Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

‘Loja e Luftës’, filmi që fitoi Oscar pavarësisht ndalimit nga BBC

By: Kult Plus
6 August 2025 at 12:15

Në vitin 1965, regjisori britanik Peter Watkins realizoi një film tronditës me titull “The War Game”, i cili përshkruan pasojat e një sulmi bërthamor mbi Britaninë. Filmi paraqet një skenar hipotetik ku një raketë bërthamore shpërthen mbi Kent, duke shkatërruar spitalet, duke krijuar mungesa të rënda ushqimore dhe duke zhytur vendin në një gjendje kaosi të plotë. Megjithëse ishte porositur nga BBC si pjesë e serisë së dokumentarëve të saj, filmi u ndalua nga transmetimi për dekada me radhë me arsyetimin se ishte “tepër tronditës për mediumin televiziv”.

Pavarësisht kësaj, “The War Game” u nderua me çmimin Oscar për Dokumentarin më të Mirë në vitin 1967 dhe u transmetua më në fund në BBC më 31 korrik 1985.

Filmi u xhirua me rreth 350 aktorë amatorë nga Kent, shumica prej tyre banorë vendas, dhe shumë skena u realizuan në Grand Shaft Barracks në Dover, një bazë ushtarake në rrënim e sipër. Pjesëmarrësit tregojnë se për t’i dhënë realizëm skenave të djegieve, atyre u ngjiteshin në fytyrë kokrra Rice Krispies dhe më pas spërkateshin me bojë të errët për të simuluar plagët nga zjarri. Skenat përfshijnë njerëz që vdesin në rrugë, spitalet e tejmbushura dhe madje edhe policë që kryejnë “vrasje nga mëshira”.

Michael Banks, një nga figurantët në film dhe më vonë regjisor teatri, e kujton përvojën si transformuese: “Shpejtë e kuptova që isha në praninë e një gjeniu. Peter Watkins ishte një inovator. Fillimisht, si çdo 17-vjeçar, e pashë si një mundësi për të luajtur me armë, por që në ditën e dytë, qëndrimi ynë ndryshoi kur kuptuam natyrën e asaj që po xhironim.”

Glynis Greenland, një tjetër pjesëmarrëse, kujton se ishte pjesë e një grupi grash që duhej të bërtisnin në prapaskenë për të shtuar ndjesinë e panikut. Ajo kujton një moment të sikletshëm gjatë xhirimeve: “Mendova se kishin përfunduar xhirimin, kështu që hapa sytë, por kamera ishte ende mbi mua.”

Ndërhyrja politike në ndalimin e filmit është zbuluar përmes dokumenteve të deklasifikuara nga Zyra e Kabinetit. Qeveria e kryeministrit Harold Wilson ushtroi presion mbi BBC për të mos e transmetuar filmin, duke frikësuar se ai mund të ndikonte në opinionin publik ndaj politikës së mbrojtjes bërthamore. Lord Norman Brook, kryetar i BBC-së në atë kohë dhe ish-sekretar i kabinetit, në një letër drejtuar kabinetit, shkroi: “Kam parë filmin, dhe mund të them se është prodhuar me përmbajtje të konsiderueshme. Por subjekti është në mënyrë të pashmangshme alarmues dhe transmetimi i tij mund të ketë një efekt të ndjeshëm në qëndrimet e publikut ndaj politikës së parandalimit bërthamor.”

Huw Wheldon, atëherë drejtues i dokumentarëve në BBC, kishte kundërshtime ndaj disa pjesëve të filmit, si një deklaratë nga një peshkop që thotë “duhet të mësojmë ta duam bombën”, si dhe një skenë ku një polic kryen një vrasje nga mëshira. “Thjesht nuk besoja se ndokush do t’u kërkonte policëve ta bënin këtë. E pashë si një deklaratë anti-policore,” tha ai. Kur e ndau këtë shqetësim me regjisorin Watkins, ky i fundit “shkoi përtej vetes nga zemërimi”.

Ish-Drejtori i Përgjithshëm i BBC-së në vitin 1965, Hugh Carleton Greene, deklaroi vite më vonë: “Vendimi për të mos e transmetuar nuk ishte politik. Unë isha më i tronditur nga programi sesa vetë Lord Brook. Nuk mund të përballoja përgjegjësinë e transmetimit të një programi kaq tronditës.”

Profesori John Cook nga Universiteti Glasgow Caledonian ka studiuar gjerësisht veprën e Peter Watkins dhe vëren se ndikimi i filmit nuk qëndron vetëm në përshkrimet grafike, por në mesazhin e tij të thellë shoqëror: “Nuk ishte aq për shkak të skenave, por sepse ngrinte çështje të pakëndshme për përgatitjen civile të Britanisë. E tregoj ende sot para nxënësve dhe ata mbeten të tronditur.”

“The War Game” mbetet një nga veprat më të fuqishme kinematografike që ka sfiduar pushtetin, politikën dhe vetë mediumin që e porositi. Ai është një kujtesë e fuqishme për realitetin e luftës bërthamore dhe ndikimin e saj mbi njerëzit e zakonshëm, një film që edhe pse u ndalua, i mbijetoi kohës dhe la një gjurmë të pashlyeshme në historinë e kinemasë dhe ndërgjegjes publike./BBC/KultPlus.com

BBC: Dua Lipa merr shtetësinë e Kosovës – “Dy anët e mia u bënë një”

By: Kult Plus
2 August 2025 at 23:55

Këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa, ka marrë zyrtarisht shtetësinë e Kosovës në një ceremoni të veçantë të mbajtur në Prishtinë, ku u prit nga Presidentja Vjosa Osmani, shkruan BBC.

E lindur në Londër nga prindër kosovarë-shqiptarë, Lipa e ka jetuar një pjesë të fëmijërisë së saj në Prishtinë, pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Marrja e shtetësisë kosovare për të përfaqëson një përmbushje të identitetit të saj të dyfishtë, transmeton KultPlus.

“Kjo më bën të ndjehem e plotë – si dy anët e mia që më në fund janë bërë një. E dua këtë vend dhe kjo ka një domethënie të madhe për mua dhe për familjen time,” – deklaroi Lipa.

Presidentja Osmani e quajti Duan “një nga figurat më ikonike kulturore në historinë e Kosovës”, ndërsa shtoi:

“Nga skenat më të mëdha të botës te zemrat e miliona njerëzve, ajo e ka bartur historinë tonë me forcë, krenari dhe hir.”

Në ceremoni, një kor fëmijësh interpretoi këngën “Levitating”, ndërsa i pranishëm ishte edhe ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, i cili tha se “si Britania, ashtu edhe Kosova e quajnë Duan një nga të tyret.”

Dua Lipa, që tashmë zotëron shtetësitë e Britanisë, Shqipërisë dhe Kosovës, është në Prishtinë për të performuar në festivalin Sunny Hill, të cilin e ka themeluar bashkë me babain e saj që nga viti 2018.

Përmes këtij festivali dhe punës së saj humanitare, Lipa ka ndihmuar në ndryshimin e perceptimit për Kosovën dhe në promovimin e saj ndërkombëtar si një vend i gjallë, kulturor dhe me potencial./BBC/KultPlus.com

Imazhet e “Hotel ‘Kalifornisë’” së vërtetë

29 July 2025 at 11:41

Nga: Deborah Nicholls-Lee / BBC
Përkthimi: Telegrafi.com

Në vitin 1974, duke kërkuar më shumë autonomi krijuese dhe një tingull më të fuqishëm roku, grupi The Eagles ndërpreu bashkëpunimin me producentin e tyre në Londër dhe u kthyen në qytetin e tyre të lindjes, në Los Anxhelos të Kalifornisë. Aty, në “Record Plant Studios” – të themeluar nga inxhinieri legjendar i zërit, Gary Kellgren, dhe biznesmeni i zgjuar Chris Stone – ata gjetën një alternativë radikale. Në këtë ambient të relaksuar, ku përmbushej çdo aspekt i jetës së një ylli – nga suitat e hotelit deri te vaskat me hidromasazh – ata incizuan albumin e tyre të famshëm, Hotel California.

Edhe kur The Eagles sillnin atmosferën festive brenda studios, menaxherët nuk shqetësoheshin. Siç thotë Stone në një libër të ri të botuar nga [Shtëpia Botuese] Thames & Hudson: “Sa më gjatë t’i mbanim aty, aq më shumë para fitonim”. Me muzikantë që – pasi futeshin aty – mezi shkëputeshin nga ambienti i studios, nuk ishte çudi që brenda një viti pas publikimit të këngës Hotel California, nisën të qarkullonin thashethemet se “Record Plant” ishte “Hotel ‘Kaliforia’ e vërtetë”.

Chris Stone jashtë studios “Record Plant”

Libri Buzz Me In – Inside the Record Plant Studios, nga gazetarët veteranë të muzikës, Martin Porter dhe David “Mr Bonzai” Goggin, rrëfen historinë e një prej studiove më të suksesshme të incizimit në ShBA gjatë viteve të saj më dekadente; që nga fillimet (më 1968) në Nju-Jork – ku u incizua Electric Ladyland e Jimi Hendrixit – deri te versionet e “egra” në Kaliforni, në Los Anxhelos dhe Sosalito ku incizuan legjendat e muzikës rok si Fleetwood Mac, The Who dhe The Eagles.

Buzz Me In, i emërtuar sipas fjalëkalimit për të hyrë në studion në Los Anxhelos, e fton publikun në një botë rokënroli të cilën pak vetë e kanë parë. I shoqëruar nga një listë dëgjimi me incizimet ikonike të studios, libri mbështetet në kujtimet dhe arkivat e Stoneit, nga fotografitë prapa skenave, si dhe mbi 100 intervista me artistë, producentë dhe stafin e studios që kontribuuan në suksesin e “Record Plant”-it.

Inxhinieri i zërit Gary Kellgren me Jimi Hendrixin

Në vitet ’70 të shekullit XX, Porter dhe Goggin patën qasje më të afërt se shumica në botën sekrete prapa dyerve të studios. “M’u deshën vite të tëra për të kuptuar se ishte një kohë vërtet e veçantë”, i thotë Porteri, BBC-së. Dyzet vjet më vonë, një figurë që doli në pah si i mbijetuar i asaj periudhe të çmendur ishte Chris Stone.

“Chris Stone ishte shumë i rëndësishëm në industrinë muzikore dhe tregonte histori të shkëlqyera”, thotë Porter, i cili besonte se kujtimet e Stoneit nga dekada më e egër e “Record Plant”-it ishin material për një libër. Por, ai vazhdonte të refuzonte, duke këmbëngulur: “Historia vdes me mua, Porter”. Por, në dy vitet e fundit të jetës së tij (vdiq në vitin 2016), ai ndryshoi mendje dhe i bashkoi Porterin me Gogginin, mikun dhe publicistin e tij të ngushtë, për ta ndihmuar në realizimin e këtij projekti.

“Record Plant” ishte studio e veçantë. “Artistët më të mëdhenj donin të shkonin aty”, i thotë Goggini, BBC-së. Studioja ishte pararojë e teknologjisë më të fundit (“më shumë kanale incizimi, altoparlantë më të mëdhenj …”) dhe krijoi një ambient që ishte krejt ndryshe nga studiot tradicionale.

Në fund të viteve 1960-’70, “Record Plant Studios” tërhiqte muzikantët më të mëdhenj të botës

Ajo u jepte artistëve më shumë liri nga shtëpitë diskografike, duke krijuar një model të ri pune që më vonë u eksportua në mbarë botën. Njeriu nxitës i kësaj rruge të re ishte Kellgreni. Ai ishte “argëtues”, “kreativ” dhe “inovativ”, thotë Porter. “Ai dinte të përdorte miksetën, të prodhonte tinguj të shkëlqyer, por gjithashtu dinte të krijonte një atmosferë feste – një hapësirë ku artistët dëshironin të krijonin, të qëndronin, e të shoqëroheshin”.

Kur në vitin 1969 dyshja hapi një studio simotër në Los Anxhelos (dhe një tjetër në Sosalito më 1972), ata fuqizuan konceptin origjinal duke krijuar një lloj “rok-hoteli”, me xhakuzi për grupin, dhoma me tavane me pasqyre dhe – në frymën e kohës – një sërë drogash të paligjshme për t’i mbajtur sa më gjatë aty artistët klientë. “Pasqyrat ishin të integruara në miksetë dhe asistentët udhëzoheshin të kujdeseshin që çdo mëngjes të kishte një brisk të pastër dhe një pip”, thotë Porter.

Festat me yje ishin legjendare: Ftesa për hapjen e studios së Los Anxhelos në vitin 1969 ishte në formën e një tulle

Nuk është për t’u habitur që “Record Plant” tërhiqte rokerët më të egër, përfshirë bateristin me temperament shpërthyes të grupit The Who, Keith Moon, i cili shfaqet në libër në vitin 1976 përballë panelëve shumëngjyrësh për absorbimin e zërit në studion e Los Anxhelosit. Gjatë një sesioni të vështirë me vokale, ai theu një llambë në tavan sa herë që gabohej një notë – derisa studioja mbeti në errësirë.

Ndërsa Stone sillte zgjuarsinë e biznesit, Kellgreni ishte forca kreative: një karakter i paparashikueshëm që kaloi pjesën më të madhe të viteve ’70 të shekullit XX nën ndikimin e drogës dhe që vdiq tragjikisht si i ri, në vitin 1977. Ishte ai që mendoi ftesat në formë tulle për hapjen e studios në Los Angjelos, që ua dërguan yjeve të rokut anembanë, duke shkaktuar rrëmujë në zyrat postare. Natën e hapjes, ftesat iu dorëzuan një muratori të veshur me smoking, i cili i çimentoi për të krijuar një “mur fame” që binte në sy.

Duke punuar përkrah producentit Bill Szymczyk, The Eagles kaluan nëntë muaj në “Record Plant LA” duke punuar në albumin Hotel California, kënga e të cilit fliste për një vend ku mund të “dilje kur të doje”, por “nuk mund të largoheshe kurrë”. John Lennon ishte një shembull i kësaj: ai e kishte kthyer studion në shtëpinë e vet për pjesën më të madhe të pesë viteve, duke shfrytëzuar mundësinë për të improvizuar me Mick Jaggerin ose për të ftuar Elton Johnin për ndonjë këngë të re. Pikërisht aty Lennoni kaloi fazën e tij të famshme të “fundjavës së humbur”, dhe në vitin 1980 nënshkroi një autograf për recepsionisten e “Record Plant”-it në Nju-Jork – vetëm pak minuta para se të vritej.

Tavani me mozaik xhamash mund të ketë frymëzuar vargun “Tiffany-twisted” në Hotel California

“Record Plant” dhe festat legjendare tërhiqnin yje të panumërt; ofronin gjithçka që dëshironin dhe i mbanin të mbërthyer në magjinë e studios. Në librin Buzz Me In, Ken Caillat – producent i albumit Rumours të grupit Fleetwood Mac – përshkruan përvojën e grupit në studion e Sosalitos si “të droguar” dhe “klaustrofobike”. Në një jehonë të vargut të famshëm, ai thotë: “Pati ditë kur ndihesha sikur nuk mund të largohesha kurrë”. “Record Plant” nuk kishte asnjë skrupull në përmbushjen e çdo dëshire, me qëllim që të shiste kohë incizimi. Kur Hendrixi pritej në studion e Nju-Jorkut, mbi miksetë vendosej një tas me xhointa që rishtas ishin mbështjellë.

Në Sosalito, pranë shtratit të Sly Stoneit u instalua një bombol gazi për qeshje; në mensën e studios së Los Anxhelosit, Glenn Frey i The Eagles grumbulloi një borxh prej 50 mijë dollarësh duke luajtur fliper. Edhe Stevie Wonder, i njohur për jetën e tij të pastër, “harxhonte 175 dollarë në orë në Studion C [LA], vetëm duke luajtur hokej në tavolinë”. Kultura e studios ndihej qysh para se të hyje brenda.

John Lennon në “Record Plant” me Mick Jaggerin dhe Yoko Onon

Albumi Hotel California arriti statusin platin në dhjetor 1976, dhe kënga që mban titullin e albumit – me përzierjen magjepsëse të rokut, kantrit dhe ndikimeve latine, përfshirë hyrjen me kitarë në stilin flamengo – kryesoi klasifikimet në ShBA në majin pasues. Ngjashmëritë midis tekstit të këngës dhe studios ishin të qarta për Kellgrenin. “O Zot, po shkruajnë për ‘Record Plant’-in” – i tha ai producentit Jimmy Robinson.

“Era e ngrohtë e kolitës [kabanis] që ngrihet në ajër” i ngjante tymit të marihuanës që mbushte studiot; ndërsa “fytyra e bukur” në recepsion mund t’i referohej Rose Mannit e cila drejtonte vizitorët përgjatë një korridori të hapur në ajër të pastër që çonte në një labirint korridoresh si ai i përshkruar në strofën e parë të këngës.

Mendja e saj “e turbulluar nga xhamat [Tiffany]” mund të ishte frymëzuar nga tavani prej mozaiku në dhomën e kontrollit në Sosalito, ose ndoshta nga 125 dritaret me xhama të dekoruar në “Kështjellë” – një vilë në Holivud e blerë nga “Record Plant” në vitin 1975, ku Kellgren shpresonte të krijonte një “pallat roku”, me kulla që ngjanin me hotelin “Beverly Hills” të paraqitur në kopertinën e albumit.

Keith Moon, bateristi i grupit The Who, një herë theu të gjitha llambat në tavanin e studios në Los Anxhelos

Disa punonjës të “Record Plant”-it ishin të bindur se roja i natës, Michael Gately – ai që hapte derën pas fjalëkalimit – ishte “njeriu i natës” në këngë; “dhomat e zotërisë” i referoheshin dhomave me jehonë pranë Studios C; parkingu i rrethuar i studios ishte “oborri” ku stafi pëlqente të festonte. Dhe, a mund të ishte “shpirti” i vitit “1969” një aludim për natën e hapjes së studios me plot yje?

Thashethemet se “Record Plant”-i ishte “Hotel ‘Kalifornia'” e vërtetë, u përhapën edhe më shumë nga vetë Kellgren i cili e kuptonte se krijimi i mitit ishte i mirë për biznesin dhe, siç thotë Goggin, “sigurisht nuk u përpoq që ta ndalte”. Provat ishin bindëse. “Shampanja rozë me akull” mund të ishte thjesht metaforë për ekstravagancën e “Record Plant”-it, por “pasqyrat në tavan” ishin krejt të vërteta. Kishte një pasqyrë mbi kabinën e vokaleve në Studion C, në çdo dhomë të pasme të studios, dhe – më e rëndësishmja – mbi shtratin madhështor me temë detare, një hapësirë e frekuentuar nga The Eagles që kishte një ndarje të fshehtë poshtë dyshemesë nga ku Kellgren vëzhgonte seancat e incizimit.

Shumë vargje në këngën kryesore të albumit kanë ngjashmëri të qarta me studiot e “Record Plant”-it

Megjithatë, The Eagles i shmangën këto spekulime. “Kjo është një këngë për anën e errët të Ëndrrës Amerikane dhe për teprinë në Amerikë – gjë për të cilën kishim përvojë”, i tha Don Henley gazetarit Gayle King në një intervistë për CBS në vitin 2007.

“Ka aq shumë ngjashmëri,” i thotë Porteri, BBC-së. “Shumë nga vargjet dhe atmosfera e kohës ishin të frymëzuara nga vendi ku u shkrua kënga”. Kjo pyetje i drejtohet edhe Chris Stoneit në libër. “Ishte ‘Record Plant’-i ‘Hotel California’ e vërtetë”? Përgjigjja e tij: “Ne ishim gjithçka që klientët tanë donin të ishim”. /Telegrafi/

The post Imazhet e “Hotel ‘Kalifornisë’” së vërtetë appeared first on Telegrafi.

Marrëveshja tarifore SHBA-BE, një fitore e madhe e Trump, por jo një humbje totale për Brukselin

By: BBC
28 July 2025 at 10:34

BBC

Pas javësh negociatash të tensionuara midis zyrtarëve të tyre të lartë tregtarë, Bashkimi Evropian dhe SHBA më në fund kanë arritur një marrëveshje – dhe kjo vjen në prag të raundit të fundit të bisedimeve tarifore të Amerikës me Kinën.

Në fund të fundit, udhëheqësve nga Uashingtoni dhe Brukseli iu desh të uleshin ballë për ballë për të arritur marrëveshjen e së dielës.
Kjo është diçka që e kemi parë edhe me marrëveshjet e tjera që ka arritur Presidenti Donald Trump – përfshirja e tij personale është ajo që i ka shtyrë ata përtej vijës – edhe kur perspektivat e një përparimi dukeshin të largëta.

Marrëveshja ka rëndësi për të dyja palët sepse kaq shumë biznese dhe vende pune varen nga ajo që BE e quan “marrëdhënia më e madhe dypalëshe tregtare dhe investimi në botë”.
Administrata Trump po e feston këtë si një fitore të madhe dhe në shumë aspekte është. Por gjithashtu nuk është një humbje totale për Presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen.
“I gjithë shtypi evropian po i thur lavde Presidentit tani, i mahnitur nga marrëveshja që ai negocioi në emër të amerikanëve”, tha zëvendëspresidenti JD Vance në një postim në faqen e mediave sociale X.

“Nesër media amerikane padyshim do të publikojë tituj si ‘Donald Trump mori vetëm 99.9 përqind të asaj që kërkoi'”, shtoi ai. Ngushëllimi për BE-në është se tani përballet me një tarifë prej 15% të SHBA-së, në vend të 30% që ishte kërcënuar.
Por është ende një rënie e madhe pasi norma është shumë më e lartë se para të ashtuquajturës Ditë Çlirimi e Trump në prill dhe jo aq e mirë sa norma prej 10% e Mbretërisë së Bashkuar.
Brukseli mund të tregojë faktin se norma më e ulët zbatohet për shumë eksporte të mëdha evropiane.
Kjo gjithashtu do të thotë që prodhuesit e makinave të BE-së do të përballen me një taksë importi prej 15% të SHBA-së, në vend të tarifës globale prej 25% që u fut në prill.

Por në këmbim, BE-ja po “hap vendet e saj me tarifë zero” për eksportet amerikane, tha Trump.
Çeliku dhe alumini i BE-së gjithashtu do të vazhdojnë të përballen me një tarifë prej 50% kur të shiten në SHBA.
Për Trumpin, i cili ende ndjen shkëlqimin nga marrëveshja e tarifave të javës së kaluar me Japoninë, njoftimi shënon një tjetër fitore të madhe.

Marrëveshja me BE-në sjell pritjet prej rreth 90 miliardë dollarësh (67 miliardë paund) të ardhura nga tarifat për arkën e qeverisë amerikane – bazuar në shifrat tregtare të vitit të kaluar.
Si pjesë e marrëveshjes, BE-ja do të blejë gjithashtu produkte energjetike dhe armë amerikane me vlerë qindra miliardë dollarë.
Trump tha se BE-ja do të rrisë investimet e saj në SHBA me 600 miliardë dollarë, duke përfshirë pajisjet ushtarake amerikane, dhe do të shpenzojë 750 miliardë dollarë për energji.
Marrëveshja po shitet si një moment historik në marrëdhëniet midis Uashingtonit dhe Brukselit. Nuk ka qenë e lehtë të arrish deri në këtë pikë.

Të dyja palët luajtën ashpër, por asnjëra nuk donte që negociatat të shkonin përtej afatit të 1 gushtit.
Blloku ka kaluar javë të tëra duke u përpjekur të paraqitet si një negociator i ashpër, ndërsa përgatit tarifa hakmarrëse dhe paralajmëroi se mund t’i zbatonte ato.
Për vite me radhë, presidenti i SHBA-së është ankuar kundër asaj që ai e konsideron si praktika të padrejta tregtare të Evropës.
Pjesa e parë e kësaj është deficiti. Vitin e kaluar kjo do të thoshte se SHBA-të blenë 236 miliardë dollarë mallra më shumë nga BE-ja sesa shitën në bllok.

Trump mban pikëpamjen disi të thjeshtuar se kjo është pasuri amerikane që largohet pa nevojë nga vendi. Realiteti është se tregtia ndërkombëtare është një çështje më komplekse.
Ankesa tjetër ka qenë se rregulloret e rrepta të BE-së për gjithçka, nga makinat te pulat, e bëjnë më të vështirë për kompanitë amerikane të shesin produktet e tyre në BE sesa anasjelltas.
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, pranoi nevojën për të trajtuar deficitin.

Duke njoftuar marrëveshjen, ajo tha: “Duhet ta ribalancojmë atë. Kemi një marrëdhënie të shkëlqyer tregtare.
“Është një vëllim i madh tregtie që kemi së bashku. Kështu që do ta bëjmë më të qëndrueshëm.”
Duke hyrë në bisedime, pozicioni negociues i BE-së u përball me sfida të mëdha.
Rreziku i një lufte tregtare me ekonominë më të madhe në botë nuk erdhi në një kohë ideale.

Rritja ekonomike e Evropës ka qenë e ngadaltë dhe vetëm javën e kaluar Banka Qendrore Evropiane paralajmëroi se “mjedisi mbetet jashtëzakonisht i pasigurt, veçanërisht për shkak të mosmarrëveshjeve tregtare”. Kjo marrëveshje heq një pjesë të kësaj pasigurie.
Evropa është gjithashtu shumë e varur nga SHBA-të për sigurinë e saj. Në mendjet e ekipit negociator të Brukselit do të kishte qenë shqetësimi se Trump mund të ndalonte potencialisht furnizimet me armë në Ukrainë, të tërhiqte ushtrinë amerikane nga rajoni ose edhe të largohej nga NATO.

“BE-ja ishte në një pozicion të dobët, kam frikë. Nuk kishte zgjidhje tjetër. Trump nuk do të tërhiqej dhe u pajtua me 15%, kështu që është një ditë e keqe për tregtinë ndërkombëtare, sinqerisht. “Por mund të kishte qenë edhe më keq”, tha ish-negociatori tregtar i BE-së, John Clarke, për BBC-në.
Kjo marrëveshje tregon se sa serioz është Presidenti Trump në lidhje me rinegociimin e mënyrës se si SHBA-të, ekonomia më e madhe në botë, bëjnë biznes me të gjithë të tjerët.
Duke pasur parasysh se BE-ja përbëhet nga 27 vende shumë të ndryshme, është dukur si një nga marrëveshjet tregtare më të ndërlikuara për t’u arritur.

Kjo vjen disa ditë pasi SHBA-të arritën një tjetër marrëveshje të madhe me Japoninë – ka pasur edhe marrëveshje me Mbretërinë e Bashkuar, Vietnamin dhe Indonezinë.
Marrëveshjet e tjera të mëdha që janë ende në tryezë janë me tre partnerët më të mëdhenj tregtarë individualë të SHBA-së – Meksikën, Kanadanë dhe Kinën.
Me presidentin amerikan në një humor për të arritur marrëveshje, mund të ketë lajme më pozitive për ekonominë globale gjatë 48 orëve të ardhshme.

Për herë të tretë në po aq muaj, SHBA-të dhe Kina po zhvillojnë bisedime tregtare.
Pritjet po rriten që tarifat më të larta midis dy ekonomive më të mëdha në botë mund të pezullohen për 90 ditë të tjera.
Por Kina deri më tani ka ndjekur një qasje më të ashpër se partnerët e tjerë tregtarë të SHBA-së.
Nëse bisedimet midis dy ekonomive më të mëdha në botë dështojnë, tregtia globale mund të përballet me ndërprerje në muajt në vijim./abcnews.al

Rama publikon reportazhin e BBC: Zbulimi i Linit, vendbanimi më i vjetër liqenor në Europë

By: Kult Plus
25 July 2025 at 10:00

Një nga zbulimet më të jashtëzakonshme arkeologjike ka ndodhur në brigjet e liqenit të Ohrit, në fshatin piktoresk të Linit në Pogradec.

Kryeministri Edi Rama ndau sot një pjesë nga reportazhi i BBC-së, ku Lini konsiderohet vendbanimi palafit më i hershëm i zbuluar ndonjëherë në Europë.

“Arkeologët kanë zbuluar atë që besohet të jetë vendbanimi më i vjetër liqenor në Europë, në brigjet e Liqenit të Ohrit në Shqipëri. Dëshmitë tregojnë se një komunitet i organizuar gjuetarësh dhe bujqish ka jetuar aty deri në 8 000 vjet më parë”, thuhet në një reportazh të fundit të rrjetit mediatik të BBC.

Kryeministri theksoi se grupi i arkeologëve shqiptarë dhe zviceranë të intervistuar thonë se po vijojnë të punojnë çdo ditë mbi këtë zbulim, duke u zhytur në 3 metra thellësi.

“Deri më tani nuk është zbuluar as 1% e asaj që mendohet të ketë qenë pjesë e këtij vendbanimi të hershëm, ku janë gjetur mostra druri, kockash, qeramike dhe materialesh të tjera”, shtoi Rama.

Sipas arkeologëve nga Universiteti i Bernës dhe Instituti Shqiptar i Arkeologjisë, jeta në këtë vend daton nga 8000 deri në 4000 vjet p.e.s., duke e bërë Linin vendbanimin palafit më të hershëm të zbuluar ndonjëherë në Europë./KultPlus.com

Zbulimi në Liqenin e Ohrit tërheq vëmendjen e BBC-së

By: Kult Plus
25 July 2025 at 09:14

BBC i ka kushtuar vëmëndje një zbulimi të rëndësishëm arkeologjik në Shqipëri, që besohet të jetë vendbanimi liqenor më i vjetër në Evropë.

Zbulimi është bërë në brigjet e Liqenit të Ohrit, ku të dhënat sugjerojnë se një komunitet i organizuar gjuetarësh dhe bujqish ka jetuar aty rreth 8,000 vite më parë.

Ekipet e kërkimit nga Zvicra dhe Shqipëria po zbulojnë çdo ditë dëshmi që i përkasin epokës së gurit, ku ky komunitet i lashtë kombinonte aktivitetet e gjuetisë me ato të bujqësisë.

“Është rreth 6 hektarë, dhe deri tani s’kemi bërë as edhe 600 metra katrorë. Pra, kjo është vetëm një vrimë e vogël për të parë brenda të gjithë zonës. Do të thosha që kemi bërë më pak se 1% të gërmimeve”, tha një nga arkeologet në videon e publikuar nga BBC.

Arkeologët po punojnë rreth tre metra nën sipërfaqen e ujit për të rikuperuar me kujdes shtyllat prej druri që dikur mbështesnin shtëpitë mbi liqen.

Krahas tyre, po mblidhen edhe objekte qeramike të gdhendura, eshtra kafshësh dhe vegla prej bakri – dëshmi të një jete të zhvilluar dhe të organizuar në lashtësi, transmeton euronews.

Rama ndan reportazhin e BBC: Lini, vendbanimi më i vjetër liqenor në Europë

TIRANË, 24 korrik/ATSH/ Një nga zbulimet më të jashtëzakonshme arkeologjike ka ndodhur në brigjet e liqenit të Ohrit, në fshatin piktoresk të Linit në Pogradec.

Kryeministri Edi Rama ndau sot një pjesë nga reportazhi i BBC-së, ku Lini konsiderohet vendbanimi palafit më i hershëm i zbuluar ndonjëherë në Europë.

“Arkeologët kanë zbuluar atë që besohet të jetë vendbanimi më i vjetër liqenor në Europë, në brigjet e Liqenit të Ohrit në Shqipëri. Dëshmitë tregojnë se një komunitet i organizuar gjuetarësh dhe bujqish ka jetuar aty deri në 8 000 vjet më parë”, thuhet në një reportazh të fundit të rrjetit mediatik të BBC.

Kryeministri theksoi se grupi i arkeologëve shqiptarë dhe zviceranë të intervistuar thonë se po vijojnë të punojnë çdo ditë mbi këtë zbulim, duke u zhytur në 3 metra thellësi.

“Deri më tani nuk është zbuluar as 1% e asaj që mendohet të ketë qenë pjesë e këtij vendbanimi të hershëm, ku janë gjetur mostra druri, kockash, qeramike dhe materialesh të tjera”, shtoi Rama.

Sipas arkeologëve nga Universiteti i Bernës dhe Instituti Shqiptar i Arkeologjisë, jeta në këtë vend daton nga 8000 deri në 4000 vjet p.e.s., duke e bërë Linin vendbanimin palafit më të hershëm të zbuluar ndonjëherë në Europë.

/m.m//r.e/

The post Rama ndan reportazhin e BBC: Lini, vendbanimi më i vjetër liqenor në Europë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Gruaja që ndryshoi mënyrën si i shohim shimpanzetë – dhe vetë qenien njerëzore

23 July 2025 at 11:56

Nga: Myles Burke / BBC
Përkthimi: Telegrafi.com

Më 14 korrik 1960, plot 65 vjet më parë këtë javë, një grua e re angleze, pa formim shkencor apo kualifikime formale, zbriti nga një varkë në Rezervatin Natyror Gombe në Tanzani, për të nisur një studim që do të shndërrohej në një qasje pioniere në vëzhgimin e shimpanzeve të egra. Zbulimet e saj nuk revolucionarizuan jo vetëm kuptimin tonë mbi sjelljen e kafshëve, por riformësuan edhe mënyrën se si e përkufizojmë veten si qenie njerëzore.

Edhe pse ishte vetëm 26 vjeçe në atë kohë, Jane Goodall kishte ëndërruar prej kohësh të studionte dhe të jetonte me kafshët. “Mesa duket, qëkur isha rreth një vjeçe e gjysmë apo dy vjeçe, studioja insektet, çfarëdo gjëje, dhe kjo gradualisht u zhvillua dhe u rrit, e pastaj lexova librat si Doktor Doulitël dhe Tarzani, dhe atëherë vendosa që Afrika duhej të ishte qëllimi im”. i tha ajo prezantuesit Terry Wogan, në emisionin e tij në BBC më 1986.

Pasi përfundoi shkollën, Goodall ndoqi një kurs sekretarie në kohën kur punonte si kameriere dhe asistente në prodhimet filmike – për të financuar ëndrrën e fëmijërisë. Deri në vitin 1957, më në fund kishte kursyer mjaftueshëm para për të udhëtuar dhe për të vizituar një shoqe në Nairobi të Kenisë. Gjatë qëndrimit atje, ajo arriti të organizonte një takim me paleoantropologun e njohur keniano-britanik, profesorin Louis Leakey – me shpresën për të biseduar me të për kafshët. Leakey, sekretarja e të cilit sapo ishte larguar, u impresionua aq shumë nga vendosmëria e qetë e Goodallit dhe njohuritë e saj të gjera, të fituara nga vetë ajo për faunën afrikane, saqë i ofroi një punë si asistente e tij në muzeun e historisë natyrore.

Leakey u bë më pas mentori i saj. “Ishte ai që tha: ‘Jam duke kërkuar dikë që të studiojë shimpanzetë, për shkak të dritës që sjell sjellja e tyre në kuptimin e sjelljes njerëzore në kohët më të hershme’”, i tha ajo Woganit. Leakey e pa mungesën e një formimi akademik shkencor si përparësi, jo si pengesë, duke besuar se vëzhgimet e saj nuk do të kufizoheshin nga teoritë e gatshme shkencore.

Goodall nuk ishte e vetme në udhëtimin drejt Rezervatit Gombe. Për të përmbushur rregullat e kohës të sigurisë koloniale, nëna e saj, Vanne, udhëtoi me të si shoqëruese. “Fillimisht nuk më lejonin të isha vetëm”, i tha ajo BBC-së. “Qeveria britanike, ashtu siç ishte atëherë, tha: ‘Jo, është pothuajse amorale që një vajzë e re të dalë vetëm në xhungël’. Kështu që më duhej të zgjidhja një shoqëruese, dhe nëna ime qëndroi me mua për tre muaj”.

Muajt e parë ishin jashtëzakonisht të vështirë, si për Goodallin ashtu edhe për nënën e saj, të cilat fituan malarien ndërsa qëndronin në një tendë ushtarake të përdorur më parë. Edhe kur Goodall ishte mjaftueshëm e shëndetshme për të hyrë në rezervat, mund të shkonte vetëm me një shoqërues lokal – dhe shpesh, sapo shimpanzetë dëgjonin hapat që afroheshin, fshiheshin menjëherë në shkurre. Por, ndërsa ajo mësoi shtigjet e pyllit dhe u ambientua me lëvizjen përmes terrenit të dendur, “autoritetet vendosën që, mirë, isha e çmendur, por isha në rregull”, ka thënë ajo.

Pasi nisi të ecën vetëm nëpër kodrat me pyje, ajo filloi të shihte primatët e pakapshëm përmes dylbive nga një majë që mbikëqyrte dy lugina. Ishte koha kur Jane Goodall filloi të ndiqte një qasje të pazakontë dhe të thellë. Çdo ditë ajo afrohej përherë e më shumë drejt zonës së ushqimit të tyre, me shpresën se do të mund të ulej mes shimpanzeve dhe t’i studionte nga afër në habitatin e tyre natyror.

“Vishja të njëjtat rroba me të njëjtën ngjyrë çdo ditë dhe mendoj se gjëja më e rëndësishme ishte që kurrë nuk e teprova”, i tha ajo BBC-së në programin Witness History në vitin 2014. “Kurrë nuk përpiqesha të afrohesha shumë. Prisja pranë një peme me fruta, ku e dija se do të vinin shimpanzetë, dhe kur largoheshin, nuk i ndiqja. Të paktën jo në fillim, sepse ndihesha se po e sforcoja fatin. Kështu, gradualisht filluan të më pranonin si të padëmshme”.

Ndërsa majmunët humbnin frikën ndaj saj, Goodall ishte në gjendje të ulej me orë të tëra, duke vëzhguar me durim sjelljen e tyre dhe sistemin e tyre të ndërlikuar shoqëror dhe deri atëherë të panjohur. Ajo zbuloi se shimpanzetë nuk ishin vegjetarianë, siç ishte besuar më parë, por se hanin gjithçka dhe se komunikonin me njëri-tjetrin për të gjuajtur mish. Ajo pati mundësinë të vëzhgonte afërsinë e lidhjeve familjare dhe se si individualiteti i çdo kafshe ndikon në sjelljen e tyre.

“Në shoqërinë e shimpanzeve, një femër mund të çiftohet me të gjithë meshkujt, ose mund të shkëputet dhe të mbahet vetëm nga njëri – dhe meshkujt kanë lidhje shumë të afërta mes vete”, i tha ajo Woganit. “Ata patrullojnë kufijtë e territorit të komunitetit, mbajnë të huajt larg, sjellin femra të reja si ‘gjak i ri’ dhe të gjithë sillen si baballarë të dashur, të duruar, të butë dhe mbrojtës ndaj të gjithë këlyshëve brenda atij komuniteti”.

Në vend që të përdorte një sistem numerik për subjektet e saj, siç ishte zakon në projektet kërkimore, Goodall u dha atyre emra, duke njohur personalitetin unik të çdo kafshe: një mashkull shimpanze e quajti David Greybeard. Ishte pikërisht duke e vëzhguar David Greybeardin kur ajo e vërejti, për herë të parë, duke krijuar dhe përdorur vegla ata – veprimtari që deri atëherë mendohej se ishte ekskluzivisht njerëzore. Në fakt, në atë kohë, krijimi i veglave – që kërkon mendim abstrakt për të parashikuar përdorimin e një mjeti në një situatë të ardhshme – konsiderohej një tipar përcaktues i qenies njerëzore.

“[Shimpanzetë] përdorin më shumë objekte të ndryshme, si mjete, sesa çdo krijesë tjetër – përveç vetes sonë. Për shembull, një degëz të vogël nga e cila i heqin gjethet – kështu e modifikojnë – për të ngrënë termite”, i tha ajo Woganit. “Një shkop të gjatë nga i cili heqin lëkurën për t’u ushqyer me një specie milingonash shumë të egra që kafshojnë, dhe ata i përtypin. Fletët për të pirë ujë nga një vrimë e vogël kur nuk arrijnë me buzë, ose për të fshirë gjakun nga trupi. Dhe, armë: gurë të cilët i hedhin, degë të mëdha të cilët i përdorin për frikësim ose për goditje”.

Në atë kohë, kjo ide ishte revolucionare dhe sfidonte dekada të tëra të mendimit konvencional shkencor. Që atëherë, studimet kanë përjetuar dëshmi të përdorimit të veglave në mbarë botën shtazore – nga oktapodi indonezian që përdor guaskat e hedhura të kokosit, nga njerëzit, si mburojë ndaj grabitqarëve, e deri te sorrat e Kaledonisë së Re që përkulnin degëzat dhe telat me sqepin për të krijuar grepa për të nxjerrë larvat nga lëvorja e pemëve.

Ndërsa Goodall rrinte e heshtur duke vëzhguar shimpanzetë, filloi të kuptojë se sa të ngjashme ishin lidhjet e tyre familjare dhe komunikimi joverbal me ato të njerëzve. “Nëse shimpanzetë takohen pas një ndarjeje, ata kapen për dore, përqafohen, puthen”, tha ajo. Kjo gjë e përbashkët me njerëzit shtroi “pyetje të reja për mënyrën se si po i rrisim fëmijët tanë në Perëndim”, i tha ajo Woganit.

“Epo, nëse e lëmë një fëmijë të qajë natën, nëse e lëmë për orë të gjata në karroce, nëse e çojmë në një qendër të kujdesit ditor ku ka lëvizje të vazhdueshme të personelit, mund të rrisim një fëmijë shumë inteligjent. Por, nga përvoja jonë me shimpanzetë që kanë pasur rritje të vështira, ka të dhëna që tregojnë se ai fëmijë, kur të rritet, mund të ketë vështirësi në krijimin e marrëdhënieve të afërta me të tjerët – mund ta ketë më të vështirë përballimin e situatave stresuese. Kjo është shumë e rëndësishme”, tha ajo.

Goodall kuptoi thellësisht se si sjelljet rituale dhe emocionet e shimpanzeve ngjajnë me ato të njerëzve. Dhe, ashtu si te njerëzit, edhe tek ata impulset shkatërruese dhe të dhunshme mund të çojnë në vrasje brutale. “Pas dhjetë vjetëve të parë zbuluam se, megjithëse shimpanzetë ishin shumë të ngjashëm me ne në sjelljen e tyre miqësore, ata ishin gjithashtu si ne në faktin që mund të bëheshin shumë agresivë. Zbuluam se në disa rrethana mund të ndodhte kanibalizmi dhe ndërveprimet midis komuniteteve – që në një farë mënyre i ngjajnë një forme primitive të luftës njerëzore”, tha ajo.

Në vitin 1962, me inkurajimin e Leakeyt, edhe pse nuk kishte një diplomë baçelor, ajo filloi studimet e doktoratës të bazuara në zbulimet e saj shumë të detajuara. Po atë vit, Shoqata Kombëtare Gjeografike [National Geographic Society] dërgoi fotografin dhe kineastin e njohur holandez të jetës së egër, Hugo van Lawick, për të dokumentuar punën e saj – që u përmblodh në dokumentarin e vitit 1965, Zonja Gudël dhe shimpanzetë e egra [Miss Goodall and the Wild Chimpanzees]. Me narracionin e lexuar nga Orson Welles, filmi ndihmoi që zbulimet e saj të bëheshin të njohura për publikun e gjerë. Van Lawick u bë burri i saj i parë dhe, në vitin 1967 – një vit pasi ajo fitoi titullin doktor – ata sollën në jetë një djalë të cilin e quajtën Hugo, por e thërrisnin Grub. Ata ndërtuan për të një strehë mbrojtëse, që t’i mundësonin Goodallit të qëndronte pranë tij dhe ta mbante atë të sigurt, ndërkohë që vazhdonte punën në terren.

“Shimpanzetë janë gjuetarë ashtu si ne”, i tha ajo Woganit. “Gjuajnë në mënyrë bashkëpunuese, gjuajnë gjitarë të përmasave mesatare. Ka pasur raste të dokumentuara kur kanë gjuajtur fëmijë njerëzorë, njësoj siç njerëzit kanë gjuajtur shimpanzetë. Dhe, kështu, kur djali ishte ende shumë i vogël dhe ende nuk ecte, ai qëndronte në një lloj verande të rrethuar, dhe gjithmonë duhej të kishte njerëz me të”.

Kërkimi i guximshëm i Goodallit në primatologji solli prova se njerëzit nuk janë të ndarë nga pjesa tjetër e mbretërisë shtazore, por se Homo Sapiensi dhe shimpanzetë ndajnë një paraardhës të përbashkët. Studimet që prej atëherë kanë treguar se shimpanzetë janë jashtëzakonisht të afërt, në aspektin gjenetik, me njerëzit – ndajnë rreth 98.6 për qind të ADN-së tonë.

“Kjo është thelbësorja”, ka thënë Goodall. “Sjelljet që shohim sot te njeriu dhe te shimpanzetë ka shumë gjasa të kenë qenë të pranishme edhe te paraardhësi ynë i përbashkët. Dhe, për këtë arsye, mund ta imagjinojmë njeriun e Epokës së Gurit që kishte marrëdhënie të gjata e miqësore me anëtarët e familjes, që përdorte degëza të vogla për të ngrënë, dhe që përqafohej me të tjerët. Më pëlqen ta mendoj kështu”. /Telegrafi/

 

The post Gruaja që ndryshoi mënyrën si i shohim shimpanzetë – dhe vetë qenien njerëzore appeared first on Telegrafi.

10 librat e verës/ BBC rekomandon një sërë veprash nga romanca tek misteri

By: Kult Plus
19 July 2025 at 20:00

Robert Lee Frost (1874 – 1963), poet amerikan. I njohur për përshkrimet reale të jetës rurale dhe zotërimin e të folurës bisedimore amerikane. Ka shkruar vazhdimisht për mjediset e jetës rurale në New England në fillim të shekullit XX, duke i përdorur ato për shqyrtimin e temave komplekse sociale dhe filozofike (Wiki).

Mary Jane Oliver (1935 – 2019), poete amerikane, fituese e Çmimit Pulitzer, më 1984 dhe National Book Award, më 1992. Gjente frymëzim për veprën e saj në natyrë dhe ka pasur një zakon jetëgjatë të ecjeve vetmitare në vende të pashkelura. 

Ndalesë te pylli një mbrëmjeje me borë

Robert Frost

I kujt është ky pyll ma ha mendja se e di. 

Megjithatë, është në fshat shtëpia e tij; 

Nuk do të më shohë të ndalem këtu 

Të shikoj pyllin e tij të mbulohen nga bora. 

Kalit tim mund t’i duket e çuditshme 

Të ndalem pa pasur ndonjë shtëpi afër 

Mes pyllit dhe liqenit të ngrirë 

Në mbrëmjen më të acartë të vitit. 

U jep zileve të jakës një shkundje 

Që të pyesë mos ka ndonjë gabim këtu. 

Tingulli tjetër i vetëm është dalldia 

E erës së lehtë dhe flokëve të pushta të borës. 

Pylli është i lezetshëm, i errët dhe i thellë. 

Por unë kam disa premtime për t’i mbajtur 

Dhe milje të tëra për të bërë para se të bie të fle 

Dhe milje të tëra për të bërë para se të bie të fle.

(Përkthim i lirë)

Stopping by Woods on a Snowy Evening

 ROBERT FROST 

Whose woods these are I think I know./ His house is in the village though;/ He will not see me stopping here/ To watch his woods fill up with snow.// My little horse must think it queer/ To stop without a farmhouse near/ Between the woods and frozen lake/ The darkest evening of the year.// He gives his harness bells a shake/ To ask if there is some mistake./ The only other sound’s the sweep/ Of easy wind and downy flake.// The woods are lovely, dark and deep./ But I have promises to keep,/ And miles to go before I sleep, /And miles to go before I sleep.

KOMENT 

Nga Mary Oliver

Lexojeni poezinë Stopping by Woods on a Snowy Evening, nga Robert Frost, duke mbajtur në mendje saktësisht atë se çka po ndodh – pauzën gjatë një udhëtimi, qetësinë, zërin instrospektiv të folësit, pemët e errëta dhe të vetmuara, borën që po bie. 

Katër vargjet e para janë dëng me w dhe the, kemi një ; dhe një v. Tri palë ll të dyfishta. Rëndesa e zanoreve rritet nga përdorimi i diftongjeve. Dy fjalët që përfundojnë të pazëshme (think dhe up) janë të vendosura në mes të vargjeve, pra janë të zbutura. Të gjitha të pazëshmet e tjera janë të zbutura brenda vetë fjalëve. Këto vargje mund të lexohen në çfarëdo mënyre tjetër përveçse të qetë, ëndërrimtare dhe pothuajse si duke fishkëllyer. Mund të themi çfarëdo lloj gjërash për kalin e vogël të stancës së dytë. Është gjëja e vetme në poezi në të cilën fokusohet folësi. Është gjëja e vetme tjetër e gjallë në poezi dhe është e gatshme ashtu siç folësi për momentin është në mëdyshje që të vazhdojë udhëtimin.  

Sidoqoftë, ne jemi të nxitur nga folësi të shikojmë po ashtu edhe kah kali dhe derisa e bëjmë këtë tingujt e hyrjes së pëshpëritur, monologu i brendshëm, jo më i zëshëm se sa bora që po bie, ndërpriten nga të rënat e lehta të tingujve më të mprehtë – jo tokmakë, jo aq të rëndë, por ndryshe, “My little horse must think it queer” nuk është një varg gjithaq kërkëllitës, por tingullimi i “think” me k-në e saj që kërcet lehtë këtë herë i ndjekur jo nga një tingull më i butë por nga copëza “it”  dhe “queer” dhe jehona e k-së, e bën tërësisht më të gjallërueshme se sa stancën e parë. 

“Stop” është një e rënë tingulli, pastaj qetohet nga pjesa tjetër e vargut. Pas “lake” ka një hendek momental, një frakturë heshtjeje nga e cila gufon një lloj tjetër elektriciteti para se vargu të vringëllijë dhe mbiemri “darkest” përsërit k-në edhe njëherë, dy goditje trazuese. 

Në stancën e tretë vjen përmbysja. Në vend se të pazëshmet grykore të fashiten – të gllabëruara në një përplasje tingujsh më të butë – ato ngrihen mes dhe pas tingujve të butë, duke këmbëngulur të dëgjohen. G-ja e parë e fortë në poezi paraqitet në vargun e parë të stancës së tretë: “he gives his harness bells a shake…” Megjithëse g-ja qetohet në çast nga dy h-të, momenti i introspeksionit tashmë ka marrë fund dhe veshët i paraprijnë kësaj me “bells” dhe me fjalën “shake” – me zë më të lartë se sa “lake”, më të fuqishme. Në vargun vijues k-ja përsëritet në fjalën fort domethënëse “ask” (udhëtari nuk është krijesa e vetme “pyetëse” në poezi); dhe ky varg ashtu si edhe ai në vijim i stancës së tretë përfundon me të pazëshme. Prandaj, në këtë stancë, kemi “shake”, “mistake”, “sweep” edhe “flake”, ndërsa në dy stancat pararëndëse kishte pasur vetëm një moment të tillë (fjala e fundit “lake” në vargun 7).

Diçka është duke na trazuar, në tingullimin e vërtetë; na bën të përgatitetmi për zgjidhjen në stancën e 4-të. Këtu “the woods are lovely” na kthen tamam te gjendja e stancës së parë, por pjesa e dytë e këtij vargu bie fort mbi “dark and deep”, që të dy fjalë që fillojnë me një të pazëshme dhe përfundojnë po ashtu me një të pazëshme. Ato përfaqësojnë, te tingulli, vetveten, dhe më shumë se sa vetveten. Nuk thonë vetëm se pemët janë të errëta dhe të thella, por po ashtu se folësi ka ardhur në një vend tjetër në mendjen e tij dhe mund të flasë në atë mënyrë ndryshe, duke përvijuar me zë, ashtu si edhe me gjestin e njërit krah, një kuptim të ri të vendimit dhe zgjidhjes. 

Vargu 2 i stancës së fundit nis dhe mbaron me një të pazëshme, dhe kemi pastaj p-në e rëndë te “promises” në qendër të vargut. Vargjet 3 dhe 4, i njëjti varg i përsëritur, janë të gërshetuara. “Miles”, ky tungull i butë, përfaqësues i të gjitha viteve të vështira vdekjeprurëse, pluskon sipër të të pazëshmeve të forta duke kaluar te fundi i vargut – “go”, “before”, “sleep”. Peshat e pagabuara definitive, që janë të pazëshmet, ndihin që vargu i fundit të bëhet më shumë se sa një jehonë e vargut të tretë. 

Gjithçka i kapërcen kufijtë e domethënies fillestare; nuk është vetëm kapërcimi në domethënie, por tingulli i kapërcimit që ia mundëson të veprojë. Me tingujt e gabuar, s’do të kishte ndodhur. 

Nuk dua të pohoj se Frosti ishte ulur dhe i kishte numëruar të pazëshmet, të zëshmet, etj., derisa ishte duke e shkruar poezinë. Apo se ndonjë poet e bën një gjë të tillë. E kisha mendjen të pohoj se poetët përzgjedhin fjalët  për tingujt e tyre ashtu si edhe për domethënien e tyre – dhe se poetët e mirë bëjnë përzgjedhje të mira fillestare. Natyrisht, ata po ashtu rishikojnë poezitë. Por ata tashmë – “natyrshëm” do të thoshte ndokush – kanë punuar nga nga burim i tillë njohjeje dhe ndjeshmërie sa shpesh gati-mrekullia e tingullit dhe kuptimit tashmë ka ngjarë. 

Si ia arrijnë kësaj? Prirja gjuhësore dallon nga personi në person, e dimë këtë. Po ashtu, siç muratori a çdo punëtor tjetër – edhe kirurgu i trurit – përmirësohet përmes studimeve dhe përvojës, sigurisht edhe poetët bëhen më të zotë përmes studimeve dhe “përvojës”. Shkathtësitë verbale mund të mësohen. Mund të diskutohen dhe të praktikohen. Pastaj ndodh një gjë e mrekullueshme: ajo që është nxënë me vetëdije struket diku brenda dhomave të mendjes, ku – mund të llogarisni në këtë – do të “kujtohet” ajo që është njohur dhe do të dalë përpara që të ndihë në hapat e parë të shkrimit. 

Frosti nuk mbante shënime rreth tingullit në kohën që e shkruante poezinë Stopping by Woods on a Snowy Evening. Nuk ia kishte nevojën. Poezia është një deklaratë e jashtëzakonshme e vendosmërisë dhe ambivalencës njerëzore. E ka shkruar një gjeni. Por atij i ka dhënë një dorë më shumë se sa një marifet teknik, i pari ndër të cilët pra është një përdorim i jashtëzakonshëm i tingullit.  

/Teksti i Mary Oliverit është shkëputje nga eseja më e gjatë me titullin ‘Sound’, të përfshirë në vëllimin e saj ‘A Poetry Handbook’, të botuar nga Harcourt Brace & Company, 1994 /Gazeta Express/ KultPlus.com

Rrëfimi i gazetarit: Si më zgjoi nga gjumi Donald Trump, për një intervistë të papritur

15 July 2025 at 19:53

Nga Gary O’Donoghue, BBC

Donald Trump e ka zakon të telefonojë gazetarët pa paralajmërim. Presidenti amerikan duket se preferon një bisedë të improvizuar në telefon sesa një intervistë të ulur përpara kamerave.

Të hënën në mbrëmje, më erdhi radha mua. Dhe për t’ju thënë të drejtën, isha në gjumë kur më telefonoi Shtëpia e Bardhë.

Kisha kaluar pjesën më të madhe të pesë ditëve duke besuar se ekzistonte një mundësi e vogël që të realizoja një intervistë me të, për të shënuar një vit nga atentati ndaj tij në Butler, Pennsylvania.

Raportimi im për atë ngjarje kishte bërë bujë në mbarë botën dhe ndoshta kishte tërhequr vëmendjen e presidentit. Kështu që gjykova se ndoshta ajo lidhje mund të ishte çelësi për të siguruar një intervistë presidenciale, gjëra mjaft të rralla për mediat e huaja të lajmeve në SHBA.

Të dielën në mbrëmje më thanë se isha vetëm minuta larg nga telefonata, kështu që unë dhe ekipi im ishim gati për të regjistruar, por ajo nuk erdhi. Të hënën në mbrëmje, kisha hequr dorë nga ideja se intervista do të ndodhte. Pas disa javësh rraskapitëse në terren pa pushim, po flija. Dhe pikërisht atëherë ra telefoni.

Iu përgjigja gjysmë në gjumë, dhe dëgjova zërin e Sekretares për Shtyp, Karoline Leavitt:

“Përshëndetje Gary, jam këtu me presidentin, po ta kaloj.”

U hodha në dhomën e ndenjjes, duke kërkuar me ngut regjistruesin digjital; linja ra dhe mendova se e humba. Por ata u kthyen dhe kaluam pothuajse 20 minuta duke folur për gjithçka – nga ajo natë e kobshme në Butler, tek frustrimet e tij me Vladimir Putin, ndryshimi i qëndrimit ndaj NATO-s dhe mendimet për Mbretërinë e Bashkuar.

Ja pesë pikat kryesore nga ajo bisedë e papritur:

1. Trump shfaq një anë ndryshe

Ishte reflektues në disa raste dhe tregoi ndjeshmëri kur foli për tentativën për vrasje – është e dukshme që nuk ndihet rehat duke diskutuar për atë ngjarje.

Për një president që shpesh njihet për mënyrën spontane të të folurit dhe që adhurohet për këtë nga mbështetësit e tij, pati disa pauza të gjata dhe reflektime që rrallë i sheh prej tij.

Kur e pyeta nëse ajo ngjarje e kishte ndryshuar, u shpreh me një ndjeshmëri të rrallë:

“Nuk më pëlqen të qëndroj i zhytur në mendime për atë ngjarje, sepse nëse e bëj, do të ishte, e di, mund të ndryshojë jetën… dhe unë nuk dua që të jetë kështu.”

Pastaj shtoi se beson te “fuqia e të menduarit pozitiv, apo fuqia e mosmendimit pozitiv”.

Kur e pyeta nëse i beson presidentit rus Vladimir Putin, pasoi një pauzë shumë e gjatë. Më në fund tha:
“Nuk i besoj pothuajse askujt, të them të drejtën.”

2. Pa angazhim për shifra konkrete të deportimeve

Kalova në politikën e brendshme amerikane dhe e pyeta nëse plani i tij për deportime masive po funksionon – si në shpejtësi, ashtu edhe për faktin që ndonjëherë përfshihen edhe persona që ai ndoshta nuk do të donte të deportoheshin.

Presidenti këmbënguli se ekipi i tij po bën një “punë të shkëlqyer” në realizimin e premtimeve elektorale, duke përmendur një ulje drastike të numrit të emigrantëve që kalojnë nga Meksika.

Disa anëtarë të stafit të tij janë shprehur të zhgënjyer nga ritmi i ngadaltë i deportimeve. Kur e shtyva të tregonte një shifër që do ta konsideronte sukses gjatë këtij mandati të dytë, Trump nuk pranoi të jepte numra.

“Nuk i vendos një shifër, por dua që kriminelët të dalin jashtë shpejt, dhe po e bëjmë këtë, siç e di,”- tha ai. “Po i çojmë në El Salvador, e shumë vende të tjera.”

3. Më shumë frustrim ndaj Putinit

Trump shprehu hapur zhgënjimin e tij ndaj presidentit rus Vladimir Putin, duke e përmbyllur një ditë ku kishte kërcënuar me sanksione të dyta ekonomike ndaj Moskës nëse nuk arrihej një marrëveshje për Ukrainën brenda 50 ditëve.

Pasi kishte premtuar gjatë fushatës se do t’i jepte fund shpejt luftës, Trump dukej i habitur që ende nuk kishte arritur një marrëveshje me Putinin.

“Mendova se kishim bërë marrëveshje katër herë dhe pastaj kthehesh në shtëpi, dhe sheh që sapo kanë sulmuar një azil pleqsh apo diçka në Kiev. Thashë: ‘Çfarë dreqin ishte kjo?’”

Presidenti ukrainas Zelensky dhe liderë të tjerë europianë e kanë akuzuar prej kohësh Putinin se nuk është serioz për përfundimin e luftës – kështu që këto ndjenja dyshimi nuk janë të reja për ta.

Kur e pyeta Trump-in nëse e kishte mbyllur kapitullin me liderin rus, ai la ende një derë hapur:
“Nuk kam përfunduar me të, por jam i zhgënjyer nga ai.”

4. Ton i ri ndaj NATO-s

Kur ia përmenda që dikur e kishte quajtur NATO-n “të vjetëruar”, ai më tha se tani mendon të kundërtën – se aleanca është në një fazë të re dhe po forcohet.

Së fundmi kishte pritur në Shtëpinë e Bardhë Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte – me të cilin duket se ka një marrëdhënie të mirë. Ata njoftuan për një marrëveshje për shitjen e armëve amerikane për NATO-n, që më pas do t’i dërgohen Ukrainës.

Trump dha shenja se po hiqte dorë nga pakënaqësia e tij e hershme për barrën financiare që SHBA mbante ndaj aleatëve të tjerë.

“Ishte shumë e padrejtë sepse Shtetet e Bashkuara paguanin pothuajse 100% të kostove, por tani ata po paguajnë vetë faturat dhe mendoj se kjo është shumë më mirë,” tha ai – duke iu referuar zotimit të fundit nga vendet anëtare për të rritur shpenzimet në mbrojtje në 5% të PBB-së.

“E kemi ndryshuar NATO-n shumë,” përfundoi ai.

5. Respekt për Starmer-in dhe Mbretërinë e Bashkuar

Trump theksoi respektin e tij për Mbretërinë e Bashkuar dhe për kryeministrin e saj të ri, Sir Keir Starmer – me të cilin kohët e fundit kishte nënshkruar një marrëveshje për heqjen e disa barrierave tregtare.

“Më pëlqen shumë kryeministri, edhe pse është liberal,” tha ai.

Ai vlerësoi marrëdhëniet mes SHBA-së dhe Britanisë si po aq “të veçanta” saç i mendojnë shumë britanikë, dhe shtoi se beson që Britania do të qëndrojë krah SHBA-së nëse shpërthen një luftë.

Nuk u duk i shqetësuar për mungesën e një ftese zyrtare për të mbajtur fjalim në Parlament gjatë vizitës së tij shtetërore më vonë këtë vit:
“Le t’i lëmë të shijojnë pushimet,” tha ai me të qeshur.

Për mikpritësin e tij të ardhshëm, Mbretin Charles, u shpreh me fjalë të mira:
“Është një zotëri i madh.”

Dhe e mori me sportivitet një fjalim të fundit që Mbreti kishte mbajtur në Parlamentin kanadez, që disa e interpretuan si një kritikë të nënkuptuar ndaj Trump-it. Ai e hodhi poshtë me një buzëqeshje.

SHBA – Trump për BBC: Nuk jam ende gati të distancohem nga Putini

UASHINGTON, 15 korrik /ATSH-ANSA/ – Presidenti amerikan Donald Trump përsëriti, në një intervistë me BBC-në zhgënjimin e tij me homologun e tij rus Vladimir Putin për luftën e vazhdueshme në Ukrainë, por shtoi se nuk ishte ende gati të distancohej.

“Jam i zhgënjyer, por nuk kam mbaruar ende punë me të”, tha Trump.

“Jam i zhgënjyer”, përsëriti ai.

I shtyrë për të shpjeguar se si synon t’i japë fund asaj që e quan “gjakderdhja” e luftës ruso-ukrainase, përgjigjja ishte se “ne po punojmë për këtë”.

Trump më pas u kthye te historia e bisedës së tij të fundit telefonike me presidentin rus.

“Patëm një bisedë të shkëlqyer. Thashë, mirë, mendoj se jemi gati t’i afrohemi përfundimit të luftës. Dhe pastaj ai shembi një ndërtesë në Kiev”, tha presidenti amerikan.

I pyetur për NATO-n, të cilën më parë e kishte quajtur “të vjetruar”, Trump shpjegoi se kishte ndryshuar mendje, duke pretenduar se presioni i tij ishte për shkak të faktit se Aleanca Atlantike po bëhej e kundërta e së vjetrës, një organizatë në të cilën të gjithë i paguajnë faturat e veta”.

Trump shprehu gjithashtu kënaqësi për respektin që pretendoi se kishte marrë nga udhëheqës të tjerë në samitin e fundit të NATO-s, përfshirë ata të “Gjermanisë, Francës dhe Spanjës”.

Ndërsa theksoi se në fund të fundit, aleatët “thjesht po përpiqeshin të ishin të sjellshëm”, pasi pranoi se duhet “shumë talent” për t’u rizgjedhur president i SHBA-së.

Së fundmi, ai shprehu një vlerësim shumë pozitiv për marrëdhënien e qeverisë laburiste të Keir Starmer me Mbretërinë e Bashkuar, të cilën e mbajti, ndër të tjera, si një model për një marrëveshje tregtare dhe tarifash.

Ai shprehu optimizëm për rolin e ardhshëm të Londrës në botë dhe konsolidimin e Brexit, pas një trajtimi fillimisht “të vështirë” të situatës.

“Më pëlqen shumë kryeministri juaj, edhe pse është liberal”, shpjegoi Trump për BBC-në.

Ai do të takohet privatisht me Starmer më vonë këtë muaj në Skoci dhe më pas do të bëjë një vizitë të dytë shtetërore të paprecedentë në Mbretërinë e Bashkuar në shtator me ftesë zyrtare të mbretit Charles III.

Ai përsëriti “respektin e tij të madh” për mbretin, duke thënë se nuk ishte ofenduar nga vërejtjet e tij të fundit në Otava në lidhje me sovranitetin kanadez.

“Ai nuk kishte zgjidhje tjetër, por foli shumë mirë dhe ishte i respektueshëm”, theksoi ai./ a.jor.

The post SHBA – Trump për BBC: Nuk jam ende gati të distancohem nga Putini appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

BBC: Zyrtari i lartë i Hamasit pranon humbjen e kontrollit në shumicën e pjesëve të Gazës

6 July 2025 at 23:38

Një zyrtar i lartë i forcave të sigurisë në grupin militant Hamas ka thënë se grupet e armatosura palestineze kanë humbur 80 për qind të kontrollit mbi Rripin e Gazës.

Koloneli ka thënë se sistemi komandues dhe kontrollues i Hamasit ka dështuar pas sulmeve të pareshtura izraelite ndër muaj, që kanë shkatërruar lidershipin politik, ushtarak e të sigurisë të grupit islamik.

Zyrtari ishte plagosur në fillim të luftimeve, që nisën më 7 tetor 2023, kur Hamasi vrau mbi 1200 izraelitë në sulmet ndaj Izraelit. Që nga ajo kohë ai nuk ka kryer detyrat si pasojë e problemeve shëndetësore.

Në një mesazh për BBC-në, zyrtari ka thënë se Hamasi është afër kolapsit total.

Fillimi i fundit të regjimit Iranian/ Analiza e BBC: Khamenei mund të largohet nga pushteti

By: xhir jeta
26 June 2025 at 12:53

Për më shumë se 30 vjet, Ayatollah Ali Khamenei ka qenë figura më e fuqishme në Iran – një lider që i ka mbijetuar revolucionit, atentateve, sanksioneve dhe luftërave. Por për herë të parë që nga ardhja e tij në pushtet, Lideri Suprem është zhdukur totalisht nga skena publike.

Burime të ndryshme, përfshirë BBC, raportojnë se 86-vjeçari është strehuar në një bunker sekret, i izoluar madje edhe nga zyrtarët më të lartë të regjimit. Fshehja e tij për gati dy javë pas shpërthimit të luftës me Izraelin tregon më shumë se frikë – është një tregues i qartë i brishtësisë së një regjimi që po përballet me presione të paprecedenta nga jashtë dhe nga brenda.

Khamenei besohet të jetë i tmerruar nga mundësia e një atentati izraelit. Ndërkohë, në vend mungon qartësia politike dhe siguria. Edhe pse është arritur një armëpushim me ndërmjetësimin e Presidentit amerikan Donald Trump dhe Emirit të Katarit, qetësia është vetëm sipërfaqësore. Raportohet se Trump i ka kërkuar Izraelit të mos e vrasë Khamenein – një tregues ky I tensioneve të mëdha qe vijojojne te dominojne Lindjen e Mesme.

Media Britanike BBC shkruan ne analizen e saj “Fillimi i nje fundi” se pyetja qe permendet sot hapur ne Rruget e Teheranit dhe ne qarqet e Elites ne Qom eshte” A po I afrohemi fundit te ketij regjimi?

Kur Khamenei të dalë nga bunkerët për të shpallur ndonjë “fitore” në televizionin shtetëror, ai nuk do të gjejë më një popull të gatshëm ta dëgjojë si më parë. Realiteti në terren është i zymtë: infrastruktura ushtarake e vendit është shkatërruar, komandantët kryesorë të Gardës Revolucionare janë vrarë, dhe objektet bërthamore janë dëmtuar rëndë.

Por ndoshta goditja më e rëndë për regjimin nuk ka ardhur nga raketat – por nga brenda vetë Iranit. Një agjenci gjysmë zyrtare raportoi se figura të vjetra të regjimit kanë kërkuar ndërhyrjen e klerikëve të fuqishëm për të sjellë një ndryshim në udhëheqje. Elita politike është e përçarë dhe shenja të qarta të rebelimit kanë nisur të shfaqen.

Khamenei, tashmë i moshuar dhe me probleme shëndetësore, pritet të përpiqet të sigurojë një kalim të kontrolluar të pushtetit – ndoshta tek një pasardhës klerik, apo ndoshta një këshill kolektiv. Por gjithnjë e më shumë mendohet se kjo mund të jetë etapa e fundit e Republikës Islamike, të paktën në formën që e ka udhëhequr Khamenei.

Profesoresha Lina Khatib nga Universiteti i Harvardit thekson se “Është e vështirë të thuhet sa kohë mund të mbijetojë ky regjim nën kaq shumë presion, por kjo duket si fillimi i fundit. Khamenei mund të jetë udhëheqësi i fundit suprem i Iranit në kuptimin klasik të fjalës.”

Në popull, shpresa për ndryshim është reale – por ajo përzihet me frikën nga kaosi. Irani ka parë rënie regjimesh më parë, por rrallëherë tranzicione pa dhunë. Ndërkohë, regjimi po i përgjigjet krizës me shtypje brutale: të paktën gjashtë persona janë ekzekutuar për spiunazh dhe Bashkepunim me Izraelin ndersa qindra te tjere janë arrestuar.Një qytetare iraniane i tha BBC-së:
“Më shumë se luftës, i frikësohem reagimit të regjimit ndaj popullit të vet.”

Fshehja e Ajtollah Ali Khamenei eshte nje shenje se gjerat brenda Iranit po ndryshojne dhe rikthimi I tij sipas asaj qe shkruan BBC pritet ti jap pergjigje pyetjes se kur do te ndodh dicka e tille.

ANALIZË – BBC: Vendndodhja sekrete bërthamore e Iranit që vetëm një bombë amerikane mund ta godasë

LONDËR, 18 qershor /ATSH/ – E fshehur në një shpat mali, në jug të Teheranit, ajo është një uzinë pasurimi që është jetike për ambiciet bërthamore të Iranit – dhe përpjekjet e Izraelit për t’i çmontuar ato.

Izraeli mund të ketë arritur dominim mbi qiellin e Iranit, por objekti bërthamor i Fordos – që besohet të jetë më thellë nën tokë se Tuneli i La Manshit, që lidh Mbretërinë e Bashkuar dhe Francën, deri më tani ka mbetur jashtë mundësive të armëve të Izraelit.

Vetëm SHBA-të konsiderohen të kenë një bombë që mund të jetë mjaftueshëm e madhe për të shkatërruar Fordon, një veprim që mund ta zgjerojë në mënyrë dramatike një luftë në Lindjen e Mesme.

Çfarë është vendi i pasurimit i Fordos?

I vendosur rreth 96 km në jug të kryeqytetit Teheran, vendi i pasurimit të uraniumit në Fordo ndodhet në një rajon malor afër qytetit të Qom.

Kompleksi në Fordo fillimisht ishte një seri tunelesh të përdorura nga Trupat e Gardës së Revolucionit Islamik të vendit, por Irani pranoi ekzistencën e uzinës së pasurimit në vitin 2009 pasi u zbulua nga agjencitë perëndimore të inteligjencës.

Mendohet se objekti nëntokësor përbëhet nga dy tunele kryesore që strehojnë centrifuga të përdorura për të pasuruar uraniumin, si dhe një rrjet tunelesh më të vegjël.

A është Fordo e pathyeshme?

Uzina e Fordos paraqet një sfidë unike për ushtrinë izraelite për shkak të thellësisë së objekteve të saj nëntokësore.

Për të shkaktuar ndonjë dëm domethënës në vend, do të duhej të shënjestrohej nga një municion “shkatërrues bunkerësh” që është në gjendje të depërtojë thellë nën sipërfaqe.

Mendohet se Izraeli ka armë të tilla, por ato mund të veprojnë vetëm në një thellësi më të vogël se 10 m.

Megjithatë, SHBA-ja ka një bombë që mund të jetë në gjendje ta bëjë këtë punë: Depërtuesi Masiv i Ordinancës (MOP) GBU-57 prej 13 000 kg.

Sipas analistëve të Janes, një kompani sekrete mbrojtëse, mbulesa dhe pesha e rëndë e MOP-it i lejojnë asaj të depërtojë rreth 18 metra beton ose 61 metra dhe para se të shpërthejë.

Por, edhe një goditje me një MOP nuk është e garantuar se do të shkatërrojë vendndodhjen e Fordo-s, pasi tunelet mendohet të jenë 80-90 metra nën sipërfaqe.

Kjo është shumë më thellë se vendi tjetër nëntokësor i pasurimit të uraniumit të Iranit në Natanz, të cilin analistët besojnë se është rreth 20 metra nën sipërfaqe. Izraeli tashmë e ka synuar objektin e Natanzit dhe ekspertët besojnë se tani është “dëmtuar rëndë nëse jo shkatërruar plotësisht”.

Zëvendësadmirali Mark Mellett, ish-kreu i Forcave të Mbrojtjes Irlandeze, i tha BBC Verify se gjasat që këta “shkatërrues bunkerësh” të jenë në gjendje të shkatërrojnë një vendndodhje si Fordo do të vareshin nga sa shumë të përforcuar janë tunelet nëntokësore.

“Irani do të dinte specifikimet e këtij lloji të municionit. Ata do të dinin se çfarë duhet të përpiqen dhe t’i rezistojnë këtij municioni. Pra, pyetja është, a janë objektet e Fordos përtej mundësisë së këtij municioni?”, pyet ai.

Një shenjë se SHBA-të mund të jenë duke u përgatitur të përdorin MOP-in në objektiva në Iran do të ishte vendosja e bombarduesve të saj të fshehtë B-2 në Diego Garcia, një bazë ajrore 3 700 km larg Iranit, por brenda rrezes së veprimit të B-2.

B-2 është i vetmi bombardues amerikan i aftë të mbajë bombat MOP 6,2 metra të gjata.
Gjashtë bombardues B-2 u fotografuan në bazën në Diego Garcia në fillim të prillit, por nuk është e qartë nëse ndonjëri prej tyre mbetet i stacionuar atje, pasi nuk është parë në imazhet më të fundit satelitore të vendit.

Marshalli i Forcave Ajrore, Greg Bagwell – një ish-zëvendësshef i operacioneve të RAF – i tha BBC Verify se SHBA-ja do të ishte në gjendje të përballonin misionet e vazhdueshme B-2 nga Diego Garcia shumë më me efikasitet sesa të kishin avionët që të operonin nga bazat në SHBA.

Por ai shtoi se “ajo që po flasim këtu nuk është një operacion i qëndrueshëm kundër bunkerëve. Mund të duhen vetëm një ose dy nga këto armë të specializuara për të krijuar shkeljen që po kërkoni”.

A do të përfshihet SHBA-ja?

Ndërsa SHBA-ja tashmë po ndihmon në rrëzimin e raketave iraniane që janë dërguar drejt Izraelit në hakmarrje, ajo nuk është përfshirë drejtpërdrejt në asnjë nga sulmet ndaj Iranit.

Por, analiza nga BBC Verify sugjeron se SHBA-ja mund të jetë duke u përgatitur për një rol më të gjerë në konflikt. Në ditët e fundit, 30 aeroplanë ushtarakë amerikanë janë zhvendosur nga bazat në SHBA në Evropë.

Shumë prej tyre janë tanke ajrore KC-135 për furnizim me karburant që përdoren për të furnizuar avionët luftarakë dhe bombarduesit.
Justin Bronk, një analist i lartë në organizatën kërkimore “Royal United Services Institute”, tha se vendosjet e trupave ishin “shumë sugjestive” se SHBA-të po hartonin plane emergjence për të “mbështetur operacione intensive luftarake” në rajon në javët e ardhshme.

Duke folur sot në Shtëpinë e Bardhë, presidenti i SHBA-së Donald Trump tha se ende po shqyrtonte nëse SHBA-të do t’u bashkoheshin sulmeve izraelite ndaj Iranit, duke shtuar se durimi i tij “kishte mbaruar tashmë” me Teheranin.

“Mund ta bëj, mund të mos e bëj. Dua të them, askush nuk e di se çfarë do të bëj”, u tha ai gazetarëve./ /os/

The post ANALIZË – BBC: Vendndodhja sekrete bërthamore e Iranit që vetëm një bombë amerikane mund ta godasë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

KOMENT – Dilema e Trumpit për Iranin ekspozon përçarjet e mëdha në rrethin e presidentit

UASHINGTON, 18 qershor /ATSH/ – Dilema nëse SHBA-të duhet t’i bashkohen Izraelit në sulmin ndaj Iranit, apo të qëndrojnë krejtësisht jashtë ofensivës, ka ekspozuar përçarjet midis mbështetësve të presidentit të SHBA-së, Donald Trump, sipas BBC.

Presidenti republikan thuhet se po shqyrton ndihmën për të synuar objektet bërthamore të Republikës Islamike, pas një takimi me këshilltarët e tij të sigurisë kombëtare në Dhomën e Situatave të Shtëpisë së Bardhë.

Gjatë fushatës zgjedhore, Trump shpesh u ankua kundër “luftërave të pafundme dhe budallaqe” në Lindjen e Mesme, por gjithashtu pohoi se Irani “nuk mund të ketë një armë bërthamore”.

Mundësia që ai të tërheqë SHBA-në në një tjetër ngatërresë të huaj i ka vënë krahët izolacionistë dhe ”skifterët” e partisë së tij kundër njëri-tjetrit.

Dje, kongresmeni konservator republikan Thomas Massie nga Kentucky u bashkua me demokratët për të prezantuar një projektligj që do ta bllokonte Trumpin nga angazhimi i forcave amerikane në “armiqësi të paautorizuara” me Iranin, pa miratimin e Kongresit.

“Kjo nuk është lufta jonë. Edhe nëse do të ishte, Kongresi duhet të vendosë për çështje të tilla sipas Kushtetutës sonë”, postoi Massie në X.

Disa mbështetës të doktrinës “Amerika e para” të Trump theksuan se ai u zotua ta mbante SHBA-në larg “luftërave përgjithmonë”, të tilla si ato që çuan në vdekjen e mijëra trupave amerikane në Afganistan dhe Irak.

Ish-prezantuesi i Fox News, Tucker Carlson, ka bërë thirrje që SHBA-të të qëndrojnë larg konfliktit me Iranin.

Në podcastin e tij, ai i kritikoi ashpër “luftëtarët” republikanë, duke provokuar një qortim nga Trump, i cili e quajti Carlson “të çuditshëm”.

Kongresmenia e Xhorxhias dhe besnikja e Trump, Marjorie Taylor Greene, iu hodh në mbrojtje Carlson në një ndarje shumë të pazakontë me presidentin.

Ajo tha se kushdo që mbështeti një ndërhyrje të tillë nuk ishte “Amerika e para”.

Tensionet shpërthyen në një ndeshje britmash dje gjatë një interviste midis Carlson dhe senatorit të Teksasit, Ted Cruz, i cili është ”skifter”.

Cruz u mbrojt kur u pyet nëse e dinte popullsinë dhe përzierjen etnike të Iranit.

Carlson i tha se “ju jeni një senator që po bën thirrje për përmbysjen e qeverisë dhe nuk dini asgjë për vendin!”.

Cruz u përgjigj “jo, ju nuk dini asgjë për vendin!”.

Steve Bannon, ish-strategu politik i Trump, argumentoi në podcastin e Carlson se lejimi i “deep state” për të shtyrë SHBA-në në një luftë me Iranin do të “hedhë në erë” koalicionin e mbështetësve të Trump.

“Nëse përfshihemi në këtë luftë, e cila në mënyrë të pashmangshme duket se do të ndodhë, ajo jo vetëm që do ta hedhë në erë koalicionin, por do të pengojë edhe gjënë më të rëndësishme, që është deportimi i ‘pushtuesve’ të paligjshëm të huaj që janë këtu”, tha ai.

Senatori i Kentucky-t, Mitch McConnell, tha se kishte “qenë një javë paksa e keqe për izolacionistët” në parti.

“Ajo që po ndodh këtu është se disa nga lëvizjet izolacioniste të udhëhequra nga Tucker Carlson dhe Steve Bannon janë të shqetësuara se mund të jemi duke i ndihmuar izraelitët të mposhtin iranianët”, tha McConnell për CNN.

Anëtarë të tjerë të luftës në parti po e nxisin Trumpin të synojë Iranin.

Senatori i Karolinës së Jugut, Lindsey Graham, tha se ishte në interesin e sigurisë kombëtare të SHBA-së të parandalonte Iranin nga pajisja me një bombë bërthamore.

Teherani pohon se programi i tij bërthamor është për qëllime paqësore dhe civile, siç është energjia.

“Presidenti Trump e kupton kërcënimin që ajatollah Khamenei paraqet për ne, jo vetëm për Izraelin, dhe se ai, në fund të fundit, do ta ndihmojë Izraelin të përfundojë punën”, tha Graham për ”Fox News”.

Zëvendëspresidenti JD Vance, duke kërkuar të kapërcejë përçarjen, tha në një postim në mediet sociale se Trump “mund të vendosë se duhet të ndërmarrë veprime të mëtejshme për t’i dhënë fund pasurimit iranian të uraniumit”.

“Ky vendim në fund të fundit i përket presidentit”, shtoi ai.

“Dhe sigurisht, njerëzit kanë të drejtë të shqetësohen për përfshirjen e huaj pas 25 viteve të fundit të politikës së jashtme idiote”, theksoi JD Vance.

Një sondazh i opinionit publik ditët e fundit tregon se votuesit e Trump do ta mbështesnin gjerësisht ndihmën e SHBA-së për Izraelin për të sulmuar Iranin.

Sondazhi i ”Gray House” zbuloi se 79% e të anketuarve do ta mbështesnin SHBA-në që t’i siguronte Izraelit armë sulmuese për të goditur objektivat ushtarake iraniane.

Rreth 89% ishin të shqetësuar se Irani do të siguronte bombën atomike.

Ndërsa bënte fushatë për Shtëpinë e Bardhë në shtator, Trump tha se “ne do ta rivendosim shpejt stabilitetin në Lindjen e Mesme. Dhe do ta kthejmë botën në paqe”.

Me konfliktin Iran-Izrael në tehun e thikës, pyetja nëse presidenti amerikan është izolacionist apo ndërhyrës mund të marrë përgjigje më shpejt sesa më vonë./  a.jor.

The post KOMENT – Dilema e Trumpit për Iranin ekspozon përçarjet e mëdha në rrethin e presidentit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Drejtuesit e BBC dhe Sky kritikojnë planet për të lejuar firmat e AI të përdorin materiale të mbrojtura me të drejta autoriale

5 June 2025 at 10:48

Drejtues të lartë nga BBC dhe Sky kanë ngritur shqetësime serioze ndaj një propozimi të qeverisë britanike që do të lejonte kompanitë teknologjike të përdorin përmbajtje të mbrojtur me të drejtë autori pa leje të drejtpërdrejtë nga krijuesit.

Ata paralajmëruan se kjo qasje rrezikon të dëmtojë thellësisht industrinë krijuese në Mbretërinë e Bashkuar.

Sipas tyre, sistemi i propozuar do t’i vendoste krijuesit, sidomos ata më të vegjël, në një pozitë të pafavorshme përballë gjigantëve të teknologjisë.

Ata kërkuan që përdorimi i përmbajtjeve për trajnimin e Inteligjencës Artificiale të bëhet vetëm me leje të posaçme dhe marrëveshje të qarta licencimi.

Qeveria është zotuar se do të zhvillojë konsultime me të gjitha palët e interesuara dhe se çdo ligj i ri do të ketë në bazë mbrojtjen e të drejtave të autorit dhe vlerësimin e ndikimit ekonomik.

Ministrja e Kulturës, Lisa Nandy, deklaroi se zëri i krijuesve është dëgjuar dhe se asnjë politikë nuk do të miratohet nëse dëmton sektorin krijues. /Telegrafi/

The post Drejtuesit e BBC dhe Sky kritikojnë planet për të lejuar firmat e AI të përdorin materiale të mbrojtura me të drejta autoriale appeared first on Telegrafi.

Trump urdhëron hetim mbi veprimet e Biden gjatë presidencës së tij

By: user7
5 June 2025 at 09:36

Donald Trump ka urdhëruar një hetim mbi veprimet e Joe Biden gjatë presidencës së tij, duke akuzuar ndihmësit për një “konspiracion” për të mashtruar publikun në lidhje me gjendjen mendore të ish-presidentit. Në këtë veprim të fundit për të diskredituar paraardhësin e tij, Trump sulmoi përdorimin nga ndihmësit e një autopen-i, një pajisje që replikon nënshkrimet që presidentët, përfshirë Trump-in, e kanë përdorur për dekada për të nënshkruar veprime ekzekutive.

“Ky komplot shënon një nga skandalet më të rrezikshme dhe shqetësuese në historinë amerikane”, tha Trump të mërkurën.

Biden e kritikoi veprimin e Trump si “qesharak”, duke thënë se pretendimet e tij synojnë të shpërqendrojnë amerikanët, ndërsa administrata e tij punon për të zgjeruar lehtësimet tatimore për të pasurit. Trump dhe aleatët e tij republikanë e kanë vënë prej kohësh në pikëpyetje mprehtësinë mendore të Bidenit dhe janë përpjekur të përmbysin disa nga faljet presidenciale dhe rregullat federale të lëshuara në fund të mandatit të tij në detyrë.

Një panel i udhëhequr nga republikanët në Dhomën e Përfaqësuesve ka kërkuar dëshmi nga disa prej ndihmësve më të ngushtë të Bidenit, përfshirë shefin e tij të parë të stafit, mbi “aftësitë e tij mendore dhe fizike” ndërsa ai drejtonte vendin. Në një deklaratë të mërkurën, Trump, 78 vjeç, tha se publiku amerikan ishte “mbrojtur qëllimisht nga zbulimi se kush e ushtronte pushtetin ekzekutiv”, ndërsa firma e Biden u përdor për të miratuar dokumente që Trump i përshkroi si “ndryshime radikale të politikave”.

Biden, tani 82 vjeç dhe që lufton me kancerin e avancuar të prostatës, i është kundërpërgjigjur Trumpit.

“Le të jem i qartë: Unë i mora vendimet gjatë presidencës sime. Unë mora vendimet në lidhje me faljet, urdhrat ekzekutivë, legjislacionin dhe shpalljet”, tha ai, shkruan BBC.

“Çdo sugjerim se nuk e kam bërë është qesharak dhe i rremë”, tha Biden në një deklaratë të mërkurën në mbrëmje.

Hetimet mbi kapacitetin mendor dhe fizik të Bidenit janë intensifikuar në javët e fundit, pasi një libër i ri akuzoi një rreth të ngushtë brenda administratës së mëparshme për mbulimin e “përkeqësimit të tij fizik” gjatë fushatës së tij të pafat për rizgjedhje vitin e kaluar.

“Original Sin”, shkruar nga Jake Tapper i CNN dhe Alex Thompson i Axios, pretendon se gjendja shëndetësore e Bidenit gjatë fushatës thuhej se ishte aq e keqe sa ndihmësit diskutuan t’i jepnin atij një karrige me rrota. Biden i dha fund papritur fushatës së tij për rizgjedhje korrikun e kaluar, pak pas disa javësh presioni pas performancës së tij katastrofike në debatin kundër Trump.

Disa demokratë, përfshirë ish-kryetaren e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, Nancy Pelosi, e kanë fajësuar publikisht Bidenin për mosdaljen nga gara më herët, gjë që do t’i kishte dhënë partisë së tij më shumë kohë për të emëruar një zëvendësim popullor. Në fillim të muajit të kaluar, Biden dha intervistën e tij të parë që nga largimi nga Shtëpia e Bardhë për BBC-në , duke pohuar se “nuk mendonte se do të kishte rëndësi” nëse do të ishte larguar nga gara më herët.

Menjëherë pas kësaj, ai njoftoi se është diagnostikuar me një formë “agresive” të kancerit të prostatës që i është përhapur në kocka, gjë që ka çuar në më shumë akuza nga Shtëpia e Bardhë e Trump se ata që janë më afër ish-presidentit, përfshirë gruan e tij Jill, do ta kishin ditur për gjendjen e tij më herët.

The post Trump urdhëron hetim mbi veprimet e Biden gjatë presidencës së tij appeared first on Lapsi.al.

Ndërron jetë ish-drejtuesi ekzekutiv dhe prezantuesi i BBC-së, Alan Yentob

By: Oldi
25 May 2025 at 16:22

Alan Yentob, një prej figurave më me ndikim në historinë e BBC-së dhe një prej zërave më krijues të televizionit britanik, ka ndërruar jetë në moshën 78-vjeçare. Lajmin e konfirmoi familja e tij përmes një deklarate të ndarë nga vetë BBC, duke bërë me dije se Yentob vdiq të shtunën. Në fjalët prekëse të gruas […]

The post Ndërron jetë ish-drejtuesi ekzekutiv dhe prezantuesi i BBC-së, Alan Yentob appeared first on BoldNews.al.

Rusia kryen sulmin më të egër me raketa nga nisja e luftës në Ukrainë

By: user 8
25 May 2025 at 14:48

Rusia intensifikon sulmet ndaj Ukrainës me numrin më të lartë të dronëve dhe raketave të lëshuara në një natë. 

Të paktën 12 persona, përfshirë tre fëmijë, u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën, thanë zyrtarët ukrainas.

Sulmi ishte i dyti në shkallë të gjerë brenda 48 orëve, një ditë pasi kryeqyteti ukrainas, Kievi, pësoi një nga sulmet më të rënda që nga fillimi i pushtimit rus.

Sulmet gjatë natës së së shtunës vijnë ndërsa Rusia injoron thirrjet për armëpushim.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha në një deklaratë të dielën në mëngjes se forcat e emergjencës po punonin në më shumë se 30 qytete dhe fshatra pas një “sulmi masiv”. 

“Rusia po e zvarrit këtë luftë dhe vazhdon të vrasë çdo ditë,” tha ai.

“Bota mund të vazhdojë fundjavën, por lufta vazhdon, pavarësisht nëse është fundjavë apo ditë jave. Kjo nuk mund të injorohet.” 

Ukraina po u bën sërish thirrje aleatëve të saj që të ushtrojnë më shumë presion ndaj Moskës për të përfshirë një armëpushim.

“Pa një presion realisht të fortë mbi udhëheqjen ruse, kjo mizori nuk mund të ndalet,” shtoi ai, duke bërë thirrje për sanksione të reja.

Zelensky tha se “heshtja e Amerikës vetëm do ta inkurajojë Putinin”, një përpjekje e dukshme për të ushtruar presion ndaj presidentit amerikan Donald Trump, i cili ka deklaruar se lideri rus është i interesuar të përfundojë luftën.

Putin nisi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës në shkurt 2022 dhe Moska aktualisht kontrollon rreth 20% të territorit ukrainas, përfshirë gadishullin e Krimesë, i aneksuar nga Rusia në vitin 2014.

Numri më i lartë i dronëve dhe raketave deri më tani

Në aspektin e numrit të dronëve dhe raketave të lëshuara, nata e së shtunës ishte më intensivja deri më sot.

Rusia jo vetëm që është në gjendje t’i prodhojë më shpejt, por ato gjithashtu po përmirësohen. Dronët Shahed tani mbajnë më shumë eksploziv dhe teknologji të përmirësuar për të shmangur zbulimin.

Forcat Ajrore të Ukrainës thanë se që nga ora 20:40 e së shtunës, Rusia kishte kryer sulme me 367 raketa të tipeve të ndryshme, UAV dhe dronë.

Forcat ajrore thanë se kishin rrëzuar mbi 200 raketa, me shumicën e rajoneve të Ukrainës të prekura dhe goditje të regjistruara në 22 zona.

Viktima u raportuan në disa rajone.

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se kishte shkaktuar dëme në objektiva përfshirë pista ushtarake, depo municionesh dhe stacione të luftës elektronike, duke pretenduar dëme në 142 zona.

Sipas ministrit të Punëve të Brendshme të Ukrainës, Ihor Klymenko, u sulmuan 13 rajone, me më shumë se 70 të plagosur, 80 ndërtesa banimi të dëmtuara dhe 27 zjarre të regjistruara.

Ai e quajti një “sulm të përzier dhe të pamëshirshëm të synuar ndaj civilëve”. 

Nga 12 personat e vrarë, tre ishin fëmijë të moshave 8, 12 dhe 17 në rajonin e Zhytomyr, sipas shërbimit shtetëror të emergjencave të Ukrainës (DSNS).

Klymenko tha se ata ishin nga e njëjta familje dhe prindërit e tyre ndodheshin në spital.

Në rajonin e Kievit, katër persona u vranë dhe 16 u plagosën, përfshirë tre fëmijë, sipas DSNS.

Në Kiev, zyrtarët lokalë raportuan 11 të plagosur, disa zjarre dhe dëmtime në ndërtesa banimi, përfshirë një konvikt.

Qindra njerëz shkuan në stacionet e metrosë për strehim. Zhurma e dronëve mbushte ajrin, ndërsa shpërthime të mbrojtjes ajrore apo goditje direkte ndiheshin herë pas here.

Një koleg i BBC shkroi se një pallat ishte shkatërruar, vetëm pesë minuta me makinë nga shtëpia e tij.

Sulmet ndodhën ndërsa kryeqyteti po festonte festën vjetore të Ditës së Kievit.

Dronë edhe mbi Rusi

Në Rusi, ministria e mbrojtjes tha se 110 dronë ukrainas ishin shkatërruar dhe kapur në 12 rajone ruse dhe mbi gadishullin e Krimesë mes mesnatës dhe orës 07:00 lokale.

Kryetari i bashkisë së Moskës, Sergei Sobyanin, raportoi se 12 dronë që po i afroheshin kryeqytetit ishin rrëzuar.

Ai shtoi se ekipet e emergjencës ishin vendosur për të vlerësuar dëmet nga mbetjet e dronëve.

Në rajonin e Tulës, në jug të Moskës, mbetjet e një droni ranë në oborrin e një pallati banimi, duke thyer dritaret në disa apartamente, tha guvernatori lokal Dmitriy Milyaev.

Askush nuk u lëndua, shtoi ai.

Shkëmbimi më i madh i të burgosurve

E diela është gjithashtu dita e tretë dhe e fundit e një shkëmbimi të madh të të burgosurve mes dy palëve, por pas kësaj fundjave, shpresat për bashkëpunim të mëtejshëm janë edhe më të pakta.

Të premten, Ukraina dhe Rusia dorëzuan secila nga 390 ushtarë dhe civilë në shkëmbimin më të madh që nga fillimi i agresionit rus.

Të shtunën, Zelensky njoftoi se 307 të burgosur ukrainas ishin kthyer në shtëpi.

Dhe të dielën, të dy palët konfirmuan se 303 ushtarë të secilës palë ishin kthyer në vendet e tyre, duke e çuar totalin për tre ditët në 1,000 të burgosur për secilën palë.

Ky shkëmbim pason bisedimet e para ballë për ballë mes dy palëve në tre vjet, të cilat u zhvilluan në Turqi.

Më herët këtë javë, Trump dhe Putin zhvilluan një telefonatë dy-orëshe për të diskutuar një marrëveshje armëpushimi të propozuar nga SHBA.

Trump tha se telefonata kishte shkuar “shumë mirë” dhe shtoi se Rusia dhe Ukraina do të nisin menjëherë negociatat për armëpushim dhe fundin e luftës.

Megjithatë, Putin ka deklaruar vetëm se Rusia do të punojë me Ukrainën për të hartuar një ‘memorandum’ për një ‘paqë të mundshme në të ardhmen’, dhe nuk ka pranuar një armëpushim 30-ditor. 

BBC, përshtati në shqip ©LAPSI.AL 

The post Rusia kryen sulmin më të egër me raketa nga nisja e luftës në Ukrainë appeared first on Lapsi.al.

Momenti i shpërthimit të nëndetëses ‘Titan’, BBC zbulon videon tronditëse

By: gaze tare
23 May 2025 at 09:33

Videoja e parë e momentit të shpërthimit të nëndetëses Titan, që i mori jetën pesë personave gjatë një zhytjeje fatale drejt rrënojave të Titanikut në qershor 2023, është publikuar nga BBC. Pamjet tronditëse, të kapura nga anija mbështetëse e ekspeditës, tregojnë momentin kur ndodhi dështimi katastrofik i nëndetëses së kompanisë OceanGate.

Në videon e publikuar nga BBC shfaqet Wendy Rush, gruaja e CEO-së së ndjerë të OceanGate, Stockton Rush duke monitoruar komunikimet me nëndetësen. Një zhurmë e thellë metalike, e papritur dhe alarmante, dëgjohet në sfond. E befasuar dhe e frikësuar, Wendy ngrin për një moment dhe pyet:

“Çfarë ishte ajo zhurmë?”

Menjëherë pas kësaj, ekipi merr një mesazh nga nëndetësja që thotë: “hodhi dy pesha” një sinjal i zakonshëm për kontrollin e zhytjes, por që fatkeqësisht ishte mesazhi i fundit i Titanit.

Kliko KETU per videon

Pamjet janë pjesë e një dokumentari të ri të BBC-së, i cili hedh dritë mbi rrethanat e tragjedisë dhe gabimet teknike që i paraprinë saj. Dokumentari zbulon se trupi prej fibre karboni i nëndetëses kishte shfaqur shenja dëmtimi që në vitin 2022, një vit përpara fatkeqësisë.

Sipas hetimeve të Rojës Bregdetare të SHBA-së (USCG), dëmtimet e strukturës së anijes kishin nisur gjatë zhytjes së 80-të. “Delaminimi në zhytjen 80 ishte fillimi i fundit,” tha toger komandantja Katie Williams nga USCG, duke shtuar se pas kësaj, çdo udhëtim me Titanin ishte një rrezik i madh.

Mbetjet e nëndetëses u gjetën më vonë në fundin e Oqeanit Atlantik, bashkë me objekte personale si rroba, karta biznesi dhe afishe. Autoritetet konfirmuan se midis mbetjeve u identifikuan edhe “mace të supozuara njerëzore”, të përputhshme me viktimat: CEO Stockton Rush, eksploruesi britanik Hamish Harding, eksperti francez i Titanikut Paul-Henri Nargeolet, dhe biznesmeni Shahzada Dawood me djalin e tij Suleman.

The post Momenti i shpërthimit të nëndetëses ‘Titan’, BBC zbulon videon tronditëse appeared first on iconstyle.al.

❌
❌