Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Punëtorë të lënduar në dy aksidente minerare në Bulqizë dhe Martanesh

Dy aksidente në minierat e kromit në Bulqizë dhe Martanesh rikthejnë në vëmendje mungesën e sigurisë në sektorin minerar. Ngjarjet ndodhën më 29 dhe 27 maj, por u raportuan më vonë nga policia.

I.D, 40 vjeç, u plagos në Martanesh të enjten, më 29 maj, teksa policia e raportoi ngjarjen sot. Ajo tha për mediat se “40-vjeçari u lëndua në këmbë gjatë punës” dhe “ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën”.

Njësoj, me 24 orë vonesë, policia raportoi dhe aksidentin e së martës, ndodhur në galeritë e Bulqizës, ku mbeti i lënduar A.N, 40 vjeç. Policia tha se ai u godit nga një masiv gurësh teksa ndodhej nëntokë, por që aktualisht gjendet në spital pa rrezik për jetën.

Aksidentet në sektorin minerar kanë qenë të shpeshta ditët e fundit. Po të martën, më 27 maj, në minierën e Katjelit në Përrenjas humbi jetën Saimir Bego, 57 vjeç, me profesion minator.

Ai u zu nga një masiv minerar që u shkëput në galerinë ku po punonte.

Në fillim të muajit maj, për një javë rresht, 29 vjeçari Ardit Beshiri, punëtor pranë fabrikës së pasurimit të kromit në zonën e Bulqizës u shpall i humbur.

Trupi i tij u gjet  pas disa ditësh kërkimi, ndërkohë që familjarët ngritën akuza ndaj autoriteteve për neglizhencë dhe mungesë logjistike.

Më shumë se 65 punëtorë kanë humbur jetën në dy vitet e fundit, shumica në sektorin minerar dhe atë të ndërtimit. Sektorët me shkeljet më të rënda të standardeve të sigurisë në punë.

Po gjatë muajit maj, Abaz Basha, 22 vjeç, dhe Egzon Lleshi, 32 vjeç, humbën jetën në kantierin e ndërtimit të një hidrocentrali në fshatin Holtë në Gramsh.

Shumica e aksidenteve lidhen me mungesën e kontrolleve nga institucionet, mbikëqyrjes teknike, kushtet e amortizuara të galerive, logjistikës, apo mungesës së pajimeve dhe trajnimeve për sigurinë.

Lexo gjithashtu:

The post Punëtorë të lënduar në dy aksidente minerare në Bulqizë dhe Martanesh appeared first on Citizens.al.

Burokracitë pengojnë deklarimin e etnisë për komunitetin rom dhe egjiptian

Organizata të shoqërisë civile që përfaqësojnë komunitetet rome dhe egjiptiane i janë drejtuar me një shkresë zyrtare ministrisë së Brendshme, duke i kërkuar zbatimin e vendimit të qeverisë për ngritjen e një komisioni të posaçëm për vetëdeklarimin e përkatësisë etnike.

VKM-ja e datës 26 dhjetor 2024, e miratuar në bazë të ligjit për pakicat kombëtare, përcakton kriteret, dokumentacionin dhe procedurat për mbledhjen e të dhënave për identifikimin e personave që u përkasin pakicave kombëtare përmes një komisioni të posaçëm pranë ministrisë së Brendshme.

Gentian Sejrani nga Qendra “Drejtësi Sociale”, tha për Citizens.al, se mungesa e këtij komisioni po ndikon drejtpërdrejt në jetën e përditshme të anëtarëve të komuniteteve.

“Në qoftë se një person [nga pakicat kombëtare] do që të marrë një vërtetim që i përket minoritetit egjiptian apo rom për arsye se do të fitojë nga bursa, përjashtimi i taksave vendore, apo nga çdo lloj programi tjetër që është pozitiv për të, nuk e përfiton dot sepse duhet të ketë këtë vërtetimin,” shpjegon Sejrani.

Sipas organizatave, mos-ngritja e këtij komisioni po pengon qasjen e komuniteteve në shërbime bazë si ulja në çerdhe, librat falas apo përfitimi nga kuotat në arsimin e lartë.

Më parë, vërtetimet jepeshin nga vetë organizatat e shoqërisë civile, por pas hyrjes në fuqi të VKM-së së vitit 2024, kjo praktikë nuk lejohet më – tashmë përkatësia etnike njihet vetëm kur vërtetimi lëshohet nga institucionet shtetërore.

Sipas relacionit që shoqëron vendimin e qeverisë, komisioni i vetëdeklarimit mblidhet të paktën dy herë në vit, ose sa herë që një e katërta e anëtarëve të tij e kërkon këtë.

Komisioni shqyrton dhe vlerëson formularët e personave që deklarojnë përkatësinë, më pas i pasqyron të dhënat në lista brenda 30 ditëve nga depozitimi i formularëve dhe në raste të veçanta, kur ka dyshime për saktësinë e vetëidentifikimit, kryhen verifikime duke kërkuar të dhëna nga regjistrat civilë.

Vendimi për konfirmimin ose jo të vetëidentifikimit duhet të jepet brenda 60 ditëve nga nisja e verifikimeve e më pas njoftohen personat përkatës. Sipas vendimit të qeverisë, për vendimet e komisionit ka dhe mundësi apelimi.

Mungesa e funksionalitetit të këtij komisioni është kthyer në pengesë serioze për qytetarët që i përkasin komuniteteve egjiptiane dhe rome për të përfituar nga të drejtat e garantuara me ligj.

Ky komunitet mbetet ndër më pak të përkrahurat dhe përfaqësuarat në sistemin politik shqiptar. Fakti se për të kërkuar dhe mbrojtur të drejtat e tyre vijojnë të angazhohen 13 organizata, e konfirmon një gjë të tillë.

Në zgjedhjet e 11 majit 2025, pesë kandidatë që përfaqësonin komunitetet rome dhe egjiptiane (Ardit Çela PSD, Ina Majko PS, Rivelino Çuno PD, Apostol Kosturi e Martin Braho Lëvizja Bashkë) u përfshinë në listat zgjedhore të partive të ndryshme politike. Megjithatë, asnjë prej tyre nuk arriti të sigurojë një vend në Kuvend, duke e theksuar më tej nevojën për përfaqësim të strukturuar dhe përkrahje institucionale.

Lexo gjithashtu:

The post Burokracitë pengojnë deklarimin e etnisë për komunitetin rom dhe egjiptian appeared first on Citizens.al.

Rumania emëron një ministër rom, rasti i parë në një vend të Bashkimit Europian

Në Rumani, një ngjarje historike shënon politikën evropiane. Petre-Florin Manole, 41 vjeç, është qytetari i parë rom që mban një pozicion të lartë ministror në një vend të Bashkimit Europian.  I emëruar Ministër i Punës, Familjes, Rinisë dhe Solidaritetit Social në qeverinë e udhëhequr nga liberali Ilie Bolojan, Manole përfaqëson një simbol të ndryshimit për […]

The post Rumania emëron një ministër rom, rasti i parë në një vend të Bashkimit Europian appeared first on BoldNews.al.

U bë baba nga një 13-vjeçare/ Gjykata e Korçës liron nga burgu Dritson Kurti, pas protestave

Gjykata e Korçës, ka shpallur fajtor 21-vjeçarin, Dritson Kurti, pēr veprën penale “marrëdhënie seksuale me tē mitur”, por e ka vendosur në shërbim prove për njē periudhë 5 vjeçare, duke e liruar kështu edhe nga qelia. Më konkretisht, togat e zeza kanë pranuar kërkesën e Prokurorisë, e cila në pretencën e saj kërkonte 7 vite […]

The post U bë baba nga një 13-vjeçare/ Gjykata e Korçës liron nga burgu Dritson Kurti, pas protestave appeared first on BoldNews.al.

Ambasadori suedez vlerëson Shqipërinë dhe punën e qeverisë: Një nga vendet më të përgatitura për t’u anëtarësuar në BE

Ambasadori suedez në Tiranë, Niklas Ström thotë se Shqipëria është vendi që po ecën më shpejt në negociatat me Bashkimin Evropian, duke iu referuar kapitujve kryesorë të hapur deri tani. Ai tha edhe se Suedia e konsideron Shqipërinë si një nga vendet më të përgatitura për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian, duke vlerësuar progresin e arritur deri më tani dhe duke e mbështetur fuqimisht në këtë…

Source

Punëtori dëmtohet në fabrikën e ferrokromit/ Arrestohen 2 inxhinierë dhe brigadieri në Elbasan

Ditën e djeshme në një fabrikë ferrokromi në qytetin e Elbasanit, u dëmtua një shtetas gjatë orarit të punës. Punonjësi është jashtë rrezikur për jetën, ndërkohë që policia e Elbasanit ka vënë në pranga tre persona. Të arrestuar janë dy inxhinierët dhe një brigadier, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.

“Në vijim të njoftimit të dhënë ditën e djeshme, për dëmtimin e shtetasit R. M., gjatë punës në fabrikën e ferrokromit, bëjmë me dije se specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan, në vijim të veprimeve hetimore të kryera në drejtimin e Prokurorisë, për zbardhjen e rrethanave të rastit, arrestuan në flagrancë për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, shtetasit:

L.I., 27 vjeç, me detyrë inxhinier i fabrikës, A. L., 58 vjeç, me detyrë inxhinier mekanik dhe M. H., 59 vjeç, me detyrë brigadier. Shtetasi R. M. është në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.‘

The post Punëtori dëmtohet në fabrikën e ferrokromit/ Arrestohen 2 inxhinierë dhe brigadieri në Elbasan appeared first on Sot News | Lajme.

Ende asnjë gjurmë nga Ardit Beshiri, vijnë në ndihmë Forcat e Sigurisë së Kosovës

Kërkimet për gjetjen e 29-vjeçarit Ardit Beshiri, i cili u zhduk më 3 maj, bashkë me mjetin eskavator teksa po punonte në një stog minerali në zonën e njohur si Qaf Burrel të Klosit, vijojnë pa ndërprerje. Grupeve të kërkim-shpëtimit i janë shtuar edhe ekipe nga Forcat e Sigurisë së Kosovës, të cilët kanë mbërritur […]

The post Ende asnjë gjurmë nga Ardit Beshiri, vijnë në ndihmë Forcat e Sigurisë së Kosovës appeared first on BoldNews.al.

“Sy më sy” me komunitetin rom, që politika e kujton vetëm për vota

Banorët e komunitetit rom dhe egjiptian në Shkozë të Tiranës e shohin strehimin social apo punësimin në sektorin e pastrimit si një detyrim për të votuar partinë në pushtet, ndërkohë që integrimi i tyre është ende larg. Pllumb Dungajn e njohin të gjithë në kafenenë përballë pallateve sociale në periferi të Tiranës, ku jeton një […]

The post “Sy më sy” me komunitetin rom, që politika e kujton vetëm për vota appeared first on BoldNews.al.

‘Sy më sy’ me komunitetin rom, që politika e kujton vetëm për vota

Pllumb Dungajn e njohin të gjithë në kafenenë përballë pallateve sociale në periferi të Tiranës, ku jeton një numër i madh familjesh të komunitetit rom dhe egjiptian. Pllumbi i përket komunitetit rom, është rritur në jetimoret e Shqipërisë nga Lezha në Korçë deri në moshën 18 vjeç dhe falë një burse, studioi më pas në […]

The post ‘Sy më sy’ me komunitetin rom, që politika e kujton vetëm për vota appeared first on Reporter.al.

Një punëtor ka mbetur i bllokuar nën një masiv dheu në Klos

Një fadromist është zënë poshtë një masivi dheu mesditën e të shtunës, ndërsa punonte me mjetin e tij në gërryerjen e një rezervuari në afërsi të fabrikës së pasurimit të Kromit në Klos. Ngjarja e rëndë ndodhi në vendin e  quajtur qafa e Burrelit. Sipas informacionit të policisë Dibër, mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth […]

The post Një punëtor ka mbetur i bllokuar nën një masiv dheu në Klos appeared first on Reporter.al.

Shembet masivi i kromit në Klos, merr para fadromën bashkë me drejtuesin

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pak minuta më parë në zonën e njohur si Qaf Burrel, ku një masiv minerali që grumbullohej nga përpunimi i kromit është shembur, duke marrë me vete një mjet tip fadrom me të cilin po punonte një i ri. Nga shembja e stogut është çarë edhe një rezervuar uji […]

The post Shembet masivi i kromit në Klos, merr para fadromën bashkë me drejtuesin appeared first on BoldNews.al.

SHBA-ja shtyn për herë të tretë sanksionet ndaj industrisë serbe të naftës

Shtetet e Bashkuara e kanë shtyrë për dy muaj futjen në fuqi të sanksioneve amerikane ndaj Industrisë Serbe të Naftës (NIS), njoftoi të shtunën presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç. Sanksionet duhej të hynin në fuqi më 28 prill, por janë shtyrë deri më 27 qershor, tha Vuçiç në Instagram. “Lajm i mirë për qytetarët e […]

The post SHBA-ja shtyn për herë të tretë sanksionet ndaj industrisë serbe të naftës appeared first on BoldNews.al.

Historia e një babai rom që humbi kujdestarinë e fëmijëve, në proces ligjor për të rifituar vajzat

TIRANË, 9 prill /ATSH/ Me mbështetjen e projektit Inclusive EduJobs, i financuar nga BE-ja, Ilmi Mejdani dhe bashkëshortja e tij gjetën forcën dhe ndihmën që u nevojitej për të luftuar për familjen e tyre.

Babai rom i shtatë fëmijëve, Ilmiu rrëfen rrugëtimin e dhimbshëm të humbjes së kujdestarisë mbi vajzat e tij—dhe betejën e gjatë ligjore për t’i kthyer ato në shtëpi.

“Kur vajzat tona na panë në gjykatë, filluan të qajnë. Unë dhe ime shoqe, po ashtu. Kishim muaj të ndarë dhe nuk kishte ndodhur kurrë më parë. Është e vërtetë, ne jemi të varfër, por kishim harmoni në shtëpi”, u shpreh ai.

Ilmi Mejdani, 42 vjeç dhe baba i shtatë fëmijëve, kujton me sytë e mbushur me lot periudhën e vështirë kur humbi kujdestarinë e vajzave të tij, 11 dhe 8 vjeçe.

“Isha i sëmurë dhe u shtrova në spital për gjashtë muaj. Përveç diabetit, bëra një operacion në zemër dhe ekonomikisht ishim të shkatërruar. Asokohe, nuk punoja dot dhe ndihem tmerrësisht keq që gruaja ime detyrohej të dilte për të lypur me fëmijët. Nuk e kishim bërë kurrë më parë këtë. Ishim të varfër, por gjithmonë ishim përpjekur të punonim për të mbajtur familjen”, shpjegon ai.

Ilmi Mejdani dhe bashkëshortja e tij Trëndelina, banorë të Tiranës, tregojnë historinë e tyre, duke kujtuar takimet me policinë, shërbimet sociale dhe imazhin e dhimbshëm të një makine që largohej nga komisariati me vajzat e tyre, ndërkohë që ata qëndronin të pafuqishëm për të mbrojtur familjen.

Ndërsa familja Mejdani po përjetonte vështirësi të rënda ekonomike dhe përjashtim social, shërbimet sociale larguan dy nga vajzat e tyre për shkak të shqetësimeve për kushtet e tyre të jetesës.

Ato u dërguan në një qendër përkujdesjeje për fëmijë në Sarandë, ndërsa prindërit e tyre mbetën me dhimbjen e papërballueshme dhe pafuqinë e pamundësisë për t’i vizituar ato apo për të plotësuar kërkesat për të rifituar kujdestarinë.

Në pamundësi për të përballuar udhëtimin për në Sarandë apo edhe për të bërë një telefonatë – pasi nuk kishin telefon – familja ndihej sikur po i humbiste vajzat për herë të dytë. Kërkimi i tyre i dëshpëruar për ndihmë ligjore ishte kryesisht i pasuksesshëm.

“Nuk dinim më çfarë të bënim. Ishim të pashpresë dhe të dëshpëruar. Më pas na këshilluan të shkonim tek organizata “Drejtësi Sociale” dhe të kërkonim ndihmë”, kujton Mejdani. Mbështetur nga projekti i Bashkimit Evropian “The Inclusive EduJobs”, në kuadër të nismës “Shërbime Ligjore Efikase për Anëtarët e Komunitetit: Një Biznes Social”, organizata “Drejtësi Sociale” e ndihmoi familjen rome në procesin ligjor. Ata lehtësuan transferimin e vajzave nga Saranda në Tiranë, mbështetën familjen gjatë proceseve gjyqësore dhe i orientuan për plotësimin e kushteve të kërkuara për të rifituar kujdestarinë.

“Falë këtyre përpjekjeve, vajzat u zhvendosën në Shtëpinë e Fëmijës “Zyber Hallulli” në Tiranë. Të paktën, pas disa muajsh ndarjeje, mund t’i vizitonim pothuajse çdo ditë. Ndërkohë, gjeta një punë, dhe gruaja ime u mbështet nga “Drejtësia Sociale”. Megjithatë, na u desh të kalonim disa seanca gjyqësore përpara se ta bashkonim më në fund familjen”, thotë Ilmi Mejdani.

Për të, procesi ligjor ishte i gjatë dhe i ndërlikuar. Por gati dy vjet pas humbjes së kujdestarisë, kur gjykata më në fund vendosi në favor të tij, ai ishte shumë i lumtur. “Shkuam në shtëpi dhe festuam. Kishim më shumë se një vit të ndarë dhe më në fund munda t’i shihja sërish vajzat e mia në shtëpi”, kujton ai, pothuajse mes lotësh. “Dua thjesht ta harroj këtë”, shton ai.

Familja Mejdani ishte një nga rastet ku mbështetja e projektit – duke ndihmuar prindërit të siguronin një punësim të qëndrueshëm dhe të përballeshin me sistemin ligjor – përmirësoi ndjeshëm gjendjen e tyre financiare dhe kushtet e jetesës, duke përmbushur përfundimisht kërkesat për riintegrim.

Ky është gjithashtu një shembull i fuqishëm i ndërhyrjes gjithëpërfshirëse të projektit, duke shënuar një sukses të paprecedent: familjet rome janë përpjekur historikisht për të rifituar kujdestarinë e fëmijëve të tyre pasi e kanë humbur.

“Ne nuk flasim më për atë periudhë dhe nuk jemi ndarë më që atëherë. Duam ta lëmë pas. Nuk mund të flisja me to dhe nuk mund t’i shihja. Kur i morën, uleshim në tryezë me dy pjata më pak. Nuk haja dot, thjesht shikoja vendet bosh”, thotë Ilmi Mejdani, një baba që rifitoi të drejtën për të jetuar me vajzat e tij.

Objektivi i përgjithshëm i projektit të financuar nga BE-ja, “Inclusive EduJobs”, është të përmirësojë përfshirjen e grave dhe burrave, djemve dhe vajzave nga komunitetet rome dhe egjiptiane në Shqipëri duke forcuar kapacitetet bashkiake për të krijuar dhe ofruar shërbime gjithëpërfshirëse për qytetarët romë dhe egjiptianë në fushën e punësimit dhe arsimit gjithëpërfshirës.

Kjo synohet të arrihet përmes promovimit të skemave të vetëpunësimit/punësimit, ndërmarrjeve sociale dhe qasjes në arsimin digjital dhe të përzier për nxënësit romë dhe egjiptianë në nivel vendor nëpërmjet mbështetjes financiare për palët e treta apo dhënies së nëngranteve për çdo skemë ndërhyrjeje në fushën e punësimit apo arsimit.

“Inclusive EduJobs” ka tri shtylla kryesore: Rritjen e qasjes në tregun e punës, përmirësimin e arritjeve shkollore të nxënësve romë dhe egjiptianë dhe rritjen e kapaciteteve të institucioneve dhe organizatave. /j.p/

The post Historia e një babai rom që humbi kujdestarinë e fëmijëve, në proces ligjor për të rifituar vajzat appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Trump nuk kushtëzoi paqen në Ukrainë me listën e klientëve të adrenokromit

Pretendimi: Presidenti amerikan Trump i ka dhënë presidentit ukrainas Zelensky 30 ditë për të dorëzuar listën e klientëve VIP të adrenokromit

Verdikti: E paprovuar

—————————————————————-

Në rrjetet konspiracioniste po shpërndahet pretendimi se presidenti amerikan Trump i ka dhënë presidentit ukrainas Zelensky 30 ditë “për të dorëzuar listën e klientëve VIP të adrenokromit.”

Si zakonisht, postimi i mësipërm nuk përmban ndonjë dokument, ndonjë citat të Trump mbi çështjen apo ndonjë burim për të mbështetur pretendimin e jashtëzakonshëm.

Postimi duket se i referohet një artikulli të botuar më 3 mars në portalin amerikan The People’s Voice, i njohur më parë si News Punch

Ky i fundit është etiketuar si një portal burim lajmesh të rreme. Sipas një raporti të vitit 2017 nga Buzzfeed, NewsPunch ishte burimi i dytë më i madh i lajmeve të rreme që ishin shpërndarë në Facebook atë vit.

Artikulli i The People’s Voice, si zakonisht, nuk ofron asnjë lloj prove për këtë pretendim të pazakontë, por vetëm citon “njerëz të brendshëm”. 

Në të njejtën mënyrë, duke mos ofruar asnjë provë apo burim veçse “njerëzve të brendshëm” anonimë, The People’s Voice ka botuar një numër artikujsh me pretendime të pazakonta përfshi pretendimin se WEF ka udhëzuar liderët botërore të vendosin ligje të “Moshës së Vdekjes”, WEF po përpiqet të vrasë politikanin rumun Calin Georgescu, dhe se presidenti rus Vladimir Putin ka ekspozuar shpërblimin prej 45 miliardë dollarësh nga WEF për kokën e Donald Trump.

Narrativa e trafikimit të fëmijëve për t’u nxjerrë adrenokromin që përdoret nga elitat për të zgjatur jetën dhe rininë e tyre u shfaq për herë të parë në 2017 në ShBA, si pjesë e teorisë konspirative QAnon. Kjo teori përshkruan presidentin amerikan Donald Trump si një hero i vetëm që po luftonte një kabal elitash që ishin pedofilë dhe vrasës fëmijësh. QAnon premtonte se këta komplotistë do të ekspozoheshin dhe ndëshkoheshin së shpejti në një “stuhi” që po vinte.

Një variant i hershëm i kësaj teorie konspiracioni, Pizzagate, pretendon se pjesëtarët e Partisë Demokrate të ShBA dhe disa restorante amerikanë ishin të përfshirë në një ring trafikimi fëmijësh dhe pedofilie. Ndikuar nga kjo teori, në 4 dhjetor 2016, një burrë nga North Carolina shkoi në picerinë Comet Ping Pong dhe shtiu me armë.

Sa i përket adrenokromit, kjo substancë prodhohet nga oksidimi i adrenalinës. Ajo është studiuar në vitet 1950-70, por sot nuk ka asnjë përdorim mjekësor. Administrata amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) nuk e ka aprovuar përdorimin e adrenokromit. Mbi të gjitha, nëse një kabal elitash do ta donte gjithsesi këtë substancë të deklaruar të padobishme nga shkenca, nuk do t’i duhej të rrëmbenin fëmijë nëpër tunele nëntokësore për ta përftuar atë. Adrenokromi mund të krijohet në laborator, madje mund të blihet në internet lehtësisht.

Joseph A. Schwarcz, drejtori i Zyrës për Shkencën dhe Shoqërinë në Universitetin McGill, shkruan se teoria konspirative e adrenokromit ka ngjyrime anti-Semite, duke cituar një histori të gjatë të akuzave se hebrenjtë përdorin gjakun e fëmijëve të krishterë në ritualet e tyre fetare. Këto akuza kanë shërbyer historikisht për të justifikuar dhe nxitur persekutimin e hebrenjve në Europë.

The post Trump nuk kushtëzoi paqen në Ukrainë me listën e klientëve të adrenokromit appeared first on Faktoje.al.

DËSHMITË/ Kush është karteli rus “Khirprom” që fshihet pas trafikimit të ukrainasve në Vlorë

Si një gjysh i shqetësuar për zhdukjen e nipit, Volodomir Savinov, u ul para një kompjuteri në fillim të nëntorit 2024 dhe përmes email-it njoftoi ambasadën e Ukrainës me seli në Tiranë për atë që më pas do të ishte çelësi i një zbulimi të pazakontë në fushën e krimit të organizuar. Savinov informoi se […]

The post DËSHMITË/ Kush është karteli rus “Khirprom” që fshihet pas trafikimit të ukrainasve në Vlorë appeared first on BoldNews.al.

Dënimi me 25 vite burg i të riut, komuniteti Rom ngrihet në protestë: Ne martohemi që në djep

Komuniteti rom i qytetit të Korçës ka protestuar ditën e sotme përpara gjykatës lidhur me akuzën e ngritur ndaj Dritson Kurtit, i cili rrezikon të dënohet deri në disa vite burg, pasi kreu marrëdhënie me një të mitur, me të cilën bashkëjetonte dhe solli në jetë një fëmijë. Kryetari i shoqatës së Komunitetit Rom të […]

The post Dënimi me 25 vite burg i të riut, komuniteti Rom ngrihet në protestë: Ne martohemi që në djep appeared first on BoldNews.al.

Tregu Rom i Gjirokastrës, mes mbijetesës dhe mungesës së kushteve

Pavarësisht çmimeve simbolike, fuqia blerëse në tregun rom të Gjirokastrës ka rënë ndjeshëm, duke e vështirësuar edhe më tej mbijetesën e këtij komuniteti. Për shumë tregtarë rom, ky është i vetmi burim të ardhurash, një mundësi punësimi që tashmë mezi siguron të ardhura minimale. “Nuk ka më blerje si më parë. Edhe ata që vinin […]

The post Tregu Rom i Gjirokastrës, mes mbijetesës dhe mungesës së kushteve appeared first on BoldNews.al.

Romët hyjnë në politikë/ I pari pjesëtar i komunitetit, betohet në Këshillin Bashkiak të Tiranës

TIRANË- Në këshillin bashkiak të Tiranë për herë të parë  ka dhe një pjesëtar nga komuniteti rom.  Ai është Sead Kazanxhiu I cili zëvendësoi  Besard Kadinë që u dorëhoq pas emërimit si Ambasador në Azerbajxhan.

Është lufta ime personale,  por edhe e komunitetit rom për të qenë pjesë e vendimmarrjes. Edhe pse ne romët jetojmë prej shekujsh në territorin e Shqipërisë jemi një komunitet i integruar në shoqërinë shqiptare edhe pse shpesh kjo çështja integrimit keqkuptohet, por nuk kemi pasur asnjëherë përfshirje”, tha ai.

37-vjeçari nga fshati Baltëz I Fieri  vjen nga një familje me gjashtë anëtar.  Nga babai  të cilit  në klasë të gjashtë  iu desh të shkëputej nga shkolla për të  ndihmuar familjen  dëgjonte shpesh.

“Nuk dua që ju të kaloni atë që kam kaluar unë”, tha ai.

U diplomua në Akademinë e Arteve  në  Tiranë për pikturë dhe më pas u largua  drejt Budapestit për  të  studiuar gjuhën rome. Megjithë shkollimin  e tij tregon se betejat  nuk I  ka pasur të lehta.

“Shumë të vështira sepse duke qenë pjesë e komunitetit rom ti duhet të provosh veten dyfish. Unë e kam hasur dhe vetë diskriminimin institucional. Në fund të fundit ti mbetesh rom për dikë dhe pse mund të jesh super i edukuar, por unë i kam hedhur poshtë viktimizimet e kam ecur para,  kam luftuar me veten, se lufta më e madhe është të mundësh veten”, theksoi ai.

Tentativat  si artist dhe më pas si  aktivist për tu përfshirë në vendimmarrje për  çështje që I takonin  komunitetit që përfaqëson  thotë se ishin të pamjaftueshme,   kështu vendosi të angazhohej në politikë.

“Jam angazhuar përmes PS dhe kam kandiduar si këshilltar në Bashkinë e Tiranës në zgjedhjet e kaluara, nuk është se jam vendosur në një listë fituese ndaj kam qëndruar në stolin rezervë për dy vite, por mendoj se është një mundësi shumë e mirë për të gjithë komunitetin rom dhe partitë politike për të përfshirë anëtar të pakicave në listat e tyre”, theksoi ai.

Edhe pse I vetëdijshëm për pozicionin e tij në listë  nuk u tërhoq.  Në bisedë me veten  tregon se  dominoi mendimi.

“Thoja nëse unë jap dorëheqjen do thuhet ne ja dhamë mundësinë romëve dhe romët nuk e duan u tërhoqën”, theksoi ai. 
Tashmë që është pjesë  e këshillit bashkiak të Tiranës Seadi thotë se në mendje përherë do të ketë porosinë e prindërve

“Për të ngritur zërin për të gjitha pakicat kombëtare në Shqipëri. Porosia më e madhe është qëndroni sa më të pastër, qëndroni që mos të viheni me gisht nga askush tjetër”, pohoi ai./abcnews.al

Komuniteti rom hyn në politikën lokale, ja kush është anëtari i parë që u betua në Këshillin Bashkiak të Tiranës

Në këshillin bashkiak të Tiranë për herë të parë ka dhe një pjesëtar nga komuniteti rom. Ai është Sead Kazanxhiu I cili zëvendësoi Besard Kadinë që u dorëhoq pas emërimit si Ambasador në Azerbajxhan.

Është lufta ime personale, por edhe e komunitetit rom për të qenë pjesë e vendimmarrjes. Edhe pse ne romët jetojmë prej shekujsh në territorin e Shqipërisë jemi një komunitet i integruar në shoqërinë shqiptare edhe pse shpesh kjo çështja integrimit keqkuptohet, por nuk kemi pasur asnjëherë përfshirje”, tha ai.

37-vjeçari nga fshati Baltëz I Fieri vjen nga një familje me gjashtë anëtar. Nga babai të cilit në klasë të gjashtë iu desh të shkëputej nga shkolla për të ndihmuar familjen dëgjonte shpesh.

“Nuk dua që ju të kaloni atë që kam kaluar unë”, tha ai.

U diplomua në Akademinë e Arteve në Tiranë për pikturë dhe më pas u largua drejt Budapestit për të studiuar gjuhën rome. Megjithë shkollimin e tij tregon se betejat nuk I ka pasur të lehta.

“Shumë të vështira sepse duke qenë pjesë e komunitetit rom ti duhet të provosh veten dyfish. Unë e kam hasur dhe vetë diskriminimin institucional. Në fund të fundit ti mbetesh rom për dikë dhe pse mund të jesh super i edukuar, por unë i kam hedhur poshtë viktimizimet e kam ecur para, kam luftuar me veten, se lufta më e madhe është të mundësh veten”, theksoi ai.

Tentativat si artist dhe më pas si aktivist për tu përfshirë në vendimmarrje për çështje që I takonin komunitetit që përfaqëson thotë se ishin të pamjaftueshme, kështu vendosi të angazhohej në politikë.

“Jam angazhuar përmes PS dhe kam kandiduar si këshilltar në Bashkinë e Tiranës në zgjedhjet e kaluara, nuk është se jam vendosur në një listë fituese ndaj kam qëndruar në stolin rezervë për dy vite, por mendoj se është një mundësi shumë e mirë për të gjithë komunitetin rom dhe partitë politike për të përfshirë anëtar të pakicave në listat e tyre”, theksoi ai.

Edhe pse I vetëdijshëm për pozicionin e tij në listë nuk u tërhoq. Në bisedë me veten tregon se dominoi mendimi.

“Thoja nëse unë jap dorëheqjen do thuhet ne ja dhamë mundësinë romëve dhe romët nuk e duan u tërhoqën”, theksoi ai.
Tashmë që është pjesë e këshillit bashkiak të Tiranës Seadi thotë se në mendje përherë do të ketë porosinë e prindërve

“Për të ngritur zërin për të gjitha pakicat kombëtare në Shqipëri. Porosia më e madhe është qëndroni sa më të pastër, qëndroni që mos të viheni me gisht nga askush tjetër”, pohoi ai.

The post Komuniteti rom hyn në politikën lokale, ja kush është anëtari i parë që u betua në Këshillin Bashkiak të Tiranës appeared first on Sot News | Lajme.

❌