Siguria e Kosovës po rrezikohet nga raste spiunazhi të lidhura me shërbimet sekrete serbe. Arrestimet e fundit ngrenë shqetësime për përmasat e kërcënimit dhe gatishmërinë institucionale për t’u përballur me të. Veprimet e spiunazhit rrezikojnë drejtpërdrejt rendin juridik dhe kushtetues të Republikës së Kosovës, si dhe sigurinë e zyrtarëve dhe qytetarëve të saj, thotë prokurori […]
Banorët në Porto Romano jetojnë çdo ditë nën hijen e frikës. Një fabrikë gazi, e zgjeruar pa distanca sigurie me shtëpitë, shkollën dhe ambulancën, i ka vendosur në rrezik të vazhdueshëm.
Dy incidente të së shkuarës janë dëshmi e asaj me të cilën ata përballen, ndërsa institucionet heshtin ose japin përgjigje që bien ndesh me faktet.
Tre vite nën frikë, asgjë ndryshe
Një shpërthim i fortë trazoi banorët e zonës së Porto Romanos mëngjesin e 18 qershorit 2022. Në fabrikën e “Alba Cosmetics” që prodhon dhe ambalazhon bombola gazi aty pranë kishte rënë zjarr. Të frikësuar, ata u shpërngulën përkohësisht derisa zjarrfikësit dhe policia siguruan se rreziku ishte tejkaluar.
Banorët nisën kërkesa për zhvendosjen e fabrikës. Ata organizuan protesta pasi zëri i tyre nuk u dëgjua. Ndërkohë, frika nga një shpërthim i madh u përsërit katër muaj më vonë.
Mesditën e 26 tetorit 2022 zona u rëndua nga aroma e gazit, e cila ishte çliruar nga dëmtimi i një cisterne të kompanisë. Në panik, shkolla 9-vjeçare “Met Hasa”, e cila ndodhet pranë fabrikës, pezulloi mësimin duke dërguar fëmijët në shtëpi.
Por dhe aty nuk kishte siguri. Familjarët u detyruan të shpërnguleshin sërish për disa orë derisa autoritetet siguruan gjendjen.
Rastet, e raportuara gjerësisht në lajmet qendrore të televizioneve kombëtare, e bënë të njohur zonën për publikun e gjerë në Shqipëri. Mirëpo ato nuk ishin “lajme” për banorët: thjesht dy ditë nga plot të tjera nën hijen e frikës.
“Nuk e dimë kur do të na ndodhë e keqja, por jemi të sigurt që është çështje kohe,” thotë një banor.
Madje dhe fëmijët, si Enea i ciklit fillor, përjetojnë ankth teksa kujtonë raste: “U dëgjua një fishkëllimë, pastaj pamë tym. Më digjnin sytë, u tremba shumë.”
Fabrika e gazit në Porto Romano nisi punën në vitin 2011 në zonën e ish-Ndërmarrjes Industriale Shtetërore (NISH) të Kimikes.
Fillimisht aty ushtroi aktivitet kompania “Gas Power Al” e themeluar nga Altin Mulla, por që në vitin 2012 i kaloi Alban Rushitit për 4 milionë lekë, ose rreth 28,500 euro (me kursin e këmbimit të asaj periudhe).
Rreth pesë vite më vonë, qeveria ia dha zonën me qira “1 euro” kompanisë “Alba Cosmetic” e themeluar nga Adi Mehmeti në vitin 2014 – asokohe 21 vjeç.
Pamje Google.
Dy nga tre anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës të “Alba Cosmetic” ishin të njëjtët të kompanisë “Gas Power Al”: Muaharrem Çela dhe Idajet Çela.
Prej vitit 2018 “Gas Power Al” nuk ka zgjedhur administrator të ri, nuk ka përtërirë Këshillin Mbikëqyrës, nuk ka dorëzuar bilancet tregtare dhe rezulton me të paktën 30 mijë euro detyrime ndaj organeve tatimore.
Nuk është e qartë lidhja mes dy kompanive, por në website-in e “Gas Power” ato prezantohen si kompani të përbashkëta me të njëjtat kontakte, seli dhe produkte (link, link).
Pas incidentit të vitit 2022, Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industrial (ISHTI) zbuloi pesë shkelje të rënda ligjore dhe teknike në cisternat e kompanisë, nga mungesa e certifikatave të sigurisë, kalibrimit dhe transportit te mungesa e policës së sigurimit të detyrueshëm.
Por, çuditërisht, nuk u mor asnjë masë ndëshkuese. Madje, ISHTI në një përgjigje për Citizens.al deklaroi se “në 5 vitet e fundit nuk ka pasur konstatime për incidente”. Kjo bie ndesh me vetë faktet e raportuara më parë për të paktën dy ngjarjet e vitit 2022, duke ngritur dyshime serioze mbi eficiencën dhe transparencën institucionale.
Pamje Google.
Për Fatmir Tarajn, ekspert zjarrfikës, përveçse nga afërsia me zonën e banuar, rreziku kryesor nga fabrika mund të vijë prej mungesës së stafit të kualifikuar.
“Pajisjet për emergjenca mund të ekzistojnë, por pa njerëz të trajnuar ato janë thjesht dekor,” thekson ai.
Ligji thotë se kompania ka detyrimin të informojë komunitetin lokal dhe të zhvillojë dëgjesa dhe njoftime publike, por nga të dhënat e mbledhura nga Agjencia Rajonale e Mjedisit Durrës, rezulton se në pesë vitet e fundit nuk është bërë asnjë konsultim publik.
Ky fakt evidenton një shkelje të qartë ligjore dhe etike nga “Alba Cosmetic” për përgjegjësitë sociale kundrejt komunitetit që jeton në afërsi të aktivitetit të saj.
Ndërkohë, fabrika është zgjeruar duke përfituar tokë shtetërore dhe duke zhdukur distancën mbrojtëse që duhet të ndante zonën industriale nga shkolla, ambulanca dhe shtëpitë e banorëve përreth.
Punimet e kompanisë Alba Cosmetic për mbulimin e kanalit të ujërave të zeza/Foto Anila Prethi.
Në vitin 2018 kompania ndërhyri në kolektorin e ujërave të zeza duke e mbuluar atë në kufirin e pronës së saj dhe për rrjedhojë përfitoi mbi 1,000 m2 truall në të cilën më vonë shtriu depozitat e gazit.
Së fundmi kompania ka përfituar edhe rreth 2 hektarë truall në një zonë ku sipas Agjencisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit, (link harta e AKPT) ishte parashikuar për shërbime dhe aktivitete social-kulturore, apo sportive dhe rekreative.
Zgjerimi nuk është shoqëruar asnjëherë me dëgjesa publike nga banorët, të cilët kanë kërkuar zhvendosjen e kompanisë, por që tashmë shohin avllitë e shtëpive të tyre si muret e fundit ndarëse me fabrikën.
Ashtu si mungesa e certifikatave të sigurisë, trajnimet e papërfillura, mosinformimi i banorëve apo heshtja e institucioneve, incidentet e vitit 2022 ishin pasojat më të dukshme të një sistemi që e trajton jetën e njerëzve si statistikë dhe mjedisin si pronë private.
Pamje Google, me zonë e shtuar së fundmi.
Kur kontrolli teknik ndodh vetëm pasi ndodhin ngjarjet e këqija, dhe kur autoritetet nuk reagojnë as përballë fakteve zyrtare, siguria bëhet iluzion, e drejta për të jetuar në një mjedis të shëndetshëm shkelet, dhe përgjegjësia institucionale kalohet me heshtje.
Në Porto Romano, rrjedhja e gazit nuk është thjesht rrezik potencial – është frika e përditshme e banorëve, që kërkojnë jo vetëm përgjigje, por veprime konkrete dhe mbrojtje nga shteti që duhet t’u shërbejë.
Agresioni rus në Ukrainë ka hyrë në vitin e katërt dhe nuk ka të ndalur. Shovinizmi rus nuk njeh kufij, as norma ndërkombëtare.
Ndërkohë, sapo u krye thuajse një provë lufte në Lindjen e Mesme: një veprim aventuresk apo një përllogaritje e gabuar mund të kishte aktivizuar, e pakta, lëndë bërthamore.
Për të ardhur më afër në gjeografinë e pasigurisë, jo larg në kohë, dy vjet më parë, forca paramilitare serbe, të planifikuara mjaftueshëm në shtabet e Beogradit për nga numri, armatimi, pajisjet, rezervat, mbështetja dhe aftësimi luftarak, kryen sulmin ndaj focave sovrane të sigurisë së Kosovës në Banjskë, me qëllim provokimin e një fronti lufte me përfshirjen e gjithë makinerisë informative, policore e ushtarake të Serbisë, për të justifikuar ripushtimin e Kosovës, ose të paktën të pjesës veriore të saj.
Ndërkohë, Serbia, krahas fushatës së ethëshme për të fituar “statusin” e të ndëshkuarit pa të drejtë ndërkombëtare për çështjen e Kosovës, po armatoset gjithnjë e më shumë me armë ofensive të siguruara nga Rusia dhe Kina.
Sapo është mbajtur Samiti i NATO-s, i cili shprehu një angazhim substancial në shpenzimet për sigurinë dhe mbrojtjen: aleatët të rrisin shpenzimet deri në 5% të PBB-së, çka tregon se kërcënimet ndaj sigurisë në botë pritet të jenë më të afërta në kohë dhe më të mprehta në ashpërsi.
Dhe nuk është më sekret: Kosova është objektiv imediat. Presidenti i SHBA, para pak ditësh u shpreh se ka ka parandaluar një konflikt mes Kosovës dhe Serbisë. Nuk është çështje akademike për të kërkuar si, kur, kush, me çfarë, e tj.
E rëndësishme është që kreu i shtetit më të fuqishëm aktualisht në botë, ndër tre konflikte me pasoja botërore, përmendi atë Kosovë-Serbi. Duke folur më 10 korrik në një ligjëratë në Uashington, Presidentja Osmani tha se kjo deklaratë e Presidentit Trump, qartazi, u referohet “javëve të fundit” dhe se bëhet fjalë “për zhvillime shumë, shumë të vona”.
Ky, pra, është kuadri i sigurisë në Kosovë.
Pyetjet që dalin për garantimin e kësaj sigurie janë të shumta dhe përfshijnë shumë aktorë dhe shumë fusha.
Në radhë të paraë dhe vetvetiu, pyetja e parë i shtrohet të zotëve të shtëpisë, institucioneve dhe popullit shqiptar të Kosovës. Nëse pranojmë që mbrojtja është, në radhë të parë, ekonomi, atëherë do të konstatojmë se Kosova si vendi i dytë më i varfër në Europë bazuar në PBB për frymë.
Nëse pranojmë që stabiliteti politik mundëson një stabilitet ekonomik dhe rrjedhimisht stabilitet të mbrojtjes, atëherë fakti thuajse tronditës kur ende pas 46 orvatjesh nuk është konstituuar akoma Parlamenti i ri edhe pse ka kaluar pothuajse gjysmë viti, atëherë do të pranojmë se të parat që janë prekur janë siguria e mbrojtja.
Dhe kjo ndodh pikërisht kur retë për sigurinë e Kosovës mbeten të errëta: njohjet ndërkombëtare janë stopuar; raportet me aleatët e mëdhenj natyralë janë lënduar; situata e sigurisë në rajon është e kërcënuar nga shumë aktorë e faktorë.
Prezenca e NATO-s në Kosovë është domethënëse.
“NATO tani është shumë më e përgatitur për të projektuar fuqi ushtarake, diplomatike dhe ekonomike në një shkallë që kundërshtarët tanë nuk mund të ëndërrojnë ta arrijnë, duke penguar kështu luftërat e ardhshme”, – u shpreh këto ditë Sekretari i Shtetit Amerikan Marco Rubio. Por, njëherësh duhet të mësohemi me prirjet normale historike se nuk ka aleanca të përjetëshme, se edhe NATO nuk është e përjetëshme.
Siç duhet të mësohemi me parimin se për mbrojtjen tënde je përgjegjës në radhë të parë vetë, se duhet të paguash edhe për mbrojtjen, si për çdo mall tjetër. Sigurisht Kosova ka plane mbrojtjeje dhe ushtarake, ku janë bërë edhe investime dhe sigurim armatimesh përkatëse. Organizmat përkatëse e dinë nëse janë të mjaftueshme për t’iu përgjigjur të gjitha skenarëve të mundshëm.
Por detyrimi vjen edhe te Shqipëria. Jo për nacionalizëm të sëmurë. Është detyrim kombëtar, kushtetues dhe moral për çdo paralele të tillë në botë. Është normale që Shqipëria duhet të ketë plane mbështetjeje për shtetin dhe popullin vëlla të Kosovës, pë më tepër duke qenë edhe antar i Aleancës Euro-Atlantike.
Çështja është se cila është fuqia e Shqipërisë për ta bërë këtë gjë jo si deklaratë politike, por si faktor me peshë të gjithanëshme ekonomike, politike, të sigurisë dhe ushtarake. Dhe faktorizimi fillon që me aktivizimin e niveleve strategjike, përkatësisht të Këshillit të Sigurisë Kombëtare. Po Kuvendi i Shqipërisë pse nuk del me një rezolutë për situaten e tensionuar?
Ndërkohë, është detyrim që, në këto kushte, Shqipëria, qeveria e saj, e mbështetur nga opozita, do të duhet të alokojë buxhet të posaçëm. Përndryshe, të gjitha përbetimet politike mbeten si fushatë elektorale.
TIRANË, 12 korrik /ATSH/ Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Igli Hasani, i cili po merr pjesë në Forumin e Dubrovnikut 2025, përcolli një mesazh të qartë dhe të vendosur: Ballkani Perëndimor nuk mund të trajtohet më si periferia e kontinentit, ai është pjesë thelbësore e së ardhmes strategjike të Evropës.
Në prani të përfaqësuesve të lartë nga rajoni, Evropa dhe më gjerë, përfshirë SHBA-në, Gjirin, Brazilin dhe Afrikën, ministri Hasani theksoi se në kohë pasigurie dhe rivalitetesh gjeopolitike, besimi, transparenca dhe transformimi nuk janë zgjedhje, janë domosdoshmëri.
“Shqipëria nuk është një konsumatore e sigurisë, është kontribuese. Nuk presim, po ecim përpara”, theksoi Hasani.
Ministri Hasani nënvizoi se Shqipëria ka hapur katër grup-kapituj negociues, përfshirë kapitujt themelorë dhe tregun e brendshëm dhe se rruga drejt BE-së është strategjike, e pakthyeshme dhe e mbështetur në reforma të qëndrueshme.
Ai paralajmëroi se vonesat në procesin e zgjerimit krijojnë boshllëqe që shfrytëzohen nga aktorë autoritarë, duke mirëpritur Planin e Rritjes për Ballkanin Perëndimor si një mundësi konkrete për të përshpejtuar integrimin.
“Evropa nuk do të jetë e plotë pa Ballkanin Perëndimor. Dhe Ballkani Perëndimor nuk do të jetë i plotë pa një vend të denjë në familjen europiane”, tha ministri Hasani.
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Igli Hasani në Forumin e Dubrovnikut 20...
Eksperti i sigurisë rrugore, Fatjon Softa tha se në plazhet shqiptare nuk ka ka roje dhe mjete të nevojshme për garantuar siguri. Pavarësisht se propagandohet për “bum turistik” nga Rama, plazhet në vendin tonë nuk plotësojnë nevojat më minimale. “Ligji për sigurinë në plazhe është shumë i rëndësishme për shumë ngjarje që kanë ndodhur dhe […]
Sarandë- Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda gjatë inspektimit për sezonin turistik në Sarandë, ka njoftuar edhe masa të rëndësishme për garantimin e sigurisë gjatë sezonit turistik.
Gjatë fjalës së tij, Proda bëri thirrje për respektim të masave, ndërsa nënvizoi se qytetarëve , pushuesve duhet t’u garantohet siguri maksimale.
“Duhet të garantojmë patrullime në çdo plazh në çdo ambient ku janë pushuesit. Një tjetër rëndësi janë kontrolli i mjeteve lundruese. Nuk do të tolerohet asnjë shkelje, për pjesën e perimetrit të sigurisë, për dokumentacionin dhe pajisjen me elementë të sigurisë për pushuesit. Detyrë tjetër është ndotja akustike dhe siguria rrugore”, tha më tej Proda.
Udhëheqësit e vendeve anëtare të NATO-s, të mbledhur në Samitin që po mbahet në Hagë, shprehën mbështetjen për rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes në 5% dhe rikthesuan angazhimin e tyre për të mbrojtur nga sulmet njëri-tjetrin. Po ashtu u miratua objektivi për rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes në 5% të PBB-së deri në vitin 2035, një përgjigje ndaj kërkesës së Trump dhe frikës së evropianëve se…
Ambasada amerikane në Tiranë ka ndarë në rrjetet sociale një postim ku tregon ndikimin që do të ketë investimi i 5% të PBB-së në mbrojtje.
Teksa në Hagë zhvillohet samiti dy ditor i NATO-s, ambasada amerikane shprehet se nën udhëheqjen e Donald Trump, 32 aleatët pritet të marrin vendime të rëndësishme. Më tej në postim thuhet se 5% i investuar te mbrojtja do të ketë ndikim edhe përtej ushtrisë.
POSTIMI I PLOTË:
Nën udhëheqjen e Presidentit Trump, 32 Aleatë pritet të marrin vendime të rëndësishme dhe me ndikim të gjerë. Investimi i 5% të PBB-së në mbrojtje do të na bëjë më të fortë, por ndikimi i tij shkon përtej ushtrisë.
Na ndiqni për më shumë.
TIRANË, 17 qershor/ATSH/ Policia e Shtetit prezantoi sot një plan masash për mbarëvajtjen e sezonit turistik 2025. Sipas njoftimit të Policisë, për të garantuar rendin dhe sigurinë gjatë sezonit veror 2025, Policia e Shtetit ka hartuar dhe është duke zbatuar një plan të detajuar masash, i cili synon sigurinë në zonat bregdetare, liqenore dhe lumore; lehtësimin e qarkullimit në pikat e kalimit kufitar; parandalimin e aksidenteve rrugore dhe veprimtarive kriminale; zbatimin e orarit të ndalimit të muzikës dhe mbrojtjen e mjedisit dhe zonave turistike.
Sipas njoftimit të Policisë, “ndryshe nga viti i kaluar, këtë vit shërbimi 12-orësh do të aplikohet vetëm në zonat bregdetare. Në ndihmë të policive vendore do të dërgohen shërbime shtesë të cilat do të kompensohen sipas legjislacionit përkatës”.
“Në funksion të planit janë vënë në dispozicion dhjetëra automjete dhe motomjete për rritjen e gatishmërisë dhe reagimit të shpejtë; punonjës policie me biçikleta që patrullojnë në plazhe, për forcimin e policimit komunitar dhe për t’iu ofruar ndihmë pushuesve; njësia Policore Detare për kontrollin dhe ndëshkimin e lundrimeve të rrezikshme brenda zonave të ndaluara; dronë që do të përdoren nga shërbimet policore për kontrollin e perimetrit të sigurisë në plazhe, si dhe për evidentimin dhe ndëshkimin e shkeljeve rrugore”, thuhet në njoftim.
Gjithashtu, Policia Kufitare ka marrë masa për shtimin e sporteleve dhe burimeve njerëzore në PKK, me qëllim menaxhimin e fluksit turistik.
Policia e Shtetit nënvizon faktin se do të ketë shtim të kontrollit në kufirin e gjelbër dhe në kufirin blu, për të parandaluar krimin kufitar dhe kalimet e paligjshme.
Policia Rrugore, me pajisjet inteligjente, dronët dhe alkooltestuesit, do të jetë 24/7 në të gjitha akset rrugore kombëtare dhe në qendrat e banuara.
Njëkohësisht, janë shtuar patrullat në zonat turistike për parandalimin e aksidenteve rrugore dhe për garantimin e lëvizjes së lirë të automjeteve.
Ndërsa, nga 16 qershori deri më 15 shtator 2025, do të kufizohet qarkullimi i mjeteve të rënda për transport mallrash në fundjavë dhe në ditët e pushimit zyrtar.
Për të zbatuar dhe përmbushur sa më mirë masat e përcaktuara në planin e masave, strukturat vendore të Policisë po bashkëpunojnë me agjencitë turistike për destinacionet turistike, për pajisjen e mjeteve lundruese me dokumentacionin përkatës dhe zbatimin me rigorozitet të rregullave të lundrimit dhe masave të sigurisë; kryetarët e fshatrave dhe pushtetin vendor; vrojtuesit e plazheve, emergjencat civile dhe ato shëndetësore, si dhe me shërbimet zjarrfikëse.
Ndërkohë, nga shërbimet e Policisë po vijon operacioni “Plazh i lirë”, për lirimin e hapësirave bregdetare të zaptuara në mënyrë të paligjshme.
Gjithashtu, do të ushtrohen kontrolle për zbatimin e orarit të muzikës dhe ndëshkimin e shkelësve të nivelit të zhurmës. Tashmë, punonjësit e Policisë janë pajisur me aparate të matjes së zhurmave.
Ndërkohë, krahas planit të masave, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka urdhëruar ngritjen e grupeve të monitorimit të shërbimeve në terren, për zbatimin rigoroz të Kodit të Etikës, nga çdo punonjës policie, në komunikim dhe në veprim.
Nga plani i masave të Policisë së Shtetit për sezonin turistik 2025
Presidenti amerikan Donald Trump ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv të zgjeruar që ndalon plotësisht hyrjen në SHBA për shtetasit nga 12 vende dhe vendos kufizime të pjesshme për shtatë vende të tjera. Ky vendim shënon një vazhdim dhe përforcim të politikave të ashpra të imigracionit që ai ndërmori gjatë mandatit të tij të parë. Sipas […]
Sot pritet të mbahet dita e dytë e edicionit të tretë të Forumit Ndërkombëtar për Paqen dhe Sigurinë, organizuar nën udhëheqjen e presidentes Vjosa Osmani. 45 delegacione nga mbarë bota, ndër ta presidentë, ministra, përfaqësues të organizatave ndërkombëtare dhe aktivistë të shoqërisë civile, po marrin pjesë në konferencën dyditore. “Në kohën më të vështirë të […]
Arabia Saudite ka intensifikuar masat e sigurisë për Haxhin e këtij viti, që pritet të nisë të mërkurën, një vit pas vdekjes së 1 mijë e 301 personave për shkak të temperaturave ekstreme gjatë pelegrinazhit në Mekë. Me më shumë se 1 milion pelegrinë që do të mbërrijnë në Mbretërinë Saudite në kushte të nxehtësisë […]
TIRANË, 16 maj /ATSH/ Kryeministri Edi Rama dhe kryeministrja e Danimarkës, Mette Frederiksen, vend i cili është pritësi i radhës i Samitit të Komunitetit Politik Evropian, zhvilluan sot një konferencë të përbashkët për shtyp në ambientet e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit.
Kryeministri Rama dhe kryeministrja Frederiksen iu përgjigjën pyetjes së një gazetari të huaj lidhur me faktin nëse ka dallime në qëndrim mes tyre, për sa kohë u fol nga njëra anë për përparësinë e çështjes së sigurisë dhe riarmatosjen e Evropës, ndërsa Rama tha se riarmatosja nuk është gjithçka.
Kryeministrja Frederiksen u shpreh se “jemi të dy vende anëtare të NATO-s, dhe jemi për të marrë pjesë në Samitin e Hagës dhe natyrisht që ne do të angazhohemi edhe më tej në NATO për të shpenzuar më shumë, në mënyrë që të jemi në gjendje që të riarmatosim të gjithë Aleancën brenda një afati të shkurtër kohe. Duhet të jemi në gjendje të mbrojmë veten, jo vetëm pse jemi transatlantikë, jemi shumë transatlantikë, por me pasigurinë që po sjellë SHBA-ja në tryezë, është e rëndësishme për gjithë Evropën që të jetë e aftë të mbrojë veten”, tha Frederiksen.
Sipas saj, nuk mund të fitosh një luftë, pa armë, pasi me përvojën e viteve të fundit, nëse Evropa nuk është e gatshme të mbrojë veten, është shumë e brishtë. “Riarmatimi i Evropës është detyra më e rëndësishme. Shpresoj që ky do të jetë edhe përfundimi i Samitit të Hagës pas një muaji. Që të gjithëve do na duhet të shpenzojmë më shumë për të mbrojtur veten”, vijoi ajo.
Nga ana e tij, Kryeministri Rama u shpreh se nuk është çështje dallimi, përkundrazi Rama tha se e mbështet plotësisht idenë që Evropa duhet të bëjë më shumë kur vjen fjala te mbrojtja e saj dhe investimi në kapacitetet e vetëmbrojtjes.
“Por, unë besoj nga ana tjetër diçka që lidhet me emrin e vetë Evropës. Evropa ka qenë gjithmonë përfaqësuese e disa gjërave që të tjerët i kanë pasur zili dhe mes tyre është aftësia për të parashikuar paqe të përhershme, për ta projektuar atë dhe kapaciteti për të shtyrë edhe në kërkim të paqes së pamundur”, tha Rama.
“Vetë BE-ja është produkt praktikisht i një ëndrre fëmije, të cilën askush ndoshta nuk do ta besonte, por ja që ndodhi. Armiq për vdekje, u bënë aleatë strategjikë. Po, na duhet t’i bëjmë të gjitha ato për të cilat është folur për mbrojtjen, por kemi edhe një shpirt që duhet ta mbrojmë dhe jo vetëm territorin, kemi një të ardhme që duhet ta ndërtojmë dhe kjo nënkupton që duhet të punojmë në të dyja drejtimet. Dhe natyrisht, ka edhe një pikëpyetje që duhet ta bëjmë mbi faktin pse duhej pritur Donald Trump që të vinte dhe të merrte në konsideratë paqen”, pohoi Rama.
Sipas Kryeministrit Rama, e gjithë kjo ndoshta ka ardhur “për faktin se të gjithë ishim shumë shumë të përqendruar dhe të apasionuar pas një kauze shumë të drejtë, të duhur, por nga ana tjetër humbëm ca terren kur vjen puna te diplomacia”.
“Kjo ishte fjala ime, ishte ideali kryesor që nuk duhet ta humbasim nga sytë, se nëse e humbim nga sytë, atëherë humbasim diçka që i bën territoret tona me më pak vlerë për t’u mbrojtur. Ky është mendimi im dhe këtu s’ka asnjë kontradiktë”, cilësoi Rama.
TIRANË, 16 maj /ATSH/ Konferenca ndërkombëtare “Future Investimet Initiative”, e cila bën bashkë kompani lidere dhe sipërmarrës ndërkombëtarë, po mbahet sot dhe do të vazhdojë edhe ditën e nesërme në Tiranë, në kontekstin e Samitit të Liderëve të Komunitetit Politik Evropian që po mbahet në vendin tonë.
Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu ishte pjesë e punimeve të kësaj konference ditën e sotme, ku edhe bashkëdrejtoi tryezën e posaçme mbi të ardhmen e sovranitetit të mbrojtjes evropiane.
Ministri Vengu shprehet në një postim në rrjetet sociale se “Shqipëria mbetet e përkushtuar ndaj forcimit të mbrojtjes kolektive përmes rritjes së shpenzimeve për mbrojtje, rivitalizimit të industrisë vendase, investimeve strategjike në infrastrukturë të dyfishtë (si Durrës/Porto-Romano & Korridori VIII) si edhe investimit në kapitalin njerëzor për mbrojtje dhe siguri”.
Nga konferenca ndërkombëtare “Future Investment Initiative”
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, gjatë fjalës në Samitin e Komunitetit Politik Europian që po mbahet në Tiranë, u shpreh se duhet që të jenë të gjithë bashkë për të tejkaluar krizën e besimit në arenën ndërkombëtare. Ai theksoi se nëse bëhen të gjithë bashkë do të jenë më të fortë, duke theksuar se e […]
TIRANË, 11 maj /ATSH/ 5318 punonjës policie janë angazhuar për të garantuar sigurinë në 93 KZAZ dhe në 5225 Qendra Votimi, në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë.
Shërbimet e Policisë së Shtetit të planëzuara me shërbim për ruajtjen e objekteve zgjedhore kanë marrë në ruajtje të gjitha objektet zgjedhore në të gjithë vendin nga dita e djeshme, 10.05.2025, ora 18:00.
Sipas njoftimit të Policisë, ky shërbim ka vijuar pa ndërprerje deri në mëngjesin e sotëm kur nisin punën Komisionet e Qendrave të Votimit dhe ato Zonale të Administrimit Zgjedhor.
Në njoftim thuhet se “në funksion të kësaj, janë planëzuar gjithsej 5318 punonjës policie, të cilët janë angazhuar për të garantuar sigurinë në 93 KZAZ dhe në 5225 Qendra Votimi, në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë”.
Në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit është ngritur Grupi Qendror i Drejtimit dhe Monitorimit, i cili është në kontakt të vazhdueshëm dhe koordinim të plotë me 12 grupet e drejtimit të ngritura në çdo Drejtori Vendore të Policisë. Këto struktura monitorojnë në kohë reale situatën që u raportohet nga strukturat në terren, ndjekin zbatimin e detyrave operacionale dhe përpunojnë informacionin, për të garantuar transparencë të plotë.
Policia e Shtetit mbetet në gatishmëri të plotë për të përmbushur me profesionalizëm dhe integritet detyrat e përcaktuara në Ligjin për Policinë e Shtetit dhe në Kodin Zgjedhor.
Policia e Shtetit e shpërndarë në Qendrat e Votimit në të gjithë vendin
Çmimet e produkteve ushqimore si dhe mallrave të tjera po vazhdojnë të rriten. Teksa qytetarët ankohen se po u rëndohet gjendja ekonomike, bizneset ngritjen e çmimeve ia atribuojnë shtrenjtimit të rrymës. Njohësit e fushës thonë se kostoja e jetesës do të vazhdojë të rritet edhe muajt në vijim. Njoftime për ngritje të çmimeve janë hasur […]
Nga Boldnews.al Duke filluar nga e premtja e javës së kaluar, një problem, në dukje tekni në faqen e-Albania, ka krijuar një lloj kolapsi në pajisjen e subjekteve tregtar me aplikimin për leje ndërtimi apo për licensa të ndryshme. Sipas informacionit të siguruar nga “Boldnews.al”, rezulton se sistemi elektronik që menaxhohet nga Agjencia Kombëtare e […]
TIRANË, 22 prill/ATSH/ Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh sot se koalicioni “PD-Shqipëria madhështore” ka një program transformues për bujqësinë dhe blegtorinë i cili kërkon me çdo kusht transformimin e sigurisë ushqimore në vend.
Berisha zhvilloi sot një takim me ekspertë të sigurisë ushqimore ku prezantoi platformën për Sigurinë Ushqimore.
“Ne siç kemi shpallur, kemi një program transformues për bujqësinë dhe blegtorinë, por ky program kërkon me çdo kusht transformimin e sigurisë ushqimore, qoftë për tregun e brendshëm, qoftë për eksportin”, u shpreh Berisha.
Sipas tij, nuk ka lajm më të keq për tregun se sa kur kthehen eksportet vendase.
“Kthimi i eksporteve është goditje e besimit ndaj prodhimeve shqiptare, të cilat janë shumë të mira. Siç ndodhi me turistët, lëre çfarë thonë shifra këta, por vjet absolutisht gjer në fund të gushtit plazhet e Shqipërisë nuk kanë pasur kurrë as një të tretën se kërcitën çmimet e larta”, vijoi ai.
Berisha siguroi se PD do të bëjë gjithçka për rivendosjen e sigurisë ushqimore, duke bërë një luftë me zero tolerancë ndaj korrupsionit.
“Do ta vendosim këtë fushë në transparencë të plotë, në administrim të njerëzve kompetentë, të specialistëve të shquar. Në këtë mënyrë ne bëjmë jetën e qytetarëve shqiptarë më të sigurt, bëjmë gjithashtu edhe prodhimet shqiptare më të pranueshme nga tregu shqiptar dhe tregu botëror”, shtoi ai.
Berisha theksoi se “‘Made in Albania’ është krenaria jonë kombëtare për një Shqipëri Madhështore”.
Për zgjedhjet e 11 majit, në çdo qendër votimi do të vendoset një koordinator sigurie i cili do të ketë për detyrë të vëzhgojë perimetrin e qendrës për njerëz që mund tu bëjnë presion votuesve. Urdhri u miratua sot nga Komisioneri Celibashi: “Për rendin dhe sigurinë në objektet ku janë vendosur qendrat e votimit, si dhe përreth tyre, për zgjedhjet për Kuvend të datës 11 maj 2025.