Sanksione bandave të trafikantëve/ Britania merr masa, ngrirje e aseteve dhe ndalim udhëtimi
Çdo individ, i përfshirë në trafikun illegal të njerezve drejt Britanisë do të përballet me sanksione dhe do të jetë “non grata” në Mbretërinë e Bashkuar.
Grupi i parë i sanksioneve do të zbatohet të mërkurën dhe parashikon ngrirjen e aseteve si dhe ndalimin për të hyrë në Britaninë e madhe të dhjetëra përsonave, përfshirë udhëheqësit e bandave, zyrtarët dhe oficerët e policisë të korruptuar, tregtarët e pasaportave të rreme dhe kompanitë që furnizojnë anije të vogla.
Po ashtu sanksionet parashikojnë të ndërpresin edhe rrjedhën e parave, ngrirjen e pronave dhe llogarive bankare për bandat kriminale të cilat lehtësojnë migrimin e parregullt drejt ishullit.
Ky parashikohet të jetë regjimi I parë në botë, kushtuar goditjes së kontrabandimit të të njerëzve dhe krimit të organizuar të migracionit, ku njerëzit vulnerabël shfrytëzohen nga kriminelët dhe rrjetet e tyre e që përballen me rrezikun e lartë të punuarit në kushtet e skllavërisë, kthimit në vendin e origjinës ose humbjes së jetës në det.
Sipas ministrit të jashtëm britanik, për shumë kohë, bandat kriminale kanë mbushur xhepat dhe kanë shfrytëzuar njërezit vulnerabël pa u ndëshkuar, ndërsa tani do të përballen me ngrirje të aseteve.
Regjimi i ri plotëson punën e Agjencisë Kombëtare të Krimit dhe Komandës për Sigurinë Kufitare për të luftuar krimin e organizuar të emigracionit dhe për të adresuar shkaqet e migrimit të parregullt në vendet e origjinës dhe tranzitit.
Komanda për Sigurinë Kombëtare ka marrë një rritje buxheti prej 280 milionë £ në vit deri në vitin 2028 për të financuar hetues të specializuar, teknologji të reja dhe pajisje të avancuara të mbikëqyrjes për të ndërprerë dhe shkatërruar bandat kriminale.
Masat e ndërmarra janë thelbësore për planin e Kryeministrit Sir Keir Starmer për të ndaluar kalimin me anije të vogla duke ndjekur rrjetet kriminale globale që qëndrojnë pas tyre.Po ashtu ato cilësohen edhe si masa për të siguruar kufijte dhe pakësuar .
Kjo iniciative vjen në një kohë që qeveria është nën presion për të ndaluar fluksin e kalimeve me anije të vogla./abcnews.al