Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 21 August 2025Main stream

Rama: Inva Mula, performancë të jashtëzakonshme në Amfiteatrin e Durrësit

20 August 2025 at 22:08

TIRANË, 20 gusht /ATSH/ Sopranoja Inva Mula u ngjit në skenën e Amfiteatrit antik në Durrës, ku zhvilloi koncertin “Meloditë e Mesdheut”.

Kryeministri Edi Rama ndau pamje nga ky koncert teksa theksoi në një postim në rrjetet sociale se, “sopranoja shqiptare Inva Mula së bashku me mjeshtrin e pianos Ekland Hasa dhe virtuozin e violonçelit Redi Hasa, sollën një performancë të jashtëzakonshme në Amfiteatrin e lashtë të Durrësit, nën jehonën e historisë, tingujt e melodive më të bukura mesdhetare”.

Sopranoja shqiptare me famë botërore Inva Mula, ngjitej për herë të parë në skenën e Amfiteatrit antik. Ajo kishte në krah instrumentistët virtuozë, vëllezërit Ekland Hasa në piano dhe Redi Hasa në violonçel, si dhe korin e fëmijëve “Okarina”. Repertori dhe çdo detaj ishte menduar në harmoni me vendin dhe qytetin ku u mbajt koncerti.

Instrumentisti i njohur Ekland Hasa ka bërë dhe orkestrimin e shumë këngëve që vijnë nga Turqia, Italia, Spanja, Kroacia

Publiku, mes qytetarëve dhe turistëve të shumtë, përjetoi një udhëtim muzikor në brigjet e Mesdheut, nën tingujt e melodive më të bukura të këtij rajoni. Një ngjarje artistike që do të mbetet gjatë në kujtesën e të pranishmëve, duke e kthyer Durrësin në një skenë të vërtetë emocioni dhe kulture.

/gj.m/r.e/j.p/

The post Rama: Inva Mula, performancë të jashtëzakonshme në Amfiteatrin e Durrësit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Before yesterdayMain stream

IKTK inspektim në qytetin antik të Rabies, rëndësi e veçantë për arkeologjinë dhe historinë e vendit

TIRANË, 20 gusht/ATSH/ Në jugperëndim të fshatit Rabie, në njësinë administrative Luftinjë, bashkia Memaliaj, ndodhen rrënojat e qytetit antik të Rabies.

Specialistët e Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore Gjirokastër, zhvilluan një inspektim në terren në kuadër të verifikimit të interesit kulturor për qytetin antik të Rabies.

Sipas ITKT-së, ky qytet antik, i datuar në shekullin IV para Krishtit, i njohur si një fortifikim mbrojtës i kufijve juglindorë të Bylinëve, ka një rëndësi të veçantë për arkeologjinë dhe historinë e vendit tonë.

Gjatë inspektimit në terren u realizua vëzhgimi i sipërfaqes së kodrës ku shtrihet siti; dokumentimi fotografik i mureve rrethuese dhe strukturave të dukshme; marrja e pikave koordinative për përcaktimin e shtrirjes së qytetit; vëzhgimi i territorit përreth dhe vlerësim i zonës mbrojtëse.

Ky qytet antik ndodhet në majën më të lartë të kodrës shkëmbore në lartësinë 880 metra midis fshatit Rabie dhe luginës së përroit të Luftinjës (degë e lumit Vjosë). Ky vendbanim sipas të dhënave historike daton që në epokën e hekurit.

/k.s//a.f//r.e/

The post IKTK inspektim në qytetin antik të Rabies, rëndësi e veçantë për arkeologjinë dhe historinë e vendit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Zbulohen gjurmë të një qyteti antik ilir në Bushat, Rama: Shkodra pasurohet me një sit të ri arkeologjik

By: Kult Plus
19 August 2025 at 16:02

Gjurmë të një qyteti antik ilir janë zbuluar në Bushat të Shkodrës, duke e pasuruar këtë qytet me një sit të ri arkeologjik. Lajmin e bën me dije kryeministri Edi Rama në rrjetet sociale, ku ka publikuar edhe foto nga gërmimet arkeologjike që po kryhen. Qyteti antik ilir daton në shek. IV p.e.s.

Kryeministri bën me dije se, përmes në bashkëpunimi institucional, po hartohet edhe zonifikimi arkeologjik për administrimin e këtij siti.

Qarku i Shkodrës pasurohet me një sit të ri arkeologjik në Bushat, ku gërmimet shqiptaro–polake kanë zbuluar gjurmë të qytetit antik ilir të shek. IV p.e.s. Falë bashkëpunimit ndërinstitucional po hartohet edhe Zonifikimi Arkeologjik për administrimin e kësaj pasurie të çmuar kulturore”, shkruan Rama.

Gërmimet arkeologjike kanë nisur që në vitin 2018, nga misioni kërkimor shqiptaro-polak drejtuar nga Piotr Dyczek dhe Saimir Shpuza. Ato po nxjerrin në dritë të tjera gjurmë dhe të dhëna për qytetin ilir në Bushat.

Arkeologët kanë zbuluar dy porta hyrëse, shtrirjen e qytetit dhe elementë të organizimit urban, që sipas datimeve paraprake i përkasin gjysmës së shekullit IV p.e.s. Gërmimet e fundit janë fokusuar në qytetin e sipërm, duke hedhur dritë mbi urbanistikën dhe zhvillimin e tij.

Zgjedhjet 2025: Kush do t’i marrë mandatet e partive të vogla?

15 May 2025 at 16:50

Ndërsa Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) po shtyn për përmbylljen e numërimit brenda afatit zyrtar – mesnata e 15 majit – rezultati i partive të reja tashmë është qartësuar për mandatet që do të mbajnë në katër vitet e ardhshme të qeverisjes.

Deri tani, në shkallë kombëtare, “Lëvizja Bashkë” ka siguruar një mandat me rreth 20 mijë vota (1.44%); Partia “Mundësia” ka fituar dy mandate me rreth 43 mijë vota (3%); ndërsa Koalicioni “Nisma-Shqipëria Bëhet” (3.9%) po lufton për një mandat të dytë në Fier me rreth 50 mijë vota të grumbulluara.

Partitë e tjera si “Koalicioni Euroatlantik” (1.33%), “Koalicioni Djathtas për Zhvillim” (0.39%), Aleanca Kombëtare Shqiptare (0.22%), Lëvizja Atdheu (0.15%) dhe Aleanca Demokracia e Re (0.07%) nuk kanë fituar asnjë mandat.

Partia Socialiste fitoi thellë me 83 mandate (52.33%) duke lënë prapa koalicionin e Partisë Demokratike “Aleanca për Shqipërinë Madhështore” me 50 mandate (33.74%).

Pas tyre, me numrin më të lartë të mandateve vjen Partia Socialdemokrate (3.19%), e cila konfirmoi tre mandate – dy në Shkodër dhe një në Tiranë – ngjashëm si në zgjedhjet e shkuara.

Lista e mbyllur, vetëm në letër

Risia e këtyre zgjedhjeve është zhvlerësimi i listave të mbyllura dhe kalimi i mandateve kandidatëve më të votuar, një praktikë e vendosur si parim mes koalicionit “Nisma-Shqipëria Bëhet”, “Koalicionit Euroatlantik” (edhe pse nuk siguruan mandate), por deri diku dhe PSD-së.

Sipas rezultateve dhe renditjes në listat e mbyllura, Ana Dajko (Tiranë, Nisma-Shqipëria Bëhet), Sabina Jorgo (Shkodër, PSD) dhe Albana Pëllumbi (Tiranë, PSD) kanë fituar mandatin e deputetit – këta të fundit krah Tom Doshit, i listuar i pari në Shkodër.

Mirëpo Dajko, Jorgo dhe Pëllumbi – dhe pjesa vijuese në listën e mbyllur të partive përkatëse – duket se do t’ia lënë mandatet më të votuarve në listat e hapura.

Drejtuesi i “Nismës Thurje”, Endri Shabani, konfirmoi për Citizens se përmes një marrëveshjeje të brendshme, kandidati me më shumë vota në koalicionin me “Shqipëria Bëhet” të Adriatik Lapajt, do të marrë mandatin, pavarësisht renditjes në listë.

Aktualisht më i votuari në listën e parapëlqyer është Lapaj (mbi 3,400 vota). Pas tij vjen Shabani (mbi 1,900 vota). Mirëpo nëse “Shqipëria Bëhet” do ta mbyllë procesin me vetëm një mandat të siguruar, deputet do të bëhet Shabani.

“Adriatiku, si angazhim personal, ka thënë publikisht dhe privatisht, në çdo takim me ne, si aleatë, që nëse [koalicioni] do të ketë vetëm një mandat, do të tërhiqet. Nëse ruhet ky trend, unë do të jem përfaqësuesi për Tiranën në Kuvend,” tha Shabani.

Citizens.al iu drejtua Lapajt për një koment lidhur me mandatin e Tiranës, por ai tha se nuk mund të komentonte pa u mbyllur procesi.

Me këtë parim, në Fier, nëse “Nisma-Shqipëria Bëhet” siguron mandatin e dytë, ai do t’i kalojë Azmer Duleviçit, i cili ka marrë mbi 1050 vota dhe jo Lefter Thomës, i pari në listë.

Edhe PSD duket se ka vendosur të ndjekë këtë logjikë. Burime të Citizens.al thanë se nga kjo parti në Tiranë, deputet do të bëhet më i votuari në listën e hapur dhe jo Albana Pëllumbi – e listuara në krye të listës së mbyllur. Aktualisht më i votuari nga PSD në Tiranë është Tedi Mula, i cili ka marrë mbi 2,100 vota.

Nëse ky parim ndiqet edhe në Shkodër – duke marrë të mirëqenë se nuk do të aplikohet për kryetarin Tom Doshi – ai që mund ta marrë mandatin pritet të jetë Besnik Brahimi, i cili ka marrë mbi 3,400 vota.

Ky parim, edhe pse duket se vlerëson demokracinë, shkel kuotën gjinore, pasi u heq të drejtën për t’u përfaqësuar në parlament tre grave.

Presioni ndaj partive të reja

Sipas Redi Muçit, i cili pritet të marrë mandatin e vetëm parlamentar nga Lëvizja Bashkë, zgjedhjet e 11 majit u karakterizuan nga “influenca masive” dhe presioni i të ashtuquajturve “patronazhistë të votës” – një strukturë brenda PS-së e denoncuar që gjatë zgjedhjeve të vitit 2021.

Ai pohon se kandidatë të Lëvizjes Bashkë janë përballur me presion për t’u tërhequr nga listat zgjedhore.

“Por sidoqoftë […] jemi të kënaqur që kemi hyrë në parlament dhe nga ky moment, nga ky hap i parë, thjesht do ndërtojmë mbi këtë,” theksoi Muçi.

Për kandidaten e Koalicionit Euroatlantik në qarkun e Elbasanit, Mirela Karabina, gara ishte e pabarabartë. Ajo tha se votuesit ishin frikësuar, ndërsa maxhoranca përdori administratën dhe mësuesit për qëllime elektorale.

“[Qytetarët] janë të frikësuar, përderisa nuk dilnin dot një foto [me mua], edhe pse u thosha që nuk është e thënë se do të votonin për ne,” shpjegon Karabina.

“Elbasani po vdes ngadalë, ndotja kancerogjene dhe sëmundjet janë në rritje. Nuk e di kur do të zgjohet vota popullore,” tha Karabina sipas së cilës partia në pushtet, PS-ja, kishte prapa edhe sipërmarrës të fuqishëm me fonde për fushatën.

Sfida e opozitës në parlamentin e ri

Erald Kapri, i cili pritet të marrë mandatin e deputetit për partinë “Mundësia” shprehet i kënaqur me rezultatin, ndonëse priste më shumë.

Partia e themeluar nga Agron Shehaj, ish-deputet i PD-së njëherësh edhe ish-kandidat për kreun e saj, grumbulloi mbi 20 mijë vota në Tiranë, duke marrë mundësinë e dy mandateve në parlament, një numër i kënaqshëm në raport me rezultatin që morën dhe partitë e tjera të reja, por që sidoqoftë është i pamjaftueshëm për të krijuar një grup parlamentar.

Përballë një “supermaxhorance” me 83 mandate, opozita duket e brishtë për të gjetur instrumentat që do të mund ta pengonin PS-në për të ndërhyrë në ligjet apo reformat që kërkojnë shumicë të cilësuar.

Nisur nga kjo, Kapri theksoi se sfida e parë për opozitën e re do të jetë “mbrojtja e institucioneve të drejtësisë”.

“Ne dyshojmë që një nga shtysat e Ramës në legjislaturën e ardhshme do të jetë kufizimi i rolit të SPAK. Kjo do jetë një sfidë e madhe për opozitën, që të ruaj pavarësinë e institucioneve të drejtësisë” citoi ai.

“Mesazhi me mbi 200 mijë vota për partitë e reja është i qartë: qytetarët kërkojnë ndryshim,” përfundoi Kapri.

The post Zgjedhjet 2025: Kush do t’i marrë mandatet e partive të vogla? appeared first on Citizens.al.

Babai hidhet “pa menduar dy herë” për të shpëtuar vajzën pasi ajo ra nga anija turistike në Oqeanin Atlantik

30 June 2025 at 11:47

Pasagjerët e tronditur po shikonin të tmerruar një vajzë të vogël teksa ajo ra nga një anije turistike Disney në Oqeanin Atlantik të dielën, duke shkaktuar një përpjekje të furishme shpëtimi.

Momenti i tmerrshëm u zhvillua në bordin e Disney Dream me vlerë 900 milionë dollarë, ndërsa anija po lundronte përsëri për në Fort Lauderdale nga Bahamas, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Të gjithë pasagjerët u njoftuan për dramën që po zhvillohej në oqean, ndërsa kodi i emergjencës ‘Z. M.O.B’ – për një burrë që “pa menduar dy herë”, ishte hedhur në ujë, gjithashtu – u njoftua në interfon.

Dëshmitarët nxituan drejt kangjellave, kur kuptuan se një fëmijë kishte rënë në det nga kuverta e katërt e anijes së madhe, duke u zhytur në ujërat e trazuara.

Me një vendim të çastit, babai i vajzës u hodh pas saj, i vendosur ta mbante atë mbi ujë dhe të shpëtonte jetën e vajzës së tij.

@cmd.91 Today while on the Disney Dream, we witnessed nothing short of a miracle. We were in our stateroom when we heard “Mr MOB, Mr MOB, Mr MOB… port side”. My husband ran to the balcony because he understood that meant there was a man overboard. Immediately, my heart started racing and I began a constant prayer. Disney acted quick as they tossed out multiple life preserver rings and slowed the ship and began turning as they prepared the small boat to go out for a rescue. As we watched the whole thing go down and I zoomed in, I realized there wasn’t one… but two people in the water. We watched as the boat got to them and I was even more surprised when I saw them pull up a little girl (we heard she was only 5 years old) onto the boat. Followed by who we assume is her father. This man jumped in after her and helped her stay afloat for at least 20 minutes while the rescue team pulled off a rescue I will never forget. God was in this story from the beginning. It happened during the day, while we were cruising very slowly, in very calm seas. I’m so thankful both the man and little girl are safe. And for anyone who wants to judge how something like this happens, it can happen in the blink of an eye. There is zero judgement from me, just so much relief and praise. I cant imagine how exhausted and in shock both of these people are. If you do go on a cruise in the future and have a balcony, please don’t let your kids unattended outside and keep the furniture away from the edge. #disneydream #rescue #overboard #godisinthisstory #praise #cruise ♬ Goodness of God (Instrumental) – The Worship Initiative Instrumentals & The Worship Initiative

Brenda pak minutash, anëtarët e ekuipazhit të Disney gjithashtu u hodhën në veprim duke ulur një anije shpëtimi të verdhë në det.

Anija, me një shpejtësi maksimale prej 40 km/orë, ishte ende duke lëvizur në det, duke shtuar dramën.

Ajo i la babanë dhe vajzën disi larg anijes turistike – por ekipet e shpëtimit arritën t’i arrinin.

Babai i dëshpëruar arriti ta mbante vajzën e tij të vogël mbi ujë për gati 20 minuta, ndërsa shpëtimi u zhvillua në gjysmë të rrugës midis Bahamas dhe vijës bregdetare të Floridës.

Dhe një valë lehtësimi përshkoi anijen me kapacitet prej 3,500 personash pasi çifti u ngjit në anijen e shpëtimit në mënyrë të sigurt.

Pasagjerët shikuan në heshtje të habitur dhe më pas mund të dëgjoheshin duke shpërthyer në duartrokitje ndërsa çifti u shpëtua.

Disney Dream u ndërtua në vitin 2010 dhe u rinovua për herë të fundit në vitin 2024, sipas Cruise Mapper. /Telegrafi/

The post Babai hidhet “pa menduar dy herë” për të shpëtuar vajzën pasi ajo ra nga anija turistike në Oqeanin Atlantik appeared first on Telegrafi.

Cili është destinacioni më romantik në botë në vitin 2025?

By: gaze tare
24 June 2025 at 19:18

Në vitin 2025, destinacioni më romantik në botë nuk është vetëm një vend, ai varet nga preferencat tuaja: plazh ekzotik, peizazh malor, kulturë historike apo luks i lartë. Ja disa opsione kryesore:

Top destinacione romantike për 2025

1. Mauriçius

Sipas një raporti të Forbes, Mauritius është renditur si destinacioni numër 1 për muaj mjaltë në 2025 . Kombinon plazhe të bardha, ujë kristal dhe vila luksoze, perfekt për çiftet që kërkojnë qetësi.

2. St. Lucia & Bora Bora & Maldivet & Fiji

Sipas Travel US News, këto destinacione janë në top listën e mjaltëve për 2025:
• #1 St. Lucia
• #2 Bora Bora
• #3 Maldivet
• #4 Fiji
• #5 Bregu Amalfi (Itali)  

3. Koh Samui, Tajlandë

Faqja The Knot vendos Koh Samui si zgjedhjen kryesore për muaj mjaltë 2025–2026 për shkak të plazheve të bollshme dhe mikpritjes së ngrohtë .

4. Amalfi Coast & Italia romantike

Itali vazhdon të jetë e famshme për romantikën:
• Bregu Amalfi, Positano, Venecia, Firenze, Kështjella Bellagio etj. janë në listat e përzgjedhura prej Brides .

• Château romantik në Verona, e frymëzuar nga Romeo & Juliet, sidomos për muaj mjaltë  .

5. Greqia (Santorini & ishuj të tjerë)

Santorini mbetet klasike romantike, me shtëpi të bardha dhe perëndime spektakolare .
Vogue raporton se ishuj të tjerë si Folegandros, Tinos e Chios janë gjithashtu tërheqës, veçanërisht gjatë pranverës/vjeshtës për qetësi maksimale .

6. Alternativa unike: Kyoto, Ljubljana, Quebec City, Brugës

Për ata që duan të shmangin destinacionet tradicionale, destinacione si Kyoto, Ljubljana, Quebec City dhe Brugës vijnë si alternativa të luksit të qetë dhe historisë romantike

The post Cili është destinacioni më romantik në botë në vitin 2025? appeared first on iconstyle.al.

Kandidatët për deputetë shkelën heshtjen zgjedhore me reklama politike në Facebook

23 May 2025 at 08:04

Një ditë përpara se shqiptarët t’u drejtoheshin kutive të votimit, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi nxorri një urdhër të prerë për partitë politike: ‘ndaloni fushatën’. “Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve urdhëron respektimin e plotë të heshtjes zgjedhore, e cila ndalon çdo lloj fushate apo thirrjeje elektorale, përfshirë edhe atë në rrjetet sociale,” shkroi KQZ në […]

The post Kandidatët për deputetë shkelën heshtjen zgjedhore me reklama politike në Facebook appeared first on Reporter.al.

Media online ‘injoroi’ fushatën e partive të reja në zgjedhjet parlamentare

19 May 2025 at 07:19

Mandatet e kandidatëve në zgjedhjet parlamentare të 11 majit nuk janë certifikuar ende. Megjithatë, sipas rezultateve të deritanishme, në parlamentin e ardhshëm pritet të hyjnë deputetë nga tre parti të reja – Partia “Mundësia”, Lëvizja Bashkë dhe koalicioni Nisma – Shqipëria Bëhet. Së bashku, këto tre grupime politike morën mbi 112 mijë vota brenda vendit, […]

The post Media online ‘injoroi’ fushatën e partive të reja në zgjedhjet parlamentare appeared first on Reporter.al.

Fali gjobat e qytetarëve, Koalicioni Euroatlantik denoncon Edi Ramën në SPAK

By: M C
9 May 2025 at 19:59

Koalicioni Euroatlantik ka dërguar në Prokurorinë e Posaçme një kallëzim referuar kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, pasi ky i fundit vendosi faljen e gjobave të vëna nga qeveria nga viti 2015 deri në vitin 2024.

Ky kallëzim është dërguar nga kandidati për deputet i Koaliconit Euroatlantik për qarkun e Tiranës, Rajmond Dervishi, ku thekson se kjo gjë është një shkelje e Kodit Zgjedhor.

Gjithashtu, në kërkesën e dërguar, Dervishi shkruan se në këtë fashë kohore ka për qëllim deformimin e vullnetit të zgjedhësve për ti gënjyer për një grusht votash.

Postimi i plotë i Rajmond Dervishit

Kallëzim Penal

Kundër KM në detyrë z. Edi Rama.

Drejtuar: z. Altin Dumani, drejtues i SPAK.

Kur kemi hyrë në 24 orëshin e fundit të qeverisë në detyrë, hajduti permanent i kthyer në kleptoman të vesuar Kryeministri në detyrë Edi Rama, i trëmbur nga sondazhet reale i cili nuk kap dot 71 mandate, në shkelje të rëndë të kodit penal, kodit zgjedhor dhe të parimeve themelore të Kushtetuës së RSH dhe Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut, ka miratur më datë 9.5.2025 VKM-në për faljen e gjobave administrive të vëna nga qeveria e tij gjobëvënëse nga viti 2015 deri në vitin 2024.

Miratimi i kësaj VKM-je në këtë fashë kohore ka për qëllim deformimin e vullnetit të zgjedhësve për ti gënjyer për një grusht votash.

Rajmond B Dervishi

Kandidat i Koalicionit Euroatllantik për Qarkun Tiranë.

Fali gjobat e qytetarëve, Koalicioni Euroatlantik denoncon Edi Ramën

The post Fali gjobat e qytetarëve, Koalicioni Euroatlantik denoncon Edi Ramën në SPAK appeared first on Albeu.com.

Basha: Vota për Koalicionin Euroatlantik, garanci për luftë kundër korrupsionit

TIRANË, 9 maj /ATSH/ Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha vijuan sot takimet me qytetarë dhe biznese në ditën e fundit të fushatës.

Ai u ndal sot në njësinë 1 në Tiranë, ku tha se qytetarët janë të mbushur me shpresë dhe kjo ndihet në çdo takim.

Basha tha se vota për numrin 4 është garanci për luftën kundër korrupsionit, që paratë të shkojnë tek qytetarët.

“Dy ditë para zgjedhjeve qytetarët janë të mbushur me shpresë. Ajo që mungonte sot e ndjejmë në çdo takim, sepse vota për numrin 4 Koalicionin Euroatlantik është garanci për luftë kundër korrupsionit, garanci që paratë mos të përfundojnë më në xhepat e shokëve tek 7×7=313, por të kthehen tek ekonomia shqiptare, tek xhepat e shqiptarëve. Ndaj mos harroni, dilni dhe votoni numrin 4, Koalicionin Euroatlantik”, tha ai.

Basha gjithashtu foli për pikat e programit të Koalicionit Euroatlantik, që do u vijë  në ndihmë sipërmarrësve, familjeve shqiptare dhe të rinjve. /j.p/

The post Basha: Vota për Koalicionin Euroatlantik, garanci për luftë kundër korrupsionit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

‘Qytetarët e kanë kuptuar agoninë e Ramës dhe rrangallave të tranzicionit’, Basha: Votoni Koalicionin Euroatlantik

8 May 2025 at 15:55

Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, u ndal sot në Njësinë 11 në Tiranë ku zhvilloi takime me qytetarë dhe biznese. Basha thotë se qytetarët janë të lodhur nga tranzicioni i pafund dhe korrupsioni, por tashmë po rikthejnë shpresën dhe besimin përmes alternativës së Koalicionit Euroatlantik.

Ai gjithashtu tha se qytetarët refuzojnë një mandat të katërt me Edi Ramën dhe “rrangallat e tranzicionit”.

Sipas tij, vota për numrin 4 është votë për ndëshkimin e të korruptuarve dhe për kthimin e parave në xhepat e qytetarëve. Basha u bëri thirrje qytetarëve që të dielën të votojnë masivisht për Koalicionin Euroatlantik.

“Edhe ditën e sotme me të gjithë qytetarët që jam takuar, agonia e 4 viteve prap me Edi Ramën, apo rrefuzimi i riciklimit të rrangallave të tranzicionit dhe korrupsionit, i kanë lënë vend shpresës dhe besimit, se vota për numrin 4 fhe Koalicionin Euroatlantik, është votë për familjet shqiptare, për fëmijët shqiptarë, për prindërit shqiptarë, është votë për veten e tyre. Vota për numrin 4, është votë kundër korrupsionit, është votë për fundin e pandëshkueshmërisë, është votë për paratë në xhepat e qytetarëve shqiptarë dhe jo në xhepat e të korruptuarve. Ndaj, u bëj thirrje të gjithë qytetarëve, të dielën masivisht në kutitë e votimit për numrin 4, Koalicionin Euroatlantik” – tha ai.

Basha më tej foli edhe për programin i cili jo vetëm do t’u vij në ndihmë familjeve shqiptare, të rinjve dhe pensionistëve, por u lehtëson bizneset dhe sipërmarrjet.

Për sipërmarrësit:
• Vendosja e taksës së sheshtë në masën 9%
• Heqja e TVSH për biznesin e vogël
• Lehtësira reale për hapjen dhe formalizimin e çdo iniciative të ndershme

Për familjet shqiptare:
• Subvencione për strehimin e çifteve të reja
• Dyfishim i ndihmës për nënat kryefamiljare
• Deri në 20 mijë euro bonus për fëmijën e tretë

Për të rinjtë:
• 100 milionë euro investime për programin NextGen në 4 vite
• Praktika të paguara, mbështetje për start-up-et dhe bursa për vajzat
• Shkolla me orar të zgjatur, drekë të garantuar dhe kushte që i japin vlerë arsimit publik

Në përfundim të takimeve, Basha theksoi se Shqipëria ndodhet përballë një zgjedhjeje të qartë:
Ose Shqipëria e 313-s dhe korrupsionit të pandëshkuar, ose Shqipëria e ndershme që zhvillohet dhe garanton një të ardhme më të mirë për çdo familje.

The post ‘Qytetarët e kanë kuptuar agoninë e Ramës dhe rrangallave të tranzicionit’, Basha: Votoni Koalicionin Euroatlantik appeared first on Sot News | Lajme.

Basha: Vota për Koalicionin Euroatlantik, votë kundër korrupsionit

TIRANË, 8 maj /ATSH/ Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, u ndal sot në njësinë 11 në Tiranë ku zhvilloi takime me qytetarë dhe biznese. Basha tha se qytetarët janë të lodhur nga tranzicioni i pafund dhe korrupsioni, por tashmë po rikthejnë shpresën dhe besimin përmes alternativës së Koalicionit Euroatlantik.

Sipas Bashës, vota për numrin 4 është votë për ndëshkimin e të korruptuarve dhe për kthimin e parave në xhepat e qytetarëve. Basha u bëri thirrje qytetarëve që të dielën të votojnë masivisht për Koalicionin Euroatlantik.

“Edhe ditën e sotme me të gjithë qytetarët që jam takuar, agonia e 4 viteve prapë me Edi Ramën, apo refuzimi i riciklimit të rrangallave të tranzicionit dhe korrupsionit, i kanë lënë vend shpresës dhe besimit, se vota për numrin 4 dhe Koalicionin Euroatlantik, është votë për familjet shqiptare, për fëmijët shqiptarë, për prindërit shqiptarë, është votë për veten e tyre. Vota për numrin 4, është votë kundër korrupsionit, është votë për fundin e pandëshkueshmërisë, është votë për paratë në xhepat e qytetarëve shqiptarë dhe jo në xhepat e të korruptuarve. Ndaj, u bëj thirrje të gjithë qytetarëve, të dielën masivisht në kutitë e votimit për numrin 4, Koalicionin Euroatlantik” – tha ai.

Basha më tej foli edhe për programin i cili sipas tij jo vetëm do t’u vijë në ndihmë familjeve shqiptare, të rinjve dhe pensionistëve, por lehtëson bizneset dhe sipërmarrjet. /j.p/

The post Basha: Vota për Koalicionin Euroatlantik, votë kundër korrupsionit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Larg hijes së së shkuarës”/ Joni Myshketa: Më 11 Maj, qytetarët kanë një alternativë reale, Koalicionin Euroatlantik

8 May 2025 at 09:28

Kandidati për deputet i Koalicionit Euroatlantik, Joni Myshketa, ka shpalosur një mesazh të fortë dhe reflektues në kuadër të fushatës zgjedhore. Duke vënë në pah zhgënjimin e qytetarëve nga sistemi politik aktual, ai u bëri thirrje të gjithëve të mbështesin alternativën e re, të ndërtuar mbi ndershmërinë, profesionalizmin dhe përkushtimin ndaj shërbimit publik. Myshketa kritikoi ashpër dy partitë e mëdha, të cilat sipas tij, ndajnë pushtetin si trashëgimi dhe jo si përgjegjësi, ndërkohë që qytetarët vuajnë mungesën e drejtësisë, pasigurinë ekonomike dhe shpopullimin.

Në deklaratën e tij, ai u ndal edhe tek sulmet dhe paragjykimet që hasin partitë e reja dhe kandidatët e rinj, duke e quajtur këtë një paradoks të shoqërisë shqiptare që kërkon ndryshim, por shpesh nuk e mbështet kur ai shfaqet realisht.

“Nuk kemi frikë nga politika — por nga indiferenca. Jemi këtu për të ndezur një fije shprese. Për ta kthyer këtë vend në një hapësirë ku qytetari ka fjalën e fundit — jo klani, jo partia,” tha Myshketa, duke e mbyllur thirrjen me një apel të qartë për votë në numrin 4, Koalicioni Euroatlantik.

POSTIMI I PLOTË NGA JONI MYSHKETA:

Prej dekadash në Shqipëri na është thënë se “s’ka zgjidhje”, se “nuk ka alternativë”. Se jemi të dënuar të zgjedhim mes dy partive të mëdha që ndajnë pushtetin si trashëgimi, jo si përgjegjësi. Nga njëra anë, Partia Socialiste, e cila ende ruan frymën e Partisë së Punës. Nga ana tjetër, një Parti Demokratike e lodhur, që në 30 vite nuk arriti t’i përmbushë premtimet e saj më themelore — duke filluar nga drejtësia për të përndjekurit politikë dhe pronarët që ikën nga kjo jetë pa parë drejtësi, pa parë tokat e shtëpitë e tyre të kthehen.

Sot na thonë se politika është plakur. Se nuk ka vend për të rinjtë. Por më 11 maj, përballë jush do të dalin katër parti të reja — me njerëz të ndershëm, profesionistë, punëtorë, mjekë, juristë, ekonomistë, qytetarë të lagjeve tona. Janë njerëz që nuk vijnë me premtime boshe apo me hijet e së shkuarës, por me energji të pastër, me përvojë reale dhe me një dëshirë të vërtetë për të shërbyer. Dhe si shpërblim? Një lumë sharjesh. Një helmosje e opinionit publik nga njerëz pa emër, por me tastierë. Që e sulmojnë çdo nismë të re si “të shitur”, si “vegël e dikujt tjetër”. A nuk ishit ju që kërkuat parti të reja? A nuk i kërkuat njerëzit e ndershëm të përfshihen? E tani që dalin përballë jush, ju i mbyllni derën. Madje i përgojoni. I baltosni.

A jeni ulur ndonjëherë të pyesni veten: çfarë duam vërtet? Ne duam t’i kthejmë politikën njerëzores. Te familja. Te ndershmëria. Te fjala e dhënë. Ne nuk kemi frikë nga politika — por nga indiferenca. Dhe po, ka një kontradiktë të thellë mes asaj që themi dhe asaj që bëjmë. Na pëlqen guximi në vende të tjera, por e përçmojmë tek ne. Jemi të dashuruar me pushtetin që na dhunon, që na vjedh, dhe arrijmë deri aty sa të justifikojmë: po mirë, vjedhin, por vjedhin më pak… Por ne jemi këtu për t’i thënë mjaft. Ne jemi këtu për të ndezur një fije shprese. Për ta kthyer këtë vend në një hapësirë ku qytetari ka fjalën e fundit — jo klani, jo partia.

The post “Larg hijes së së shkuarës”/ Joni Myshketa: Më 11 Maj, qytetarët kanë një alternativë reale, Koalicionin Euroatlantik appeared first on Sot News | Lajme.

Kandidatja e Koalicionit Euroatlantik, Marinela Ziu: Korça ka qenë dhe duhet të jetë qyteti i tregtisë dhe i arsimit

6 May 2025 at 13:30

Nga Marinela Ziu

Korça ka qenë qendra më e madhe tregtare dhe arsimore, pas Voskopojës, kryesisht pas viteve 1800. Arsimi i lartë në Shqipëri është sektori i shënjestruar nga qeveria për t’u shkatërruar, degraduar dhe shbërë. Qeveritë Rama 1, Rama 2, Rama 3, armike të dijes ia arritën qëllimit për ta shndërruar arsimin, fondamentin e kombit dhe shtetit, në një sektor grosist degësh dhe diplomash pa vlerë, të rankuara ndër të fundit në nivel botëror.

Kemi një shtet të vogël, me më pak se 1.9 milionë banorë dhe me universitet thuajse në çdo qytet, si asnjë vend tjetër në Europë dhe në botë, në raport 1 universitet shtetëror për 130 mijë banorë, së bashku me universitetet private 1 universitet për 85 mijë banorë. Koalicioni Euroatlantik ka një program për arsimin në Shqipëri, me fokus Korçën!

Idea jonë konsiston në Krijimin e Qendrës së Dytë Universitare në Shqipëri, në qytetin e Korçës. (Ndërsa në Elbasan planifikojmë të funksionojë për traditë Pedagogjiku dhe në Durrës Shkolla e Lartë e Marinës.) Shqipëria kështu, bëhet vend/shtet me dy qendra universitare dhe 2 satelitë universitarë të profilizuar. Korça duhet dhe e ka kapacitetin për të qenë Qendra e Dytë Universitare në Shqipëri. Në kapacite godinash dhe infrastrukture Universiteti i Korçës është i pari në Shqipëri, pas vlerësimit të fundit të Minsitrisë së Arsimit dhe komisionit të akreditimit.

Ka konvikte dhe terren shtojcë përreth, që jep mundësinë e krijimit të një zone rezidencash studentore (përveç se ka më shumë se 1.000 apartamente bosh në qytet). Ky projekt i jep frymë qendrës më të madhe të arsimit në Shqipëri, atje ku shqipja mori trajtë dhe formë, atje ku u shkrua dhe u çertifikua si gjuhë, mes të tjerash. Pse Korça duhet të jetë Qendra e dytë Universitare në Shqipëri?

Sepse Korça është vazhdim i Voskopojës.
Në vitet 1700-1800 Akademi në Ballkan, kishte vetëm Athina dhe Voskopoja.
Dhe Akademia e Voskopojës konsiderohet institucioni i parë i arsimit të lartë në kufijtë e shtetit shqiptar.

Ndaj dhe bazuar tek programi ynë, Universiteti i Korçës, dy degë të tij Filozofinë dhe Historinë do i shtrijë në Voskopojë dhe studentët do të qëndrojnë atje përgjatë ciklit Bachelor, me auditore dhe mjedise akomodimi. Gjithashtu, në kampusin e Voskopojës do të funksionojnë disa cikle të nivelit Master.

Korça e shpopulluar dhe e degraduar, me një prurje të re studentore prej 7 apo 8 mijë studentësh, ndryshon fizionominë e saj dhe merr jetë sërish.

8 mijë studentë janë 8 mijë rezidentë, individë që kontribuojnë në ekonominë e Qarkut.
8 mijë më shumë burime humane.

Prezenca dhe funksionimi i QDU Korçë, rrit tregtinë, prodhimin, rriten të ardhurat, sistemi i ciklit ekonomik fillon të qarkullojë dhe funksionojë. Nj nismë e tillë incentivuese do të risjellë jetën në Qarkun e Korçës dhe do e bëjë atë ashtu siç e ka ndërmend çdo shqiptar.

Dhe nëse disa nga diplomat do të fillojnë të jenë gradualisht të njehsuara me diploma universitetesh në BE (Greqi, Itali etj.), në Korçë do të vijnë edhe studentë nga Maqedonia, nga Kosova, por edhe vetë shqiptarë me banim në Greqi, do të dërgojnë fëmijët me studime në QDU Korçë.

Dhe dy fjalë prej meje personalisht:
Femrat e para shqiptare, që u diplomuan në universitet e botës janë korçare.
Pedagoget e para në nivelin universitar në Shqipëri, janë korçare.
E para anëtare e Akademisë së Shkencave është korçare.

Për këto dhe për 1001 arsye të tjera Korça mund dhe duhet të jetë, pas Tiranës metropol, Qendra e Dytë Universitare në Shqipëri.

Beso te Shqipëria
✅ Voto4⃣ Koalicioni Euroatlantik
✅ Voto Marinela Ziu

The post Kandidatja e Koalicionit Euroatlantik, Marinela Ziu: Korça ka qenë dhe duhet të jetë qyteti i tregtisë dhe i arsimit appeared first on Sot News | Lajme.

Basha mesazh demokratëve: Vota juaj s’duhet të përdoret për të shpëtuar Ilir Metën nga burgu

3 May 2025 at 22:17

Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, ka publikuar një video-mesazh drejtuar demokratëve të zhgënjyer, ku shprehet se idealet e Partisë Demokratike po përdoren për interesa personale dhe për të shpëtuar nga drejtësia figura të inkriminuara si Ilir Meta.

“Partia Demokratike ishte shpresë për të gjithë ne. Por sot, ajo shpresë është zbehur. Me votën tuaj duan të nxjerrin Ilir Metën nga burgu. Kjo nuk është ajo për të cilën luftuam. Dhe nuk është ajo në të cilën beson shumica dërrmuese e demokratëve”, shprehet Basha.

Ai thekson se zgjedhja në 11 maj është e qartë, ose me Shqipërinë pa korrupsion ose me ata që përdorin votën tuaj për të shpëtuar Ilir Metën nga drejtësia. Basha u bën thirje të bashkohen me Koalicionin Euroatlantik, pasi këtu ndodhen demokratët e vërtetë që kanë qëndruar gjithmonë në krah të qytetarëve.

“Më 11 maj, zgjedhja është e qartë: ose me Shqipërinë pa korrupsion, ose me ata që përdorin votën tuaj për të shpëtuar Ilir Metën nga drejtësia,” thotë Basha.

 

The post Basha mesazh demokratëve: Vota juaj s’duhet të përdoret për të shpëtuar Ilir Metën nga burgu appeared first on Sot News | Lajme.

Basha: Vota më 11 maj është vendim për 1460 ditë – Zgjidh numrin 4, jo për t’i nxjerrë nga burgu të korruptuarit

3 May 2025 at 22:04

Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, i ftuar në emisionin “Review” në Euronews Albania me gazetaren Jonida Shehu, u bëri thirrje qytetarëve që të reflektojnë përpara se të votojnë më 11 maj, duke theksuar se çdo votë ka pasoja për katër vitet e ardhshme.

“Votimi nuk është një akt momental, por një vendim që ndikon në 1460 ditë të jetës sonë. Katër vite më parë u mor një vendim dhe pasojat e tij i kemi ndjerë të gjithë: varfëri, korrupsion dhe një qeveri që punon vetëm për shokët e vet”, deklaroi Basha.

Ai akuzoi qeverinë aktuale për mbrojtjen e personave të inkriminuar dhe paralajmëroi se vota për numrin 5 do të thotë “nxjerrje nga burgu e shokëve të Edi Ramës të dënuar për korrupsion”, ndërsa vota për numrin 1 do të thotë “nxjerrja e Ilir Metës nga burgu”. “Propozimi për të luftuar korrupsionin me Rroshin dhe Metën është një tallje e hidhur me demokratët”, shtoi ai.

Sipas Bashës, vota e vetme që garanton një luftë të vërtetë kundër korrupsionit, mbështetje për SPAK-un dhe kthimin e parave publike te qytetarët, është vota për numrin 4 – Koalicioni Euroatlantik.

Pjesë nga fjala e Bashës;

Në datën 11 maj, është mundësi, është vendim që e merrni një herë në katër vjet. Para katër vitesh, e keni marrë këtë vendim, dhe 1460 ditë, katër vjet, jetoni me pasojat e atij vendimi. Keni parë vendin të varfërohet, keni parë korrupsionin të rritet, keni luftuar për të mbijetuar për të mbyllur muajin ndërkohë që qeveria merrej vetëm me mbrojtjen e shokëve të vet dhe mbushjen e xhepave në kurrizin tuaj. E gjitha kjo, për një vendim të gabuar, qoftë ky për një votë të gabuar apo mosmarrjen e këtij vendimi, mos shkuarje në votime.
Më 11 maj, të gjithë neve kemi një votë. Një votë ka gjithësecili prej jush. Merrni vendimin e duhur për veten tuaj dhe familjet tuaja. Padiskutim vota për numrin pesë, është votë për të nxjerrë nga burgu shokët e Edi Ramës, tek 7×7=313, që janë atje për korrupsion se ju kanë vjedhur. E them, me dhimbje por voto për numrin një, kësaj rradhe shkon me nxjerr Ilir Metën nga Burgu. Propozimi që të luftosh krimin dhe korrupsionin me Elvis Rroshin dhe Ilir Metën, është tallje me demokratët. Shumë prej jush kanë reflektuar. E vetmja votë për luftë deri në fund korrupsionit, për mbështetje SPAK-ut, dhe paratë në xhepat tuaja jo në xhepat e të korruptuarve, është vota për numrin 4, Koalicionin Euroatlantik. Kjo është ftesa që ju bëj, për të djelën një javë, më 11 Maj, merrni pak kohë, dilni votoni numrin 4, Koalicionin Euroatlantik.

The post Basha: Vota më 11 maj është vendim për 1460 ditë – Zgjidh numrin 4, jo për t’i nxjerrë nga burgu të korruptuarit appeared first on Sot News | Lajme.

Basha: Prioriteti i parë dhe kryesor i Koalicionit Euroatlantik mbështetja e SPAK dhe lufta kundër korrupsionit

3 May 2025 at 21:40

Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, në emisionin “Review”, tha se prioriteti i parë dhe kryesor i forcës politike që drejton është lufta kundër korrupsionit. Ai tha se ndryshe nga partitë e tjera që e kanë retorikë, Euroatlantikët e kanë me vepra. Sipas tij, ato janë amendamentet e propozuara në Parlament dhe që janë bllokuar prej dy vitesh si mbështetjen financiare dhe burime njerëzore për SPAK, projektligji për vettingun e politikanëve dhe amendamenti për heqjen e imunitetit të parlamentarëve.

“Mbështetja ndaj SPAK duhet të vazhdojë dhe duhet forcohet. Dhe kjo nuk mund të mjaftohet thjesht dhe vetëm me mbështetjen e partnerëve tanë Euroatlantik, por duhet të jetë dhe mbështetje nga vet qeveria dhe legjislativi shqiptar. Ky është qëndrimi ynë kryesor, mbështetje totale ndaj SPAK. Ka dhe parti të tjera që e kanë këtë retorikë, por Euroatlantikët e kanë me vepra. Prej më shumë se dy vitesh në parlamentin e Shqipërisë ndodhen iniciativat tona për mbështetjen financiare dhe burime njerëzore për SPAK, që jo të frenohet por të vazhdojë luftën kundër korrupsionit, të vazhdojë t’i ojë shokët e korruptuar të kryeministrit dhe shoqet para drejtësisë. Dhe projektligji tjetër i depozituar prej pothaujse dy vitesh po kështu në parlament është projektligji për vettingun e politikanëve, që parashikon kontrollin e imtësishëm të përvitshëm të pasurisë të 140 deputetëve, 61 kryetarëve të bashkive, qeverisë, presidentit, drejtorëve kryesor të shtetit, me të njëjtin parim që është bërë vetingu i gjyqtarëve dhe i prokurorëve. Dhe padiskutuim edhe amendamenti që po kështu ka mbetur i bllokuar prej dy vitesh, për heqjen për imunitetin e parlamentarëve. Ne flasim me vepra kur vjen puna te lufta kundër korrupsionit” – tha ai.

Basha u pyet për pikën e tij më të dobët si politikan, ku u përgjigj duke thënë se është kur njerëzit i thonë “je më europian seç duhet”. Por sipas tij, këtë e shikon si vlerësim pasi me këtë qytetarët kanë parasysh një kulturë të ndryshme politike nga ajo që ka dominuar vendin dhe sot njihet gjerësisht si Trekëndëshi i Bermudës, nga vendosja me do kusht e interesit, e karrierës, e interesit personal të liderve me kosto të madhe mbi shoqëri dhe nga trajtimi i politikës si një sport mundje.

“Pika e dobët?! Njerëzit më vënë në pah që je më europian se duhet. Unë nuk e shoh si një pikë të dobët, e shoh si një vlerësim. Kanë parasysh një kulturë të ndryshme politike nga ajo që ka dominuar vendin dhe sot njihet gjerësisht si Trekëndëshi i Bermudës, nga vendosja me do kusht e interesit, e karrierës, e interesit personal të liderve me kosto të madhe mbi shoqëri dhe nga trajtimi i politikës si një sport mundje që bëhet për të fituar njëri e për të humbur tjetri dhe jo si një shërbim ndaj qytetarëve. Ndërkoh që qytetarët i shohin fëmijët e tyre në vendet e Europës ku ka me të vërteë një kulturë europiane si ajo që unë e kam për nder dhe e shoh si vlerësim ta mishëroj në politikën shqiptare, ajo e ballafaqimit të ideve, e debatit thelbësor, e ikjes nga përpjekjet për t’u justifikuar nga përgjegjësitë e papërmbushura dhe e mbajtjes së përgjegjësive të të plota politike dhe përgjegjësive penale që vjen vetëm përmes një drejtësie të pavarur dhe një lufte të vërtetë ndaj korrupsionit” – tha Basha.

The post Basha: Prioriteti i parë dhe kryesor i Koalicionit Euroatlantik mbështetja e SPAK dhe lufta kundër korrupsionit appeared first on Sot News | Lajme.

“Nuk luftohet korrupsioni me shokët e Ramës dhe me Metën e Roshin”, Basha: Programi i Koalicionit Euroatlantik e ka…

3 May 2025 at 20:44

Gjatë takimit në Laprakë, drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, theksoi se taksat e shqiptarëve, që aktualisht përfundojnë në xhepat e shokëve të kryeministrit Rama, do t’i kthehen qytetarëve. Basha u shpreh se programi i koalicionit fokusohet në zhvillimin ekonomik, rritjen e pensioneve dhe mbështetje për rininë, duke krijuar 25 mijë vende pune në sektorin e teknologjisë së informacionit me paga dinjitoze.

Ai gjithashtu theksoi mbështetje të plotë për SPAK dhe betejën kundër korrupsionit, duke shtuar se kjo është ajo që i diferencon nga forcat e tjera politike.

“Taksat e shqiptarëve, taksat tuaja që i paguani ditë për ditë më të larta në Ballkan, se si përpihen këto para dhe përfundojnë në xhepat e shokëve të Ramës, apo do ia kthejmë këto taksa shqiptarëve. Programi jonë bazën e ka zhvillimin ekonomik, rritja e pensioneve, mbështetja e rinisë, hapja e vendeve të punës në sektorin e teknologjisë së informacionit me paga dinnjitoze për të rinjtë shqiptarë, për 25 mijë të rinj dhe të reja shqiptare, siç e kemi ne investimin më të madh publik në buxhetin që parashikojmë për katër vitet e ardhshme për Shqipërinë. Të gjitha këto bazën e kanë te diçka që na diferencon dhe na dallon 100% nga çdo forcë tjetër politike në këto zgjehdje: mbështetja totale dhe pa rezerva ndaj SPAK. Me vepra, jo me fjalë. Sepse synimi ynë nuk është t’i servirim shqiptarëve byrekun e vjetër të premtimeve bajate elektorale”, u shpreh ai.

Basha më tej tha se Rama dhe Berisha nuk e duan SPAK-un sepse SPAK dhe beteja që ka nisur kundër korrupsionit është kërcënim për të gjithë të korruptuarit. Sipas tij, kjo shihet edhe me kandidatët që kanë në lista, tek 5-sa është vazhdim i korrupsionit me shokët e 7×7=313 dhe 1-shi që do luftojë korrupsionin me Ilir Metën, e krimin me Elvis Roshin.

“E dimë fare mirë as 5-sa, as 1-shi nuk e duan SPAK-un, e shohin si kërcënim dhe kanë të drejtë sepse SPAK dhe beteja që ka nisur kundër korrupsionit është kërcënim për të gjithë të korruptuarit, është kërcënim për shokët e Ramës të cilët ai do t’i nxjerr nga burgu. Është kërcënim për shoqet valltare me rripa 1600 euro që hedhin vallen nga belaja dhe sigurisght për ata që ta vënë mendjen në punë më 11 maj. Kjo është thirrja jonë, të vendosim mendjen në punë e të votojnë me zemër për veten e tyre me dhembshuri për familjet e tyre, për fëmijët e tyre. Është e qartë që propozimi që të luftojmë korrupsionin me Ilir Metën deputet, e të luftojmë krimin me Elvis Roshin deputet, është një gënjeshtër e mirëfillt. 5-sa është dështim, është vazhdim i korrupsionit, 1-shi është riciklim i rrangallave të korrupsionit. E vetmja shpresë për ndryshim të vërtetë që nis nga lufta kundër korrupsionit dhe çlirimi i milionave dhe miliardave që korrupsioni iu kushton shqiptarëve, është vota për Koalicionin Euroatlantik, për numrin 4”, tha Basha.

The post “Nuk luftohet korrupsioni me shokët e Ramës dhe me Metën e Roshin”, Basha: Programi i Koalicionit Euroatlantik e ka… appeared first on Sot News | Lajme.

❌
❌