Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Lezha fitohet nga demokratët me një grusht votash, tension deri në përplasje fizike për votën e fundit të Diasporës

17 May 2025 at 20:25

Tension i lartë tek Parku Olimpik teksa po numërohen votat e Diasporës.

Kjo pasi, qarku i Lezhës është ndarë me një grusht votash midis dy partive të mëdha, duke shkuar në foto-finish.

Kjo duket se ndezi gjakrat dhe pas debatit të mëhershëm mes përfaqësuesve të PD, Jorida Tabaku e Gjin Gjoni me kryekomisionerin Ilirjan Celibashi për 50 vota që pretendohej prej tyre se dolën tepër në kutitë e fundit, pati edhe tone të ngritura mes përfaqësuesve të dy partive.

Në një moment, ka qenë drejtuesi i PS për Diasporën, Taulant Balla, i cili ka kontestuar një fletë votimi në stendën e qarkut Lezhë, çka ka ndezur reagimin e demokratëve në sallë, duke shkaktuar tension deri në kufijtë e përplasjes fizike.

Në fund ishin të djathtët ata që gëzuan, teksa numërimi i fletëve të fundit të Diasporës u prit me duartrokitje nga ligjvënësit dhe vëzhguesit e PD në sallë.

Gjithsesi PD heziton të festojë plotësisht, edhe pse numrat paraprakë ia sigurojnë mandatin e katërt në këtë qark./A2 CNN

 

The post Lezha fitohet nga demokratët me një grusht votash, tension deri në përplasje fizike për votën e fundit të Diasporës appeared first on Telegrafi.

Tensione në Parkun Olimpik për Lezhën, Manja përplaset me Gjonin dhe Këlliçin

By: user 11
17 May 2025 at 15:54

Prej mëngjesit të sotëm ka rinisur procesi i numërimit të votave të diasporës dhe janë regjistruar disa momente tensioni në ambientet e Parkut Olimpik. Një përplasje ka ndodhur mes drejtuesit të Lezhës për Partinë Socialiste, Ulsi Manja me Gjin Gjonin dhe Belind Këlliçin nga Partia Demokratike. Manja i thotë Gjonit ‘se ka e falur njëherë kur ka shkuar në shtëpinë e Besnik Dervishit’, referuar Komisioneri për të Drejtën e Informimit, i cili më parë ka mbuluar detyra në sistemin e drejtësisë.

“Harmoninë dhe paqen në Lezhë se prish dot ti nga Tirana. Dakord. Secili në shtëpi të vetë. Të kam fal njëherë kur shkove në shtëpi te Besnik Dervishi,” tha Manja.

The post Tensione në Parkun Olimpik për Lezhën, Manja përplaset me Gjonin dhe Këlliçin appeared first on Lapsi.al.

Tensione te ‘Parku Olimpik’ për votat, Manja përplaset me Gjonin: Të kam fal njëherë…

17 May 2025 at 14:50

Momente tensioni janë regjistruar në ambientet e Parkut Olimpik aty ku prej mëngjesit të sotëm ka nisur numërimi i votave të shqiptarëve që jetojnë e punojnë në Greqi. Nuk dihen arsyet e tensioneve, por bëhet fjalë për një debat verbal mes dy përfaqësuesve politikë që vijnë nga radhët e sistemit të drejtësisë, Ulsi Manjës nga PS-ja dhe Gjin Gjonit nga radhët e PD-së.

Manja dëgjohet duke iu drejtuar Gjonit me fjalët: “Të kam falur një herë”

Rinumërimi i një kutie të votave të diasporës për Qarkun e Lezhës u shoqërua me tensione në ambientet e Parkut Olimpik edhe kur kreu i KQZ, Ilirian Celibashi po zhvillonte një komunikm me mediat. ShKak i rinumërimit ishte pretendimi i Partisë Demokratike për tre vota.Sipas demokratëve, votat nuk ishin reflektuar në procesverbalin e kutisë.

The post Tensione te ‘Parku Olimpik’ për votat, Manja përplaset me Gjonin: Të kam fal njëherë… appeared first on Sot News | Lajme.

Gjoni: Kaluan çdo lloj parashikimi! Rama bleu votat në çdo zonë

By: Oldi
14 May 2025 at 17:40

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike në qarkun e Lezhës, Gjin Gjoni tha se manipulimi i zgjedhjeve nga Rama, ka kaluar çdo lloj parashikimi. Madje, sipas tij ka kaluar edhe parashikimet e vetë kreut të qeverisë. Më tej, problematike dhe fenomen mjaft i përhapur edhe në Lezhë thotë Gjoni, është shit-blerja e votës, apo intimidimi […]

The post Gjoni: Kaluan çdo lloj parashikimi! Rama bleu votat në çdo zonë appeared first on BoldNews.al.

Rezultati i 11 majit/ Kryebashkiaku Ndreu reagon ndaj deklaratës së kandidatiti të PD-së Gjoni: Erdhët si të fortë po..

14 May 2025 at 11:46

Lidhur me një deklaratë të bërë më herët nga kandidati për deputet i Partisë Demokratike në këtë qark, Gjin Gjoni, ka reaguat Kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu. Në një prononcim për mediat, Gjoni i bëri thirrje Prokurorisë së Posaçme që të hetojë pasi në qarkun ku dhe ai kandidoi u shitën votat deri në 500 euro.

Reagimi i Kryebashkiakut, Ndreu:

“Po shoh se keta “te paditurit “elektorale” ne Lezhe qe erdhen si “trima” e dalin si lepuj, se ju paskemi blere voten deri ne 500 euro!
Po ne Laç e ne Mirdite pse nuk e bleme, apo pertuam?! Po ne diaspore si shpjegohet qe ecen ne te njejtin trend fitorja? Pastaj ju sikur do i mbronit me ato skuadrat e famshme?! Ju ishit shpresa e madhe! Si ju vodhen e ju blene ne sy tuaj qe ishit aq te organizuar?! Ku ju shkoj trimeria aman? Pse nuk thu se nuk kishit takat me marre vota as aty ku lindet! 4 nga 5 kandidate qe ishit te PD nga Lezha, humbet ne qendrat tuaja te votimit ku lindet apo ku banoni! Ju paskan shitur fshati atëherë.

Vec kaq mjafton mos me tregu brockulla ne publik! U bete gazi botes! Na blene, na i vodhen! Por do e shkarkoni diku paaftesine, paditurine, sforcon per tu tregu trima pa qene, renien ne batakun e ndotur te militanteve qe cdo thagme qe e thonin ne raki, ju ne padituri totale e benit hit, denoncimet e njepasnjeshme, si te vetmen shprese me godit drejtues fushate nga PS, pa asnje argument, shpifjet, pergojimet, aludimet prej llafazani, shfaqjet e gangsterizmave, dhe presionet qe ju bete njerezve direkt!
Taktika juaj e qurravitjes dhe e akuzave pa baza nuk eshte argument! Lezha ka nevoje per zhvillim, projekte e jo per demonstrime force e sejmene qe vec mbajne ca militante me shprese! Per sa kohe te silleni keshtu poshte e me poshte do shkoni! Me pelqen menyra juaj sepse na sherben! Shihemi pas 2 vitesh ne nje tjeter gare ku do mekeni me rende se sot”. 

The post Rezultati i 11 majit/ Kryebashkiaku Ndreu reagon ndaj deklaratës së kandidatiti të PD-së Gjoni: Erdhët si të fortë po.. appeared first on Sot News | Lajme.

Policia e Lezhës dërgon në prokurori kandidatin e PD-ASHM, Gjin Gjoni

TIRANË, 10 maj /ATSH/ Policia e Lezhës ka referuar në Prokurori kandidatin e koalicionit Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore, pasi është denoncuar nga një qytetar.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë njoftoi sot se specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë kanë kryer veprimet hetimore procedurale dhe referuar materialet hetimore në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës Parë Lezhë,
në ngarkim të shtetasit Gj. Gj. 55 vjeç, banues në Lezhë ( kandidat për deputet i subjektit politik “Partia Demokratike”, pasi ndaj tij është bërë kallëzim nga shtetasi V. K., 66 vjeç, banues në Lezhë, se i ka shkuar te banesa duke i kërkuar votën.

/a.f/

The post Policia e Lezhës dërgon në prokurori kandidatin e PD-ASHM, Gjin Gjoni appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

U denoncua nga një qytetar se i kërkoi votën në derën e shtëpisë, Policia çon në Prokurori Gjin Gjonin

By: Ela
10 May 2025 at 15:31

Një kallëzim është bërë për kandidatin e PD në Lezhë, Gjin Gjoni. Sipas Policisë, ndaj Gjin Gjonit është bërë kallëzim nga një shtetas, banues në Lezhë, se i ka shkuar te banesa duke i kërkuar votën. Policia ka kryer veprimet hetimore procedurale dhe referuar materialet hetimore në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës Parë Lezhë. “Specialistët për […]

The post U denoncua nga një qytetar se i kërkoi votën në derën e shtëpisë, Policia çon në Prokurori Gjin Gjonin appeared first on BoldNews.al.

Gjin Gjoni: PS mban njerëz të armatosur, SPAK t’i përgjojë

By: redi
6 May 2025 at 19:44

Kandidati i PD-së në qarkun e Lezhës, Gjin Gjoni akuzon zyrtarë të Partisë Socialiste, duke thënë se po përpiqen me të gjitha mjetet për të intimiduar votuesit apo edhe për të blerë vota për zgjedhjet e 11 majit. Në lidhje me incidentin ku u përfshinë nënkryetari i Bashkisë së Lezhës, kreu i OSHEE, ai dhe kandidati Ndreca, Gjoni u shpreh se me ta në makinë ishte dhe një personazh me precedentë të…

Source

Policia zbardh detajet/ Procedohet kandidati i PD në Lezhë, Gjin Gjoni

6 May 2025 at 11:17

Është proceduar për veprën penale “Shpifja”, në gjendje të lirë kandidati i PD, Gjin Gjoni. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Shpifja”, për shtetasin Gj. Gj., 55 vjeç, banues në Lezhë, kandidat për deputet i subjektit politik “Partia Demokratike”.

Pasi kanë kallëzuar shtetasit D. P., E. L., E. S., P. Gj. dhe R. N. (përfaqësues dhe simpatizantë të subjektit politik “Partia Socialiste”), se 55-vjeçari ka publikuar në rrjetin social “Facebook”, një postim, nëpërmjet të cilit shpif se 5 shtetasit janë të implikuar në blerje votash dhe intimidim zgjedhësish.

The post Policia zbardh detajet/ Procedohet kandidati i PD në Lezhë, Gjin Gjoni appeared first on Sot News | Lajme.

Procedohet penalisht kandidati i PD në Lezhë, Gjin Gjoni

By: Ela
6 May 2025 at 11:20

Policia e Lezhës ka nisur një procedim penal në gjendje të lirë ndaj Gjin Gjonit, kandidat për deputet i Partisë Demokratike në qarkun e Lezhës. Procedimi nisi pas një kallëzimi të bërë nga disa mbështetës të Partisë Socialiste. Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, Gjoni akuzohet për veprën penale të “shpifjes”, pasi ka publikuar në rrjetin […]

The post Procedohet penalisht kandidati i PD në Lezhë, Gjin Gjoni appeared first on BoldNews.al.

Procedohet penalisht Gjin Gjoni, kandidati i PD-së në Lezhë

By: fra nc
6 May 2025 at 11:16

Policia e Lezhës ka nisur një procedim penal në gjendje të lirë ndaj Gjin Gjonit, kandidat për deputet i Partisë Demokratike në qarkun e Lezhës.

Procedimi nisi pas një kallëzimi të bërë nga disa mbështetës të Partisë Socialiste.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, Gjoni akuzohet për veprën penale të “shpifjes”, pasi ka publikuar në rrjetin social Facebook identitetet e pesë shtetasve, të cilët i akuzon publikisht për blerje votash dhe intimidim të zgjedhësve.

Personat që paraqitën kallëzimin janë shtetasit D. P., E. L., E. S., P. Gj. dhe R. N., të gjithë përfaqësues apo simpatizantë të Partisë Socialiste, të cilët pretenduan se postimi i Gjonit ka cënuar integritetin e tyre dhe është i pavërtetë.

Materialet në ngarkim të Gjonit u referuan në prokurori për veprime të mëtejshme.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Shpifja”, për shtetasin Gj. Gj., 55 vjeç, banues në Lezhë, kandidat për deputet i subjektit politik “Partia Demokratike”, pasi kanë kallëzuar shtetasit D. P., E. L., E. S., P. Gj. dhe R. N. (përfaqësues dhe simpatizantë të subjektit politik “Partia Socialiste”), se 55-vjeçari ka publikuar në rrjetin social “Facebook”, një postim, nëpërmjet të cilit shpif se 5 shtetasit janë të implikuar në blerje votash dhe intimidim zgjedhësish”, njofton policia.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Procedohet penalisht Gjin Gjoni, kandidati i PD-së në Lezhë appeared first on Euronews Albania.

”Luftë mes kandidatëve në listë të hapur”, Gjin Gjoni: PS po tenton të blejë qytetarët në Lezhë

By: redi
5 May 2025 at 18:01

Kandidati për deputet i PD-së në qarkun e Lezhës, Gjin Gjoni thotë se PD do të jetë pa dyshim fituese. Në një konferencë për media, ai akuzoi drejtuesit lokalë të PS-së se nën presionin e kryeministrit, po përpiqen të ndryshojnë rezultatin në Lezhë. Sipas Gjonit, informacione të përditshme vijnë nga qytetarët dhe zyrat elektorale që dëshmojnë për përfshirjen e strukturave të PS në tentativa për…

Source

U denoncua nga kryetari i PS në Lezhë, reagon Gjin Gjoni: Nuk kishte armë, thjesht po mbrojmë votën

By: M C
5 May 2025 at 18:03

Kandidati i listës së hapur të Partisë Demokratike në Qarkun e Lezhës, Gjin Gjoni, ka reaguar ndaj akuzave të bëra nga kryesocialisti dhe kandidati për deputet, Ermal Pacaj, lidhur me një incident të ndodhur një mbrëmjen e djeshme në Dajç.

Gjoni ka mohuar kategorikisht çdo përfshirje në ndonjë situatë me armë, duke sqaruar se ngjarja ka ndodhur jashtë automjetit dhe se nuk ka patur asnjë armë në posedim.

Sipas tij, makina e tij ishte ndjekur që nga fshati Mabë deri në Dajç, dhe të gjitha automjetet e përfshira, si dhe personat në to, janë të identifikueshëm.

Ai ka shtuar se gjithçka lidhet me përpjekjet për të mbrojtur integritetin e votës, duke theksuar se në terren janë organizuar grupe vullnetarësh që po monitorojnë procesin zgjedhor, pas informacioneve të përsëritura për përpjekje për blerje votash.

“Nuk po bëjmë fushatë me akuza, por po mbledhim prova,” u shpreh Gjoni, duke nënvizuar se, si ish-pjesë e sistemit të drejtësisë, ka bindjen se çdo shqetësim duhet hetuar.

Ai i bëri thirrje Prokurorisë dhe SPAK-ut që të ndërhyjnë pa vonesë dhe të hetojnë çdo veprim që cenon zgjedhjet e lira dhe të ndershme.

The post U denoncua nga kryetari i PS në Lezhë, reagon Gjin Gjoni: Nuk kishte armë, thjesht po mbrojmë votën appeared first on Albeu.com.

“Çmendet” Gjini, ndjek me makinë/ PS denoncon dhunën në Lezhë të grupeve të PD

By: xhir jeta
5 May 2025 at 15:10

Në Lezhë përplasjet mes forcave politike kanë kaluar përtej akuzave elektorale. Kandidati i Partisë Socialiste, Ermal Paci, ka dorëzuar një kallëzim në Policinë e Lezhës duke pretenduar se persona të lidhur me Partinë Demokratike kanë kryer kërcënime me armë ndaj përfaqësuesve të PS-së në zonë.

“Persona të armatosur janë paraqitur në pronën e babait të kandidates sonë, duke bërë kërcënime serioze dhe duke kercenuar me pengmarrje. Kemi depozituar kallëzim dhe presim që institucionet të veprojnë menjëherë”

Policia e Lezhes ka shpallur në kërkim Xhejson Seferajn dhe Ilirjan Gjokën pas depozitimit të kallëzimit nga kandidati I PS-së në Lezhë të cilët akuzohen për kanosje ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje dhe armëmbajtje pa leje.

Por tensionet janë shtuar edhe më tej, pas publikimit të një videoje nga kandidati i koalicionit opozitar, Gjin Gjoni.

Në këtë video të publikuar nga Gjin Gjoni, dëgjohet vetëm gjuha e rëndë dhe ofendimet, por sipas kandidatit të Partisë Demokratike, vetëm kështu mbrohet vota e lirë.

“Grupet për mbrojtjen e votës në ndjekje të njerëzve që dalin natën për qëllime të mbrapshta elektorale. Ne jemi kudo. Do tiu ndjekim këmba-këmbes”

“Çdo natë militantë të PD qarkullojnë orëve të vona, pa arsye, për të gjurmuar duke krijuar alibinë e tyre të humbjes për zgjedhjet e 11 majit. Është depozituar kallëzimi”

Policia e Lezhës ka nisur verifikimet pas kallëzimit të depozituar nga PS./abcnews.al

“Lëri këto përralla trimërie”, Gjoni dhe Ndreu “përplasen” në Lezhë: Nuk fiton me thashetheme e autobusë nga Puka

2 May 2025 at 18:33

Situata politike në vend po bëhet edhe “më e nxehtë” me afrimin e 11 Majit dhe një ndër qarqet që po “zien” është ai i Lezhës, ku kandidati demokrat Gjin Gjoni dhe kryebashkiaku socialist, Pjerin Ndreu kanë hedhur akuza në drejtim të njëri-tjetrit në rrjetet sociale.

Gjoni etiketon drejtpërdrejt Pjeriun Ndreun dhe ashpërson gjuhën, kur thotë se çdo tentativë për të devijuar vullnetin e zgjedhësve do të ketë përballë atë dhe gjithë demokratët e Lezhës.

“Unë nuk kandidoj për interesa personale apo për mandat. Po luftoj për fitoren e Partisë Demokratike dhe për ndryshimin që qytetarët e Lezhës e meritojnë. As ti Pjerin, as mërcenarët tuaj nuk do ta ndalin këtë fitore”, shkruan ndër të tjera Gjin Gjoni.

Kandidati demokrat thotë se asnjë tentativë apo makinacion i levave të pushtetit nuk do mund ta ndalojë fitoren e thellë të PD në Lezhë.

“Nuk mund të fshihesh më pas retorikës boshe: ke larguar nga puna qindra qytetarë vetëm pse ishin mbështetës të Partisë Demokratike. Institucionet i keni fryrë me punësime klienteliste për qëllime elektorale, e din e gjithë Lezha, por më 11 maj qytetarët do të flasin me votë”, vijon Gjoni.

I menjëhershëm ka qenë dhe reagimi i Pjerin Ndreut, i cili i thotë Gjin Gjonit se askush në Lezhë nuk ka nevojë të bëjë presione apo shantazhe, sepse lezhjanët e kanë zgjedhur vetë se kujt do t’ia besojnë votën.

“Ruaj qetësinë, miku im, se fryrjet e tua publike nuk sjellin vota e as nuk intimidojnë njeri – veç të identifikojnë si të paditur elektoral! Le më të trembi njeri! Më 12 ruaj këto, se e keni zakon, e ti s’del dot nga gjitizi i thashethemeve dhe i një partie rrangallë që ti s’e ngre dot në këmbë”, shkruan kryebashkiaku i Lezhës.

Pjerin Ndreu i thotë kundërshtarit opozitar se nëse do të jetë i zoti, mund të fitojë dhe të marrë rezultatin e dëshiruar në qark, por këtë nuk do ta ketë dot të mundur sepse Partia Demokratike nuk ka alternativë, por ka rënë në batakun e alibive të pabaza.

“Kënaq vetëm ca militantë që të kanë futur në këto hulli, ku do të ftillohesh veç më 12 të mesditës! Ajo puna e grave të Balldrenit dhe autobusëve të Pukës janë “perla” që të shpërfytyrojnë si kandidat në sytë e elektoratit”, vijon ai

The post “Lëri këto përralla trimërie”, Gjoni dhe Ndreu “përplasen” në Lezhë: Nuk fiton me thashetheme e autobusë nga Puka appeared first on Sot News | Lajme.

Zgjedhjet në Lezhë: Mes zhgënjimit, presionit dhe llogarive pragmatike

30 April 2025 at 08:22

Pasi i ngjitesh një të përpjete të thiktë në kodrën e lagjes “Gurra” mbi Lezhë, e para dhe e vetmja shenjë e fushatës është një zyrë elektorale e kandidatit të Partisë Demokratike, ish-gjyqtarit Gjin Gjoni. Por dyert janë të kyçuara dhe nuk duket se dikush qëndron aty. Pak metra më poshtë, edhe zyra e Partisë […]

The post Zgjedhjet në Lezhë: Mes zhgënjimit, presionit dhe llogarive pragmatike appeared first on Reporter.al.

PD mbyll primaret, fitojnë drejtuesit lokalë dhe deputetët

3 March 2025 at 15:22

Partia Demokratike në opozitë përmbylli të hënën procesin e “Primareve”, një votim për renditjen e kandidatëve për deputetë me vota nga anëtarësia. Në një njoftim për shtyp, PD tha se në primare morën pjesë rreth 51 mijë anëtarë. Ndërkohë, rezultatet e tre qendrave të votimit, dy në Tiranë dhe një në Vlorë, u shpallën të […]

The post PD mbyll primaret, fitojnë drejtuesit lokalë dhe deputetët appeared first on Reporter.al.

Sulmohet me eksploziv zyra e noterit Fran Gjoni në Lezhë

26 February 2025 at 13:20

Zyra e noterit Fran Gjoni, vëlla i ish-gjyqtarit Gjin Gjoni tani kryetar i Partisë Demokratike në Lezhë u sulmua me eksploziv mëngjesin e të mërkurës.  Ngjarja ndodhi rreth orës 4:00 të mëngjesit, në qendër të qytetit pranë sheshit “Gjergj Kastrioti”, por fatmirësisht nuk pati persona të lënduar dhe policia njoftoi se kishte regjistruar vetëm dëme […]

The post Sulmohet me eksploziv zyra e noterit Fran Gjoni në Lezhë appeared first on Reporter.al.

Shpërthim në një zyrë noterie në Lezhë, në pronësi të vëllait të ish gjyqtarit Gjin Gjoni. Kandidat në primaret e PD

By: Xhen Sila
26 February 2025 at 07:06

Një sasi lënde plasëse i është vendosur zyrës noteriale të noterit Fran Gjoni, e cila ndodhet pranë sheshit “Gjergj Kastrioti” në qendër të qytetit të Lezhës.

Nga shpërthim janë shkaktuar dëme të vogla materiale, ndërsa referuar pamjeve të kamerave të sigurisë, kanë qenë dy persona të cilët kanë vendosur lëndën plasëse dhe janë larguar.

Fran Gjoni është vëllai i ish gjyqtarit Gjin Gjoni, i cili prej një viti është bërë pjesë e politikës si kryetar i Partisë Demokratike në Lezhë dhe kandidat për primare për të qenë deputet./abcews.al

 

❌
❌