Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

KLP dhe KLGJ forcojnë bashkëpunimin në mbledhjen e dytë të përbashkët vjetore

TIRANË, 10 korrik /ATSH/ Këshilli i Lartë i Prokurorisë dhe Këshilli i Lartë Gjyqësor zhvilluan mbledhjen e dytë vjetore të përbashkët.

Në këtë aktivitet morën pjesë edhe figura të rëndësishme të drejtësisë, si drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), Altin Dumani, Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani, Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela dhe Ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato. Po ashtu, të pranishëm ishin edhe përfaqësues të misioneve ndërkombëtare OPDAT dhe EU4Justice, si dhe vëzhgues ndërkombëtarë të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit (ONM), të cilët ndoqën nga afër punimet dhe kontribuan në diskutime.

Gjatë mbledhjes u shqyrtuan dhe u dakordësuan për miratim dy rregullore të përbashkëta me rëndësi strategjike për funksionimin e koordinuar ndërmjet Këshillave: rregullorja “Mbi zhvillimin e procedurave të rivlerësimit të magjistratëve, gjyqtarë dhe prokurorë” dhe rregullorja “Mbi mbledhjet e përbashkëta dhe bashkëpunimin ndërinstitucional ndërmjet KLGJ-së dhe KLP-së”.

Pas një procesi gjithëpërfshirës dhe diskutimesh të hapura mes anëtarëve të të dy Këshillave, si dhe me kontributin teknik të partnerëve ndërkombëtarë, u arrit konsensusi për miratimin e këtyre dy akteve të rëndësishme, të cilat pritet të përmirësojnë bashkëpunimin institucional dhe të rrisin transparencën dhe efikasitetin në administrimin e sistemit të drejtësisë.

Ky zhvillim përbën një tjetër hap domethënës në rrugën e forcimit të shtetit të së drejtës dhe të konsolidimit të reformës në drejtësi.

Në përmbyllje të takimit, u njoftua se mbledhja e radhës plenare ndërmjet Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë do të zhvillohet më datë 16 korrik 2025.

Ky proces mbështetet nga projekti EU4Justice, bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian, i cili vijon të jetë një partner kyç në forcimin e kapaciteteve institucionale dhe në përforcimin e mekanizmave të mirëqeverisjes në drejtësi. /j.p/

The post KLP dhe KLGJ forcojnë bashkëpunimin në mbledhjen e dytë të përbashkët vjetore appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

BE lavdëron SPAK, por kritikon sistemin/ Karamuço: Reforma në drejtësi në ngërç, pa rezultate për krimet zgjedhore

By: Rovena
17 June 2025 at 20:56

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, në emisionin “Real Story” në ABC News, komentoi mbi ngadalësimin e proceseve hetimore dhe sfidat në zbatimin e reformës në drejtësi, duke reflektuar shqetësimet e ngritura edhe në raportin e fundit të Komisionit Europian për Shqipërinë. Raport i cili nga njëra anë  lavdëroi punën e SPAK, por nga ana tjetër kritikoi sistemin në KLP dhe në KLGJ.

Sipas Karamuços, pas një periudhe të karakterizuar nga arrestime dhe operacione të mëdha, ka një ngecje të dukshme, veçanërisht që nga muaji shkurt, e cila u thellua gjatë fushatës zgjedhore, ndonëse ishte premtuar e kundërta.

Ai theksoi se ende mungon një qasje efektive për hetimin e krimeve zgjedhore dhe kërkoi mënyra të reja për përgjim në kohë reale, ndërsa nënvizoi se problemi nuk qëndron vetëm te institucionet, por edhe te infrastruktura e munguar dhe pengesat strukturore që kanë sjellë një ngërç në funksionimin e drejtësisë.

“Ka humbur pak atë që ne herë pa here ishim mësuar që ne të kishim arrestime apo operacione të mëdha, ka ngecur në disa gjëra, por mendoj se do të dalin edhe ato nga vera. Do të zëvendësojnë kohën që nuk pati lëvizje, sidomos nga shkurti.

Thanë që nuk do të ndalohemi as një fushatë dhe as në zgjedhje, dhe ndodhi krejt e kundërti e cila më pas u cilësua si një heshtje zgjedhore. Gazetarët shpesh thonë se do të ketë arrestime për krimet zgjedhore, por unë ende nuk shikoj dritë në fund të tunelit.  Duhet gjetur një gjejnë mënyra të reja për të përgjuar bisedat në kohë reale. Duhet të ecin më shumë përpara.

Ka një çështje që duhen zgjidhur, pasi ne po shikojmë që disa gjëra nuk po ecin në reformën në drejtësi. Kemi probleme edhe infrastrukturore, të drejtësisë së munguar që kanë çuar në ngërç, duhet të kompromis”, tha Karamuço./abcnews.al

KLGJ kërkon më shumë para nga qeveria, punonjësit nuk mjaftojnë

By: redi
5 May 2025 at 19:53

Dy vite nga nisja e zbatimit të hartës së re që “shkriu” 9 gjykata e po aq prokurori, me argumentin se do të sillte “drejtësi efikase dhe në kohë për qytetarët” pak nga kjo fabul në letër është zbatuar në terren. “Ngelet emergjente përmirësimi i infrastrukturës ndërtimore nëpërmjet ndërtimit të godinave të reja për Gjykatën e Lartë, Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm…

Source

Irena Gjoka si turpi i drejtësisë së rilindur

By: user 2
5 May 2025 at 17:14

Sali Berisha ka bërë sërish atë që di të bëjë më mirë: të denoncojë. Këtë radhë në daljen e tij përpara derës së SPAK, lapsi i ka rënë gjykatëses star të reformës në drejtësi, asaj që ka marrë mbi supe shumë prej proceseve të bujshme. Berisha ka dëshmuar me dokumentat origjinale të ardhura nga Greqia, se ajo ka qenë e dënuar në shtetin fqinjë, për arsye se ka dashur të kalojë kufirin me vizë të fallcifikuar.

Del dokumenti i gjykatës së Janinës/ Irena Gjoka u dënua në Greqi

Deri këtu historia është e njohur. Që në kulm të gjykimit kundër kreut të zgjedhur të bashkisë së Himarës, Fredi Beleri, mediat greke e bënë të ditur këtë skandal. Ato, duke treguar historinë e zonjës me tre mbriemra (Spata të vajzërisë; Maneku nga martesa e parë, me të cilin pati tentuar të shkojë në Greqi; Gjoka nga martesa e dytë, të cilin e përdori për të manipuluar Vettingun) tentuan të hidhnin hije dyshimi mbi këtë proces të trukuar nga fillimi në fund. 

Por, në këtë pikë, puna nuk është tek fati personal i zonjës Gjoka. Ajo mund të përdorë më së miri justifikimin që Edi Rama ka përsëritur, me dhjetra herë, për të gjithë banditët e rilindjes që i dogji njëri pas tjetrit ligji i dekriminalizimit: ashtu ishte koha dhe kaq ishin mundësitë e shqiptarëve për lëvizjen e lirë. 

Pra thjeshtë, ajo mund të mbrohej me një “gabim rinor” të 20 e ca viteve më parë. 

Këtu problemi qëndron se simbolika e rastit të saj është nga ato që njollosin mbarë reformën në drejtësi. Dhe jo në një, por në disa etapa. Fillimisht, pasi kjo histori na tregon se nga sita drakoniane e vettingut paskan depërtuar personazhe të tillë me kredibilitet moral të cënueshëm. Dhe kjo jo thjeshtë për gabimin rinor të dhjetorit 2002, por për atë të fallcifikimit të paskrupullt të dokumentit me anë të cilit ajo arriti të futej mes gjykatëseve të zgjedhur të vendit. Aty znj. Gjoka ka gënjyer hapur duke thënë se nuk ka qenë kurrë e dënuar apo e dëbuar jashtë shtetit. 

Del dokumenti/ Gjyqtarja Irena Gjoka, e dëbuar për vizë false

Po a mbaron këtu? Natyrisht që jo. Kur ky skandal plasi, fillimisht në gazetën greke Ta Nea, një tjetër institucion i drejtësisë së re, një nga ato për të cilat Veliaj thoshte në përgjimet nga burgu se janë produkt i votave tona socialiste, i doli asaj hapur në mbrojtje. Këshilli i Lartë Gjyqësor prodhoi me shpejtësinë e dritës një deklaratë se ajo po sulmohej duke i cënuar rëndë figurën. “Qeveria e gykatësve” qëndroi e pashqetësuar nga denoncimet e forta dhe nuk hodhi asnjë hap për të gjetur të vërtetën për kryetaren e GJKKO-së që dyshohej se kishte mashtruar në shkelje të ligjit.

Vetëm kur mediat greke vijuan me dokumenta që e bënë të pashmangshëm mbylljen e syve përballë skandalit ata i kërkuan prokurorisë së përgjigjshme të verifikonte. Kjo prokurori vijoi lojën e fshehjes së krimit. Ka kaluar plot një vit nga kohe kur me një dokument zyrtar ky institucion i konfirmoi redaksisë së Lapsi.al se po e hetonte çështjen e Irena Gjokës në Greqi.

Konfirmimi i Prokurorisë/ Kërkohen në Greqi dokumentat e dëbimit të gjyqtares Irena Gjoka

Por, për 12 muaj ata nuk arritën dot të jepnin përgjigje, as të nxirrnin nga arkivat dokumentin e gjykatës së Janinës që Berisha bëri publik sot.

Vallë edhe dy shkallët e vettingut, edhe KLGJ-ja edhe Prokuroria e Përgjithshme kanë dështuar nga paaftësia në zbardhjen e të vërtetës për këtë personazh? Eshtë e vështirë ti besosh kësaj hipoteze, sidomos po i hodhe një sy çështjeve të bujshme gjyqësore të cilave i ka vënë gjoksin znj. Gjoka. Ajo qëndron pas izolimit të liderit të opozitës Berisha. Ndonëse ky i fundit dhe avokatët e tij kërkuan disa herë dorëheqjen e saj për konfikt interesi, pasi kur ishte kish qenë president ai e kishte shkarkuar me firmën e tij, ajo nuk u largua për asnjë çast nga procesi i dyshimtë që e mbajti atë të mbyllur në shtëpi. Ajo kontibuoi edhe në moslejimin e betimit të Alfred Belerit si kryebashkiak i Himarës duke përligjur një burgim të sajuar me prova fallco dhe dëshmitarë të dënuar nga policia.

Andi Bushati: Kush po e kërcënon Irenën me tre mbiemra

Po ti hedhësh një sy pasqyrimit që i ka bërë shtypi vendimeve të saj, aty gjen dyshime për vonesa në nxjerrjen e urdhërit të arrestit për bosët e inceneratorëve që arritën të arratisen. Aty shikon çlirim nga sekuestro të pronave për ndërtues të qendrës së Tiranës të lidhur shumë ngushtë me qeverinë.     

Pra, nga aktet që ka ndërmarrë në kryerjen e detyrës e ke të lehtë të kuptosh se znj.Gjoka ka qenë e ashpër me kundërshtarët e pushtetit dhe dorëlëshuar me njerëzit pranë tij. E ndoshta kjo spjegon më së miri edhe arsyen se pse të gjitha hallkat e sistemit që duhet ta penalizonte janë treguar tolerante me të.

Mjafton kaq për të kuptuar se dokumentat e dënimit të saj në Janinë, që Sali Berisha bëri publike sot, nuk kanë fare të bëjnë me gafën e pakujdesshme të një të reje të dëshiruar për të kaluar kufirin. Mënyra si i është toleruar manipulimi i ststemit dhe se si më pas organet e tjera janë rekur ta fshehin këtë, dëshmon më shumë për një pengmarrje. Për njerëzit e kapur që janë vënë në krye të drejtësisë së rilindur.

Pikërisht për këtë, incidenti ku u përfshi Irena Gjoka dy dekada më parë, nuk është thjeshtë një histrori personale. Ai është një nga ato shembuj që po shtojnë njollat e turpit mbi reformën në drejtësi, e cila sa më shumë kohë kalon aq më e pa mbrojtshme bëhet edhe nga idhtarët e vet me fanatikë.      

©Lapsi.al   

The post Irena Gjoka si turpi i drejtësisë së rilindur appeared first on Lapsi.al.

Tenderi i KLGJ për çështjet gjyqësore çohet në gjyq, “betejë” brenda maxhorancës për 10 milionë euro (DOKUMENTET)

By: V K
28 April 2025 at 11:10

Një betejë për 10 milion euro, sapo ka nisur mes kompanive Advanced Bussines Solution dhe bashkimit të kompanive “Kreatx” dhe “Soft and Solution” në lidhje me mega tendering e Këshillit të Lartë Gjyqësor për Sistemin e Integruar i Menaxhimit te Çeshtjeve Gjyqesore (ICMIS).

Siç mëson Skyweb.al, kompania Advanced Bussines Solution, është ankuar pranë Komisionit të Prokurimit Publik në lidhje me shpalljen fituese të ofertës së kompanive “Kreatx” dhe “Soft and Solution” disa ditë më parë nga kontraktori, i cili në rastin konkret është KLGJ.

ABS duke se e ka marrë shumë seriozisht këtë ankesë, duke paguar edhe rreth 50 mijë euro “fee-n” që jepet në këto raste për sigurimin e ankesës.

 

 

Siç mëson Skyweb.al, Advanced Bussines Solution, e cilësuar nga ish-kryeministri Ahmetaj si kompani pranë kryeministrit Rama, kërkon nga KPP vlerësimin e procedurave të shpalljes fituese të ofertës vlerë 924.375.000 lekë të reja të bashkimit të kompanive “Kreatx” dhe “Soft and Solution”, e cila nuk ishte edhe oferta më e ulët në këtë tender, pavarësisht se u shpall fituese.

Oferta më e ulët në këtë tender, me vlerë 818 800 000 lekë ishte pikërisht nga Advanced Bussines Solution.

 

 

Tenderi me objekt “Sistemi i Integruar i Menaxhimit të Çështjeve Gjyqësore (ICMIS)” u shpall nga Këshilli i Lartë Gjyqësor (KLGJ) në 21 shkurt të këtij viti dhe fondi limit për këtë procedurë u caktua 1 025 905 001 lekë të reja ose mbi 10 milionë euro.

Rezulton se në këtë tender, kanë marrë pjesë 6 operatorë ekonomikë, ku oferta fituese u shpall pikërisht ajo e “Kreatx” dhe “Soft and Solution”.

“Soft & Sulution” është në pronësi të biznesmenit Ermal Beqiri, i cili rezulton të jetë një ndër lojtarët kryesorë për tenderët që kanë të bëjnë me tenderët për teknologjinë e informacionit, të shpallur nga AKSHI.

 

 

Ndërkohë, në media është raportuar se kompania tjetër që iu bashkua Beqirit në këtë ofertë, “Kreatx”, është në pronësi të pjesëshme të z.Panajot Gjiknuri, vëllait të ish-ministrit Damian Gjiknuri, duke e kthyer këtë në një “betejë” brenda maxhorancës për një shumë të madhe parash, siç është tenderi 10 milion euro i KLGJ për Sistemin e Integruar i Menaxhimit te Çeshtjeve Gjyqesore (ICMIS). /skyweb.al

The post Tenderi i KLGJ për çështjet gjyqësore çohet në gjyq, “betejë” brenda maxhorancës për 10 milionë euro (DOKUMENTET) appeared first on Albeu.com.

Çfarë ndodhi? KLGJ cakton masë disiplinore ndaj gjyqtarit të njohur

23 April 2025 at 19:11

Këshilli i Lartë Gjyqësor i gjeti të drejtë pretendimet dhe kërkimin e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë ndaj gjyqtarit Bevis Shehaj dhe vendosi ndaj tij masën e “vërejtjes publike”.

Këshilli i Lartë Gjyqësor, KLGJ, pranoi të mërkurën kërkesën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, ILD, për caktimin e masës disiplinore “vërejtje publike” ndaj gjyqtarit të Gjykatës Administrative në Lushnje, Bevis Shehaj.

ILD kërkoi në tetor të vitit 2022 fillimin e procedimit disiplinor ndaj Shehajt dhe caktimin e masës vërejtje publike. Hetimi administrativ filloi bazuar në ankesat e kryera në vazhdimësi prej kancelares së Gjykatës Administrative Vlorë, e cila pretendonte se Shehaj në cilësinë e zëvendëskryetarit të kësaj gjykate, e pengonte në ushtrimin e detyrave ligjore, duke mos lejuar funksionimin normal të gjykatës.

Sipas ILD, Shehaj ka lejuar moszbatimin pa shkaqe të justifikuara, të vendimit të dhënë nga Këshilli i Lartë Gjyqësor lidhur me kancelaren e gjykatës, si dhe në mënyrë të përsëritur, gjatë dy mbledhjeve të Këshillit të Gjykatës, nuk ka respektuar dispozitat ligjore dhe nënligjore që rregullojnë organizimin dhe funksionimin e gjykatave. Këto veprime u cilësuan prej përfaqësuesve të ILD-së si mospërmbushje të detyrës së zëvendëskryetarit, i cili ka përgjegjësi për mbarëvajtjen dhe funksionimin e gjykatës si institucion. Po ashtu, u pretendua se ishte krijuar konfuzion mbi ushtrimin e kompetencave të kancelares.

Gjyqtari Bevis Shehaj parashtroi në seancën e 25 tetorit 2022 para KLGj-së kundërshtimet e tij ndaj gjetjeve të ILD-së, duke pretenduar se presioni dhe ankesat lidheshin me vendimmarrje në një proces gjyqësor. Ai deklaroi se i ishte bërë presion nga një media kombëtare dhe po ashtu nga ish-drejtues të saj që kishin interesa në çështje të gjykatës, ndërkohë që theksoi se nuk iu ishte nënshtruar presioneve. Shehaj deklaroi atëherë se nuk kishte bërë shkelje, por kishte zbatuar udhëzimet siç i kishte kuptuar.

Gjatë seancës të mërkurën, relatori i çështjes anëtari Ridvan Hado i cilësoi të drejta vlerësimet dhe kërkimin e ILD-së, si dhe propozoi caktimin e masës disiplinore “vërejtje publike” ndaj Shehajt, masë që u gjet e drejtë nga gjithë anëtarët e pranishëm të Këshillit.

Gjyqtari Bevis Shehaj u shkarkua nga detyra prej Komisionit të Pavarur të Kualifikimit më 15 qershor të vitit 2022, por ai e ankimoi çështjen në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, që vendosi më 3 shkurt pushimin e gjykimit, duke passjellë rikthimin e tij në detyrë./BIRN

The post Çfarë ndodhi? KLGJ cakton masë disiplinore ndaj gjyqtarit të njohur appeared first on Sot News | Lajme.

ILD kërkoi shkarkimin, KLGJ pezullon për 6 muaj gjyqtaren e Shkodrës

TIRANË, 2 prill/ATSH/ Këshilli i Lartë Gjyqësor pranoi sot pjesërisht kërkesën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për procedim disiplinor ndaj magjistrates A. Ll, gjyqtare pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, duke caktuar masën “Pezullim nga detyra për 6 muaj”.

Sipas njoftimit për shtyp të KLGJ-së, Inspektori i Lartë i Drejtësisë i kishte propozuar Këshillit të Lartë Gjyqësor masën disiplinore “Shkarkim nga detyra”, për magjistraten A. Ll, për veprime/mosveprime që përbëjnë mospërmbushje të rregullt të detyrës, në shkelje të afateve procedurale civile dhe penale të arsyetimit të vendimit gjyqësor, si dhe mosvënie në lëvizje të çështjeve civile, duke tejkaluar afatet tej çdo logjike, e në mënyrë të vazhdueshme.

Hetimi disiplinor i ILD ndaj magjistrates ka nisur bazuar në 11 ankesa të paraqitura me pretendime për mospërmbushje të rregullt të detyrës, e shkelje të afateve procedurale civile e penale. Gjatë këtij hetimi, inspektorët e ILD kanë evidentuar edhe fakte të tjera, të cilat i janë shtuar hetimit të nisur.

Në shumë raste nga regjistrimi i çështjeve dhe caktimi i tyre gjyqtares, janë evidentuar moskryerje veprimesh për një periudhë prej rreth mbi 3 vite.

Rreth 64% e çështjeve civile të themelit për vitin 2021 dhe 90% për vitet 2022 dhe 2023 janë në tejkalim të afatit ligjor të arsyetimit/dorëzimit (vendime të llojit kryesisht vërtetim fakti juridik për njohje vërtetësie e zgjidhje martese, njohje pronësie apo pjesëtim pasurie.) Vendimet e padorëzuara në vitin 2023, janë 43% e vendimeve tej afatit ligjor.

Në raportin e hetimit nënvizohet se respektimi i afateve të gjykimit dhe të arsyetimit kanë rëndësi themelore për garantimin e së drejtës për proces të rregullt ligjor dhe në veçanti të afatit të arsyeshëm. Vonesa të tilla dëmtojnë të drejtën e subjekteve për një proces të rregullt gjyqësor, duke u cenuar të drejtën për të pasur një vendim të arsyetuar dhe për të bërë ankim, duke dëmtuar dukshëm imazhin e drejtësisë dhe besimin e publikut në të.

Veprimet e gjyqtares janë kryer të paktën me pakujdesi në formë neglizhence, e përsëritur dhe e vazhdueshme, e në disa raste kanë shkaktuar dëm në procedurat hetimore.

Gjyqtarja ka dëmtuar dukshëm imazhin e drejtësisë dhe besimin e publikut në të, edhe pse ka 24 vite eksperiencë, tregues i njohjes shumë të mirë të ushtrimit të detyrës me disiplinë.

Nga hetimi bazuar në materialet voluminoze të administruara dhe shqyrtuara, Inspektori i Lartë i Drejtësisë arriti në konkluzionin se veprimet/mosveprimet e ndërmarra nga gjyqtarja përbëjnë “Shkelje shumë të rëndë disiplinore”, parashikuar nga neni 102, pika 1, shkronja “d” dhe “dh” të ligjit “Për statusin” dhe i propozoi Këshillit të Lartë Gjyqësor caktimin e masës disiplinore “Shkarkim nga detyra” për gjyqtaren A. Ll., kërkesë që u pranua pjesërisht nga Këshilli i Lartë Gjyqësor, që caktoi një masë tjetër për gjyqtaren, atë të pezullimit për 6 muaj nga detyra.

/k.s/r.e/

The post ILD kërkoi shkarkimin, KLGJ pezullon për 6 muaj gjyqtaren e Shkodrës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

ILD kërkoi shkarkimin, KLGJ pezullon për 6 muaj nga detyra gjyqtaren Arta Llazari

2 April 2025 at 15:00

Këshilli i Lartë Gjyqësor (KLGJ) ka pranuar pjesërisht kërkesën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë (ILD) për procedimin disiplinor ndaj gjyqtares së Shkodrës, Arta Llazari. Teksa ILD kërkonte shkarkimin nga detyra të magjistrates për “Shkelje shumë të rëndë disiplinore“, KLGJ ka vendosur vetëm që ta pezullojë nga detyra për 6 muaj. ILD nisi hetimin ndaj […]

The post ILD kërkoi shkarkimin, KLGJ pezullon për 6 muaj nga detyra gjyqtaren Arta Llazari appeared first on BoldNews.al.

Gjykatë për votuesit e diasporës/ Ankesat bëhen online, emigrantët marrin përgjigje për 48 orë

31 March 2025 at 15:25

Diaspora@gjykata.gov.al, kjo është adresa zyrtare e miratuar me vendim të qeverisë së gjyqësorit, në të cilën shtetasit shqiptarë që jetojnë jashtë vendit dhe që nuk e gjejnë emrin në listën e zgjedhësve ose kanë pasaktësi në të dhënat e tyre, mund të bëjnë kërkesë për të votuar. Çështja shqyrtohet gjyqësisht brenda 48 orëve nga data […]

The post Gjykatë për votuesit e diasporës/ Ankesat bëhen online, emigrantët marrin përgjigje për 48 orë appeared first on BoldNews.al.

Paradokset e Reformës/ Emërimi i gjyqtarëve të posaçëm, ligji fut në përpasje KLGJ-në me SPAK-un

By: Oldi
27 March 2025 at 13:57

Nga Boldnews.al Gjatë hartimit të Reformës në Drejtësi, partnerët ndërkombëtare insistuan shumë që Parlamenti të krijonte një strukturë të posaçme hetimore, i quajtur më pas SPAK, e cila do të kishte mbrojtje të veçantë nga ndikimi politik dhe institucional. Megjithatë, vrulli me qëllim pozitiv, në praktikë ka krijuar disa ngërçe të rëndësishme, të cilat kanë […]

The post Paradokset e Reformës/ Emërimi i gjyqtarëve të posaçëm, ligji fut në përpasje KLGJ-në me SPAK-un appeared first on BoldNews.al.

Këlliçi: Bushka, sekseria e çiftit Veliaj dhe e drejtësisë së re, premtonte emërime në Kushtetuese

17 March 2025 at 14:34

Belind Këlliçi, referuar publikimeve në media, ka denoncuar se Klotilda Bushka, në shkelje të ligjit dhe të pavarësisë së institucioneve, e përdor detyrën si kryetare e Komisionit parlamentar të Ligjeve për të shkëmbyer favore. Sipas Këlliçit, Klotilda Bushka i ofron mbështetje ish kryetares së KLGJ-së, Naureda Llagamit për zgjedhjen e saj në Gjykatën Kushtetuese, kur […]

The post Këlliçi: Bushka, sekseria e çiftit Veliaj dhe e drejtësisë së re, premtonte emërime në Kushtetuese appeared first on BoldNews.al.

KPA e gjeti të drejtë shkarkimin e gjyqtarit Nazmi Troka për probleme të pasurisë

11 March 2025 at 12:18

Gjyqtari i Apelit Vlorë, Nazmi Troka u shkarkua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK më 4 nëntor 2021 pasi u konkludua se nuk arriti të provonte burimet e ligjshme të pasurisë që zotëron. Sipas KPK, gjyqtari Troka nuk arriti të provonte të ardhurat e deklaruara si të përfituara nga bujqësia, për vlerën e të […]

The post KPA e gjeti të drejtë shkarkimin e gjyqtarit Nazmi Troka për probleme të pasurisë appeared first on Reporter.al.

ILD kërkon shkarkimin e gjyqtares Arta Llazari

19 February 2025 at 12:17

TIRANË, 19 shkurt /ATSH/ Inspektori i Lartë i Drejtësisë ka nisur hetimin disiplinor ndaj magjistrates Arta Llazari, gjyqtare pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, bazuar në 11 ankesa për mospërmbushje të rregullt të detyrës, e shkelje të afateve procedurale civile e penale.

Pas hetimeve, ILD i ka propozuar Këshillit të Lartë Gjyqësor caktimin e masës disiplinore “Shkarkim nga detyra” për magjistraten Arta Llazari.

Sipas ILD-së gjatë hetimit janë evidentuar edhe fakte të tjera, të cilat i janë shtuar hetimit të nisur.

Hetimi i inspektorëve të ILD-së ka konkluduar se: Nga ana e magjistrates subjekt hetimi disiplinor janë ndërmarrë veprime/mosveprime që përbëjnë mospërmbushje të rregullt të detyrës, në shkelje të afateve procedurale civile dhe penale të arsyetimit të vendimit gjyqësor, si dhe mosvënie në lëvizje të çështjeve civile, duke tejkaluar afatet tej çdo logjike, e në mënyrë të vazhdueshme, çka është thuajse e barabartë me mungesën e drejtësisë.

Ndër konstatimet e raportit siç njofton ILD “në shumë raste nga regjistrimi i çështjeve dhe caktimi i tyre gjyqtares, janë evidentuar mos kryerje veprimesh për një periudhë prej rreth mbi 3 vite.

“Rreth 64% e çështjeve civile të themelit për vitin 2021 dhe 90% për vitet 2022 dhe 2023 janë në tejkalim të afatit ligjor të arsyetimit/dorëzimit (vendime të llojit kryesisht vërtetim fakti juridik për njohje vërtetësie e zgjidhje martese, njohje pronësie apo pjesëtim pasurie)”, njofton ILD.

“Vonesa të ngjashme janë evidentuar në urdhra ekzekutimi (78% e çështjeve në 2023); lëshim i urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes/vërtetim urdhëri (deri në 60% e vendimeve tej afatit ligjor të arsyetimit/dorëzimit për vitin 2023); për kërkesa penale kryesisht ankim ndaj vendimit të mosfillimit të prokurorit (85% e vendimeve në vitin 2023, të padorëzuara); për kërkesa penale “masa sigurimi” ku përfshihen edhe vendime lejim/vleftësim përgjimi/kontrolli, tej afatit ligjor të arsyetimit/dorëzimit janë 6%  e vendimeve për vitin 2021, 16% për vitin 2022 dhe 66% për vitin 2023. Vendimet e padorëzuara në vitin 2023 janë 43% e vendimeve tej afatit ligjor”, njofton ILD.

Sipas ILD-së “veprimet e magjistrates janë kryer të paktën me pakujdesi në formë neglizhencës, e përsëritur dhe e vazhdueshme, e në disa raste kanë shkaktuar dëm në procedurat hetimore.

“Gjyqtarja ka dëmtuar dukshëm imazhin e drejtësisë dhe besimin e publikut në të, edhe pse ka 24 vite eksperiencë, tregues i njohjes shumë të mirë të ushtrimit të detyrës me disiplinë.

Vonesat në mosvënien në lëvizje të gjykimit dhe të arsyetimit të vendimeve gjyqësore nuk justifikohen nga shkaqe të arsyeshme personale, shëndetësore, familjare, të cilat janë të lidhura direkt me magjistratin”, njofton ILD.

Nga hetimi ILD njofton se bazuar në materialet voluminoze të administruara e shqyrtuara, arrihet në konkluzionin se veprimet/mosveprimet e ndërmarra nga gjyqtarja përbëjnë “Shkelje shumë të rëndë disiplinore“, parashikuar nga neni 102, pika 1, shkronja “d” dhe “dh” të ligjit “Për statusin”.

“ILD i propozon Këshillit të Lartë Gjyqësor caktimin e masës disiplinore “Shkarkim nga detyra” për magjistraten Arta Llazari, me detyrë gjyqtare pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër”, thuhet në njoftimin e ILD.

/a.f/

The post ILD kërkon shkarkimin e gjyqtares Arta Llazari appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Alban Toro i KLGJ “theu në mes” SPAK-un dhe Kushtetutën

By: Ardit
17 February 2025 at 09:40

Nga Klodian Tomorri Për ata që janë dashamirës të sportit, epiteti Toro atashohet me një nga futbollistët më të mirë të botës në qarkullim. Lautaro Martinez, sulmuesi argjentinas i Interit ka sot një vlerë tregu mbi 100 milionë euro dhe është një nga goleadorët më të mirë të Europës. Por ndërsa El Toro i Bahia Blancas […]

The post Alban Toro i KLGJ “theu në mes” SPAK-un dhe Kushtetutën appeared first on BoldNews.al.

Sulmet ndaj Dados dhe Banit/ KLP dhe KLGJ “u tërheqin veshin” mediave: Mos cënoni jetën private!

14 February 2025 at 21:00

Që prej arrestimit të Erion Veliajt, në mediat pranë këtij të fundit ka patur me dhjetra artikuj, ku në shënjestër të sulmeve kanë qenë prokurori i SPAK, Ols Dado, si dhe gjyqtari i GJKKO-së, Erjon Bani, dy magjistratët që çuan në burg kryebashkiakun e Tiranës. Lidhur me këto sulme nga mediat kanë ardhur reagime nga […]

The post Sulmet ndaj Dados dhe Banit/ KLP dhe KLGJ “u tërheqin veshin” mediave: Mos cënoni jetën private! appeared first on BoldNews.al.

Reagimi i KLGJ për presionin ndaj gjyqësorit, Rama: Këto nuk janë sulme, si të mos flasim kur iu merren telefonat

By: E.K
13 February 2025 at 09:13

Kryeministri Edi Rama thotë se nuk ushtroi trysni ndaj drejtësisë, teksa KLGJ reagoi pas deklaratave të tij. Në një komunikim me ndjekësit në rrjetet sociale, Rama u shpreh se ai nuk bëri sulm, por thirrje për standarde demokratike. “Këshilli i Lartë Gjyqësor që ka një numër të lartë punonjësish, janë rritur 594 punonjësish dhe numri […]

The post Reagimi i KLGJ për presionin ndaj gjyqësorit, Rama: Këto nuk janë sulme, si të mos flasim kur iu merren telefonat appeared first on FaxWeb.

“Kërcënim ndaj pavarësisë”, KLGJ e KLP dënojnë sulmet ndaj drejtësisë

12 February 2025 at 16:28

Në dy deklarata të veçanta Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë kërkuan nga aktorët politikë që të mos ushtrojnë trysni dhe presion që cënon pavarësinë e këtyre organeve. “Këshilli i Lartë Gjyqësor ka ndjekur me vëmendje zhvillimet e fundit në lidhje me deklaratat e bëra nga persona të veshur me pushtet, […]

The post “Kërcënim ndaj pavarësisë”, KLGJ e KLP dënojnë sulmet ndaj drejtësisë appeared first on Reporter.al.

❌
❌