaj ishte në një lidhje me bashkëshorten e 40-vjeçarit, 29-vjeçaren Melisa Beluli. Ndërkohë që mësohet se çifti ishin në proces divorci.

Mësohet se 40-vjeçari është qëlluar me armë në sy të djalit të tij 10 vjeç. Ka qenë i mituri ai që ka telefonuar të ëmën dhe i ka kërkuar që ta marrë.

Duke qenë që çifti ishin në proces divorci, djali rrinte gjatë ditës me të atin dhe në mbrëmje shkonte tek nëna.

Telefonata ka qenë e tensionuar, dhe më pas 29-vjeçarja ka shkuar së bashku me të dashurin në lokalin ku gjendej 40-vjeçari. 25-vjeçari ka goditur bashkëshortin e të dashurës.

Beqaj dhe Beluli më pas janë arratisur. Ata janë shpallur në kërkim prej një jave nga policia.

The post “Mami eja!”- Detaje nga plagosja në Fier, 40-vjeçari u qëllua nga i dashuri i bashkëshortes në sy të fëmijës! Gruaja dhe autori në arrati appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

“Mami eja!”/ Detaje nga plagosja në Fier, 40-vjeçari u qëllua me armë zjarri nga i dashuri i bashkëshortes, ngjarja ndodhi në sy të fëmijës 10-vjeçar! Gruaja dhe autor në arrati prej 5 ditësh

10 January 2025 at 12:29
Detaje të reja dalin lidhur me plagosjen e 40-vjeçarit me iniciale G.H në Fier, i cili u qëllua me armë zjarri nga i dashuri i bashkëshortes së tij, ngjarje kjo e ndodhur pesë ditë më parë. 40-vjeçari i plagosur ndodhet aktualisht në spital në gjendje kritike për jetën. Burime për News 24 bëjnë me dijë
❌
❌