Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 25 August 2025Main stream

BE-ja jep 7.5 milionë euro shtesë për qëndrueshmërinë energjetike të Kosovës

25 August 2025 at 18:27

Bashkimi Evropian ka ndarë 7.5 milionë euro shtesë për Kosovën në kuadër të Pakos së Mbështetjes Energjetike (IPA 2023), duke e rikonfirmuar mbështetjen e tij për tranzicionin e gjelbër dhe energjinë e pastër në vend.

Sipas njoftimit të Zyrës së BE-së në Kosovë, fondet u disbursuan më 19 gusht 2025 dhe janë pjesë e ndihmës së përgjithshme prej 75 milionë eurosh që ka ofruar BE-ja deri tani për sektorin energjetik.

Falë kësaj mbështetjeje: Mbi 200,000 familje kanë marrë ndihmë për pagesën e faturave të energjisë, janë rinovuar mbi 3,600 shtëpi për efiçiencë energjetike, 28 objekte banesore të familjeve të cenueshme janë në proces rinovimi, mbi 40,000 familje dhe 154 biznese janë pajisur me panele solare dhe teknologji të kursimit të energjisë.

“BE-ja qëndron pranë Kosovës dhe popullatës së saj në rrugën drejt energjisë së qëndrueshme, dekarbonizimit dhe sigurisë energjetike”, thuhet në njoftim.

The post BE-ja jep 7.5 milionë euro shtesë për qëndrueshmërinë energjetike të Kosovës appeared first on Telegrafi.

Before yesterdayMain stream

Klimt dhe Schiele: Artistët që tronditën Evropën

By: Kult Plus
23 August 2025 at 21:05

Gustav Klimt dhe Egon Schiele ishin dy figura të mëdha të artit vjenez që ndanë një miqësi të fortë dhe një liri të patundur artistike që tronditi shumë njerëz.

Në pamje të parë, duket se ka pak gjëra që i lidhin Klimt-in dhe Schiele-n. Klimt-i ishte sensualisti klasik, që portretizonte elitën vjeneze në shkëlqim të artë, ndërsa Schiele, afro tri dekada më i ri, ishte një egoist i munduar, pikturat e të cilit, me trupa njerëzorë të përdredhur, skandalizuan shikuesit e kohës. Megjithatë, të dy ndanë një miqësi të ndërsjellë dhe një vendosmëri për të ndjekur vizionet e tyre artistike me çdo kosto, derisa epidemia e gripit të vitit 1918 ua mori jetën të dyve.

Klimt u largua nga konvencionet e pikturës akademike. I zhgënjyer me kufizimet e shoqatës artistike Künstlerhaus, ai dhe disa artistë të tjerë krijuan Vienna Secession, një lëvizje që promovonte lirinë krijuese. Kjo qasje e re u përfaqësua qartë në pikturën e vitit 1899 “Nuda Veritas”, ku një grua nudo mban një pasqyrë të së vërtetës dhe në këmbët e saj shtrihet gjarpri i gënjeshtrës. Mbi kokë ka një thënie nga Schiller: “Nëse nuk mund t’i kënaqësh të gjithë me veprat e tua, kënaqi disa. Të kënaqësh shumë është e keqe.”

Kur Klimt pranoi të pikturonte tavanin e Sallës së Madhe të Universitetit të Vjenës, ai u përball me polemika të mëdha. Piktura e tij “Filozofia”, me figura nudo të rrëzuara dhe një kokë hënore të përgjumur, shkaktoi protestën publike të 87 anëtarëve të universitetit. Reagime edhe më të ashpra erdhën me “Mjekësinë”, ku një trup i zhveshur femëror me pjesë intime të dukshme nga poshtë u akuzua për pornografi.

Piktura “Goldfish” (1902), ku një grua shfaqet duke treguar prapanicën e saj, besohet se ishte përgjigjja e Klimt-it ndaj kritikëve të tij. Ai e mbrojti artin e tij me pasion, madje thuhet se një herë kërcënoi punëtorët me armë për të mos ia konfiskuar veprat. Fatkeqësisht, këto piktura u shkatërruan nga forcat naziste në vitin 1945 dhe ekzistojnë vetëm në foto bardh e zi.

Pas kësaj, Klimt nuk pranoi më komisione publike dhe iu përkushtua portreteve dhe peizazheve, shpesh duke e shfaqur realitetin e errët që fshihej pas shkëlqimit të jetës së lartë vjeneze – përfshirë tradhtinë, prostitucionin dhe hipokrizinë mashkullore. Edhe piktura e famshme “Puthja”, sipas kuratorit Diethard Leopold, përmban elementë erotikë të fshehur nën një pamje të butë dhe romantike.

Qasja e guximshme e Klimt-it e tërhoqi Egon Schiele-n, i cili e kërkoi atë në vitin 1907, kur ishte ende student dhe i zhgënjyer nga akademia. Me një talent të jashtëzakonshëm që në adoleshencë, duke skicuar motrën e tij lakuriq, Schiele tronditi prindërit dhe më vonë publikun me obsesionin e tij për trupat e rinj dhe pozat erotike.

Klimt e mbështeti, duke i ofruar modele dhe mundësi ekspozimi, por stili tronditës i Schiele-s nuk u pranua lehtë. Në qytetin Krumau, ku ai u largua me partneren e tij Wally (një ish-modele e Klimt-it), Schiele shkaktoi thashetheme dhe reagime të forta për shkak të vizatimeve të të rinjve nudo. Më vonë, në Neulengbach, ai u arrestua nën akuzën për rrëmbim të një të miture dhe për “shthurje”. Edhe pse akuza për rrëmbim u rrëzua, ai u dënua me tre ditë burg për faktin që pikturat ishin të dukshme për të rinjtë që e vizitonin.

Ky përvojë ishte një pikë kthese për Schiele-n, i cili pas kësaj ndaloi së pikturuari adoleshentë nudo. Falë ndërhyrjes së Klimt-it, ai mori porosi si portretist dhe me kalimin e kohës, gjatë luftës dhe martesës me Edith Harms, tregoi një pjekuri të re artistike dhe personale.

Pas Luftës së Parë Botërore, Schiele ëndërronte një shoqëri të re ku artistët do ndihmonin në rindërtimin e botës. Në pikturën e tij të papërfunduar “Miqtë” (1918), ai paraqiste veten dhe Klimt-in të ulur së bashku me artistë të tjerë, si një simbol i vëllazërisë artistike. Por vdekja e Klimt-it në shkurt 1918 shkatërroi këto shpresa. Schiele e skicoi Klimt-in në shtratin e vdekjes dhe e përfshiu këtë imazh në posterin për ekspozitën pranverore të lëvizjes Secession, duke lënë vendin e tij bosh.

Vetëm tetë muaj më vonë, edhe Schiele vdiq nga gripi spanjoll, në kulmin e suksesit të tij dhe me një të ardhme premtuese para. Humbja e të dyve në një kohë kaq të afërt mbetet një nga tragjeditë më të mëdha të artit evropian./BBC/KultPlus.com

“Lufta”/ BE mbështet me 4 miliardë euro Ukrainën

22 August 2025 at 22:08

Bashkimi Evropian ka ofruar një ndihmë të mëtejshme financiare me vlerë 4,05 miliardë euro – përpara Ditës së 34-të të Pavarësisë së Ukrainës.

“Solidariteti i BE-së me Ukrainën është i palëkundur”, shkroi sot presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen në X.

Shpërndarja e më shumë se 4 miliardë eurove tregon angazhimin e fortë të BE-së për rimëkëmbjen dhe të ardhmen e vendit. Komisioni tha se 3,05 miliardë euro vijnë nga Instrumenti i Ukrainës, një program për ndihmën – me vlerë deri në 50 miliardë euro për vitet 2024 deri në 2027. Përveç kësaj, 1 miliard euro sigurohen nga një kredi ndihme makro-financiare që është pjesë e një iniciative të G7 me një total prej rreth 45 miliardë eurosh.

Komisioni Evropian tha se zhbllokimi i fondeve ishte bërë i mundur edhe nga tërheqja e një ligji që do të kishte kufizuar pavarësinë e autoriteteve qendrore anti-korrupsion të Ukrainës.

Ministria e Transportit: Nikolloski dhe Rokas bashkëbiseduan për mundësinë e projekteve të reja kapitale në RMV mbështetur nga BE

22 August 2025 at 19:43

Ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski sot në takim me shefin e Delegacionit të BE-së në vend, Mihalis Rokas, informoi për progresin e projekteve aktuale nën kompetenca të Ministrisë së Transportit.

U theksuan projektet rrugore e poashtu dhe hekurudha si pjesë e korridoreve 8 dhe 10d.

“Bashkëbiseduesit këmbyen mendime dhe qëndrime për çështjet aktuale politike dhe ekonomike në vend dhe rajon, si dhe për mundësitë për fillim të projekteve kapitale në shtet, mbështetur nga Unioni, i cili është partner strategjik dhe i fuqishëm si në procesin e inkuadrimit të vendit në familjen evropiane, ashtu edhe në sigurimin e mbështetjes financiare të një sërë projektesh të rëndësishme”, informuan nga shërbimi për shtyp i Minisitrisë së Transportit.

The post Ministria e Transportit: Nikolloski dhe Rokas bashkëbiseduan për mundësinë e projekteve të reja kapitale në RMV mbështetur nga BE appeared first on Telegrafi.

Strategji të suksesshme për rritjen e turizmit – inovacionet që po tërheqin vizitorët në Evropë

21 August 2025 at 23:53

Qytetet evropiane janë frymëzuar nga skema e shpërblimit “CopenPay” për sjellje të mirë në Kopenhagë.

Dhjetëra destinacione të njohura evropiane kanë vendosur gjoba, taksa dhe kufizime të tjera për udhëtarët gjatë muajve të fundit, në një përpjekje për të luftuar turizmin e tepruar.

Megjithatë, vitin e kaluar, Kopenhaga mori një qasje shumë të ndryshme. Qyteti filloi të shpërblente turistët që tregojnë sjellje të përgjegjshme dhe të vetëdijshme përmes iniciativës CopenPay, raporton euronews.

Qëllimi kryesor i kësaj skeme është t’u tregojë udhëtarëve se veprimet për klimën mund të jenë shumë më të lehta sesa mendojnë, në përpjekje për të promovuar turizmin e qëndrueshëm, transmeton Telegrafi.

Iniciativat përfshijnë ofrimin e qiradhënieve falas të biçikletave, tureve me varkë dhe drekave për udhëtarët që ndihmojnë kopshtet komunitare, mbledhin mbeturina dhe përdorin transportin publik.

Pas veprimeve të Kopenhagës, qytete dhe destinacione të tjera evropiane si Berlini, Helsinki dhe Bremeni kanë shprehur interesim për të provuar të njëjtin sistem.

“Që nga prezantimi i CopenPay verën e kaluar, kemi pasur një interes të jashtëzakonshëm nga qytete dhe borde turistike nga Evropa, Azia dhe Amerika e Veriut, të gjithë duke dashur të dinë më shumë rreth CopenPay dhe përvojave tona”, tha Soren Tegen Petersen, CEO i Wonderful Copenhagen, në një deklaratë për shtyp.

“Deri tani, kemi ndarë njohuri mbi CopenPay me më shumë se 100 palë të interesuara”, shtoi ai.

Shpërblime për udhëtimet me tren dhe qëndrimet më të gjata

Berlini po konsideron të nisë një iniciativë të re vitin e ardhshëm, e cila mund të shpërblejë udhëtarët që vijnë me tren, qëndrojnë më gjatë, konsumojnë ushqime bimore dhe marrin pjesë në aktivitete miqësore me mjedisin, me përfitime si zbritje në tarifat e hyrjes në muze, ushqim falas dhe qiradhënie falas të biçikletave.

Kjo skemë pritet të ndihmojë në ngushtimin e hendekut midis turistëve që duan të jenë më përgjegjës, por nuk dinë si dhe sjelljes së tyre reale.

Qyteti ka sugjeruar se do të përdorë aplikacione mobile dhe sisteme me pikë për të thjeshtuar procesin e shpërblimeve dhe angazhimit, si dhe do të bashkëpunojë me bizneset lokale.

Helsinki gjithashtu është e interesuar të ndjekë shembullin e Kopenhagës dhe të prezantojë versionin e vet të një skeme shpërblimi. Kjo ka të ngjarë të ketë fokus të veçantë në turizmin rigjenerues dhe projektet e restaurimit të Detit Baltik, në bashkëpunim me destinacione të tjera baltike dhe nordike.

Skema do të inkurajonte gjithashtu turistët që të përdorin transportin publik dhe të vozitin biçikleta, me shpërblime si ushqime falas dhe ture me zbritje, ndër përvoja të tjera.

Në mënyrë të ngjashme, një qytet tjetër gjerman, Bremeni, ka prezantuar tashmë një fushatë bashkëpunimi me Deutsche Bahn për promovimin e turizmit të qëndrueshëm, me plane për të përdorur modelin CopenPay për zhvillim të mëtejshëm.

Si pjesë e skemës, mysafirët që vijnë me trend dhe qëndrojnë natën në Bremen, marrin pako të vogla me dhurata dhe kuponë nga bizneset e ndryshme të turizmit.

“Fushata u prit shumë mirë nga vizitorët tanë dhe na ka inkurajuar të zgjerojmë më tej konceptin, duke forcuar Bremenin si një destinacion të qëndrueshëm. Për vitin 2026, po planifikojmë një iniciativë edhe më të madhe”, tha Oliver Rau, drejtor menaxhues i Bremen Marketing dhe Turizëm, Wirtschaftsförderung Bremen GmbH, në deklaratën për shtyp.

Destinacionet e njohura për ski në Alpe, si Via Lattea në Itali dhe Les Gets-Morzine në Francë, po ofrojnë gjithashtu zbritje deri në 25 për qind në qendrat e skijimit këtë vit për vizitorët që vijnë me tren.

Pije falas dhe qasje në muze

Shpërblimi i turistëve për sjellje të përgjegjshme nuk është një koncept krejt i ri, pasi qytete të tjera si Londra kanë pasur skema të ngjashme lokale për vite me radhë.

Në muajin korrik, i njohur gjerësisht si “Muaji Pa Plastikë”, vizitorët dhe banorët në Londër janë shpërblyer me një pije falas për pjesëmarrjen në pastrime.

Në Zvicër, udhëtarët që zgjedhin të eksplorojnë vendin me transport publik përfitojnë hyrje falas në mbi 500 muze me Swiss Travel Pass, si dhe deri në 50 për qind zbritje në shumicën e hekurudhave malore.

Wild Sweden, një kompani pushimesh, gjithashtu ofron qasje në spa dhe një vakt falas në Hotel Savoy në Lulea për vizitorët që mbërrijnë në Laplandën suedeze me tren për pushimet e tyre për të parë Dritat e Veriut dhe jetën e egër.

Pranverën e kaluar, Normandia prezantoi një tarifë për uljen e karbonit duke ofruar një zbritje prej të paktën 10 për qind të biletave hyrëse në 90 atraksione dhe vende kulturore.

Kjo vlen për vizitorët që vijnë në rajonin verior të Francës me autobus, tren ose biçikletë dhe mund të përdoret në kështjella, muze, monumente dhe parqe, si dhe për qiradhënie biçikletash, kanotazh dhe dhoma arratisjeje, ndër aktivitete të tjera. /Telegrafi/

The post Strategji të suksesshme për rritjen e turizmit – inovacionet që po tërheqin vizitorët në Evropë appeared first on Telegrafi.

Shtëpia e Bardhë zbulon marrëveshjen tregtare SHBA-BE për uljen e tarifave

21 August 2025 at 14:06

SHBA dhe Bashkimi Evropian zbuluan të enjten detaje të reja rreth kuadrit të tyre tregtar, duke përfshirë tarifat e kontestuara dhe të pritura për produktet farmaceutike dhe gjysmëpërçuese.

Pas javësh negociatash të nxehta, Brukseli dhe Uashingtoni më në fund arritën në një marrëveshje tregtare në fund të muajit të kaluar, duke përcaktuar tarifa të përgjithshme prej 15% për eksportet e BE-së në SHBA.

Sipas marrëveshjes, BE-ja u zotua gjithashtu të blinte energji amerikane me vlerë 750 miliardë dollarë dhe të investonte të paktën 600 miliardë dollarë shtesë në SHBA.

Shumë udhëheqës politikë dhe biznesi në Evropë në atë kohë shprehën shqetësime për mungesën e ekuilibrit të marrëveshjes. Disa pyetje mbetën pa përgjigje, duke përfshirë se cila normë tarifore do të zbatohej për disa mallra që presidenti i SHBA-së, Donald Trump i ka goditur me detyrime sektoriale.

Njoftimi i së enjtes më në fund dha më shumë detaje në një kohë kur shumë partnerë të tjerë tregtarë, ende presin dhe negociojnë për qartësi të ngjashme mbi marrëveshjet e tyre përkatëse tregtare me SHBA-në.

Pika kryesore në deklaratë përfshijnë angazhimin e SHBA-së për të “zbatuar më të lartën midis tarifës së Kombit Më të Favorizuar (MFN) të SHBA-së ose një tarife tarifore prej 15 përqind, të përbërë nga tarifa MFN dhe një tarifë reciproke, për mallrat me origjinë nga Bashkimi Evropian”.

Që nga 1 shtatori, SHBA-të do të aplikojnë vetëm tarifa MFN për disa mallra nga BE-ja, duke përfshirë “burimet natyrore të padisponueshme (përfshirë tapën), të gjitha aeroplanët dhe pjesët e aeroplanëve, farmaceutikët gjenerikë dhe përbërësit e tyre dhe pararendësit kimikë”.

Disa tarifa të ashtuquajtura të Seksionit 232 janë kufizuar në normën më të gjerë të tarifës prej 15%, duke përfshirë ato për lëndën drusore, gjysmëpërçuesit dhe produktet farmaceutike, sipas një zyrtari të lartë të administratës amerikane.

Kjo është dukshëm nën normat që Trump ka kërcënuar ndonjëherë, si dhe një taksë 100% për gjysmëpërçuesit. Ndërkohë, deklarata vuri në dukje se BE synon të “eliminojë tarifat për të gjitha mallrat industriale të SHBA-së dhe të ofrojë qasje preferenciale në treg për një gamë të gjerë të produkteve të detit dhe mallrave bujqësore të SHBA-së.

Deklarata gjithashtu përfshin njohuri mbi premtimet e BE-së për blerjen dhe investimet e energjisë, të cilat më parë ngritën pyetje në lidhje me fizibilitetin e tyre dhe në lidhje me pasojat e mundshme nëse angazhimet nuk materializohen.

Njoftimi i fundit përsëriti shifrat për shpenzimet e planifikuara nga BE-ja, duke përfshirë çipat e inteligjencës artificiale, energjinë dhe investimet më të gjera në SHBA, por i përshkroi ato si të synuara dhe të pritura, në vend që të ishin angazhime të garantuara, theksoi një zyrtar i lartë i administratës.

Deklarata e së enjtes gjithashtu vuri në dukje planet që BE-ja të rrisë “në mënyrë të konsiderueshme” prokurimin e pajisjeve ushtarake dhe mbrojtëse të SHBA-së, edhe pse Evropa është zotuar të rrisë aftësitë e veta mbrojtëse.

Vlen të përmendet se marrëveshja e fundit nuk sjell ndryshime në lidhje me aktin e shërbimeve digjitale të BE-së, i cili përfshin rregullore për kompanitë e mëdha të teknologjisë dhe ka qenë prej kohësh një pikë polemike në bisedimet tregtare për Trump.

Sektori farmaceutik i Evropës – burimi kryesor i SHBA-së për importet farmaceutike – do të shohë gjithashtu tarifa të kufizuara deri në 15%. Çështja kritike është se norma nuk do të shtohet mbi tarifat e tjera në të gjithë BE-në.

Nga 1 shtatori, administrata Trump ka rënë dakord gjithashtu të zbatojë politikën e saj të çmimeve të barnave MFN vetëm për produktet farmaceutike gjenerike. Direktiva synon të ulë çmimet e barnave në SHBA duke i lidhur ato me çmimet zakonisht më të ulëta që paguhen nga vendet e tjera të zhvilluara.

Në prill, administrata Trump kishte nisur një hetim të ashtuquajtur të Seksionit 232 mbi produktet farmaceutike për të shqyrtuar ndikimin e importeve në sigurinë kombëtare. Në javët e fundit, Trump kërcënoi me taksa deri në 250% në sektorin farmaceutik dhe u dërgoi një ultimatum firmave të mëdha duke kërkuar që të ulnin çmimet e barnave në SHBA.

Udhëheqësi i Shtëpisë së Bardhë e ka kritikuar prej kohësh sektorin për atë që ai e ka quajtur praktika “abuzive” të çmimeve, ndërsa njëkohësisht i ka nxitur firmat të zhvendosin operacionet e tyre prodhuese në Shtetet e Bashkuara në një përpjekje për të forcuar prodhimin vendas.

Kjo shkaktoi një mori angazhimesh investimi në SHBA gjatë muajve të fundit, duke përfshirë ato nga Novartis, AstraZeneca dhe Roche, si dhe rregullime çmimesh nga Novo Nordisk dhe Eli Lilly.

SHBA-të dhe BE-ja thanë të enjten se kishin rënë dakord për një tarifë të kushtëzuar prej 15% për makinat dhe pjesët e makinave evropiane të destinuara për SHBA-në – por vetëm pasi Brukseli të prezantojë legjislacionin për të ulur detyrimet e tyre industriale, sipas një zyrtari të lartë të administratës.

Zyrtari shtoi se vetëm futja e legjislacionit të BE-së për të ulur normën e tarifave industriale, do të ishte e mjaftueshme për të filluar këtë kompromis.

“Lidhur me automobilat, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian synojnë të pranojnë dhe të ofrojnë njohje të ndërsjellë të standardeve të njëri-tjetrit”, thanë SHBA-të dhe BE-ja në një deklaratë të përbashkët të publikuar të enjten.

Sipas kushteve të kuadrit tregtar të arritur në fund të korrikut, BE-ja tha se do të eliminonte detyrimet “tashmë të ulëta” për mallrat industriale nga SHBA-të.

Duke folur në fund të muajit të kaluar, Trump e kishte përshëndetur marrëveshjen kornizë të zbuluar fillimisht si marrëveshja më e madhe tregtare e bërë ndonjëherë dhe një që premtonte të ishte “e shkëlqyer për makinat”.

Perspektiva e një tarife prej 15% për makinat dhe pjesët e makinave përfaqëson një ulje të konsiderueshme nga kërcënimi i presidentit të SHBA-së për të vendosur tarifa prej 30%. Gjithashtu, pothuajse e përgjysmon normën ekzistuese të tarifës për sektorin e automobilave në Evropë nga 27.5%.

Grupet e industrisë kishin shprehur më parë shqetësim të thellë në lidhje me kostot që lidhen me realitetin e tarifave.

Shoqata Gjermane e Industrisë së Automobilave (VDA), e cila përfaqëson më shumë se 620 kompani të përfshira në sektorin gjerman të automobilave, paralajmëroi se një tarifë amerikane prej 15% për produktet e automobilave do t’u “kushtonte kompanive gjermane të automobilave miliarda çdo vit dhe do t’u vinte një barrë atyre në mes të transformimit të tyre”.

Shtëpia e Bardhë zbulon marrëveshjen tregtare SHBA-BE për uljen e tarifave

21 August 2025 at 13:48

SHBA-të dhe Bashkimi Evropian zbuluan të enjten detaje të reja rreth kuadrit të tyre tregtar, duke përfshirë tarifat e kontestuara dhe të pritura për produktet farmaceutike dhe gjysmëpërçuese.

Pas javësh negociatash të nxehta, Brukseli dhe Uashingtoni më në fund arritën në një marrëveshje tregtare në fund të muajit të kaluar, duke përcaktuar tarifa të përgjithshme prej 15% për eksportet e BE-së në SHBA.

Sipas marrëveshjes, BE-ja u zotua gjithashtu të blinte energji amerikane me vlerë 750 miliardë dollarë dhe të investonte të paktën 600 miliardë dollarë shtesë në SHBA, transmeton Telegrafi.

Shumë udhëheqës politikë dhe biznesi në Evropë në atë kohë shprehën shqetësime për mungesën e ekuilibrit të marrëveshjes. Disa pyetje mbetën pa përgjigje, duke përfshirë se cila normë tarifore do të zbatohej për disa mallra që presidenti i SHBA-së, Donald Trump i ka goditur me detyrime sektoriale.

Njoftimi i së enjtes më në fund dha më shumë detaje në një kohë kur shumë partnerë të tjerë tregtarë, ende presin dhe negociojnë për qartësi të ngjashme mbi marrëveshjet e tyre përkatëse tregtare me SHBA-në.

Pika kryesore në deklaratë përfshijnë angazhimin e SHBA-së për të “zbatuar më të lartën midis tarifës së Kombit Më të Favorizuar (MFN) të SHBA-së ose një tarife tarifore prej 15 përqind, të përbërë nga tarifa MFN dhe një tarifë reciproke, për mallrat me origjinë nga Bashkimi Evropian”.

Që nga 1 shtatori, SHBA-të do të aplikojnë vetëm tarifa MFN për disa mallra nga BE-ja, duke përfshirë “burimet natyrore të padisponueshme (përfshirë tapën), të gjitha aeroplanët dhe pjesët e aeroplanëve, farmaceutikët gjenerikë dhe përbërësit e tyre dhe pararendësit kimikë”.

Disa tarifa të ashtuquajtura të Seksionit 232 janë kufizuar në normën më të gjerë të tarifës prej 15%, duke përfshirë ato për lëndën drusore, gjysmëpërçuesit dhe produktet farmaceutike, sipas një zyrtari të lartë të administratës amerikane.

Kjo është dukshëm nën normat që Trump ka kërcënuar ndonjëherë, si dhe një taksë 100% për gjysmëpërçuesit. Ndërkohë, deklarata vuri në dukje se BE synon të “eliminojë tarifat për të gjitha mallrat industriale të SHBA-së dhe të ofrojë qasje preferenciale në treg për një gamë të gjerë të produkteve të detit dhe mallrave bujqësore të SHBA-së.

Deklarata gjithashtu përfshin njohuri mbi premtimet e BE-së për blerjen dhe investimet e energjisë, të cilat më parë ngritën pyetje në lidhje me fizibilitetin e tyre dhe në lidhje me pasojat e mundshme nëse angazhimet nuk materializohen.

Njoftimi i fundit përsëriti shifrat për shpenzimet e planifikuara nga BE-ja, duke përfshirë çipat e inteligjencës artificiale, energjinë dhe investimet më të gjera në SHBA, por i përshkroi ato si të synuara dhe të pritura, në vend që të ishin angazhime të garantuara, theksoi një zyrtar i lartë i administratës.

Deklarata e së enjtes gjithashtu vuri në dukje planet që BE-ja të rrisë “në mënyrë të konsiderueshme” prokurimin e pajisjeve ushtarake dhe mbrojtëse të SHBA-së, edhe pse Evropa është zotuar të rrisë aftësitë e veta mbrojtëse.

Vlen të përmendet se marrëveshja e fundit nuk sjell ndryshime në lidhje me aktin e shërbimeve digjitale të BE-së, i cili përfshin rregullore për kompanitë e mëdha të teknologjisë dhe ka qenë prej kohësh një pikë polemike në bisedimet tregtare për Trump.

Sektori farmaceutik i Evropës – burimi kryesor i SHBA-së për importet farmaceutike – do të shohë gjithashtu tarifa të kufizuara deri në 15%. Çështja kritike është se norma nuk do të shtohet mbi tarifat e tjera në të gjithë BE-në.

Nga 1 shtatori, administrata Trump ka rënë dakord gjithashtu të zbatojë politikën e saj të çmimeve të barnave MFN vetëm për produktet farmaceutike gjenerike. Direktiva synon të ulë çmimet e barnave në SHBA duke i lidhur ato me çmimet zakonisht më të ulëta që paguhen nga vendet e tjera të zhvilluara.

Në prill, administrata Trump kishte nisur një hetim të ashtuquajtur të Seksionit 232 mbi produktet farmaceutike për të shqyrtuar ndikimin e importeve në sigurinë kombëtare. Në javët e fundit, Trump kërcënoi me taksa deri në 250% në sektorin farmaceutik dhe u dërgoi një ultimatum firmave të mëdha duke kërkuar që të ulnin çmimet e barnave në SHBA.

Udhëheqësi i Shtëpisë së Bardhë e ka kritikuar prej kohësh sektorin për atë që ai e ka quajtur praktika “abuzive” të çmimeve, ndërsa njëkohësisht i ka nxitur firmat të zhvendosin operacionet e tyre prodhuese në Shtetet e Bashkuara në një përpjekje për të forcuar prodhimin vendas.

Kjo shkaktoi një mori angazhimesh investimi në SHBA gjatë muajve të fundit, duke përfshirë ato nga Novartis, AstraZeneca dhe Roche, si dhe rregullime çmimesh nga Novo Nordisk dhe Eli Lilly.

SHBA-të dhe BE-ja thanë të enjten se kishin rënë dakord për një tarifë të kushtëzuar prej 15% për makinat dhe pjesët e makinave evropiane të destinuara për SHBA-në – por vetëm pasi Brukseli të prezantojë legjislacionin për të ulur detyrimet e tyre industriale, sipas një zyrtari të lartë të administratës.

Zyrtari shtoi se vetëm futja e legjislacionit të BE-së për të ulur normën e tarifave industriale, do të ishte e mjaftueshme për të filluar këtë kompromis.

“Lidhur me automobilat, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian synojnë të pranojnë dhe të ofrojnë njohje të ndërsjellë të standardeve të njëri-tjetrit”, thanë SHBA-të dhe BE-ja në një deklaratë të përbashkët të publikuar të enjten.

Sipas kushteve të kuadrit tregtar të arritur në fund të korrikut, BE-ja tha se do të eliminonte detyrimet “tashmë të ulëta” për mallrat industriale nga SHBA-të.

Duke folur në fund të muajit të kaluar, Trump e kishte përshëndetur marrëveshjen kornizë të zbuluar fillimisht si marrëveshja më e madhe tregtare e bërë ndonjëherë dhe një që premtonte të ishte “e shkëlqyer për makinat”.

Perspektiva e një tarife prej 15% për makinat dhe pjesët e makinave përfaqëson një ulje të konsiderueshme nga kërcënimi i presidentit të SHBA-së për të vendosur tarifa prej 30%. Gjithashtu, pothuajse e përgjysmon normën ekzistuese të tarifës për sektorin e automobilave në Evropë nga 27.5%.

Grupet e industrisë kishin shprehur më parë shqetësim të thellë në lidhje me kostot që lidhen me realitetin e tarifave.

Shoqata Gjermane e Industrisë së Automobilave (VDA), e cila përfaqëson më shumë se 620 kompani të përfshira në sektorin gjerman të automobilave, paralajmëroi se një tarifë amerikane prej 15% për produktet e automobilave do t’u “kushtonte kompanive gjermane të automobilave miliarda çdo vit dhe do t’u vinte një barrë atyre në mes të transformimit të tyre”. /Telegrafi/

 

 

The post Shtëpia e Bardhë zbulon marrëveshjen tregtare SHBA-BE për uljen e tarifave appeared first on Telegrafi.

Ngërçi politik në Kosovë, BE mesazh partive politike: Kuvendi të konstituohet sa më shpejt

20 August 2025 at 19:20

Bashkimi Evropian i ka inkurajuar të mërkurën partitë politike në Kosovë ta respektojnë aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese dhe të konstituojnë sa më shpejt Kuvendin, pak orë pas dështimit më të fundit të deputetëve për ta zhbllokuar ngërçin.

Zyra e BE-së në Kosovë tha për Radion Evropa e Lirë se blloku “po i ndjek me kujdes zhvillimet që lidhen me konstituimin e Kuvendit dhe formimin e Qeverisë”.

Deputetët u mblodhën të mërkurën paradite për vazhdimin e seancës konstituive, pasi dy ditë më parë gjykata më e lartë e vendit e publikoi aktgjykimin e plotë lidhur me këtë çështje, i cili i detyron ata ta bëjnë Kuvendin e ri brenda një afati prej 30 ditëve, i cili skadon më 18 shtator.

Megjithatë, konstituimi dështoi pasi asnjëra prej dy kandidateve të propozuara nga partia fituese e zgjedhjeve Lëvizja Vetëvendosje – Albulena Haxhiu dhe Donika Gërvalla – nuk arritën t’i marrin më shumë se 57 vota, që është 4 vota më pak se të paktën 61 votat e kërkuara për t’u zgjedhur.

Zyra e BE-së theksoi se “formimi i shpejtë i Kuvendit dhe i Qeverisë është thelbësor për Kosovën që të ecë përpara me reformat e rëndësishme në të gjitha sektorët, të cilat do të përmirësojnë cilësinë e jetës dhe standardin e jetesës së qytetarëve të Kosovës”.

Ndërkohë, Ambasada e Italisë në Prishtinë, e pa si diçka inkurajuese faktin që Vetëvendosje e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, propozoi një kandidat të ri për kryeparlamentar, pasi në të kaluarën kishte propozuar vetëm Haxhiun.

Në një përgjigje me shkrim për REL-in, Ambasada italiane tha se propozimi i Gërvallës “tregon gatishmëri për të bërë përparim, i cili do të duhet të konfirmohet në ditët në vijim”.

“Shpresojmë që të gjithë aktorët politikë të punojnë me përgjegjësi për të siguruar konstituimin e Kuvendit me kohë, në përputhje me aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese”, tha ajo.

Pas seancës, Vetëvendosje i akuzoi partitë e tjera të mëdha në Kuvend, si PDK, LDK dhe AAK, se me këtë dëshmuan se emri i Haxhiut nuk ishte problemi kryesor, por se ato “po synojnë bllokimin e formimit të institucioneve”.

PDK-ja përsëriti qëndrimin se ka votë vetëm për një kandidat të Vetëvendosjes, i cili nuk ka qenë pjesë e Qeverisë në mandatin paraprak.

LDK-ja tha Vetëvendosje e ka ditur që Haxhiu dhe Gërvalla nuk kanë vota të mjaftueshme. Në të kaluarën, LDK ka thënë vazhdimisht se nuk e voton asnjë kandidat të Vetëvendosjes për kryeparlamentar. Ndërkaq, AAK-ja tha se pret që edhe në seancën e radhës Vetëvendosje të propozojë emra për të cilët nuk ka mbështetje.

Nisma Socialdemokrate tha se do të abstenojë dhe nuk do të japë votë për pa u arritur një marrëveshje politike. Vazhdimi i seancës u caktua për të premten, më 22 gusht. Kosova mbajti zgjedhje parlamentare në shkurt, por nuk ka qenë në gjendje t’i themelojë institucionet e reja prej atëherë.

E gjithë kjo krizë disamujore vjen si pasojë e mungesës së një marrëveshje politike mes partive parlamentare, pasi asnjëra parti nuk e fitoi shumicën për të qeverisur e vetme. Vetëvendosje i fitoi 48 ulëse, PDK-ja doli e dyta me 24 ulëse, LDK-ja e treta me 20, pasuar nga Lista Serbe – partia më e madhe e serbëve në Kosovë – me 9, dhe koalicioni mes AAK-së dhe Nismës Socialdemokrate, me 8 të tilla. Edhe 11 ulëse tjera janë të pakicave./REL/

​Zyra e BE-së inkurajon partitë politike ta konstituojnë shpejt legjislativin e 9-të

20 August 2025 at 19:25

Bashkimi Evropian ka inkurajuar sot partitë politike në Kosovë ta respektojnë aktgjykimin e Kushtetueses dhe të konstituojnë sa më shpejt legjislativin e nëntë, pak orë pas dështimit më të fundit të deputetëve për ta zhbllokuar ngërçin politik.

Zyra e BE-së në Kosovë tha për Radion Evropa e Lirë se blloku “po i ndjek me kujdes zhvillimet që lidhen me konstituimin e Kuvendit dhe formimin e Qeverisë”.

Deputetët u mblodhën sot për vazhdimin e seancës konstituive, pasi dy ditë më parë gjykata më e lartë e vendit e publikoi aktgjykimin e plotë lidhur me këtë çështje, i cili i detyron ata ta bëjnë Kuvendin e ri brenda 30 ditësh, i cili skadon më 18 shtator.

Megjithatë, konstituimi dështoi pasi asnjëra prej dy kandidateve të propozuara nga Lëvizja Vetëvendosje, Guxo e Alternativa , Albulena Haxhiu dhe Donika Gërvalla, nuk arritën t’i marrin më shumë se 57 vota, që është 4 vota më pak se të paktën 61 votat e nevojshme.

Zyra e BE-së theksoi se “formimi i shpejtë i Kuvendit dhe i Qeverisë është thelbësor për Kosovën që të ecë përpara me reformat e rëndësishme në të gjitha sektorët, të cilat do të përmirësojnë cilësinë e jetës dhe standardin e jetesës së qytetarëve të Kosovës”.

Ndërkohë, Ambasada e Italisë në Prishtinë, e pa si diçka inkurajuese faktin që Vetëvendosje propozoi një kandidat të ri për kryeparlamentar, pasi në të kaluarën kishte propozuar vetëm Albulena Haxhiun.

Në një përgjigje me shkrim për REL-in, Ambasada italiane tha se propozimi i Donika Gërvallës “tregon gatishmëri për të bërë përparim, i cili do të duhet të konfirmohet në ditët në vijim”.

“Shpresojmë që të gjithë aktorët politikë të punojnë me përgjegjësi për të siguruar konstituimin e Kuvendit me kohë, në përputhje me aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese”, tha ajo.

Pas seancës, Vetëvendosje akuzoi partitë e tjera të mëdha në Kuvend, PDK, LDK dhe AAK, se me këtë dëshmuan se emri i Albulena Haxhiut nuk ishte problemi kryesor, por se ato “po synojnë bllokimin e formimit të institucioneve”.

PDK përsëriti qëndrimin se ka votë vetëm për një kandidat të Vetëvendosjes, i cili nuk ka qenë pjesë e Qeverisë në mandatin paraprak. LDK-ja tha Vetëvendosje e ka ditur që Haxhiu dhe Gërvalla nuk kanë vota të mjaftueshme.

Në të kaluarën, LDK ka thënë vazhdimisht se nuk e voton asnjë kandidat të Vetëvendosjes për kryeparlamentar.

Ndërkaq, AAK-ja tha se pret që edhe në seancën e radhës Vetëvendosje të propozojë emra për të cilët nuk ka mbështetje.

Nisma Socialdemokrate tha se do të abstenojë dhe nuk do të japë votë për pa u arritur një marrëveshje politike.

Vazhdimi i seancës u caktua për të premten, më 22 gusht.

The post ​Zyra e BE-së inkurajon partitë politike ta konstituojnë shpejt legjislativin e 9-të appeared first on Telegrafi.

Tre vite më parë, Luiza Gega u shpall kampione e Europës në 3000 m

20 August 2025 at 16:30

TIRANË, 20 gusht /ATSH/ Sot shënohen tre vite nga shpallja e atletes Luiza Gega si kampione e Europës, në 20 gusht 2022.

Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar përkujtoi sot këtë rezultat historik të atletes shqiptare.

Luiza Gega u shpall kampione e Europës në 3000 m me pengesa në Europianin e atletikës, mbajtur në Mynih.

Atletja e ‘Team Albania’ e ndali kohën në 9:11.31, duke vendosur edhe rekordin e kampionatit në këtë disiplinë.

Luiza Gega mban gradën “kolonele” në Forcat e Armatosura të Shqipërisë.

/gj.m/r.e/

The post Tre vite më parë, Luiza Gega u shpall kampione e Europës në 3000 m appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Mexhiti: Fronti Evropian tashmë AKI kanë probleme me indentitetin, VLEN mbetet me të njejtin emër dhe të bashkuar

18 August 2025 at 16:39

Zëvendëskryeministri Izet Mexhiti ka inspektuar sot në Haraçinë  punimet për kanalin e Haraçinës.

Për mediat Mexhiti tha se Fronti Evropian tashmë Aleanca Kombëtare për Integrim, ka probleme me identitetin.

Sipas tij VLEN është koalicioni i cili mbetet unik, krahasuar me bllokun tjetër politik shqiptar.

“Të tjerët i ndrrojnë emrat. Herë…nuk po i mbaj mend… Fronti Evropian, Fronti Kombëtar, tash AKI… nuk di… ata kanë problem me identitetin. Po bashkohen disa forca politike që në të kaluarën janë përplas keq dhe ju e shihni që është evidente që dikush po largohet nga aty. U largu partia turke e cila ka qenë parti serioze me diku 20 mijë banorë, u largu Menduh Thaçi, të shohim ditëve në vijim. VLEN asnjëherë nuk ka qenë më unik, asnjëherë s’ka qenë më i bashkuar dhe këtë e dëshmojmë edhe me kandidaturat”, deklaroi mes tjerash Mexhiti.

The post Mexhiti: Fronti Evropian tashmë AKI kanë probleme me indentitetin, VLEN mbetet me të njejtin emër dhe të bashkuar appeared first on Telegrafi.

VLEN: PDT dhe PDSH nuk janë më pjesë e Frontit Evropian, kjo dëshmon se ai koalicion po shpërbëhet

16 August 2025 at 12:31

Koalicioni VLEN përmes një komunikate për media thonë se Fronti Evropian i BDI-së po shpërbëhet.

“BDI po përjeton erozionin më të madh politik që nga formimi i ashtuquajturit “Front Europian”. Dy nga partitë më të rëndësishme që në zgjedhjet parlamentare ishin pjesë e këtij koalicioni, Partia Demokratike e Turqëve (PDT) dhe Partia Demokratike e Shqiptarëve (PDSH) tashmë nuk janë më me BDI-në”, thonë nga VLEN.

“Më 14 gusht 2025, Partia Demokratike e Turqëve zyrtarisht njoftoi se po largohet nga koalicioni “Fronti Europian” dhe se në zgjedhjet lokale të 19 tetorit nuk do të garojë bashkë me BDI-në. Kjo vendim do të thotë se komuniteti turk, i cili në mars 2024 ishte futur në frontin e Ali Ahmetit, tani distancohet dhe zgjedh rrugën e vet. Vetëm një ditë më vonë, më 15 gusht 2025, PDSH publikisht bëri të ditur se negociatat me Ali Ahmetin kanë dështuar dhe se PDSH nuk do të garojë së bashku me BDI-në, as nuk do të jetë pjesë e ndonjë marrëveshjeje të përbashkët. Me këtë, edhe një nga partitë më të vjetra shqiptare vendosi të largohet nga skena politike e BDI-së. Këto janë fakte që tregojnë se BDI po humb mbështetjen e partive që e mbajtën në zgjedhjet parlamentare. Tashmë është e qartë se BDI as nuk mund të bashkojë, as nuk mund të fitojë. Nga BDI po largohen të gjithë ata që nuk janë të shantazhuar nga Ali Ahmeti, ata që nuk duan të jenë në shoqërinë e politikanëve të korruptuar dhe ata që nuk duan të jenë pjesë e një politike të gabuar. BDI prej kohësh e ka humbur besueshmërinë tek qytetarët, ndërsa tani po e humb edhe tek partnerët e vet. “Fronti Europian”, i cili shitej si një forcë unifikuese, sot është simbol i shpërbërjes, mosbesimit dhe dobësisë politike. VLEN edhe një herë konfirmon se e ardhmja është në politikën e ndershme, hapje dhe punë për qytetarët, e jo në shantazhe, korrupsion dhe interesa personale”, thuhet në reagimin e VLEN-it.

The post VLEN: PDT dhe PDSH nuk janë më pjesë e Frontit Evropian, kjo dëshmon se ai koalicion po shpërbëhet appeared first on Telegrafi.

Udhëheqësi opozitar hungarez akuzon Rusinë për ndërhyrje politike

14 August 2025 at 15:33

Udhëheqësi opozitar Peter Magyar e ka akuzuar Rusinë për ndërhyrje në politikën hungareze pasi Shërbimi i Inteligjencës së Jashtme të Rusisë (SVR) lëshoi një deklaratë, ku pretendohej se Komisioni Evropian po shqyrton “ndryshimin e regjimit në Budapest”.

Në pushtet që nga viti 2010, kryeministri hungarez, Viktor Orban është kritikuar nga disa udhëheqës të tjerë të Bashkimit Evropian për raportet e mira të Qeverisë së tij me Moskën dhe për kundërshtimin e ndihmës ushtarake për Ukrainën – që po përballet me pushtimin rus që nga viti 2022 – ndërkohë që kabineti i tij po përpiqet të ringjallë ekonominë pas rritjes së inflacionit.

Disa analistë politikë thonë se, me partinë e tij të djathtë Fidesz që renditet pas Partisë Tisza të qendrës së djathtë të Magyarit në sondazhe, Orban po përballet me sfidën më të vështirë të sundimit të tij në zgjedhjet parlamentare që pritet të mbahen pranverën e ardhshme.

Në njoftimin e SVR-së, të publikuar të mërkurën, u tha se bazuar në informacionin që ka pranuar ky shërbim, Komisioni evropian e sheh udhëheqjen aktuale të Hungarisë si pengesë gjithnjë e më serioze për një “Evropë të bashkuar”.

Tetorin e vitit të kaluar, Orban, i cili ka kundërshtuar fuqishëm përpjekjet e BE-së për të ndalur importet e energjisë ruse, po ashtu pretendoi se ekzekutivi i ri i BE-së po përpiqej të rrëzonte Qeverinë e tij dhe të vendoste një administratë “kukull” në Budapest.

“Brukseli është i zemëruar për përpjekjet e Budapestit për të ndjekur një politikë të pavarur dhe për të ndikuar në vendimmarrjen kolektive, veçanërisht sa i përket Rusisë dhe Ukrainës”, tha SVR-ja, duke e përshkruar Magyarin si besnik ndaj “elitave globaliste”.

Magyar tha se Rusia po përpiqet të ndërhyjë drejtpërdrejt për të ndikuar te votuesit në Hungari.

Budapesti është anëtar edhe i NATO-s, por nën udhëheqjen e Orbanit ka refuzuar që të dërgojë armë në Ukrainën fqinje.

“Dje nisi zyrtarisht një operacion kundër Hungarisë. Një shtet i huaj, një shtet jo aleat, po ndërhyn në mënyrë aktive në çështjet e brendshme të shtetit tonë”, shkroi Magyar në Facebook. Ministri i Jashtëm hungarez, Peter Szijjarto, tha se në njoftimin e SVR-së “nuk kishte asgjë të re”, duke përsëritur pretendimet euroskeptike të Orbanit se udhëheqësit e BE-së duan ta rrëzojnë nga pushteti.

Orban, i cili ka mbajtur lidhje të ngushta me presidentin rus, Vladimir Putin, edhe pas nisjes së luftës në Ukrainë, u bë lideri i vetëm i BE-së të hënën që nuk mbështeti një deklaratë të përbashkët që thoshte se Ukraina duhet të ketë lirinë për të vendosur për të ardhmen e saj.

Përpara mbajtjes së një samiti në Alaskë midis presidentit amerikan, Donald Trump, dhe Putinit të premten, Orban gjithashtu tha se Rusia kishte fituar luftën në Ukrainë./REL/

Pesë parimet që udhëheqësit evropianë i vendosën Trumpit para takimit me Putinin

13 August 2025 at 23:19

Para takimit me presidentin rus, Vladimir Putinin në Alaska, presidenti amerikan, Donald Trump mori pjesë në një video-takim me udhëheqësit evropianë.

Sipas kancelarit gjerman, Friedrich Merz pala evropiane i paraqiti liderit amerikan pesë parime para bisedimeve të së premtes.

Skynews ka prezantuar pesë pikat e evropianëve:

Ukraina duhet të jetë në tryezë për çdo takim të ardhshëm me Putinin;

Një armëpushim duhet të jetë hapi i parë, para fillimit të çdo negociate;

Njohja e territoreve të okupuar nga Rusia nuk është në tryezë;

Forcat ukrainase duhet të jenë të lira për të mbrojtur sovranitetin e vendit të tyre, me mbështetjen evropiane;

Negociatat më të gjera duhet të jenë pjesë e një “strate gjatësisë transatlantike… bazuar në mbështetjen e Ukrainës dhe ushtrimin e presionit mbi Rusinë”.

Friedrich Merz shtoi se nëse nuk ka “lëvizje nga pala ruse” gjatë bisedimeve në Alaska, atëherë “SHBA-ja dhe evropianët duhet të rrisin presionin”. /Telegrafi/

The post Pesë parimet që udhëheqësit evropianë i vendosën Trumpit para takimit me Putinin appeared first on Telegrafi.

Shqipëria mes flakëve

13 August 2025 at 16:27

Shqipëria është përfshirë nga zjarre të mëdha ditët e fundit. Situata paraqitet e vështirë në disa zona ku janë urdhëruar shpërngulje teksa të paktën një person ka humbur jetën.

Zjarret dolën nga kontrolli në Gramsh pasditen e së martës dhe po kështu ditën e sotme duke nxitur autoritetet të largonin banorët e tetë fshatrave: Nartë, Skënderbegas, Kullolas, Bletëz, Menkollarë, Ërmenj, Harunas dhe Zenelas.

Në mbrëmje situata u bë kritike edhe në Delvinë, ku u urdhërua gjithashtu largimi i banorëve. Njësoj, në Poliçan u urdhëruan edhe banorët e fshatrave Vokopolë, Zhapokikë, Plashnik dhe Panarit.

Sipas Ministrisë së Brendshme, pesë helikopterë janë angazhuar për shuarjen e flakëve, tre në Gramsh, dy në Delvinë.

Ministria e Mbrojtjes raportoi të mërkurën për 10 mijë forca në terren duke u përballur me 24 vatra aktive zjarresh të 24 orëve të fundit.

Shqipëria në flakë

Temperaturat e larta dhe thatësia e gjatë e kësaj vere ka ndihmuar në përhapjen e zjarreve, ku në disa raste ato kanë qenë edhe të qëllimshme.

Vatrat e para u raportuan më 12 qershor në Qeparo, pasuar nga mali i Krastës më 18 qershor.

Vetëm gjatë atij muaji, sipas ministrisë së Mbrotjjes pati 134 raportime zjarresh në të gjithë vendin: Tiranë, Durrës, Lezhë, Berat, Gjirokastër, Fier, Elbasan, Shkodër, Korçë dhe Vlorë.

Në korrik, numri u trefishua në 373 dhe prirja e lartë e zjarreve vijoi edhe gjatë muajit gusht, favorizuar edhe nga temperatura ekstreme mbi 40 gradë celsius.

Deri të mërkurën, 13 gusht, situata u cilësua kritike me rreth 210 vatra zjarri, ndërsa pati edhe një viktimë në fshatin Skënderbegas, ku zjarri dogji edhe shtëpi.

Ministri i Brendshmëm Ervin Hoxha deklaroi se gjatë muajit gusht ka pasur 59 zjarre të mëdha dhe 961 të vogla.

Kodi Penal në fuqi, përkatësisht neni 206/a parashikon 5 deri në 8 vite burg për shkatërrimin me dashje përmes zjarrit, të fondit pyjor dhe çdo njësie të ngjashme me të, me pasoja të rënda materiale.

Ndërkaq, kur vënia e zjarrit të qëllimshëm ka shkaktuar pasoja të rënda për pronën, shëndetin ose jetën e njerëzve apo dëme të rënda dhe të zgjatura në kohë ndaj mjedisit, dënohet nga 10 deri në 20 vjet burg”, thuhet në Kodin Penal.

Sipas Ministrisë së Brendshme, në vitin 2025, deri më tani policia ka proceduar 120 persona për zjarrvënie të qëllimshme dhe ka arrestuar vetëm 21 persona.

Shqipëria pa kapacitete për parandalimin e zjarreve

“Janë rreth 10 mijë forca të angazhuara në terren”, u shpreh Ministri i Brendshëm Hoxha të martën nga Gramshi, ndërsa ishte në ndjekje të situatës së renduar nga zjarret.

Përpos premtimeve për të zgjeruar kapacitete për emergjencat civile, Shqipëria nuk ka në dispozicion avionë për fikjen e zjarreve. Në terren janë vetëm zjarrfikësit dhe skuadrat e emergjencës, të cilat vuajnë nga mungesa e mjeteve dhe veshjeve të duhura.

Edhe këtë vit, Shqipëria është mbështetur në Mekanizmin Evropian, duke marrë ndihmë përmes avionëve “Canadair”, të posaçëm për fikjen e zjarreve.

Ky shqetësim është përcjellë edhe nga Kryeministri Edi Rama, i cili përmes një komunikimi në rrjetin social Twitter e relativizoi situatën me vendet e tjera fqinje.

“Duke i siguruar të gjithë se kemi këto ditë mjete nga ajri më shumë se çdo vit më parë, […] i ftoj të gjithë të ngrenë një pyetje: Po fqinjët tanë, Greqia dhe Italia apo Turqia dhe Spanja, që po përcëllohen më keq se çdo vit tjetër kanë vallë mungesë avionësh?”, u shpreh Kryeministri në Twitter.

Shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme

Në fshatrat e Gramshit, të cilat u përfshinë nga flakët janë djegur rreth 40 banesa, ndërsa dëme të konsiderueshme ka edhe në kullota dhe fonde pyjore.

Sipas legjislacionit shqiptar ka dy raste kur shpallet gjendja e jashtëzakonshme: kur kemi cenim të rendit publik dhe kur kemi emergjence civile në territore të caktuara.

Edhe pse vendi ynë ka përjetuar situata të vështira për shkak të situatave që lidhen me zjarret apo përmbytjet, asnjëherë qeveria nuk ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme.

Shpallja e saj do të aktivizonte të gjitha strukturat shtetërore dhe mund të kërkonte rishikim të buxhetit.

Përvoja e përmbytjeve në Shkodër tregon se mungesa e shpalljes pengon dëmshpërblimin e qytetarëve.

Në një situatë të ngjashme me zjarret, ku dëmet dhe pasojat janë të rënda për qytetarët që gjithçka kanë është shtëpia dhe bagëtia, mosbesimi se do të dëmshpërblehen qëndron aty.

The post Shqipëria mes flakëve appeared first on Citizens.al.

BE reagon pas vendimit të Kushtetueses: Zgjidheni kryetarin e Kuvendit, nuk ka më kohë për humbje

8 August 2025 at 17:18

Bashkimi Evropian ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, e cila përcaktoi se Kuvendi duhet të zgjedhë kryetarin e ri përmes një procesi votimi të hapur dhe brenda afatit prej 30 ditësh.

Në deklaratën e BE-së thuhet se vendimi i Gjykatës ka dhënë sqarime të rëndësishme dhe se të gjitha partitë politike në Kuvendin e Kosovës duhet ta respektojnë këtë vendim dhe të gjejnë kompromisin e nevojshëm për të zgjedhur Kryetarin dhe Nënkryetarët e rinj të Kuvendit.

“BE-ja u bën thirrje të gjitha partive politike të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës që t’i përmbahen këtij vendimi dhe të gjejnë kompromisin dhe shumicën e nevojshme për të ecur me shpejtësi me procesin e zgjedhjes së Kryetarit të Kuvendit dhe Zëvendëskryetarëve”.

“Nuk ka më kohë për t’u humbur në bllokadën politike”, thuhet në reagimin e BE-së, duke bërë thirrje për veprim të shpejtë dhe të bashkërenduar të forcave politike në funksion të rikthimit të normalitetit institucional./Telegrafi/

The post BE reagon pas vendimit të Kushtetueses: Zgjidheni kryetarin e Kuvendit, nuk ka më kohë për humbje appeared first on Telegrafi.

Realiteti po formëson një Evropë të re

8 August 2025 at 13:10

Ne po dëshmojmë shfaqjen kaotike të një rendi të ri botëror dhe ky proces po udhëhiqet nga tre liderë që janë haptazi armiqësorë ndaj Bashkimit Evropian: presidenti amerikan Donald Trump, presidenti rus Vladimir Putin dhe presidenti kinez Xi Jinping. Ky rend i ri do të ketë pak ngjashmëri me rendin e udhëhequr nga Amerika që […]

The post Realiteti po formëson një Evropë të re appeared first on Reporter.al.

Si mund ta godasin ekonominë globale tarifat tjera të Trumpit ndaj Rusisë?

6 August 2025 at 23:54

Pavarësisht se është vendi më i sanksionuar në botë, Rusia ka vazhduar të përdorë pasurinë e madhe nga energjia për të financuar luftën në Ukrainë.

Presidenti amerikan, Donald Trump shpreson ta ndryshojë këtë. Ai ka njoftuar se tarifa të reja të gjera dytësore do të prekin çdo vend që ende bën tregti me Rusinë, nëse nuk arrihet një armëpushim me Ukrainën deri të premten, më 8 gusht.

Tarifat dytësore do të bëjnë që mallrat nga çdo vend që bën tregti me Rusinë të kenë një taksë prej 100 për qind kur importohen në SHBA, raporton bbc.

Nafta dhe gazi janë eksportet më të mëdha të Rusisë, dhe klientët kryesorë të Moskës përfshijnë Kinën, Indinë dhe Turqinë. “Kam përdorur tregtinë për shumë gjëra, por është e shkëlqyer për të zgjidhur luftëra,” tha lideri amerikan.

Kjo nuk do të ishte hera e parë që administrata Trump vendos tarifa dytësore, të cilat gjithashtu përdoren për të ndëshkuar blerësit e naftës venezuelasve.

Megjithatë, përdorimi i tyre kundër Rusisë do të kishte implikime shumë më të mëdha për ekonominë globale, transmeton Telegrafi.

Rusia mbetet prodhuesi i tretë më i madh i naftës në botë, pas vetëm Arabisë Saudite dhe vetë SHBA-së. Por, dërgesat e saj kanë rënë këtë vit, sipas një analize të Bloomberg bazuar në të dhënat e gjurmimit të anijeve.

Çmimet e rritura të energjisë

“Kanali kryesor përmes të cilit tarifat dytësore ndaj blerësve të energjisë ruse mund të ndikojnë në ekonominë globale do të jetë niveli i çmimeve të energjisë,” thotë Kieran Tompkins nga konsulenca Capital Economics.

Nëse tarifat funksionojnë, ato do të ulin rrjedhën e naftës dhe gazit rus në tregjet globale.

Dhe me një furnizim më të ulët, çmimet mund të rriten, ashtu siç ndodhi kur Rusia nisi pushtimin e plotë të Ukrainës në vitin 2022. Kjo çoi në një rritje të inflacionit në mbarë botën. Trump thotë se nuk shqetësohet për shkak të prodhimit rekord të naftës në SHBA.

Tompkins thekson se, këtë herë, ka edhe arsye të tjera që sugjerojnë se ndikimi në çmime nuk do të jetë aq i dukshëm.

Ai shpjegon se “konteksti aktual është i tillë që OPEC+ [grupi i vendeve kryesore prodhuese të naftës dhe aleatët e tyre] kanë kapacitet të konsiderueshëm rezervë për t’u përdorur.”

Rusia ka krijuar një sistem të tërë për të shmangur sanksionet ekzistuese, i cili mund të jetë i dobishëm për ndihmën ndaj partnerëve të saj tregtarë për të shmangur tarifat dytësore që kërcënon Trump.

Për shembull, ajo që quhet “flota në hije” – që përbëhet nga qindra tankerë me pronësi të paqartë – mund të përdoret për të fshehur origjinën e naftës dhe gazit të eksportuar nga Rusia.

“Mirëmbajtja e sanksioneve është një detyrë po aq e madhe sa edhe vendosja e sanksioneve në radhë të parë”, thotë eksperti amerikan për sanksionet, Richard Nephew nga Universiteti i Kolumbias.

“Kjo sepse pala që është nën sanksione merr masa për t’i shmangur ato”, pohoi ai.

iPhone më të shtrenjtë nga India

Që prej pushtimit të plotë të Ukrainës në vitin 2022, India ka qenë blerësi i dytë më i madh i naftës ruse, sipas Qendrës për Kërkime mbi Energjinë dhe Ajrin e Pastër.

“Ata po furnizojnë makinerinë e luftës. Dhe nëse do ta bëjnë këtë, atëherë unë nuk do të jem i kënaqur,” tha Trump për CNBC.

Nëse sanksionet dytësore hyjnë në fuqi, kompanitë amerikane që blejnë mallra nga India do të duhet të paguajnë një taksë importi prej 100 për qind – ose tarifë – kur ato produkte të mbërrijnë në territorin e SHBA-së.

Qëllimi është që këto mallra të bëhen kaq të shtrenjta, sa bizneset amerikane të zgjedhin t’i blejnë më lirë nga vende të tjera, duke rezultuar në humbje të të ardhurave për Indinë.

Kjo, nga ana tjetër, duhet të pengojë Indinë të blejë naftë ruse. Dhe nëse Rusia mbetet pa mundësi për të shitur naftën e saj diku tjetër sepse vendet e tjera përballen me të njëjtën situatë, ajo do të ketë më pak para për të financuar luftën në Ukrainë.

Një mënyrë se si amerikanët mund të përjetojnë çmime më të larta si rezultat i tarifave të reja dytësore është në blerjen e telefonave celularë nga India.

Kompania amerikane, Apple po zhvendos shumë nga prodhimi i iPhone-ve të saj në Indi – veçanërisht prodhimin e telefonave që dëshiron t’i shesë në SHBA.

Nëse këto produkte do të jenë subjekt i tarifave të reja, çmimet mund të dyfishohen për konsumatorët amerikanë. Kjo sepse tarifat paguhen nga kompanitë që importojnë mallrat – dhe këto kompani zakonisht ia kalojnë shumicën, nëse jo të gjithë, rritjen e kostove te klientët e tyre.

Importet nga India në SHBA tashmë paguajnë një tarifë prej 25 për qind si pjesë e përmbysjes më të gjerë tregtare të Trumpit, dhe ai i tha CNBC se kjo shifër mund të rritet “shumë në mënyrë të konsiderueshme”.

Qeveria e Indisë ka akuzuar SHBA-në për dy standarde, duke vënë në dukje vazhdimin e tregtisë së Uashingtonit me Rusinë.

Masa më e madhe e asaj tregtie përbëhet nga importet amerikane nga India, që arritën në pak më shumë se 3 miliardë dollarë vitin e kaluar – megjithatë kjo është vetëm 10 për qind e nivelit të vitit 2021.

Kjo tregti dominohet nga blerjet amerikane të lëndëve të para për energji bërthamore dhe plehra. Rusia është një furnizues kryesor global i të dyjave.

Pengimi i bisedimeve tregtare me Kinën

Kina është blerësi më i madh i naftës ruse, dhe një vendim i Trumpit për të vendosur tarifa dytësore mbi mallrat kineze do të ishte shumë më sfidues për t’u zbatuar.

Kjo sepse importet amerikane nga Kina janë pesë herë më të mëdha në vlerë sesa ato nga India, dhe shumë më shumë nga këto importe janë mallra konsumimi si lodra, veshje dhe elektronikë.

Tarifat dytësore që synojnë Pekinin gjithashtu rrezikojnë të prishin një rinegocim shumë më të gjerë të tregtisë midis dy ekonomive më të mëdha në botë, të cilën Trump e ka ndjekur që nga mandati i tij i parë.

“Ky lloj eskalimi i tepërt ka pak gjasa të impresionojë kinezët,” thotë eksperti i tregtisë, Profesori Simon Evenett nga Shkolla e Biznesit IMD.

Ai shpjegon se do të ishte “shumë e vështirë” të largoheshin kinezët nga rusët pa një arsye të mirë, duke pasur parasysh sa ngushtë kanë punuar presidentët Xi dhe Putin në vitet e fundit.

Për më tepër, hera e fundit kur Trump u përpoq të përdorte tarifa me trefishin e shifrave kundër Kinës, zbuloi se nuk funksionoi – pasi pothuajse ndali të gjithë tregtinë midis dy vendeve.

Një lëvizje e tillë mund të shtojë presionet inflacioniste në SHBA, të cilën Trump prej kohësh ka premtuar ta përballojë.

Gjithashtu mund të kushtojë shumë vende pune në prodhim në Kinë, në një kohë kur ekonomia e saj po përballet me vështirësi në disa fronte.

Dëme të mëtejshme për tregtinë SHBA-BE

Një analizë nga Qendra për Kërkime mbi Energjinë dhe Ajrin e Pastër me seli në Finlandë tregon se BE-ja dhe Turqia janë ende ndër blerësit më të mëdhenj të energjisë ruse.

Para vitit 2022, BE-ja ishte destinacioni kryesor i eksporteve të Rusisë, megjithatë kjo është reduktuar ndjeshëm që nga pushtimi i plotë i Ukrainës. Brukseli së fundmi ra dakord të blejë shumë më shumë energji nga SHBA-ja, por disa importe nga Rusia mbeten.

Në qershor, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, njohu problemin, duke thënë se “Rusia ka tentuar me vazhdimësi të na shantazhojë duke përdorur energjinë si armë,” teksa prezantoi planet për të ndalur importet deri në fund të vitit 2027.

Marrëdhënia tregtare SHBA-BE është më e madhja në botë, dhe dy palët sapo kanë negociuar kushte të reja tregtare që do të nënkuptojnë një tarifë 15% mbi shumicën e eksporteve të BE-së në SHBA.

Shumë në BE kanë kritikuar këtë marrëveshje, duke thënë se tarifat do të dëmtojnë eksportuesit evropianë.

Tani ata gjithashtu frikësohen se sanksionet dytësore ndaj BE-së mund të shkaktojnë edhe më shumë dëm. Shtimi i tarifave 100 për qind për blerjen e energjisë ruse mund të ulojë ndjeshëm sasinë e mallrave të shitur nga BE-ja në SHBA.

Megjithatë, shitjet më të mëdha përbëhen nga farmaceutikët dhe makineritë, të cilat mund të jenë të vështira për t’u siguruar nga vende të tjera – që do të thotë se amerikanët kanë pak zgjedhje tjetër veçse të paguajnë më shumë.

Rreziku i një recesioni në Rusi

Ekonomia e Rusisë deri tani ka treguar rezistencë të jashtëzakonshme që nga fillimi i pushtimit të plotë të Ukrainës, duke u rritur me 4.3 për qind vitin e kaluar.

Megjithatë, ministri i Ekonomisë, Maxim Reshetnikov paralajmëroi së fundmi se vendi është “në prag” të recesionit pas një periudhe “mbinxehjeje”. Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) parashikon një rritje prej vetëm 0.9 për qind për këtë vit.

Nëse sanksionet dytësore do të jenë të suksesshme në uljen e kërkesës për eksportet ruse, ato do ta shtyjnë Rusinë më afër recesionit.

Ndikimi i saktë i luftës mbi ekonominë ruse është i vështirë për t’u ditur, sepse Moska ka penguar publikimin e një sasie të madhe të të dhënave ekonomike që nga fillimi i pushtimit të plotë – përfshirë prodhimin e naftës dhe gazit.

Rreth një e treta e shpenzimeve të qeverisë ruse financohet nga paratë e naftës dhe gazit, por eksportet kanë rënë.

Ndërkohë, Putini po drejton një pjesë më të madhe të shpenzimeve drejt mbrojtjes sesa në çdo kohë që nga Lufta e Ftohtë. Mendohet se shpenzimet për mbrojtje kanë arritur në 6.3 për qind të GDP-së.

Në krahasim, Ukraina ka shpenzuar një shumë të madhe prej 26 për qind të vlerës së ekonomisë së saj shumë më të vogël për luftën. Kjo diferencë shpjegon pse presidenti i saj, Volodymyr Zelensky, ka kërkuar vazhdimisht ndihmë të jashtme nga aleatët.

Tarifat e Trump synojnë të ndihmojnë Zelenskyn duke reduktuar sasinë e parave që rrjedhin në Rusi, dhe ai shpreson të sjellë një fund të vdekjes, vuajtjeve dhe shkatërrimit në Ukrainë. /Telegrafi/

The post Si mund ta godasin ekonominë globale tarifat tjera të Trumpit ndaj Rusisë? appeared first on Telegrafi.

Sorensen përfundoi takimin me Osmanin, pritet të takohet me Kurtin

6 August 2025 at 11:05

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen i cili po qëndron në Prishtinë përfundoi takimin me presidenten e vendit, Vjosa Osmani.

Pas këtij takimi nuk pati prononcim për media për atë se çka u bisedua mes dyshes, Osmani Sorensen.

Ai pas këtij takimi pritet të takohet më kryeministrin e vendit, Albin Kurti.

Ndërkaq, javë më parë emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, ka mbajtur një takim të rëndësishëm në Washington me ambasadorët e vendeve të Ballkanit Perëndimor, përfshirë ambasadorin e Kosovës, Ilir Dugolli, dhe atë të Serbisë, Dragan Sutanovaq. /Telegrafi/

 

The post Sorensen përfundoi takimin me Osmanin, pritet të takohet me Kurtin appeared first on Telegrafi.

❌
❌