Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Osmani merr letër nga presidenti Trump: Do t’i avancojmë qëllimet tona të përbashkëta

PRISHTINË, 5 gusht /ATSH/ Presidentja Vjosa Osmani ka marrë një letër nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, në të cilën ai e falënderon për përkushtimin dhe miqësinë ndaj Shteteve të Bashkuara, lidershipin e guximshëm dhe shpreh dëshirën për të thelluar bashkëpunimin në vitet që vijnë.

Sipas një njoftimi të Presidencës, në letër, Presidenti amerikan shkruan se vendimi për të pranuar shtetas nga shtete të tjera tregon gatishmërinë e fortë të Kosovës për të bashkëpunuar me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke shtuar se lidershipi në këtë çështje tregon fuqinë dhe dhembshurinë e popullit të Kosovës.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kosova ndajnë një lidhje të thellë, të bazuar në respektin e ndërsjellë, vlera të përbashkëta demokratike dhe një vizion për një të ardhme paqësore dhe prosperuese. Përkushtimi juaj për forcimin e kësaj lidhjeje nuk ka kaluar pa u vërejtur, dhe jam i bindur se së bashku do të vazhdojmë të avancojmë qëllimet tona të përbashkëta,” ka theksuar Presidenti Trump në letrën e tij.

Duke e falënderuar Presidenten për angazhimin e saj në forcimin e partneritetit me SHBA-të, Presidenti Trump gjithashtu shprehet: “Ju falënderoj sërish për lidershipin tuaj të guximshëm dhe për faktin që qëndroni si një mike e vërtetë e Shteteve të Bashkuara. Mezi pres të punojmë së bashku me ju në vitet që vijnë.”

Në fund të letrës, Presidenti Trump i dërgon Presidentes Osmani edhe urimet më të mira nga Zonja e Parë e SHBA-ve, Melania Trump.

/KosovaPress/

The post Osmani merr letër nga presidenti Trump: Do t’i avancojmë qëllimet tona të përbashkëta appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani merr letër nga Donald Trump

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka marrë ditën e sotme një letër nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, në të cilën ai e falënderon për përkushtimin dhe miqësinë ndaj Shteteve të Bashkuara dhe shpreh dëshirën për të thelluar bashkëpunimin në vitet që vijnë. Në letër, presidenti amerikan shkruan se vendimi për […]

The post Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani merr letër nga Donald Trump appeared first on BoldNews.al.

Berisha: Reagimi i ministrit të Jashtëm fakton se shqiptarët u përballën me një farsë elektorale

TIRANË, 5 gusht /ATSH/ Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha reagoi sot në një konferencë për shtyp mbi letrën që ministri i Punëve të Jashtme i ka drejtuar institucioneve ndërkombëtare të përfshira në vëzhgimin e zgjedhjeve të 11 Majit 2025 në Shqipëri.

Berisha theksoi se ministri i Jashtëm reagoi dje në mënyrën më të papërgjegjshme.

“Për çdo qytetar shqiptar, unë shtroj pyetjen: një letër misioneve vëzhguese ndërkombëtare vetëm një orë pas publikimit të raportit të tyre, a mund t’i dërgonte ministri i Jashtëm i vendit?

Një letër atyre misioneve mund t’u dërgonte opozita, por kurrë dhe në asnjë radhë ministri i Jashtëm nuk bëhej dot palë me PS-në, veçse duke dëshmuar atë që kanë shkruar misionet e vëzhgimit se në Shqipëri partia dhe shteti ishin një dhe për rrjedhojë nuk mund të ketë zgjedhje por veçse farsë”, tha Berisha.

Pra, theksoi kreu i PD, “letra e ministrit dhe reagimi i tij mbrapa, fakton edhe njëherë se shqiptarët u përballën me një farsë elektorale”.

Berisha akuzoi gjithashtu edhe kreun e SPAK, Altin Dumanin si avokat të këtij krimi të shëmtuar.

“Ministri vetë, është bashkë me Dumanin, një avokat i këtij krimi të shëmtuar. Unë dënoj me forcën më të madhe këtë deklaratë, reagimin e tij”, tha Berisha.

“Keni parasysh sot se deputeti Asllan Dogjani është në ndjekje absolutisht pa asnjë shkak ligjor. Tani përpiqen, po merren me një problem të zgjedhjeve të vitit 2023 me aktivistin e PD, Shkëlqim Hoxha sepse disa paskan paguar disa bileta për të ardhur dhe votuar në Rrogozhinë. Pra, gjithçka bëhet për të mbuluar farsën”, u shpreh Berisha.

/gj.m//a.f/

 

 

The post Berisha: Reagimi i ministrit të Jashtëm fakton se shqiptarët u përballën me një farsë elektorale appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Bind Netanyahun të ndalë luftën”/ Mbi 600 ish-zyrtarë izraelitë i shkruajnë letër Trumpit

Rreth 600 ish-zyrtarë të lartë izraelitë të sigurisë, përfshirë ish-drejtues të Mossad-it, Shin Bet-it dhe IDF-së, i kanë dërguar një letër ish-presidentit amerikan Donald Trump, duke i kërkuar të ndërhyjë për të bindur kryeministrin Benjamin Netanyahu që të ndalë luftën në Gaza. Lajmi është publikuar nga “Jerusalem Post”. Këta ish-zyrtarë të lartë, së bashku me […]

The post “Bind Netanyahun të ndalë luftën”/ Mbi 600 ish-zyrtarë izraelitë i shkruajnë letër Trumpit appeared first on BoldNews.al.

BRUKSEL – Letra e 58 ish-ambasadorëve të BE-së: Ndalni mizoritë e Izraelit

BRUKSEL, 28 korrik /ATSH-ANSA/ – Merrni masa kundër Izraelit, thuhet në një letër të 58 ish-ambasadorëve të BE-së.

”Ne u tronditëm dhe u indinjuam nga masakra kundër izraelitëve të pafajshëm dhe marrja peng e 7 tetorit 2023”, shkruhet në letrën e 58 ish-ambasadorëve të BE-së drejtuar udhëheqjes së lartë të BE-së.

”Sot ne jemi dëshmitarë të spektaklit të tmerrshëm të Izraelit që kryen krime mizore çdo ditë kundër popullit palestinez”, theksohet në letrën e tyre.

”U bëjnë thirrje urgjente të gjithë udhëheqësve dhe qeverive të BE-së, veçanërisht atyre që i penguan ata të merrnin pjesë në Konferencën Evropiane të Punës (KE)”, theksojnë ata.

”BE duhet të ndërmarrë veprime kundër shkeljeve të rënda humanitare dhe të të drejtave të njeriut nga Izraeli”, shkruajnë ata në letrën drejtuar krerëve të BE-së./  /os/

The post BRUKSEL – Letra e 58 ish-ambasadorëve të BE-së: Ndalni mizoritë e Izraelit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

34 ish-ambasadorë i dërgojnë letër Giorgia Melonit: Njihni Shtetin e Palestinës!

34 ish-ambasadorë italianë i kanë drejtuar një letër publike kryeministres Giorgia Meloni, duke i kërkuar të njohë Shtetin e Palestinës dhe të ndërpresë çdo bashkëpunim ushtarak me Izraelin. Corriere Della Sera shkruan se firmëtarët janë figura të rëndësishme të diplomacisë italiane, si Pasquale Ferrara, Piero Benassi, Rocco Cangelosi, Ferdinando Nelli Feroci, Pasquale Quito Terracciano, Alberto […]

The post 34 ish-ambasadorë i dërgojnë letër Giorgia Melonit: Njihni Shtetin e Palestinës! appeared first on BoldNews.al.

Po rrezikohet siguria e pasagjerëve/ Punonjësit e “Air Albania” letër Ramës: Duam pagat

✇Albeu
By: V K

Duket se kriza ekonomike që ka mbëthyer kompaninë ajrore “Air Albania”, ka bërë që disa punonjë t’i drejtohen me një deklaratë publike kryeministrit Edi Rama, zëvendëskryeministres Belinda Balluku, si dhe institucioneve të tjera shtetërore, lidhur me një situatë të rënduar në kompaninë ku janë të punësuar.

Ata kanë raportuar shkelje të rënda ligjore, vonesa në paga, shkarkime të padrejta dhe cenim të rëndë të sigurisë së pasagjerëve.

Sipas tyre, situata është përkeqësuar pasi në krye të kompanisë është emëruar një drejtues i ri turk. Punonjësit janë shprehur se për gati një vit sigurimet shoqërore nuk janë paguar, ndërsa disa nga kolegët e tyre kanë marrë me vonesë 2-3 paga mujore.

“Siguria e pasagjerëve dhe e vetë punonjësve është cenuar rëndë. Presioni psikologjik, mungesa e pagave, mungesa e respektit për standardet operacionale kanë krijuar kushte që rrezikojnë jetën e qytetarëve”, thuhet në deklaratë.

Punonjësit i kanë bërë thirrje kryeministrit dhe institucioneve shqiptaretë hetohet ngjarja, të kryehet shlyerja e pagave dhe sigurimeve për të larguarit dhe për stafin aktual, të rikthehen në punë të larguarit në mënyrë të padrejtë (pilotë, drejtues teknikë, inxhinierë dhe ekuipazh kabine) dhe gjithashtu të garantohet siguria dhe dinjiteti në punë për stafin ajror.

Në deklaratë është paralajmëruar se mungesa e ndërhyrjes urgjente nga shteti mund të përshkallëzojë më tej situatën, me pasoja të rënda për funksionimin normal të linjave ajrore dhe sigurinë e pasagjerëve.

LETRA E PLOTË:

Drejtuar:

– Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë Z Edi Rama

– Zëvendëskryeministrit të Republikës së Shqipërisë Znj Belinda Balluku

– Ministrit të Ekonomisë Z Petrit Malaj

– Drejtorisë së Aviacionit Civil

– Organeve të Shtypit dhe Medias

Subjekti: Denoncim për shkelje të rënda ligjore dhe cenim të sigurisë në kompanin ajrore Air Albania në Shqipëri

Ne, një grup punonjësish të një prej kompanis ajrore Air ALBANIA që operon në Shqipëri, ndjejmë detyrimin moral dhe ligjor t’i drejtohemi publikut dhe institucioneve për të denoncuar një situatë alarmante të krijuar pas emërimit të CEO-së së ri Turk. Per shkelje te vazhdueshme dhe te qellimshme te Kodit te Punes dhe te Kodit ajror te Republikes se Shqiperise.

Prej më shumë se 11 muajsh, sigurimet tona shoqërore nuk janë paguar, megjithëse kontributet mbahen nga pagat. Gjithashtu, vonesa ne paga te vazhdueshme, shumë prej nesh nuk kemi marrë 2 deri në 3 rroga mujore.

Gjatë kësaj periudhe, me arsyen e gjoja riorganizimit te kompanise janë shtuar largimet e padrejta nga puna, presioni psikologjik, dhe praktikat abuzive për të detyruar punonjësit të largohen vetë nga vendi i punës. Siguria e pasagjerëve dhe e vetë punonjësve është cenuar rëndë. Për shkak të mungesës së stafit të kualifikuar, presionit të vazhdueshëm dhe mosrespektimit të standardeve operacionale, janë krijuar kushte që mund të rrezikojnë jetën e qytetarëve.

Kërkojmë menjëherë:

– Verifikim dhe ndërhyrje nga institucionet përkatëse për shkeljet në pagesa, sigurime dhe largime nga puna.

– Inspektim urgjent të pavarur nga Drejtoria e Aviacionit Civil për situatën e sigurisë teknike dhe operacionale.

– Mbrojtje ligjore për punonjësit që janë viktima të këtyre praktikave të paligjshme.

– Hetim për abuzimet dhe përgjegjësit.

Bashkëngjitur, publikojmë një listë me emrat dhe pozicionet e punonjësve të larguar padrejtësisht ose që janë detyruar të japin dorëheqjen si pasojë e stresit dhe presionit të ushtruar nga drejtuesit e rinj të kompanisë. Disa prej nesh kanë nisur procese gjyqësore që mund të zgjasin me vite, duke pritur drejtësinë ndërkohë që të drejtat tona elementare janë shkelur çdo ditë.

Lista e punonjesve drejtuar gjykates se Tiranes eshte e gjate.

Lista e punonjësve të prekur

Të prekurit përfshijnë punonjës me inicialet: G.F. Në total, 7 pilotë dhe 20 anëtarë të ekuipazhit të kabinës janë larguar ose pushuar nga puna, me paga të papaguara.

Lista e punonjësve të larguar padrejtësisht:

1. G.F. – Drejtor i Trajnimeve – Pushuar pa arsye

2. B.N. – Menaxher i Ekuipazheve të Kabinës – Pushuar pa arsye

3. K.Y. – Menaxher i Planeve dhe Orarit të Ekuipazheve – Pushuar pa arsye

4. E.R. Menaxher i Operacioneve Tokësore – Pushuar pa arsye

5. M.Sh. Menaxher Komercial – Larguar pa arsye

6. A.S. Shef i Kontrollit Teknik dhe Mekanik të Avionëve – Pushuar pa arsye

7. E.I. – Drejtor i Sigurisë në Operim – Larguar pa arsye

8. A.N. – Pilot – Rroga të papaguara

9. G.F. Pilot – Pushuar pa arsye

10. S.B. – Ekuipazh Kabine – Detyruar të largohet

11. K.F. Pushuar pa arsye

12. M.P. – Departamenti i Orarëve – I larguar pa marrë rrogat

13. T.S. Pilot – I larguar, rroga të papaguara

14. S.K. – Ekuipazh Kabine – I larguar për shkak të mospagesës së rrogave

15. F.A. – Pilot – Pushuar pa arsye, me rroga të papaguara

16. A.B. – Shef Kabine – I detyruar të largohet për shkak të mospagesës së rrogës

17. E.B. – Ekuipazh Kabine – I detyruar të largohet për shkak të mospagesës së rrogës

Këta janë vetëm një pjesë e pilotëve dhe ekuipazheve të kabinës që janë pushuar ose larguar, dhe rrogat e tyre nuk janë paguar.

Edhe punonjësit aktualë aktiv kanë rroga të pamarra dhe përballen çdo ditë me presion nga CEO turk, i ardhur prej gati një viti në krye të kompanisë.

Në përfundim, ne i bëjmë thirrje të gjitha institucioneve përkatëse, përfshirë Turkish Airlines si aksioner, të ndërhyjnë menjëherë për:

– Hetimin e plotë të shkeljeve të denoncuara;

– Pagesën e menjëhershme të pagave dhe sigurimeve shoqërore për të gjithë punonjësit aktualë dhe të larguar;

– Rikthimin në punë të atyre që janë pushuar padrejtësisht;

– Garantimin e kushteve të sigurisë dhe dinjitetit në punë për të gjithë stafin ajror dhe tokësor.

Presim reagim të shpejtë për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të kësaj situate shqetësuese. Kjo nuk është vetëm një çështje pune – kjo është një çështje e sigurisë publike dhe e dinjitetit njerëzor.

Me respekt,

Grupi i punonjësve të kompanisë ajrore AIR Albania

The post Po rrezikohet siguria e pasagjerëve/ Punonjësit e “Air Albania” letër Ramës: Duam pagat appeared first on Albeu.com.

“Po rrezikohet siguria e pasagjerëve”/ Punonjësit e “Air Albania” letër Ramës: Duam pagat

Duket se kriza ekonomike që ka mbëthyer kompaninë ajrore “Air Albania”, ka bërë që disa punonjë t’i drejtohen me një deklaratë publike kryeministrit Edi Rama, zëvendëskryeministres Belinda Balluku dhe institucioneve të tjera shtetërore, lidhur me një situatë të rënduar në kompaninë ku janë të punësuar. Ata kanë raportuar shkelje të rënda ligjore, vonesa në paga, […]

The post “Po rrezikohet siguria e pasagjerëve”/ Punonjësit e “Air Albania” letër Ramës: Duam pagat appeared first on BoldNews.al.

Daja i Shabanit nuk heq dorë nga mandati, letër Celibashit: Dua të ushtroj funksionin e deputetit

Zeqir Kordhoni, daja i Endrit Shabanit, duket se nuk ka ndërmend të heqë dorë nga marrja e mandatit të vetëm të deputetit, të fituar nga koalicioni “Nisma Shqipëria “Bëhet” më 11 Maj në Qarkun e Tiranës. Zeqir Kordhoni i është drejtuar Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, përmes një shkrese që mban datën 15 Korrik, […]

The post Daja i Shabanit nuk heq dorë nga mandati, letër Celibashit: Dua të ushtroj funksionin e deputetit appeared first on BoldNews.al.

Nga arrestimi, te jeta në burg/ Meta letër Ahmetajt: Donin të të bënin ‘kokë turku’ për Inceneratorët

Presidenti i PL-së Ilir Meta i cili ndodhet në qeli që nga tetori i i vitit të shkuar, i ka dërguar një letër publike ish-zv.kryeministrit Arben Ahmataj. Meta i tregon Ahmetajt momentin e arrestimit dhe më pas burgosjen e tij, që e quan të padrejtë. Ndërsa po ashtu Meta thekson se në burg, pas një […]

The post Nga arrestimi, te jeta në burg/ Meta letër Ahmetajt: Donin të të bënin ‘kokë turku’ për Inceneratorët appeared first on BoldNews.al.

Euro U-17 në Shqipëri, Federata Belge e Futbollit letër urimi Presidentit Duka dhe FSHF-së

TIRANË, 6 prill/ATSH/ Federata Belge e Futbollit i ka dërguar një letër falënderimi Presidentit Duka dhe Federatës Shqiptare të Futbollit, në kuadër të organizimit të suksesshëm të Europianit historik në Shqipëri EURO “2025 U-17”, ku kombëtarja e Belgjikës ishte një nga 8 ekipet pjesëmarrëse.
Në letrën e dërguar vlerësohet mikpritja e ngrohtë shqiptare dhe puna e mirë e bërë për organizimin e turneut.

 

Më poshtë, letra e plotë drejtuar Presidentit Duka dhe FSHF-së:

I nderuar President Duka, I dashur Armand,

Në emër të gjithë Federatës Belge të Futbollit, ju shprehim urimet tona më të përzemërta për Federatën Shqiptare të Futbollit për organizimin e suksesshëm të Kampionatit Europian UEFA Euro U-17 2025.

Gjatë këtij eventi, ekipi juaj realizoi një turne të organizuar në mënyrë profesionale, duke ofruar një platformë të përsosur për të rinjtë e Europës që të shfaqin talentin e tyre. Lojtarët tanë përfituan jashtëzakonisht shumë nga ky ambient me nivel të lartë, dhe jemi krenarë që morëm pjesë në një kompeticion kaq të mirëorganizuar dhe mbështetës.

Gjithashtu dëshirojmë të shprehim mirënjohjen tonë të sinqertë për mikpritjen e ngrohtë të treguar nga populli shqiptar.

Ju falënderojmë edhe një herë për përpjekjet tuaja të shkëlqyera. Ju urojmë gjithashtu shumë suksese dhe zhvillim të mëtejshëm në futbollin shqiptar dhe shpresojmë për bashkëpunime të ardhshme.

Me respekt,

Pascale Van Damme                        Peter Willems

President                                           Sekretar i Përgjithshëm

The post Euro U-17 në Shqipëri, Federata Belge e Futbollit letër urimi Presidentit Duka dhe FSHF-së appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rimbursimi në letër, shpenzime nga xhepi! Realiteti i diabetikëve shqiptarë

Në Shqipëri, mbi 100 mijë diabetikë luftojnë çdo ditë me një sëmundje që kërkon monitorim dhe trajtim të vazhdueshëm. Ndërkohë që qeveria paguan miliona euro për koncesione private dhe shërbime të pakryera, ajo nuk arrin dot të mbulojë as 120 lekë në ditë për fishat e diabetit, duke lënë pensionistët në një betejë të heshtur […]

The post Rimbursimi në letër, shpenzime nga xhepi! Realiteti i diabetikëve shqiptarë appeared first on BoldNews.al.

Ndeshja me Serbinë/ Jenisheri i dërgon letër Sylvinhos: Më jepni mundësi që të stërvis futbollistët

Ish-deputeti Selami Jenisheri, i njohur si një personazh memesh në rrjet, i është drejtuar me një letër trajnerit të kombëtares shqiptare Sylvinho. Jenisheri pretendon se ai disponon një lloj stërvitje për me i aftësu futbollistët teknikisht dhe që është në nivel më të lartë se ajo e FIFA-s dhe se ajo që di teknik brezilian. […]

The post Ndeshja me Serbinë/ Jenisheri i dërgon letër Sylvinhos: Më jepni mundësi që të stërvis futbollistët appeared first on BoldNews.al.

Premtimet që mbetën në letër! Spitali i Dibrës ende i parikonstruktuar

Në vitin 2023, u premtua se Spitali Rajonal “Rrahim Xhika” në Dibër do të rikonstruktohej brenda dy vitesh. Sot, dy vite më vonë, asnjë punim nuk ka nisur. Tenderi është anuluar, ndërsa godina e spitalit vijon të jetë në gjendje të mjerueshme – me mure të çara, myk dhe mungesë mjekësh specialistë. Për të përballuar […]

The post Premtimet që mbetën në letër! Spitali i Dibrës ende i parikonstruktuar appeared first on BoldNews.al.

KZAZ e diasporës ende pa vendim për zarfet e Greqisë, PS letër KQZ për të nisur numërimi

Partia Socialiste i është drejtuar me një kërkesë zyrtare KQZ-së për vijimin e numërimit të votave nga Greqia, pasi ende KZAZ e diasporës nuk ka marrë një vendim. Partia Socialiste ka kërkuar marrjen e masave për të vijuar në mënyrë të rregullt procesin e numërimit dhe vlerësimit të zarfeve “B” të kontestuara nga grupet e […]

The post KZAZ e diasporës ende pa vendim për zarfet e Greqisë, PS letër KQZ për të nisur numërimi appeared first on BoldNews.al.

Rama dhe Costa, letër udhëheqësve evropianë: Samiti i Tiranës, platformë vendimtare për të thelluar bashkëpunimin

BRUKSEL, 14 maj /ATSH/ Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa dhe Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama u kanë drejtuar një ftesë të përbashkët udhëheqësve nga BE-ja, atyre nga rajoni ynë dhe me gjerë që marrin pjesë në samitin e të 6-të të Komunitetit Politik Evropian që mbahet të enjten dhe premten në Tiranë.

Në letrën e përbashkët publikuar krahas agjendës së Samitit, Costa e Rama, shprehen se Evropa po përballet me një moment historik, të shënuar nga sfida të shumanshme dhe komplekse.

“Ndërsa lufta e Rusisë kundër Ukrainës vazhdon, pasojat e saj shtrihen shumë përtej kufijve të Ukrainës duke tendosur sigurinë tonë dhe duke vënë në provë qëndrueshmërinë tonë kolektive. Në të njëjtën kohë, ekonomitë tona përballen me rreziqe të reja të fragmentimit duke minuar modelet ekonomike dhe duke vënë në provë aftësinë tonë për të ruajtur rritjen, qëndrueshmërinë dhe konkurrueshmërinë. Migrimi i parregullt dhe instrumentalizimi i tij mbeten një sfidë e rëndësishme duke ndërlikuar përpjekjet për të siguruar lëvizshmëri të sigurt dhe të rregullt dhe për t’u marrë me mungesat e fuqisë punëtore”, thuhet në letër.

Në këtë kontekst të rëndësishëm, vijojnë Costa dhe Rama, kemi nderin t’ju ftojmë në Samitin e 6-të të Komunitetit Politik Evropian në Tiranë, më 16 maj 2025, me temën ”Evropa e Re në një Botë të Re: Uniteti-Bashkëpunimi-Veprimi i Përbashkët”.

Duke u bazuar në progresin e samiteve të mëparshme, në letër theksohet se Samiti i Tiranës do të ofrojë një platformë vendimtare për të rritur dialogun dhe për të thelluar bashkëpunimin.

Ata apelojnë që “ne duhet t’i shndërrojmë sfidat e përbashkëta në mundësi për të çuar përpara objektivat tona të përbashkëta”.

Samiti do të fillojë me një seancë plenare të fokusuar në sigurinë dhe vizionin e përbashkët për të ardhmen e Evropës, e ndjekur nga tre tryeza tematike, Siguria e Evropës dhe Forcimi i Rezistencës Demokratike, Një Evropë për 600 milionë qytetarë: Rritja e Konkurrueshmërisë dhe Sigurisë Evropiane nëpërmjet Inovacionit dhe Rezistencës si dhe Një Evropë e Hapur me Kufij të Sigurt: Adresimi i Sfidave të Lëvizshmërisë dhe Nxitja e Fuqizimit të të Rinjve.

Samiti do të kulmojë me një seancë plenare përmbyllëse gjatë së cilës bashkëkryetarët e tryezës së rrumbullakët do të prezantojnë përfundimet e seancave të tyre përkatëse.

The post Rama dhe Costa, letër udhëheqësve evropianë: Samiti i Tiranës, platformë vendimtare për të thelluar bashkëpunimin appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Na dërgoni urgjentisht një raport”/ Reagon ashpër kreu i KQZ-së, Celibashi: Ankesat e PD-së për shpërndarjen e…

Lidhur me ankesat e PD-së, Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi i ka dërguar një letër kompanisë zyrtare DHL, përgjegjëse për shpërndarjen e zarfeve me fletët e votimit në Greqi. Në shkresë, kreu i KQZ-së i ka drejtuar disa pyetje, përfshirë sa është numri i zgjedhesve që nuk ju është dorëzuar fare dokumentacioni zgjedhor, dhe aa prej tyre nuk ju është dhënë zarfi me fletën e votimit në dorë. Celibashi ka kërkuar që t’i dërgohet në mënyrë urgjente një raport në lidhje me procesin e shpërndarjes së dokumentacionit zgjedhor me Greqi.

“Në vlerësim të shqetësimeve të subjektit zgjedhor Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore në lidhje me procesin e shpërndarjes së dokumentacionit zgjedhor me Greqi jeni të lutur të na dergoni URGJENTISHT, një raport në lidhje me këtë proces”, shkruhet në letër.

Përmbajtja e letrës:

I nderuar z. Koçollari,

Në vijim të procesit të votimit nga jashtë vendit, në vlerësim të shqetësimeve të subjektit zgjedhor Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore në lidhje me procesin e shpërndarjes së dokumentacionit zgjedhor me Greqi jeni të lutur të na dergoni URGJENTISHT, një raport në lidhje me këtë proces, referuar çështjeve si më poshtë:

Cilat janë strukturat dhe/ose personeli i angazhuar në këtë proces?
A i është deleguar ky proces subjekteve të treta? Nëse po, cila është marreveshja?
Sa është numri i zgjedhesve të cilëve nuk ju është dërguar njoftim për dërgesën postare të KQZ?
Cilat janë arsyet që kjo nuk është bërë?
Sa është numri i zgjedhesve që nuk ju është dorëzuar fare dokumentacioni zgjedhor?
Sa është numri i zgjedhësve të cilëve nuk ju është dorëzuar personalisht në dorë dokumentacioni zgjedhor?
A e dispononi ju dokumentacionin provues të rasteve të dorezimit të dokumentacionit zgjedhor personalisht zgjedhësit?
Sa është numri i zgjedhesve të cilëve dokumentacioni zgjedhor ju është tërhequr në banese, pasi kjo ju është kërkuar nga zgjedhësi? A dispononi ju dokumentacionin provues për këto raste.
Sa është numri i zgjedhësve që e kanë dorëzuar/kthyer dokumentacionin zgjedhor në zyra apo qendra të tjera pritëse të operatorit të sherbimit postar? Cili është domumentacioni provues për këtë rast?
Për shkak të rëndësisë dhe urgjencës së këtij procesi, kërkojmë që informacioni i mësipërm të na vihet në dispozicion brenda një afati sa më të shkurtër.

Duke ju falenderuar për bashkëpunimin.

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve

Ilirjan CELIBASHI

The post “Na dërgoni urgjentisht një raport”/ Reagon ashpër kreu i KQZ-së, Celibashi: Ankesat e PD-së për shpërndarjen e… appeared first on Sot News | Lajme.

PD letër KQZ dhe misionit të OSBE: Shkelje dhe presion politik mbi votën e diasporës! Kërkesë për hetim nga SPAK

✇Albeu
By: V K

Partia Demokratike, ka ngritur alarmin për rrezikimin e integritetit të procesit zgjedhor në kuadër të votës së diasporës për zgjedhjet e 11 majit, duke dërguar një letër drejtuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe për dijeni të misionit të OSBE-ODIHR në Shqipëri për vëzhgimin e procesit elektoral.

 

 

Partia Demokratike, shprehet se në raportin e saj përfshihen problematika me parregullsitë me votën e diasporës në Greqi, por edhe në vende të tjera të BE, SHBA dhe Britaninë e Madhe.

Sipas demokratëve problematikat përfshijnë mungesën e transparencës, shkelje procedurale, presion politik, shpërndarje jo zyrtare të fletëve të votimit dhe cenim të fshehtësisë së votës.

 


Kësisoj, Partia Demokratike, ka kërkuar një audit të gjithë logjistikës së votës së diasporës, rishikim për pavlefshmëri të çdo vote të dorëzuar, hetim penal nga ana e SPAK për blerje të votave dhe përfshirje të Partisë Socialiste në shpërndarjen e tyre, si edhe një dërgim të një misioni të OSBE-ODIHR në qendrat e diasporës në Greqi mes të tjerash.

The post PD letër KQZ dhe misionit të OSBE: Shkelje dhe presion politik mbi votën e diasporës! Kërkesë për hetim nga SPAK appeared first on Albeu.com.

Pas dërgimit të letrës dhe ftesës për koalicion qeverisës nga Kurti, vjen reagimi i parë i LDK-së

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti i është drejtuar me një letër publike kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ku e ka ftuar për të arritur një marrëveshje politike për bashkëqeverisje, pas situatës së krijuar me moskonstituimin e Kuvendit.

Letra e Kurtit u publikua vetëm pak orë më parë, ku ai i bënte thirrje Abdixhikut që të ulen për të diskutuar një marrëveshje politike për formimin e institucioneve. Ky zhvillim vjen në një kohë të tensionuar politike, pasi Kuvendi i Kosovës ka dështuar për të njëmbëdhjetën herë të konstituohet, ndërsa skenarët për zgjedhje të reja janë gjithnjë e më të pranishëm në diskursin publik.

Lidhja Demokratike e Kosovës ka konfirmuar pranimin e kësaj letre, duke thënë se Kurtit do t’i kthejnë përgjigje me kohë.  Kështu është shprehur, zëdhënësi i LDK-së njëherësh edhe deputet i kësaj partie, Besian Mustafa.

The post Pas dërgimit të letrës dhe ftesës për koalicion qeverisës nga Kurti, vjen reagimi i parë i LDK-së appeared first on Sot News | Lajme.

Arrin një çmim rekord në ankand letra e një të mbijetuari të Titanikut

Një letër e shkruar nga një i mbijetuar i Titanikut është shitur për një rekord prej 300 000 £ në një ankand. Pasagjeri i klasit të parë, Kolonel Archibald Gracie, shkroi librin “E vërteta rreth Titanikut”, ku përshkruante përvojën e tij të tragjedisë së 15 prillit 1912 që mori 1 500 jetë njerëzish gjatë udhëtimit për në Nju Jork.

Kartolina mban datën 10 prill 1912, dita kur ai hipi në anije dhe ka vulën postare të Queenstown, ora 3.45 pasdite më 11 prill dhe Londër më 12 prill. Aty shkruhej: “Është një anije e mirë, por do të pres që udhëtimi im të përfundojë para se të jap një gjykim për të.”

Geheimnisvolle Postkarte von der Titanic: Hat der Verfasser die Katastrophe  kommen sehen?

Letra u shit 5 herë më shtrenjtë se çmimi bazë prej 60 000 £ në ankandin “Henry Aldridge and Son of Devizes” në Wiltshire. Ky është çmimi më i lartë i arritur ndonjëherë për një letër të shkruar në bordin e Titanikut.

Letra nga “të mbijetuarit si Grace” rrallë ose nëse kurrë, dalin në treg dhe ajo nuk ishte ofruar kurrë më parë për shitje. Xhaxhai i madh i shitësit, i cili ishte një i njohur i Gracie, e mori letrën në hotelin Waldorf në Londër.

Col Archibald Gracie’s letter penned aboard the Titanic

Koloneli “e kaloi pjesën më të madhe të udhëtimit me Titanikun duke shoqëruar gra të ndryshme”, përfshirë edhe një grua dhe tre motra që mbijetuan. Më 14 prill, ai kishte luajtur me luajtur me letra dhe kishte notuar në pishinën e Titanikut përpara se të shkonte në kishë.

Rreth orës 23:40 ai rrëfeu më vonë se u zgjua nga një tronditje dhe kuptoi se motorët e anijes nuk po lëviznin. Ai ndihmoi gratë dhe fëmijët të hipnin në varkat e shpëtimit dhe u solli batanije përpara se anija të zhytej nën sipërfaqen e ujit në Oqeanin Atlantik të Veriut.
Gracie arriti të hipte në një varkë të përmbysur së bashku me disa dhjetëra burra të tjerë.

The Truth about the Titanic by Archibald Gracie | Goodreads

Kishte të tjerë përreth tyre, por ata në bord u larguan nga frika se varka mund të mbingarkohej. Koloneli më vonë shkroi: “Në asnjë rast, jam i lumtur ta them, nuk dëgjova ndonjë fjalë qortimi për shkak të refuzimit për të dhënë ndihmë.”

“Henry Aldridge dhe Son” deklaroi se “E vërteta rreth Titanikut” është “një nga rrëfimet më të detajuara të ngjarjeve të asaj mbrëmjeje. Një vepër vërtet e jashtëzakonshme për muze”. ©LAPSI.al

The post Arrin një çmim rekord në ankand letra e një të mbijetuari të Titanikut appeared first on Lapsi.al.

❌