Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Digjen dy automjete në Korçë

By: Oldi
18 July 2025 at 08:44

Mëngjesin e kësaj të premte, dy mjete janë përfshirë nga flakët në një lagje periferike të qytetit të Korçës, ku njëri prej tyre është djegur plotësisht. Mjetet ishin të parkuara në hyrje të një pallati pranë kryqëzimit të njohur si “1 Maji”. Mjeti i djegur plotësisht ishte i pajisur me impiant gazi. Të dy pronarët […]

The post Digjen dy automjete në Korçë appeared first on BoldNews.al.

Klubi italian e gjen zgjidhjen tek Asllani, fillojnë negociatat me Interin

By: V K
15 July 2025 at 15:47

Kristjan Asllani, mund të veshë shumë shpejt fanellën e Fiorentinës/ Klubi i Seria A e llogarit mesfushorin e Kombëtares si organizatorin e duhur, ndërsa ky është roli që po shqetëson klubin.

Stefano Pioli, duket se ka dhënë dritën jeshile. Dhe palët janë në negociata siç raportohet në Itali.

Interi nuk do të hiqte dorë lehtë nga Asllani, që nuk heq dorë nga Seria A. Për të ka pasur ofertë zyrtare nga Real Betis, por Asllani vendosi veton duke refuzuar.

E njëjta gjë nuk pritet të ndodhë me Fiorentinën. Vetëm se këto të fundit duhet të plotësojnë kërkesën e Interit, që është plot 15 milionë euro.

The post Klubi italian e gjen zgjidhjen tek Asllani, fillojnë negociatat me Interin appeared first on Albeu.com.

Elbasan, të mbytur nga tymi, të shkrumbuar nga ndërgjegja

By: Oldi
7 July 2025 at 19:43

Nga Lutfi Dervishi 7 korrik 2025. Sot në Elbasan nuk ka tym, por ajri ende mban erën e asaj që ndodhi. Për gjashtë ditë me radhë, fusha e mbetjeve u dogj pa ndërprerje. Një mal me plehra, 20 mijë metra katrorë, 40 metra i lartë, ushqeu me helme mushkëritë e qytetit. Ndërsa tymi mbulonte qytetin, […]

The post Elbasan, të mbytur nga tymi, të shkrumbuar nga ndërgjegja appeared first on BoldNews.al.

Digjen dy automjete në Maliq/ Dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

By: user7
2 June 2025 at 09:51

Dy automjete janë shkrumbuar nga zjarri në fshatin Sovjan të Maliqit. Sipas informacioneve paraprake, një prej makinave është djegur plotësisht, ndërsa tjetra pjesërisht, pass dyshohet se ka marrë flakë nga këputja e telave të energjisë elektrike që kishte afër.

Policia ka nisur hetimet për ngjarjen, ndërsa një pistë hetimi është zjarrvënia e qëllimshme. Ndërkohë pronari i mjetit të djegur plotësisht është shprehur se nuk ka konflikte me askënd.

The post Digjen dy automjete në Maliq/ Dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme appeared first on Lapsi.al.

Përfshihet nga zjarri ish-parku i automjeteve në Lushnjë, digjen 4 autobusë

29 May 2025 at 07:59

Ish-parku i automjeteve në Lushnjë është përfshirë nga një zjarr masiv rreth orës 03:45 të mëngjesit të sotëm. Si pasojë e flakëve janë djegur katër autobusë të parkuar, tre prej të cilëve janë shkrumbuar totalisht, ndërsa një është djegur pjesërisht. Pas incidentit, janë njoftuar drejtuesit e automjeteve të tjera, të cilët i kanë larguar, duke […]

The post Përfshihet nga zjarri ish-parku i automjeteve në Lushnjë, digjen 4 autobusë appeared first on BoldNews.al.

Zjarr në një varrezë automjetesh në Shkodër, digjen tre makina dhe një zyrë pune

By: Oldi
17 May 2025 at 09:27

Tre makina dhe në zyrë pune janë djegur në një varrezë automjetesh në fshatin “Bërdice” të Shkodrës. Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm, rreth orës 05:30, në pronën e shtetasit me iniciale L.P., 32-vjeç. Shërbimet zjarrfikëse dhe policia ndodhen në vendngjarje ku po punojnë për zbardhjen e plotë të shkakut […]

The post Zjarr në një varrezë automjetesh në Shkodër, digjen tre makina dhe një zyrë pune appeared first on BoldNews.al.

Kush janë kandidatët që kanë marrë votat për të qenë deputet, por digjen nga kuotat gjinore

15 May 2025 at 09:16

Disa prej kandidatëve të Partisë Socialiste në listat e hapura, edhe pse kanë marrë votat e mjaftueshem për t’u bërë deputet, nuk do ta marrin dot mandatin për shkak se penalizohen nga gratë kandidate që janë poshtë tyre, të cilat do të futen në Kuvend të favotizuara nga kuotat gjinore. Një situatë e tillë është […]

The post Kush janë kandidatët që kanë marrë votat për të qenë deputet, por digjen nga kuotat gjinore appeared first on BoldNews.al.

Shpërthim në lagjen “Konferenca e Pezës”, dy të lënduar, mes tyre një zjarrfikës

By: V K
11 May 2025 at 11:56

Mëngjesin e sotëm, një bombol gazi ka shpërthyer në një pallat në lagjen “Konferenca e Pezës”, duke shkaktuar panik në zonë dhe ndërhyrje të menjëhershme të shërbimeve emergjente.

Në vendngjarje kanë mbërritur dy mjete zjarrfikëse, dy autoambulanca dhe forca të shumta policie.

Nga shpërthimi kanë mbetur të lënduar dy persona, një zjarrfikës i përfshirë në operacionin e shpëtimit dhe një banor i ndërtesës, identiteti i të cilëve ende nuk është bërë publik.

Të dy të plagosurit janë transportuar në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Policia dhe ekspertët zjarrfikës, kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

Paraprakisht, dyshohet se shkak i shpërthimit ka qenë rrjedhja e gazit nga bombola.

The post Shpërthim në lagjen “Konferenca e Pezës”, dy të lënduar, mes tyre një zjarrfikës appeared first on Albeu.com.

PEKIN – Kina teston një bombë hidrogjeni jo-bërthamore

PEKIN, 20 prill /ATSH-AA/ – Studiuesit kinezë kanë kryer me sukses një test të kontrolluar në terren të një pajisje shpërthyese jo-bërthamore me bazë hidrogjeni, duke shkaktuar reaksione të fuqishme zinxhiri kimik.

Siç raporton South Chine Morning Post, bomba me bazë hidrogjeni prej 2 kilogramësh gjeneroi një top zjarri që kalonte 1 mijë gradë Celsius dhe e mbajti atë nxehtësi për më shumë se dy sekonda.

Shpërthimi zgjati 15 herë më shumë se një shpërthim i krahasueshëm i substancës TNT dhe u krye pa përdorimin e ndonjë materiali bërthamor.

Pajisja u zhvillua nga Korporata Shtetërore e Ndërtimit të Anijeve të Kinës, e cila është një lojtar kyç në zhvillimin e armëve nënujore. Ajo përdor një material për ruajtjen e hidrogjenit në gjendje të ngurtë me bazë magnezi për të arritur efektin shpërthyes.

Sipas studimit të botuar në Revistën e Predhave, Raketave dhe udhëzimeve në gjuhën kineze, materiali i shkaktuar nga eksplozivët konvencionalë iu nënshtrua dekompozimit të shpejtë termik, duke lëshuar gaz hidrogjeni që u ndez në një top zjarri të zgjatur me temperaturë të lartë.

“Shpërthimet e gazit të hidrogjenit ndizen me energji minimale të ndezjes, kanë një gamë të gjerë shpërthimi dhe lëshojnë flakë me shpejtësi nga jashtë derisa përhapen gjerësisht”, tha studimi.

Ky kombinim, sipas studimit, lejon kontroll të saktë mbi intensitetin e shpërthimit, duke arritur lehtësisht shkatërrimin uniform të objektivave nëpër zona të gjera.

Hulumtimi theksoi se bomba me hidrogjen mund të shkaktojë dëme të zgjatura termike për shkak të topit të saj të nxehtë dhe të aftë për të shkrirë përzierjet e aluminit. Krahasuar me këtë, shpërthimet TNT zakonisht prodhojnë një flakërim që zgjat vetëm rreth 0,12 sekonda.

The post PEKIN – Kina teston një bombë hidrogjeni jo-bërthamore appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Etefoni, hormoni kancerogjen që shitet në Shqipëri me dijeninë e Ministrisë së Bujqësisë

By: Ela
18 April 2025 at 22:55

Për javë më radhë iu kemi kemi sjellë në vëmendje problematika të mprehta në lidhje me sigurinë ushqimore në Shqipëri, duke filluar nga prania e 35 pesticideve të ndaluara te produktet tona ushqimore, salmonela te mishi i pulës apo asgjësimi i paligjshëm i shpendëve të ngordhur, por deri më tani asnjë masë nga institucioni përgjegjës, […]

The post Etefoni, hormoni kancerogjen që shitet në Shqipëri me dijeninë e Ministrisë së Bujqësisë appeared first on BoldNews.al.

Vaji me të cilin gatuani çdo ditë mund të jetë ‘kancerogjen’

By: Mirgen
18 April 2025 at 22:21

Kur gatuani, zgjedhja e vajit është shpesh një veprim rutinë që e i hidhni në tigan dhe kemi në raft pa menduar shumë. Por një studim i ri nga Weill Cornell Medicine sjell në vëmendje një detaj që mund të na bëjë të mendojmë dy herë për këtë zakon të përditshëm. Studiuesit kanë zbuluar se […]

The post Vaji me të cilin gatuani çdo ditë mund të jetë ‘kancerogjen’ appeared first on BoldNews.al.

Arrestohet turisti amerikan/ Hyri në ishullin e ndaluar të indigjenëve që vrαsin këdo

By: user 6
3 April 2025 at 23:54

Policia indiane tha të enjten se kishte arrestuar një turist amerikan, i cili hyri fshehurazi në një ishull të ndaluar dhe ku jeton fisi indigjen i Sentinele. Mykhailo Viktorovych Polyakov, 24 vjeç, shkeli në territorin e kufizuar të ishullit në një përpjekje për të takuar banorët që besohet se janë rreth 150.

Në një video që ai kishte regjistruar me kamerën e tij ai shihet që lë një kanaçe Coca Cola dhe një arrë kokosi në breg.

A young man with a backpack.

Ai qëndroi rreth 15-20 minuta në bregun e ishullit duke i rënë një bilbili në mënyrë që të tërhiqte vëmendjen, por pa rezultat.

Map showing the location of North Sentinel Island in the Bay of Bengal.

Të gjithë të huajve u ndalohet të udhëtojnë në ishulli për të mbrojtur njerëzit indigjenë nga sëmundjet e jashtme, por edhe për të ruajtur mënyrën e tyre të jetesës. Fotografitë satelitore tregojnë një ishull të rrethuar nga shkëmbinjtë koralorë që shtrihet në rreth 6 milje me një pyll të dendur dhe plazhe me rërë të bardhë.

American killed by isolated tribe on North Sentinel Island in Andamans |  India | The Guardian

Banorët e këtij ishulli u bënë të dëgjuar për herë të fundit në vitin 2018 pasi vranë John Allen Chau, 27 vjeç, një misionar amerikan që zbarkoi ilegalisht në plazhin e tyre. Trupi i Chau nuk u gjet asnjëherë dhe nuk u bënë as hetime për vdekjen e tij për shkak të ligjit indian që ndalon çdo person të shkojë në ishull.

The Drone North Sentinel Island Uncovering the Mysterious Island — Infoyan  | by Joyan | Medium

Polyakov kishte tentuar edhe më herët të hynte në ishull. Këtë herë ai përdori një varkë me një motor për të udhëtuar afërsisht 22 milje në det të hapur nga arkipelagu kryesor. Sentinelezët, gjuha dhe zakonet e të cilëve mbeten një mister për të huajt, shmangin çdo kontakt dhe janë armiqësorë me këdo që përpiqet t’u afrohet.

Andaman Islands' isolated tribes' independence may be in danger

Një fotografi e lëshuar nga rojet bregdetare indiane dy dekada më parë tregonte një burrë Sentinelez duke i drejtuar një hark dhe shigjetë drejt një helikopteri që kalonte. Autoritetet indiane kanë ndjekur penalisht çdo vendas që ka ndihmuar në përpjekjet për të hyrë në ishull dhe po përpiqen të identifikojnë këdo që mund të ketë ndihmuar Polyakovin. ©LAPSI.al

The post Arrestohet turisti amerikan/ Hyri në ishullin e ndaluar të indigjenëve që vrαsin këdo appeared first on Lapsi.al.

Aksident i rëndë në Fushë-Prezë/ Makina përplaset me betonieren, digjen plotësisht katër të rinj (FOTO)

By: V K
20 March 2025 at 07:38

Pak pas mesnate, një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Fushë- Prezë shumë pranë Vorës, ku një autoveturë tip Mercedes Benz, në të cilin udhëtonin katër të rinj, ka goditur nga mbrapa një betoniere e cila ishte e parkuar.

Si pasojë e goditjes, Mercedes Benz-i, ka marrë flakë menjëherë, duke bërë që katër të rinjtë që udhëtonin në të, të digjeshin tërësisht.

Ndërkohë, drejtuesi i betonieres pas aksidentit është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa pas kontrolleve është gjetur dhe shoqëruar nga policia për veprime të mëtejshme.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 19.03.2025, rreth orës 23:50, në Fushë-Prezë, nga shërbimi i qarkullimit rrugor është konstatuar një automjet i cili kishte marrë flakë dhe para tij qëndronte një automjet betoniere.

Nga hetimet e kryera me qëllim zbardhjen e ngjarjes rezultoi se automjeti drejtohej nga shtetasi E. L., 25- vjeç dhe dyshohet se është përplasur me automjetin betoniere të drejtuar nga shtetasi A. K., 24-vjeç, i cili pas aksidentit ishte larguar nga vendi i ngjarjes.

Si pasojë e përplasjes dhe përfshirjes së automjetit nga flakët kanë ndërruar jetë drejtuesi i automjetit E. L., 25-vjeç dhe 3 pasagjerët në mjetin e tij E. L., 20-vjeç, E. K., 24-vjeç dhe A. L., 22-vjeç.

Në vijim të veprimeve u shoqërua për veprime të mëtejshme drejtuesi i automjetit betoniere shtetasi A. K, 24-vjeç.

Nën drejtimin e Prokurorisë vijojnë hetimet me qëllimin dokumentimin e plotë të ngjarjes.

 

The post Aksident i rëndë në Fushë-Prezë/ Makina përplaset me betonieren, digjen plotësisht katër të rinj (FOTO) appeared first on Albeu.com.

Imamoglu: Turqit do t’i përgjigjen “gënjeshtrave dhe intrigave” kundër meje

19 March 2025 at 15:48

Kryetari i Bashkisë së Stambollit dhe lideri i opozitës Ekrem Imamoglu tha në reagimin e tij të parë pas arrestimit se populli turk do t’i përgjigjet “gënjeshtrave, intrigave dhe kurtheve” të drejtuara kundër tij.

Imamoglu ndau mesazhin në llogarinë e tij X disa orë pasi u arrestua me akuzat për korrupsion dhe ndihmë për një organizatë terroriste, duke shkaktuar protesta dhe kritika nga opozita, raportoi Reuters.

Autoritetet turke kanë vendosur kufizime në aksesin në mediat sociale, duke përfshirë X, YouTube, Instagram dhe TikTok, pas arrestimit të Imamoglu dhe 100 të tjerëve, tha organizata Netblocks.

Më shumë se 100 persona të tjerë u arrestuan gjithashtu, përfshirë ndihmësin e kryetarit të bashkisë, Murat Ongun.

Menjëherë pas arrestimit, aksionet në bursën turke ranë me shtatë për qind, duke shkaktuar një ndërprerje të përkohshme të tregtimit.

Përveç kësaj, autoritetet turke bllokuan trafikun në disa rrugë në Stamboll dhe ndaluan protestat për katër ditë, për të parandaluar demonstratat e mundshme.

Arrestimi erdhi pasi Imamoglu humbi diplomën dje për shkak të parregullsive të supozuara në lidhje me arsimimin e tij, gjë që e pengon atë të kandidojë në zgjedhjet e ardhshme presidenciale.

Grupi “Netblocks” njoftoi se aksesi në rrjetet kryesore sociale në Turqi ishte bllokuar për të kufizuar përhapjen e informacionit për arrestimin dhe mbështetjen për opozitën.

The post Imamoglu: Turqit do t’i përgjigjen “gënjeshtrave dhe intrigave” kundër meje appeared first on Euronews Albania.

Oksigjeni mjekësor: Mungesa e tij prek gjysmën e popullsisë së planetit

By: gaze tare
19 February 2025 at 11:55

Një raport i ri nga Komiteti i Shëndetit Global i Lancet zbulon se mungesa e oksigjenit mjekësor ndikon në më shumë se 60% të popullsisë botërore, me 5 miliardë njerëz që nuk kanë akses në shërbime të sigurta dhe ekonomike të oksigjenit mjekësor. Raporti thekson se investimi në forcimin e sistemeve të oksigjenit mjekësor mund të shpëtojë miliona jetë dhe të përmirësojë gatishmërinë për pandemi të mundshme në të ardhmen.

Kërkesa për oksigjen mjekësor është urgjente, pasi përdoret për trajtimin e pacientëve me sëmundje akute dhe kronike. Pavarësisht përpjekjeve të bëra gjatë pandemisë së COVID-19 për të rritur prodhimin e oksigjenit, janë vërejtur padrejtësi të mëdha në aksesin ndaj tij, veçanërisht në vendet me të ardhura të ulëta dhe mesatare. Mungesa e pajisjeve si oksimetra dhe mungesa e sistemeve mbështetëse në kujdesin shëndetësor përkeqësojnë situatën.

Raporti i apelon qeverive të zhvillojnë plane kombëtare për forcimin e sistemeve të oksigjenit dhe për të zbatuar strategji për shpërndarjen dhe përdorimin më të mirë të tij. Ai gjithashtu sugjeron bashkëpunim më të ngushtë midis industrisë, qeverive dhe organizatave globale për të siguruar akses në oksigjen mjekësor për të gjithë pacientët, pa marrë parasysh vendndodhjen ose gjendjen ekonomike.

The post Oksigjeni mjekësor: Mungesa e tij prek gjysmën e popullsisë së planetit appeared first on iconstyle.al.

Digjen dy automjete në Vlorë, ngjarja e qëllimshme

By: Mirgen
11 February 2025 at 09:49

Janë përfshirë nga flakët dy automjete në Vlorë. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen ‘Pavarësia’ dhe ka qenë e qëllimshme. Sakaq, raportohet se janë djegur një automjet tip Benz me targa AA 017 RO dhe një tip Opel me targa Ab 314. Burime të policisë konfirmojnë se flaka i është vendosur Benzit, i cili […]

The post Digjen dy automjete në Vlorë, ngjarja e qëllimshme appeared first on BoldNews.al.

Elbasan, kazanëve të mbetjeve u vihet zjarri në qendër të qytetit

By: Mirgen
4 February 2025 at 20:57

Kazanët e mbetjeve në Elbasan u është vënë zjarri.Zjarrvënia e para e cila ka alarmuar zjarrfikësen është regjistruar fare pranë qendrës së qytetit të Elbasanit. Siç duket nga pamjet zjarri është i përmasave të mëdha.Pamje të tilla kanë tërhequr vëmendjen e qytetarëve kalimtar, ndërsa si pasojë e djegijes së mbetjeve është çliruar ajër i ndotur. […]

The post Elbasan, kazanëve të mbetjeve u vihet zjarri në qendër të qytetit appeared first on BoldNews.al.

Studimi: Gratë janë më të prirura ndaj pirjes së tepërt të alkoolit kur kanë nivele të larta të estrogjenit

By: lia rda
5 January 2025 at 23:29

Gratë janë më të prirura ndaj konsumit të tepërt të alkoolit kur kanë nivele më të larta të estrogjenit, sipas një studimi të shkencëtarëve nga Kolegji Mjekësor Weill Cornell në Nju Jork.

Studimi zbuloi se marrëdhënia e grave me pirjen e tepërt lidhet me nivelet e tyre të estrogjenit, kjo është arsyeja pse gjatë periudhave të niveleve të larta të hormoneve ato konsumojnë sasi të mëdha alkooli në gjysmën e parë të orës pas fillimit të konsumimit.

Studiuesit, gjetjet e të cilëve u publikuan në revistën Nature Communications, zbuluan se estrogjeni kontribuon në qasjet e ndryshme të burrave dhe grave ndaj përdorimit të tepërt të alkoolit, shkruan Independent.

Ata verifikuan nivelet e hormoneve gjatë cikleve menstruale të minjve femra përpara se t’u jepej alkool, duke zbuluar se minjtë femra pinin shumë më tepër kur kishin nivele të larta të estrogjenit.

“Estrogjeni ka efekte kaq të fuqishme në shumë sjellje, veçanërisht te femrat. Kështu që ka kuptim që do të ndikonte edhe në pirjen e alkoolit”, tha shkencëtarja Kristen Playle./abcnews.al

I vunë flakën dy makinave, përfundojnë në pranga dy persona, ndërsa një tjetër shpallet në kërkim

29 December 2024 at 09:54

Dy persona janë arrestuar në Durrës, pasi akuzohen se kanë djegur qëllimisht dy automjete. Në pranga janë vënë Ertin Hoxha dhe Albjon Golemi, secili prej tyre 18 vjeç. Ngjarja ka ndodhur më 23 shtator të këtij viti në lagjen nr.13 të qytetit.

Ndërkohë policia bën gjithashtu me dije se lidhur me ngjarjen është shpallur në kërkim 32-vjeçari, Eridjon Rubener dhe është proceduar në gjendje të lirë një tjetër.

NJOFTIMI I POLICISË:

Identifikohen dhe vihen në pranga 2 autorë, shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tyre si dhe procedohet penalisht një i mitur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Plazh, pas informacioneve të marra se në lagjen nr. 13, është djegur një automjet dhe një tjetër pjesërisht, kanë organizuar punën për zbardhjen e kësaj ngjarjeje.

Mbas një pune hetimore dhe profesionale, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative u bë e mundur zbardhja e ngjarjes, djegia e qëllimshme e dy automjeteve.

Në vijim të veprimeve u bë identifikimi, kapja dhe arrestimi shtetasve E. H., 18 vjeç dhe A. G., 18 vjeç, të dy banues në Durrës.

U shpall në kërkim shtetasi E. R., 32 vjeç, si dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin A. Gj.

Këta shtetas në bashkëpunim me njëri -tjetrin, më datë 23.09.2024, kanë djegur qëllimisht dy automjete.

Vijon puna për kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

The post I vunë flakën dy makinave, përfundojnë në pranga dy persona, ndërsa një tjetër shpallet në kërkim appeared first on Sot News | Lajme.

EMRAT/ Dogjën dy automjete në Durrës, dy të arrestuar e një në kërkim

29 December 2024 at 09:49

Policia e Durrësit ka zbardhur djegien e qëllimshme të dy automjeteve natën e 23 shtatorit në lagjen nr. 13 të qytetit bregdetar. Si rezultat janë arrestuar dy autorët e dyshuar të ngjarjes, si dhe është shpallur në kërkim bashkëpunëtori i tyre, teksa është vënë nën hetim dhe një i mitur. Në pranga janë vënë shtetasit […]

The post EMRAT/ Dogjën dy automjete në Durrës, dy të arrestuar e një në kërkim appeared first on BoldNews.al.

❌
❌