Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Aksident në Urën e Re të Kukësit, përplasen tre automjete, devijohet trafiku

By: Mirgen
6 June 2025 at 08:21

Një aksident rrugor është regjistruar mesditën e sotme në Urën e Re të Kukësit, ku janë përfshirë tre automjete që po udhëtonin në drejtim të Tiranës. Përplasja ndodhi në mes të urës, duke bllokuar plotësisht një kah të lëvizjes. Për shkak të aksidentit, policia rrugore devijoi menjëherë trafikun drejt urës së vjetër mbi lumin Drin […]

The post Aksident në Urën e Re të Kukësit, përplasen tre automjete, devijohet trafiku appeared first on BoldNews.al.

Shëndetësia në dy pamje: Pacientët e qarkut Kukës gjejnë shpëtim në spitalet e Kosovës

3 June 2025 at 11:57

Kur u përball me probleme kardiovaskulare këtë pranverë, Hasan Çaushit nga fshati Nikoliq i Hasit i shkoi ndërmend që të zgjidhte vdekjen përballë shtrimit në qendrën spitalore universitare “Nënë Tereza në Tiranë. Por burri 75-vjeçar e gjeti një rrugëdalje në spitalin rajonal “Isa Grezda” në Gjakovën fqinje, ku BIRN e takoi ndërsa po kurohej në […]

The post Shëndetësia në dy pamje: Pacientët e qarkut Kukës gjejnë shpëtim në spitalet e Kosovës appeared first on Reporter.al.

Pa kushte sigurie: Në Gjykatën e Kukësit, i pandehuri qëndron ngjitur me viktimën

By: Ela
2 June 2025 at 13:41

Zhvillimi i një gjyqi në gjykatën e Kukësit është kthyer në sfidë për stafin që menaxhon procesin administrativ. Gjykata nuk ka hyrje të veçanta për palët dhe ka vetëm një sallë formale, të pajisur me kafaz sigurie, ku mund të zhvillohen gjykime penale. “Zhvillohen 40-60 seanca gjyqësore në ditë, ku janë vetëm tre salla gjykimi, […]

The post Pa kushte sigurie: Në Gjykatën e Kukësit, i pandehuri qëndron ngjitur me viktimën appeared first on BoldNews.al.

Ura e Madhe e Kukësit në shërbim të Rrugës së Kombit

25 May 2025 at 19:50

Ura e Madhe e Kukësit, një nga veprat më moderne infrastrukturore në vend, është tashmë gati për të përballuar fluksin e lartë turistik dhe qarkullimin rrugor në Rrugën e Kombit, duke zëvendësuar urën e vjetër të ndërtuar në vitin 1978.

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ndau sot foto nga kjo vepër e re, që bashkon brigjet e Drinit në Kukës, e cila konsiderohet si një nga projektet më të veçanta dhe inovative në fushën e infrastrukturës rrugore në Shqipëri.

E projektuar nga arkitekti italian Giorgio Rizzo, ura i jep zgjidhje një nyjeje të rëndësishme lidhëse në rrugën kombëtare, duke lehtësuar ndjeshëm qarkullimin në këtë zonë që deri më tani mbështetej në një strukturë të ndërtuar mbi 45 vite më parë, përpara ngritjes së digës së Fierzës.

Ura e re është ndërtuar tërësisht jashtë vendndodhjes së saj dhe më pas është pozicionuar përmes një metode të rrallë inxhinierike, lundrimit të strukturës mbi ujë, një teknikë e veçantë që e bën këtë projekt unik në rajon dhe ndër më të rrallët në Evropë.

Struktura e urës përfshin dy bazamente të fuqishme prej betoni në brigjet e liqenit, ndërsa gjatësia e saj është përbërë nga konstruksion metalik me një hark të madh, pa këmbë mbështetëse të ndërmjetme, duke siguruar qëndrueshmëri të lartë dhe një pamje mbresëlënëse arkitektonike.

Ky projekt ka kushtuar rreth 40 milionë euro, përfshirë edhe ndërtimin e dy rrugëve të aksesit, të hyrjes dhe të daljes.

Ura e Madhe e Kukësit pritet të ketë një ndikim të drejtpërdrejtë në rritjen e fluksit të turistëve dhe në lehtësimin e transportit përgjatë një prej akseve më të rëndësishme kombëtare, si dhe të forcojë më tej lidhjet mes Shqipërisë dhe Kosovës./ATSH

The post Ura e Madhe e Kukësit në shërbim të Rrugës së Kombit appeared first on Telegrafi.

Apeli nxjerr nga burgu ish-kryebashkiakun Safet Gjici

19 May 2025 at 15:15

Gjykata e Apelit te Juridiksionit të Përgjithshëm vendosi të hënën ndryshimin e vendimit për vendin e ekzekutimit të dënimit të ish-kryebashkiakut Safet Gjici, duke pranuar kërkesën e avokatit të tij për të lejuar Gjicin të vuaj pjesën e mbetur të dënimit në shtëpi. Safet Gjici, ish-kryebashkiaku i Kukësit, u gjet fajtorë për korrupsion  i kishin […]

The post Apeli nxjerr nga burgu ish-kryebashkiakun Safet Gjici appeared first on Reporter.al.

Lirohet nga burgu ish-kryebashkiaku i Kukësit Safet Gjici

By: Besnik
19 May 2025 at 12:55

Ish-kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici, është liruar nga qelia pas një vendimi të fundit të marrë nga Apeli i juridiksionit të përgjithshëm.

Sipas këtij vendimi, ai do të vuajë pjesën e mbetur të dënimit me “qendrim në shtëpi” për shkak të gjendjes së tij shëndetësore.

Vendimi u mor pas shqyrtimit të kërkesave të avokatëve të Gjicit, të cilët paraqitën argumente për gjendjen e tij shëndetësore, e cila kërkon kujdes të veçantë.

Më herët, kërkesa për lirimin e tij ishte refuzuar nga Gjykata e Elbasanit, e cila vendosi që ai të mbetej në qeli.

Gjici ka qëndruar i izoluar deri tani në burgun e Lushnjes ndërsa ishte burgosur pas video-skandalit në zyrën e tij, në Bashkinë e Kukësit, ku u filmua me shtetasen A.K duke bërë veprime seksuale.

Gjykata e Apelit të Posacëm e kishte dënuar Safet Gjicin për korrupsion aktiv me 4 vite e 6 muaj burg, nga të cilat ai do të duhet të vuante 3 vite për shkak të përfitimit të gjykimit të shkurtuar.

Safet Gjici e kishte kryer pjesën më të madhe të dënimit dhe i kishin mbetur përafërsisht 6 muaj burg për të vuajtur.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Lirohet nga burgu ish-kryebashkiaku i Kukësit Safet Gjici appeared first on Euronews Albania.

Numërimet për kandidatët në qarkun e Kukësit, si paraqiten rezultatet aktuale

13 May 2025 at 18:30

Lidhur me procesin e numërimit të votave për kandidatët në qarkun e Kukësit, janë numëruar 95 kuti nga 139 në total në të gjithë qarkun.

Isuf Çela ka marrë 5945 vota

Shkelqim Shehu ka marrë 3479 vota

Elvira Peka ka marrë 2349 vota

Ndërsa në Bashkinë Kukës janë numëruar 33 kuti nga 73 në total.

Shkelqim Shehu ka marrë 2988 vota

Isuf Çelaj ka marrë 452 vota

Elvira Peka ka marrë 97 vota

Ndërkaq, në Tropojë janë numëruar 34 kuti nga 38 në total.

Isuf Çelaj ka marrë 4790 vota

Shkelqim Shehu ka marrë 103 vota

Elvira Peka ka marrë 104 vota

LEXONI GJITHASHTU:

The post Numërimet për kandidatët në qarkun e Kukësit, si paraqiten rezultatet aktuale appeared first on Euronews Albania.

VIDEO/ Kultivuan bimë narkotike, arrestohet në Kukës edhe autori tjetër  

By: Rovena
13 May 2025 at 12:08

Shkon në 2 numri i të arrestuarve. Si rezultat i hetimeve të thelluara, identifikohet dhe vihet në pranga autori tjetër i dyshuar për kultivim të bimëve narkotike në fshatin Tejdrinë.

Si rezultat i hetimeve të thelluara dhe i kontrolleve të kryera në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, Komisariati i Policisë Kukës, në vijim të operacionit policor “Kroi”, vuri në pranga shtetasin L. M., 50 vjeç, banues në fshatin Tejdrinë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Kukësit i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.    Ai akuzohet se në muajin qeshor 2024, në bashkëpunim me vëllanë e tij, shtetasin N. M. (i arrestuar në muajin mars 2025), ka kultivuar bimë narkotike në vendin e quajtur “Kroi i Bardhë”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Kukësit, për veprime të mëtejshme.

SPAK procedon dy persona për blerje votash në Kukës në favor të PSD

13 May 2025 at 11:27

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK njoftoi të martën më 13 maj se ka regjistruar procedim penal për “Korrupsion aktiv në zgjedhje” ndaj kryeplakut të fshatit Lusen në Kukës dhe një personi tjetër që akuzohen për blerje votash në favor të Partisë Socialdemokrate, subjekt politik që drejtohet nga Tom Doshi. Sipas […]

The post SPAK procedon dy persona për blerje votash në Kukës në favor të PSD appeared first on Reporter.al.

Qarku i Kukësit mbetet bastion i PD, ndëshkon me votë socialistët

13 May 2025 at 10:40

Ndryshe nga pjesa tjetër e vendit, qarku i Kukësit u ngjyros sërish blu në këto zgjedhje, duke refuzuar me votë Partinë Socialiste në pushtet. Koalicioni i udhëhequr nga Partia Demokratike ka dalë fitues në pjesën dërrmuese të qendrave të votimit, përfshi qytetin e Kukësit dhe dhjetë njësi administrative- mes të cilave edhe vendlindjet e kandidatit […]

The post Qarku i Kukësit mbetet bastion i PD, ndëshkon me votë socialistët appeared first on Reporter.al.

Fotografoi votën dhe e postoi në rrjetet sociale/ Arrestohet 19-vjeçari në Tropojë

By: Rovena
12 May 2025 at 10:46

Policia e Kukësit ka arrestuar një 19-vjeçar në Tropojë, pasi ditën e djeshme gjatë procesit të votimit, ka fotografuar fletën e tij të votimit, duke e postuar më pas në rrjetet sociale.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Tropojë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin S. B., 19 vjeç, banues në fshatin Shoshaj, për veprën penale “Shkelja e fshehtësisë së votimit”, pasi ka publikuar në rrjete sociale, fotografi të fletës së tij të votimit”, njofton policia.

Gjykata e Kukësit lë në arrest me burg Ylber Jakun

By: user7
10 May 2025 at 11:53

Në Gjykatën e Kukësit u mbajt sot seanca për caktimin e masës së sigurisë ndaj 41-vjeçarit Ylber Jaku. Jaku ishte i akuzuar për vrasjen e 34-vjeçarit Reshit Sallahu në motive hakmarrjeje. Mësohet se seanca u mbajt me dyer të mbyllura teksa gjyqtari i masave pasi ka dëgjuar prokurorin e gatshëm për aktet e dosjes dhe provat paraprake, si dhe avokatin e të dyshuarit, ka caktuar në fund të seancës masën e sigurisë “arrest me burg”.

Ndërkohë, më 8 maj, Gjykata e Kukësit caktoi masën e sigurisë “arrest shtëpie” për Artjola Sallahun pasi ka ushtruar dhunë ndaj prindërve autorit të krimit. Sipas dinamikës rezulton se Sallahu, pas konfliktit për pronësi, sulmoi çiftin e bshkëshortëve, që u mjekuan në spital dhe për motive hakmarrje dyshohet se djali i të dëmtuarve ka sulmuar fatalisht me armë zjarri familjarin e autores së plagosjes së dyfishtë.

Po ashtu mësohet se familja Jaku ka bërë mbi 20 kallëzime ndër vite për konfliktin. Kallëzimet janë bërë nga babai i autorit i cili u kërkonte institucioneve zgjidhjen e konfliktit.

The post Gjykata e Kukësit lë në arrest me burg Ylber Jakun appeared first on Lapsi.al.

Mashtrimi/ “Air Kosova” dhe një iluzion fluturues i propagandës dhe i interesave të fshehura

9 May 2025 at 19:50

Përtej flamujve dhe sloganeve kombëtare, qëndron një rrjet interesash ekonomikë të lidhur me Grupin Kastrati, një koncesion pa garë dhe një kompani ajrore që nuk ekziston realisht. Gjatë ceremonisë për nisjen e fluturimeve në Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës, Kryeministri Edi Rama deklaroi se në Aeroportin e Kukësit do të fillojë operimin një kompani ajrore e re me […]

The post Mashtrimi/ “Air Kosova” dhe një iluzion fluturues i propagandës dhe i interesave të fshehura appeared first on BoldNews.al.

Gjykata e Kukësit ‘pret’ 21-vjeçaren hasjane për vendimin/ Kreu aktin e rëndë ndaj çiftit të bashkëshortëve për…

8 May 2025 at 14:31

Pas konfliktit për motive pronësie në fshatin Pla në Has është paraqitur sot në Gjykatën e Kukësit për masën e sigurisë 21-vjeçarja nga Hasi. E reja u arrestua më 7 maj për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Plagosja e lehtë me dashje”. Sipas burimeve bëhet me dije se asnjë familjar i saj nuk është i pranishëm.

Një ditë më parë për këtë konflikt mes dy familjeve pati edhe një viktimë, përktësisht vëllai i 21-vjeçares. Reshit Sallahu, u vra me armë zjarri nga e Ylber Jaku 41- vjeç, i afërm i bashkëshortëve të plagosur. Jaku dyshohet e ka pritur 34-vjeçarin disa metra nga shtëpia, dhe sapo ka zbritur nga mjeti dhe e ka qëlluar duke i marrë jetën.

Shkak i këtij konflikti është një rrugë kalimi, pasi dy familjet pretendojnë se rruga ka prekur pronat e tyre. Toka ka qenë më parë e ish-ndërmarrjes bujqësore dhe ka qenë pa certifikatë pronësie. Mësohet se një nga nga familjet ka hapur edhe rrugë kalimi vite më parë. Gjurma e rrugës ka qenë burim konfliktesh prej vitesh, pasi dy familjet pretendojnë se rruga ka prekur pronat e tyre.

The post Gjykata e Kukësit ‘pret’ 21-vjeçaren hasjane për vendimin/ Kreu aktin e rëndë ndaj çiftit të bashkëshortëve për… appeared first on Sot News | Lajme.

Kukës/ 51-vjeçarja humb kontaktet me familjen, nisin kërkimet në zonë

1 May 2025 at 12:31

KUKËS- Një 51-vjeçare nga fshati Kalis i Kukësit ka humbur kontaktet me familjarët e saj.

Kanë qenë vetë të afërmit e saj, të cilët kanë bërë kallëzim në Policinë e Kukësit.

Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet intensive, si dhe monitorimin e zonës me dronë me qëllim gjetjen e saj.

Ura e re në Kukës nuk rrezikon shembjen pavarësisht padisë në gjykatë

28 April 2025 at 13:56

Pretendimi: Ura e Kukësit ka dalë me probleme dhe është drejt shembjes.

Verdikti: Mungon konteksti

——————————————————–

Në rrjetet sociale shqipfolëse po qarkullon lajmi alarmant se ura e çeliktë e ndërtuar në hyrje të Kukësit, mbi të cilën kalon Rruga e Kombit, është me probleme dhe po shkon drejt shembjes.

Ky pretendim duket se e ka zanafillën në një lajm të botuar më 24 prill në disa media shqiptare, sipas së cilit koncesionari i Rrugës së Kombit, kompania Salillari, ka paditur nënkontraktorin italian për ndërtimin e Urës së Madhe të Kukësit.

Artikujt e mësipërm i referohen një njoftimi të botuar nga Gjykata e Lartë më 9 prill 2025, ku lajmërohet vendimi i gjykatës për ta dërguar padinë e Salillarit për gjykim në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Tiranë.

Në njoftimin e Gjykatës jepen disa detaje nga pretendimet e paditësit, përfshi “pagimin e të gjitha shpenzimeve, pagesave dhe kostove të pësuara nga Paditësi [Salillari] për ripërsëritjen e punimeve dhe riparimin e defekteve të MAEG.”

Pretendimet e padisë, për aq kohë sa nuk ka një vendim gjykate mbi to, mbeten pretendime. 

Më tej, edhe nëse pretendimet e padisë merren të mirëqena, mangësitë në punën e nënkontraktorit MAEG janë mbuluar nga kompania Salillari. Për këtë mbulim, kompania ka paditur nënkontraktorin duke i kërkuar dëmshpërblim.

Ç’është më e rëndësishme, askund në artikujt e mësipërm, apo në njoftimin e Gjykatës, nuk përmendet shembja e mundshme e urës.

The post Ura e re në Kukës nuk rrezikon shembjen pavarësisht padisë në gjykatë appeared first on Faktoje.al.

Rama show me aeroportin e Vlorës, a do përfundojë i braktisur si Kukësi?

By: Ardit
25 April 2025 at 13:51

Dikur në opozitë, Edi Rama deklaronte me gojën plot se ata që u thonë se do ngremë aeroporte të reja në një vend aq të vogël sa Shqipëria iu gënjejnë, ndërsa tani po e përdor të njëjtën fabul për fushatë elektorale. Njësoj siç u veprua katër vite më parë me aeroportin e Kukësit sot po […]

The post Rama show me aeroportin e Vlorës, a do përfundojë i braktisur si Kukësi? appeared first on BoldNews.al.

Ndikimi i temperaturave në frutikulturë, specialisti: Nuk ka dëmtime, pasi pemët ende nuk kanë çelur

21 March 2025 at 19:14

Rajoni i Kukësit ka përjetuar një rënie temperaturash gjatë dy ditëve të fundit, çka ka ndikuar në kushtet atmosferike dhe, për rrjedhojë, edhe në frutikulturë.

Sherif Visha, specialist i bujqësisë, thotë se deri më tani nuk janë raportuar problematika të mëdha.

Disa prej pemëve që kanë lulëzuar janë më të rrezikuara nga ngricat që formohen gjatë natës dhe mëngjesit, shpjegon ai.

Për të minimizuar efektet e motit të ftohtë, Visha këshillon fermerët të përdorin disa teknika të njohura, të cilat ndihmojnë në krijimin e kushteve optimale për pemët frutore.

Megjithatë, shumica e pemëve ende nuk kanë lulëzuar, gjë që i bën më rezistente ndaj temperaturave të ulëta. Sipas specialistëve, kjo do të ndikojë pozitivisht në prodhimin e frutave, duke siguruar një rendiment më të lartë.

Ditët në vijim pritet të sjellin rritje temperaturash, çka do të mundësojë çeljen e të gjitha pemëve.

The post Ndikimi i temperaturave në frutikulturë, specialisti: Nuk ka dëmtime, pasi pemët ende nuk kanë çelur appeared first on Telegrafi.

❌
❌